Rasim Bebo
Addison -Çikago , Tetor ,2011.
“As shqiponjat as populli i shqipes
nuk mund ta durojnё robёrinё. Ato nuk janё kanarina, qё tё kёndojnё tё lumtura
nё kafaz. Kёshtu “shqiptarёt”. Populli i shqipes, iu futёn luftёs pёr pavarёsi
– luftё qё do tё zgjaste pёr 2000 vjet. Me njё fjalё, e gjatё dhe e dёshpёruar
pёr tokёn, gjuhёn dhe vetёqeverisjen”. (1).
“Nёn uzurpimin romak kaloi nga viti
168 p.e.s. nё vitin 395 e. j. = 563 vjet.
Nёn uzurpimin bizant nga viti 395
deri nё viti 1443 = 1030 vjet.
Nёn uzurpimin turk nga viti 1479 deri
nё vitin 1908 = 429 vjet. Gjithsejt 2030 vjet. (2).
Pёrgjatё kёtyre 2000 vjeçarёve kaluan
shumё vandalё qё e kthyen tokё tё djegur, po neve po aty me gjuhё dhe kombёsi
tё trashёguar nga shqiponja e Zeusit te Pirua i Epirit te Skёnderbeu dhe
sёfundi te plaku i Vlorёs Ismail Qemali me flamurin e Skёnderbeut tё ardhur nga
thellёsitё e mijёvjeçarёve pёr tё shpallur pavarёsinё e Shqipёrise.
Stёrnip i Skёnderbeut. Don Juan De Aldro Kastrioti. “Nё njё
mbrёmje nё Paris mё 1910, presidenti i
Thronit tё Skёnderbeut e ftoi Eqerem Beun nё njё darkё ku u gjendёn pranё
mё se 30 vetё tё aristokracisё ndёrkombёtare ... i sollёn njё kuti tё kuqe
stolish tё artё, çoi kapakun e kutisё dhe nxorri prej saj njё flamur tё kuq me
shkabё tё zezё krahёhapun ... Nё fund, at flamur ia dorёzoi Eqerem Beut tue i
thanё: “Unё jam plak e druej se nuk do ta shoh dritёn e lume tё lirisё
shqiptare. Ju jeni i ri, mirrje sillnie n’Atdhe! Premtoftё Perёndia qё shpejt
tё shtjellohet nё qella tё lira tё Shqipnisё”. Kёshtu Murat Toptani i kallzoi
Ismail Qemalit pёr flamurin. I a lypen Eqerem Beut e ai flamur i Aldro
Kastriotit u valёvit si simbol lirie mbas 500 vjetёve nё Vlorё, ditёn e 28
nёntorit 1912”. (3)
Ismail Qemalin e adhuronin dhe po aq
e luftonin. Historiani Amerikan E. Jacques shkruan: “Mendja e tij e mprehtё dhe
idetё novatore bёnё qё Sulltan Abdyl Hamiti tё kishte njёherёsh respekt e frikё
prej tij. Ndonse e internuan pёr disa vjet, ati nuk i rreshtёn sё dhёni grada”.
(4)
“Ismal Qemali, ёshtё i pari qё cakton
vend-ndodhjen e Tempullit tё Dodonёs. Nё
kujtimet e tij, tregon se nё vitin 1866, ndёrsa ishte kёshilltar politik
i valiut tё Janinёs, gjatё njё vizite tek pronat e njё miku tё tij nё fshatin
Melingus, kishte dalluar disa rrёnoja, qё ai i lidhi me Tempullin antik tё
Dodonёs. Dhjetё vjet mё vonё, tregon Ismaili, isha nё Vlorё kur ja tregova
mikut tim Karapanos kёtё zbulim timin, Kёshtu Karapanosi “qё shquhej pёr
shpirtin e inisjativёs” filloi menjёherё gёrmimet nё Dodonё duke nxjerrё nё
dritё njё sasi thesaresh arkollogjike me vlerё tё jashtzakonshme”. (5)
Dhimiter Pilika thotё: “Ndёr 1800
objektet e zhgroposura nё Dodonё mё 1875-1877 gjithçka (ndёrtesa, monumente,
dhurata si ex-voto etj.) drejtpёrdrejt lidhet me kёtё mbret tё Perёndive
Pellazgjike”. (6)
Ismail Qemali iu pёrgjigj Konferencёs
sё Londrёs se: “Ndёrtesa e Ballkanit e ngritur vetёm mbi tri kёmbё, Sёrbi, Mal
i Zi, Greqi, njё ditё do tё pёrmbyset; i mungon kёmba e katёrt e natyrshme
Shqipёria. Kur vet Eduard Grei e pohoi nё dhomёn e komuneve: “Jam i bindur se
kur tё mёsohen tё gjitha faktet, ky vendim do kritikohet me shumё tё drejtё”.
(7)
Nё prag tё Luftёs sё Parё Ballkanike
(qё nisi mё 8 tetor 1912) ishte krijuar aleanca e shteteve ballkanike tё cilat
kishin si qёllim ndarjen territoriale tё Perandorisё Osmane. U nёnshkruan disa
traktate midis shteteve tё ballkanit. Ndёrsa nё shtator tё vitit 1912 Greqia
ishte marrё vesh me Sёrbinё pёr ndarjen e territoritoreve shqiptare duke marrё
si vijё ndarёse lumin Shkumbin.
“Ёshtё fakt i njohur tashmё se
pёrplasja shqiptaro-osmane e viteve 1911-1912, dobёsoi ndjeshёm potencialet
dypalёshe. Pikёrisht pak javё pas mbarimit tё kёsaj lufte, filloi edhe sulmi
ndaj territoreve shqiptare nga Mali i Zi, Sёrbia dhe Greqia. Nёse lufta e
shqiptarёve do tё pёrqёndrohej kundёr kёtyre agresorёve, padyshim qё edhe harta
e sotme e Shqipёrisё do tё ishte ndryshe.
Historiani amerikan Xh. Williams,
dёnon ashpёr pёrsekutimin e shqiptarёve nё shekullin XX, kur thotё se: “Ështё tragjedi tej çdo pёrfytyrimi qё kjo racё madhe dhe shumё e lashtё tё katandisej nё njё gjёndje, e cila meriton tё quhet skandal i qytetёrimit evropian”. Ndёrsa, George Fred Williams nё librin
“Shqiptarёt” (Tiranё 1934) e ka quajtur “kanosje pёr civilizimin perёndimor”. (8)
Nё rrethana tё tylla mё 14 tetor 1912
njё grup patriotёsh shqiptarё organizuan njё mbledhje nё kryeqendrёn e
vilajetit tё Kosovёs nё Shkup, nga ku u njoftuan Fuqitё e Mёdha se shqiptarёt
nuk e pranonin pushtimin e tokave tё tyre. Ndёrkohё Ismail Qemali dhe Luigj
Gurakuqi udhёtuan nga Stambolli pёr nё Bukuresht mё 5 nёntor 1912, u bё njё
mbledhje e madhe e shqiptarёve, por nuk dihej nёse do tё shpallej autonomia apo
pavarёsia. Ismal Qemali e kishte busullёn e tij dhe mendonte se pёr çёshtjen
shqiptare nё atё kohё nevojitej vetёm dipllomacia e madhe. Nga kёtej, ai shkoi
nё Budapest, ku u takua me ministrin Berthold dhe pastaj nё Vjenё. Kishte
gjetur mbёshtetjen e vёrtetё e cila ishte nga Italia dhe Austria dhe epillogu i
kёsaj pёrpjekje ishte nё Trieste, ku ai shpalli nё momentin e nisjes me anijen
“Bryn” Vendimin e madh pёr ta
shpallur Shqipёrinё tё Pavarur. Kёtu duhet theksuar mbёshtetja e plote
qё i dha Astro-Hungaria mbrojtjes sё interesave shqiptare.
Ismail Qemali mbriti nё Durrёs mё 21
nёntor 1912, -pёr shkak tё ushtrisё sёrbe qё po i afrohej qytetit dhe nga
pritja armiqёsore e peshkop Jakovit, morri rrugёn pёr nё Vlorё mё 25 nёntor
1912. Tre ditё mё pas filloi Kuvendi i
Vlorёs. DELEGATЁT E
KUVENDIT TЁ VLORЁS
Berati: Iljas Vrioni, Hajredin Cakrani, Xhelal Koprenca, Dudё
Karbunara, Taq Tutulani, Sami Vrioni.
Durrёsi: Abaz
Çelkupa, Mustafa Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikoll Kaçori.
Dibra: Myfit
vehbi Dibra, Sherif Langu.
Elbasani:
Shefqet Daiu, Lef Nosi, Qemal Karaosmani, Mit’hat Frashёri.
Gjirokastra: Azis Efendiu, Veli Harxhi, Elmaz Boce, Myfit
Lobohova, Petro Poga, Jan Papadhopulli, Hysen Efendiu.
Ipeku (Gjakova, Plava, Gucia): Rexhep Mitrovica, Bedri
Pejani, Sali Xhuka, Qerim Begolli.
Kruja: Abdi
Toptani, Mustafa Kruja.
Lushnja:Qemal
Mullai, Ferit Vokopola.
Pogradeci:
Hajdar Blloshmi.
Ohri dhe Struga: Zyhdi Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojli,
Hamdi Ohri, Dervish Hima, Mustafa Barutçiu.
Shijaku: Xhemal
Deliallysi, Ymer Deliallysi, Shahin Efendiu.
Tirana: Abdi
Toptani, Murat Toptani.
Korca: Pandeli
Çale, Thanas Floqi, Spiro Ilo.
Vlora: Ismail Qemali, Zyhni Abaz Kanina, Aristidh Ruçi, Jani
Minga, Qazim Kokoshi, Eqerem Vlora.
Shkodra: Luigj
Gurakuqi,
Permeti: Veli
Kёlcyra, Syrja Vlora, Mit’hat Frashёri.
Kosova: Mehmet
Pashё Dёralla, Isa Buletini, Hajdin Draga, Dervish Ipeku.
Peqini: Dervish
Biçakçiu, Mahmut Kaziu.
Gramshi dhe
Tomorrica: Ismail Qemali.
Tepelena:
Kristo Meksi, Myfit Libohova, Fehim Meshgorani, Aristidh Ruçi.
Kavaja: Abdi
Toptani.
Çameria: Veli
Gёrra, Vesel Margёllёçi, Azis Tahir Ajdonati, Rexhep Demi, Alush Taka.
Mati: Ahmet
Zogu, Riza Beu, Kurt Aga.
Kolonia e Bukureshtit: Dhimiter Zografi, Dhimiter Mborja,
Dhimiter Berati, DhimiterIlo.
28 NËNTOR
1912 KUVENDI I VLORËS
Nё fillim tё mbledhjes Ismail Qemali
deklaroi se qёllimi i mbledhjes ishte marja e masave tё nevojshme pёr tё
shpёtuar Shqipёrinё nga reziku i madh qё i kanosej. Delegati Rexhep Mitrovica
propozoi pёr kryetar tё kuvedndit Ismail Qemalin dhe pёr sekretarё Luigj
Gurakuqin dhe Shefqet Daiun ... Para delegatёve ai tha se nuk kishte rrugё
tjetёr veç asaj tё shpalljes sё pavarёsisё. “Pёr tё plotёsuar kёtё qёllim tha
Ismail Qemali, thirra zotёrinё tuaj kёtu nё Vlorё dhe shfaq gёzimin tim se
thirrja nuk shkoi kot, se gjithё anёt e Shqipёrisё dёrguan delegatё qё tё
mendohen e tё pёrkujdesen pёr shpёtimin e atdheut.
KRYETARI I
KUVENDIT TЁ VLORЁS PROPOZON:
1 - Tё shpallej
Shqipёria mё vehte me njё qeveri tё pёrkohshme. 2
- Tё ngrihej njё pleqёsi pёr ndihmё e kontroll tё qeverisё.
3
– Tё dёrgohej njё komision nё Europё pёr tё mbrojtur para mbretёrive tё mёdha.
Sekretari i Kuvendi Luigj Gurakuqi
lexoi tekstin e shpalljes pavarёsisё:
“Pas fjalёve qё tha Z. Ismail Qemal Beu, me
tё cilat tregoi rrezikun e madh nё tё cilat ndodhet sot Shqipёria, kongresistёt
me njё za vendosёn qё Shqipёria tё bёhet mё vete, e lirё dhe mos varme”.
Pas nёnshkrimeve, Kuvendi zgjodhi Ismail Qemalin kryeministёr tё qeverisё sё pёrkohshme dhe Dom
Nikoll Kaçorin si zёvёndёs tё tij. Pas kёtij vendimi nё orёn 17:30 delegatёt
morrёn pjesё nё ceremoninё e ngritjes sё flamurit, tё dhёnё nga stёrnipi i
Skёnderbeut Don Alardo Kastrioti.
Qeveria e
Vlorёs
ka
hyrё nё historinё e Shqipёrisё si qeveria e parё e Shqipёrisё. Ajo u formua mё
4 dhjetor 1912. Pёrbёria e Kabinetit: 1- Ismail Qemali – Kryeministёr dhe
ministёr i Punёve tё Jashtёme. 2- Dom Nikoll Kaçori – zv/kryeministёr. 3- Myfit Libohova (Esat Toptani, korrik gusht
1913) (Hasan Prishtina, 5 shtator – 20 nёntor 1913) – ministёr i Punёve tё
Mbrёndshme. 4- Abdi Toptani (Azis Vrioni) (Gjergj Cako) minister i
Financave. 5- Mit’hat Frashёri ministёr
i Punёve Botore. 6- Mehmet Pashё Dёralla – ministёr i Luftёs. 7- Luigj Gurakuqi – ministёr i Arsimit. 8- Pandali Çale (Hasan Prishtina) (Qemal Karaosmani),
nёntor 1913 – 22 janar 1914) ministёr i Bujqёsise. 9- Lef Nosi – mistёr i Post-telegrafave. 10- Preng Bib Doda – zv/kryeministёr (dhjetor
1913). (9).
“Mё 29 nёntor 1912, Ismal Qemali, i
njofton aktin historik gjashtё Fuqive tё Mёdha dhe shteteve tё Ballkanit.
Pavarёsia u njoh nga Fuqitё e Mёdha, por jo nga Greqia dhe Sёrbia.
Situata: Nё kёtё kohё. “Ushtritё
ballkanike kishin hyrё thellё nё tokёn shqiptare. Ata, tashmё, kishin pushtuar
Strugёn, Elbasanin, Tiranёn dhe ishin nisur pёr nё Durrёs, kurse Vlora mbahej e
rrethuar prej grekёve. Qarkullimi nёpёr Shqipёri nuk ishte aspak i lehtё, pasi
bandat dhe forcat sёrbo-malazeze-greke
kishin zaptuar pjesёn mё tё madhe tё vendit, duke masakruar popullin dhe duke
kthyer nё tokё tё djegur”. (10).
Rёnia e Qeverisё Vlorёs mё 22 janar
1914. “Gazment Shpuza zbulon me vёrtetёsi tё
sakta pёr oficerin Tomson qё erdhi nё Shqipёri sipas vendimit tё
Konferencёs sё Londrёs pёr organizimin e Xhandarmёrise... Tomsoni u tregua
shumё aktiv kundёr tё ashtuquajturit kompllot xhonturk tё drejtuar nga Beqir
Grebeneja. Ai arrestoi vet Beqirin dhe e pushkatoi, kёtё hero tё vёrtetё tё
qёndresёs heroike tё shqiptarёve kundёr pushtimit tё shovenistёve grek ...
Arestoi gjithashtu, si turkoman edhe Çerçis Topullin e plotё tё tjerё. Nё kёtё
kuadёr tё kёtij aksioni tё drejtuar nga Tomsoni u akuzua dhe u dёrgua para njё
gjyqi special, tё krijuar nga Komisioni Ndёrkombtar i Kontrollit, edhe Ismail
Qemali. Protogonisti kryesor i aksionit atdhetar dhe dipllomatik tё shpalljes
sё pavarёsisё sё Shqipёrisё rezultonte, sipas tij me shokё, si pjesmarrёs kryesor nё kёtё
kompllot turkoman kundёr kёsaj pavarёsie. Pra, nё vijim tё kёsaj logjike
absurde, angazhimi i plakut tё Vlorёs nё kёtё “komplot” xhonturk ishte
drejtuar, as mё shumё as mё pak, por pikёrisht kundёr veprёs sё vet.
Absurditeti i kёsaj logjike nuk njeh kufi.
Ismail Qemali dha dorёheqjen si
kryeministёr i qeverisё sё parё Shqiptare.
Dhespoti grek Jakovi me shokёt e tij,
me 1912 penguan Ismail Qemalin pёr ngritjen e flamurit kombёtar nё Durrёs.
Duhet rikujtuar se Tomsoni nuk morri pjesё kundra agresionit grek nё shqiprinё
e jugut. Ai u caktua nga Vidi komisar i jashtёzakonshёm pёr viset e Jugut, pёr
tё ashtuquajturin “Verio-Epir” tё pretenduar nga qarqet sunduese tё Athinёs.
Vidi urdhёroi Tomsonin tё hynte nё bisedime me tё ashtuquajturin pёrfaqёsues tё
“Verioepirotёve”. Nё kёto bisedime koloneli pranoi famёkeqin “Protokoll tё
Korfuzit”... Siç dёshmon autori hollandez Gorrit Goslinga, shtypi grek e pёrlavdёroi shёrbimin e madh qё ai u kishte
bёrё qarqeve shoveniste greke. Ishte pikёrisht Tomsoni ai qё kishte hedhur
bazat e aktit aq fatal pёr fatet e shtetit tё ri shqiptar. Ёshtё kjo arsyea qё
po ky shtyp, sipas tё dhёnave tё tjera, e vajtoi vrasjen e Tomsonit, pas 16
qershorit 1914. Kёto janё fakte tё cilat nuk mund tё mёnjanohen kursesi.
Tomsoni drejtonte forcat mercenare tё
Vidit kundёr “rebeleve”, ndёrsa nuk kishte pranuar, t’i komandonte forcat
vullnetare shqiptare nё luftёn, pёr mbrojtjen e trojeve amtare nga sulmi i
forcave shoveniste greke. Ky ёshtё Tomsoni nuk ka nevoje pёr koment”. (11)
Si e helmuan
nё Peruxhia tё Italisё ISMAIL QEMALIN
“Ka qёnё ora 10:20 e datёs 24 janar
tё 1919-ёs, dolli para gazetarёve nё njё konferencё pёr shtyp tё organizuar nё
njё sallon hoteli nё Peruxha.
Hyrja e tij nё sallё e mbushur me mbi
100 gazetarё dhe fotoreporterё i befasoi tё gjithё tё pranishmit qё kishin mbi
dy orё qё prisnin dipllomatin e njohur tё Shqipёrisё. Ndёrsa ecte pёr t’u ulur
nё tavolinёn nё krye tё sallёs, nё fytyrё i fashitet njё cehre e verdhё qё sa
vinte shtohej. Nuk kaluan shumё minuta dhe disa tё dridhura i mbёrthyen trupin.
Askush nuk po pipёtinte, vetёm plaku mjekёrbardhё, qё me gjithё gjёndjen qё po
kalonte, gjeti forca pёr tё folur. Nga goja i dolёn pak fjalё dhe dukej qartё
qё ai po mundohej t’i lidhte me njёra-tjetrёn. Nё atё çastё kёrkoi ndihmёn nga
i biri Qamili, tё cilin e mbante pranё vetes si sekretar, i kёrkoi tё shkoi nё
tualet. U kёrkoi tё falur gazetarёve tё pranishёm dhe mori hapat drejt derёs sё
tualetit. Aty mёsohet se sa vuri kёmbёn pёr t’u drejtuar te lavamani filloi tё
shkumёzonte dhe tё dridhej mё shumё. Ajo gjёndje nuk zgjati shumё. Nё pak çaste
zёmra e tij pushoi sё rahuri. I biri del para gazetarёve ku u komunikon lajmin
se i ati, tё cilin para pak çastesh e kishin nё tavolinёn pёrballё tashmё nuk
jeton mё. Ajo situatё ishte e rёndё pёr tё gjithё. Aty dhimbja njerёzore i
kaloi kufijtё.
Situata qё Ismail Qemali kishte
kaluar ato ditё nё Peruxha tё Italisё i kishin shkaktuar njё gjёndje tё rёndё
psikollogjike dhe fizike. Edhe pse nё atё gjendje, ai nuk kishte ngurruar tё
dilte para shtypit. Ai donte tё denonconte krerёt e dipllomacisё italjane, nё
atё kohё kur nё Paris diskutohej fati i Shqipёrisё dhe ata kishin mundur ta
hanin nё besё. Megjithatё, pёr çudinё e tij, ajo konferencё ishte organizuar
nga tё tjerёt. Nuk u mёsua asnjёherё se kush i kishte thirrur gazetarёt. Plaku
75 vjeçar i kishin thёnё se media kishte interes tё dёgjonte nga ai se pёrse nё
ato momente nuk ndodhej nё Konferencen e Paqes nё Paris. E kёshilluan qё tё
hante mire pasi nё atё konferencё shtypi do t’i duhej tё fliste gjatё.
Pikёrisht pas ushqimit nuk vonoi shumё, ai dolli nё sallёn e takimit dhe nё ate
moment jeta e tij filloi tё shuhej.
“Mё hёngrёn nё besё!” bёrtiti Ismail
Qemali sapo zbriti nё Peruxha tё Italisё. Ai ishte nisur pёr njё vizitё
urgjente nё Romё, me ftesё tё autoriteteve mё tё larta tё vendit, nga
kryeministri dhe ministri i jashtёm. Kjo kishte ndodhur pas kёrkesёs sё tij.
Synimi i dipllomatit shqiptar ishte qё tё ndihmohej nga pёrfaqёsuesit e
Italisё, tё cilёt do tё ndёrhynin pranё autoriteteve mё tё larta tё Konferencёs
sё Paqes qё mbahej nё Paris. Ismail Qemali kishte marrё pёrgjigje se
kryeministri Italian Orlando dhe ministri i jashtёm Sonino e prisnin nё Romё,
ai pa humbur kohё u nis pёr tё takuar. Por u pёrball sapo zbriti nё Peruxhia,
me pёrgjigje negative, ishte mashtruar qё ishte thirrur nё Itali. (12).
Vdiq nё Peruxhia me 24 janar 1919 dhe
mё 12 shkurt kufomёn e tij e sollёn nё Vlorё dhe e varosёn nё Kaninё. “Historiografia
komuniste e Shqipёrisё me kriteret e saj leniniste nuk la pa damkosur as ata qё
bёnё pjesё nё qeverinё e parё shqiptare dhe kёta janё: Myfit Libohova, Mit’hat
Frashёri, Lef Nosi dhe Fejzi Alizoti. Kёta tё dy tё fundit u pushkatuan dhe
gjёnden sotё nё njё gropё tё pёrbashkёt
tё pazhvarrosur akoma. (13).
Referenca:
1. Edёin Jacques “Shqiptarёt” bot.
1995, f. 146.
2. Mathyeu Aref “Shqipёria”
bot. 2007, f. 116
3. Rasim Bebo “Dodona tempulli i lashtё...”, bot. 2007, f. 62.
4. Ben Andoni “Ismail Qemali
...”, “Illyria” 24-2-2005, f. 28.
5. Agim Shehu gazeta “Illyria” 28-
12-2006
6. Pullub Xhufi “Greqia sipas
formatit...” gazeta “Illyria 24-2-2006
7. Dhimitёr Pilika ‘Pellazgёt” botimi
2005, f. 171.
8. Eleni Kocaqi “Albanet”, bot. 2006,
f. 1 (Hyrje). 9.
Kastriot Dervishi “Kuvendi qё
shpalli....”, “Illyria” 4-12-2006, f.
25.
10. Erion Habilaj, Sonila Yzeiri “Histotia si pёrfunduan...”, “Illyria”
25-11-2006,
11. Albert Kotini “Tre gurёt e zezё nё...”,“Tomsoni dhe
Verio-Epiri” bot. 2000, f. 641.
12. Fatos Veliu “Si u helmua Ismail Qemali nё Peruxhia...”,
“Illyria” 25-11-2006, f. 24. 13. K.
Dervishi, “Trdhёtaret” e qeverisё sё Vlorёs” Illyria 28-12-2006, f. 30.
No comments:
Post a Comment