(Kushtuar S....n P....n)
IKE
Ike dhe me le si zogu pa krah
dhe unë per Ty e shikoj
diellin, se i ngjan atij
Ike dhe me le plagë
në zemër te coptuar
Ajo e shkreta vetem lëngon
dhe ka dhembje për Ty.
Ike dhe më lë shtratin thatë
dhe buzet e mia plot shkrumë
Ike por jo qe nuk me DO
por ike nga frika dhe
nga litari ne fyt
Nejse!
LAMTUMIRË...
EJA NË SHTRATIN TIM
Shkova pertej Oqeanit në Amerikë
larg,larg,shumë larg
Me veti morra shumë kujtime
dhe hija Jote me erdhi pas...
Sytë e mi u shtjerren nga lotet
shtratin e kisha berë qull
nga sikleti
Nga dritarja e vogel
shikoja gjysemhënën
qe hyente e dilte nga retë e dendura
dhe i thash: "NDAL!"
Të pyes se a ke parë Sultanin...?
Dhe paprimtas
fytyra Jote shendriti ne qiell
Te luta eja ne shtratin tim
me shuaj etjen
TE LUMI
Deget e shelgut
putheshin me ujin e ftoftë
dhe akrepat e orës
kishin hipur një mbi një
Pak me tej grurikotej si i pergjumur
buzet e Tua i´a morren "yrnek"
degeve dhe akrepave te orës
u ngjiten dhe u lagen
tamam siuji i lumit...
Dielli e fshehu koken pas kodres
dhe na tha: Takohemi neser,
por ne anen tjeter
dhe mbajtemBESË!
U zgjuam te buzeqeshur m earomen e trupit Tend
te njomë...
DASHURI E NDALUAR
Të deshta si kafshë e uritur
Nderkaq, Ti si dele e pa sherr
Mjerisht zanat fare nuk kishe
por nuk rrije rehatë dhe
nuk e dije dredhine e ujkut plak...
Nuk i frenove ndjenjat dhe humbe ne terre
dhe te lash vetem ne ZGËQ
me vjen keq,por eshtë zanat i vjeter
Po deshe mebeje hallall
per dashurin e ndaluar...
(shifra: 12. 05. ?)
PËRSE ERDHE TE UNË...?
Perse erdhe te unë
dhe me vodhe hajnisht zemrën
Si flutur shetite
neper trupin tim muskulor
Te tradhtuan sytë (gözler)e Tu
te futur thellë ne kafkë
Sikletin dote se mbajte
dhe ne fund u dorzove
si te tjerat flutura
Më the: Bëj ç´të duash
JA KU MË KE...
(Shifra: 7 mars, Conti, -V- ET...)
KUR TE VDES...?
Kur te vdes
bilbili do ta ndaloj kengen
Çobani do ta ndaloj kavallin
dhe lulet do te vyeshken...
Dielli dhe hena do te duken HIJERËNDË
dhe zanave nuk do t´iu qesh NURI
Nga malli per Ty
syte do te me mbeten hapur
dhe uji valë nuk di t´i mbyll dot
Dhe Ti SHAMIZEZË do te kthehesh
me kujtimet deri ne varr
Keshtu do te vdes edhe unë PER TY me dhe fjalë
Dhe ne Marash (Turqi) do te vi
dhe do te qaj me vargjet e mia
dhe nga lotet
do te mbijnë LULËKUQE KOSOVE...
KTHEHU
Kthehu mos me le
te vuaj si JETIM
kthehu se zemra te kerkon
Kthehu Sultan
dhe bjeri pishman...!
Kthehu njeherë
dhe me thuaj Çan
Kthehu se sytë e Tu geshtenje
nuk thojne JO
të lexoj serbez
SE EDHE TI ME DO...
L A M T U M I R Ë...
Provova te iki per gjithmonë
por nuk qe kismet
Një ditë edhe une do te IKI
dhe ne shpirtin Tend
do te le plagë
Do te thehet veku,
sofra do te ngelet thatë
oxhaku do te zë thirr
dhe xhezva do te mbetet ne hi
dhe uji pa u zier fare
dhe une pergjithmonë do te them:
L A M T U M I R Ë...
I yti, RESHAT BADALLAJ