2012-04-14

IMAZHI I KRIJUESIT DHE INTELEKTUALIT




Shkruan Prof. asc. dr. Myrvete Dreshaj – Baliu



Dorëshkrimi i Profesor Shyqri Galicës me titull “Mesazhi intelektual” është përmbledhje studimesh, vlerësimesh e recensionesh të shkruara në rrethana dhe në kontekst të zhvillimeve të ndryshme kulturore dhe shkencore të dekadës së fundit.

Sigurisht kjo është arsyeja pse tekstet e këtij vëllimi janë ndarë në tre kapituj që nuk janë as vetëm tematik, as vetëm gjinor dhe më në fund as vetëm kodues. Sigurisht për shkak se tekstet e këtij vëllimi janë shkruar në kohë dhe rrethana të ndryshme, apo për aktivitete dhe paraqitje të cilat kushtëzohen përtej konferencave, diskutimeve letrare e shkencore, përurimeve dhe pse jo prej leximeve miqësore. Nuk ka dyshim, kjo është edhe arsyeja që titulli i këtij libri del nga mesazhi i atyre ideve që reflektojnë tekstet, autorët dhe mendimi a vlerësimi i kritikës së kohës.




Prof.Dr.sci.Shyqri Galica,shkrimtar nga Kosova

Kapitulli i parë merret me qasje të mëdha të letërsisë shqipe, të para gjithashtu nga aspekti historik dhe metodologjikisht krahasues. Fjala është për motive të mëdha: liria, kulti i Skënderbeut, poetika moderne e poezisë së Fatos Arapit, konteksti europian i poezisë së Fatos Arapit, raportet historike, letrare dhe shpirtërore të Dritëro Agollit me Kosovën, gjendja dhe përfaqësimi i letërsisë në librin shkollor, të cilat në këtë vëllim paraqesin vlerat më përfaqësuese dhe më cilësore. Fjala është për tema dhe objekte studimi, një pjesë të të cilave madje Profesor Galica i ka trajtuar edhe më parë në projektet e tij shkencore, prandaj kjo është arsyeja që këto tekste jo njëherë paraqesin sinteza serioze edhe përtej aspekteve metodologjike të kërkimit dhe mesazhe përmbajtësore e intelektuale njëkohësisht.

Kapitulli i dytë merret me vepra, autorë dhe kërkime tematike të tyre. Fjala është për tekstet recensionale, vlerësuese dhe aktualizuese të kohëpaskohshme për vepra letrare dhe historiko-letrare me dimensione te veçanta në jetën tonë shkencore, si: përmasa teoriko-letrare e tekstit të romanit të Adem Demaçit “Dashuria e Filanit”, përmasa aktuale e dramës së Gjergj Fishtës “Juda Makabe”, tema e madhe e dramës së lirisë në romanin e Ramadan Rexhepit, përmasa e kërkimit dhe e sintezës së biografisë së Elena Gjikës në monografinë e Vehbi Balës, fati jetësor i shkrimtarit Kasem Trebeshina, si fat i një shekulli në jetën e një populli në veprën e Nuri Dragoit. Fjala është për tema të mëdha dhe të veçanta që dalin në vepra me karakter historik dhe letrar njëkohësisht, të cilat përfaqësojnë vlera të një kohe dhe të një hapësire, që përtej vlerave teoriko-letrare, estetike e historike përfaqësojnë edhe një zë dhe një mesazh intelektual.

Kapitulli i tretë përfshinë tekste, të cilat trajtojnë tema me mbizotërim kur autorët e kur veprat e tyre, për t’iu lënë hapësirë, shpesh, më parë autorëve se sa veprave. Fjala është për autorë të caktuar jeta e të cilëve shpesh na ka bërë të mendojmë, të lexojmë dhe të flasim për veprën e tyre. Në historinë tonë, janë disa individualitete të cilët me jetën e tyre kanë bërë që të ndryshojë për shumë dekada fati ynë historik, prandaj mu për këtë ndjejmë nevojë të lexojmë jo vetëm bëmat e tyre historike po edhe ato intelektuale dhe krijuese estetike njëkohësisht. Në këtë seri tekstesh hyjnë vlerësimet dhe kërkimet për veprën poetike të atdhetarit Azem Beqiri, poezia e studiuesit Ali Ahmeti, poezia e historianes Sabile Keçmezi-Basha, krijimet e eseistit dhe prozatorit të temës së madhe të mërgimit shqiptar Shpend Osmani, kujtimet e dhembshme për vdekjen e hershme të poetit, prozatorit e mikut Iljaz Prokshi, përvjetorët e shumëmotshëm të bardit të prozës shqipe Ramiz Kelmendi, qasja e studiuesit të përkushtuar në fushë të historisë së letërsisë Isak Ahemti etj.

Kjo është arsyeja pse tekstet e Profesor Shyqri Galicës për disa shkrimtarë i lexojmë jo vetëm si kërkime teoriko-letare a estetike, po më shumë si mesazhe të dala nga krijues që përtej përimtimit poetik të vargut kanë synuar esencat e mesazhit liridashës.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...