Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/13

LETËR HAGËS NGA PUBLICISTI I MIRËNJOHUR ZEF PËRGEGA PËR HEROIN E GJALLË RAMUSH HARADINAJ ....




Një ditë, sa më shpejt të jetë e mundur, kam një dëshirë: 

Të trokas në një zyrë ku shkruhet: “Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj” dhe ju të nderuar gjyqtar, që tani emrin ua di e gjithë bota e qytetëruar, të jeni aty për t’i uruar atij detyrën e re. 





LETËR PUBLIKE NGA ZEF PËRGEGA


BAKONE JUSTICE  MOLOTO


Trial Chamber 11, UNICITY   

P.O. Box 13888   
        
2501 EW The HAGUE
        

The NETHERLANDS
                                                                   


Të nderuar gjyqtar të Hagës, të angazhur në çeshtjen Ramush Haradinaj.

Si drejtues i Institutit të Kulturës Shqiptaro -Amerikane prej 10 vitësh në SHBA, si gazetar profesionist, që kam punuar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe në gazetën e pavarur të Tiranës Koha Jonë, si antar i Amnesty International dhe si autor i 10 librave, ju drejtohem Ju, si bijë të drejtësisë njerëzore, që ylli i mëngjesit të pavarësisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të lejohet i lirë të ushtrojë të drejtën e tij nacionale, për të dhënë kontributin, tani të njohur, për ndërtimin e institucioneve demokratike, për të institucionalizuar shtetin e ri ligjor dhe për të pastruar nga Kosova, mitin gjakatar serb për këtë tokë shqiptare, që ka vuajtur nën zingjirët e genocidit sllav për 250 vjet.

Ramush Haradinaj-rrezore.com

Në Shqipëri, në vitin 1998, si gazetar i gazetës Koha Jonë dhe i inkuadruar në atë kohë në një projekt të Institutit Demokratik Amerikan me është dhënë rasti të intervistoj rreth 800 kosovarë, të cilët ishin larguar me dhunë nga tokat dhe shtëpitë e tyre shekullore nga regjimi hitlerjan serb.

Edhe sot e kësaj ditë me rrjedhin lot, zemra me therë në kraharor, shpirti me shtërngon dhe fryma me ndalet, kur kujtoj një plak mbi 80 vjeçar kosovar, i cili gjatë intervistës me tha:


“Erdhen natën paramilitarët serb me armë e thika në duar. Derën ma shkatërruan me shqema e kondak automatiku. Familja u bë sa një grusht. Nuk pata kohë t’u përgjigjem.



Njeri prej tyre, kur pa vorbën vetëm me ujë të valuar, se nuk kishim të hanim darkë, me pyeti me nervozizëm :

“A keni mish?!”

“Jo”-i them më zë të mekur. Atëherë rrëmbeu njerin nga fëmijët me të njomë dhe e preu në sytë tanë copa-copa dhe e hodhi trupin pa jetë në vorbën me ujë të valuar
File:Haradinaj.jpg

“Ja, tani hani mish”-tha kasapi kanibal serb.

I dashur gjyqtar Bakone!

Me ndjenjen qytetare kërkoj që kur ta gjykoni Ramush Haradinajn, njeriun e mëshirës dhe tolerances, menjanoni për një çast të gjithë ngarkesën që keni lidhur me këtë çeshtje dhe të kujtoni këtë dëshmi të këtij plaku kosovar që e shkrova me sipër.

Ramush Haradinaj nuk mori pushkën të luftonte në Beograd kundra ushtrisë serbe të armatosur rëndë, por mbrojti pragun e shtëpisë të popullit të vet, që një ushtar tjetër shovinist serb, i ngarkuar në mënyrë ekstreme me urrejtje nacionale, të mos i priste më me thikë fëmijët kosovar, lulet e jetës njerëzore, si kafshët.
File:Supporting Ramush Haradinaj.jpg


Këto ngjarje makabre të bëra nga serbet kundra shqiptarëve kanë ndodhur vetëm në prehistori.

Kur Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës e kërkoi Haradinajn të paraqitet para drejtësisë, ai e harroi karrikën e kryeministrit të Kosovës dhe me vullnet të lirë e me besim tek trupi gjykues, u paraqit në kohën e duhur.

Nga eksperienca e juaj e gjatë dhe e dritur, a keni parë ndonjë kriminel lufte të shkojë para drejtësisë në mënyrë të vullnetshme, apo ata janë fshehur, si minjë kanalesh e si gjarpërinjë nën gurin e pushtetit të trashëguar edhe sot të Millosheviçit, siç ishin gjeneralet e krimit serb në Ballkan?!

I nderuar gjyqtar!

Tradita e shqiptarit, ajo e përcaktuar në 1223 nenët e kanunit të Lek Dukagjinit, nuk e përmban që i zoti i shtëpisë ta torturojë apo ta vrasë mikun në besë e në bukë të vet.

 Nëse dikush vret një pjestar të familjës së shqiptarit dhe vrasësi kërkon e besë, pra mbrojtjën e jetës, i zoti i shtëpisë kujdeset për vrasësin për 24 orë dhe e largon shëndosh e mirë nga fshati pa e prekur njeri.

Historia e vjetër shqiptare është e mbushur me ngjarje të tilla. Serbet dhunuan familje kosovare, përdhunuan vajza e gra dhe i vranë njerëzit duke ngrënë bukë në vatrën e tyre.

Edhe ligji i kulluar i demokracisë amerikane e përmban nenin se, nëse dikush të futet me forcë në familje brenda katër mure të shtëpisë së vet, mund ta ekzekutosh njeriun e paftuar.

 Prandaj kur të merrni në dorë çeshtjën Haradinaj, ju lutëm ta keni parasysh këtë fakt.

Për ditë e pyes mëngjezin e lirë me diell, që lind në Amerikë, pse po vonohet liria e yllit të mëngjezit kosovar Ramush Haradinaj!



Një ditë, sa më shpejt të jetë e mundur, kam një dëshirë:

Të trokas në një zyrë ku shkruhet: “Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj” dhe ju të nderuar gjyqtar, që tani emrin ua di e gjithë bota e qytetëruar, të jeni aty për t’i uruar atij detyrën e re.




Bashkë të çelim dritarët e lirisë dhe aty në tokën dardane do ta lëxoni vendimin e drejtë, në sytë e përlotur të popullit kosovar, që ju përshëndesin dhe unë t’ua dhuroj nga një kopje të librit tim të fundit, të sapo shkruar në Amerikë “Zëri im Prishtinë” !

Aty besoi është edhe zëri i Juaj i drejtë!

 Me konsideratë të thellë njerëzore


 ZEF PERGEGA


Albanian American Institute        
      
  17069 Eleanor DR. # 27A   
                  
   Clinton Twp. MI 48038  

   USA      


E-mail: li bri <libri57@hotmail.com>
              
                                                                


ZEF PE



Detroit, me 9 shkurt 2012




Fenomenologji : Në botë, në çdo 40 sekonda një person bën vetëvrasje

Shkruan Mr.sci.Flori Bruqi-Prishtinë




Vetëvrasjet kryhen  në forma dhe me mjete të ndryshme. Mjetet, të cilat përdoren për vetëvrasje, janë armët e zjarrit, hedhja nga lart, litari, medikamente të ndryshme etj.

Statistikat zyrtare të Policisë së Kosovës , tregojnë se dukuria e vetëvrasjes dhe tentim-vetëvrasjes, në dy javët e para të muajit janar të këtij viti, ka qenë alarmante.

 Që nga fillimi i këtij viti, numri i të vetëvrarëve ka arritur në shtatë, ndërkaq rastet e tentim-vetëvrasjeve kanë qenë të shumta.

Në bazë të raporteve ditore që janë të evidentuara, për rastet e vrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve, na del se nga 1 janari janë raportuar 7 raste të vetëvrasjeve dhe 15 raste të tentim vetëvrasjeve.

 Gjinia mashkullore prin me rastin e vrasjeve, ndërkaq që gjinia femërore prin me numrin e tentim-vetëvrasjeve.

Ka  mjaft raste kur personat kanë tentuar të vetëvriten më shumë se një herë.

Në anën tjetër, sociologët vlerësojnë se arsyet që i shtyjnë njerëzit që të vetëvriten janë të shumta.  Shkalla e vetëvrasjeve në vend është një nga treguesit e gjendjes së kualitetit të institucioneve të vendit, si dhe punës së tyre.

 Një nga faktorët kryesorë që i shtyn personat të vetëvriten, është gjendja e rëndë ekonomike, por ka  ai  edhe faktorë tjerë.

Shkak i rritjes enorme të numrit (të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve), është edhe ndryshimi i mënyrës tradicionale të të jetuarit.

Vlerat tradicionale kanë rënë, ndërsa vlerat moderne ende nuk janë rrënjosur sa duhet, kështu që jemi në një mes, as në stilin tradicional, as modern dhe jemi në një humbje të identitetit ekzistencial.
Nga institucionet kërkohet një qasje e drejtë ndaj problemeve reale, në të cilat  qëndrojnë edhe shkaqet e vetëvrasjeve.
Ende janë të vërejtshme mbështetja e dobët emocionale e fëmijëve brenda familjes dhe në shkolla, si dhe kujdesi i dobët institucional për të rinjtë dhe nevojat e tyre

Sidoqoftë, edhe gjatë vitit të kaluar statistikat tregojnë një nivel të lartë të numrit të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve.

Të dhënat e Policisë së Kosovës thonë se gjatë vitin 2009 janë raportuar 60 raste të vetëvrasjeve dhe 255 tentim-vetëvrasje....

19-vjeçarja A.L. nga Carrabregu i Deçanit, i ka dhënë fund jetës të martën, duke u varur me shami. Ndërkaq, një vajzë tjetër 21 vjeçe ka marrë lëndime të rënda duke u hedhur nga një lartësi prej 15 metrave. Për më pak se një muaj e gjysmë të këtij viti, janë shënuar 14 vetëvrasje dhe 33 tentim vetëvrasje. Sociologët përjashtojnë motivet ekonomike si shkaktarin kryesor të vetëvrasësve.

Dukuria e vetëvrasjeve, kohëve të fundit është duke tronditur vendin tonë.

Pa kaluar as dy muaj, nga fillimi i këtij vitit, 14 kosovarë kanë vrarë veten, ndërkaq 33 të tjerë kanë bërë tentativë për t’i dhënë fund jetës së tyre.

Këto statistika janë të regjistruara në Policinë e Kosovës, por, numri real i vetëvrasjeve ka gjasa të jetë më i lartë.

Vetëvrasje  ka ndodhur kohë më parë edhe në fshatin Carrabreg të Deçanit, ku një 19-vjeçare me inicialet A.L. është gjetur e vetëvarur me një shami, në një objekt afër shtëpisë së saj.

Ngjarja tragjike, sipas Policisë së Kosovës, është raportuar të ketë ndodhur të martën rreth orës 19, ndërkaq që motivet ende mbeten mister.

 Një 21-vjeçare nga Gjilani ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke u hedhur nga një lartësi prej 15 metrash, nga muri mbrojtës i pendës në Livoç të Epërm të Gjilanit.

Zëdhënësi rajonal i PK-së në Gjilan, Ismet Hashani, ka bërë të ditur kohë më parë  se kjo ka ndodhur të martën pasdite, rreth orës 16:30, për të cilin rast policia është njoftuar nga qendra e alarmit.
“Me të marrë vesh që një femër kishte hipur mbi murin mbrojtës të pendës së Livoçit të Epërm, nga ku po tentonte të kërcente, policia me shpejtësi ka ftuar edhe ndihmën e shpejtë, por kur patrullat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, viktima kishte kërcyer nga muri mbrojtës i pendës në një largësi mbi 15 metra dhe kishte rënë mbi gurë”, tha zëdhënësi Hashani.

Ai shtoi se policia ka intervenuar me shpejtësi duke e nxjerrë viktimën, e cila ishte gjallë dhe me shpejtësi është transportuar në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, por për shkak të lëndimeve të rënda, ajo është përcjellë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Zyrtarët policorë pohojnë se shtimi i numrit të vetëvrasjeve është një fenomen që po bëhet shqetësues.


 Ka raste kur policia njoftohet me kohë për një tentim vetëvrasje, ku shpeshherë arrijnë me kohë për të shpëtuar jetë. Mirëpo, ai thotë se për këto raste tragjike më shpesh policia informohet pasi që ndodh më e keqja.

Ka pasur disa raste kur ne jemi njoftuar me kohë dhe kemi arritur të shpëtojmë personin që po tentonte të bëjë vetëvrasje. Së fundmi, zyrtarët policorë kanë arritur të shpëtojnë jetën e një të riu 27 vjeç, i cili kishte tentuar të hidhej nga kulmi i një ndërtese në Prishtinë. Mirëpo, për fat të keq, më shpesh ndodh që ne të informohemi kur është tepër vonë.

 Përkundër hetimeve të shumta që bëhen pas kryerjes së vetëvrasjes, shpeshherë motivet i merr viktima me vete.


Në top listën e faktorëve kryesorë që ndikojnë në kryerjen e vetëvrasjes,  janë struktura psikologjike e personit, faktori social që mund të jetë ndryshimi i funksionimit të familjes apo ndryshimet e të jetuarit, ballafaqimi me situata të papritura, siç është humbja e personave të dashur të familjes, ose të lidhjeve të dashurisë dhe mundësia e ballafaqimit me situata të reja, duke përfshirë edhe ato ekonomiko-financiare.

Personat e ndjeshëm ose të paekuilibruar mentalisht janë më të prirë për të bërë vetëvrasje. Ky është faktori kryesor. Personat e paekuilibruar nuk e ndjejnë sigurinë, prandaj ndodh më e keqja. Po ashtu mund të ndodhë që vetëvrasja të bëhet për shkak të abuzimit me alkool dhe me substanca narkotike.

Sipas tij, që një person të marrë vendim për vetëvrasje, nuk mund të ndikojë shumë faktori financiar.

“Në hulumtimet e shumta që janë bërë nëpër botë, kanë ardhur në konkludim se numri i përqindjeve të vetëvrasjeve ka qenë më i lartë te shtresat më të larta ose të mesme sesa tek ato të ulëta”, thotë ai.
Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dukuria e kryerjes së vetëvrasjeve cilësohet si një ndër tre faktorët kryesore të vdekjeve në botë.

Sipas statistikave të kësaj organizate, shumica e vetëvrasjeve të raportuar në botë, kryhen nga personat mbi 60 vjeç.

Ndërkaq në mbarë botën, në 50 vitet e fundit vetëvrasjet janë rritur për 60 për qind dhe se kjo rritje është shënuar më shumë në shtetet e zhvilluara.

Fakte

- Në botë, në çdo 40 sekonda një person bën vetëvrasje, ndërkaq tentim vetëvrasjet bëhen për çdo 3 sekonda.

- Për çdo person që kryen vetëvrasje, 20 e më shumë bëjnë tentim vetëvrasje.

- Numri më i madh i vetëvrasjeve ndodh në Azi, që përfshin mbi 60 për qind nga numri total i vetëvrasjeve në botë.

Vetëvrasjet në Kosovë:

Viti 2000 - 33 vetëvrasje
2001 - 59
2002 - 48
2003 - 67
2004 - 63
2005 - 53
2006 - 54
2007 - 58

Tentim vetëvrasjet:

2000 - 4
2001 - 23
2002 - 37
2003 - 65
2004 - 84
2005 - 105
2006 - 169
2007 - 154




Më gjërësisht lexoni:

http://floripress.blogspot.com/2012/03/mrsciflori-bruqi-vetvrasjet-ne-kosove.html

Suicide phenomenon in Kosovo


Creative Critical Thinking

Professor: Elife Krasniqi


Dardan Sylaj



Suicide phenomenon in Kosovo!
           
            

All people live a life, but they choose different methods and different ways to live their life. Some people are wise, and try hard in order to have a fun in life and have an easy one. On the other hand, there are people who do not care that much about life which leads them to having difficulties and barriers. Even though we all have problems that sometimes it seems there is no solution, we come up with a good solution. In contrast, there are some people who do not have self confidence or simply they cannot come up with the solution of the problem and the only door left to them seems to be committing suicide.


                        Based on the statistics that American Association of Suicide (AAS) and Diagnoses of System Manual (DSM) gave, we can come to the conclusion that suicide comes usually from depression, the usage of drugs, and there might be also people affected by the war in 1999 in Kosovo which gives people stress that comes from the trauma that is won during the war. This also might happen some years after the war is ended.

             In Kosovo there is done a research by (UNICEF)[1] but the exact number of people who use heroine is not mention, but is said that the number is increased a lot especially in Prishtina. This has all started to have a rapid growth after the war in 99 in Kosovo. When talking about suicide in Kosovo, in the report of the UNMIK police is said that it is quiet difficult to know about the true number of suicides because firstly they are not considered as crime and the other issue that makes it difficulty is the family of a person who commits suicide where they sometimes covers the crime scene just so they don’t have a loss of face. This makes us become suspicious about this fact because it might happen that in Kosovo there are a much higher number of suicides which were not told. [2]

            There is a novel written by: H. Balzac "E kush nga ne, pasi u be 30- vjec, nuk e vrau veten nja dy a tri here",by this he meant not to commit suicide for real, but the way we feel during the life time. We all had a hard time where we wished we were dead, but when the problem was solved we were free and happy and enjoying the life. Not being able to solve problems, having pressure to be successful, and in case there is no positive conclusion are mostly the cases which lead most of the time to the commitment of suicide.

 The phenomena of suicide always existed and it will be present in anytime, anyplace, and in any regime.
            Flori Bruqi in his article describes some of the characteristics of the people who wish to commit suicide and how they think of it for a long time. They have lots of thoughts if they should do commit suicide for real or not, they also plan how to do, where to do, when to do and lots of other things in details.

 It is very important to keep in mind that these people who think of committing suicide are very easy to be pointed out if you know them from before. In this article talks about the study that is done about the commitment of suicide and they got results that around 80% of the people who commit suicide talks about some symptoms they are facing.   

Firstly, they change their character; they become closed on their selves, uncertain, without strong will power, nervous, sensitive, sad, and worried. Secondly, they have changes in their behavior where they find hard to concentrate in work, school, they don’t care much about their looking, their obligations. Thirdly, they have changes in the eating. 

They have no anxious to eat and so they become slim, it may happen also that they over consume food, they lose interest of friends, sex, their preferred hobbies, they don’t usually have a positive hope for the future etc.  Other symptoms that you may see when someone wants to suicide are also that they pay all their debts, they say goodbye to their friends, family, and all relatives, they also can give for free their most favorable items in their life etc.[3]
 
            The number of suicide in Kosovo is being increased, only in the first month of year 2009, 8 suicides cases were reported and 17 other trying to commit suicide. The age of those people is from 25-45[4]. In Prizren it was reported by Nexhmedin Krasniqi (commander in the rural management of Prizren) that from the beginning on year 2009 till now there are 5 suicides cases, and this is very bad not just for the families of the suicide people but for the whole of Kosovo. He also commented as how institutions have to react and make a study where they could prevent suicide. Actually there is one project that is started for the prevention of the suicide. In this project it is involved Dr. Shukrie Statovci from QKUK.[5]
           
            When mentioned before that there are much more attempts to commit suicide than we have the final act of suicide, this happens because they fail to do so. 


This happens because of two major reasons: first is that they might be stopped by any person who tries to save his life, and the second reason why they fail to commit suicide is that they give up to the idea of committing suicide in the last moment and so they start to think about the new life where he/she might find himself. 


So it is important to see people how they are feeling for real and not make an opinion that it is ok, they will change with the time. We should react right away because it might be too late and you will never forgive yourself because you had the opportunity to help a person and you did not do.[6]
        
         In my opinion Suicide is not an illness that can be cured by taking a vaccine, but it is a social issue that have always been and it will continue to happen all the time. This does not happen only in poor countries, but it happens also in the developed countries.


 Suicide can be affected by different factors such as media, love, society, their weak personality, unemployment, and other things that will stop a victim to think of a solution and so they try to commit suicide. 

Most of the people who try to commit suicide cannot kill themselves, but unfortunately some of them do commit suicide. In my opinion people who commit suicide must be crazy firstly and then kill themselves. People must think of solution because there is no single thing in this planet that does not have a solution.
            Suicide is horrible. I say so because I remember when the guy jumped from his flat in city of Prishtina where he was left uncovered for around 4 hours, and I also remember well that I had problems because I used to remember that scene for a week or two and it was not good at all.

 If people who want to commit suicide see these kinds of scenes might probably be influenced to do the same thing. I wish people become aware of this and try to help other people who need help, and this wish goes to government as well because they are the one who should take this initiative and open different clubs where people can express their worries, their feelings, and their thoughts without being spread in the public. Once more I would say that I do not accept suicide, and I think that I would never do suicide because this is not the way of solving problems.



Work cited:

            Bruqi, Flori.” VETVRASJET NE KOSOVE DHE SHQIPERI.”shqip.dk. posted on 2005. <http://www.shqip.dk/modules.php?name=News&file=article&sid=1433>
            Dotan, Natan.” Rritet në Kosovë niveli i vetvrasjeve që prej luftës.” setimes.com. posted on 02/04/2003, <http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2003/04/030313-NATAN-001>
            KTV,”Vetëvritet një 22-vjeçar.” Posted on March 03, 2009. <http://www.kohavision.net/index.php?option=com_content&task=view&id=16342&Itemid=40>
           KTV,”Numri i vetëvrasjeve, në Kosovë, është në rritje, ka theksuar policia”,posted on march 07, 2009 <http://www.kohavision.net/index.php?option=com_content&task=view&id=16459&Itemid=40>
            KTV,” Tentim vetevrasje ne Prishtine - KTV & RTK.” YouTube, posted on December 19, 2008. <http://www.youtube.com/watch?v=_x2xiC3KIjM>
            Nora Hasani and Zana Limani “Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën.” birn Kosovo, posted on 2009, <http://kosovo.birn.eu.com/al/1/70/3174/?tpl=80>
            rtv21,” Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë.” telegrafi.com posted on February20, 2009, <http://www.telegrafi.com/?id=2&a=3572>




[1] Hold my Hand - Premiere of a feature film produced by young artists in Kosovo
[2] Rritet në Kosovë niveli i vetëvrasjeve që prej luftës
[3] VETVRASJET NE KOSOVE DHE SHQIPERI
[4] Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë
[5] Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë
[6] Tentim vetëvrasjeve ne Prishtine - KTV & RTK

2012/04/11

DERIVATET E NAFTËS CËNOJNË SHËNDETIN, JETËN, MJEDISIN… DËMTOJNË AUTOMJETET ?!






OJQ KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
Selatin Kaçaniku, kryetar,
ok.kosova@gmail.com,
044/200-458


Kosova është Shtet me aplikueshmëri tejet të ulët të ligjeve, zbatueshmëri kjo që ligjet dhe institucionet e drejtësisë i bën jo edhe aq të besueshme. Kjo zbatueshmëri e ulët e ligjeve reflektohet edhe në ekonomi, në biznes, në tregti e distribuim të derivative.


Kjo fushë, me ndikim jashtzakonisht të madh ekonomik, social…vazhdon të mbetet fushë ku “ dëshmohen “ zyrtarë të pazot, të pa vullnet dhe të pa ndjenja përgjegjësie për të vënë rregull e ligj, për ta mbrojtur mjedisin, konsumatorin, automjetin…xhepin e konsumatorit dhe arkën e Shtetit.

Për ta zgjedhur “ një here e përgjithëmonë “ problemin e importit, tregtisë dhe distribuimit të energjenteve - derivateve të naftës, kohë më pare Qeveria e Kosovës, MTI, vuri në zbatim Udhëzimin Administrativ për importin, tregtimin dhe distribuimin e derivateve të naftës sipas standardeve të BE-së – me maksimum 10 ppm ?!

Përkundër këtij UA ditë më pare në një pompë derivatesh u gjet naftë me mbi 300 ppm, ose 30 herë më shumë sulfur se që e lejon standardi. Askush nuk ndërmosi asgjë ?!

Sot po jua prezantojmë dëshminë ( në attach ): Në një pompë derivatesh në Kosovë, kemi “ zbuluar “ naftë me 1.142 ppm, ose me 114 herë më shumë sulfur se që lejojnë standardet e BE-se ?!
Kjo naftë, me këtë “ cilësi “ nuk është naftë por është mbeturinë, bërllok e helm !



Kosova ka dy biznese të autorizuara për inspektimin e tregtimit me derivate të naftës. Sipas informatave me të cilat disponon KONSUMATORI asnjëra nga to nuk i shfrytëzon tre laboratoret ekzistuese e të licencuara në Kosovë. Njëri nga bizneset e inspektimit shfrytëzon shërbimet e laboratorit të MAK PETROL në Shkup, anise:
- Ky Laborator nuk është i licencuar nga MTI e Kosovës,
- Paraqet konflikt interesi sepse po ky MAK PETROL është prodhues dhe eksportues i kësaj nafte jocilësore ?!
- MAK PETROL për përpunim importon lëndën e pare, naftën e papërpunuar nga Irani, poashtu të cilësisë së dobët ( si të ishte e cilësisë “ Brend “ ), për përpunimin e së cilës nuk ka impiante as teknologji të duhur. Sipas informatave me të cilat disponojmë MAK PETROL nuk gëzon të drejtën e distribuimit të këtyre derivateve jocilësore në tregun e Maqedonisë – por ka të drejtë ta helmojë Kosovën ?!
- Rikujtojmë se në Kosovë akoma futen kontrabandë sasi enorme të derivateve të naftës ( nga kufiri poroz, në veçanti nga ai verior ). Është përgjegjësi e intistitucioneve dhe e mekanizmave të Shtetit që mos të lejojnë hyrjen e këtyre derivative të naftës por edhe tregtimin e tyre në pompat e Kosovës.
- Duke përzgjedhur prodhuesin për të bërë kontrolllin / analizën e cilësisë, duke përzgjedhur një laborator pa tender, pa garë, pa i dhënë shansin laboratoreve vendore të licencuara Biznesi Inspektues dhe Autoriteti që e ka liçencuar bien ndesh me Ligjin e konkurrencës, Ligjin e Prokurimit ?!

Ndaj, nga MTI dhe nga të gjithë mekanizmat e saj, duke u nisur nga Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit, nga inspektoratet…:
- Kërkojmë të zhvilllohen kontrollet në të gjitha pompat e karburanteve në Kosovë dhe të konstatohet gjendja reale !
- Kërkojmë dhe institojmë që të ndërpriten këto abuzime dhe bizneseve recidiviste t ju merren lejet e punës !
- Kërkojmë nga Organet e Drejtësisë që, konform Kushtetutës dhe Ligjeve në Fuqi, të na marrin në mbrojtje !
- Kërkojmë nga udhëheqësit e institucioneve të Shtetit, nga zyrtarët, edhe nga partitë politike të deklarohen për këtë tentim të cënimit të shëndetit e të jetës, ta gjykojnë dhe t i përkrahin Organet e Drejtësisë, ato të inspektimit, mekanizmat… që përfundimisht të ndalohet ndotja, rrezikimi i jetës e i shëndetit, helmimi… tentimvrasja me helme kimike nga 1142 ppm-at e naftës së abuzuesve të pandërgjegjëshëm që duan, për prëfitimet e tyre përsonale, ta shndërrojnë Kosovën në “ komorë gazi e tymi “ ?!
- Kërkojmë përkrahje e mbështetje nga Shoqëria Civile Mjedisore / Ambientale që të na marrin në mbrojtje, të na përkrahin në mbrojtjen e mjedisit dhe të jetës e të shëndetit.



- Ftojmë ngasësit / pronarët e automjeteve që t i shfrytëzojnë shërbimet tona për analiza gratis të naftës ( çdo ditë nga një falas ) e për konsumatorët tjerë do të përpiqemi të sigurojmë analiza derivatesh me çmime të ulura e për të siguruar sa më shumë fakte, dëshmi, prova për shkeljet e mëdha të Ligjit dhe të Udhëzimit Administrativ për tregtimin e derivateve të naftës, në mënyrë që bashkatrisht tua ndalim hovin mashtruesve, abuzuesve, shpekullantëve…përderisa kompetentët dremiten me kërrhamë ?! Këto analiza e konstatime do të na shërbejnë edhe në gjyq me rastin e kërkesës për zhdëmtim material, shëndetsor dhe në dinjitet.
- Ftojmë donatorët zemërgjërë të na ndihmojnë në krijimin e fondeve për të zhvilluar aktivitetet e kontrollit / analizave të derivative të naftës ( dhe jo vetëm të tyre por edhe të ushqimeve ) si mënyrë e vetme për të luftuar edhe amullinë dhe mungesën e përkushtimit dhe të përgjegjëshmërisë mes disa institucioneve, mekanizmave e zyrtarëve kompetent për këto fusha.
- Kërkojmë nga Shoqatat e naftëtarëve dhe Odat / Shoqatat e afaristëve brënda të cilave ato veprojnë që të vetorganizohen, t i ndërpresin praktikat abuzive dhe t i përjashtojnë nga rradhët e veta të gjithë abuzuesit / mashtruesit me derivate të naftës.
- Ftojmë Asociacionet e Bizneseve, Odat e Shoqatat, vendore, mikste dhe ato të jashtme, që të na bashkangjiten në aksionin tone të marrjes në mbrojtje edhe të konsumatorëve biznesor të derivateve të naftës, në veçanti të prodhuesve, transportuesve dhe konsumuesve tjerë të mëdhenjë biznesor të këtij energjenti strategjik.
- Kërkojmë nga MTI dhe nga mekanizmat e inspektimit të tregut, që çdo pompë ta obligojë që t ia prezantojë konsumatorit dokumentin e analizës së cilësisë nga laboratoret të çertifikuara në Kosovë, e me insistimin e konsumatorit t ia sigurojë edhe kopjen e cila do të shfrytëzohet për krahasimin e përbërjes së derivatit.
- Nga MTI kërkojmë që të shpallen të pavlefshme analizat e Laboratorit të MAK PETROL dhe që biznesit inspektues t ia ndalojë bërjen e analizave të derivateve të naftës te MAK PETROL për arsyet e cekura më lartë.


- Nga Komisioni i Konkurencës kërkojmë të hetojë veprimet e monopolizimit të tregut dhe pengimin e konkurencës së lire !
- Kërkojmë që MTI t i obligojë firmat inspektuese që analizat t i bëjnë te laboratoret e licencuara nga kjo Ministri në Kosovë, e në rast nevoje, me kërkesën e inspektoratit, gjyqit por edhe të konsumatorit, këto analiza të bëhen edhe te laboratoret e pavarura..
- Kërkojmë nga ATK-ja që urgjentisht të zgjedhë formën e aplikimit të arkave fiskale, vënien e tyre në përdorim por edhe ti detyrojë pompat e derivative të naftës që çdo konsumator ta pajisë me kupon, paragon, faturë ose dokument tjetër që dëshmon për shit-blerjen e derivative të naftës.
- Ftojmë mediumet e informimit dhe gazetarët që të na përcjellin në përpjekjet tona për të mbrojtur vehten, Shtetin, Mjedisin…dhe arkën e Shtetit nga këta brejtës të pandërgjegjëshëm të çdo gjëje që e krijuam me mund në Shtetin tonë të ri.

Nga “ bashkpunimi “ me Laboratorin e MAK PETROL, sipas informacioneve deri te të cilat ka arritur KONSUMATORI, del se nga rreth 5.000 dokumentacionet e inspektuara janë bërë vetëm 73 analiza. Që të gjitha 73 mostrat rezultojnë të jenë në suaza të standardeve ?! Por, një mostër e analizuar nga EULEX-i, si mbikontrollë, ka rezultuar me 17% tejkalim të standardit duke i demantuar bizneset inspektuese vendore ?!
Ndërsa analizat tona demantojnë edhe EULEX-in dhe flasin për tejkalimet e standardeve duke u nisur nga 15 ppm deri në 1142 ppm - që e kemi konstatuar së fundi ?! Dyshohet se bizneset inspektuese nga muaji maj i vitit të kaluar deri në muajin shkurt sivjet nuk e kanë bërë asnjë analizë të përbërjes ose të cilësisë së karburanteve ?!
Nëse kemi parasysh faktin se Kosova brënda ditës importon, pra edhe i shpenzon, rreth 1.500.000 litra derivate të naftës atëherë nuk është vështirë të imagjinohet se çfarë dëmi i shkaktohet Shtetit, qytetarit, konsumatorit…shëndetit, jetës, mjedisit…me këtë bombë që na sulmon me 1.142 ppm ?!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...