2011-10-31

Panairi i Librit Shqip "Tetova 2011"



Panairi

Shkup, nëntor ‘2011  

Nga:
Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni                         

Për: 
Botuesit shqiptarë



F T E S Ë
 
Për pjesëmarrje në Panairin e librit “Tetova 2011”,
i cili do të mbahet në Qendrën Tregtare ILIRIA CENTER në Tetovë,
prej 16 deri 20 nëntor 2011

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 16 deri më 20 nëntor 2011Qendrën Tregtare ILIRIA CENTER, e cila gjendet në sheshin e qytetit të Tetovës, organizon Panairin e librit shqip “Tetova 2011”.
Panairi i librit shqip në Tetovë tani më veç ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë dukshëm interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva.

Edhe në panairin e sivjetmë të librit pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Me këtë rast, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me seli në Shkup, u bën thirrje publike të gjithë botuesve shqiptarë  të marrin pjesë në këtë Panair.

 

Të gjithë botuesve u sugjerojmë që të paraqiten në e-mailat:

shbsh@libri.org.mk  ose  shbsh_m@yahoo.com

 

apo të lajmërohen në telefonin:  

00 389 / (0) 70 260 570

në mënyrë që ta bëjnë konfirmimin e pjesëmarrjes në Panair.


 Ju mirëpresim! 


              Shoqata e Botuesve Shqiptarë
     Muhamed Murtezi, kryetar 



VËREJTJE PËR BOTUESIT:

 Çmimi i stendave për panairin e librit “Tetova 2011” është si vijon:
-  1 stendë ekspozuese, 1 tavolinë dhe 1 karrige .......................      60 Euro
-  2 stenda ekspozuese, 2 tavolina dhe 2 karrige .......................    120 Euro
-  3 stenda ekspozuese, 3 tavolina dhe 3 karrige .......................    180 Euro...



Pagesa e stendave bëhet në ditën e parë të panairit, ndërsa vendosja e reklamave në hapësirat ku realizohet Panairi është e ndaluar pa lejen e organizatorit. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...