Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/30

Ismail Kadare: Gjuha shqipe, ndër gjuhët themeltare në Evropë




Në kuadër të projektit “Dy gjuhë një libër”, në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një takim me shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare.

Gjatë komunikimit, shkrimtari Kadare u ndal tek rëndësia që ka gjuha shqipe, e cila sipas tij, nuk mund të konsiderohet një gjuhë e vogël, pasi edhe populli shqiptar nuk është i vogël.

Ai tha se gjuha shqipe renditet ndër 10-12 gjuhët themeltare në Evropë, gjë që nuk theksohet pothuajse asnjëherë nga shkrimtarët tanë, e që sipas Kadaresë është mungesë nderimi ndaj kësaj gjuhe.

Gjatë fjalës së tij, Kadare u ndal edhe tek marrëdhëniet Shqipëri-vendet fqinje. Një fillim të mbarë e quajti ai fillimin e marrëdhënieve të mira për Shqipërinë, Ballkanin dhe Evropën.

Për sa i përket integrimit të Shqipërisë në Evropë, ai tha se Shqipëria është në Evropë dhe populli ynë thjesht po ribëhet evropian.

Sipas tij, Evropa është një orkestër ku çdo komb sjell diçka, e ndërsa Shqipëria, sipas Kadaresë ka shumë për të përçuar në Evropë, siç është harmonia fetare, apo dhe figurën e Ismail Qemalit, i cili ishte i pari që ngriti zërin kundër gjenocidit armen.

Projekti “Dy gjuhë një libër” është projekti i parë që zbaton Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në kuadër të projekteve IPA Cross- border Cooperation Programme.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet ne bashkëpunim me OJQ Prostory nga Podgorica, OJQ Camaj-Pipa nga Shkodra dhe Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...