Shkruan Mr.sci.Flori Bruqi-Prishtinë
Vetëvrasjet kryhen në forma dhe me mjete të ndryshme. Mjetet, të cilat përdoren për vetëvrasje, janë armët e zjarrit, hedhja nga lart, litari, medikamente të ndryshme etj.
Statistikat zyrtare të Policisë së Kosovës , tregojnë se dukuria e vetëvrasjes dhe tentim-vetëvrasjes, në dy javët e para të muajit janar të këtij viti, ka qenë alarmante.
Që nga fillimi i këtij viti, numri i të vetëvrarëve ka arritur në shtatë, ndërkaq rastet e tentim-vetëvrasjeve kanë qenë të shumta.
Në bazë të raporteve ditore që janë të evidentuara, për rastet e vrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve, na del se nga 1 janari janë raportuar 7 raste të vetëvrasjeve dhe 15 raste të tentim vetëvrasjeve.
Gjinia mashkullore prin me rastin e vrasjeve, ndërkaq që gjinia femërore prin me numrin e tentim-vetëvrasjeve.
Ka mjaft raste kur personat kanë tentuar të vetëvriten më shumë se një herë.
Në anën tjetër, sociologët vlerësojnë se arsyet që i shtyjnë njerëzit që të vetëvriten janë të shumta. Shkalla e vetëvrasjeve në vend është një nga treguesit e gjendjes së kualitetit të institucioneve të vendit, si dhe punës së tyre.
Një nga faktorët kryesorë që i shtyn personat të vetëvriten, është gjendja e rëndë ekonomike, por ka ai edhe faktorë tjerë.
Shkak i rritjes enorme të numrit (të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve), është edhe ndryshimi i mënyrës tradicionale të të jetuarit.
Vlerat tradicionale kanë rënë, ndërsa vlerat moderne ende nuk janë rrënjosur sa duhet, kështu që jemi në një mes, as në stilin tradicional, as modern dhe jemi në një humbje të identitetit ekzistencial.
Nga institucionet kërkohet një qasje e drejtë ndaj problemeve reale, në të cilat qëndrojnë edhe shkaqet e vetëvrasjeve.
Ende janë të vërejtshme mbështetja e dobët emocionale e fëmijëve brenda familjes dhe në shkolla, si dhe kujdesi i dobët institucional për të rinjtë dhe nevojat e tyre
Sidoqoftë, edhe gjatë vitit të kaluar statistikat tregojnë një nivel të lartë të numrit të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve.
Të dhënat e Policisë së Kosovës thonë se gjatë vitin 2009 janë raportuar 60 raste të vetëvrasjeve dhe 255 tentim-vetëvrasje....
19-vjeçarja A.L. nga Carrabregu i Deçanit, i ka dhënë fund jetës të martën, duke u varur me shami. Ndërkaq, një vajzë tjetër 21 vjeçe ka marrë lëndime të rënda duke u hedhur nga një lartësi prej 15 metrave. Për më pak se një muaj e gjysmë të këtij viti, janë shënuar 14 vetëvrasje dhe 33 tentim vetëvrasje. Sociologët përjashtojnë motivet ekonomike si shkaktarin kryesor të vetëvrasësve.
Dukuria e vetëvrasjeve, kohëve të fundit është duke tronditur vendin tonë.
Pa kaluar as dy muaj, nga fillimi i këtij vitit, 14 kosovarë kanë vrarë veten, ndërkaq 33 të tjerë kanë bërë tentativë për t’i dhënë fund jetës së tyre.
Këto statistika janë të regjistruara në Policinë e Kosovës, por, numri real i vetëvrasjeve ka gjasa të jetë më i lartë.
Vetëvrasje ka ndodhur kohë më parë edhe në fshatin Carrabreg të Deçanit, ku një 19-vjeçare me inicialet A.L. është gjetur e vetëvarur me një shami, në një objekt afër shtëpisë së saj.
Ngjarja tragjike, sipas Policisë së Kosovës, është raportuar të ketë ndodhur të martën rreth orës 19, ndërkaq që motivet ende mbeten mister.
Një 21-vjeçare nga Gjilani ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke u hedhur nga një lartësi prej 15 metrash, nga muri mbrojtës i pendës në Livoç të Epërm të Gjilanit.
Zëdhënësi rajonal i PK-së në Gjilan, Ismet Hashani, ka bërë të ditur kohë më parë se kjo ka ndodhur të martën pasdite, rreth orës 16:30, për të cilin rast policia është njoftuar nga qendra e alarmit.
“Me të marrë vesh që një femër kishte hipur mbi murin mbrojtës të pendës së Livoçit të Epërm, nga ku po tentonte të kërcente, policia me shpejtësi ka ftuar edhe ndihmën e shpejtë, por kur patrullat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, viktima kishte kërcyer nga muri mbrojtës i pendës në një largësi mbi 15 metra dhe kishte rënë mbi gurë”, tha zëdhënësi Hashani.
Ai shtoi se policia ka intervenuar me shpejtësi duke e nxjerrë viktimën, e cila ishte gjallë dhe me shpejtësi është transportuar në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, por për shkak të lëndimeve të rënda, ajo është përcjellë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Zyrtarët policorë pohojnë se shtimi i numrit të vetëvrasjeve është një fenomen që po bëhet shqetësues.
Ka raste kur policia njoftohet me kohë për një tentim vetëvrasje, ku shpeshherë arrijnë me kohë për të shpëtuar jetë. Mirëpo, ai thotë se për këto raste tragjike më shpesh policia informohet pasi që ndodh më e keqja.
Ka pasur disa raste kur ne jemi njoftuar me kohë dhe kemi arritur të shpëtojmë personin që po tentonte të bëjë vetëvrasje. Së fundmi, zyrtarët policorë kanë arritur të shpëtojnë jetën e një të riu 27 vjeç, i cili kishte tentuar të hidhej nga kulmi i një ndërtese në Prishtinë. Mirëpo, për fat të keq, më shpesh ndodh që ne të informohemi kur është tepër vonë.
Përkundër hetimeve të shumta që bëhen pas kryerjes së vetëvrasjes, shpeshherë motivet i merr viktima me vete.
Në top listën e faktorëve kryesorë që ndikojnë në kryerjen e vetëvrasjes, janë struktura psikologjike e personit, faktori social që mund të jetë ndryshimi i funksionimit të familjes apo ndryshimet e të jetuarit, ballafaqimi me situata të papritura, siç është humbja e personave të dashur të familjes, ose të lidhjeve të dashurisë dhe mundësia e ballafaqimit me situata të reja, duke përfshirë edhe ato ekonomiko-financiare.
Personat e ndjeshëm ose të paekuilibruar mentalisht janë më të prirë për të bërë vetëvrasje. Ky është faktori kryesor. Personat e paekuilibruar nuk e ndjejnë sigurinë, prandaj ndodh më e keqja. Po ashtu mund të ndodhë që vetëvrasja të bëhet për shkak të abuzimit me alkool dhe me substanca narkotike.
Sipas tij, që një person të marrë vendim për vetëvrasje, nuk mund të ndikojë shumë faktori financiar.
“Në hulumtimet e shumta që janë bërë nëpër botë, kanë ardhur në konkludim se numri i përqindjeve të vetëvrasjeve ka qenë më i lartë te shtresat më të larta ose të mesme sesa tek ato të ulëta”, thotë ai.
Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dukuria e kryerjes së vetëvrasjeve cilësohet si një ndër tre faktorët kryesore të vdekjeve në botë.
Sipas statistikave të kësaj organizate, shumica e vetëvrasjeve të raportuar në botë, kryhen nga personat mbi 60 vjeç.
Ndërkaq në mbarë botën, në 50 vitet e fundit vetëvrasjet janë rritur për 60 për qind dhe se kjo rritje është shënuar më shumë në shtetet e zhvilluara.
Fakte
- Në botë, në çdo 40 sekonda një person bën vetëvrasje, ndërkaq tentim vetëvrasjet bëhen për çdo 3 sekonda.
- Për çdo person që kryen vetëvrasje, 20 e më shumë bëjnë tentim vetëvrasje.
- Numri më i madh i vetëvrasjeve ndodh në Azi, që përfshin mbi 60 për qind nga numri total i vetëvrasjeve në botë.
Vetëvrasjet në Kosovë:
Viti 2000 - 33 vetëvrasje
2001 - 59
2002 - 48
2003 - 67
2004 - 63
2005 - 53
2006 - 54
2007 - 58
Tentim vetëvrasjet:
2000 - 4
2001 - 23
2002 - 37
2003 - 65
2004 - 84
2005 - 105
2006 - 169
2007 - 154
Më gjërësisht lexoni:
http://floripress.blogspot.com/2012/03/mrsciflori-bruqi-vetvrasjet-ne-kosove.html