Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/01/25

Dëshmi për ndryshimin e poleve magnetike të Tokës















Graph of magnetic north pole shift (420 years):








Another graph with possible outcomes :
















5.0-5.9 quakes increasing at an alarm frequency (Average Annually=1300):
Years: 2000 | 2001 | 2002 | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011
Magnitude
5.0 to 5.9:  1344 | 1224 | 1201 | 1203 | 1515 | 1693 | 1712 | 2074 | 1768 | 1896 | 2009 | 2268 !!
source: [earthquake.usgs.gov]
Nga Instituti Britanik i Kërkimeve Gjeologjike (Këshilli Kërkimor i Natyrës dhe Mjedisit)
Një ndryshim i madh magnetik ndodhet në proces!
Anomalia në Atlantikun Jugor (SAA) është bërë e njohur dhe alarmante pasi zmadhohet dhe shpërndahet për në perëndim pranë Afrikës së Jugut, ku fusha magnetike e brendshme e tokës, dobësohet me ritme të shpejta në këtë rajon. Kjo mund të përbëjë dëshminë e një stadi fillestar, për ndryshimin fushës magnetike për në drejtim të kundërt të brendësisë së saj në tokë. Nuk njohim detaje rreth asaj që ndodh gjatë aktivitetit të kundërt, përfshirë edhe ato analoge të cilat u regjistruan në fushën magnetike dhe kohës që të kundërtës i nevojitet të plotësoj procsin.
Por, këto faktor janë shumë të rëndësishëm, për të njohur se ku mund të rritet rreziku i rrezatimit dhe si atmosfera mund të reagojë apo të përgjigjet.
Video 1:
Fusha magnetike e tokës, në të shkuarën ka ekzistuar shumë lartë, poshtë dhe me shumë kthime (e kundërta). E kundërta e fundit, ndodhi rreth 800,000 vjet më parë. Kështu, është e njohur dhe dihet se toka është në gjendje të krijojë nga e para fushën magnetike të saj, ashtu siç ka vepruar gjatë prehistorisë së njerëzimit. Duke konceptuar zhvillimin e SAA-s, mund të jetë e mundur si pasoj konceptimi i procedurës të së kundërtës, e cila është shumë e rëndësishme si dhe ndikimi i saj në jetë, natyrë dhe në mjedis.
Janë vërtetuar raporte rreth “transferimit të poleve” kundrejt Siberisë, të përshpejtuara. Ndërsa rajone më të nxehta gjeografike janë transferuar në veri perëndim.
Video 2:
Video 3:

2012/01/24

Ndahet nga jeta 16-vjeçarja Arfa, ishte gjeni në informatikë. Vdekja e saj trishton Bill Gates


shte programuesja më e re në botë e programeve kompjuterikë që kishte marrë këtë titull nga Microsoft. Ajo u nda nga jeta ndërkohë që ishte vetëm 16 vjeçe.

Bëhet fjalë për fëmijën – mrekulli të informatikës, adoleshenten Arfa Karim Randhawa nga Pakistani, e cila kishte fituar famë botërore në vitin 2005. Atëherë ajo ishte vetëm 9 vjeçe, por mosha nuk e pengoi aspak për të përfituar certifikimin si profesioniste nga Microsoft. Ky titull u jepet asa-ve të programimit nga kompania, duke u hapur kështu dyert për një karrierë në fushën e informatikës.
Për fat të keq, karriera e Arfa Karim Randhawa u ndërpre pa filluar mirë. E reja u nda nga jeta të shtunën që shkoi. Ajo kishte që nga dhjetori që ishte në koma, pas një krize epilepsie dhe një ataku në zemër.
Themeluesi i Mircrosoft, Bill Gates, jo vetëm që e njihte personalisht, por e adhuronte 16-vjeçaren Arfa. Ai ishte treguar i gatshëm për të mbuluar shpenzimet e kurimit të saj në SHBA. Por, mjekët nuk ranë dakord që të bëhej transferimi i pacientes në një spital tjetër. Kur mësoi për largimin e saj nga jeta, Gates komunikoi menjëherë me prindërit, për t’i shprehur ngushëllimet. I ati i Arfa tha se Gates ishte tronditur nga humbja e papritur e një talenti të tillë.
Bill Gates ishte njohur personalisht me këtë vajzë – gjeni në vitin 2006, kur Arfa kishte pranuar ftesën për të vizituar zyrat e Microsoft në Uashington.
Në ceremoninë funebre të saj, në Faisalabad të Pakistanit, ishin mbledhur shumë njerëz, midis të cilëve edhe ministra, për t’i dhënë lamtumirën e fundit vajzës që u bë simbol i vendit.

Ndonjëherë nuk kemi nevojë për fjalë, për të treguar se sa shumë e duam dikë…



Mbi 1.000.000 përdorues të internetit e panë këtë video të krijuar nga një kompani siguracioni, Thai Insurance. Dhe një gjë është e sigurt, të gjithë u përlotën.
Shpeshherë ndjekim reklamat e kompanive të ndryshme, por rrallëherë arrijmë të prekemi aq shumë.
Në videon e mëposhtme do të ndiqni një fragment kritik nga jeta e një babai me fëmijën e tij. Babai në video dallon nga prindërit e tjerë, pasi ka lindur shurdhmemec dhe nuk është në gjendje të komunikojë me fëmijën e tij adoleshente.
Por, siç do ta kuptoni edhe vetë në fund të videos disa-minutëshe, ndonjëherë nuk kemi nevojë për fjalë, për të treguar se sa shumë e duam dikë…

Përdhunohet live konkurentja e Big Brother-it në Brazil



Duket se gjithcka mund të ndodhë në një relity show… Një konkurente Big Brother-it Brazilian është përdhunuar live në TV. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia vendase e cila ka nisur menjëherë hetimet në studiot televizive në Rio de Janeiro, ku po realizohet ky reality show.
Ngjarja ka ndhodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës ku konkurentët ishin nën efektin e pijeve alkolike. Ka qenë konkurrenti Daniel Echaniz, 31 vjeç, I cili e ka detyruar me forcë studenten 23 vjeçare Monique Amin, të kryejnë marrëdhënie seksuale. Studentja edhe pse ishte nën efektin e alkolit I ka thënë jo dëshirës së 31 vjecarit për të bërë seks por ai ka përdorur forcën duke abuzuar me të. Për më tepër trasmetimi nuk ishte ndërprerë duke shokuar teleshikuesit e shumtë.
Nuk dihet se cili do të jetë vazhdimi I kësaj ngjarje të shënuar mengjithëse policia  pas marrjes në pyetje të Monique I ka kërkuar kanalit televiziv që të eleminojë Echaniz osë ndalojë transmetimin.

Shasi, qyteti ilir i 365 kishave


Qytetërimi shqiptar më shumë ndodhet nën dhe sesa mbi të. Në viset etnike shqiptare në Mal të Zi, e mbi të gjitha në rajonin e Ulqinit, janë një numër i madh i monumenteve të trashëgimisë sonë nga historia jonë e hershme, ku zë vend edhe qyteti i lashtë i Shasit, sot qytet që nuk banohet.
Nga FAHRI XHARRA
Shasi është vendbanim antik ilir, që ngrihet në malin po me të njëjtin emër. Këndej pari, në periudhën antike ka kaluar rruga e lashtë lidhëse në mes Ulqinit dhe Shkodrës.
Shasi në literaturë njihet si: Suatio, Suaço, Savocci, Svaciao, Fshas etj.
Baza e qytetit të lashtë është ndërtuar nga gurët e mëdhenj, ndërsa murin rrethues stuhitë e kohës e kanë dëmtuar shumë; ky mur bart vlera të mëdha arkitektonike dhe artistike. Edhe sot e kësaj dite aty qëndrojnë dy portat e qytetit.
Shasi për herë të parë u përmend në dekretin e papës Aleksandri i Dytë më 1067 si qytet Ipeshkvi. Në vitin 1183 pushtohet nga Stefan Nemanja dhe me atë rast barbarët e shkatërruan Shasin. Qyteti u mëkëmb, por përsëri pasoi sulmi i mongolëve më 1242, të cilët e shkatërruan krejtësisht.
Në fund të shekullit XIII e rindërtoi mbretëresha Jelena, ku edhe përjetoi kulmin e vet qytetar dhe tregtar deri në shekullin XVI, kur përfundimisht u sulmua dhe u shkatërrua nga turqit, më 1571. Nga ky vit Shasi njihet si “qyteti i vdekur”. Në këtë vit turqit e pushtojnë edhe Ulqinin dhe Tivarin, ku banorët vriten dhe qyteteve u vihet zjarri.
Mirëpo, kur kemi të bëjmë me veprimin kishtar, Shasi ka pasur kisha aq sa ka ditë viti e që është rast unik në botë, kurse tani shihen vetëm themelet e tetë kishave, të cilat i përmend edhe Justiniani (1533) dhe më vonë Marin Bici (1610), katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet. Të gjitha kishat në Shas kanë qenë të zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e në disa edhe tani dallohen gjurmët e ngjyrave në mure.
Pjesët e mbetura të fortesës gjenden në shkrepa. Përveç Shasit në periudhën veneciane rreth Liqenit të Shkodrës ishin edhe qytetet Trishti, Danja dhe Sarda.
Arqipeshkvia e Tivarit (mbi 900 vjet) ishte baza kryesore e katolicizmit në Shqipërinë e Veriut, por edhe ipeshkvia e Shasit luante të njëjtin rol për zonën e vet. Në vitin 1443 ipeshkëv i Shasit ka qenë Palë Dushmani.
Edhe Pjetër Bogdani e përmend Shasin në shkrimet e tij duke thënë se shtrihet në perëndim mbi qytetin e Tivarit, në veri deri te Kravari dhe në lindje përfundon me lumin Buna.
Sikur të bëheshin hulumtime nënujore, do të gjendej edhe më shumë nga Shasi; kjo trashëgimi e pa hulumtuar nga ana jonë është fshehur nga sllavët me shekuj. Ka edhe fakte që dëshmojnë se gjatë verës, kur niveli i ujit të liqenit të Shasit është i ulët, shihen pjesë të mureve të shtëpive të dikurshme të banimit.
 Periudha ilire
Gjetjet arkeologjike provojnë se qytetin e Shasit, të panjohur deri në shekullin VIII, në të vërtetë e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit.
Shasi më herët u shndërrua në hapësira me vende të fortifikuara sikurse tregon pozicioni i tij në luftën në mes Papatit dhe Bizantit për të zotëruar këtë qytet në kohën e mesjetës. Hulumtimet në lokalitetin e Shasit të vjetër dëshmojnë për ekzistencën e vendbanimit parahistorik si bazë ku është ngritur qyteti i Shasit, pasi u bë zbulimi i kulturës së Komanit, me anë të së cilit u bë përcaktimi më i saktë i datimit të objekteve sakrale që kanë ekzistuar që nga shekujt VI-VII.
Ky vendbanim i lashtë, përveç rëndësisë strategjike, jepte edhe kushte të përshtatshme për jetë, duke u parë edhe vendndodhja e tij në liqenin e Shasit dhe Bunën të pasur me peshk, zogj, shtazë të egra dhe kushte të tjera të veçanta për blegtori dhe bujqësi.
Duke iu referuar një shkruesi të panjohur dhe dorëshkrimit të tij “Dulcigno secondo l’antica descrizione…”, thuhet se “në këtë trevë gjendej qyteti shumë i vjetër i quajtur Shasi, ku duken gjurmët e 365 kishave larg nga Ulqini 15 milje…’.
Më tej shkruan se “afër këtij qyteti gjenden liqeni, shpella, burimi ujit dhe mali Lisinjë, Ledhet e Shasit dhe porta ku vdiq Kapedani i Qesarit, duke luftuar tmerrësisht kundër Pompejanit ku janë edhe sot në këmbë dhe si mrekulli një gropë e madhe, ende parrafshuar…”.
Shasi mesjetar
Nuk ka dyshim se Shasi mesjetar si qytet i zhvilluar është përjetësuar edhe në numizmatikë, sepse i ka farkuar monedhat e veta, të cilat e mbanin mbishkrimin Suacium, si dhe ajo që e paraqet figurën e Shën Palit Pagëzuesit, si mbrojtës i qytetit, si dhe pirgun ashtu dhe kështjellën me portën madhështore të këtij qyteti.
Versionet malazeze të kësaj periudhe cekin se Stefan Nemanja (shek XIII) i shkatërroi kishat shqiptare dhe librat e kohës e kreu konvertimin me dhunë të banorëve të mbetur në ortodoks, gjë e cila përputhet me traditën gojore në Shas, ku banorët tani të fshatit Shas thonë “se të gjitha kishat në fillim ishin katolike”.
Kërkimet e para të arkeologjisë jugosllave, që u takojnë viteve 1980, zbuluan një hershmëri më të madhe se ajo që dihej. Ishte pikërisht trashëgimia ilire e kulturës së Shasit që e trembi shkollën arkeologjike të Beogradit. Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me ngutje ndërpreu hulumtimet, kur vërejtën se kanë të bëjnë me një qytet të lashtë shqiptar.
Ky pra, është qyteti ilir i 365 kishave, që në fillim u shkatërrua nga sllavët e pastaj e vërteta e gërmadhave të tij u fsheh po ashtu nga sllavët.
Vetëm ne, si njohës të mirë të vetvetes dhe duke mos i mohuar rrënjët tona, mund ta shkruajmë historinë ashtu siç duhet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...