JETA PA TY
Jeta pa ty nuk është jetë
pa ty nuk dua të jetojë,
unë pa ty po vuaj shumë
po ti çfarë po bën për mua?
Ti për mua s’je më e njëjta
diçka në ty ka ndryshu,
nuk e di a ke gjetur tjetër
apo mua më ke harru
Nuk e di më çka të bëj
shumë të deshta e të ndjeva,
por nëse ti s’më donë
më thuaj të lutem se u treta
EJA BASHKË TË RRIMË
Që kur ti ke ikur asgjë s’ka kuptim
se ti vajzë je ajër për zemrën e shpirtin tim,
mendoj shumë për ty dhe për largësinë
dhe zemra brenda plas të lutem eja bashkë të rrimë
AFROHU
Mos i hap krahët
që të fluturosh
hapi krahët
të më përqafosh
Unë nuk lëviz dot
jam si akull i ngrirë
afrohu më puth buzët
dhe shuaje këtë dëshirë
KËTË NATË TA KALOJMË
Në shtratin e ftohtë
tani jam pa ty,
nuk ndjej dorën tënde
nuk i shoh ata sy
Nata po më tremb
sytë po më lotojnë,
pse nuk jemi bashkë
këtë natë ta kalojmë
NË ËNDËRR
Sa herë bie nata ti vjen më ledhaton,
më ngjan sikur jam në ëndërr dhe dikush më zgjon.
Por kur sytë i hap e shoh se ti je larg,
krahët i zgjas dua hijen të ta kap…
TI ISHE ATY
Ka ikur trishtimi
e ku është sonte nuk e di
sa mirë, dashuria sonte nuk u tremb
sepse ti ishe aty
TË NGROH TRUPIN TIM
Më mungon buza jote
në këtë natë të qetë,
dora jote e ëmbël
të më ledhatoj lehtë
Syte e tu të ëmbël
të më falin një shikim
e i gjithë trupi yt
të ngroh trupin tim
TI JE
Ti je një dritë
që ndriçon errësirën time
Ti je një nostalgji
që del nga mijëra kujtime
Ti je një përrallë
që më le pa gjumë
Ti je fryma ime
pa ty s’jetoj dot unë
LËVIZI
Lëvizi në tokë më duket
vetja si i ngrirë
lëvizi drejt një rruge
pa e ditur fati
ku do më dërgojë
lëvizi e më duket
sikur lundroj
rrugën tentojë ta gjejë
por mjegullë është gjithëandej
lëvizi gjithëkund por për
çudi ty askund
s’mundë të të gjejë
NË ZEMRËN TIME
Do të jesh e imja,
këtë e ndjej,
do të tretem me ty,
me ty jetën do e kalojë,
se vend në zemrën time
përveç teje,
askush tjetër nuk ka
TI JE
Ti je si det
pafund, pa breg
pa kufi,
ku bredhin
mijëra valë,
mijëra dashuri
NË BUZËT E TUA
Zjarrin në buzët e tua
Dua ta shuaj
Të të puth dhe
Për ty mos të vuaj
Unë për ty mendoj
Dhe vetëm dy fjalë
Nga ti dua t’i dëgjoj
PUTHJE PAFUND TË JAP
Një natë e gjatë po vjen
dhe s’di si ta kaloj,
gjumi më është prishur
veç për ty mendoj
Edhe pse larg teje jam
përsëri të jap përqafime
plot me mall, dhe natën kur fle
puthje pafund të jap
DO TË FLAS VETËM PËR TY
Unë jetoj se të dua shumë
sytë e tu të bukur
i shoh edhe në gjumë
jetën do ta jap për tënden dashuri
edhe te varri të më pyesin
do të flas vetëm për ty!
GJËJA MË E SHTRENJTË MË JE TI
Gjëja më e shtrenjtë
në jetë më je Ti,
pa Ty vështirë e kam të jetoj,
pa Ty s’jam as në tokë e as në qiell
Mi jep krahët të fluturoj
të vijë tek ti dhe të përqafoj,
të të puthë në buzë
dhe të them se sa shumë të dashuroj
NJË LOJË TË ZJARRT
Dua të fluturoj shumë larg
me ty në këtë natë,
Atje ku do të ishim
vetëm ne të dy
Do ta ndeznim një lojë të zjarrt
të dy bashkë
Dhe për të fjetur
në gjoksin tënd magjik