Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/18

Tek koka të fola gjuhën e nënës












Agim Bacelli ka lindur në Korçë në vitin 1951. Shkollën tetë vjeçare e ka kryerë në Bulgarec dhe të mesmen e në qytetin e Korçës. Studimet e larta i ka kryerë në Akademinë e Aviacionit. Pas përfundimit të këtyre studimeve ka kryer dhe dy kurse të larta teknike duke marrë klasin teknik më të lartë të Aviacionit Luftarak Shqiptar.

Ka shërbyer në Bazën Ajrore të Rinasit dhe atë të Zadrimës për afro 18 vjet. Ka mbajtur gradën major deri në lirimin e tij në vitin 1995 kohë kur ai së bashku me familjen e tij u emigrua në SH.B.A.

Sot jeton dhe punon në qytetin e Nju Jorkut.

Eshtë nga të parët që ka përqafuar idetë demokratike dhe me artikuj të tij ka goditur ashpër rregjimin diktatorial që në fillimet e demokracisë. Këtë e kemi parë dhe në shumë tregime autobiografike që kemi lexuar nëpër listat tona.

Kemi shume vite qe lexoj dhe z. Agim Bacelli ka qene nje nga autoret qe e kam lexuar qysh ne fillim te pjesmarrjes sime ne keto lista...

Ai me shkrimet e tij te vazhdueshme mund te them se ka qene nje nga kontribuesit me te vecante ne keto lista dhe jemi mahnitur nga gjeresia e tematikes, nga menyra e rrefimit me detaje, bukur artistikisht dhe me nje lidhje logjike te vecante.

Ne cdo shkrim te Agimit kemi pare dashurine e tij te pakufishme per Perendine e gjithcka qe ai ka krijuar, perkthyer, trajtuar lidhur me kete ceshtje eshte nje pune kolosale.

Shkrimet e Agimit per gruan kane qene (dhe jane) nje thesar i cmuar per listat e grave ne internet e vecarnerisht per Bisede-femerore dhe ne publikisht e falenderojmë per kete kontribut, pasi na ka njohur me jeten dhe vepren e disa grave me fame ne Shqiperi dhe bote.

Shkrimet e Agimit ne fushen e teknologjise apo fantastiko-shkencore shume here na kane lene goje hapur.

Sidomos tregimi i tij "Jashtetokesoret". Filozofia e Agimit eshte e pjekur, mbreselense, te ve ne mendime e te shoqeron gjate pasi ke lexuar shkrimet e tij.
Ka shkruarë në shtypin e përditshëm shqiptar që fëmijë si poezi, tregime, etj. Ka botuarë tre vëllime; një me poezi "Bukuri Tredimensionale", një me tregime, "Kjo është Amerika" dhe një biografi, "Bacellinj-të".

Ai ka gadi për botim edhe katër libra të tjerë; një me poezi, një me tregime, një historik dhe një libër për Aviacionin Luftark Shqipta



Cikël me poezi nga Agim Bacelli


KAM QËNË E JAM SHQIPTAR!
Një ishull i vogël në fund të botës
mban eshtrat e tua xhaxhai im.
Nuk di pse shkove aq larg tokës
kur ti e deshe me aq përkushtim?

Pas njezët e katër vjet që shkove,
të ardha tek varri yt xhaxhai im,
sipër të vura një tufë lule Shqipërie,
shkruar emrin tënd dhe të babait tim.

Tek koka të fola gjuhën e nënës
e ju luta Zotit në shqip për ty.
Fjalët më dolën nga loçk e zemrës,
lotët e ngrira më ranë nën sy.

Për një çast m'u shfaqe mbi varr
i gjallë, i bukur e hir plot !
"Kam qenë e jam vetëm një shqiptar!"
Dëgjova të thotë Marku, djali jot.

E putha ëmbël Markun, djalin tënd,
siç bëja me ty, i dashur xhaxha.
Shqipëri do ta quaj këtë vend
përderisa shqiptarë ky ishull ka.



Nëse një ditë...


Nëse një ditë
Ti do të jesh duke qarë...
Më thirr mua
Që të jem me ty.
Unë 
Nuk të premtoj të bëj të qeshësh,
Por ne
Mund të qajmë të dy.


Nëse një ditë
Ti dëshiron të shkosh larg
E unë të mos të shoh dot me sy, 
Mos nguro të më thërrasësh.
Unë 
Nuk të premtoj të ndal...
Por më beso, 
mund të vij me ty.


Nëse një ditë
Ti nuk dëshiron të dëgjosh askënd...
Thirrëm.
Unë të premtoj të jem aty
Dhe të jem 
Pa asnjë fjalë
Njësoj
Sikur ti të ishe vetëm
E jo ne të dy.


Por nëse
Një ditë më thërret...
Dhe nga unë nuk merr përgjigje...
Eja ti 
Shpejt të më shohësh në sy,
Ndoshta unë 
Kam nevoje për ty.


KESHILLA


Kush veshët mbyll
Kur i varferi thërret,
Do ngelet gojë hapur
Në nevojën e vet.


Nëse përfiton thesare
Me gjuhën gënjeshtare
Jeta jote do të quhet
Një kotësi kalimtare.


Më mire në qoshen
E çatisë vehten ngece
Se i varur në krahët 
E një grua grindavece.


Nëse plas një sherr...
Fashite zemrimin !
Një dhuratë e fshehtë
Përze hidhërimin.


A do që gjithmone ti
Të mos kesh fatkeqësi?
Kontrollo gjuhën tënde
Dhe do të jetosh bukuri.


Si vjen dashuria


Në portën e ndjenjava ran' për herë të parë,
disa trokitje që n' zëmrën time hodhen farë;
- Dashuria! - thirra dhe hapa porten i gëzuarë,
i gatshëm për t'ju hedhur n' qafë e përqafuarë...


Flladëmbelën nxitova ta pyes, kush ishte ta dija!
Ajo më tha:"Ti pret dashurinë por jam e bija..."


Trokitjet ranë disa herë nga miqesia...
gjithënjë i zhgënjyerë,pse s'vinte dashuria?!
I zemeruarë,ne portë vara "S'kam pritje."
Kaloi kohë dhe nuk u dëgjuanë trokitje.


Nje ditë, një frymë e ëmbel plot me lumturi
erdhi pa trokitur dhe i tha shpirtit: "Psherëti!"
Un' i hutuarë nga ëmbelsia e pa pritur,
pyeta:"kush je ti që më vjen kështu pa trokitur?!"


Ajo më pushtoi të tërin dhe s'më la ta shihja,
hapi gojën e më tha:"S'më njeh? Jam Dashuria."


Një çast


Në fëshfërimën e erës,
Ndjeva përqafimin tënd o Zot.


Si zëri i një të dashuri,
Unë dëgjova të më flasësh sot.


Duke u parë në pasqyrë,
Buzëqeshjen tënde po vë.


Për një cast unë e kuptova,
Ti o Zoti im dhe unë jemi një


Një...


Një këngë mund të shdritë si një yll,
Një lule mund të kundërmojë erën, 
Një pemë mund të filloi një pyll,
Një zog mund të lajmerojë Pranverën.


Një buzëqeshje fillon një shoqëri,
Një shtërngim duarsh ngre një shpirt,
Një yll mund të udhëheqë një anije në det,
Një fjalë mund të formojë një flirt.


Një votë mund të ndryshojë një komb,
Një rreze drite driçon gëzimin.
Një qiri shpërndan errësirën,
Një e qeshur do të përzejë trishtimin.


Një hap bën të filloi udhëtimi jonë,
Një fjalë bën të filloi ç'do lutje,
Një shpresë do të ngrejë shpirtin tonë,
Një prekje e këndëshme na ngren tutje...


Një zë mund të flasë me urtësi,
Një zemër mund të njohë ç'është e vërtetë.
Një jetë mund të bëjë bukuri,
Një gjë që varet nga ju vetë !


Mosha e gruas


Një 20 vjeçare është si Afrika,
gjysëm e eksploruarë,
ku të gjithë e lakmojnë 
por dridhen nga frika.


Një 30 vjecare është si India;
te pushtohet eshtë e dëshiruarë! 
Eshtë misterioze dhe luksoze,
shumë e etur për tu shijuarë.


Një 40 vjecare është si Amerika; 
teknikisht perfekte,
nga jashtë shumë e bukur,
po hyre brënda s'vjen kurrë në vete.


Një 50 vjeçare është si Europa; 
e gjitha e shfrytëzuarë,
e shijon kush është i vonuarë,
kush nga jeta është i harruarë.


Një 60 vjecare është si Siberia,
Moçal, baltë ose shkëmb e gurë.
Ligjin e bën e bën gomari e dhija,
veç kush rron atje s'largohet kurrë.




PUTHJA

Merre ket' puthje deri në zhgjëndërr… ,
Mos u tremb, puthja është një ëndërr !
Mos harro të ma kthesh përsëri,
Nga puthja jote bëhem më i ri.

Nëse të jap një medalje ari.. 
Ti duhet të më japësh puthje zjarri.
Se do digjesh, mos ki aspak frikë
Zjarrin e saj unë di ta fikë…! 


VËNDI I SHQIPTARËVE

Urithi, krimbi...shtëpinë e kanë në errësirë,
atje janë mbretër dhe nuk duanë dritë!

Zvarranikët, lakuriqtë...janë aq të pështirë
por si më të bukurit i bëjnë dashuritë.

Rëra që ne e shkelim me këmbë, ndihet zot
në të famshmen e vetmuar, shkretëtirë.

Me radhë mund t’i përmend të tërë sot,
të bredhë mëndja pa pengesë e kam lënë të lirë.

Por vendin e shqiptarit askund s’mund ta gjej dot,
t’i jap një përgjigje qenka kaq e vështirë!



BALLKANI DHE SHQIPTARËT


Prishtina Press – Prishtinë – New York – London 


BALLKANI DHE SHQIPTARËT


Nga: Flori Bruqi


Marrë nga libri “Triumfi Shqiptar”
Ballkani në përgjithësi e sidomos Ballkani perëndimor ka qenë dhe endeështë një ndër rajonet më problematike në botë. Që nga largimi i Perandorisë Osmane, popujt e Ballkanit ende nuk kanë arritur t’i zgjidhin mosmarrëveshjete shumta, dhe në këtë mënyrë po e mbajnë situatën gjithnjë para shpërthimit.Luftërat e pareshtura që e kanë përcjellë këtë rajon, shumica prej tyre kanë qenëluftëra pushtuese, të cilat kanë shkaktuar gjenocide e spastrime etnike, siç ishtelufta në Bosnje dhe së fundi në Kosovë. Shkaktari pothuajse i të gjitha tragje-dive ballkanike ka qenë hegjemonizmi serb, i cili kurrë nuk është ngopur me pushtime te tokave të fqinjëve të vet, e sidomos të fqinjëve shqiptarë. Këtotragjedi e pushtime, Serbia nuk do të arrinte t’i bënte pa mbështetjen e fuqive tëmëdha botërore, e sidomos të Rusisë! Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, u fuqizuan dhe u përcaktuan kufjtë e rinj, dhe në shumicën e rasteve në mënyrëtë dhunshme. Me këtë rast, të gjithë popujt e Ballkanit përftuan në një mënyrë apo në mënyrën tjetër. Përjashtim bëjnë vetëm shqiptarët, të cilët ende janë tëndarë në shumë copa, dhe gjysma e tij ende gjendet nën sundimin e sllavëve.
Dezintegrimi i arsyeshëm i ish-Jugosllavisë artifciale, i cili flloi para më shumë se një dekade, ende nuk ka përfunduar. Edhe pse janë zgjidhur shumë problemeduke u krijuar shtete të reja, prapë kanë mbetur shumë probleme të pazgjidhura,të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente, në një kohë shumë të afërt. Po si duket sotBallkani perëndimor? Cilat janë problemet kryesore të cilat gjenerojnë krizëdhe presin zgjidhje? Bosnja po mbahet me zor si shtet, me Marrëveshjen eDejtonit. As serbët e as kroatët nuk dëshirojnë të integrohen në shtetin e quajtur Bosnje. Edhe pse Bashkësia Ndërkombëtare po mundohet që ta mbajë në këmbëkëtë shtet, çdo ditë e më shumë po e kupton se një gjë e tillë është e pamundur.Është çështje kohe se kur do të kërkohet zgjidhje tjetër. Pëshpëritjet veç kanë filluar. Në Sanxhak tensionet po shtohen çdo ditë e më shumë dhe popullsia e kësaj treve po kërkon Autonomi deri në shkëputje. Vojvodina, poashtu nuk është e kënaqur me statusin e saj. Hungarezët, atje, kërkojnë të drejtat e tyre të plota. Kosova Lindore(Lugina e Preshevës), poashtu kërkon zgjidhje urgjente.Atje janë të dislokuara forca të shumta ushtarako-policore serbe dhe ka shtim tëdhunës. Gjendja është para shpërthimit.  Maqedonia me të dy këmbët po i shkeltë drejtat e shqiptarëve. Diskriminim, dhunë e terror po përjetojnë edhe sot shqiptarët atje. Maqedonia po ekziston falë durimit të shqiptarëve, por shtrohet pyetja se deri kur?!
Bullgaria vazhdon politikën asimiluese ndaj sllavo-maqedo-nasve. Vetëm ta cekim rastin me studentët maqedonë, të cilët studiojnë në Uni-versitetet bullgare, e të cilëve u ofrohen studime falas me kusht që të deklarohen bullgarë. Gjithnjë e më shumë ka zëra si nga politika bullgare e poashtu edhenga ajo maqedone, që deklarohen për ndarjen e Maqedonisë. Parë nga ky prizëm,Maqedonia ka ardhmëri të errët. Edhe Shqipëria po ballafaqohet me problemetë shumta të natyrës ekonomike e politike. Ende mungon sundimi i ligjit, funk-sionimi i mirë i demokracisë-bashkëpunimi i sinqertë ndërpartiak etj. Korrup-sioni është në shkallën më të lartë, duke u radhitur si njëra nga shtetet më korruptive në botë. Pra, ende nuk mund të flasim për një shtet plotësisht të stabilizuar ku sundon rendi dhe ligji.
Kosova, pjesë e trungut shqiptar, me një sipërfaqe prej 10mijë km2, e sunduar nga të gjithë, e më së paku nga shqiptarët, në ankth po i pret ditët e ardhshme kur pritet t’i caktohet fati i saj. Kosova po kërkon dekolonizim, vetëvendosje dhe ka sakrifikuar shumë për këtë, kurse Serbia hegjemoniste me politikë fashiste dhe me përkrahjen si gjithmonë të Rusisë, pokërcënon seriozisht duke e bërë padrejtësisht më të vështirë zgjidhjen e problemit të saj. Përpos problemit shqiptar, më lartë i cekëm edhe problemet tjera përreth, sepse janë të lidhura njëra me tjetrën dhe çdo zgjidhje e njërit problemindikon në mënyrën e zgjidhjes së problemit tjetër. Natyrisht se ka edhe shumëe shumë pyetje që ne shqiptarëve na interesojnë të marrim përgjigje të men- jëhershme: A do të zgjidhet çështja e Kosovës (çështja më parësore e shqiptarëvesot) në favor të shqiptarëve, apo do të bëhet plaçkë tregu e fuqive botërore,ashtu siç është bërë edhe më herët? A mos do të ketë ndarje të saj? Çka do të bëhet me Veriun e saj? A do të ketë Kosova Integritet të plotë? A do të ketë Ko-sova subjektivitet të plotë ndërkombëtar? A është në interes të shqiptarëve vetëm pavarësia e Kosovës, apo bashkimi i saj me shtetin amë – Shqipërinë? Çka do të bëhet me Kosovën Lindore? Si do të shkojnë rrjedhat politike në Maqedoni? etj.etj. Do të dëshironim t’u japim përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve, por askushtani për tani, nuk është në gjendje ta bëjë këtë në mënyrë të saktë. E ardhmjaështë misterioze dhe mund të sjellë surpriza të këndshme, por edhe të pakënd-shme. Megjithatë, mund ta japim një përgjigje përgjithësuese dhe që është fundamentale për shqiptarët. Problemi shqiptar nuk guxon të parcializohet e tëzgjidhet në mënyrë të ndarë, veç e veç, sepse problemi ynë është gjithëshqiptar dhe si i tillë duhet të trajtohet. Nëse i ndajmë problemet tona veç e veç, do tëkemi zgjidhje gjysmake dhe nuk do të arrijmë të dekolonizohemi e të çlirohemi plotësisht. Është momenti tani, që intelektualë, politikanë e atdhetarë, të hartojnë strategji konkrete, gjithëkombëtare dhe të bazuar mirë, afatgjatë, që problemin tonë ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë. Kosova e pavarur mund të jetëzgjidhje e përkohshme, por kurrsesi përfundimtare. Nuk është një zgjidhje, as mbetja e trojeve tjera shqiptare nën sundimin e popujve sllavë! Pse?
Sot Evropa është duke shkuar drejt integrimit, kështu që Shqipëria , Kosova dhe Maqedoniado të integroheshin si pjesë të veçanta në të. Por një ditë, nëse e kaplon një krizëEvropën nga baraspesha e superfuqive në botë, duke u nisur nga fakti se çdo gjëështë relative, atëherë mund të ndodhë që të ketë një dezintegrim në Evropë, kume atë rast, fqinjë tanë do ta kërkonin rastin t’i tregojnë dhëmbët prapë dhe dotë provojnë t’i nënshtrojnë prapë shqiptarët, në Kosovë, Maqedoni e gjetiu. Kushmund të na garantojë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë? Pra, vetëvendosja, bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm “Shqipërinë e Bashkuar” dhe integrimi i saj në Evropë si subjekt i pavarur, është zgjidhja më e mirëdhe e vetme që garanton siguri dhe ardhmëri për fëmijët, nipat tanë dhe gjeneratat pas tyre. Në vitin e Ri që po hyjmë tani, Ballkanin Perëndimor po e pres-in ditë shprese, por edhe ankthi, për shkak të politikës çoroditëse të shtetit rusndaj popullit shqiptar. Të kujtojmë këtu përsëri se, ishte perandoria ruse, ajo qëkishte gisht dhe është bashkëfajtore për terror dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar, duke filluar që nga vitet e 1800-ta, duke i përkrahur serbët për t’i shpërn
gulur dhe asimiluar shqiptarët. Dhe ia arritën qëllimit, duke filluar nga pika më veriore shqiptare Kraleva në Serbi, pastaj me pastrimin etnik që ju bë Toplicësnë vitet 1877-78. Gjithashtu, përkrahjen që ia bëri Malit të Zi për grabitjen eUlqinit, Tivarit, Plavë e Gucisë.
Mali i Zi u mundua ta pushtonte edhe Shkodrën,dhe dihet se çfarë lufte e përgjakshme është bërë, por nuk arriti dot që ta gllabëronte edhe atë. Rusia cariste, gjatë luftës së parë botërore u dha sinjal ser- bëve të marshonin në Kosovë dhe mundësisht të mos ndaleshin deri në Durrës.Pastaj, përkrahen bullgarët për të pushtuar trojet etnike shqiptare në lindje, dhegjithashtu përkrahen grekët në pushtimin e trevave jugore shqiptare . Pra, kush janë armiqtë e vërtetë të popullit shqiptar, fqinjët tanë apo Rusia? Fqinjët tanëasnjëherë nuk do të kishin aq forcë dhe nuk do të arrinin t’i pushtonin tokat shq-iptare pa ndihmën e Rusisë. Ne shqiptarët nuk e kuptojmë pse shteti RUS çdoherë del haptas kundër shqiptarëve si komb. Mirëpo kësaj radhe, qëndrimi rusndaj Kosovës mund t’i kushtojë shtrenjtë Rusisë dhe t’i kthehet si bumerang meacarimin e marrëdhënieve me perëndimin, e ndoshta edhe me dezintegrimin efederatës ruse, çka do të thotë se, Rusia do të futej në histori. Shqiptarët e Kosovës kohëve të fundit kane filluar te binden vetvetiu se Kosova e Pavarur si shtet, është zgjidhje e përkohshme.
Zgjidhja që e stabilizon dhe qetëson Ballka-nin, është vetëvendosja e popullit shqiptar anekënd trevave shqiptare. Shpresojmë që në vitin 2008, do të dëgjojmë më shumë zëra nga intelektualë e politikanë që haptas dhe pa drojë, deklarohen për Bashkim Kombëtar, por edhe tëudhëheqësve të Vetëvendosjes, për bashkim të të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar. Nuk ka rrugë tjetër për Kosovën, Preshevën, Ulqinin,Tetovën, pos bashkimit kombëtar, nuk do të ketë as punë, as ekonomi të mirëfilltë, pa i përfunduar problemet dhe vuajtjet që janë duke përjetuar shqiptarët nën kthetrat e të huajve dhe fqinjëve të tyre. Kemi besim shumë të madh qëShqipëria e Bashkuar do të jetë shtet i prosperuar dhe demokratik në rajon, dukei mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen nëpër botë. Jemi ngopur mediskriminim, me përbuzje, tallje e nënçmim. Jemi ngopur me premtime boshe,me varfëri, me ikje nëpër botë!!! Jemi ngopur! Nuk durojmë më! Dhe kemidrejtë të shpresojmë! Në vitin tjetër, pakthyeshëm do të jemi një hap më afër ëndrrës sonë shekullore – Bashkimit Kombëtar Shqiptar!
(Arben DERVINA – Faik SMAJLI)
Lexuesi shqiptar mund ti gjejë disa nga shkrimet e z. Flori Bruqi si dhe shkarkimet e librave falas:
GUXIM SHQIPTAR
OLIMPI SHQIPTAR
POLEMIKA SHQIP
TRIUMFI SHQIPTAR

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...