....Kur flitet për letërsinë shqiptare, kurrsesi nuk duhet harruar se krahas saj vazhdon të mbijetojë një letërsi e brishtë që lind e rritet me shumë vështirësi në shumë vende të botës ku kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë breza të tërë bashkatdhetarësh tanë.
Nuk duhet harruar se edhe ata janë pjesë e gjenit tonë. Nuk duhet harruar se midis tyre ka edhe intelektualë të shquar, talente të vërtetë, krijues të palodhur, pasardhës të denjë të Frang Bardhit, Pjetër Budit e Bogdanit, Jeronim De Radës e Zefë Serembes, Gjergj Fishtës,Faik Konicës e Bilal Xhaferrit, të cilët përfaqësojnë atë pjesë krijimtarie që quhet letërsia shqiptare në diasporë.
Në këtë kuptim, letërsia bashkëkohore shqiptare duhet parë në një këndvështrim më të gjerë gjeografik, pra, përtej një kornize të ngushtë nacionale. Është koha të flitet dhe të zërë vendin e duhur termi letërsia kombëtare shqiptare.
Pavarësisht nga zhvillimet brenda trungut amë, Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Çamëri, duhet pranuar se letërsia shqiptare ka njohur dhe po njeh zhvillime dhe në diasporë. Zhvillimet e letërsisë në diasporë, mund të shikohen gjeografikisht brenda dy vatrave kryesore :
1. Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.
2. Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi etj.
Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku vazhdojnë të jetojnë rreth një qind mijë arbëreshë, që flasin shqipen.
Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve '50, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj.
Këto organe ndikuan në rritjen e një brezi krijuesish që shkruan në arbërisht. Një pjesë e këtyre tribumave të shtypit arbëresh shërbyen edhe si shtëpi botuese, duke publikuar shumë vepra letrare në të gjitha zhanret. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të diasporës arbëreshe janë : Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë.
Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, ai u kthye në vendlindje. Solano është poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Veprat e tij më të rëndësishme janë: “Burbuqe t'egra”, poezi (1946), “Shkretëtira prej gurit”, dramë(1974), “Tregimet e Lëmit”, etj.
Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes.
Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”, “Hapma derën zonja mëmë” etj.
Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar trilogjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon”; “Shpirti i arbërit rron.
Vuan dega e hershme”. Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. Ai është angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare" dhe është shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik,. Di Maxhio ka shkruar rreth dhjetë libra poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: “Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t'arbreshë”. “Poemë gjysmëserioze arbëreshe Orëmira”, “Për tokën fisnike të Horës” etj.
Vetëkuptohet që letërsia arbëreshe ka edhe të tjerë shkrimtarë, breza më të rinj dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.
Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku ka lulëzuar krijimtaria në gjuhën shqip që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është edhe Rumania.
Përfaqësuesi më i rëndësishëm i letrave shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht.
Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes. Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë shfaqur organizime të hershme të komunitetit shqiptar.
Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e vëllime me tregime. Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.
Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920 - 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist.
Më 1944 ai drejtoi revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi “Lundërtarë”. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete amerikane deri sa doli në pension.
Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi “Libri i burgut” (1959) dhe më vonë dhe vepra të tjera. Një ndihmesë të madhe Arshi Pipa ka dhënë edhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operoi me metoda moderne studimi. Në vatrat e reja të diasporës shqiptare, po krijohet edhe një shtresëzim i vonshëm krijimtarie letrare, që daton pas vitit 1990, kur një dallgë e madhe emigracioni u shkëput nga Shqipëria dhe u derdh rrëmbimthi drejt qytetërimeve perëndimore.
Ky shtresëzim që po e mban ndezur zjarrin e letërsisë në diasporë në gjuhën shqipe, përfaqësohet nga një brez më i ri krijuesish emigrantë si Gjekë Marinaj,Agim Bacelli,Iliriana Sulkuqi,Albana Melyshi Lifschin,Vlatër Lazri,Ramiz Gjini, Pierre-Pandeli Simsia, Dalan Luzaj,Kolec Traboini,Mėhill Velaj, Petraq Pali,Zef Pergega,Gjeto Turmalaj, Kristaq Turtulli,Adnan Mehmeti, Pal Ndrecaj, Rasim Bebo,Kozeta Zylo,Rita Salihu,
Fatjon Pajo,Tomė Paloka,Merita Dajçi,Merita Bajraktari,Ramiz Gjini, Teuta Shabani,Thani Naqo,Adnan Mehmeti ,Përparim Hysi,Marash Mali,Naum Prifti,Lek Prevezi etj., në Amerikë; Artur Spanjolli, Gëzim Hajdari, Shpendi Sollaku, Ornela Vorpsi, Ron Kubati,Vitore Leka,... etj., në Itali; Alush Avduli, Miho Gjini, Mina Çaushi,Ruf Dragaj, Nase Jani etj., në Greqi.,Skkendër dhe Elida Buçpapaj,Gëzim Ajgeraj,Shefqet Dibrani,Ibrahim Avdyli në Zvicër etj.,Llemadeo Llesh Dugagjini,Pal Sokoli,Asllan Dibrani ...në Francë Vasil Qesari ...,Dr.Fatmir Terziu në Angli ,Jeton Kelmendi në Belgjikë Etj.Etj.
Ky brez më i ri poetësh, prozatorësh e publicistësh emigrantë që përfaqësohen me krijimet e tyre në organe shtypi si “Egnatia-Emigranti” “Bota e emigrantit”, “Iliria”, “Tribuna”, “Mëmëdheu”, “Pelegrin”, “Pegasi”, etj. janë një dëshmi e madhe se letërsia në diasporë vazhdon të jetojë e do të jetojë gjatë duke ushqyer e frymëzuar ndjenjat atdhetare kombëtare shqiptare.
Në këto kushte u takon edhe strukturave shtetërore shqiptare që përfaqësojnë organizmat e kulturës sonë të bëjnë më shumë përpjekje që të gjitha këto shtresëzime dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të lidhen dhe të integrohen për të përcaktuar dhe krijuar një nocion të plotë: letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.
Flori Bruqi

- Revista <Zëri i së vërtetës – The voice of Truth>, është një revistë: “epërkohëshme, diturake-mjeshtërore-dokore” që botohet në Nju Xhersi (New Jersy) të Amerikës që nga viti 1988, del dy herë në vit dhe drejtohet nga veprimtari dhe atdhetari i Lumës Essat Bilali .
- Shikuar në strukturën dhe konceptin e saj, mund të thuhet se kjo revistë është një kontuinitet i vazhdimësisë së revistave kombëtare që janë botuar prej shekujsh, siç ka qen “Flamuri i Arbërit” i De Radës, “Zëri i Shqipërisë” Anastas Kolluriotit, “ Albania ” e Faik Konicës, “Krahu i Shqiponjës” i shkrimtarit çam Bilal Xhaferri, “Lidhja” e Antonio Belushit e kështu me radhë.
- Intelektuali e veprimtari i shquar Essat Bilali ka lindur në Bicaj të Kukësit, është nipi i patriotit Muharrem Bajraktari. Ai qyshë në vegjeli detyrohet ta braktisë atdheun ku shkollimin fillor pjesërisht e kryen në Gostivar kurse gjimnazin në Prizren. I takon brezit të dr.Sadri Fetiut dhe me sa di edhe Eshtref Ademajt.
- Më vonë regjimi jugosllav e detyron ta braktisi edhe Kosovën dhe ai vendoset në Amerikë. Atje ka studiuar shkencat shoqërore dhe ato natyrore. Për zbulimet shkencore është paisur me dy mikropatente gjë që e kanë bërë të pasur!
- Thënja se artin e krijojnë shtresat e larta të aristokracisë, e dëshmon edhe përpjekja e Essat Bilali t për të nxjerrur revistën e tij “Zëri i së vërtetës” që trajton çështje politike, historike kulturore dhe të tjera, disa prej të cilave prezentohen edhe në gjuhën angleze. Ky veprimtar i shquar dikur ka sponzorizuar edhe të përmuajshmen kulturore “Luma” që e drejtoi poeti i ndjerë Agim Spahiu dhe më pas Zana Spahiu. Kurse më vonë edhe revistën “Dy Drinat”, revista këto me seli në Kukës.
- Në numrin 1/02, të revistës “Zëri i së vërtetës”, në faqen e parë është prezentuar në gjuhën angleze shkrimi historik i dr.Muhamet Tërnavës, “Popullsia e Kosovës në shekullin e XIV-XVI.”, shkrim ky i cili vazhdon edhe në faqen 3 dhe 4 të kësaj reviste. Në faqen e dytë botohet një Rezolutë e Ligës Shqiptaro-Amerikanë drejtuar Kongresit Amerikan për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, që mban datën 20 qershor 2002.
- Një vend të veçantë dhe në një hapësirë voluminoze kanë zënë kujtimet e shkrimtarit Naum Prifti i cili flet rreth fatit të dramës “Rrethimi i bardhë”. Me shkrime të karakterit ndriçues të shumë ngjarjeve të errëta të historiografisë së nëpërkëmbur (sidomos të krahinës së Lumës), është trajtesa “Betejat e reja nuk fitohen me dyfeqet e vjetra” që kanë për autor Neshet e Essat Bilali n, të cilët mirren kryesisht me ndriçimin e figurës së Muharrem Bajraktarit, përkitazi me “Qëndrimin e M.Bajraktarit ndaj forcave partizane në Lumë”.
- Në faqet e këtij numri të revistës në fjalë, do të gjejmë edhe letra e korrospodenca, të ndryshme, si dhe një shënim “In memoriam” për Tahir Kërnajën, veprimtar i njohur në SHBA. Në faqet letrare prezentohet një ese letrar i Shefqet Dibrani t, përkitazi me një letërkëmbim poetik të Agim Spahiut me të bijën Iden. Po ashtu nëpër këto faqe do të gjejmë edhe shënime përvjetorësh si ai për revistën “Luma” si dhe mjaftë poezi që kanë rastisur në këtë numër të janë nga poetët e trevës së Lumës siç janë: Agim Spahiu, Hysen Shehu, Ismail Bytyçi, Ida Spahiue ndonjë tjetër.
- Shikuar në përgjithësi revista “Zëri i së vërtetës – The Voice of Truth” e Essat Bilali t si tërsi është një perlë e rrallë dhe e domosdoshme për t’u arkivuar nëpër arkivat dhe bibliotekat tona me rëndsi të veçantë.
- Revista botohet nën patronazhin e “LUMA Co” dhe ka këtë adresë: P.O. Box 184, Ridgefield, N.J: 07657 USA
Flori Bruqi