Nga Flori Bruqi
Më 9 prill të vitit 1999 ishte thyer kufiri i hekurt midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Në betejën e Kosharës kanë rënë 116 dëshmorë në mesin e të cilëve komandantët Sali Çekaj, Agim Ramadani, e të tjerë, ndërsa janë plagosur rreth 350 ushtarë të UCK-së. Sot gjatë gjithë ditës do të bëhen homazhe në varrezat në Koshare.
Ndërkaq, në Prishtinë nën patronazhin e kryeministrit shoqata e veteranëve të luftës së Koshares ”Brigada 138” organizon manifestimin ”Ditët e Shqipes”.
Më 9 prill të vitit 1999 ishte thyer kufiri i hekurt midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Në betejën e Kosharës kanë rënë 116 dëshmorë në mesin e të cilëve komandantët Sali Çekaj, Agim Ramadani, e të tjerë, ndërsa janë plagosur rreth 350 ushtarë të UCK-së. Sot gjatë gjithë ditës do të bëhen homazhe në varrezat në Koshare.
Ndërkaq, në Prishtinë nën patronazhin e kryeministrit shoqata e veteranëve të luftës së Koshares ”Brigada 138” organizon manifestimin ”Ditët e Shqipes”.
Është shënuar të hënen Epopeja e Kosharës, njëra nga ditët më domethënëse të luftës çlirimtare të Kosovës, dita kur përfundimisht u shemb kufiri që ndante shqiptarët padrejtësisht. Në një akademi përkujtimore që u mbajt në varrezat e Dëshmorëve në Koshare, e në të cilën morrën pjesë qindra qytetarë, mes tyre edhe ish-luftëtarë, familjarë të dëshmorëve e përfaqësues të institucioneve të Kosovës, u tha se beteja e Koshares vazhdon të mbetet simbol i bashkimit dhe unitetit të popullit tonë.
“Beteja e Koshares e ka simboliken e unitetit politik e kombëtar. Në këtë betejë luftuar djem e vajza nga e tërë Kosova dhe trojet tjera shqiptare, që në zemër e kishin Adem Jasharin, që respektuan urdhërat e komandantit të zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj dhe e respektuan autoritetin e presidentit Ibrahim Rugova”, ka thënë para të pranishmëve zëvendës Kryeministri Hajredin Kuçi.
Në akademinë që kësaj here është mbajtur nën patronatin e kryeministrit Thaqi, kanë folur edhe Rifat Jashari dhe deputeti Daut Haradinaj, të cilët gjithashtu kanë përquar mesazhe paqeje e mirëkuptimi tek të gjithë qytetarët e Kosovës.
Nga ana tjetër, duke folur në emër të bashkëluftëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ish eprori i kësaj brigade ka rikujtuar situaten e keqe në të cilën ende ndodhen ish-luftëtarët, invalidët e familjarët e dëshmorëve të luftës. “E gjithë bota është kthyer nga e ardhmja, e ardhme të cilën e synojmë edhe ne. Megjithatë, për hirë të së ardhmes, ne duhet ta kujtojmë të kaluaren dhe të mos e harrojmë sakrificën e të gjithë atyre që po i nderojmë sot”, ka thënë ish eprori Berisha.
Ndërkohë, në përvjetorin e trembëdhjetë të Betejes së Koshares, është vënë edhe gurthemeli i Kompleksit memorial të dëshmorëve i cili tash e sa vjet është duke u kërkuar me ngulm nga pjesmarrësit e kësaj beteje. Sipas veteranëve të betejes së Koshares, ndonëse i vonuar, ky hap për ngritjen e kompleksit memorial është i mirëseardhur dhe në nderim të të gjithë atyre që sakrtifikuan për lirinë e ditëve të sotme.
Beteja e Koshares-1999
Beteja e Koshares Sipas Verzionit Serb
Te theme te dreijten kisha ndegjuar dhe lexuar per Betejen e Koseves por nuk besoja se ka qene aq`e rendesishme sa e proklamoishine mediat dhe ne shqiptaret mendoja se si gjithmone qe kemi prirje ne shqiptaret ti rrisum gjerat ashtu po behet edhe me kosharen ..
Por definitivishte beteja e koshares eshte LEGJENDARE per shume arsye ne ate beteje serbet e humben qka e pranoijn edhe vete me shume hidherime por edhe ka qene beteja me e madhe e zhvilluar ne luften ne kosove qka e pohoijn edhe vete serbet tashe me .
Kosharja eshte LEGJENDARE edhe per faktin se UCK ushtria shqiptare per here te pare ne lufte frontale ball per balle e mund ushtrine serbo sllave dhe ate me humbje shume te medha nga ana e serbve qka e pohoijn edhe vete serbet e mbijetuar te kesaij beteje ku disa madje e klasifiokoijn si BETEJA E DYTE E HUMBUR E KOSOVES ...
Nuk e kisha ditur se ka pasur aq`e efekt negative per serbet kjo betej madje edhe deri ne demoralizimin dhe qorjentimin e tyre qithe andeij kosoves madje siqe e pohoijn edhe gjeneralet serbe pjesemarres te kesaij beteje ka pasur shume ndikime te madhe psikologjike ..
Deri aty sa UCK ja munde ta fitoij luften ndaij ushtrise super te armatosur serbe ne raste se UCK do konsolidohej dhe organizohej si ne koshare ..
Kosharja ka vendosur definitivishte ne pike pyetje te madhe fitoren ushtarake te serbve ne kosove ..
KOSHARJA LEGJENDARE SIPASE VERZIONIT SERBE SHUME SHUME INTERESANTE
Dokumentare per kosharen nga telvizioni serbe
Luftimet ne KOSHARE filmimet nga ana e pozicioneve serbe
Luftimet ne KOSHARE filmimet nga ana e pozicioneve serbe
Košara Battle- Live Battle Footage (Serbian Side)
http://www.youtube.com/watch?v=A01j0...eature=related