Lindur ne vitin 1953, ne Ziçisht te Korces. Ka mbaruar fakultetin e larte Ekonomik si dhe kursin pasuniversitar,prane Institutit te Arteve Tirane ne degen e skenarit te filmit artistik.Tregimet e para i ka botuar qysh kur ishte ne bangot e shkolles se mesme.Ka botuar keto vepra letrare: Vellime me tregime dhe novela “Shtepia e pergjumur”-1977,”Kabina e kuqe”-1985,”Vatra njerezore”-1987, skenarin e filmit artistic ”Perseri pranvere”-1985. Gjithashtu ka botuar vellimin me lirika “Fate paralele”-2006, romanin “Pergjumje iluzionesh”-2006, si dhe se shpejti do te dale ne qarkullim vellimi me lirika “Sinfonite e stineve”. etj.
Thani Naqo ka emigruar ne SHBA dhe jeton ne Florida, se bashku me familjen e tij.
Thani Naqo ka emigruar ne SHBA dhe jeton ne Florida, se bashku me familjen e tij.
JAM KOSAR
Livadhin e pjekur kosita mbrëmë,
Bar’i thatë këndoi fshap-fshup, fshap-fshup.
Majëdirekut të mullarit vara limën e ngrënë,
Që m’a fali hëna kur m’u ul mbi sup.
Livadhin e pjekur mbrëmë kosita,
Hapësira e zhveshur më futi në trishtim.
Përçartazi fola dhe nuk di ç'i mërmërita,
Një nuselale që u fsheh për dimërim.
Tehu i kosës fap-fap, fap-fup,
Nata u piks me klorofilin e tretur.
Mes yjeve gjarpëroi një meteor, e u zhduk,
Prej syri më doli yll' i vockël, i mekur.
Mbi ballë ula strehën e kapelës së vjetër,
Zemra e mullarit më dha shtratin me bar.
Në ardhtë bryma, fshehtazi si dhelpër,
S’ka ç’ të më bëjë; unë jam kosar!
2011