2012-04-11

Ne Kine termeti eshte parashikuar 2000 vjet me pare



Nje dijetar Kinez, Zhang Heng, i cili jetonte ne qytetin Luoyang Henan te Kines, shpiku i pari me 132 pas eres sere, nje sizmoskop/aparature e cila mundesonte parashikimin e nje termeti.

Kjo aparature mund te percaktonte kohen dhe vendin ku do te godiste termeti/et dhe u quajt Houfeng Didong Yi, qe do te thote; mjet per matjen e ererave sezonale dhe te levizjeve te Tokes.
Sipas arshives se historise me te vonshme te dinastise Han, aparatura eshte ndertuar me baker dhe me mbi 2 meter dimension. Pamja e jashtme e saj, ka forme cilindrike siç nje vazo me permasa ne brendesi prej 8 kembesh. Mekanizmi vendosej brenda aparatures dhe jashte saj, ne rajonin e siperm perreth ‘grykes’ se vazos, gjenden te vendosur, ne pozicione te ndryshme tete koke dragonjsh, ku çdo njeri prej tyre mbante nje sfere (bakri) ne goje.
Aparatura-e-termetit
Jashte aparatures, rreth periferikes se poshtme, ne baze te saj, jane tete bretkosa, ku çdo njera prej tyre gjendet posaçerisht poshte kokes se dragoit. Kur shfaqej nje termet, valet sizmike mund te benin pjesen e brendshme te mekanizmit, qe ishte vares (cilinder vertikal) te aktivizohej dhe te ‘godasin’ nepermjet levave ne polet qe ndodhen ne kokat e dragonjve duke u hapur goja e tyre.

Njera prej sferave binte nga goja e dragoit dhe izolohej ne gojen e bretkoses duke prodhuar nje tingull, i cili tregonte drejtimin e termetit. Me kete menyre, vezhguesit pergjegjes dinin se ne çfare ore dhe ne ç’drejtim kishte ndodhur termeti.

Ne nje rast, gjate kohes se nje termeti te madh ne qytetin Gansun ne 143 pas eres se re, njeri prej dragonjve, ne drejtimin perendimor, hapi gojen e tij dhe sfera doli prej andej dhe ra ne gojen e bretkoses.
Ishte termeti i pare i regjistruar ne historine e njeriut! 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...