Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/12/06

Dashuria për atdheun, lufta dhe roli i ushtarakut në luftë ishin filozofi kombëtare për kolonel Tahir Zemaj


Vështrim rreth librit “Madhështitë e Kolonelit”, të autorit Miftar Dragidella

 
                   FILOZOFIA E KOLONELIT!...

          (Ose: "Dashuria për atdheun, lufta dhe roli i ushtarakut në luftë ishin filozofi kombëtare për kolonel Tahir Zemaj"
 

          Ka kohë që në Kosovë, po shkruhet një histori e re dhe se, atje për një kohë të shkurtër janë botuar libra të shumtë. Një pjesë e këtyre librave për tematikë, gjithsesi kanë luftën e fundit, me personazhe e personalitete të UÇK-së.

          Tani më, në libraritë publike dhe nëpër bibliotekat e lexuesve shqiptar kohën e fundit ka zënë vend, edhe një libër i kësaj natyre, me autor gazetarin e njohur Myftar Dragidella, ”MADHËSHTITË E KOLONELIT” ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, botoi Shtëpia Botuese "SIPRINT", Prishtinë 2011.
          Duke e lexuar me kujdes, dhe mbase edhe me ëndje, sëpari dorëshkrimin që ma dha autori, mendoj se ky libër e plotëson dukshëm një zbrazëtirë që ka mbetur pas vrasjes qyqare të kolonel Tahir Zemajt. 
E them këtë, sepse autori qëmton mendime, fakte se koloneli ishte i dashur për shumicën e popullit të Kosovës në veçanti dhe, në përgjithësi, për gjithë shqiptarët. Dhe, duke punuar me përkushtim, me zell, me pasion dhe dashuri për kolonelin, autori ia ka dalë mbanë, ka arritur të tregoj se edhe pas vrasjes qyqare, kolonel Tahir Zemaj ishte dhe mbeti ndër figurat më të respektuara të luftës së fundit në Kosovë.
          Mirëpo, libri, është fryt i shumë autorëve që së bashku e ndajnë suksesin, pasi e gjithë bota imagjinare e universit të të gjithëve, lexohet përmes rrëfimeve, përmes kualitetit artistik, përmes saktësisë së ngjarjeve, përmes sinqeritetit që ata kanë ndje ndaj heroit Tahir Zemaj, ndaj filozofisë se tij ushtarake, kombëtare dhe ndaj sinqeritetit të tij që kishte për luftën dhe popullin e Kosovës brenda kësaj lufte. 

Prandaj, duke e lexuar këtë libër, lexuesi përballët më potencialin intelektual të ushtarakut që ai nuk e thotë në veten e parë, me vetëlavdërim, por e thonë të tjerët: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”. Kjo është veçanta e librit, është të thuash, nga të rrallët libra të shkruara kështu.
          
Heroi, kolonel Tahir Zemaj, edhe tani nuk hesht, por flet. Ndryshe, flasin të tjerët për Te dhe, ai ndjehet i gjallë. Ai nuk hesht ngase flasin veprat e tij, miqtë e tij, flet i gjithë populli i Kosovës. S´janë pak autor që flasin për te, dhe jo të tillë që flasin e shkruajnë për të plotësua një kërkesë, por ata flasin e shkruajnë për ta thënë atë që e meritonte kolonel Tahir Zemaj. 
Këto shkrime, artikuj, evokime, përkujtime, intervista, data historike, nuk janë vetëm tregime të rëndomta artistike, dekor i librit, ato janë kronologji e një drame tragjike nëpër të cilën kaluan luftëtarët e UÇK-së, kaloj populli shqiptarë. Sepse përmes jetës dhe veprës se heroit, rrëfehen, ringjallën biografitë e shumë dëshmorëve dhe luftëtarëve. Kurse, forma e bashkimit të të gjitha këtyre rrëfimeve brenda këtij libri është një art modern, është tregim i veçantë i literaturës sonë sepse, rrëfimet e llojit të tillë mund t'i lexosh kudo në literaturën serioze, por më pak në letrat shqipe.
          Më duket se pas gjithë kësaj, lexuesi heton së në librin, ”MADHËSHTITË E KOLONELIT”ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”,  nuk mungon as ironia deri në vishkullimet qortuese se pse gjithë koha e luftës nuk u shkrua drejtë, saktë dhe nga kronistët serioz.

 Kështu, nga Ai (Komandanti), jo pak herë sikur e dëgjojmë qortimin për ato deformimet e pseudo kronistëve që ngjarjet e luftës nuk i shkruan ashtu siç ishin, por i përshtaten për momentin. Më të drejt recensenti i këtij libri z. Maxhun Smajli thotë: “Autoret nuk u përpoqën ta zbukurojnë të vërtetën, edhe pse ajo u dukej e sikletshme disave...”
         

 Libri, siç tregon edhe vetë titulli ,”MADHËSHTITË E KOLONELIT” e, sidomos nëntitulli, “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, përbëhet nga kapitujt: I pari: Biografi, vrasje, varrim, dhembje..., Kapitulli i dytë: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”. Kapitulli i tret: Ata që vranë kolonel Zemaj, janë kundër lirisë, pavarësisë dhe demokracisë se Kosovës. Dhe, kapitulli i fundit, Tahir Zemaj - Heroi i Kosovës.
          

Në secilin kapitull, emërues i përbashkët që del nga secili bashkautor i këtij libri, shpaloset dhembja për kolonel Tahir Zemaj, sepse ai ju ka dashtë Kosovës, thonë ata. Ata janë akademiket, intelektualët, bashkëluftëtarët, poetet,  shkrimtarët, gazetarët, politikanët shqiptar dhe botëror. Janë përfaqësues të shteteve mike të Kosovës që i kanë njohur meritat e kolonelit. 
Të gjitha këto të thëna me mjeshtri edhe me dhimbje për kolonelin, secila deklaratë, secili mendim dhe secili shkrim përkujtimor i ka specifikat e veta të veçanta, shikuar nga këndvështrimi i tyre i pavarur, i pa imponuar, por që të gjithë bashkohen në një mendim: në madhështinë e kolonelit Tahir Zemaj.
          

Duke shëtitur nëpër faqet e këtij libri, lexuesi kureshtar dhe në veçanti, mbështetësit e filozofisë kombëtare do të mësojnë për jetën dhe veprat e kolonelit, jo nga cilido e kushdo, por nga krijuesi i pavarësisë së Kosovës, Dr, Ibrahim Rugova, i cili e çmonte aq sa e meritonte kolonel Zemaj. 

Pastaj, janë kumtesat nga përvjetorët që janë mbajtur nga presidenca e Kosovës nën patronatin e Dr. Fatmir Sejdiut. Janë fjalët e rastit nga Mr. Nimon Alimusaj, Akademik Mark Krasniqi, shkrimet e autorit të  librit botuar në gazetën kombëtare “Bota sot”. Fjala e Agim Mehmetajt, ish zëvendësministër i Mbrojtës i Qeverisë së Republikës së Kosovës e Herry Bajraktari. Pastaj: Eprori ushtarak Shpend Shala, Hazir Krasniqi, Ibrahim Berisha, Sylejman Kollqaku, Anton Kolaj, Islam Spahiu, Smajl Çekaj, Astrit Zemaj, Luz Thaqi, Gani Geci, Agim Aliçkaj, Nazif Ramabaj, Hafiz Gagica, Halit Muharremi, Nekibe Kelmendi, Rexhep. Elezaj, Maxhun Smajli, Ibadete Abdullahu, Flori Bruqi, Sabit Rrustemi, Idriz Zeqiraj e shumë të tjerë.
          
Pastaj, Zyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dënon vrasjen e Tahir Zemajt, Presidenti i Republikës se Shqipërisë Alfred Moisiu ngushëllon Presidentin Rugova për vrasjen e Zemajt, Kongresisti amerikan Eliot Engel, senatori amerikan Robert Doll, Peter Rondorf i Zyrës Gjermane ka dënuar aktin e vrasjes se kolonelit, Beri Fleçër, zëdhënësi i UNNMIK-ut, Intelektualët nga Tirana ngushëllojnë familjen Zemaj, institucionet dhe popullin e Kosovës. Aty janë reagimet e mërgatës shqiptare nga të gjitha vendet e botës e, sidomos reagimet e degëve të  LDK-së. 
          

Libri ,”MADHËSHTITË E KOLONELIT”ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, është i begatuar edhe me shumë fotografi, fotografi këto që kanë vlera të pamohueshme për kohën dhe heroin. Në libër janë  shumë intervista që flasin për luftën e kolonel Tahir Zemajt, flasin për virtytin dhe dashurinë e tij për atdheun, flasin për filozofinë e tij ushtarake dhe strategjitë e luftimeve.
 Aty ka shkrime të marra nga gazetat shqipe. Ka edhe prononcime për figurën madhore të heroit Tahir Zemaj edhe nga intelektual dhe bashkëkombës, për çka libri bëhet shumë më tërheqës, më argumentues, më i veçantë dhe më interesant për lexuesit e të gjitha moshave.
          

Me një fjalë ky është libër, (me gjithë disa lëshime, kryesisht të natyrës teknike si: radhitje kompjuterike, fotografi të dyfishuara, e disa shkrime të përsëritura pa nevojë),është një dokument i kompletuar, një kronikë e kohës sonë, është një histori e llojit të vet, është një antologji e bukur për një pjesë të biografisë se kolonel Tahir Zemajt, e shkruar dhe e thënë ca më ndryshe nga ato që jemi mësuar ti lexojmë gjer tani.
          Ky libër, mbase, është një shembull i mirë se si duhet nderuar Heroi i Kosovës!...
                             Arif Molliqi
__._,_.___
--------------------------------------------------
ahir Zemaj lindi më 28 dhjetor 1951 në Strellc të Epërm, të Pejë , Kosovë. Shqiptar i angazhuar gjate luftes se UÇK-se ne Kosovë. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaron në Strellc dhe Isniq. Pas tyre ndjek gjimnazin “11maji”, në Pejë, pas vitit të dytë orientohet në drejtimin shkencor. Ai rrjedh nga një familje punëtore e fshatare, ka katër vëllëzër dhe tri motra. Dëshira e babës së tij, si e çdo prindi të etur për arsimin e fëmijëve të vet, ka qenë t’u krijonte mundësi fëmijëve për shkollim. Zemaj përmend dëshirën e babës së tij që njëri nga djemtë të studjonte në një akademi ushtarake. “ Vëllai i madh nuk ka qenë shumë i lidhur me familjen dhe prindërit, ndaj kam pranuar të konkuroj dhe kam fituar të drejtën për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake. Kam kaluar pa asnjë pengesë kontrollet psiqike dhe fizike. Kështu kam filluar studimet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb. Gjatë vitit të parë kam pasur vështërsi të jashtëzakonshme lidhur me gjuhën. Të gjitha provimet i kam dhënë duke përdorur fjalorët dy gjuhësh dhe ia kam arritur. Megjithatë, Zagrebi ishte larg nga shtëpia ime, gjë që më pengonte edhe në mësime. Ndaj kam kërkuar të takohem me gjeneral Ramiz Abdylin, Kryeshef i Akademisë Ushtarake në Zagreb. Në atë takim ai më ka sugjeruar që të vazhdoja vitin e dytë në Beograd në akademinë e forcave toksore. Rrjedhimisht vitin e dytë. Me disa provime shtesë, e fillova në Beograd. Kemi qenë 28 shqiptarë të regjistruar. Aty kam gjetur edhe Ahmet Krasniqin. Kjo kohë i përket vitit 1969. Plan-programi mësimor ka qenë shumë i ngarkuar. Ka pasur më tepër lëndë shkencore se sa ushtarake. Matematika, fizika, mekanika, kibernetika, elektroteknika etj, program i ngjeshur mësimor që nuk përballohej lehtë nga studentë që kishin ardhur nga gjimnaze apo shkolla të mesme pa një traditë të konsoliduar. Në fund të vitit të dytë kemi mbetur vetëm dy vetë, unë dhe Ahmet Krasniqi. Në vitin e tretë dhe të katërt kemi vazhduar specializimin në Sarajevë, ku edhe jemi diplomuar. Gradën e parë si “nëntoger” e kemi marrë në Beograd. Në qershor të vitit 1973, kemi filluar punë. Kam kërkuar që të emërohem në Pejë, për fatin tim kërkesa më është pranuar dhe kam filluar punë në kazermën e Pejës. Aty kam qenë komandues i togës së përzier që përfshinte lloje të ndryshme armësh, të lehta e të mesme. Në atë post kam qëndruar një vit. Nënkolonel Ali Muhaxheri, i cili ka qenë një njeri dhe ushtarak i mrekullueshëm, me vizione të qarta atdhetare, punonte në degën e korparmatës së Kosovës. Kam kontaktuar me të. Ai njeri ka pasur dije të gjëra ushtarake, por edhe për shumë gjëra të tjera. Ai më ka nxitur të mësoj e të përvetësoj më thellë disa dije speciale ushtarake. Aty kanë qenë fillesat. Jam promovuar në postin e komanduesit të kompanisë. (Në ndryshim nga terminologjia që përdoret në Shqipëri, në ushtrinë Jugosllave të asaj kohe, pozitat e drejtuesve ushtarak deri në rang batalioni janë quajtur komandues dhe jo komandant. Një ndikim i tillë është reflektuar edhe gjatë luftës në Kosovë, ku, një drejtues skuadre është quajtur komandant – kjo mund ta ketë krijuar edhe atë përshtypjen që ka pasur “shumë komandantë” në luftën e Kosovës. Kur janë mbledhur tre veta, njërin e kanë shpallur komandant ! Rrjedhimisht, ka pasur dhjetëra “komandantë” në një fshat). Deri në nivel batalioni e sipër, kemi të bëjmë me komandant, hiearki që shkon deri në komandant armate. Shkallën e dytë të kualifikimit ushtarak, magjistraturën e kam pasë regjistruar në Beograd dhe ato provime i kam dhënë me sukses. Në Sarajevë jam specializuar për komandant dhe aty kam njohur edhe një epror shqiptar, i cili më vonë është përfshirë në Shtabin Suprem të Republikës së Kosovës, zotin Agim Mehmeti. Ai ka qenë mësimdhënës në akademinë e ulët ushtarake në Sarajevë. Pas pak kohe ai u burgos për shkaqe politike, humbi edhe karrierën ushtarake. Kam qenë komandant në krahinën e Timokut, pastaj kam punuar në organet e zbulimit dhe të kundër-zbulimit pranë organit të Sigurimit për shtete ballkanike. Përsëri ka qenë Muhaxheri, i cili në atë kohë bënte stazhin për komandant divizioni për të marrë gradën e gjeneralit, që më ka sygjeruar “t’i lë punët nëpër shtabe dhe të filloj të aftësohem për komandant – do të thotë të punoja me trupat dhe jo në administratën ushtarake”. Propozimi i tij ka qenë që unë të kaloja në njësitë operative dhe të merrja postin e zëvëndës komandantit të batalionit. Vetëm pas një viti jam emëruar komandant batalioni në Zajeqar, në një moshë shumë të re për atë detyrë. Kjo në vitin 1980. Nuk kam përmendur disa kurse, speciale për zbulim dhe kundër zbulim, pastaj një tjetër për një armë-raketën tokë-tkë të tipit “malutka” 9K11M, minahedhësit 82 milimetra, madje kam qenë i vetmi instruktor i kësaj arme në Armatën e Dytë. Armë të cilën e kam përdorur më vonë në luftë kunër forcave serbe në Kosovë. Ka qenë e vetmja armë artilerike e këmbësorisë, vonë kemi marrë disa minahedhësa 120 në luftën e Kosharës. Më kujtohet - thotë Zemaj – i ashtuquajturi « kundërrevolucion » i vitit 1981 në Kosovë. Ushtria, edhe pase me kushtetutë e kishte të ndaluar që të përzihej në trazirat e brendshme, i futi hundët. Eprorët shqiptarë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke e paguar disa herë shumë shtrenjtë. Presioni ndajh eprorëve shqiptarë u rrit jasht mase, ndërkohë, që në mënyrë enigmatike disa kolegë disa kolegë të mi, oficerë shqiptarë « u zhdukën » ! Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë ushtarë shqiptarë. Në Krahinën e Timokut, ku unë shërbeja gjatë asaj kohe, nuk kanë ndodhur këto gjëra dhe jo krejt për meritë timen, pasi edhe komandanti i divizionit ka qenë shqiptar. Për pesë vite nuk ka ndodhur asgjë, asnjë ushtar i plagosur apo i vrarë, asnjë epror i zhdukur. Sigurisht që tentimet për të na provokuar, me qëllim që të na akuzonin e më vonë edhe të na gjykonin nëpër gjykatat ushtarake, kanë qenë të shpeshta, por kanë dështuar.

2011/12/05

Kur biznesi udhehiqet nga njerez te guximshem dhe largpames!

Agron Shele









Kur biznesi udhehiqet nga njerez te guximshem dhe 





largpames! 






Ideatori Flori Bruqi, udheheq me guxim dhe largpamesi Firmen "Flomed Prishtine", te vetmen firme kosovare te pranuar nderkombetarisht si distributor farmaceutiko-kimik.



Bashkangjitur keni web sajtin nderkombetar te fabrikes me te njohur boterore per dezinfektues Schülke-Mayr GmbH Gjermani,ku ne mesin e shteteve eshte e pranuar edhe Kosova,me perfaqesine Flomed Prishtine.
Firma ne fjale,eshte e vetmja firme kosovare e pranuar nderkombetarisht si distributor farmaceutiko-kimik.

Kurse para 4 vjetesh e njajta kompani deri ne vitin 2020 ka lidhur kontrate valide per distribuim te produkteve kimiko-farmaceutike te fabrikes me te njohur zvicrane ,Borer chemie AG,,.

Te gjitha porosite per dezinfektante mund ti beni ne kompanine Flomed Prishtine.

Afati i dergeses se mallit sipas marrveshjeve -kontratave behet ne tere teritorin e Kosoves per 2 ore!...
Kompania eshte e specializuar qe nga viti 2002 edhe per pune te D.D.D-se.

Suksesi Firmes -eshte edhe suksesi juaj.Me pune dhe koshience te larte -te gjitha arrihen,fale stafit te mrekullushem si dhe bashkepunimit te mrekullueshem me keto dy fabrika qe nga viti 1999 e deri me tash.

Dhe krejt ne fund Falenderim publik i behet te gjitha institucioneve shendetesore, klinikave private, si dhe Stafit te mrelullushem te DMD-se ne Policine e Kosoves per suksesin e arritur ne punen e plodhshme te ekipit ne prezentimin e vlerave ,
sukseve me keto preparate te ketyre 2 fabrikave me renome nderkombetare,qe kane gjete perdorim ne shume fusha -per nje mjedisi te paster dhe te shendetshem.

Per me shume informacion klikoni :

http://www.schuelke.com/int/en/contact/smi044_adresses.htm
 ·  ·  · Shpërndaje · E premte
    • Alma Alpina Begaj Suksese të mëtejshme z. Flori në punën tuaj!
      E premte ora 11:59.MD ·  ·  1
    • Venka Capa Suksese mikut tim te mire , urime e gezime .
      E shtunë ora 12:18.PD ·  ·  2
    • Hyqmet Hasko Florin une njohe sinje publiciste teper brilante,qe shkrimet e tija eshte shum i fashem ne te gjith rrjetin e fecbook-Por nje njeri me bot te madhe ne arte,,paska dhe nje shpirt tregtari te madhe dhe te bukur,,te shirbesh njeritu ne te gjitha format,jo vetem eshte bukur por dhe nje human i madhe..Une te uroj nga zemra miku im suksese ne cdo fush te jetes.
      E shtunë ora 5:30.PD ·  ·  2
    • Mimoza Cufaj Rexhvelaj Suksese,pse jo edhe ndonje bashkpunim biznesi !
      E shtunë ora 8:58.PD ·  ·  1
    • Nexhi Baushi Dhe mua,pamvaresisht se nuk e njoh personalisht,me jep kenaqesi kur nje bashkekombas ka sukses si ne fushen e publicitetit dhe ne ate te bisnesit.Qenia ime me profesion Ekonomiste,por me pasion letrar me jep privilegjin te kuptoj fare mire sukseset e tije ne de dy fushat.Nuk me mbetet vec z. Flori,qe qenka me zemer flori sic e paska emrin ti uroj shendet begati,sukses!!
      E shtunë ora 11:14.PD ·  ·  2
    • Jorgo Telo Nuk më mbetet gjë tjetër, veç t'i shpreh urimet më të sinqerta zotit Flori Bruqi për arritjet shumëdimensionale e ta përgëzoj për ndijmesësn e pakursyer ndaj krijuesve shshqipfolës e shqipshkrues...!
      E shtunë ora 11:25.PD ·  ·  1
    • Jorgo Telo Nderime dhe për zotin Agron DShele, që i kap shpejt kësi ngjarjesh dhe ua bën dhuratë edhe miqve.! RESPEKTE!
      E shtunë ora 11:26.PD ·  ·  1
    • Flori Bruqi FALEMINDERIT MOTRA DHE VELLEZER PER URIMET E SINQERTA NDAJ PUNES TIME SHUMEDIMENSIONALE.JU DHE FAMILJET E JUAJA QOFSHIN TE BEKUARA PER JETE DHE MOTE.SHENDET,SUKSESE MBARESI NE CDO LEMI TE JETES...

STIMUJ NDERIMI MORALË TE LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA 2011

Kristaq Shabani







INFORMIM

STIMUJ NDERIMI MORALË TE LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA 2011



Veprimtari madhore e përfshinë LNPSHA “PEGASI” ALBANIA këtë vit ecurie të pandalshme...

NË KUADRIN E FESTËS SË MADHE TË 28 NËNTORIT 2011 DHE PËRMBYLLJES ME SUKSES TË VEPRIMTARIVE MADHORE LETRARE TË VITIT 2011
PRESIDENCA E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA NË BAZË TË STATUTIT TË SAJ PËR DHËNIE STIMUJSH
NDERON ME TITUJT E LARTË TË LNPSHA “PEGASI” ALBANIA ANETARËT E SAJ,POR EDHE KRIJUES, ARTISTË TË SHQUAR TE SHQIPËRISË DHE KOSOVËS


I. “KRIJUES I SHQUAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
me motivim “ Arritje të larta profesionale, konkurrim vlerash, ndikim dhe impuls ne rritjen e energjizmit të shoqërisë intelektuale, shpërthim e dhënie mesazh për ndryshim progresivitet shoqëror, qenia në rol lideri në pasurinë kreative”



POETËT , SHKRIMTARËT, PUBLICISTËT:

1. ANTONIO BELLUSCI, STUDIUES FRASCINETO, ITALI
2.MIMOZA AHMETI, POETE , SHKRIMTARE TIRANË , ALBANIA
3. PROF. NADIA CELLA POP POETE, RUMANI KANDIDATE PËR ÇMIMIN “NOBEL”
4. DINO CUBATIS, POET, SHKRIMTAR SALAMINË, GREQI
5. PREND BUZHALLA, SHKRIMTAR, STUDIUES, GJILAN KOSOVË
6. PROF. KLARA KODRA, POETE, STUDIUESE, TIRANË, ALBANIA
7. VIOLETA ALLMUÇA, TIRANË, ALBANIA
8.ADA AHARON, POETE, IZRAEL
9.DOMENICO DEFELICE ROMË, ITALI
10. FRANCESCO AZUELA, POET BOLIVI
11. PATRICH SAMMUT , POET MALTË
12. PROF. NESE YASIN, POETE QIPRO
13. PROF. NEHAS SOPAJ, STUDIUES, POET SHKUP FYROM
14. NDUE UKAJ , PRISHTINË, KOSOVË
15. PROF. FIORENTIN SMANDARACHE, POET, SHBA
16. JOTA FOTIADHI- BALLAFUTI ATHINË GREQI, POETE
17. KULDEEP K. SRIVASTAVA, POET, DELHI , INDI
18. GIOVANNA VOLTI LOMBARDI, POETE, ALIAS AUSTRALI
19. PROF. ASSOC. DR.BEGZAD BALLIU, POET, STUDIUES PRISHTINË, KOSOVË
20. VASILIKI KALAHANI, KORINTH ,GREQI POETE, PËRKTHYESE, POETE
21. LETA KUCOHERA ATHINË, POETE, GREQI

ARTISTËT



II. “ARTIST I SHQUAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA


me motivimin: “ Kontribut i shquar dhe i ndritshëm në përçimin e vlerave reale të interpretimit, të penelatimit, duke përfaqësuar me dinjitet identitetin si dhe suksesimin në realizimin me aftësi krijuese shkëmbimin universal të vlerave”

ARTISTËT

1. IVNA MULA, SOPRANO, TIRANË, ALBANIA
2. MARGARITA XHEPA , AKTORE, TIRANË, ALBANIA
3.ENKELEJDA QESKU, KENGETARE TIRANË, ITALI
4.LULE ELEZI, PRISHTINË, PIANISTE KOSOVË
5.DRANE XHAI, AKTORE, SHKODËR ALBANIA
6.MERITA SMAJA AKTORE, SHKODËR ALBANIA
7.LAZËR FILIPI, AKTOR , TIRANË, ALBANIA
8. STAVRI ÇATI, PIKTOR , GJIROKASTËR, ALBANIA
9.ROVENA DILO, KËNGËTARE, TIRANË
10.KIÇO LONDO, REGJISOR , TIRANË
11.MIRADIJE RAMIQI, POETE, PIKTORE, PRISHTINË, KOSOVË
12.JORGO ROZE , KOMPOZITOR, INSTRUMENTIST GJIROKASTËR, ALBANIA
13.HAJRIE MAÇI, ARTISTE NË TRADITËN POPULLORE TIRANË, ALBANIA
14.XHELAL ANGONI, KËNGËTAR BARITON, TIRANË, ALBANIA
15. AGIM GASHI , KËNGËTAR, PRISHTINË, KOSOVË



III. NDERI I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA



me motivimin: “ Kontribut në zbatimin e parimitetit për një letërsi të mirëfilltë dhe për shkëmbim  universal vlerash në fushën e lëtërsisë bashkëkohore”.



1. ADEM DEMAÇI, POET, PRISHTINË, KOSOVË
2. PROF. PRIMO SHLLAKU, POET, TIRANË, ALBANIA
3. MR. KADRUSH RADOGOSHI, POET, GJAKOVË, KOSOVË
4. PROF. Dr. ZYMER NEZIRI , STUDIUES KOSOVË
5. ZAHARULLA GAITANAKI, POETE, PËRKTHYESE, ATHINË, GREQI
6. EFTIHIA KAPARDHELI, POETE, PATRA, GREQI.
7. HASIJE SELISHTA , POETE, PRISHTINË, KOSOVË
8. RAKEL VIANNA POETE, SAN PAOLO BRAZIL,
9. WENDY LISTER POETE, STUDIUESE, EGLAND
10. MAJLINDA SHABANI (ALEKSANDRA) POETE, PËRKTHYESE, ALBANIA
11. KOSTA GAXHONI, PERKTHYES,ALBANIA
12. FLORI BRUQI,POET,STUDIUES,PUBLICIST, PRISHTINË


IV. KRENARIA E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA



me motivimin: “ Kontribut dinamik me përçim idesh të reja në fushën letrare dhe artistike, interpretuese, duke u shndërruar në pikë referimi e shëmbëlltyrë pozitive për ecuri e progresivitet”

1. LEDIANA PAJA STILLO, KORÇË, ALBANIA, SHBA
2. DR. YLLKA FILIPI, POETE, STUDIUESE, TIRANË, ALBANIA
4. FLUTURA MAÇI, TIRANË , ALBANIA
5. KUJTIM MORINA, POET, TIRANË, ALBANIA
6. MAJLINDA RAMA, POETE, FIER, ALBANIA
7. GENTIANA MUHAXHIRI, POETE, GJAKOVË, KOSOVË
8. DR. ANTON GOJÇAJ, POET, STUDIUES TUZ, MAL I ZI
9. SHQIPONJA DURO, POETE, GAZETARE, LUVEN BELGJIKË
10. SHEFQETE GOSALCI, POETE, PRISHTINË, KOSOVË
11. GJERGJ NIKOLLA, POET, MIRDITË, ALBANIA
12. JOZEFINA TRABOINI, POETE, SHKODËR, ALBANIA
13. NEBI BUNJAKU, POET, PRISHTINË, KOSOVË
14. PROF. FLAVIA LEPRE, POETE, STUDIUESE, ITALI
15 KOZETA ZAVALANI, POETE, TIRANË, ALBANIA
16. SANDRO ALEGRINI, POET, STUDIUES ITALI
17. PROF. DR. MARIO KEDHI, REKTOR I UNIVERSITETIT VITRINA TIRANË
18. LEONARD VLASHAJ, UNIVERSITETI VITRINA TIRANË
19. ELONA HASIMLLARI, KOORDINATORE, UNIVERSITETIT VITRINA TIRANË

V.“Anëtar Nderi i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
1. MAG. REZARTA PODE, STUDIUESE, POETE, SHKODËR, ALBANIA
1. GUNSEL DJEMAL, POETE, ANGLI
2. AHMET OMERAGA POET , QIPRO
3. NAXHIJE DOÇI, PRISHTINË
4. SHKËNDIJE HODA GJAKOVË
5. Prof dr. SHEFQET DINA STUDIUES GJAKOVË.
6. MEVLUDE SARAÇI, STUDIUESE, PRISHTINE,KOSOVE
8.VENKA CAPA, POETE, TIRANË
9.ATILLA ELUSTUN, POET, TURQI
10. DRITAN KARDHASHI, PERKTHYES
11. PELLUMB GORICA,POET,STUDIUES
12. SAFETE RUGOVA, PRISHTINE,KOSOVE
13. MENDUH LEKA ,POET, KOSOVE
14. ANILA MIHALI, POETE,PERMET, ALBANIA
15. ALBANA CUFAJ ZHUTA ,STRUGË FYROM
16. HADËR MEVLANI ,POET, GJIROKASTER, ALBANIA

VI.SHPALL



“KONTRIBUT I SHQUAR REKLAMUES DHE PUBLIKUES I VEPRIMTARIVE PEGASIANE”


A. SHTËPI BOTUESE



1. “MARIN BARLETI” TIRANË, BOTUESE
MIMOZA AHMETI
2. ”ADA” TIRANË, BOTUES ROLAND LUSHI


B. MEDIA E SHKRUAR



1. PLUS GAZETA E ATHINËS SHQIP KRYEREDAKTORE IRA LONDO
2. REVISTA “KELENO” ATHINË GREQI BOTUESE PANAJOTA ZALLONI BUKURA
3. “POEMEZIA NOTIZE” ROMË , ITALI BOTUES DOMENICO DEFELICE
4. “OBELISK” REVISTË LETRARE TIRANË, ALBANIA BOTUES ROLAND LUSHI

C. MEDIA ELEKTRONIKE



1. TV GJIROKASTRA
2. TV “SYRI” GJAKOVA
3. TV “APOLON” FIER


D. FAQE INTERNETI



www bashkimi.kombëtar
www.newlifewaaco.org FLUTURA ZAVALANI

2011/12/03

Kur biznesi udhehiqet nga njerez te guximshem dhe largpames!

 Agron Shele


    NGA AGRON SHELE

Kur biznesi udhehiqet nga njerez te guximshem dhe largpames! Ideatori Flori Bruqi, udheheq me guxim dhe largpamesi Firmen "Flomed Prishtine", te vetmen firme kosovare te pranuar nderkombetarisht si distributor farmaceutiko-kimik. Bashkangjitur keni web sajtin nderkombetar te fabrikes me te njohur boterore per dezinfektues Schülke-Mayr GmbH Gjermani,ku ne mesin e shteteve eshte e pranuar edhe Kosova,me perfaqesine Flomed Prishtine. 

 
DREJTORI I KOMPANISË FLOMED
           Z.FLORI BRUQI

Firma ne fjale,eshte e vetmja firme kosovare e pranuar nderkombetarisht si distributor farmaceutiko-kimik. 

Kurse para 4 vjetesh e njajta kompani deri ne vitin 2020 ka lidhur kontrate valide per distribuim te 

produkteve kimiko-farmaceutike te fabrikes me te njohur zvicrane ,Borer chemie AG,,. Te gjitha porosite per 

dezinfektante mund ti beni ne kompanine Flomed Prishtine. 

Afati i dergeses se mallit sipas marrveshjeve -kontratave behet ne tere teritorin e Kosoves per 2 ore!...

Kompania eshte e specializuar qe nga viti 2002 edhe per pune te D.D.D-se. Suksesi Firmes -eshte edhe 

suksesi juaj.



Me pune dhe koshience te larte -te gjitha arrihen,fale stafit te mrekullushem si dhe bashkepunimit te 

mrekullueshem me keto dy fabrika qe nga viti 1999 e deri me tash. Dhe krejt ne fund Falenderim publik i 

behet te gjitha institucioneve shendetesore, klinikave private, si dhe Stafit te mrelullushem te DMD-se ne 

Policine e Kosoves per suksesin e arritur ne punen e plodhshme te ekipit ne prezentimin e vlerave , sukseve 

me keto preparate te ketyre 2 fabrikave me renome nderkombetare,qe kane gjete perdorim ne shume fusha

-per nje mjedisi te paster dhe te shendetshem. Per me shume informacion klikoni 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...