... edhe pse në paradoks dhe turp të plotë, ne Fier ende festohet me " larmi aktivitetesh " si muaji letërsisë dhe arteve “, tetori. Madje nje slogan i vendosur me krenari nga Biblioteka Publike Fier në mes të rrugës qe pret me dysh këtë qytet të Myzeqesë e njofton ketë gjasë inkube ndër komunitet dhe kalimtarë të rastit të cilët vizitojnë Fierin dhe Jugun shqiptar. Por, përgjysmë, ( ndoshta naivisht )! Pse muaji tetor i cili u shpall i tillë për nder të ditelindjes së diktatorit E. Hoxha e cila daton 16 tetor 1908, me vendim te sekretariatit te KQ PPSH ( 1979 ), hapesirohej " Muaji i letersise dhe arteve " Pra slogani ligjeron vetem " ...muaji i letersise ". Më parë ketij vendimi politik, shkrimtaret shqiptarë e festonin ditën e tyre me 25 maj te çdo viti, per nder te dites se lindjes te Naimit te Frasherit te Madhe ( 25 maj 1846 )...
Une ende nuk e di në festohet në qytete te tjera shqiptare " ky muaj simbol " per letersine dhe artet shqiptare, por mendoj se poetet, shkrimtaret, artistet dhe te gjithe krijuesit e tashme pa kufij ideoartistik ( pa censure politike ) te Shqiperise, duhet te kene nje dite te tyren, per te nderuar ate qe vetë krijojne, që për fat të mire një pjesë e mire e saj është më elitare, më dinjitoze se letërsia tashmë e mbyllur e socrealizmit e ajo dite te këtë konotacion vetem me ARTIN...
Unë nuk mendoj se E. Hoxha ka qenë një shkrimtar talent aq sa shqiptarët artistë ta pranojne edhe sot këtë vendim absurd dhe brutal të ish kastës politike diktatoriale shqiptare ( 1944 – 1991 ) dhe ish Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Fillesat dhe majat letrare shqiptare nuk duken në fillim të shekullit të njëzetë ( 16 tetor 1908 ) ditë dhe kur lindi apo jetoi E. Hoxha( … jeta nuk është gjë tjetër, veçse gjërat që bëjmë përditë ). Ato gjenden në mesjetën e vonë ( 1462 ) dhe pagëzori i tyre është imzot Pal Engjëlli.
Edhe pse bashkohem me opinionin e prof. Lasgush Poradecit, shkrimet e tij kritike dhe jo me ato të Nolit e Konicës për Naim bej Frashërin, them se 25 maji, ditëlindja e Naimit nuk mund ta përfaqësoj simbolikisht se denjshëm, po “ ditën “ e shkrimtarëve shqiptarë. Krijuesit e tashëm të letërsisë estetike shqiptare, duhet ta shohin këtë simbolikë matan letërsisë së bejtexhinjve ( Nezim Frakullës ), në atë hapësirë historike letrare ku gëlonte letërsia e europianizuar shqipe e pesë B-ve të Mëdha dhe atyre të gjuhës mëmë, arbëreshve të italisë.
Është koha e nderimit dhe respektimit të vetvetes. Le të bëjmë ato që i kemi vet brenda mundësive të bërjes dhe të luftojmë të realizojmë ato që nuk janë brenda mundësive tona për ti realizuar, siç përshembull bashkimin e gjithë letërsisë kombëtare shqiptare rreth një gjuhe civile, standarte siç e përcakton Kongresi i famshëm i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, 1972, duke respektuar përulësisht si ushqim dietik të po kësaj gjuhe, dialektet ( gegnisht, toskërisht ), por më parë kjo luftë të finalizoj bashkimin e trojeve të coptuara shqiptare.
Le të kujtojmë katër ngjarjet më kulmore që ka bërë bashkësia e ndritur e shqiptarëve shekujt e fundit në shërbim të çeshtjes kombëtare:
Lidhja e Prizrenit
Kongresi i Manastirit ( i parë, i dytë )
Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
Lufta e Vlorës e vitit 1920
Dikush mund të aludoj edhe për Pavarësinë si kulm të katërt, por pavarësia e Shqipërisë etnike ( natyrale ) nuk u njoh nga Europerëndimorët në vitin 1912 ( … më sakt nga Londra. Në vitin 1913 ajo shtyu fuqishëm ndarjen e trojeve shqiptare ndërmjet grekëve dhe sllavëve të krishterë ), por në vitin 1920, fal luftës së Vlorës.
Jo, rastësisht i solla këto katër ngjarje vendimore në historinë e shqiptarëve. Vini re! Të katra kanë lidhje të pazgjidhshme me njëra tjetrën dhe të katra me krijimtarinë gjuhësore letrare kombëtare. Në të katër këto ngjarje prinë të diturit dhe të shquarit e arsimit gjuhës dhe letrave shqipe. Kujtoj se fjalën e fitores së luftës së ’20-tës e mbajti Jani Minga.
Dhe jo rastësisht do ta mbyll këtë shënim me një retorikë të Aristotelit: “ … fisnikëri ( fisi i mirë ) është për një komb, për një qytet, kur të parët dhe prijësit e tyre janë autoktonë dhe kanë rrjedhur prej tyre shumë njerëz duke i patur zili. “
Ndaj, të nderuar miqtë e mi të letërsisë shqiptare, le të mendojmë për një ditë simbol, ku të gëzojmë dhe nderojmë veten, atë që kemi trashëguar e krijuar!...
|
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/10/31
... edhe pse në paradoks dhe turp të plotë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment