Kush është Samuel Langhorne Clemens alias Mark Twain


Emri i vërtetë Samuel Langhorne Clemens, lindur në qytetin e Floridë-s, në shtetin e Missouri,më 30 nëntor 1835. Mark Twain është pseudonimi i tij. U rrit në qytetin Hannibal. Në vitin 1847 vdes i vëllai. Në atë kohë Samuel ishte vetëm 12 vjeç dhe detyrohet të braktisë shkollën për te punuar e për të mbajtur familjen. Ai punoi si tipograf.
Zanati e detyron të ushqejë interes për letërsinë, nis kështu të shkruajë disa novela që i publikon në gazetën ku punonte.

Mark Twain, Brady-Handy photo portrait, Feb 7, 1871, cropped.jpg
Në këto vite merr lejen e drejtuesit për varkat me avull që përshkojnë lumin Mississippi. Vitet 1857 deri më 1861 i përshkon në këtë punë, që lë gjurmë të thellë në shpirtin e tregimtarit, duke u bërë kështu një temë e vazhdueshme në veprat e tij.
Duke dashur të kërkojë fatin, Mark Twain transferohet në Californi dhe bëhet kërkues ari, minator , gazetar, reporter në San Francisco. Viziton Hawaii-n dhe udhëton ne Afrikë, Francë dhe Itali. Nga këto eksperienca lind libri i tij "Innocents Abroad".
Pas suksesit të punëve të tij të para në 1870 Mark Twain martohet me Plivia Langdon dhe transferohet në Hartford, në shtetin e Connecticut ku qëndron deri më 1891.
Mbas 1894 me intesifikimet e aktivitetit të tij të konferencierit, udhëtimet e tij shumëfishohen.
Edhe pse ishte karakter pesimist, Mark Twain njihet si shkrimtar me një humor të pa rezistueshëm. Ana e tij negative me kalimin e viteve vazhdon te zmadhohet nga fatkeqësitë që godasin familjen e tij, në 1893 i vdes e bija Susan, në 1904 e shoqia dhe në 1909 vajza tjetër Jane.
Mark Twain vdiq me 21 prill 1910 në Redding (Connecticut) si pasojë e një ataku të angina pectoris.
E gjithë vepra e Mark Twain frymëzohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht: përshtypjet e udhëtimit, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të përshtatura në Mesjetë dhe Rilindje.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)