2011-11-02

USHTARAKET SERBË PARA 17 VJETËVE VRISNIN NË GJUM SHQIPTARET



Të mos harrohet si kanë vepruar serbët ndaj shqiptarëve :

Srbin sam i srpsko sam dete,
pokvaren sam od glave do pete!

 (Serb jam dhe i birit serb me emër,
i prishur jam që nga koka deri në thembër)


( Këngë popullore serbe)

       Meqë shpifjet e mjeteve serbe të informimit:“ për shpërnguljen e serbëve dhe të malaziasve me dhunë nga Kosova, për dhunimin e garave, të plakave e të murgeshave serbe nga ana e shqiptarëve, u bë tanimë bajate; oficerët katilë në Kazermën e Paraqinit, do ta shpikin një “argument” të fortë: bëjnë skenarin, dhe të maskuar me shamia të zeza në fytyrat e tyre prej bishash të tërbuara, më datën 3 shtator 1987, në ora 3 të mëngjesit, futen në fjetoret Nr. 41 e 42 dhe vrasin ushtarët e shënjuar paraprakisht, nga çdo Republikë nga një: për ta bindur Vendin dhe Botën, kinse „ për atentatin e shqiptarëve mbi Jugosllavinë „!!!- për ta ndërsyer ushtrinë dhe policinë kundër shqiptarëve dhe kundër Institucioneve të Krahinës së Kosovës.

       Me atë rast u vranë në gjumë katër ushtarë: Safet Durakoviç, Sergjan Simiç, Goran Beliç dhe Nazim Gjanoviç. Ndërkaq u plagosën ushtarët: Ante Jezhiç, Nexhip Mehmetoviç, Andrej Preshern, Petar Gjekiç, Huso Kovaçeviç dhe Nazif Axhoviç.

       Pastaj e rrëmbejnë nga gjumi i pafajshëm ushtarin shqiptar nga Prizreni, tash Dëshmor i Popullit, Aziz Kelmendi, e qesin aty afër në mal dhe e pushkatojnë, kinse „ në arrati e sipër pas krimit „!!!

       Pastaj poashtu i rrëmbejnë edhe shokët e Azizit të ndjerë dhe i burgosin, dhe pas torturash çnjerëzore, i dënojnë „ për ndihmë e pjesëmarrje në krim „!!!

Kështu e kanë serbianët: pa përfunduar mirë një gabim, shpërthejnë një skandal...
Gjykata Supreme II-K Nr. 98/88, datë 20 prill 1988 (sërish në emër të popullit!!), Kolegji në krye me gjeneral-majorin Mr. Vojisllav Shushunjar, ushtarëve tanë , krejtësisht të pafajshëm, jua shqiptoi këto dënime të pamerituara:

1      Abdyl Xhemil Alimani me 20 vjet burgim,
2      Rizah Xhakli me 20 vjet burgim,
3      Riza Alibashiqi me 14 vjet burgim,
4      Afrim Mehmeti me 13 vjet burgim,
5      Pajazit Aliu me 13 vjet burgim,
6      Shefqet Paçarizi me 7 vjet burgim dhe
7      Enver Behluli me 5 vjet burgim.

Gjithsej: 92 vjet burgim, - pa hak as hile!!!
--------------------------------------------------
Poashtu, brenda këtyre faqeve, në katër faqe pati shkruar edhe historiani Myftar Memia:
Në 30-vjetorin e lindjes dhe në 10-vjetorin e rënies
(15.1.1967-3.9.1987)

-Aziz Kelmendi- Dëshmor i Lirisë 


Më 3 shtator 1987, UDB-ja jugosllave, në kazermën ushtarake të Paraqinit të Serbisë, zbatoi një nga segmentet e skenarit global antishqiptar serbo-sllavo-fashist për të akuzuar popullin shqiptar nën Jugosllavi, si armik të popujve sllavë.




Për të shtypur me zjarr e me hekur vullnetin e popullit shqiptar nën Jugosllavi, dhe për t`i grabitur atij edhe autonominë e fituar me gjak e me sakrifica të jashtëzakonshme, me kushtetutën e 1974-së, antishqiptarët e tërbuar, me Sllobodan Millosheviqin në krye, sipas elaborateve të nacional-shovinistëve fashistë: Ilia Garashanini, Vasa Çubrilloviqi, Ivo Andriqi, Branisllav Nushiqi, dhe të Memorandumit fashist të Akademisë serbe të Shkencave e të Arteve, e etiketuan popullin shqiptar si iredent, separatist, kundërrevolucionar, dhunues, terrorist, shkatërrues i Jugosllavisë, armik i popujve sllavë etj.

Sipas skenarit të hartuar enkas, të programuar, nacionalistë-shovinistët serbomëdhenj, natën prishnin varrezat dhe gardhiqet serbo-malaziase, dhunonin femrat e mitura dhe plakat e murgeshat e veta, pederastonin edhe vetveten me shishe (!!!), bënin edhe krime të tjera monstruoze. 


 Madje vrisnin në gjumë ose pas shpine edhe ushtarët e vet, shpërndanin fletushka propagandistike etj. etj. dhe propaganda e tyre shfrenuese shpifëse: radioja, televizioni, librat “e bardhë“, “të kaltër“ etj., për ato krime mafioze akuzonin popullin shqiptar, dhe duke u vërsulur kundër tij me egërsi të paparë i gjithë aparati shtetëror - policor.

Regjimi serb me anë të Shërbimit të fshehtë-UDB-së, në fillim të shtatorit 1987, organizoi dhe kreu një nga krimet më të shëmtuara në Kazermën Ushtarake të Paraqinit (në fjetoret Nr. 41 e 42). Oficerët e maskuar vranë njëherësh katër ushtarë sllavë - dhe plagosën pesë të tjerë, natën, në gjumë!

Këtë krim monstruoz ua veshën ushtarëve shqiptarë, dhe pikërisht djaloshit sypatrembur, Aziz Kelmendi, dhe shokëve të tij, të cilët shërbenin në atë repart dhe flinin në ato fjetore. Këtë krim e bënë serbomëdhenjtë, për ta ndezur stuhinë e urrejtjes e të hakmarrjes së të gjithë popujve sllavë në Jugosllavi dhe më gjerë, ndaj popullit shqiptar nën Jugosllavi, duke e propaganduar atë si armik e vrasës të sllavëve dhe si shkatërrues të Jugosllavisë. Kjo bëhej me pikësynim për t`i marrë grabitshëm autonominë Kosovës, si element konstituiv i Federatës, për ta shpërngulur kosovarin nga trojet e veta stërgjyshore dhe për të serbizuar Kosovën dhe viset tjera shqiptare.
Familja atdhetare Kelmendi në Prizren, e ëma Sala dhe i ati Sadiku, vëllezërit, Hajrizi, Isaku, Idrizi e Mesini, motrat, kunatat, të afërmit, shokët e miqtë e shumtë, po prisnin me padurim kthimin e Azizit në Kosovë, ku gacëronte e ziente si vullkani në shpërthim e sipër; por që këtë familje patriotike, si në qindra familje shqiptare të tjera- pllakosi zia.
Pilatët të vrasin natën dhe „ të qajnë „ ditën. UDB-ja për të fshehur duart e veta të përgjakura, ekzekutohu pa gjyq, një nga lulet e rinisë shqiptare, Aziz Kelmendin, të piketuar me kohë për karakterin e tij, i cili në mes të djalërisë studentore ishte shquar për studime, për zgjuarsi, dhe në demonstrata për guxim, trimëri dhe atdhetari. Madje për ta larguar nga Kosova, që shpërthente në demonstratat e stuhishme – e mobilizuan në ushtri, duke ia ndërprerë studimet universitare, si mijëra djelmoshave e vashave kosovare.
Dhjetë ditë para se ta kryente djaloshi shërbimin e detyrueshëm ushtarak, kufomën e tij të mbyllur në arkivol metalik (praktikë e njohur e serbomëdhenjve), të shoqëruar nga oficerët udbashë-mafiozë, ia dërgojnë familjes Kelmendi në Prizren, kinse për t`i shprehur ngushëllimet e Komandës për „ vetëvrasjen „ e Azizit dhe për ta varrosur me ceremoni ushtarake! Por, familja atdhetare Kelmendi, nuk ra në kurthin e UDB-së mafioze. Ajo nuk pranoi „ ngushëllimet „ e as ceremonitë pilateske, por me kurajë i akuzoi udbashët si vrasës pas shpine dhe i përzuri me urrejtje të thellë.
Regjimi terrorist-fashist i Beogradit, i egërsuar nga çjerrja e maskës, krimin e shëmtuar të Paraqinit e kualifikoi dhe e trumbetoi si akt të kryer me prapavi politike nga ushtarët shqiptarë, e konkretisht nga Aziz Kelmendi, në bashkëveprim me 8 bashkatdhetarë të tij: Riza Xhakli, Abdyl Xhemil Alimani, Afrim Mehmeti, Pajazit Aliu, Riza Alibashiqi, Shefqet Paçarizi, Enver Behluli dhe Islam Mahmuti, të cilët me akuzë të fabrikuar, pas katër muajsh torturash çnjerëzore, për të pranuar se kinse krimin e kishte kryer Aziz Kelmend i- u dënuan nga Gjykata Ushtarake e Nishit me 92 vjet burgim, sepse ata para trupit gjykues hodhën poshtë akuzën dhe pohimet e dhëna, nën tortura në hetuesi. Prandaj ata sot e asaj dite po torturohen në burgjet dhe qelizat e errëta serbo-sllave-fashiste të Beogradit.

----------------------------


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...