Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/23

Recension letrar – Ku të shkojmë e nga të shkojmë

Në 122 poezitë e këtij vëllimi poetik poeti Rexhep Shahu vazhdon të jetë në shtratin e krijimtarisë së tij poetike : poet i tragjizmit, i revoltës së fortë, i vëzhgimeve të thella.

Për ta përshkruar më mirë poezinë e këtij poeti e gazetari të angazhuar, vlen të lexojmë shkrimin studioz të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar të z.Skënder Zogaj lidhur me librin  Lis i vetem në fushë....



Redaksia Floripress.





 

SHKRUAN : SKËNDER ZOGAJ

 
Rexhep Shahu: “Lis i vetëm në fushë” – poezi, 
botoi SHB “Albdesing”, Tiranë 2011  

Vëllimet poetike u ngjajnë nuseve të motit që vijnë mbuluar me duvakun e bukur, por bukuria e vërtetë e tyre shijohet pasi tu hiqet duvaku. Vëllimi poetik i Rexhep Shahut, “Lis vetëm në fushë”, sipas duvakut (kopertinës) në shikimin e parë nuk të krijon ndonjë përshtypje bukurie, për më tepër le shumë për t’u dëshiruar, me titullin arkaik përfundi një ilustrimi të beftë që i ngjitet ballinës së librit si një etiketë.
Mirëpo, përshtypja ndryshon shpejt, që në leximin e vjershave të para të librit, të cilat e trajtësojnë figurshmërinëe kryetitullit “Lis i vetëm në fushë”, që është një metaforë e plotkuptimtë treviale: lis-vetmi-fushë, e arsyetuar me përmbajtjen e pasur e të ngjeshur aforistike, stilin origjinal e shumështresor dhe simbolizmin që përshkon gjithë vëllimin poetik.



 Ideja iniciale ngjizet në brengën e përbotshme gjithënjerëzore, që ka të bëjë me fenomenin e ikjes së kohës dhe të plakjes së njeriut, që autori i fikson në vargun përkushtimor dedikuar babës: “Po plakem fëmijë / jetim pa ty…” që shërben si lajtmotiv i ligjërimit poetik-filozofik për Lisin vetmitar, jetim në një fushë të pa anë, në të cilën zhvillohet lufta e pamëshirshme e përplasjeve të fuqishme të dallgëve: “Si kuaj të zi nisur për luftë / Turfullojnë e rendin radhë e pa radhë…/ Bregun synojnë dallgët e çmendura / Si në çdo luftë ku s’fitohet gjë…” (Si kuaj të zi nisur për luftë). Kemi të bëjmë me shfaqjen e dëshirës së flaktë për arritje në kepin e shpresës së mirë, që supozohet se ekziston në magjinë e fshehtë të ëndrrës sonë, aty ku dallgët e çmendura yshtin shqetësimin gjenetik dhe jetën e bëjnë paradoks reagimesh instinktive që manifestohen si mbrojtëse të kërkesave të detyrueshme jetësore. Mirëpo, këto kërkesa të detyrueshme nuk janë të përcaktuara, dhe lakmia lehtë I përthekon dhe njeriun e mban në pengun e përjetshëm. Përmes apostrofimesh të shumta personifikuese dhe figuracionit të pasur përshkrues, Shahu ndjeshëm e zbërthen lakminë njerëzore që, gjithmonë synon lavdinë : “Me veten e kanë dhe e bëjnë stuhinë / Dhe rendin ta shalojnë lavdinë / E në fund në zalle shterojnë” (Po aty)
Ndërkohë që Lisit i bien gjethet, autori brenda vetes ditë e natë sheh dhe dëgjon ulërimat e tyre ngjethëse. Shprushja emocionale e gjamës së natyrës që manifestohet rreth “Lisit të vetëm në fushë” ka të bëjë me dhembjen universale, vetminë – dhëmbë akulltën që kafshon shpirtin e poetit: “Jemi të gjithë vetëm në këtë botë / Dhe kemi nevojë për diketjetër //…Drurë prej rrufeje shituar, / Pas syve që s’i gjejmë dot më…” (Jemi të gjithë vetëm). Rezonanca artistike e këtyre vargjeve është fare e thjeshtë por shumë e pastër dhe fiktive, e shprehur me stilizim mjeshtëror të gërshetimit të fjalëve në vargje dhe ndërlidhjen e vargjeve në strofa, që formësohen në modelin e thurjeve filigranike, me insistim të rreptë për ta krijuar profilin e saktë të figurës së dëshiruar.
Këtë mënyrë të ligjërimit autori e zotëron fort mirë për të realizuar përmbajtje njëkuptimore dhe me përcaktim funksional të qartë : “Na lini të jemi të pa emra sonte / Mos na kërkoni pasaportë, / Eva është kjo, unë jam Adami / Dashnorët e parë në Botë.” (Na lini).Kryepersonazhi lirik, Lisi i vetëm, rrënjët e padukshme i ka të mbjella në tokë, në ajër dhe nën lëkurën e trupit të poetit, i cili ndjek fushëbetejat e një qielli dimëror ku ëndrra është e hirtë, sepse është larg syve të së dashurës së tij dhe gjithçka është e shkretë. Motivi erotik është shumë i pranishëm gjithandej vëllimit dhe gjithnjë i trajtuar me pasion të fortë adhurimi: “Me mi nxjerrë sytë e ballit, me m’i qorrue krejt / e di se prapë kanë me më ardhë sytë / se nuk mundem mos me të pa ty / e sytë e tu përmes të cilëve  shoh botën…” (Me m’ikëputë krahët)
Poeti e thotë me bindje të thellë se: “…njeriu e ka për detyrë të dashurojëdhe t’i kujtojë e t’i nderojë dashuritë… Asgjë tjetër s’do kisha dashur të bëjë në jetë”. Mirëpo,kur kthen kokën dhe sheh çoroditjet dashurore, bëhet egërshan i pashoq, ngeh zërin dhe denoncon me përbuzje veprimet neveritëse: “Shësht…dëgjo si derdhet e frikshme qeshja e kurvave / derdhet kërcënuese nga kulla në kullë / nga zyra në zyrë, nga selia në seli // merr pastaj bulevardin bri tribunave të lehjes…” (Trishtimi yt).
Në kujtesën e autorit ndodh ekstaza sublime e kujtesës kolektive, kur sheh hamendje të shumta dhe zgjimin e ngadalshëm të shoqërisë shqiptare. Heroi lirik i Shahut i përket mendësisë provinciale të anës së bregut të Drinit, ku ndjehet aq mirë, mbi shelgje ulur e me këmbët në ujë. Prej atje e shikon jetën urbane i bindur se, ata që shkojnë duke u shkëputur prerazi nga ruralja, e kanë gabim, sepse edhe provinca ka vlera të shumta e shumë të dobishme të nevojshme për integrimin funksional dhe kodifikimin e procesit të mirëfilltë zhvillimor modernist.
Autori është këmbëngulës në pikëpamjet e veta, por edhe mirëkuptues i mendimeve ndryshe, sepse siç vëren Xhevahir Spahiu: “ Ai jeton nën hijen ePikëllimës. Fati i këtij mali është edhe fati i tij. Të dy bashkë hedhin sytë në largësi për tëgjetur një shteg drite.”
Në vëllimin “Lis i vetëm në fushë” autori Rexhep Shahu është një përligjës i saktë i pikëpamjeve të Umberto Ecos, përkitazi me kërkimin e të veçantës në mënyrën e funksionimit të së përgjithshmes, dhe rasteve në të cilat ai e sheh të përgjithshmen në të veçantën. Në rastin e parë kemi të bëjmë me alegori, në të cilën e veçanta shërben vetëm si shembull, si emblemë e së përgjithshmes, kurse në rastin e dytë shpaloset natyra e vërtetë e poezisë: shprehet një rast i veçantë pa menduar fare për të përgjithshmen, ose pa aluduar për të. Mjeshtria krijuese e Rexhep Shahut pikërisht këtu vjen në shprehje të plotë sepse përmes – elementit të veçantë e përfaqëson edhe elementin e përgjithshëm, jo si ëndërronjëse si hije, por si kallëzim të gjallë dhe të vazhdueshëm të një të panjohure: “Ku të shkojmë zemër, nga të shkojmë... / si të ikim prej këtu ku ka veç lakmi, / ku s’pjerdh kush për shpirtin, s’pjerdh kush për njeri, / ku të gjithë kërkojnë t’i duash e askush s’të do…” (Ku ta lëshojmë spirancën).Gamën e pikëpamjeve dhe të veprimeve trajtuese të shumicës së ndjenjave të veçanta dhe disa pamjeve të caktuara, që e deshifrojnë kodin semiotik të poezive të këtij vëllimi, Izet Duraku i sheh tek – “Pamjet apokaliptike që autori i kundron me një qetësi të admirueshme”, ndërsa Sadik Bejko te Rexhep Shahu shquan – “…fjalën e mirë, të saktë, harmoninë e vargut, të figurës..” që shtjellohen lehtë dhe ngjallin mbresa të forta, sikur uji që rrëshqet nëpër duar dhe e pi toka e kallur nga etja, sikur ajri që përkëdhel edhe kur nuk e sheh, si drita që u jep shkëlqim syve. Pra, kemi në duar një libër të veçantë, të një autori që tashmë ka vulën e vet prej poet.




Biografia letrare e Rexhep Shahut :


 


Rexhep Shahu u lind në vitin 1960 ne Lume. Fëmijërinë e kaloi në breg të Drinit të Bardhë me Pikëllimën në shpinë e Pashtrikun në sy, aty, në mesin e dheut, ku pajtohen e bëhen një dy Drinat, i Bardhi dhe i Ziu dhe rendin bashkë me ëndrrat e tyre drejt detit.

Në Durrës kreu shkollën e mesme teknike-mekanike. Atje u mëkua me det dhe lau ëndrrat në të.

Universitetin për letërsi e kreu në Shkodër.

Ka provuar gjithëfarëlloj punësh e profesionesh në fusha e male me bujq e blegtorë, kosëtarë e korrës gruri... Ka jetuar me mineralkërkuesit, minatorët, vagonistët, ka punuar si motorist e xhenerik, ka bërë sekretarin në prokurori, shpesh duke u dridhur për fatet e të tjerëve, ka qenë drejtues kulture, tregtar, ka themeluar një kompani ndërtimi, ka punuar gazetar në Radio Kukësi, Radio Tirana, Top Albania Radio e në organe të shumta shtypi të Tiranës e Prishtinës, zëdhënës në Qarkun e Kukësit dhe në Ministrinë ë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë, ku dhe ende punon për një detyrë tjetër.

Por veten e gjeti në profesionin e gazetarit. Ka drejtuar si kryeredaktor revistën kulturore “Dy Drina”,  revistën për fëmijë “Kallz”, organe këto të Qendrës Kulturore “Dy Drina”, të përkohshmen “Gazeta e Kukësit” dhe prej pesë vitesh edhe revistën kombëtare “Bujqësia Shqiptare”, organ i Ministrisë.

Rexhep Shahu vazhdon të magjepset pas poezisë. Vargjet e tij të hershme janë tretur shpateve te fëmijërisë si larat e dëborës. Vijat e fatit shpeshherë trazohen në përngjasim me relievin e përthyer të Bardhocit të Kukësit, fshatit të tij të lindjes, njërit prej fshatrave të Lumës, i ndodhur në gjurmën e udhës së vjetër “Via Publica” që lidhte Dardaninë ilire me Adriatikun dhe i njohur me këtë emër që në shekullin e 13-të.

Veç librit “Lis i Vetëm në Fushë”,  ky autor ka botuar edhe pesë libra të tjerë, dy vëllime poetike dhe tre libra me publicistikë: “Mali i Hënës”, poezi, Tiranë, 1988; “Bregu i Brengës”, poezi , Prizren, 2000; “Misioni për Paqen”, kushtuar krizës së Kosovës dhe aktorëve të kohës; “Bllaca” monografi; “Marsi i Minave”, Tiranë, 2006./Redaksia Floripress:F.B/.



Lamtumira e fundit për Esmeralda Uruçin.

E morem me hidherim lajmin e vdekjes se Z. Esmeralda Oruci, gjendjen shendetesore te se ciles e kemi persjelle me shqetesim te perhershem. Dhembja per humbjen e saj na ka goditur forte.

Ajo ishte nje grua model per ndertimin e jetes familjare, per imazhin politik, per perkushtimin ndaj studenteve ne Universitet dhe per profesionalizmin ne fusha te ndryshme te udheheqjes dhe te dijes.

Ajo bashke me bashkeshortin e saj Dashamirin ne Shkoder u beri strehe familjeve te para qe arriten ne Shqiperi ne fillim te Luftes se Kosoves, duke ngritur edhe nje shtepize ne oborrin e tyre.

Ajo u be pjese e angazhimeve politike, intelektuale, kulturore e humanitare te shoqates atdhetare "Kosova" ne Shkoder.

Ajo ishte simbol i sjelljes prej intelektualeje ne vitet e veshtira te tranzicionit ne Shqiperi.

Ajo ishte model i komunikimit me se njerezor ne kohen e permbysjeve te medha ne shoqerine shqiptare.

Ajo ishte grua e synimeve te medha dhe e arritjeve kulmore ne jeten institucionale, profesionale e shkencore, ne kohen kur shume prej tyre keto arritje i synojne vetem me angazhimet politike.

Ajo ishte grua qe me jeten dhe me vepren e saj u vu ne sherbim te idealeve madhore te botes shqiptare te shekullit XXI.

Ngushellimet me te sinqerta nga Begzad Baliu,Familja- Prishtine



Nga Flori Bruqi:




Lamtumira e fundit për Esmeralda Uruçin


Familjarët, kolegët dhe miqtë i japin sot lamtumirën e fundit ish-ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi.

Homazhet do të nisin rreth orës 10.00-11.00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

51-vjeçarja Uruçi u nda nga jeta dje në pavijonin e neurokirurgjisë në QSUT, ku gjendej e shtruar.

Uruçi u përfshi në një aksident automobilistik në aksin Tiranë-Durrës në 17 dhjetor të vitit të kaluar, ku mbeti e plagosur së bashku me bashkëshortin.

Mësohet se shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta kanë qenë komplikacionet nga aksidenti automobilistik.

Uruçi ka qenë lektore në disa universitete të vendit, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Bankën e Shqipërisë, Ministre e Kulturës, Rinisë e Sporteve e të tjerë.

Nesër në orën 10-11 do të mbahen homazhe në nder të Uruçit.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të ish-ministres. “Me hidhërim të madh mësova për lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të intelektuales e ish-ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila me dinjitet dhe profesionalizëm u shërbeu institucioneve dhe popullit shqiptar! Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të shtetit shqiptar, t’ju shpreh ngushëllimet e thella dhe të sinqerta!”, thuhet në mesazhin e Topit.

Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shprehur ngushëllimet e tij nëpërmjet një postimi në “Tuiter”. “Keqardhje e thellë për vdekjen tragjike të Esmeralda Uruçit, ngushëllimet më të ngrohta familjes”, shprehet Rama.




Në foto, makina e bashkëshortëve Uruci pas aksidentit






Më 17 dhjetor 2011, zonja Uruçi dhe bashkëshorti i saj u përfshinë në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës.
Automjeti me targa TR 6058 K ka goditur makinën e bashkëshortëve Uruçi të cilët po udhëtonin me makinën me targa TR 8580 J.

Dy bashkëshortët Uruçi qëndruan disa javë në spital derisa mjekët konfirmuan largimin e rrezikut ndaj tyre për shkak të aksidentit.

Sipas hetimeve, autor i aksidentit ka qenë shtetasi Artan Kotarja. “Nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se, mjeti Benz veturë me targë TR 6058 K i drejtuar nga shtetasi Artan Kotarja duke qarkulluar nga Vora në Tiranë është përplasur me mjetin tip veturë ‘KIA’ me targë TR 8580 J, të drejtuar nga shtetasi Dashamir Uruçi. Pas përplasjes së këtyre dy mjeteve, mjeti me targë TR 8580 J, ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës, dhe për pasojë janë aksidentuar shtetasit Dashamir Uruçi dhe bashkëshortja e tij Esmeralda Uruçi, të cilët u dërguan në SQU Tiranë”, tha polciia.

Sipas saj, pas ngjarjes automobilistike i arrestuari Artan Kotarja është larguar nga vendi i ngjarjes, i cili më pas, rreth orës 02.45, të datës 18.12.2011 është dorëzuar pranë Njësisë për Kontrollin e Autostradave, ku dhe u kryer arrestimi i tij në flagrancë në orën 03.00”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Në lidhje me automjetin e bashkëshortëve Uruçi nga këqyrja e vendngjarjes ishte parë “një mjet veturë me targa TR 8580 J e markës ‘KIA’, e përmbysur në kanalin anësor jugor të rrugës, e mbështetur në skarpatin jugor të kanalit me pjesën e pasme të mbështetur në bllokun e betonit”.

Më 21 dhjetor 2011, gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga arresti për personi e ndaluar në lidhje me aksidentin e bashkëshortëve Uruçi.



Prof. Dr. Esmeralda Uruci është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera. Ajo ka qenë lektore në disa universitete të vendit, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Bankën e Shqipërisë, Ministre e Kulturës, Rinisë e Sporteve e të tjerë.

Prof. Esmeralda Uruci ka kryer disa specializime dhe kërkime shkencore si në Universitetin e Padovas, Perugia-s dhe Bologna-s në Itali; në Universitetin TEI të Pireut (Greqi); në Universitetin e Ljubjanës (Slloveni); Universitetin e Nebraskës, SHBA; në shkollat pasuniversitare në Olstyn (Poloni); Bari (Itali); Athinë (Greqi) si dhe kualifikime në sistemin bankar, në Gjermani, Çeki dhe në Bankën Qendrore Evropiane.

Aktiviteti i saj pedagogjik e shkencor ishte i gjërë dhe i gjithanshëm. Drejtonte dhe merrte pjesë në disa projekte kërkimore e shkencore.

Ajo ishte autore e disa teksteve universitare. Botimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë veprimtarinë publicistike me tema që kryesisht prekin probleme ekonomike të periudhës së tranzicionit.

Aktualisht ishte e angazhuar si Zëvendës Dekane në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Administrimit pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Gjithashtu, ishte e angazhuar si pedagoge jo efektive pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe pranë Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.

2012/03/21

DEHUMANIZIMI I SHQIPTARËVE NGA INTELIGJENCIA SERBE


Xhelal Zejneli 


Xhelal Zejneli 


1.
DEHUMANIZIMI I SHQIPTARËVE NGA INTELIGJENCIA SERBE


Propaganda serbe në mënyrë sistematike i ka dehumanizuar shqiptarët, duke i paraqitur si qenie të cilat fare s’janë të aftë për ta qeverisur veten, pra si një lloj elementi që do të duhej shfarosur.
Por në anën tjetër, i lartësonte deri në shkallën që lejonte asimilimin e tyre.
Për inteligjencien raciste dhe ultranacionaliste serbomadhe, shqiptarët na dalin njerëz me bisht edhe në shekullin XX.
Mjeku, letrari dhe politikani serb, nga nëna - cincar (arumun), Kryetar i Këshillit të Ministrave Vladan Gjorgjeviq (1844-1930), i cili lindi në Beograd dhe vdiq në Baden afër Vjenës, nuk kishe kufi në nxirjen e shqiptarëve. Në librin e tij Arnauti i Velike Sile, Beograd, 1913, në faqet 47, 102, 113, 121 shkruan:
“Shqiptarët janë të rrëgjuar dhe shtatshkurtër, janë krijesa që posedojnë veti ciganësh (maxhupësh) dhe fenikasish. Ata të përkujtojnë njerëzit parakë (primitivë) të periudhës parahistorike, të cilët, nga frika prej bishave të egra, kanë fjetur nëpër drunj dhe për të mos u rrëzuar, me bishtat e tyre janë lidhur për degësh.
Ata janë trogloditë bashkëkohorë, njerëz që sot e kësaj dite banojnë nëpër shpella, me dhëmbë bishash të egra dhe jetojnë in Blutschand – të zvetënuar; janë gjaktrazues, ngase bëjnë marrëdhënie seksuale brenda gjinisë.
Mbi 70% e burrave shqiptarë vriten në gjakmarrje. Shumë nga këto zënka ndodhin për arsye se 50% e grave shqiptare, para martesës, nuk e ruajnë virgjërinë. Rrjedhimisht, pasojnë zgjidhjet e martesave, d.m.th. shkurorëzimet pas të cilave vijnë hakmarrjet. Meqenëse është turp të vdesësh në shtrat, burrat që nuk bien nga dora e burrave të tjerë, vdesin prej sëmundjeve që në Shqipëri janë të shpeshta, si: tifoja, influenca (gripi) dhe sëmundjet venerike.
Shqiptari ha vetëm bukë, përdor miell misri dhe qumësht.
Ai s’di për kripën, ndërkaq, kur te ndonjë udhëtar i huaj sheh sheqer, kujton se është dëborë”.
“Dhe tani – vazhdon ky autor - për këta njerëz, të cilët nuk dinë se ç’është kripa, dhe të cilët për sheqerin kujtojnë se është dëborë, dhe sot del ndokush e thotë se këta ditkan se ç’është atdheu dhe se do të kishin qenë të gatshëm për të dhënë edhe jetën për të”. (Ibid, f.104).
“Shqiptarët s’kanë histori, gjendja jetësore e tyre është anarkia dhe ata shumë lehtë e ndërrojnë fenë, ndonëse fanatizmi fetar është karakteristika më e theksuar e tyre”. (f. 29, 43, 46, 100).
Politikani, shtetari dhe publicisti serb, një nga themeluesit e partisë radikale në Serbi, pas Luftës së Parë Botërore - kryeministër i parë i Mbretërisë Serbe-Kroate-SlloveneStojan Protiq (1857-1923), në librin e vet të botuar me pseudonimin Balcanicus - Albanski problem, Srbija i Austro-Ugarska (Çështja shqiptare, Serbia dhe Austro-Hungaria), Beograd, 1913, f. 30, 64, shkruante:
“Shqiptarët janë hazërxhinj keqbërës, të aftë vetëm për atë lloj lirie që ekziston në viset e shkreta”.
“Hordhia e bastardëve shqiptarë vjen rrëmbyeshëm si një lum vërshues dhe derdhet në zonat e kultivuara dhe të civilizuara. Këtë lum vërshues duhet kthyer në shtratin e tij të natyrshëm, pra në malet e zeza dhe shkëmbore”.
Në këtë frymë për shqiptarët kanë shkruar edhe pseudoakademikët sllavo-maqedonas, duke i quajtur në të ashtuquajturën enciklopedi të tyre njerëz mali.
Letrari serb, Prof. Grigorije Bozhoviq (1880-1945), në punimin Kačaci (Kaçakët),Vëllimi 7 (1920), Nr. 13-14, f. 561, Beograd, si provë se shqiptarët na qenkan të ligë, thekson traditën zakonore të tyre, që i mbron të dobëtit dhe që ka përcaktuar rregulla të përpiktë të luftës dhe të mikpritjes:
“...këto tradita apo zakone të Dukagjinit (e drejta zakonore shqiptare), që ia kanë krijuar shqiptarit vetëdijen juridike dhe fuqishëm kanë ndikuar në formimin e mentalitetit të tij, i kanë dhënë një mundësi djallëzore që, nga pikëpamja e së drejtës, plaçkitjen, vjedhjen, hajninë dhe vërsuljen ndaj të afërmit t’i konsiderojë jo vetëm si diçka e lejueshme, por edhe si diçka që nuk e cenon nderin”.
Shkrimtari, politikani dhe gazetari nacionalist serb Jasha Tomiq (1856-1922), studioi mjekësinë dhe letërsinë në Vjenë dhe në Paris. Lufta politike e largoi nga studimet. Ishte një ndër serbët më autoritativë të Kuvendit Popullor të Serbisë, udhëheqës i radikalëve serbë nga Vojvodina. Në librin e tij Rat u Albaniji i pod Skadrom 1912 i 1913, (Lufta në Shqipëri dhe rreth Shkodrës 1912 dhe 1913), Novi-Sad, 1913, në faqen 33, midis tjerash flet për një erë të keqe mushke që paska ndjerë në odat e zbrazëta të grave shqiptare.
Në vazhdim të këtij libri ai shkruan:
“Kur disa diplomatë evropianë filluan të flasin se shqiptarët kanë nevojë të jashtëzakonshme për detin, shumë shqiptarë s’i kuptonin dot dhe habiteshin me fjalët e tyre, ashtu siç do të habitej pata në oborr, kur do të orvateshin për ta bindur, se ajo në asnjë mënyrë nuk mund të jetojë pa krahët e saj”.
Me këto propaganda çnjerëzore, u thur legjenda për shqiptarët si gjakpirës. Shkrimet dhe botimet me përmbajtje dehumanizuese ndaj shqiptarëve filluan të botohen sidomos në kohën e luftërave ballkanike, në prag të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe u përkthyen edhe në gjuhë të huaja.
Për paradoks, “shkencëtarët” serbë të dy dekadave të para të shekullit XX flasin edhe për asimilimin e serbëve nga ana e shqiptarëve në Kosovë apo siç e quanin ata Stara Srbija(Serbia e Vjetër) në periudha të caktuara.
Logjika e të menduarit të këtillë ishte në kundërshti të plotë me vlerësimet për inferioritetin e shqiptarëve.
Historiani, gjeografi, etnologu, hulumtuesi në terren, sidomos në rajonet e “Stara Serbisë” (Kosovës) dhe të “Juzhna Srbisë” (Serbisë Jugore, d.m.th. Maqedonisë), Jovan Haxhi-Vasileviq (1866-1948) studioi historinë në Fakultetin filologjik të Universitetit të Beogradit, doktoroi në Vjenë më 1898. Në punimin e tij Kumanovska oblast (Rajoni i Kumanovës), Vëllimi 2 botuar në Južna Srbija: Istorijska, etnografska i politička istraživanja, Beograd, 1909, f. 186, paraqiti pikëpamjet e përgjithshme për gjoja përhapjen earnautashëve (serbëve të shqiptarizuar). Sipas tij:
“...shqiptarët grabisin tokën, pasuritë dhe bagëtinë; i grabisin edhe vajzat serbe dhe me dhunë i kthejnë në muhamedanë; njëherazi vrasin serbë”.
Sipas këtyre “studiuesve” serbë të fillimit të shekullit XX, shqiptarët s’kanë pasur kombësi. Nacionalizmi i tyre është produkt i intrigave austriake dhe italiane.
* * *
Dehumanizimin e racës shqiptare që e filluan akademikët dhe politikanët serbë në fillim të shekullit XX, përkatësisht në prag të luftërave ballkanike, e vazhduan akademikët dhe politikanët serbë gjatë tërë shekullit XX, për ta përmbyllur në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XXI Dobrica Qosiqi. Paroksizmi antishqiptar i serbëve të fillimit të shekullit XX vazhdon me stereotipe raciste të rreme deri në ditët tona.
Stërgjysh i së keqes sot, për brezat e ardhshëm, mëton të jetë akademiku dhe shkrimtari serb Dobrica Qosiq (1921) - romancier, eseist, teoricien politik dhe kombëtar, anëtar i rregullt i ASSHA (SANU), deputet i Kuvendit të Serbisë dhe i Kuvendit Jugosllavisë prej vitit 1945 deri në vitin 1957. Në vitet 1992-93 - kryetar i RF të Jugosllavisë. E kanë quajturbaba të kombit serb. Nuk është hartues i drejtpërdrejtë i Memorandumit të Akademisë serbe që doli si një libër anonim në janar të vitit 1986, por është shpirtdhënësi kryesor i tij. Është ati shpirtëror i “çështje kombëtare serbe” – kësaj murtaje të zezë të Ballkanit. Është në lidhje miqësore me akademikun Lubomir Tadiq - babanë e kryetarit të Serbisë –Boris Tadiqit. Tash e 30 vjet, punon për panserbizëm. Ndoqi shkollën e mesme bujqësore. Pas luftës kreu një shkollë politike si shumë komunistë dhe partizanë të Titos. E kanë quajtur edhe intelektual oportunist, për arsye se ka qenë i afërt me Titon, me Millosheviqin, me Koshtunicën dhe tani me Tadiqin.
Në vitin 2008 botoi librin më të ri Historia personale e një epoke 6, Koha e gjarpinjve (Vreme zmija), 1999-2000, botues Službeni glasnik, Beograd, 2008, numri i faqeve 272.
Shënimet e tij në formë ditari, të përmbledhura në librin Shënime të shkrimtarit (Piščevi zapisi) Libri 6, mbajnë nëntitullin Koha e gjarpinjve – Lufta e vogël botërore kundër Serbisë. Shënimet i ka mbajtur gjatë bombardimeve të NATO-s, prej 21 marsit të viti 1999 deri më 1 janar të vitit 2000.
Në librin e sipërthënë, ndaj shqiptarëve përdor gjuhën e urrejtjes dhe mbjell urrejtje kombëtare e racore. Në faqen 211 të librit Koha e gjarpinjve, midis tjerash për shqiptarët thotë:
“Kjo fundërrinë sociale, politike dhe morale e Ballkanit barbar tribal vendos miqësi me Amerikën dhe me Unionin Evropian kundër popullit më demokrat, më të qytetëruar dhe më të arsimuar të Ballkanit – popullit serb”.
* * *
Kjo nuk është gjuhë e urrejtjes, por mohim i plotë i vlerave njerëzore të një populli të tërë - popullit shqiptar.
Ky dehumanizim i qenies shqiptare nga ana e inteligjencies serbe, ka pasur një qëllim të vetëm – pushtimin e trojeve etnike shqiptare, duke shtuar se:
:
“Shqiptarët, duke qenë barbarë, primitivë dhe malokë nuk kanë nevojë për shtet. Duke qenë të tillë, shqiptarët as janë adhurues të shtetit, as posedojnë kapacitet shtetndërtues dhe shtetformues”.
Shkrimtari kroat Miroslav Krlezha (1893-1981) në punimin e tij Për flamujt e vetëm të kohës sonë (O jedinim zastavama našeg vremema) të botuar në Deset krvavi godina i drugih političkih eseji, Vëllimi 14-15 Sabranih djela, Zagreb, 1957, f. 413, sulmon ashpër teoritë e së drejtës historike të serbëve ndaj “viseve jugore”.
Dehumanizimi i shqiptarëve në “shkencën” e akademikëve serbë të fillimit të shekullit XX, u përcoll edhe me masakra ndaj tyre. Një prej masakrave të ndodhura në verilindje të Shqipërisë (zona e Lumës) është paraqitur edhe në raportin e Carnegy Endovment për Paqen Ndërkombëtare. Në të pasqyrohen fragmente të golgotës shqiptare:
“Shtëpi dhe fshatra të tëra janë bërë shkrumb, popullsia e paarmatosur dhe e pafajshme është masakruar en massedhunë e paparë, plaçkitje dhe mizori të çfarëdo lloji – të tilla ishin mjetet që i përdori dhe që është duke i përdorur soldateska serbo-malazeze, për ta ndryshuar karakterin etnik të këtyre viseve të banuar me shqiptarë”.Carnegy Endowment for International Peace, Report of the International Commission to Inquire into the Causes of the Balcan Wars; Washington D.C., 1914, f. 151.
Banorët e atyre fshatrave ishin larguar paraprakisht për t’iu shmangur sulmuesve të soldateskës serbo-malazeze, të cilët i digjnin shtëpitë e braktisura. (f. 151 i të njëjtit dokument). Në shtator 1913 kryengritja e shqiptarëve në Kosovë u shua në gjak. Pushteti në Serbi dhe në Maqedoni, çdo veprim apo sjellje rebeluese e ndëshkon me vdekje (f. 160-162). Pasi u vendos “paqja”, Beogradi i dërgoi kolonët e parë serbë dhe malazezë për të zaptuar toka të reja.
Nga shkrimet e lartpërmendura të inteligjencies serbe të fillimit të shekullit XX, do të lindin paragjykimet dhe stereotipet antishqiptare gjatë tërë shekullit XX. Sipas serbëve, shqiptarët në Beograd mund të ishin: hamaj të mirë nëpër stacionet hekurudhore, sharrëxhinj, druprerës, punëtorë krahu, punëtorë ngarkim-shkarkimi, pastrues rrugësh, mihës kanalesh, shitës devizash nëpër rrugë.
Koha e tregoi të kundërtën. Ideologjia antihistorike serbe dështoi. Shqiptarët ndërkaq, morën rrugën drejt Perëndimit dhe ja ku janë – më të fortë se kurrë. Është rast i rrallë në historinë e botës që inteligjencia e një populli fqinj të përhapë një propagandë kaq antinjerëzore ndaj fqinjëve të tyre. Si mund të bashkëjetonin këta dy popuj pas gjithë këtij irracionalizmi?! Populli serb dhe inteligjencia e tij duhet t’u kërkojnë falje shqiptarëve.



2.

SERBIA - DIMENSIONET E NJË IDEOLOGJIE KOMBËTARE ANAKRONIKE




Në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, Serbia shkaktoi katër luftëra në ish-Jugosllavi: kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Në Bosnjë dhe Hercegovinë arritën të krijojnë entitetin serb (Republika Serbe), që funksionon si shtet. Duke tentuar të shkëpusin një pjesë të Kosovës, edhe këtu synojnë të arrijnë të njëjtën si në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Gjatë agresionit serb në Slloveni dhe në Kroaci, Perëndimi reagoi shpejt dhe parandaloi një gjakderdhje përmasash të mëdha. Ndërkaq, gjatë luftës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, evropianët u treguan mjaft indiferentë. Si rrjedhojë ndodhi tragjedia më e madhe në kontinent, pas Luftës së Dytë Botërore. Në rastin e parë, kemi të bëjmë me dy popujt të krishterë – sllovenët dhe kroatët, ndërkaq në rastin e dytë, me një popull mysliman - boshnjakët.
Serbia, për luftërat agresive dhe tragjedinë e shkaktuar, në vend që të dënohet nga bashkësia ndërkombëtare, duket sikur shpërblehet.
Kaluan mbi dhjetë vjet qëkur forcat kolonialiste serbe u shkulën nga Kosova. Megjithëkëtë, veriun e Kosovës, Prishtina ende nuk e ka nën kontroll të mirëfilltë. Lidhur me mbrojtjen e tërësisë së tokave të Kosovës, vendet e Bashkimit Evropian, deri më sot nuk kanë treguar ndonjë qëndrim më të prerë.
Ka që thonë se evropianët i bren ndërgjegjja për sulmet e NATO-s mbi Serbinë. Por, çështja është më komplekse. Segmente të caktuara të vendeve - anëtare të BE-së shohin te serbët:
- një popull me një shkallë të caktuar të kulturës; dhe
- një popull të krishterë;
* * *
Politika serbe sot, si dikur, bazohet në forcë, në arrogancë, në dredhi, në mashtrim dhe në propagandë. Propagandës, dredhive, mashtrimeve dhe gënjeshtrave serbe, do t’ua kishte lakmi edhe ministri gjerman i propagandës gjatë Luftës së Dytë Botërore – Jozef Gebels.
Arroganca serbe - Serbët rrahin gjoks për dy arsye:
- E para: Jemi popull luftarak dhe në momente historike të caktuara, kemi luajtur rol të rëndësishëm;
- E dyta: Jemi popull me aleatë: rusët - mbi bazën e përkatësisë sllavo-ortodokse, dhe francezët – mbi bazën e Luftës së Parë Botërore, kur kemi luftuar në të njëjtën anë.
Serbët janë vetëshpallur popull hyjnor, qiellor dhe yllësor. E konsiderojnë vetenpopull historik dhe popull politik. Para Evropës paraqiten si popull i krishterë që në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë është përplasur me islamin. Propaganda serbe thotë:Jemi digë e Ballkanit ortodoks dhe e Evropës së krishterë përballë islamizmit shqiptar dhe boshnjak – përçues potencialë të interesave turke, arabe dhe persiane në rajon dhe në kontinent.
Serbët janë popull me dy lloj kompleksesh: kompleks inferioriteti dhe komplekssuperioriteti.
Që nga pavarësia e tyre (1878) e deri në ditët tona, energjitë kombëtare i kanë përqendruar kryesisht:
- në forcimin e ushtrisë dhe të policisë;
- në ndërtimin e një diplomacie aktive;
- në ndërtimin e një makinerie propaganduese të përkryer
- në aktivizimin e shërbimeve sekrete.
Duke e marrë veten për popull politik dhe historik, në aspektin politik, ushtarak dhe shtetëror, serbët e ndjejnë veten superiorë në shkallë rajoni.
Serbët janë të vetëdijshëm se sllovenët dhe kroatët kanë qenë nën sundimin e një perandorie të zhvilluar – Austro-Hungarisë, ndërkaq vetë ata – nën sundimin e njëperandorie aziatike-osmane, e cila gjatë sundimit pesëshekullor në Ballkan dhe gjetkë, ngeci në pikëpamje tekniko-shkencore dhe teknologjike.
Si në Mretërinë Jugosllave, ashtu edhe në Jugosllavinë e Titos, në aspektin politik, ushtarak dhe shtetformues, serbët e kanë ndjerë veten superiorë ndaj të gjithë popujve të tjerë të amalgamës jugosllave. Ndërkaq, në pikëpamje kulturore dhe ekonomiko-shoqërore, ndaj kroatëve dhe ndaj sllovenëve, serbët kanë qenë inferiorë. Sllovenët dhe kroatët, duke qenë më të zhvilluar se serbët, kanë krijuar shtresa shoqërore elitare, aristokrate dhe borgjeze. Serbët ndërkaq, kanë funksionuar si shoqëri e pallankave, d.m.th. provinciale. Duhet shtuar se serbët janë popull jopunëtor. Ndërmjet serbëve dhe kroatëve gjithmonë ka ekzistuar një rivalitet armiqësor. Ky rivalitet vazhdon edhe sot.
Serbëve, më parë se zhvillimi ekonomik, u ka interesuar faktorizimi ushtarak, për të vendosur dominimin dhe hegjemoninë në një pjesë të rajonit. Prandaj dhe ekonomikisht kanë mbetur poshtë kroatëve dhe sllovenëve.
Ndaj sllavo-maqedonasve, ndaj malazezëve si dhe ndaj myslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, serbët kanë qëndrim shpërfillës. Sipas serbëve, këta tre popuj nuk kanë identitet kombëtar. Ata s’janë veçse serbë.
Serbët për shqiptarët flasin me paragjykime dhe me stereotipe. Në momente historike të caktuara, nëpër kancelaritë e fuqive historike të Evropës, serbët kanë përhapur propagandësistematike kundër shqiptarëve, duke i quajtur mbetje turke në Ballkan. Si të tillë, ata (shqiptarët) nuk meritojnë të kenë shtet. Nëpërmjet propagandës antishqiptare, serbët janë përpjekur të parandalojnë krijimin e shtetit shqiptar, të justifikojnë pushtimin e trojeve shqiptare dhe të sigurojnë dalje në det në brigjet shqiptare.
Serbët, në historinë politike të kohës së re e deri në ditët tona, kanë një vragë të madhe në shpirt – nuk kanë det, përkatësisht dalje në det. Pjesë thelbësore e politikës ekspansioniste serbe ka qenë pushtimi i atyre territoreve që do ta nxirrnin Serbinë në det. Pretendimin e vet për të dalë në det (në vitet 1912-1913), Serbia synonte ta realizojë vetëm nëpërmjet bregdetit shqiptar, ndaj planet e saj lidhur me Shqipërinë veriore, përjashtonin krijimin e shtetit shqiptar.
* * *
Nacionalistët e Beogradit thonë:
Serbët janë popull me tri fe:
- Serbë të fesë ortodokse, ku bëjnë pjesë serbët e Serbisë dhe serbët jashtë saj;
- Serbë të fesë katolike, ku bëjnë pjesë kroatët e Kroacisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës; dhe
- Serbë të fesë myslimane, ku bëjnë pjesë myslimanët e Bosnjës e Hercegogvinës dhe të Sanxhakut (krahinë në Serbi dhe në Mal të Zi, e banuar nga popullsi me fe islame).
Armiqtë historikë të serbëve – Vatikani, Berlini, Vjena dhe agjenti i tyre – Tito, prej një populli (serb) kanë krijuar tre kombe: kombin serb, kombin kroat dhe kombin mysliman. Prej një shteti serb, kanë krijuar tre shtete: Serbinë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Që të tre popujt flasin një gjuhë të vetme – serbisht.
Natyrisht, serbë janë edhe malazeztë. Sllavo-maqedonasit ndërkaq, janë përzierje serbo-bullgare, në çdo çast të gatshëm për t’u serbizuar. Vetëm sllovenët nuk janë serbë. Mirëpo, s’kanë ku ikin nga Serbosllavia, ngase do t’i i gëlltiste faktori gjerman. Hungarezët e Vojvodinës, duke qenë të kulturuar, lehtë do asimilohen. Shqiptarët ndërkaq, janë trup i huaj dhe të egër. Zgjidhje për ta është – deportimi përtej Bjeshkëve të Nemuna, drejt Anatolisë.
Të njëjtin problem e kanë edhe shqiptarët. Ndahen në tri fe: myslimane, ortodokse dhe katolike. Mirëpo, askujt nuk i shkoi ndërmend që prej tyre të krijojë tre kombe, përkatësisht tre shtete. Në saje të miqve të tyre - Vatikanit dhe faktorit gjerman, shqiptarët sot janë një komb unik dhe kanë një shtet kombëtar – Shqipërinë”.
* * *
Serbët janë mashtrues të mëdhenj, ndërsa politika serbe është djallëzore.
Në Evropën e krishterë hiqen si njëfarë mburoje e kryqit nga rreziku islam që vjen prej boshnjakëve dhe prej shqiptarëve, ndërkaq në botën arabe dhe islamike hiqen si miq të mëdhenj të arabëve, përkatësisht të myslimanëve.
Para vendeve arabe, përkatësisht islamike serbët hiqen si trashëgues të Jugosllavisë së Titos, duke e paraqitur Serbinë si një ndër vendet më të rëndësishme të Lëvizjes së të painkuadruara. Në vendet arabe që shquhen për politikë antiamerikane, diplomacia serbe e paraqitet Serbinë si një viktimë të aspiratave imperialiste amerikane, e gatshme për t’i bërë ballë Uashingtonit, në synimet e tij dominuese. Aktualisht, eksponent i kësaj politike dhelpërake dhe mashtruese është ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë – Vuk Jeremiqi. Ky ministër që hiqet serb i madh, nga vija e nënës është mysliman. Poeti malazez Petar Petroviq Njegosh (1812-1851) thotë: Më i keq është i turqizuari (turkoshaku) sesa turku vetë.
Me fjalë të tjera, lidhur me islamizmin serbët luajnë lojë të dyfishtë: Nëpër kancelaritë evropiane thonë se janë mburojë e kryqit në rajon dhe në kontinent nga islamizmi boshnjak dhe shqiptar. Ndërkaq, në qendrat myslimane hiqen si miq të mëdhenj të botës arabe dhe islamike.
Diktatorët e mëdhenj të vendeve arabe, përkatësisht islamike të cilët, në shtetet-familje kanë sunduar me dekada, si p.sh. Gadafi, Asadi, Mubaraku etj. kanë qenë miq të mëdhenj të Serbisë. Një ndër miqtë më të mëdhenj të Serbisë sot është edhe Irani i AhmadiNexhadit.
Serbët luajnë edhe me letrën e ortodoksizmit. Me deklaratën e Dobrica Qosiqit:Në Ballkan kemi të bëjmë me komplotin e Vatikanit dhe të protestantëve kundërortodoksizmit, serbët pretendojnë të zgjojnë nga gjumi edhe ariun e veriut – Rusinë e Putinit dhe të Medved-evit.
* * *
Serbët dhe faktori gjerman - Sipas serbëve, kundërshtari historik kryesor i ideologjisë kombëtare serbe është faktori gjerman.
Pas luftës ruso-turke (1877-1878) u nënshkrua në Shën-Stefan (lagje e jashtme e Stambollit) Traktati i Shën-Stefanit (1878) - famëkeq për kombin shqiptar. Sipas këtij traktati, vendet sllave si SerbiaBullgaria dhe Mali i Zi zgjeroheshin në dëm të tokave shqiptare. Mirëpo, krijimi i shtetit të madh sllav në Ballkan ishte në kundërshti të plotë me interesat e faktorit gjerman. Austro-Hungaria dhe Anglia e kundërshtuan këtë marrëveshje, ndaj më pas u mblodh Kongresi i Berlinit (1878).
Në Luftën e Parë Botërore faktori gjerman humbi. Më 1918 lindi krijesa artificiale Jugosllavia e VersajësSistemi i Versajës i ngritur nga Franca pas Luftës së Parë Botërore, me të filluar Lufta e Dytë Botërore (nga nazistët gjermanë) - u shemb. Bashkë me të, u shpërbë edhe Mbretëria Serbosllave
Më 1943, komunistët e Titos, në Mbledhjen II të AVNOJ-it (KAÇKJ) i vunë themelet e Jugosllavisë avnoj-iste. Më 1991 edhe kjo kreaturë kominterniste mori teposhtëzën. Gjermania - tanimë e bashkuar - pa nguruar fare, e mbështeti shkëputjen e Sllovenisë dhe të Kroacisë. Serbosllavia u tret si flluskë sapuni.
Sipas nacionalistëve serbë, shkaktarët kryesorë dhe të përhershëm të tragjedisë serbe janëVatikani, Berlini, Vjena, CIA si dhe agjenti i tyre – Josip Broz Tito.
* * *
Rivalitetet e fuqive të mëdha ndaj rajonit – Në rajonin e Ballkanit, në një moment të caktuar, mund të ndeshen interesat: e BE-së, të Uashingtonit, të Moskës, deri edhe tëKinës së largët. Jashtë kësaj loje, me miratimin e SHBA-së, nuk do të mbetej as Turqia, si fuqi rajonale ambicioze.
Serbët janë ngatërrestarë të mëdhenj. Koketojnë me të gjitha fuqitë mëdha: Synojnë të bëhen anëtarë të BE-së; kanë kontakte me Uashingtoninrusët i konsiderojnë aleatë të natyrshëm; vendosin lidhje të ngushta me Kinën Nga kjo del se politika e Beogradit është joparimore, shantazhuese, destruktive, destabilizuese dhe luftënxitëse. Beogradi synon të përfitojë nga rivalitetet fuqive të mëdha ndaj rajonit. Sipas Beogradit, Serbia ka pozitë gjeografike strategjike, ndaj ajo fuqi që e shtie në dorë Serbinë, e vë nën kontroll tërë rajonin. Midis BE-së, SHBA-së, Rusisë dhe Kinës serbët do të përcaktoheshin për atë fuqi e cila:
- Do ta njihte rolin dominues të Serbisë në një pjesë të rajonit; dhe
- Do t’i realizonte interesat kombëtare të Serbisë.
Synimet kombëtare të Serbisë, historikisht kanë qenë në kundërshti të plotë me interesat e Berlinit. Sot janë në kundërshti totale edhe me interesat e Uashingtonit. Faktikisht, Serbia nuk mund të mbështetet në këto dy qendra politike të vendosjes. Rusiandërkaq, nuk ka kapacitet të mjaftueshëm t’i përmbushë ambiciet joreale të serbëve. Kina, me ekonominë në rritje, pritet të bëhet fuqi globale. Ndonëse larg Ballkanit, ajo mund të shfrytëzojë kontradiktat e Serbisë me Perëndimin, por edhe qëndrimin jo mjaft aktiv të Moskës ndaj zhvillimeve në rajon. Kjo fuqi imperiale potenciale, nëpërmjet Serbisëgrindavece, në një të ardhme jo fort të largët, mund të aspirojë praninë e vet në rajon.
Megjithëkëtë, ëndrra e Serbisë për ta shndërruar gadishullin në fuçi baruti nuk do të realizohet kurrë.
Sipas kryetarit të Serbisë – Boris Tadiqit dhe kryeministrit ultranacionalist sllavo-maqedonas – Nikola Gruevskitintegrimi në strukturat euro-atlantike, sa është interes i Serbisë dhe i Maqedonisë, po aq është edhe interes i BE-së dhe i Uashingtonit. Po qe se nuk do të na pranoni në BE (apo në NATO) pa kusht, do të hidhemi në gjirin e mëmë Rusisë, po edhe të Kinës. Vdekjen do ta sjelli në skenë – kishte Shekspiri.
Serbëve nuk u është bërë vonë, që për shkakun e tyre, të jenë ndeshur ushtarakisht, edhe fuqitë e mëdha. Por ata duhet ta dinë se asnjëherë në histori fuqitë e mëdha nuk e kanë filluar luftën kundër njëra-tjetrës, për shkak të interesave të popujve të vegjël. Të vegjlit mund të kenë qenë pretekst për konflikt, por jo edhe shkak i mirëfilltë lufte. Synimet serbe për t’ia vënë zjarrin rajonit dhe për ta parë në flakë Ilirinë s’kanë për t’u sendërtuar.
Shqiptarët kanë rastin historik të papërsëritshëm të faktorizohen dhe të luajnë një rol më të rëndësishëm në rajonin e Evropës Juglindore. Për t’u faktorizuar, shqiptarët duhet të plotësojnë disa kushte themelore:
Të shkëputen përgjithmonë nga ndikimi turk, arab dhe persian;
- Të pushojnë së funksionuari me mikrovlera, me mikrostruktura dhe me mikrosisteme;
- T’i rikthehen familjes perëndimore, së cilës i takojnë natyrshëm, që nga Barleti dhe Buzuku e deri në ditët tona.


GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU – NË ARTET FIGURATIVE


 



Xhelal Zejneli

Skenderbeu_dhe_trimat_e_tij
        Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe bëmat e tij janë pasqyruar prej kohësh në vepra të pikturës, të skulpturës dhe të gravurës në vende të ndryshme të botës.
            Pjesa më e madhe e veprave me vlera artistike dhe historike, si tipare karakteristike, japin një profil të veçantë me sy të gjallë dhe hundë shqiponjë.
            Portreti më i hershëm që njihet ndodhet në galerinë Ufici (Uffizi) të Firencës. Mendohet se është mbështetur në vizatimin të bërë drejtpërdrejtë nga natyra, të piktorit venecian Xhentile Benini. Në këtë portret, Heroi Kombëtar i shqiptarëve është paraqitur në moshë të shtyrë, si duket kur e ndërmori udhëtimin e tij të fundit në Itali në vitin 1466.
            Vlen të përmendet edhe portreti i shekujve XV-XVI i zbuluar në Shkodër si dhe portreti i galerisë në kështjellën Valdbeng, një riprodhim i të cilit ndodhet edhe në Muzeun e Krujës.
            Një portret i hershëm që paraqet rëndësi për tërë ikonografinë e Gjergj Kastriotit, ndodhet në botimin e parë të veprës madhore të humanistit dhe të historianit shqiptar Marin Barletit – “Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi” , Romë, midis 1508 dhe 1510 (Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut).
            Portretin në gravurë e kanë realizuar edhe mjeshtrit gjermanë si Jang Breu (1533) dhe Jost Amanpo i shekullit XVI. Amani heroin shqiptar e paraqiti me një sfond kështjelle.            
            Gravura mbi Skënderbeun, më 1577, ka shtypur edhe një piktor tjetër gjerman Sigizmund Fejgrahent. Paraqitja epërkrenares dhe e shpatës së heroit jepet për herë të parë (1539-1552) në portretin të bërë nga Tabias Shtimer.
            Në qindvjeçarin XVII e këndej u krijuan portrete të Skënderbeut për t’i ilustruar veprat letrare ose historike. Piktori francez N. Auronks është autor i portretit që u botua në poemën eBysjerit (1658). Në vitin 1662, kjo poemë u ribotua, por tani me portretin të bërë nga piktori Blanshet. Ndërkaq librin e Biemit, të botuar në vitin 1672, e ka ilustruar piktori italian F. Zuçi (Zucci). Një gravurë në dru bëri I.B. Skotin.
            Në vitin 1743 vepra e Barletit u botua në Zagreb në gjuhën kroate. Këtu tani e kemi gravurën  në dru të Vajcit (Weitzi). Galerinë e Skënderbeut, me veprat e tyre e kanë pasuruar edhe piktorë të tjerë si Andrea BiankiJ. FontanaDomeniko KustoA. Oslovski.  
            Për Skënderbeun një numër veprash krijuan edhe piktorët arbëreshë në Itali, si G. KonfortiA. Skurra etj. Një afresk i shekullit XVI ndodhet në një kishë të Monreales në Sicili. Duhet theksuar se në kishën katolike të Prizrenit, në vitin 1878, kur u krijua LidhjaShqiptare e Prizrenit, janë pikturuar me grizaj në dy medaljone, komandanti ushtarak hungarez Jan Huniadi (1387-1456) dhe Skënderbeu.
            Figura e Skënderbeut u bë një nga temat  qendrore tëarteve figurative shqiptare qysh në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Krahas portretit tradicional kthyer në profil të piktorit nga Korça Gjergj Panariti (1883), figura e plotë e heroit mbi kalë dhe në sfond beteja, u trajtua më 1889 nga Anastas N. Ballamaçidhe Theohar Gjini (1880-1956). Ballamaçi u ndihmua nga tabloja e piktorit francez T. Zheriko.
            Nga plejada e piktorëve që punuan mbi bazën e modeleve, shkoi më tej piktori autodidakt Spiro Xega (1876-1953), autor i një cikli romantik-heroik prej më se tetë veprave. Midis tyre edhe“Skënderbeu” (1913). Me fjalë të tjera, prej tij ruhen mbi dhjetë tablo me figurën e Skënderbeut, disa prej tyre të fillimit të shekullit XX.      
            Në vitin 1937, në bazë të një gravure evropiane, edhe ikonografi nga rrethi i Korçës Vangjel Zengo (1877-1938) pikturoi disa herë portretin e Skënderbeut, tablonë "Beteja e Skënderbeut me turqit" që ndodhet në Muzeun e Krujës.
            Linjën kryesisht origjinale e përbën tabloja “Skënderbeu në betejë” e pikturuar në vitin 1915-1916 nga piktori shkodran Simon Rrota (1887-1961), i cili, në vitet 1910-1915, kishte studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano. (Mësimet e para për pikturë, S. Rrota i mori nga piktori shkodran Kolë Idromeno, 1860-1939, autor i njërës nga kryeveprat e pikturës shqiptare, portretit“Motra Mone”). Edhe piktori shkodran Ndoc Martini (1880-1917)portretin e heroit e punoi në disa variante – “Skënderbeu”.     
            Në fund të shekullit XIX dhe konkretisht në vitin 1917, pasqyrimit të figurës së Skënderbeut në skulpturë iu çel rruga me bustet e skulptorit dhe të poetit Murat Toptani (1868-1917).
            Shprehja figurative e heroit, do të ngrihet më pas në një nga majat më të larta krijuese me bustin sintezë, heroik e legjendar, të punuar nga figura kryesore e skulpturës shqiptare në vitet ’20-’80, të shkolluar në Torino të Italisë - Odhise Paskalit (1903-1985).Busti i Skënderbeut, i ngritur në Kukës në vitin 1939, është një kryevepër monumentale, ku format e hiperbolizuara të heroit krijojnë shoqërim përfytyrimesh simbolike. Odhise Paskali, bashkë me skulptorin Andrea Mano (1921-2000) si dhe me skulptorinJanaq Paço (1914-1991), në vitin 1968 realizuan monumentin e Skënderbeut në Tiranë. Me vërtetësi deri në hollësi, siluetat e japin heroin në një lëvizje parade, me shpatën mbështetur anash dhe kokën energjike të ngritur si luftëtar dhe burrë shteti.
            Ndër veprat më të shënuara të artit shqiptar pas vitit 1945 me këtë temë, janë statujat ekuestre në Krujë dhe në Tiranë, që mishërojnë realizimin e një dëshire të hershme të popullit shqiptar për ta parë të ngritur në monument figurën e Heroit Kombëtar.
            Në pikturën e pas Luftës së Dytës Botërore, në tablotë kompozicionale, me nota emocionale, trajtohet lidhja e ngushte e heroit me masën, epërsia shqiptarëve liridashës. Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e ngushtë të tij, pasqyrohen gjerësisht në artin figurativ shqiptar. Në veprat e Muzeut Historik Kombëtar dhe nëMuzeun Kombëtar – Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Krujë, afresket, shtatoret, grupi skulpturor e pasqyrojnë heroin si luftëtar, udhëheqës popullor, burrë shteti dhe figurë e pavdekshme e heroizmit popullor.
            Në vitin 2001, monumenti i Heroit Kombëtar, vepër e skulptorit Janaq Paço, u vendos në Prishtinë. Ndërkaq, në vitin 2003, shtatorja e heroit, vepër e skulptorëve Muharrem Turkeshidhe Agim Sela, u vendos në Dibër. Në vitin 2006, monumenti i heroit, vepër e skulptorit Thoma Thomai u vendos në Shkup. Busti i heroit është vendosur edhe në oborrin e gjimnazit “Skënderbeu” të Preshevës.
            Monumenti i heroit, vepër e skulptorit italian Romano Romanelli (1882-1969), i ngritur në vitin 1940 ndodhet edhe në sheshin Albania të Romës.        Bustit i Skënderbeut ndodhet edhe në Vaccarizzo Albanese – fshat  i Kozencës në Kalabri. Në vitin 2008, busti i heroit u vendos edhe në Civita të Italisë.
            Në vitet ’60 të shekullit XX, emigrantët shqiptarë në Belgjikë paraqitën kërkesë për ta vendosur monumentin e Skënderbeut në Bruksel. Kjo u realizua në vitin 1968. Monumenti u vendos pranë parkut Josafat të komunës Schaerbek në Bruksel.
            Monumentet, përkatësisht bustet e Heroit Kombëtar ndodhen edhe në Vjenë, në Budapest, buzë liqenit të Gjenevës, në Detroit  etj.
            Përmendorja e Skënderbeut në Miçigan të SHBA-së është përuruar në vitin 2006, në prani të mijëra vetëve, përfshi kryepeshkopin e Detroitit - Kardinalin Adam Maida dhe presidentin e Shqipërisë - Alfred Moisiun. Monumenti është vendosur në hyrje të oborrit të Kishës katolike shqiptare Shën Pali në Roçester Hills, rreth 40 kilometra në veri të Detroitit. Përpos monumentit të heroit, në këtë shtet federal ndodhet edhe përmendorja e Nënë Terezës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...