Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/15

Ilirët megjithatë kanë lënë shkrime




Me ndihmën e Zotit arrita t`i identifikoj, dhe t`i lexoj shkrimet ilire.
Objekti nr.2228 i gjetur në afërsi të Kullines (Dardanë), portret burri ilirëShkruan: Profesor Shaban Berisha 



Interesim për arkeologjinë kam patur që nga koha e studimeve kur studioja
Akademinë e Arteve  në degën e pikturës, aty nga fundi i viteve të `70-ta.
Pas përfundimit të studimeve fillova të lexoj literaturë. Fillimisht lexoja literaturë fetare, por edhe të fushës së historisë e arkeologjisë, veçanarisht atë të historisë ilire. Pothuajse çdo botim që kishte të bënte me këto fusha e siguroja dhe e lexoja me kënaqësi.
Ajo që më ka brengosur gjatë leximit të literaturës së historisë ilire, ishin mendimet e shumicës së ilirologëve rreth shkrimit të ilirëve, të cilët deklaronin se:
“Fatkeqsisht ilirët nuk kanë lënë shkrime”. Mendoja me vete, a është e mundur që ilirët të mos kenë lënë shkrime?!  Nuk më besohej, kisha një bindje se Pellazgët paraardhësit e ilirëve duhet të kenë patur shkrim, andaj më dukej e pamundur që ilirët të mos kenë trashëguar shkrimin nga të parët te tyre.
Në janar të vitit 2008, isha duke lexuar librin e studiuesit me prejardhje shqiptare Aref Mati  “Shqipëria – Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen,” - Saktësisht isha te faqja 454 ku ishte një foto në të cilën dukej një pllakë guri me shkronja të pa qarta. Pranë fotos një tekst ku shkruante: “Mbishkrim ilir i Skutarit (Shkodra) “alfabet” ilir (apo gërma) çuditrisht të zhdukura!”.
Objekti nr.4687 i gjetur në afërsi të Kullines (Dardanë), portret burri ilirë
Më kujtohet ajo ditë, ishte 6 janari I vitit 2008, kur e mora dhe fillova ta analizoj këtë shkrim, a mos ndoshta do të kuptoj diç nga ato “ gërma të zhdukur ilire”.
Me ndihmën e Zotit arrita ta lexoj dhe ta deshifroj këtë shkrim dhe këtu filloi veprimtaria ime në leximin dhe deshifrimin e mbishkrimeve ilire.
Në fillim ende nuk kisha guxim të paraqitem në media, ende nuk e kisha sigurinë e duhur për ta mbrojtur këtë që kisha arritur të bëjë. Më duhej ende kohë për të vërtetuar dhe saktësuar disa gjëra rreth deshifrimit.
Më vonë, sidomos gjatë vitit 2010, pasi që kisha arritur një përvojë dhe kisha bërë një numër të konsiderueshëm të deshifrimeve, tentova të paraqitem në ndonjë nga gazetat tona, por kuptova se nuk ishte punë e lehtë.
Objektet që kam deshifruar janë mbishkrime ilire të gdhendura në gurë. Kryesisht janë gurë varrezor në të cilët pos shkrimit ka edhe portrete të punuara në mënyrë reliefore, me një, dy, tre e më shumë portrete të të dy gjinive të gdhendura në një gurë. Kam hasur edhe portrete të nënave me foshnjat e tyre, me një e me dy. Pastaj portrete të dy bashkëshortëve, si dhe disa portrete në një gur që janë gurë varri familjar. Të gjitha portretet e kanë të theksuar një buzëqeshje në fytyrë, sikur ato të epokës egjeane-pellazgjike dhe ato të periudhës arkaike.
Objekti nr.4130 i gjetur në fshatin Kopernicë, portret burri ilirë
Me shkronja kanë shënuar emrin dhe mbiemrin e të vdekurit si dhe në ç’moshë ka vdekur. Kështu, kam arritur t`i nxjerr këto pamje nga guri ku janë ruajtur që nga koha e lashtësisë (Sqarim: për këtë kam edhe shumë Skica dhe fakte).
Objekti nr.4476 i gjetur në lokalitetin Arrnica, fshati Hogosht (Dardanë) portret i nënës ilire me fëmiun.
Numri i emrave nuk është aq i madh. Emrat i përkasin dy periudhave: asaj parakristiane ku ka kryesisht emra të pastër ilirë dhe periudhës kristiane, ku emrat janë të përzier ilirë dhe me domethënie të fesë së krishterë.
Në disa mbishkrime përmendet Zoti Hyu, që të bën të kuptosh se ilirët kanë besuar në një zot, pra në Zotin Hyu.
Mbishkrimet janë punuar me një bukurshkrim të theksuar me shkronja të përdredhura. Shumica e shkronjave janë të njejta me shkronjat e alfabetit tonë, por ka edhe shkronja që janë krejtësisht të veçanta.
Të gjitha objektet e deshifruara janë gjetje siperfaqsore, të cilat i kam gjetur në disa lokalitete të Komunës së Dardanës, si në lokalitetet: Kulina, Kopra, Berkoci, Arënica. Kam bërë fotografime dhe deshifrime të një numri të objekteve edhe në lokalitetin e Ulpianës, si dhe disa objekte në Muzeun e Kosovës.
Nëse do të më ipet mundësia të paraqitem në njërën nga mediat vizive kam se çka t`i tregoj opinionit dhe atë kryesoren që është knaqësia ime, faktin se ilirët megjithate kanë lënë shkrime.

Edhe një krijues i mirëfillt i Diasporës Shqiptare


Përgaditi: Muhamet Hoxhaj - 
Nga viti në vit si në trojet etnike ponjashtu edhe në diasporë po rritet numri i revistave, 
Muhamet Hoxhaj - Themeluesi i portalit KosovariMedia.com
Muhamet Hoxhaj - Themeluesi i portalit KosovariMedia.com
romaneve, veprave letrare, por edhe i krijuesve që i përkushtohen krijimtarisë letrare dhe mendimit kritik për letërsinë shqipe.
Intelektualët tanë të cilët emigruan në diasporë aktivitetin atdhetar e patriotik ndaj çështjes kombëtare kurrë nuk e ndërprenë. Ata me guximin, vendosmërinë, e dashurinë e madhe që kanë ndaj çështjes kombëtare, rëndësinë e shkrimit, vazhduan edhe në kohën kur njeriu, për një fjalë goje dënohej me vite. Këto vargje flasin qartë për nivelin poetik të Ramiz Dërmakut, i cili i takon grupit të krijuesve të mirëfilltë, duke qenë inkurajues i vazhdueshem i formave të reja të shprehjes emancipuese dhe kulturës, jetës në të gjitha segmentet e saja.
Poeti ka shkruar, për ta informuar opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar me realitetin në të cilin kalonte Kosova dhe populli Shqiptar. Fjala e tij e ushqen shpirtërisht lexuesin, dëshira për lirinë është ndjenja më e fuqishme që rrjedh nga fëmijëria e tij kur prindërit ia mësonin historinë tragjike dhe po aq të lavdishme të popullit shqiptar.
Kjo dëshirë hyri në kokën e Ramizit, siç kishte hyrë edhe vetë jeta e tij.
Këto vargje të shkrura nga dora dhe zemra e publicistit Ramiz Dërmaku, tregojnë qartë se poeti shpirtërishtë e ka përjetuar luftën dhe së bashku me popullin ka ndarë dhembjen.
.... Deri vonë do të jemi,
pa shpi e pa zot,
të vuajtur e të robëruar
akoma edhe sot... (28. Nëntor 1968)
Poeti e kuptoi herët se situata për çdo ditë vinte duke u keqësuar në Kosovë dhe ky vendosi t'i bëjë një rezistencë pushtuesit sllavobarbar. Ky motiv i Ramizit në vargjet e tij tingëllon fuqishëm edhe atëherë kur në mënyra realiste dhe tronditëse e përjeton shpirtërisht robërinë dhe nga tërë kjo mund të konkludojmë se “Pa lirinë njeriu s'rron”.
.... Valëvitem në mesnatë
Ëndërroj për dritë e mirësi
Se rruga që kemi zgjedhur
Do të na shpie
Nga robëria në Liri.... (6 prill 1981)
Ramiz Dërmaku është patriot i lirisë së atdheut dhe lirisë së njeriut. Pra me plotë të drejtë themi se intelektuali, krijuesi, poeti Ramiz Dërmaku, është ndër penat e zgjuara në Diasporë, “një burim i pashterrshëm me energji krijuese, një vullkan i pa shuar sentimentesh morale dhe patriotike.
....Jusufi, Kadriu e Bardhoshi
Trinom lirie
Penat nuk i djeg baroti
Panteon lavdie.... (Martirëve të lirisë)
Kosova është Dardania e zemrës sonë, shkëmb graniti me Shipkovicën tejmatanë Prizrenit, me Drenicën në Zemër dhe me Mitrovicën. Atje ku shqipja nis e fluturon”, siç ka theksuar Baki Ymeri për Neki Lulaj, në një shkrim të tij. Poeti Ramiz Dërmaku, tani e ka vërtetuar personalitetin e tij si krijues dhe publicist. Poezia dhe gazetaria ka qenë dhe mbetet hobi i tij artistik. Në krijimet e poetit Ramiz Dërmaku zotërojnë temat historike, përkatësisht personazhet që kanë hyrë në historinë tonë më të re.
Po çka nuk shkroi?!
Shkroi edhe për kriminelët, bajraktaristët, karrieristët, tradhtarët, gënjeshtarët, kuislingët. Shkroi edhe për krimin, dhunën, korrupcionin, helmimet, vrasjet. Por nuk harroi të shkruajë edhe për anët pozitive dhe sukseset të cilat na shpien drejt çlirimit e ndërtmit dhe konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
.... O Bardhyl Ajeti,
Ti o trim, o guximtarë,
Luftën kundër krimit,
E vure në rend të pare.... (Bardhyl Ajetit)
Poeti i ri Ramiz Dërmaku është poet meditativ, i thellë dhe i qartë në mendime, ai  e njeh, për mrekulli, psikologjinë e njeriut. Ramizi në jetë duket njeri i tërhequr dhe jo i zëshëm, paksa i ndrydhur. Kjo është veçori e karakterit të njerëzve të aftë e të urtë.
Vargjet e poetit të ri Ramiz Dërmakut, zgjojnë nostalgji, kur i lexon ato ta shërojnë shpirtin dhe e kënaqin veshin e lexuesit. Kur i lexon ato, ndjenë këndellje mendjeje e freski shpirti. Me një fjalë: pas leximit të poezisë së Ramiz Dërmakut, lexuesi e ndjenë vetvetën të qetësuar shpirtërisht e fizikisht, së paku, pë një çast, njeriu lirohet nga stërngarkesat dhe preokupimet e përditëshmërisë sonë, në Kosovë e Diasporë.
.... Bëhu i sjellshëm
Dhe inteligjent
Çdo herë shërbej popullit
Po ta la amanet.... (Poezi kushtuar Nënës)
Kështu pra, Ramiz Dërmaku, gjatë tërë kohës u bëri orvatje titanike, për të luftuar kundër të keqes në jetën tonë, për t’i shpluar e zhveshur fytyrat e idhujve të rrejshëm, për ti treguar rëniet, ngritjet, zhgënjimet, ëndërrat dhe shpresat tona, për të prekur në dhëmbjet e zgjimit tonë madhështor. Siç duket, Zoti e natyra disa njerëzve u jep aftësinë e jashtëzakonshme krijuese. Këtë dhuratë e ka privilegj edhe Ramiz Dërmaku, për të na ligjëruar neve, për të na ngrohur dhe qetësuar shpirtin.
Zoti e solli tek ne, për të na dhënë forcë e shpresë nëpër kohëra; për t’i jetësuar ëndrrat tona të ëndërruara me shekuj, për t’u bër realitet historik, çfarë edhe u bënë.
Shkurt për Autorin
Ramiz Dërmaku
Ramiz Dërmaku
Ramiz Dërmaku vjen nga një familje fisnike me rrënjë të lashta të atdhetarizmit shqiptar. U lind më 10 nëntor 1956, në fshatin Shipashnicë e Epërme, komuna e Dardanës (ish Kamenicë). Gjashtë klasët e para të shkollimit fillestar i kreu në vendlindje, ndërsa dy vitet e fundit në shkollën fillore "Skënderbeu" në Hogoshtë. Tre klasët e gjimnazit (drejtimi gjuhësor),  i kreu në Hogoshtë, ndërsa vitin e fundit në Dardanë. Me shkrime filloi të merret që nga shkolla e mesme. Pas kryerjes së gjimnazit regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (dega e Biologjisë), në Prishtinë. Ai jeton dhe vepron në komunën e Ravensburgut të Gjermanisë.
Në fund i themi me zërin e zemrës: Ju priftë e mbara dhe shëndeti, Ramiz Dërmaku, juve dhe mbarë familjes Suaj!

Konceptualitete moderne në poetikën e Adem Zaplluzhës




Nga Fatmir  Minguli 
Adem Zaplluzha
Adem Zaplluzha
Që në  titullin e librit, autori përpiqet të na japë nocione të afërsisë dhe largësisë. Shumëkush mund të  kuptoje se poeti  ka në mendje vetëm afërsitë apo largësitë gjeografike. Kjo është e vërtetë, por është vetëm kuptimi i ngushte i kësaj shprehjeje. Poezitë e këtij libri qëllojnë me larg, ato bëjnë flurudhen parabolike që rrok vendet dhe kohët njëherësh. Poezia e tij, kështusoj merr dimensione universale dhe bëhet shumë vëllimshe, e aftë të prodhojë mendime, hamendje, përceptime e ide te guximshme. Edhe pse i kalon kufijtë e fantazisë nëpërmjet figurave të shumta artistike, krejt të veçanta, poezia e Adem Zaplluzhës nuk është efemere, përkundrazi, ajo shpreh revoltën kundër artificiales, një revoltë, siç thekson Xhejms Xhojsi, që është një mënyrë shprehjeje kundër aktualitetit.
Bashkimi i të kundërtave
Në poezitë e këtij libri poeti nuk bie në kthetrat e të pakuptimtës, fenomen ky te shumë poetë të ditëve tona. Kjo ndodh se e pakuptimta mbështetet fort në kompleksin e të kundërtave, kompleks që poeti e ka për zemër. Ai përdor teknikën e pohimit të një të kundërte që e ka thënë më parë në të njëjtën strofë apo poezi. Kjo është antifraza, një figurë e mirëfilltë letrare aq e preferuar nga poetë të shquar si Leopardi. E  thënë ndryshe, kjo figurë në mënyrën si e përdor Zaplluzha, e ka burimin teorikisht në psikologjinë e Frojdit. “Çfarë dite është sot kur dje ishte e shtune?/ Asnjë pëllumb nuk fluturoi/ Mbi çatinë e lagjes.” (Procesioni)
Te tilla forma ka me dhjetëra në librin Sa afër e sa larg por dhe në shumë libra të tjerë me poezi, ku nëpërmjet antifrazës poetike ai abstragon ajroren me tokësoren.
Në të gjitha këto teknika brenda konceptit të antifrazës, Adem Zaplluzha i drejtohet shpesh dikujt pa emër, i hakërrehet e i lutet, i kërkon mendim e pastaj ia kundërshton e kështu debaton pa fund. Por në esencë të këtyre veprimeve, ai koncepton të Plotëfuqishmin, Perëndinë apo “Mësuesin". Po kështu, pa kufij kohorë, ai merret me të padukshmen, qoftë mike, mitike apo armike, duke na dhënë figura letrare të guximshme, që arrin t’i fusë gjithë qytetin në trurin e tij: “Ti ike pa ditur rrugën/ se ku të çon/ mbete/ në muranën e kujtimeve.” (Murana e kujtimeve)
Delikatesa dhe ashpërsia janë bashkërendse të poezisë në këtë libër. Duke mos qenë poet i euforisë, ai preferon ashpërsinë delikate antitezë të cilën ai sjell që nga kohërat e Testamentit të Vjetër. prej nga vijnë tablo të gjalla nëpër rrugët plot shi e ngjyrë gri të qyteteve, aty ku "metaforat kërkojnë azil në dhimbjen e tyre të pashuar". Ashpërsia e poetit Adem Zaplluzha konsiston pak a shumë në teorinë e poezisë të Bodlerit, ku faktet janë kokë fortë, ku ngjyrat e kohës s'kanë bukurinë e ekraneve televizive apo të kinemave tredimensionale. Shqetësimi, kjo është ashpërsia e poezisë, një lloj rënkimi për dhembjet, mashtrimin, mosbesimin, kujtesën e daravitur. A nuk janë përgjithësisht të gjitha këto elemente si emblema të hidhura të kohëve që po jetojmë?
Duke i dhënë përparësi konceptualitetit të kohës dhe të kundërtave në çdo qelizë të saj, Adem Zaplluzha tek përmend disa here tabllon e Deradiane të vajzës që mbush shtambën në kroin e fshatit na shpjegon se është balta ajo që krijoi jo vetëm shtambën. Kështu ai e sheh sendin si pragmatist por njëkohësisht edhe si analist e bën një kontravers, në dukje, me veten e tij, por nuk është ashtu! Te shtamba ai sheh kohën, periudhat e kaluara por dhe ato të ardhme që duket filozofikisht krejt bukur në poezinë "Dhembja e qiellit". Duke bërë analiza tipike frojdiane ai është njëkohësisht dhe eksistencialist duke e konsideruar veten(njeriun) pafundësisht të panjohur: “Sonte me duket se kam filluar/ Ta  njoh vetveten,/ Unë nuk jam me ai/ Që isha para pak kohe/ Kam ndryshuar për shume shkallë.”
Forca e formës dhe e përmbajtjes
Në librin "Sa afër e sa larg", Adem Zaplluzha shfaqet novator, ashtu si në shumë libra te tjerë të tij. Noviteti konsiston në një kombinim elastik të formës dhe përmbajtjes së poezive  të tij. Ky kombinim stoliset për bukuri me simbolizmin tradicional të kulturave të popullit shqiptar. Shpeshherë  poeti i referohet një shprehje të parapëlqyer nga ai, e "kafshuar nga koha", që përfaqëson një thirrje, simbol e modernisteve ashtu si ka ndodhur me poetët e mallkuar francezë të cilët e transformuan formën ne dobi te përmbajtjes, duke tejkaluar sistemet tradicionale. Migjeni njihet për përmbajtjen e poezisë se tij revoltuese e për vargun e tij të lirë. Te Zaplluzha është po ajo përmbajtje si te Migjeni por forma është krejt tjetër. Poezia e tij është alineare, as e thyer e as e lirë. Ka formën e një katërvargëshi autonom që gjithsesi lëviz nga  strofa në strofë brenda një poezie. E prapë dallon lehtë si poezi e personalizuar e Zaplluzhës.
Me një qetësi modeste, ai fut njeriun si njeri real dhe njeriun metaforë. Njeriu i Zaplluzhës është ai i Sizifit, mitin e të cilit e bën motorino për çdo poezi. Në poezinë qytetare "Projektimi i rrugëve" kemi këtë strofë sizifiane: “Kur mbërrijmë/ Në fund të qëllimit/ vetëm atëherë e kuptojmë/ se ende s'jemi nis/ në projektimin e rrugëve.” Duke ndjekur forma moderne të shprehimit poetik, ai shpesh nuk është konkret me ngjarjet qe ka kaluar apo po kalon populli kosovar. Kjo bëhet me vetëdije të plotë nga poeti i cili është vazhdimisht në kërkim jo vetëm të temës (përmbajtjes), por edhe të formës. Një nga këto forma është ajo që përdor "iktusin" çka është pjesa me intensive e vargut e cila e alternuar me pjesët e vakëta apo pushuese na jep ritmin e poezisë. Iktusin, Adem Zaplluzha e përdor zakonisht në fund të poezisë si një normative personale e tij. Ne përputhje te plote me formën, lumi dhe lisi janë në qendër të shqetësimeve, janë metafora të trojeve të Kosovës përfshirë fshatin dhe qytetin. E nuk mjaftohet me kaq se ai bashkëpunon me dhe me kozmosin. E ul në trojet kosovare tek ata lisa e te ata lumenj  deri dhe te zambakët e ballkoneve. Poeti kthehet në mag por që kërkon ta zbusë mallkimin, forcën e tij. E kurrë nuk mungojnë baladat shekullore shqiptare: “Eja preke lotin/ dhe plagët e baladës/ Sonte/ Mund të prekësh çdo gjë/ E dashura grua. (Prekja jote)
Në tablotë e shumta te jetës kosovare që Zaplluzha na paraqet,shohim të lodrojnë si pa të keq ashtu si aktore të teatrit absurd lisat e mbështjellë me tisin e këtyre baladave te çmuara. Demonstrohet, në këtë mënyrë morali i tij qytetar te cilin e ka si objektiv, vizion. fakt për t’u konkretizuar. Është plotësisht brenda perifrazimit të kritikut të letërsisë, italianit bashkëkohës Lorenzo Renzi të shkruar në librin “Si të lexojmë poezinë": Poezia është një metaforë e nostalgjisë së nëe jete të rregulluar nga kritere morale, të pandotura nga kompromiset. Poezia shpreh, pra, nostalgjinë e një jete te rregulluar nga vlerat e njeriut e jo ato të parasë". Prandaj poetika origjinale e Zaplluzhës lodron si një muzikë që bashkon e largon ashtu si dy krahët e një fizarmonike, idetë e kundërta, afërsinë dhe largësinë, kozmosin dhe fijen e barit. Brenda kësaj lëvizjeje psikologjike që bën poeti, lexuesi shpesh dallon një fund që ndrit, një optimizëm modest, të thjeshtë ashtu siç është drita e vogël -xixëllonjë e fundit të një tuneli të gjatë. Poeti Adem Zaplluzha pikërisht këtë drite kërkon, arritjen e mundishme të fundit të tunelit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...