2011-11-02

BALLË PËR BALLË ME ARMIKUN SERB-AZIZ KELMENDI


Aziz Kelmendi lindi më 15 janar të vitit 1967, në fshatin Karaçicë të Lipjanit në një familje bujare dhe me traditë atdhetaro-kombëtare. Ishte fëmija i katërt (nga pesë fëmijët, 3 djem dhe 2 vajza) i baba Sadik Hajriz Kelmendit dhe nënës Salë Rrahman Krapi nga Nekoci i Gllogovcit. Në vitin 197O-të Sadik H. Kelmendi me familjen e tij shpërngulet në fshatin Medvec të komunës së Lipjanit. Gjashtë klasat e para të shkollës fillore Azizi kryen në Magurë me sukses shembullor. Megjithëkëtë sërish në vitin 1980 kjo familje shpërngulet në Dardani ish Dushanovë të Prizrenit, ku Azizi do t'i vazhdoi edhe 2 vite shkollim,klasën e 7-të dhe të tetë tëcilat njështu i mbaron me sukses shembullor. Më pastaj Aziz Kelmendi regjistrohet në gjimnazin e Prizrenit, aty do të dallohet dhe shpërblehet si nxënësi më i mirë në shkollë. 



Vlenë theksuar se si gjimnazist i vitit të tretë pason burgosja e Azizit me preteks të dyshimit se po angazhohej në veprimtari ilegale. Arrestimin e tij policia e kishte ndërrmarrë në fshatin Vërmicë. Sistemi i ndytë komunist me klyshtë e tyre shqiptarë bëri që drejtoria e gjimnazit t'ia ndalon shkollimin e mëtejm. Mirëpo Aziz Kelmendi ishte sa largpamës aq edhe i etyr për shkollim, me intervenime të llojllojshne bëri që vitin e katërt të regjistrohej në Gjimnaz të Lipjanit duke e kryer me plot sukses të shkëlqyeshëm.

Student në shërbim ushtarak
Vitin shkollor '85/'86-të Aziz Kelmendi do të regjistrohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kreu vitin e parë të studimeve në afat por në shtator të 1986 i vie ftesa për të shërbyer në Armatën Fashisto-barbare të Jugosllavisë,e dërguan në Komandën e Garnizonit të Leskovcit dhe pas gjashtë muajsh shërbimi, e transferojnë në garnizonin ushtarak të Paraqinit. Sikurse të gjithë shqiptarëve që nga komunat e tyre iu përcilleshin karakteristikat se kush janë,nga vijnë dhe cfarë duhet bëre meta, e njejta karakteristikë nga Komuna e Prizrenit iu shkruhet edhe Azizit por e tij ishte karakteristike e një njeriu të dyshimtë dhe shumë të rrezikshëm për t'u vë në mbikqyerje dhe përcjellje të përhershme. Pasi që karakteristika e tij nuk përkonte me realitetin, soldateska fashiste serbe kishte përgatitur një skenar tejet monstruoz për vrasjen e ushtarëve në kazermën e Paraqinit!
Barbarët për me mbjellë gjerat negative për shqiptarët në opinionin vendor dhenderkombetar po pritshin në një çast sa më të përshtatshëm. Azizi ishte shumë vigjilent,kishte parandjenja se diçka po përgatitej ngase edhe eprorët e thërrisnin atyre ditëve ne mbiemër si Kelmendoviç Aziz, e provokonin duke u munduar ta lodhin ne aspekte fizike dhe psiqike me metodat e ndyta komunisto-fashiste sic dinin barbarët! I kishin ngelur vetëm edhe shtatë ditë shërbim por shtatë ditët ishin sikurse shtatë vite për Aziz Kelmendin. 

3 SHTATORI 1987 - NATA KOBZEZË
Nata kobzezë dhe skenari i parapërgaditur po afrohej,ajo padyshim se ishte nata e Masakrës së Paraqinit, 3 shtatori në ora 3 pas mesnatës, ora ogurzezë për ushtarët e fjetur e totalisht të pafajshëm. Hapen dyert e dhomave të fjetjes nr. 41 e 42, dhe mbi ushtarët hapet zjarr nga armët automatike. Si rezultat i ktij epilogu të llahtarshëm ngelin katër ushtarë të vrarë dhe gjashtë të plagosur. Ushtarët e vrarë ishin: Safet Dudakoviq, Hasim Qenanoviq ,Goran Begiq dhe Sërgjan Simiq . Dëshmitarët që u plagosën dhe i shpëtuan vdekjes thanë se nuk ishte Azizi me flokë të zeza ai që hapi zjarr, por një oficer biond. Eprorët barbarë Azizin e kishin likuiduar që më parë. Alarmi në të gjitha anët, boritë e ndihmës së shpejtë, rrëmujë e panik i vërtetë dhe të vërtetën nuk e dinte askush tjetër pos eprorëve-autorëve. 

Vizita e prindërve në kazermë
Megjithëkëtë, në ora gjashtë të mëngjesit të 3 shtatorit në Kazermë nga Gjermania kishin arritur me veturë prindërit e Azizit për t'a sjellur rrobat civile djalit të tyre dhe për një vizitë familjare, te porta e komandës së Garnizonit , përpara iu del një epror duke i sharë edhe pse ata nuk dinin gjë,më pastaj baba Sadiku do t'i shef ushtarët e vrarë dhe së fundi ia tregojnë edhe djalin Azizin se gjoja pasi i ka vrarë ushtarët,ai ka tentuar të ikë dhe në pamundësi bëri vetvrasje!!! Xhaxha Sadiku iu kishte thënë troq se djali i tij kurr s'do të bënte një gjë të tillë dhe¨prapa kësaj skene jeni ju vet! Nëna e Azisit Sala, më vonë e kuptoi lajmin e zi për vrasjen e të birit! Ajo bashkë me bashkeshortin, nën përcjellje ushtarake nisën për ta varrosur birin e tyre në Prizren.

Mediat shtetërore të kohës
Ish Radiotelevizioni i Prishtinës RTP-ja, pastaj e përditshmja "Rilindja" me komentet e saja tejet të pabaza dhe absurde, e përjavshmja e rinisë- “ Zëri “, gazeta e studentëve “ Bota e re”, e cila edhe bënte intervista me studentët e fakulteteve se si e kishin përjetuar këte rast "të turpshëm" që ua solli shqiptarëve “ terroristi” Aziz Kelmendi!. Por "nëse nuk ndëgjon nënën atëherë ndëgjoje njerken" ishte një fjalë popullore, Serbet kanë vra edhe fmiun e vet për t'u munduar ta bindin opinionin boteror se ja cka bëjne shqitarët edhe në fëmijë djepi, i njejtë ishte edhe rasti në fjalë për të cilin u desht të vriteshin me dhjetra shqiptarë -ushtarë të tjerë në jugosllavinë fashiste e pastaj për t'u ndalur turpi i mediave tona kunder vellezerve të (tyre)tanë shqiptarë që përfundimisht kuptuan dhe do të ndalen ne vitet e 90-ta.

Varrimi i Azis Kelmendit
Varrimi i Dëshmorit tonë do të bëhet në prani të 50 pjesemarresve, në prani te forcave policore dhe spiunëve të kombit tonë me 4 shtator në ora 18 në Kodren e kuqe ku 10 ditë më vonë afër tij do të varroset edhe ushtari tjeter Ibrahim Kastrati . Fshati ishte i manipuluar, nga aktivistët kolaboracionistë, nga ata të Komitetit dhe të Lidhjes socialiste, të cilët shkuan aq larg, sa e përpunonin popullin psikologjikisht, që familjen Kelmendi ta lëçitnin dhe ta dëbonin nga fshati! Demonstratat e vitit 1989 sjellin edhe 2 dëshmorë pran varrit të Azizit, Afrim Bytyçi e Muhamet Ymeri, si dhe arsimtari i vrarë në burgun e Prizrenit, Xhemajli Berisha të cilin Aziz Kelmendi e kishte shok të idealit. Pastaj më 3 shtator do të varroset po aty edhe ushtari, Samedin Krasniqi ( 1991 ) dhe dëshmori i vrarë nga policia, më 19 prill 1992 Alush Kryeziu së bashku me shtatë dëshmorët e lirisë.

Ngushëllimet (e pamja) nga populli e tradita dhe burgu i familjarëve
Ngushllimet respektivisht e pamja për Azizin ishte ndaluar, si pasoj e rastit do të arrestohet babai i tij Sadiku, arrestohen edhe dy vllezërit e Azizit Hajrizi e Idrizi . Më 5 shtator shtëpia e Sadik Kelmendit që nga agimi i hershëm ishte e rrethuar nga të gjitha anët nga forcat ushtarako-policore. Në çdo shtëpi, në çdo dritare ishin pozicionuar tytat e pushkëve automatike. Përmbyset çdo gjë, konfiskohet çdo gjë e Azizit, babai Sadiku dërgohet në burgun e Nishit, nënë Sala në burgun e Mitrovicës, bijtë e arrestuar në Prizren kurse motra Melihate përjashtohet nga shkolla. Që të gjitha këto ishin të turpshme dhe mbi të gjitha tubimet për ta përjashtuar apo lëçitur familjen Kelmendi. Po veprohej më zi se sa vepronte Gestapoja në kohën e vet. Sadik Kelmendin e torturojnë aq shumë në mënyrën më të egër. Po më e tmerrshmja për të ishte kur e dërguan në Gjykatën Ushtarake në Beograd, ku po bëhej gjykimi para prindërve të ushtarëve të vrarë. E pati shumë vështirë, kur gishti i gjeneralëve kriminelë u drejtua kah Sadik Kelmendi në shenjë akuze si baba “ i kriminelit Aziz Kelmendi “!!! Po edhe aty qëndroi, edhe aty mundi bishën barbare serbijane, dhe nuk pranoi se më 3 shtator kishte ardhur me porosi të birit që ta nxirrte ilegalisht nga Jugosllavia. Sprovat e tundimet barbare vazhduan edhe me ushtarët tjerë shqiptarë si Abdylxhemil Alimani ngaTetova i cili nuk pranoi asgjë nga aktakuza, Riza Xhakli nga Ferizaj , Afrim Mehmeti nga Firaja-Ferizaj , Pajazit Aliu nga Pakashtica , Shefqet Paçarizi nga Dragobili dhe Enver Behluli nga Gostivari.
Pajazit Aliu rrëfen: shtatë ditë radhazi i japin të hajë me dhunë vetëm krip dhe gjalp. Shtatë ditë e shtatë net pa asnjë pikë ujë, gjaku po i rridhte për hunde e për goje, vetëm që ta thyenin shpirtin e trimit dhe të nënshkruaj versionin e rrejshëm të oficerëve katilë të KOS-it, të cilët thoshin se Aziz Kelmendi e ka bërë masakrën JO- iu tha- VDEKJE PO- TRADHTI KURRË!! Kështu vepruan edhe shokët tjerë të Azizit të ndjerë.
Për fund, ne duhet ecur drejt të ardhmes por duke mësuar nga e kaluara me një bindje se shkau serbijan ishte, eshte dhe do të mbetet përherë bishë barbare kundër shqipetarëve prandaj me ta nuk ka gjuhë komunikimi njerëzor por vetëm gjuhë tytash!
Lavdi të gjithë ushtarëve shqiptarë të vrarë nga dora e zezë serbo-sllave në Armatën e ish Jugosllavisë komunisto-fashiste për ne shqiptarët.



http://www.casttv.com/video/aolr8v1/aziz-kelmendi-video

Përgatiti:Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...