Dr.Bajram Rexhepi: Ivica Daçiq të merret me rregullimin e brendshëm të Serbisë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka porositur ministrin e brendshëm serb Ivica Daçiq që mos të merret me Kosovën dhe kërcënimet për luftë, por të merret me punët e brendshme të Serbisë dhe ta luftojë krimin e korrupsionin atje.
“Serbia ka pasur një luftë që e ka humbur. Tashmë në Kosovë jemi ne në vendin tonë dhe flasim ne.
Daçiq duhet të mësohet të shohë nga Unioni Evropian dhe ta luftojë krimin e korrupsionin në Serbi”, ka thënë ministri Rexhepi duke iu kundër përgjigjur deklaratave të ditëve të fundit të Ivica Daçiqit.
Rexhepi po ashtu ka shprehur bindjen e plotë dhe ka garantuar qytetarët e vendit se barrikadat do të hiqen në tërësi përderisa i ka rikujtuar Lëvizjes Vetëvendosje, se ai edhe këtë fundjavë ndodhet në shtëpinë e tij në veri prej nga edhe e ka dhënë intervistën.
Në pyetjen se a do të ishte e pranueshme për Rexhepin, një kafe në shtëpinë e tij në veri bashkë me Albin Kurtin, Rexhepi ka thënë se nuk do të kishte aspak problem ta presë për kafe Albinin Kurtin e as Glauk Konjufcën .
No comments:
Post a Comment