Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/20

JETA DHE VEPRA HISTORIKE E ISMAIL QEMALIT NË NJË ALBUM PËRGATITUR NGA AKADEMIKU KRISTO FRASHËRI

NGA FLORI BRUQI



Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi dhe është një historian shqiptar. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e asaj që njihet si Dera e madhe Frashëri. I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbar Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli.



Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare.


 Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit.

Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Botime

E vërteta mbi Shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e Enciklopedisë së Shkupit (2010)
Historia e Kosovës. Dardania (Kosova Antike) (2009)
Skënderbeu i shpërfytyruar (2009)
Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809) (2009)
Historia e qytetërimit shqiptar (Nga kohët e lashta deri në fund të Luftës së Dytë Botërore) (2008)
Historia e të majtës në Shqipëri (2006)
Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve (2005)
Historia e Tiranës (2004)
Skënderbeu - jeta dhe vepra (2002)



Skënderbeu - jeta dhe vepraSkënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke në shek. XV vëll. I




Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar.


Me këtë përmbledhje, fillon seria e burimeve dokumentare për historinë e Skënderbeut dhe të luftës shqiptare-turke që ai udhëhoqi gjatë shek. XV. 


Ky është i pari nga 9 vëllimet që janë duke u përgatitur për shtyp. Në to janë përmbledhur burimet historike dokumentare, kancelareske, diplomatike, epistolare, kronikale në origjinalin e tyre në latinisht, italisht, spanjisht, turqisht, greqisht, sllavisht dhe në përkthimin shqip, të shkruara gjatë jetës së Skënderbeut, nga i ati, ai vetë dhe bashëpunëtorët e tij./Floripress,Flori Bruqi/



http://www.firstpost.com/topic/place/albania-kristo-frasheri-qytetar-nderi-i-tiranes-top-channel-alb-video-Rot0n6mntxA-3430-1.html

------------------




Shkruan Akademik Prof.Dr.Emil Lafe

JETA DHE VEPRA HISTORIKE E ISMAIL QEMALIT NË NJË ALBUM PËRGATITUR NGA AKADEMIKU KRISTO FRASHËRI



Prof. im Kristo Frashëri, ndryshe nga mjaft historianë të tjerë, ka pasur fatmirësisht që në rini pasionin e dokumentimit të ngjarjeve e të figurave të historisë sonë kombëtare. Kështu ai ka mbledhur një arkiv të pasur dokumentesh e fotografish, që dëshmojnë kur dhe kush mori pjesë në këtë ose atë ngjarje, çfarë u tha ose çfarë u bë atje dhe ç’jehonë patën të thënat e të bërat. Këtë pasion të tij ai ka ditur ta vërë në shërbim jo vetëm të studimeve të shumta që ka shkruar, duke i dokumentuar ato më së miri. Këtë pasion të tij ai ka ditur ta kthejë në vepra të veçanta me vlerë të madhe për qindra mijëra qytetarë të thjeshtë shqiptarë, të etur për të njohur më mirë ngjarjet dhe figurat e historisë kombëtare, për të përshkuar nëpërmjet dokumenteve dhe fotografive rrugën historike të popullit e të vendit të vet, të përpjetat e mundimshme dhe tatëpjetat e frikshme, kthesat e njëpasnjëshme dhe, mbi të gjitha, për të njohur më mirë njerëzit që mbajtën peshën e përgjegjësive historike, ata që e bënë këtë vend dhe që nuk e lanë të zhbëhej.

Albumi “Ismail Qemali” është i katërti që na jep prof. Kristo Frashëri. Në vitin e 50-vjetorit të Pavarësisë, më 1962, kur ende ishin gjallë jo pak nga protagonistët e asaj ngjarjeje madhështore, ai përgatiti albumin “Rilindja Kombëtare Shqiptare” me 120 faqe të formatit të madhe dhe me dokumentacion shumë të pasur, por dhe me kufizime, kuptohet, jo për faj të tij. Albumi u prit me interesim jashtëzakonisht të madh dhe me gjithë tirazhin prej 5 mijë kopjesh, nuk arriti të qëndronte në vitrinat e librarive!



Me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit K. Frashëri përgatiti dy albume. Një album i posaçëm, që i kushtohet drejtpërdrejt kësaj ngjarjeje, shumë i pasur, me 255 faqe, risjell dhe dëshmon për publikun e gjerë më qartë se referatet e kumtesat e një konference, veprimtarinë e vrullshme të Lidhjes në ata tre vjet (qershor 1878 – maj 1881), flakën e luftës çlirimtare që ndezi ajo dhe që nuk u shua derisa Shqipëria u bë. Albumi tjetër “Tre vëllezër pishtarë” i kushtohet veprës së ndritur e të pavdekshme të Frashërllinjve të mëdhenj Abdyl, Naim e Sami Frashëri. Dhjetë mijë kopjet e këtij albumi me 95 faqe, gjithashtu format i madh, u përpinë nga kureshtja historike e lexuesve dhe nga dëshira e qytetarëve të thjeshtë për t’i pasur përherë në vatrat familjare këta pishtarë të atdhetarisë, të diturisë e të mirësisë njerëzore.


“Ismail Qemali” është albumi i katërt i prof. Kristo Frashërit. Me këtë përurim Akademia hap sot simbolikisht programin e veprimtarive të saj kushtuar 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Një album historik është një udhëtim në histori. Në këtë rast është udhëtimi në histori i Ismail Qemalit, i cili bashkë me veprën e tij monumentale, shpalljen e Shqipërisë “të lirë dhe të mosvarme”, përbëjnë boshtin e albumit. Dihet se një film historik, siç është p.sh. “Nëntori i Dytë”, mbështetet në ngjarje të vërteta e në fakte, por ka edhe sajime, se ndryshe nuk bëhet filmi.




 Ndryshe nga filmi, një album është historia vetë, ashtu siç ka ngjarë, siç është fiksuar në fotografi. Në album flet në radhë të parë fotografia dhe fotografitë e këtij albumi në shumicën e tyre tregojnë Ismail Qemalin në ngjarje historike dhe në faza të njëpasnjëshme të jetës së tij si veprimtar politik, po edhe si njeri familjar. Një numër fotografish tregojnë Ismail Qemalin në rrethet e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për çështjen kombëtare, se, siç thotë fjala, “Trimi i mirë me shokë shumë!” Në albumet historike zakonisht shpjegimet e fotografive dhe të ngjarjeve i bën përgatitësi. Këtu përgatitësi ka lënë të flasë “të zotin e punës”, d.m.th. Ismail Qemalin dora vetë, duke përzgjedhur me kujdes e durim pjesë të ndryshme nga kujtimet dhe shkrimet e tij si shpjegim e si koment për fotografitë. Kristo Frashëri ka shkruar vetëm parathënien e albumit. Dhe kjo parathënie ka një gjë të veçantë: është shkruar e botuar plot 50 vjet më parë! Autori nuk i ka luajtur asnjë fjalë, për të mos thënë asnjë presje.


 Kjo do të thotë se ai, si historian “prej race”, po të përdorim një shprehje të Fan Nolit, kishte arritur që atëherë të vlerësonte drejt rrethanat e brendshme e të jashtme të vendit në vitet e luftës për pavarësi, thelbin e figurës e të veprimtarisë politike të Ismail Qemalit, atdhetarinë, mençurinë, kthjelltësinë, vendosmërinë dhe shkathtësinë e tij diplomatike, aftësinë e veçantë për të mbledhur rreth idesë së tij përfaqësues nga gjithë trojet shqiptare në Kuvendin historik të Vlorës, në një situatë tepër të ndërlikuar e dramatike.

Albumi historik ka një veprim të drejtpërdrejtë e një ndikim të fortë në opinionin shoqëror. Këto vepra e bëjnë historinë më konkrete, më të rrokshme dhe kanë një dobi të veçantë, sidomos për shkollën. Janë një material i shkëlqyer për të konkretizuar mësimin, për të ngulitur në kujtesë ngjarje dhe figura. Për fat të keq kjo gjini botimesh nuk është e zhvilluar. Mijëra fotografi e dokumente të shpërndara andej-këtej ose dhe të panjohura presin të mblidhen nga një dorë e kujdesshme dhe të renditen rreth një teme a ideje qendrore për të dokumentuar më mirë historinë tonë, veçanërisht të periudhës së Rilindjes dhe të shekullit XX. Albumi i Rilindjes Kombëtare i Kristo Frashërit meriton të ribotohet i plotësuar dhe me një cilësi të denjë për veprimtarët e shkëlqyer të Rilindjes, për ata që e bënë Shqipërinë. Akademia e Shkencave nuk duhet të vonohet për këtë. Profesor Kristo Frashërit i shprehim mirënjohjen më të thellë që i ngriti një përmendore intelektuale me këtë album themeluesit të shtetit shqiptar dhe i urojmë jetë të gjatë e shëndet që t’ua dalë mbanë, faqebardhë si gjithnjë, punëve që ka nëpër duar dhe të tjerave që ka në mendjen e tij gjithnjë aktive.



Emil Lafe



18.04.2012

Ubi bene, ibi Patria!

 
Agim Gashi :KENGE PER SALIH ÇEKUN

Krisi topi në Koshare,
Na i ka shkye gur e dhe,
Komandanti Salih Çeku,
Filloi luftën për atdhe.

Salih Çeku ep kushtrimin
Tue puthë shqipen në flamur
Po ban be ne Diell e Hanë,
Nuk e la pa i hjek´ k´ta gur.

Sdurojn´ ma k´to troje t´mija,
As tradhëti e jo as puçe,
Këta gur që ndajnë kufi
E kan vendin te Molla e Kuqe.

Bini djel, trimat e malit..
Hudhnju hasmit në istikam
Se k´ta gur´ jane t´mir për vorre,
E n´Serbi vendin e kanë.

Si rrufeja hudhet trimi,
Kur e merr plumbi në ball,
Para vllazen për liri
Se unë rashe me mbetë i gjallë.

N´maje t´bjeshkës dalin Zanat,
E te koka i qendrojne,
Me uj´ t´Drinit e dhe t´Kosovës,
Plagët trimit ja sherojnë.

Nga zemra e trimit mbushen duert,
Trimëni me dashuni,
E i hudhin mbi Kosovën,
Me mbjellë faren për liri.

Amanet ua la Kosovën,
Që ta bani me plot liri,
Amanetet i marrin zanat
I shpërndajn në shqiptari.

Kërset topi në Koshare
Na i ka shkye dhe e gur,
Komandanti Salih Çeku
Ra deshmor mos me vdekë kurrë.






Atdheu im është aty ku ndjehem mirë


E tërë kjo është bërë me të vetmin qellim që në Kosovë të vazhdohet rruga e manipulimeve historike, të cilën qe njëmbëdhjetë vjet disa politikanë e ndërtuan karrierën e tyre, të cilët sot qëndrojnë në kupolat më të larta udhëheqëse në Kosovë. Ketë e ilustron thënia e ish presidentit Rugova : “I frikohem hakmarrjes komuniste e cila nuk mund t’i çrrënjosë bindjet totalitare dhe ajo në Kosovë na ndodh”.




Shkruan historiani Hasan Hasanramaj,Strell i Epërm,Kosovë


Ne, shqiptarët jemi mësuar që njerëzit e mëdhenj t’i njohim vetëm nëpërmjet librave të historisë dhe tregimeve të pleqve. Por në dekadën e fundit edhe komandantët legjendar Sali Çekaj, Adem Jashari, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha dhe shumë të tjerët të cilët nuk janë njerëz të legjendave, por të thjesht, e të natyrshëm si të gjithë të tjerët. Këto figura madhore të rezistencës shqiptare asnjë herë në jetën e tyre nuk vrapuan për të zënë vendin që e merituan. Asnjë herë nuk bënë garë të pandershme që të shkruajnë historinë ashtu si nuk ishte. Këto shtylla të rezistencës shqiptare në Kosovë me mund, me mençuri, guximin, trimëri tërë jetën u bënë pjesë e historisë së Kosovës, për çka ata që ishin me ta duhet të flasin dhe të shkruajnë për atë që bënë në historinë e Kosovës. Andej, këto figura madhore historike nuk mund të margjinalizohet e as të keqpërdorën nga individët dhe grupet partiake dhe mafioze për përfitime të tyre politike dhe ushtarake të cilët pjesën më të madhe të kohës gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve pak punuan për të mirën e Kosovës, por më shumë për interesa të tyre karrieriste.







Kush po mundohet ta mohojë aktiviteti e figurave të rezistencës shqiptare?!...

Si të gjithë të tjerët edhe këto figura madhore historike e deshën jetën, ndoshta më shumë së të tjerët, të cilët herët e kishin kuptuar së nuk mund të jetohet dhe as të gëzohet njeriu pa liri, për çka edhe ranë fli... Kombit shqiptar gjatë njëqind e tridhjetë e tri vjetëve kurrë nuk i kanë mungua individët dhe grup e shquara, të cilat në vazhdimësi me të gjitha forcat që i ka pas kanë bërë rezistencë heroike për çlirimin e trojeve tona stërgjyshore nga pushtuesit e egër shekullor. Në këtë rezistencë nuk ka munguar edhe rezistenca e familjeve nacionaliste të cilat në shekullin e fundit janë shquar për Atdhe dashuri si dhe sakrificën për te. Periudha kohore që nga Kongresi i Berlinit të vitit 1878 e deri në luftën e fundit dhe më parë mbi popullatën e pafajshëm shqiptare në regjionit e Rrafshit të Dukagjinit, Kosovës dhe trojet tjera shqiptare është intensifikuar një represion i përgjithshëm antishqiptarë, me një qëllim të likuidimit fizik të burrave të Lëvizjes kombëtare shqiptare të te gjitha moshave një anë, kurse në anën tjetër zhvendosjen e tyre nga trojet e tyre stërgjyshore... Edhe përkundër barbarive të pa para burrat e rezistencës shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri dhe trojet tjera shqiptaret në të gjitha frontet, ku murrën pjesë që nga Spanja, Shqipëri e deri në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni rezistuan me armë në dorë, ku treguan një trimërinë të pa parë në një anë, kurse në anën tjetër lanë përshtypje të madhe...


Burrat e rezistencës shqiptare dhe përkrahësit e tyre edhe përkundër faktit së e dinin së forcat e armikut shekullor ishin shumë më të forta për kah numri forcave ushtarake dhe të armatimi, asnjë herë nuk e pushuar rezistencës kundër robëruesve shekullor turk dhe sllav dhe të tjerë. Andaj, aktiviteti i tyre luftarak kishte një orientim konsolidim e idesë çlirimtare e cila u kurorëzua më sukses në fund të gjysmës së parë të vitit 1999, kur një herë e përgjithmonë nga trojet tona stërgjyshore të djegura, të shkrumbuara, të masakruara një herë e përgjithmonë u larguan forcat e armikut shekullor... Kësaj radhe në fejtonin tonë do të bëjmë fjalë për rrugën atdhetare të komandantit legjendar Sali Çekajt dhe bashkëluftëtaret të mirënjohur në Rrafshine Dukagjinit, Drenice, Llapit dhe regjioneve të tjera anë e këndë Kosovës dhe më larg, të cilët në kohen më të vështira dhe më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare shqiptare, duke filluar që nga Lidhja e Prizrenit dhe deri në luftën e fundit nuk pushuan së vepruari me aktivitete e tyre atdhetare... Nga fshatrat e komunës së Deçanit, Drenicës, Llapit dolën edhe celulat e para të UÇK-së me në krye me Sali Çekajt, Adem Jasharin, Zahir Pajazitaj, Agim Ramadanin dhe shumë të tjerë.

 


Sali Çekajt nuk u larguan nga rruga gjysheve dhe stërgjysheve të tij...

Komandanti i parë legjendar i grupeve guerile të UÇK-së n[ rrafshin e Dukagjinit - Sali Çekaj rrjedh nga një familje me traditë patriotike, e cila dekada më radhë rezistoi në forma të ndryshme kundër forcave pushtuese shekullore e cila si e tillë ishte në shënjestër të përhershëm të pushtetit serb. Në vitin 1913 Salih Çekajt iu vra gjyshi Dervish Çeku. Ky nacionalist asnjëherë nuk u largua nga rrugët të cilat i kishin nisur gjyshet dhe stërgjyshet e tij... Sali Çekajt që nga ditët e hershme të rinisë asnjë herë nuk iu nënshtrua robërisë çetnik-komuniste. Sali Çekajt- qysh në bankat e gjimnazit “ Vëllezërit Frashri” në Deçan u tregua si djalosh i qet, i tërhequr, i vendosur dhe i mençur në aksione... Pas kryerës së fakultetit juridik dhe at ekonomik në Prishtinë Sali Çekajt bashkë me luftëtaret e tij duke e parë së vendlindja e tyre kishte nevojë për profilin e juristit dhe ekonomistit u kthye dhe u punësua në Gjykatën Komunale në Deçan, ku në fillim si gjyqtar, e më vonë si kryetar i Gjykatës, Sekretar i komitetit komunal të Lidhjes komuniste.. Në Gjykatën komunale Salihu si kryetar i Gjykatës me juristet e nacionalitetit serbo-malazias u përball me një luftë të ashpër. Ai si komandat i pare i njësive te gueriles të UCK-se në të gjitha nivelet në komunë serbet edhe pse ishin pakicë dominofshin dhe komandofshin në të gjitha fushat?! Mirëpo, Sali Çekaj me shokët e punës nuk ua vuri veshin shumë dhe kështu Gjykata komunale dhe kuvendin e komunës së Deçanit ishin seli e aktiviteteve nacionaliste, gjë e cila u ra në sy dhe vesh qeveritareve serbo malazias . Sali Çekajt edhe përkundër kërcimeve të një pas njëshme nuk i përfillen normat e punës dhe ligjet të pushtetit serb.



Përgatitjet e para ushtarake kundër Serbisë

Po në këtë kohë Sali Çekaj ishte figura e parë në Kosovë që e emëroi grupin për miratuan statutin dhe rregulloren e kuvendit të komunës së Deçanit në frymën e kushtetutës së Kaçanikut ... Në këto momente strukturave udhëheqëse të pushtet të ish Jugosllavisë dhe Serbisë u ra në sy dhe vesh “aktiviteti armiqësor” i Sali Çekajt si sekretar i komitetit komunal të LK dhe grupit të rezistencës që punoni me ta në kuvendit të komunës së Deçanit dhe organizatat politiko- shoqërore të komunës së Deçanit dhe më larg të cilët pa vonuar shumë organet e pushtetit çetnik-komunist të ish Jugosllavisë dhe Serbisë i suspenduan nga vendet udhëheqëse të punës.

Kundërvimi pushtuesëve serbë

Pas pushimit nga puna Sali Çekaj me shokë një kohë të gjatë punuan ilegalisht kundër pushtetit çetnike-komunist të ish Jugosllavisë dhe Serbisë. Nuk vonoi shumë filluan burgosjet e para të aktivisteve të kësaj ane të cilët të paret në Kosovë iu kundërvunë pushtetit serbo-jugosllav në forma të ndryshme. Në këto momente kritike i madhi Sali Çekaj dhe strukturat tjera udhëheqëse të komunës së Deçanit për t’i shpëtuar kurtheve të cilën ia përgatiten inspektoret e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Jugosllavisë në mesin e tyre kishte edhe “ shpirt të shitur të shqiptarëve”. Pa vonuar shumë Salih Çekaj emigroi në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Shtutgardit, ku bashkë me shumë shokë të rezistencës shqiptare në krye me Ibrahim Rugovën dhe koordinatorin kryesor e të gjitha aksioneve politike dhe ushtarake në Kosovë prof. dr. Fehmi Aganin nuk e pushuan aktivitetin, e ngjeshur dhe me tempo të shpejtë u ngritën në lider të respektuar në aktivitetin politik dhe atë ushtarak. Nga kjo kohë të gjithë këta punuan me një përkushtim të madh në Zyrën LDK-së në Shtutgard dhe Cyrih të cilat ishte nyja kryesore për ndërkombëtarizimin e çështjes së pa zgjidhur të Kosovës. Drejtimi tjetër ishte fillimi i veprimtarisë ushtarake i cili që atëherë ka vepruar në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila punonte në ekzil, ku kishte marrë instruikcione nga njerëzit e Qeverisë për fillimin e përgatitjeve të para ushtarake bashkë me shumë bashkëluftëtarë të besueshëm të çështjes kombëtar të cilën më së miri e ilustrojnë fotografit e kamerës sonë. Punë e madhe në këtë kohë u bë edhe në organizimin e formacioneve të armatosura të njësive të gueriles shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare në Kosovë. Kur jemi këtu nuk mundemi të kalojmë pa e përmendur kontributin e madh të katër shtyllave kryesore të rezistencës shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit Sali Çekajt, në Regjionin e Drenicës komandantin legjendar Adem Jasharin dhe në regjionin e Llapit, Zahir Pajazitin, dhe Ahmet Hoxhes në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit. Këta katër martirë dhe shumë martirë të tjerë anë e kënde Kosovës punuan ditë e natë në përgatitjen e luftës kundër pushtetit çetnik-komunist të Serbisë dhe ish Jugosllavisë në një anë dhe në anën tjetër me suksese në këto tri regjione u realizuan aksionet e para të rezistencës shqiptare kundër forcave serbe dhe në të njëjtën kohë me sukses i udhëhiqen formacionet e armatosura të njësive guerile kundër forcave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë të cilët vazhduan luftën e hapur fyt për fyt dhe gjoks për gjoks deri sa ranë heroikisht në vijën e parë të mejdanit.

Hyrja e tridhjetë e katër vetave në Kosovë të armatosur deri në dhëmbë

Sali Çeku me shokët e rezistencës i pari e përpiloi planin ushtarak për fillimin e përgatitjeve për luftën çlirimtare kundër pushtuesit çetnik-komunist në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovë i cili për një moment nuk kishte mundësi realizimi. Këtu ndikim dominues pati diplomacia amerikane e cila urgjentisht nga udhëheqësit e shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe ata të Kosovës kërkoi që menjëherë të ndërpriten përgatitjet për fillimin e luftës në një anë, kurse në anën tjetër në asnjë mënyrë mos të hyhet në konflikt me forcat ushtarake dhe policore të shtetit serb dhe atij të ish Jugosllavisë. Në anën celulat e para të njësive guerile pasi në këtë kohë në Shqipëri kishin ardhur gjashtëdhjetë vullnetarë3 të rezistencës shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare, Evropa deri nga Amerika e largët. Kështu pa vonuar në Burrel dhe në malin Dajti u liruan objektet ushtarake të cilat kryesisht u përdorën për vendosjen dhe përgatitjen e gjashtëdhjetë djelmoshave vullnetarë që kishin ardhur nga shtetet e Evropës, Amerika e largët, Maqedonia, Kosova Lindore dhe viseve të tjera...Mirëpo, ndërkohë erdhi lajmi mos të nisen në kohën që ishte caktuar, sepse rreth kufirit kishte koncentrime dhe lëvizje të mëdha të forcave ushtarake dhe policore serbe dhe jugosllave, e sidomos rreth kufirit në Zonën e regjionit të Rekës së Keqe deri në Junik dhe fshatin Pobergjë. Kështu Sali Çekjat e shtyri hyrjen e njësive të rezistencës në Kosovë për një kohë të shkurtër, dhe e ndërroi vijën e rrugës nga Shqipëri në drejtim të Kosovës. Gjatë këtyre ditëve punë të madhe në formimin e bërthamave të para të rezistencës shqiptare bënë Sali Çekaj, Zymer Lulaj, Zahir Pajaziti i cili për fat të keq u vra nga dora kriminale serbe forcat serbe. Në këtë kohë shumë të vështira organizimi rezistencës shqiptare iu besua heroi kombëtar Sali Çekajt i cili ishte i vetmi që posedonte me njohuri ushtarake si oficer rezervë i cili kishte njohuri rreth pikave për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas... Komandanti legjendar shumë pak u respektua në vitet e fundit në Kosovë si njeri i qetë, serioz, i besës dhe njeri prej intelektualeve i cili shumë mirë dinte së çfarë duhet bërë për Kosovën. Sali Çekaj pas tridhjetë ditësh ushtrimesh intensive të gjashtëdhjetë ushtarëve, sa ishin në grupin e dytë, vetëm tridhjetë e katër prej tyre me shtatëdhjetë e pesë kallashnikovë, municion dhe bomba dore para nisjes për Kosovë. Në këto momente të vështira Saim Tahiraj bashkë me Xhemail Berishën e ndjerë udhëtuan për në Kosovë me detyrë për të vëzhguar dhe siguruar udhëtimin e tridhjetë e katër ushtareve të rezistencës shqiptare për në Kosovë.

Sulmi i parë mbi forcat serbe nga grupi i Llapit



Aty e lanë armatimin dhe u ndanë në tri grupe: Grupi i parë udhëtoi dhe u vendos në kullën e rezistencës të Lush Tahirajt në fshatin Beleg, grupi i dytë me ndihmën e qerreve të kuajve dhe të Bajram dhe Selim Tolajt nga fshati Pobergjë shkuan dhe u vendosën në kullat e familjeve të rezistencës Osmon, Hasan Ferizaj dhe Shkelzen Gjonit në fshatin Kodrali të komunës së Deçanit. Më vonë pas shpërndarjes së armatimit duhet theksuar se grupi i rezistencës në regjionin e Llapit e kreu sulmin e parë në Kosovë mbi punktin e policisë serbe. Po ashtu edhe Sali Çekaj me njerëzit e rezistencës organizuan pusi mbi patrullën e policisë në aksin rrugor Deçan- Lumbardh , stacionin e policisë në fshatin Irzniq dhe komplekset e shtëpive serbe në afërsi të fshatrave Rastavicë dhe Junik, ku ishin të vendosura me qindra familje serbe të ardhura nga viset e ndryshme të ish Jugosllavisë me të vetmin qëllim për t’i sllavizma fshatrat që shtrihen rreth kufirit shqiptaro-shqiptar dhe aty me e krijua një tampon zonë të banuar kryesisht me popullatë serbe. Në këto momente të vështira në shtatë fshatra të banuara kryesisht me popullatë shqiptare në komunën e Deçanit, ku vepronin njësit e armatosura të gueriles shqiptare me në krye me komandantin legjendar Sali Çekaj forcat policore me egërsirat më shtazarake të pushtuesve shekullor bënë bastisje dhe burgosje të anëtareve të familjeve të rezistencës. Edhe përkundër këtyre dhe shumë barbarive të tjera nuk arritën ta ngadalësojnë aktivitetin luftarak të grupeve të gueriles shqiptare në komunat e Deçanit.


Plagosja e dy policeve serb në Prekaz të Drenicës

Këto dhe shumë aksione tjera të suksesshme politike dhe ushtarake që i përmendem më lartë komandantin legjendar Sali Çekaj, Adem Jashari Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha i ngritën në kreun e figurave më të larta të kombit dhe historisë më të re të Kosovës të cilët në organizimin dhe fillimin e aksioneve të llojllojshëm kundër pushtetit serb gjithmonë ishte në kontakt të përhershëm me koordinatorin e të gjitha aksioneve të njësive guerile në Kosovë të ndjerin dhe të nderuarin e madh të kombit shqiptar dr. prof. Fehmi Aganin. Është për tu theksuar se Sali Çekaj bashkë me komandantin legjendar Adem Jasharin dhe njerëzit tjerë të rezistencës një kohë të gjatë pas kalimit të kufirit shqiptaro- shqiptar vazhdimisht pushuan në kullat e mirënjohur të djelmoshave të rezistencës në fshatrat Voksh, Pobergjë, Drenoc, Beleg, Kodrali e lokalitetet tjera në komunën e Deçanit, ku me besnikërinë e madhe shqiptare u shoqërua komandanti legjendar Adem Jashari. Besnikërinë e madhe në mes këtyre grupeve dhe njerëzve të rezistencës me në krye me Sali Çekajn, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Agim Ramadanin dhe shumë të tjerë më së miri e shohim nga aksionet e shumta që i kryen me sukses kundër forcave policore dhe ushtarake që nga kufiri shqiptaro-shqiptar, komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit të cilat për një kohë të gjatë nuk u zbuluan. UDB-ja jugosllave në bashkëpunim me ndihmën e “shpirtrave të shitur” n ë regjionet e komunave të Podujevës, Drenicës, Deçanit dhe vende të tjera në Kosovë më në fund arritën me ra në gjurmë aksionit të shpërndarjes së armatimit dhe municionit në anë të ndryshme të Kosovës të cilat pa vonua shumë në të njëjtën kohë në të gjitha regjionet e Kosovës, e sidomos në lokalitetet, ku guerilë shqiptare ishte më aktive, filluan bastisjet e familjeve të rezistencës shqiptare, ku ndaj tyre përdorën barbari më të egra antinjerëzore të përcëlluara me bastisje, rrahje, burgosje të pa para...

Bashkëluftëtaret e rezistencës rrëfejnë për komandantin e tyre ...

Gjatë udhëtimeve tona neper disa shtete të Evropës perëndimore në Zvicër u takuam me bashke luftëtaret e të madhit Sali Çekaj- Saim Tahiraj, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën me të cilët e zhvilluam një bisedë mjaft interesant rreth veprës dhe rolit të komandantit Sali Cekajt në përgatitjen e luftës çlirimtare në Kosovë gjatë viteve 1991- 1999 dhe vrasja e tij tragjike në Kosharen Legjendare që çka mbeti e shënuar në bllokun tonë gazetaresk. Të flasësh për figurën e Sali Çekut është një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe, sepse këtu kemi të bëjmë me një ndër figurat më të mëdha të kombit në historinë më të re të Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetet për gjithmonë një figurë poliedrike, shumëdimensionale e cila ngërthen në vetë të gjitha ato veti që rrallë herë në histori mund të gjinden të kompletuara te një personalitet udhëheqës të cilin e bëjnë të pranueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë.

Figura e Sali Çekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencor ...

Të Sali Çeku- na tha ne vazhdim te bisedës Saim Tahiraj e gjejmë juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili gjatë dekadave të fundit të jetës së tij diti në mënyrën më të veçantë t’i fus të gjitha në shërbim të çështjes madhore kombëtare. Figura e të madhit Sali Cekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencore, e cila do ta zbërthente tërë kompleksin e sajë nëpërmjet të cilit do të dali në pah e vërteta të cilën e ka mbuluar pluhuri i harresës - qëllimshme nga elita e sotme totalitare bolshevike. E tëra kjo bëhet me të vetmin qëllim që t’i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndërtua nga shkelësit e historisë mbi të cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sot qëndrojnë në maje te pushtetit. Aktivitetin patriotik Sali Çekaj e filloi në pranverën e vitit me 1981 me fillimin e demonstratat masive mbarë popullore në Kosovë. Këtë kolos e gjejmë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike të viteve 1990 e gjejnë në krye të udhëheqjes politike në komunën e Deçanit dhe Kosovës. Ai vihet në ballë të gjitha kërkesave mbarë popullore të kohës, siç ishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje të minatorëve të Trepçës.

Sali Cekajt Ishte njëri ndër themeluesit e LDK- së dhe pluralizmit në komunën e Deçan, ishte edhe kryetar KKPP. Sali Çeku ishte njëri nder hartuesit kryesor të Statutit komunal të Deçanit në bëz të Kushtetutës se Kaçanikut.

Ndjekja nga shërbimi sekret serb


Të gjitha këto aktivitete dhe shumë të tjera, Sali Çekajt e vejnë në shënjestër të UDB-ës Jugosllave e cila e gjurmonte hap pas hapi edhe një ditë udbashet të cilët u vërsulen për ta arrestuar, por falë shkathtësisë së tij dhe shokëve, ai arrin të shpëtojë dhe emigroi në Gjermani. Menjëherë pas arritjes në Gjermani e vazhdon aktivitetin e tij të ngjeshur politik në degën e LDK-së. Krahas aktivitetit politik në këtë degë ai vazhdon edhe atë ushtarak pranë Ministrisë së Mbrojtës të Republikës së Kosovës. Pas një marrëveshjeje në mes të udhëheqjes së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për stërvitje ushtarake të rinjve nga Kosova dhe trevat shqiptare- na tha në vazhdim të bisedës Saim Tahiraj- Sali Çekajn e gjejmë ndër të parët në këto stërvitje, edhe pse kishte njohuri të mjaftueshme profesionale, sepse ishte oficer rezervë. Qëllimi i tij ishte që krahas stërvitjeve taktike dhe fizike të njihej për se afërmi me të gjithë shokët me të cilët më vonë do të bëheshin bartësit kryesor të ngjarjeve të mëdha që ndodhen në Kosovë, që nga sulmet e para guerile e gjerë te lufta e hapur. Të dy grupet, tashmë të njohura për opinionin Shqiptar: Si grupi i parë në përbërje të cilit ishin heronjtë e kombit Sali Çeku, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha dhe grupi i dytë që në mes kishte edhe heronjtë Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe të tjerë, ishin edhe do të mbetën bazamenti kryesor mbi të cilën u ndërtua e gjithë lufta e armatosur çlirimtare e Kosovës, por me themelet e nisura në Rrafshin e Dukagjin, Drenicë dhe regjionin e LLapit. Fillimi i saj nisi në dhjetor të vitit 1991, kur këta trima të armatosur thyen kufirin shqiptaro-shqiptar nën komandën e Sali Çekut dhe u futën në Kosovë, duke u shpërndarë në të gjitha trevat shqiptare- ku organizuar fillimin e luftës së armatosur për të mos e ndalur deri në çlirimin definitiv të vendit. E tëra kjo luftë që nga Shqipëria në vitin 1991 për Kosovë e deri sa përfundoi në vitin 1999. Sali Çeku ka lënë gjurmët e veta herë si politikan, herë si gueril, herë si ushtarë dhe komandant. Të gjitha këto i them me guxim- na tha ne vazhdim të bisedës – Saim Tahiraj, si bashke luftëtar i tij. Kemi argumente për t’i vërtetuar me konkretisht të vërteta shumë te madhe mbi të cilën do të ndërtohet e gjithë e vërteta historike për luftën fundit në Kosove. Ata që i ceka më lartë ishin nismëtaret e parë të luftës në Kosove dhe Sali Çeku ishte komandanti i parë i kësaj nisme, i cili nuk e ndali kurrë rezistencën deri në rënien e ti heroike si komandant në Koshare. Të gjitha aksionet guerile që u kryhen në Kosovë u kryen nga këta trima të udhëhequr dhe koordinuar nga tre kolosët: Sali Çeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.

Sali Cekaj ishte figurë e njohur dhe shumë e madhe pat thënë Tahir Zemaj

Çdo veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Rrafshin e Dukagjit në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Çekajt. Sado që elita e kuqe pansllaviste po tenton këtë dhe disa të tjerë t’i eliminojë prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovës, ajo ngritët edhe rritët edhe me madhështore, me fitimtare duke u shtrirë dhe përqafuar në tërë hapësirën Shqiptare dhe bëhet figura me e dashur, me çmuar dhe ma e respektuar e kohës. Pas gjithë këtyre aktiviteteve politiko-ushtarake në Rrafshin e Dukagjinit edhe me gjerë- Sali Çekajt lufta e hapur e gjënë në majat e organizimit ushtarak pran Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Ahmet Krasniqi. Sali Çeku së bashku me shokë vuri bazat e para të këtij organizimi në Rrafshin e Dukagjit. Nga muaji prilli e vitit 1998 ai së bashku me Rrustem Bruçin, Adem Ukhaxhën e shumë shokë të tjerë shtrinë këtë organizim në regjionin e Rrafshit te Dukagjinit, ku më vonë do të vendoset Shtabi me të tri Brigadat Operative 131, 133,134 të komanduar nga komandanti Tahir Zemaj, i cili sa herë fliste për Sali Çekun, fliste me pietetin më të lartë dhe thoshte; “Unë kam qenë Komandant i Dukagjinit, por Sali Çeku ishte figurë e njohur dhe shumë e madhe në Rrafshin e Dukagjit e më gjerë”. E unë, lirisht mund të pohoj se baza e rezistencës të UÇK-së në Tropojë për shpërndarjen e armatimit, vija e furnizimit përmes Vokshit që komandohej nga komandant “ Guri “- Adem Ukhaxha, baza në shkollën e Viqidolit, ku vendos komanda e udhëhequr nga Tahir Zemaj, mbi njëqind ushtarë që Rrustem Bruçi me shokë e rezistencës i sollën nga Kosova në Shqipëri me të cilët u formuan këto tri brigada operative, të cilat vijën e furnizimit me armatim e kishin nga shtetet perëndimore ishin rezultat i punës se Sali Çekut me shokë. Pas futjes së njësive operative në Kosovë nën komandën të Tahir Zemes, Sali Çekajt në Kosovë pati rol kyçe në komandën e këtij shtabi, ai ishte edhe komandant i Brigadës 134. Këto njësi operative patën një mori suksesesh në disa beteja si ajo e fshatrave Llukë dhe ajo e Loxhës në të cilën ra heroikisht bashkëpunëtori dhe bashke ideatori me i ngushtë i Sali Çekajt, Rrustem Bruçi, Hilmi Surdulli e tjerë. Krahas këtyre sukseseve ata patën edhe shumë pengesa serioze nga Shtabit Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse në mes të Ministrisë të Republikës së Kosovës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës u arrit një marrëveshje në Oslo, e që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kurrë nuk e respektoi këto vendime. Ai në vazhdimësi e ka ka shkaktuar pengesa shumë serioze në terren. Kështu, në këto rrethana ndodhi akti më i shëmtuar i historisë së luftës së fundit çlirimtare të Kosovës- duke bërë atë në kryeqendrën e Shqipërisë - Tiranë, ku e vranë Ministrin e mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqin. Historia po përsëritët, sikur me vrasjen e Ministrit të Luftës të Qeverisë se Ismail Qemajlit, Mehmet Pashë Dërralles si dhe në luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, kur komunistët shqiptarë të dirigjuar nga ideologët bolshevik pansllavistë: Dushan Mugosha, Milladin Popoviçi të cilët me përkrahjen e disa shpirtrave të shitur të” shqiptarëve” të Kosovës dhe Shqipërisë e prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionalistë shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro- shqiptare cila vazhdoj deri në ditët e sotme. Ata nuk mund ta shihnin në krye të ushtrisë së Kosovës një bir të familjes nacionaliste, të nipit të nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës të ideologut të madh nacional-demokrat Metush Krasniqit . Prandaj duhej përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokësh të mëdha që nesër rruga drejt pushtetit të mbetet pa pengesa. Filloi me Ahmet Krasniqin dhe vazhdoi deri te Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj. Sali Çeku i përjetoi shumë rënd vrasjen të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të Rrustem Bruçit, njësoj sikur në fillimet e luftës së hapur, vrasjen e Adem Jasharit dhe anëtarëve të familjes së tij. Atij këto vrasje sikur ia gjymtuan pjesët kryesore të trupit dhe kështu i plagosur në shpirt shumë rend, vazhdoi rrugën drejt Koshares dhe së bashku me Agim Ramadanin ishin strategët dhe zbatuesit kryesor të ngjarjes se madhe historike të pastrimit të kufirit shqiptaro-shqiptar deri në rënien e tyre heroike në fushën e nderit të cilët ranë për të mos vdekur kurrë edhe kështu u bënë gur themel i fort i përmotshëm i shtetit të Kosovës.

Legjenda: Sali Çekaj në takim me prof.dr. Fehmi Aganin dhe bashkëpunëtorë në zyrat e LDK-së


Sali Çekaj ishte figurë emblematike e rezistencës shqiptare në Kosovë



Tipar i veçantë i tij ishte këmbëngulja, nuk zmbrapsej edhe kur e injoronin, edhe kur me qëllim nuk e përkrahnin, edhe kur e nënçmonin, vizioni i tij nuk ishte kacafytja dhe lakmia, kurrë nuk e mendonte të futej në histori, as atëherë kur së bashku me Agimin dhe trimat tjerë e të rezistencë shqiptare theu mitin e kufirit midis shqiptarëve.

Historia po përsëritët, sikur me vrasjen e Ministrit të Luftës të Qeverisë se Ismail Qemajlit, Mehmet Pashë Dërralles si dhe në luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, kur komunistët shqiptarë të dirigjuar nga ideologët bolshevik pansllavistë: Dushan Mugosha, Milladin Popoviçi të cilët me përkrahjen e disa shpirtrave të shitur të” shqiptarëve” të Kosovës dhe Shqipërisë e prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionalistë shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro- shqiptare cila vazhdoj deri në ditët e sotme.

Përsëritja tragjike e historisë

Ata nuk mund ta shihnin në krye të ushtrisë së Kosovës një bir të familjes nacionaliste, të nipit të nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës të ideologut të madh nacional-demokrat Metush Krasniqit . Prandaj duhej përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokësh të mëdha që nesër rruga drejt pushtetit të mbetet pa pengesa. Filloi me Ahmet Krasniqin dhe vazhdoi deri te Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj. Sali Çeku i përjetoi shumë rënd vrasjen të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të Rrustem Bruçit, njësoj sikur në fillimet e luftës së hapur, vrasjen e Adem Jasharit dhe anëtarëve të familjes së tij. Atij këto vrasje sikur ia gjymtuan pjesët kryesore të trupit dhe kështu i plagosur në shpirt shumë rend, vazhdoi rrugën drejt Koshares dhe së bashku me Agim Ramadanin ishin strategët dhe zbatuesit kryesor të ngjarjes se madhe historike të pastrimit të kufirit shqiptaro-shqiptar deri në rënien e tyre heroike në fushën e nderit të cilët ranë për të mos vdekur kurrë edhe kështu u bënë gur themel i fort i përmotshëm i shtetit të Kosovës.

Nuk dua të vritem në Prishtinë. Në Prishtinë është madhështi të vdiste, por është mallkim të vritesh, sepse ajo vrasje do të ngarkonte me mallkim të përhershëm çdo shqiptar dhe vet Kosovën”. Vrasjet- fatkeqësisht filluan në Tiranë dhe përfunduan në rrugën automobilistike Deçan- Pejë në afërsi të fshatit Raushiq, por edhe mallkimi ndodhi dhe barrën e tij të rënde po e bartim si komb edhe sot, dhe do të vazhdojmë ta bartim gjere sa e verbëta të mos dali në sheshe dhe atë ta gjykojmë dhe dënojmë si komb”, përfundoi z. Saim Tahiraj .
Me guximin e pashoq dhe trimërinë e rrallë, bashkoi dijen dhe pushkën,

Agim Mehmeti, ish zëvendës ministër i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, thotë: Penda dhe pushka e Sali Cekajt ishin dy elemente që i kishte gjithmonë parasysh. Me pendë, synonte dijen, me pushkë çlirimin dhe mbrojtjen e atdheut. Tipare këto që shumë burra të dheut të Rilindjes sonë kombëtare, por edhe të historisë sonë të mëvonshme nuk i arritën në tërësi. Ai me guximin e pashoq dhe trimërinë e rrallë, bashkoi dijen dhe pushkën, Tipar i veçantë i tij, që mund ta kenë vetëm talentet e rrallë dhe atdhetarët e devotshëm, ishte këmbëngulja e tij. Ai nuk zmbrapsej edhe kur e injoronin, edhe kur me qëllim nuk e përkrahnin, edhe kur e nënçmonin. Vizioni i tij nuk ishte kacafytja dhe epshet e çoroditura për lakmi, pasurim në kurriz të popullit e famë të rrejshme. Ai kurrë nuk e mendonte të futej në histori. As atëherë kur së bashku me Agimin dhe trimat tjerë e të rezistencë shqiptare theu mitin e kufirit shqiptaro-shqiptar. Sali Çekaj i dha shembull kombit se si punohet dhe luftohet për atdhe dhe se si duhet atdheu. Fatkeqësisht, çdo gjë që është e çmueshme dhe e bukur zhduket shpejt. Kur Sali Çekajt më së shumti i nevojitej vendit dhe popullit të vet, ra si një meteorit që shndrit fuqishëm qiellin dhe zhduk shpejt. Por a zhduket puna dhe sakrifica e tij ? A po përkrahet apo harrohet vizioni I tij ? A po vazhdohet rruga e mundimshme e Salihut me shokë ,apo çdo gjë po mbulohet me barin e harresës dhe me shtrembërimin e historisë së vërtetë. A thua Salihu dhe gjithë ata që u sakrifikuan e donin vendin dhe popullin tone në këtë gjendje që është sot? përfundoi z. Agim Mehmeti. Edhe ushtaraku Kastriot Hoxha, oficeri i Ministrisë së Mbrojtës së Shqipërisë i viteve 90-ta, nën përkujdesjen e të cilit i kishte kryer stërvitjet ushtarake Sali Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, e tjerë në me tjerash na tha: “ Liria e Kosovës erdhi falë gjakut të Salihut Cekajt- Adem Jasharit dhe Zahir Pajazititi dhe shumë patrioteve të tjerëve”...

Më lejoni, që në emër të ish kolegëve të mi- na tha ne vazhdim të bisedës Kastriot Hoxha nga Ministria e Mbrojtjes në periudhën shtator-nëntor te vitit 1991 në Burrel, që përgatitën, organizuan dhe drejtuan stërvitjen e djemve të ardhur nga Kosova e vise të tjera etnike të Shqipërisë, të përshëndes të gjitha familjet e pjesëmarrëseve ne këto stërvitje. Fal Marrëveshjes të shtetit shqiptar dhe përfaqësuesve legjitim të Republikës së Kosovës, presidentit Rugova, u realizua stërvitja për përgatitjen e komandantëve të parë të Kosovës, me përgjegjësi, komandanti Sali Çekaj për të dy grupet, i cili u stërvit dhe vetë në grupin e parë. Gjatë trajnimit u konstatua një interesim dhe përkushtim nga të gjithë pjesëmarrësit, për të përvetësuar çdo element taktik, teknik dhe përdorimit të llojeve të ndryshme të armatimit. Këta djem për një kohë të shkurtër arritën rezultate shumë të mira- na tha Kastriot Hoxha në vazhdim të bisedës sonë. Këta trima duke qenë të etur për të përvetësuar gjithçka për organizimin dhe drejtimin e luftimit dhe për të kryer veprime në fushën e luftimit. Sali Çekaj së bashku me kolegët e tij të zyrës së atashuar në Tiranë, nuk pushon së punuari për të zgjeruar bashkëveprimin me udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare. Ata arritën të siguronin mundësinë e kalimit nëpërmjet kufirit me grupin e dytë prej tridhjete e tre veta me një sasi armatimi dhe municioni sa ishte e mundur të transportohej me krah.

Në grupin e parë, thotë në vazhdim Kastriot Hoxha krahas komandantit Sal Cekajtt veprojë edhe Zahir Pajaziti, Zymer Luli, Kadri Gubetini, Bashkim Leci, Shemsi Krasniqi e tjerë. Rreth 60 veta, ndërsa në grupin e dytë ishin Adem Jashari, Ilaz Kodra, Murat e Sahit Jashari, Adem Dërguti, Osman Ferizi, Shkelzen Gjonaj, Ilmi Peci, Ramadan Begu, Sami Tahiraj, Isuf Ismajli, Nazmi Bajrami, Ekrem Sheholli, Faton Gajtani, Hasan Ferizaj, Xhavit dhe Naim Gubetini- gjithsej 65.

Beteja e Koshares pa dyshim ishte njëra ndër pikat më të shndritshme të luftës sonë për liri

-Ne mërgimtaret vazhdimisht nëpërmjet tubimeve dhe manifestimeve të ndryshme, thonë bashkëbiseduesit tanë,t vazhdimisht e kujtuam dhe do ta kujtojmë birin e Betejës së Koshares, prijësin e saj Sali Çekajn, i cili hyri në përjetësinë e kombit duke e shembur njëherë e përgjithmonë murin e zi shqiptaro shqiptar.

Sali Çekaj si veprimtar i zellshëm politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jurist e, ushtarak vizionar, u detyrua të strehohej në Perëndim, për shkak të presionit e të përndjekjes që i bënte regjimi okupues, ku bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, ishte ndër të parët që u mor me përgatitjen e rezistencës së armatosur, pasi që Serbia ia kishte mbyllur portën çfarëdo zgjidhjeje me mjete politike e paqësore.

Sipas traditës sonë të pasur etno -kulturore, përherë janë cilësuar “burra të dheut", ata të cilët kanë luftuar me guxim e trimëri të pashoqe. Ndërkaq për vetë fitoren në Betejën e Koshares pa dyshim ishte njëra ndër pikat më të shndritshme të luftës sonë për liri gjatë viteve 1998 '99, "ajo shënoi fillimin e fundit të pushtimit gati njëshekullor të vendit tonë nga Serbia, por njëkohësisht edhe sinjalin e qartë të rilindjes së Kosovës"... Në bisedën e gjatë të cilën e zhvilluam këto ditë në Zvicër me bashkëpunëtoret më të ngushtë të Sali Çekajt: Saim Tahiraja, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën dhe të tjerë na thanë:” Ne pjesëtaret e grupit të gueriles shqiptare që punuam dhe rezistuam ditë e nate në Gjermani, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë nëpër shi, borë, ferfllazë, pa bukë, pa ujë dhe rreziqe të cilat na përcjellshin në çdo hap edhe përkundër kërcimeve të një pas njëshme edhe sot jemi aty ku ishte komandanti i ynë legjendar i madhi Sali Çekajt, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti me LDK-në e cila në asnjë moment nuk do të ndalemi për të thënë të vërtetën e luftës së fundit dhe atë me këmbëngulje. Partia më e madhe në Kosovë, LDK në krye me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën, Profesor Fehmi Aganin ka qenë dhe mbeten motori i i të gjitha ngjarjeve të suksesshme politike dhe ushtarake që u zhvilluan në Kosovë dhe diasporë para dhe pas luftës. Këto dy figura të mëdha të popullit shqiptar në Kosovë me punën e tyre të palodhshme me dy korrik në Kaçanik e shpallen kushtetutën e Kaçanikut, Referendumin për pavarësinë e Kosovës në vitin 1991 si dhe zgjedhjet e para presidenciale.

Adem Jashari me Xhafer Zenen kishin ardhur në kullën e Lush Tahirajt

Më të marrë- vesh për arritjen e armatimit në familjen e Lush Tahiraj në fshatin Beleg të komunës së Deçanit Adem Jashari me Xhafer Zenën nga Drenica legjendare dhe Prishtina me automobilIn e tyre arritjen në shtëpinë e Lush Tahirajt, ku nga njësiti i gueriles deçanasve në krye me Sali Çekun iu organizoi një pritje e madhe shqiptare. Në oden e burrave të kullës të Lush Tahirajve komandanti Adem Jashari nga Sali Çekajt u njoftua me aksionet e bartjes së armatimit nga Shqipëria dhe shpërndarjen e tyre në Kosovë dhe Maqedoni dhe përgatitjet që janë duke u bërë në Rrafshin e Dukagjinit dhe komunën e Deçanit për fillimin e rezistencës së madhe shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbo çetnike . Pas gjithë këtij muhabeti dikur në orët e vona të natës Adem Jashari me Xhafer Zenën dhe ndihmën e aktivisteve deçanas në automjetin e tyre u ngarkuan katërdhjetë kallashnikov, bombe dore, municion dhe material tjetër luftarak. Anëtaret e njësive guerile nga Deçani në atë moment i sugjeruan Adem Jasharit që të këtë kujdes gjatë rrugës së rrezikshme në relacionin Beleg- Deçan-Pejë- Klinë- Komoran- Gllogovc- Skenderaj- Fushë Kosovë- Prishtinë- Podujevë... Adem Jashari duke u falënderua për mikpritjen dhe përcjelljen e madhe shqiptare që ju bë në kullën e Lush Tahiraj, në fshatin Beleg të komunës së Deçanit dhe për sigurimin e armatimit dhe përcjelljen njësitit të gueriles deçanasve ju falënderoi për brengosjen që keni për ne, por ju garantoi së nuk ka djalë nëne që Adem Jasharit mund t’i dalë përpara... Juve që e harruat mirëpritjen e madhe shqiptare dhe ndihmën që u afroi i madh Sali Çeku me elitën e rezistencës shqiptare të deçanasve po ju njoftojmë gjithashtu se ky burrë me elitën e vet gjatë viteve 1991/1998 Adem Jashari dhe shumë jasharajve të tjerë nga Kosova, Maqedoni dhe vendet tjera organizoi pritje, strehime, përcjellje, biseda, planet luftarake që u përpiluan në kullat e fshatrave Voksh, Pobergjë, Dranoc, Kodrali, Pobergjëç, Junik e lokalitete të tjera në komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit. Gjithashtu i madhi Sali Çeku me njerëzit e njësive guerile me dhjeta here Adem Jasharin dhe njerëzit e tij besnik dhe shumë të tjerë nga anët e ndryshme të Kosovës dhe Maqedonisë u ka prirë dhe përcjellë me besnikëri me të madhe, andej dhe këndej kufirit shqiptaro- shqiptar me dhjetëra herë.

 
Bashkëluftëtarët e Sali Çekajt në Zvicër flasin për komandantin e tyre



Sali Çekajt, Rrustem Berisha, Agim Ramadanin, Anton Quni, si dhe eprorët tjerë ushtarakë arritën të thyejnë kufirin e mallkuar midis shqiptarëve në. Sali Çeku dhe Agim Ramadani gjatë gjithë rezistencës së tyre në Kosharen Legjendare dhe fronte të tjera në Kosovë kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe ishin shokë dhe luftëtarë të pandashëm, largpamës, vizionar, strategë të rezistencës në betejat e mëdha për çlirimin e Kosovës dhe atdhetar të paepur… Të gjithë juve që keni luajtur dhe po luani me emrin dhe kontributin e të madhit Sali Çekut dhe të tjerëve më në fund po u pyesim a nuk doni, apo nuk dini të flisni për kontributin kaq të madh të rezistencën të Sali Çekut.

Thyerja e mitit të ushtrisë serbe në Koshare

Pra, Sali Çeku me aktivitetin e suksesshëm të rezistencës aktive që e beri gjatë dy dekadave të fundit, deri në momentin e fundit në Loxhën dhe Kosharen legjendare, ku me 19 prill të vitit 1999 të Rrasa e Zogut në Alpet Shqiptare, duke luftuar gjoks për gjoks dhe fyt për fyt me forcat e armikut shekullor pa pritmes e godit me një plumb, ku ra si hero i vërtet në fushën e mejdanit, për çka në kujtesën e forcave progresive që e njohin të vërtetën dhe kontributi e të madhit Sali Çekut si intelektual, kuadër ushtarak, mirëpritës dhe ndihmaqar për Kosovën dhe popullatën e saj, për çka rezistoi në forma të ndryshme më shumë së dy dekada mbetet në kujtesën tone si figurë e madhe politike dhe ushtarake.

Është interesant të përmendim së përvjetorët, epopetë, akademitë dhe shumë manifestime të tjera që u organizuan dhe u mbajtën anë e këndë Kosovës, në njëmbëdhjetë vitet e fundit shumica e folëseve në fjalimet e tyre asnjë herë nuk u shkoi mendja që ta përmendin rezistencë e përbashkët, mikpritjen, ndihmën e madhe shqiptare dhe përcjelljen andej dhe këndej kufirit shqiptaro- shqiptar të madhin Adem Jasharin me guerilen e rezistencës së tij. Në mesin e shumë luftëtarëve të gueriles shqiptare ishte edhe Adem Jashari me bashkëluftëtaret e tij të cilët bashkë me Sali Çekajt një kohë të madhe e kaluan nëpër odat e kullave të rezistencës shqiptare në fshatrat Voksh, Pobergjë, Beleg, Drenoc, Junik e shumë lokalitete tjera të komunës së Deçanit, ku Adem Jasharit iu bë një pritje dhe përcjellje e madhe shqiptare të cilën dinë ta bëjnë vetëm familjet bujare në komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit. Për fat të keq këtë mikpritje dhe ndihme të gjithanshme shqiptare të cilën Sali Çekajt ia ofroi Adem Jasharit dhe bashkëpunëtoreve të tij askujt nuk i shkoi ndër mend të përmend kontributin e të madhin Sali Çekajt, gjë që mjaftë e ka irrituar familjen e themeluesit të parë të njësive të gueriles shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovës.

Gjendja e mjerueshme kompleksit të varrezave të dëshmoreve në Kosharen legjendare?!

Është koha që pa marrë parasysh përkatësive partiake për të mirën e Kosovës dhe popullatës së saj të tregoni dashuri ndaj njeri-tjetrit, respekt ndaj Sali Çekajt. Respekt ndaj luftëtareve, heronjve, komandantëve, ushtarakëve dhe familjeve të tyre, të cilët pas veti kanë lënë shumë fëmijë pa baba, shumë gra pa bashkëshort, shumë nëna pa djem dhe pa ndihmën e tyre… Të gjitha këto vepra të mëdha me të cilat sot mburrem të gjithë ne me në fund liderët e partive politike dhe të tjerët, të cilët deshën e nuk deshën duhet të përulen para të madhit Sali Çekut i cili ka ndihmua sjelljen e armatimit nga Shqipëria dhe shpërndarjen e tij anë e këndë Kosovës dhe Maqedonisë. Kjo figure e rezistencës së madhe shqiptare me dhjetëra here ka pritur dhe organizua mikpritje të madhe për të madhin Adem Jashar dhe njerëzit e tij dhe të tjerëve nga Prishtina, Podujeva, Gjilani e vende të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë. Duke u bazuar në këto dhe shumë kontribute të tjera të gueriles shqiptare deçanasve në krye me të madhin Sali Çekun për të cilat nuk flasin ata që duhet të flasin janë të zhgënjyer anëtaret e familjeve të gueriles shqiptare , të cilat me të drejt pyesin krerët e disa partive politike, strukturat udhëheqëse të organeve shtetërore Kosovës, ato të komunave dhe të tjerët, pse që njëmbëdhjetë vite radhazi në përvjetorët, festat shtetërore, ditëlindjet e komandanteve, zbulimin e shtatoreve, lapidareve, pllakave përkujtimore në Kosovë, e sidomos në regjionin e Drenicës asnjëherë nuk u ra në mend të përmendim emrin e të madhit Sali Çekut dhe gueriles deçanasve për ndihmën, mikpritjen e madhe shqiptare dhe përcjelljen besnike që u bënë kalimin andej dhe këndej kufirit me dhjetëra herë dhe kontributin e madh që e dha për UÇK-në dhe çlirimin e Kosovës, e sidomos Adem Jasharit më shokë.

Krenaria është edhe më e madhe, sepse pas shumë zhagitjeve Salihu ynë u kthye në mesin tonë. Erdhi për të qëndruar për gjithmonë në qendër të qytetit turistik-Deçanit me shtatoren e tij me qytetaret dhe bashkëkombësit që shumë e deshën dhe i deshi në kohen kur punoj si jurist dhe kryetar pranë Gjykatës komunale, Komitetin komunal në ente dhe institucionet tjera të komunës së Deçanit… Por, sa është respektua Sali Çekajt me shokët e rezistencës tregon shembulli se si varrezat në kompleksin e KOSHARËS LEGJENDARE janë lënë nën mëshirën e stihisë, për çka edhe Alpet shqiptare në krye me Gjeravicen po derdhin lot krokodili, e për këtë fajin kryesor e mbanë qeveria , parlamenti dhe strukturat tjera më të larta të Kosovës, të cilat për dikë po tregohen nënë, e dikë tjetër njerkë . Për Sali Çekaj kemi shumë për të folur, por kemi edhe shumë për të pyetur…,por edhe shumë çka të themi… Për të gjitha këto ka ardhur koha që të flasin shokët e tij të luftës Rrustem Berisha , Anton Çuni, Fadil Hadergjonaj dhe shumë luftëtarë, shokë dhe historianet e Kosovës... Familja e Sali Çekut, kërkonë që pas dymbëdhjetë viteve lirie më në fund kërkohet që të përfillen amanetet e të madhit Sali Çekajt, të mos lejohet përlloçja e gjakut dhe sakrificat e tij dhe gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës martire kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Betejat legjendare në Loxhë dhe Koshare, ku me armiku në këto dy beteja u takua me forcat e UÇK- së fyt për fyt dhe gjoks për gjoks të cilat pësuan humbje me të rëndë të cilën nuk do ta harrojnë kurrë.

Përgatiti Flori Bruqi


 


Nga Mentor Thaqi




Ëndërr me qëllim


Mbrëmë fluturimthi, ëndërra, në Bellé më shpuri,
rrasë pas rrase e shkëmb pas shkëmbi,
edhe pak këtu, edhe pak atje, dhe ja maja!
Kur po i afroheshim Rrasës së Qelisë,
para, si nga mjegulla na doli një Vigan,
po kush tjetër pos Salih Çekut?!
Me atë buzëqeshjen unikale që adet e kishte
ngryka ngrykas, mirëseardhje na uroi.
- Ju kam dalë para, na tha,
se miqtë duhet pritur e përcjellur në besë, bukë e krypë,
e sa për zemër, atë me bollëk e kemi.
Vendi është i rrëpirtë, e helbete mos ju ndodhë gjë.
E patëm pritur edhe Idriz Gilanin me shokë,
se të pabesët prita u kishin zënë
dhe bashkë u dogjëm e u poqëm
se qebesa ne malësorët korinë nuk e duam!

E shikoja Njeriun që kisha përkrah,
atë që Legjendë ishte e në Legjendë kish hy!
Kisha mallë për të, po po, malli më digjte
saqë as lotët currjel nuk ma nxorën gjumin
derisa ëndërra mbaroi ashtu si doja unë
por jo dhe aq gjatë sa do doja.

Kur po ndaheshim, na tha:
- Mi thuani vëllaut tim Smajlit dhe mikut tim Hafizit,
të kujdesen për fëmijët, se unë në Gjermani më nuk kthehem,
këtu jam në vendin dhe tokën time!

- II -

Legjendat zakonisht fillojnë me: ,,Na ishte njëherë ...,",
por k´saj here Legjenda fillon ndryshe dhe ka emër,
i thonë Salih Çeku, që nuk është e largët por kaq e afërt,
i freskët, i madhërishëm, i çetë, i heshtur
që aq shumë thotë, e mbi të gjitha është aq i prekshëm
sa dhe Legjenda për të ësht e gjallë po aq sa ajo
e Profesor Aganit, po aq edhe e Adem Jasharit
dhe Agim Ramadanit, e qebesa po aq edhe e
Jusufit, Kadriut e Bardhit apo e Enver Hadrit në mes t´Brukselit,
apo Hasan Prishtinës e besa edhe e vetë Presidentit Rugova
sepse edhe Ai Legjenden e tijë me ta e ndërtoi,
pra Legjenda e Tijë me Ata, ose Ai dhe Ata bashkë!

- III -

Në cilën gjuhë të të shkruaj Salih Çeku?!,
ti Poligloti Dukagjinas, Bellagji den baba den,
se margjinalizimi yt me dhe pa dashje
këtu vend s´do të ketë!

*****
Më kujtohet miku im Pranvera e zymtë e vitit 90,
kur Telallët e Djallit paralajmëronin përgjakje,
ata kasnecë të gjakut të mallkuar,
e Ti, troq e ndër sy ju pate thënë se:
-do të vijë dita kur do të marrin vesh realitetin
qoftë edhe me forcën e argumentit, si masë legjitime.
Dhe mbajë mend miku im,
kurë njëfarë çetniku, Borë Qukiçi, të quajti Nacionalist,
e Ti me buzëqeshje i the se Epitetet i don shumë, sidomos
kur vijnë nga një shoven si ai, mburresh me to,
e ai i egërsuar murmurinte diçka në mes dhëmbësh të rënë.
Ti si gjithnjë i matur: - Zotri, je në vendin dhe kohën e gabuar,
me njeriun e gabuar dhe i njeh zakonet tona,
andaj të lutem, kursej fjalët e rënda se të duhen për vete!

*****
Ah miku im, është e vështirë shumë
kur të japin identitetin që nuk e do dhe as që ekziston
edhe për vetë ata që donë të ta japin,
se njeriu ka vetëm ato që i dha Zoti: është ai që është!

*****

Kur kumbimi i këngës për "Patriotizmin Jugosllav",
po na zinte frymën para hundës,
ti kërkoje hapsirë çlirimtare nga kjo ngulfatje,
se Bota frikacakët nuk i donte e qebesa as ata vetveten.
Kur frika në palcë me hekur të ftohtë qe mbjellur,
e rrënjët edhe horizontal i shtrinte,
Ti miku im i the JO atijë fqiut tënd kolon ashtu si të parët tu,
se ne nuk jemi ju, jemi Shqiptarët me Plisa
ashtu si Albanci-t përtej gardhit që ju me shkurre gjëmbash
pusi në mes na e thurët!
E tevona miku im, atë frikën që mbollën me vete e morën,
se edhe në Tavolinat në "Qakorr" që kundërmonin Shlivovicë,
plumbi yt i gjeti!


Më ka mbetur në mendje ai Telegrami në "Königstrasse"
në Stuttgart:
- I dashuri miku im i shtrenjtë, Hafiz,
siç qemë pajtuar më heret, Ti bëje misionin tonë të paqes,
se luftës po i vie fundi. Rroftë Liria në Pavarësi!
Zoti e bekoftë Arbërinë!
- Salih Çeku, ushtar i Dardanisë!
Koshare, ...... Prill 1999!

Pas shtatë vjetësh,
përtej shtatë katundeve e shtatë bjeshkëve,
po gjakoja nëpër Koshare.
Herë flisja me mua e herë vetmevete,
e qebesa më shumë me të rënët.
Doja të i përqafoja të gjithë një nga një,
bile së paku një tokje duarsh.
Dhe ashtu në rend
siç ju ka hije ushtarëve të Atdheut,
na pritën me nderime,
ata vetëm ashtu dijnë,
se dhe rënjen nderim e patën!
Dhe, ... shtruam Kuvendin,
e më pyetën për gjithçka,
por më së shumti për Mërgatën,
e të fala pas të falave,
që të mos ligshtohen
as sot si dikurë.

Të gjithë si dikurëmoti, burrat e moçëm,
flisnin një nga një,
e tevona kush tjetër pos Agimit e Xhemajlit!
Në fund si gjithmonë fjalëpak e kuptimplotë - Salihu:
- Ne bëmë atë çë ditëm e mundëm,
është e juaja të bëni të tjerat!

Ah, dhe ky lot i ngrohtë në mollëzat
plot vazhgë faqeve të mia,
e unë si ato plakat jetike rreth oxhaqeve
të shkretuara pa djemtë që heret ikën,
e ai pllugu i Selman Kovaçit ndryshkur ke pojata!
Ah, ah, na falë Salih Çeku he burrë i dheut,
për ligshtimin e mundshëm,
se dhe ne nga gjaku, mishi e kockat jemi,
e unë po ta thëm troç e ndër sy,
jam krenar që së paku u mundova
të të jem pranë e të të dëgjoj!
Dhe po të thëm Salih Çeku,
Hyseni tashmë është bërë burrë,
Migjeni qebesa hiç më pak se ai,
ndërsa Shota si Shota mik i dashur.
Po po, fëmijët po rriten ashtu të mëdhenjë si ti!

Një herë më heret, miku im,
ishim vetëm ne të dy dhe heshtja e ngurtë në mes nesh,
pastaj, gërmo ti andej, e gërmo unë këndej
deri sa ja shporrëm themelet
dhe pamë atë dritën e fjalës së lirë ndërmjet,
e tevona kur ti më nuk ishe këtu,
me vëllaun tim kapriqioz, e njëjta këngë e vjetër
ashtu si pas mesit të fillimit, apo në fillim të mesit para fundit,
ndrydh e shtrydh ndjenja e grushta,
e qebesa rrafsho e gërmo dhimbje e ofshamë.

Prill 2006-Janar 2009 VS

EKSLUZIVE NË "FLORIPRESS "NGA REXHEP SHAHU : MERAKU I MADH I SALI ÇEKUT



                REXHEP SHAHU            IZET DURAKU

Në fillim qershorin e vitit 1998, pata rast ta takoj fizikisht dhe ta njoh nga afer Sali Çekun, me të cilin kisha komunikuar nëpërmjet telefonit për radio Kukësin kur ai qëndronte në Gjermani dhe kisha realizuar disa intervista telefonike me të.

Bashkë me mikun tim Izet Duraku e kishim realizuar një intervistë me Sali Çekun, sapo ai kishte mbërritë në Tropojë. Dhe dy ditë më vonë, me 8 qershor 1998, përsëri e takova zotin Sali duke u afruar tek hotel turizmi në Bajram Curr, rreth orës 6 të mëngjesit.



Pasi u përshëndetëm, e pyeta se a kishte ndonjë të re gjatë natës ose gjatë dy ditëve që s’ishim parë. Ndonjë të re që të ma thoshte ai, pasi çdo çast kishte të reja në ato ditë kur eksodi vazhdonte, kur mikpritja e tropojanëve demonstrohej mrekullisht dhe të huajt në Tropojë habiteshin me atë që po ndodhte sepse kjo që po bënin shqiptarët për njëri-tjetrin ishte diçka e harruar dhe e pabesueshme në dhera të tjera.

Ka plot të reja, filloi të fliste ai. Më futi krahun dhe dolëm nga sipër godinës së hotelit ku kishte më pak njerëz dhe ishte më qetësi.


Por unë kam një merak, vazhdoi Saliu. Po due me shpreh me gjithë fuqinë e shpirtit e të zemrës mirënjohjen time dhe të gjithë Kosovës për tropojanët dhe krejt shqiptarët për mikpritjen që po u bëjnë të dëbuarve që vijnë prej Kosove…

Ishte shumë i impresionuar.

Dhe keshtu dalëngadalë, si pa kuptuar, ne filluam t’ia plotesojmë nevojat njëri-tjetrit, unë ta intervistoja përsëri e ai të mund të shprehte mirënjohjen për tropojanët. Dukej sikur ishim në vijim të intervistës së realizuar para dy ditësh. Dhe lirshëm e krejt shpengueshëm, në atë mëngjez të 8 qershorit 1998 realizova bisedën e mëposhtme me Sali Çekunn :
Pyetje: - Megjithëse kemi folë para dy ditëve, unë do të doja të bënim edhe sot një bisedë me ju zoti Sali. Banorët e rajonit më të varfër të Shqipërisë që është Tropoja, po ndajnë përgjysmë kafshatën e gojës me vëllezërit e dëbuar që vijnë nga Kosova. Ju keni disa ditë këtu dhe po shihni vetë se ç’po ndodh…

Përgjigje: - Para së gjithash, në këto situata është e vështirë me gjetë fjalë të mençme e fjalë miradije, fjalë që kishin me shprehë gjithë atë që njeriu deshiron me shprehë.

 E them këtë sepse gjenerata jonë nuk është mësuar të ballafaqohet me situata të këtilla. Gjeneratat e mëparshme e kanë përjetue edhe këtë gjë, por ne jo.

Prandaj për ne ka qenë më e vështirë ta përjetojmë një eksod, një tërheqje në masë të madhe të popullsisë shqiptare nga Kosova, nëpër një rrugë aq të vështirë për tu vendosë në Tropojë.

Mirëpo është kënaqësi e veçantë që të shohësh gadishmërinë e vëllezërve, motrave dhe gjithë bashkëkombasve tanë nga Tropoja e vise të tjera shqiptare.

Një gadishmëri për ta ndarë bashkë edhe kafshatën e bukës, edhe pse të vetëdishëm se ndoshta pas tri ditëve nuk do të kenë çka të hanë më.

Por sot po e ndajnë kafshatën përgjysmë. Kjo tregon se shqiptarët e Kosovës kanë se ku të mbështetën. Dhe edhe sot e nesër do të kenë mbështetjen e popullit shqiptar të Shqipërisë e të viseve shqiptare rreth kufirit.

Kjo do të thotë që populli i Kosovës, pavarësisht situatave që do të krijohen, do të ketë një mbështetje reale.

Në anën tjetër, kjo afirmon një ndjenjë të madhe të popullit shqiptar të të dyja anëve të kufirit – atë që janë të një gjaku dhe që janë të pandashëm.

Kjo hedh poshtë gjithë atë që është proklamue dhe propogandue ditëve të fundit, sikur shqiptarë nga Shqipëria po sulmojnë fshatrat rreth kufirit në Kosovë.

Kjo do të thotë se ata të cilët kanë sulmuar fshatrat rreth kufirit në Kosovë, kanë qenë banda të cilat kanë bashkëpunuar me sigurimin serb dhe sigurime të tjera, dhe nuk është populli i Tropojës dhe i viseve të tjera të kufirit.

Kjo ka një rëndësi të veçantë tani për tani dhe për të ardhmen, që të gjithë ata të cilët kanë qenë të luhatshëm, të gjejnë vijën e bashkimit dhe të bashkëveprimit.

Pyetje : - Dje dhe mbrëmë u njoftua se ata që janë aktualisht në Kosovë po bëjnë qëndresë. Nga njoftimet mësohet se dy pleq në dy fshatra të ndryshme kanë vrarë me bomba nga tre policë serbë sejcili në momentin që policët po tentonin tu hynim forcërisht nëpër banesa.

Ata pleq po mbrojnë pragjet e shtëpive të tyre.

Çfarë mëndon Sali Çeku kur tashmë lufta s’është në prag por është ndezë dhe po vazhdon dhe serbët po vritën, po i vritka plumbi edhe serbët.

Përgjigje : - Shqiptarët sa më shpejt që ta bindin vetvetën se nuk është lufta gati për të shpërthyer, por lufta ka shpërthyer dhe ne jemi në luftë, situata do të tejkalohet shumë më lehtë.

Sa më tepër që subjekti politik dhe subjektet shtetërore do të mendojnë se kjo çeshtje do të shtyhet, do të zgjidhet pa luftë, sigurisht që kjo gjendje do të jetë më e rëndë.

Populli po vetëorganizohet dhe do të vetëorganizohet, mirëpo kjo duhet të kordinohet në masën më të madhe me subjektet politike dhe institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Serbët nuk janë të pavdekshëm. Ata duhet ta kuptojnë se në fshatrat e rrethit të Deçanit e më gjërë nga ku janë shperngulë njerëz, serbët kanë patur të bëjnë me gra, fëmijë e pleq.

Por në momentin që serbët do të ballafaqohen me forcat reale ushtarake të Kosovës, ata me turp do ta lëshojnë Kosovën. Dhe kjo ditë nuk është e largët.

Shpresoj se të gjithë këta që kanë ardhë nga Kosova në Shqipëri, një ditë shpejt do të kthehen në trojet e tyre etnike, në vatrat e tyre.

Pavarësisht se edhe këtu janë në tokë shqiptare dhe këtë kufi ndërshqiptar e konsiderojmë artificial, ata do të kthehen aty ku kanë lindë e rritë, aty do të kthehen patjetër.

Na vjen shumë keq që disa pleq e plaka kanë rënë viktimë e terrorit serb. Asnjë ushtri në botë nuk e bën atë që po bën ushtria serbe.

 Edhe ushtri të tjera kanë sulmuar dhe kanë marrë teritore në vende të ndryshme, por në momentin kur ka kaluar ushtria, nuk është marrë kund me pleq e me plaka.

Vetëm një ushtri që nuk ka besë në vetvete, që nuk ka forcë, vetëm ajo merret me pleq e me plaka. Sikur të ishte një ushtri e rregullt e një shteti, atyre pleqve e plakave do të duhej tu jepte ndihmë, ti strehonte ose ti mbante robë.

Por serbët janë aq të dobtë, aq të ligj saqë merren me pleq e me plaka. Ende nuk janë ndeshë me forcat e mirfillta ushtarake të Kosovës.

Sepse serbët nuk do të mund të silleshin kështu. Kam shumë shpresë se nuk do të lejohën serbët të përsërisin masakra.

 Lufta që ka nisë do të marrë përmasa shumë të mëdha. Serbia, dashtë e pa dashtë, do të largohet prej Kosove. Sepse në Kosovë kanë qenë e do të jenë shqiptarët.

Pyetje : - Çfarë mesazhi do të japë Sali Çeku para se me hy në Kosovë. Për ata që kanë ardhë në Shqipëri, për ata që po strehohën nëpër Kosovë, e sidomos për ata që po luftojnë në Kosovë.

Përgjigje : - Për mua kjo është më e vështira. Të gjithëve atyre që janë në Kosovë, të gjithëve atyre që po luftojnë në front ballë për ballë me ushtarët serbë, të gjithëve atyre që janë vendosë në Shqipëri, kisha me ju thanë të mos ta ndjejnë vetën të vetmuar. Sepse shqiptarët kudo që janë po bëjnë përpjekje për një organizim të mirëfilltë.


Ju them atyre që janë në front se nuk do të jenë të vetmuar. Do të kenë çdo ditë e më tepër njerëz krah për krah.

Do të jenë krah për krah me të gjithë shqiptarët e tjerë. Dhe ushtria e policia serbe do të detyrohen me turp ta lëshojnë Kosovën.

Kurse bashkëvendasve të mi të Deçanit, rrethinave e viseve të tjera, do tu them se nuk janë të vetmuar.

Sepse qindra e mijëra shqiptarë janë të gatshëm dhe po bëjnë përpjekje bashkë me organet e institucionet e Kosovës të organizohën mirëfilli për ta përballuar këtë gjendje.

Ndersa shqiptarëve që kanë ikë prej dhunës serbe e janë vendosë në Shqipëri, ju premtojmë dhe garantojmë se një ditë shpejt do t’ua krijojmë kushtet që të kthehën në Kosovë, në vatrat e tyre.

Do t’i rindërtojmë ato dhe do të bëjnë një jëtë tjetër në vendin e tyre.

Gjithë atyre që këto ditë hapën shpirtin e tyre, zemrat e tyre, që të pranojnë shqiptarët e Kosovës, i falenderojmë nga zemra.

Pyetje : - Merret vesh z. Sali, se mjaft djem të rinj të Kosovës po e lënë punën në perendim dhe po kthehën për luftë në Kosovë.

Përgjigje : - Kjo është një e vërtetë që qëndron. Sepse shqetësimi i kosovarëve është i arsyeshëm.

Mjetet e informimit po e përcjellin gjendjen tragjike të krijuar në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës edhe pse kanë qenë të larguar e të vendosur në vendet më të mira të perendimit, ata janë të vetëdishëm se ato vende nuk janë vendet e tyre.

Ndaj ata po kthehen e duhet të kthehen përkrah vëllezërve e motrave të tyre.

Pyetje : - Dhe ky kthim për të hyrë në luftë, kjo ardhje për të hyrë në luftë është vlerë dhe vitalitet i shqiptarëve, apo jo z. Sali.


Përgjigje : - Pavarësisht se si do të zhvillohen situatat në Kosovë, pavarësisht sa do të zgjasë kjo luftë e si do të jetë kjo kjo luftë, Kosova është e jona, me luftë, me paqe, ose pa luftë, Kosova është e jona.

Faleminderit zoti Sali.

Shënim :

Në vitin 2001, në një tubim madhështor që u organizua në Deçan për Sali Çekën, pata rastin të marr pjesë.

Për të nderuar ato mijëra njerëz që ishin të pranishëm, me ndihmën e dy djemve që ishin bashkëluftëtarë të Sali Çekut dhe që unë nuk i njoh, dhe kundër deshirës së drejtuesve të ceremonisë, të do farë aktorëve a ku ta di se çfarë, që s’pranonin të delnin jashtë programit, kam mundur ta lëshoj në foninë qëndrore kasetën ku kam të regjistruar këtë intervistë me Sali Çekun, dhjetë minuta para se të fillonte ceremonia zyrtare për Sali Çekën ku të gjallët s’do t’i shmangeshin dot tundimit të mos flisnin për të gjallët duke spërkatur me do fjalë të rënët.

Mijëra njerëz u ngritën në këmbë. U bë heshtje. Në atë shesh kumbonte zëri i Sali Çekut.

Por vetëm 4 minuta. Vetëm 4 minuta. Dikush nxitoi dhe e ndaloi. Renda me vrull dhe e mora kasetën time dhe ika larg, larg.

Pati shumë interesim, shumë pështjellim. Mjaft gazetarë tentuan të regjistronin zërin e Sali Çekut.

Por s’patën kohë. Sepse Sali Çekun e lejuan të fliste në tubimin e organizuar për të, vetëm 4 minuta. Se duhej të flisnin të tjerët për të e për veten e tyre.

Gjithë biseda, kjo intervistë e dytë e imja, me Sali Çekun ishte e gjatë 11 minuta.

Sikur të transmetohej e plotë, nuk do të kishte nevojë askush, asnjë lider, asnjë bashkëluftëtar, asnjë kohanik, asnjë, asnjë, asnjë që të fliste më.

Sepse po ju fliste vetë Sali Çeku, për të cilin ishtë organizuar tubimi. Por nuk ndodhi kështu. Sepse të gjallët kanë zakonet e tyre dhe të vdekurit duhet të rrinë në punën e tyre dhe vetëm të dëgjoj në të gjallët kur rrëfejnë për bëmat e tyre heroike, trimërishte...

Askush, asnjëherë nuk e kërkoi zërin e Sali Çekut përveç gazetës “Bota Sot” në ato vite të pas luftës. Ajo e ka emetuar e para intervistën e parë të Sali Çekut, intervistë e gjatë e realizuar nga Izet Duraku dhe unë.

Shitet në ankand qyteti me 1 banor



Shtetet e Bashkuara merren si një shembull për lirinë e veprimit në shit-blerje. Në një të tillë, ditët e fundit në ankand nuk doli asnjë objekt, asnjë send me vlerë monetare, historike apo shpirtërore, por një “qytet i tërë”. 

Problemi është se popullsia e qytetit përbëhet vetëm nga një banor. Në ankand shuma që u ofrua më shumë ishte 900 mijë dollarë, oferta më e lartë e bërë nga dy vietnamezë që preferuan të mbeten anonimë.

“Qyteti i rrallë”, (nëse ende mund ta quajmë qytet), ndodhet në shtetin Wyoming dhe quhet Buford. “Qyteti” shtrihet në një zonë prej 4 ha tokë dhe përveç banorit të tij, ka një shkollë, një pikë karburanti, një shtëpi me 3 dhoma gjumi si dhe një dyqan.

Banori i vetëm, gjithashtu pronar i “qytetit” e nxorri atë në ankand duke nisur nga shumë 100 mijë dollarë dhe as vetë nuk e priste që oferta të ishte kaq e majme. Por përveç shitjes së pronës, banori i vetëm i Buford, ka lënë edhe rolin si kryetar i bashkisë.

Buford ndodhet në një zonë me lartësi të konsiderueshme nga niveli i detit dhe pranë rrugës kryesore që përshkon lindje-perëndim Shtetet e Bashkuara. “Qyteti” ka numrin e tij postar, kodin e tij zip si dhe një kabinë valësh telefonike.


86-vjeçarja gjimnaste, performancë fantastike



Do t'ju njohim me Johanna Quaas, gruan super elastike, e cila në moshën 86-vjeçare gëzon një formë fizike të shkëlqyer. 
 
Edhe pse në një moshë të madhe ajo nuk ka humbur asnjë nga reflekset e saj prej gjimnasteje dhe këtë e provoi shumë mirë në ushtrimet në paralele dhe në demonstrimin akrobatik gjatë Cottbus World Cup 2012, që u zhvillua në Gjermani,ku mori një trofe të merituar.


Zonja Johanna thotë se e ka nisur gjimnastikën në moshën 30-vjecare, rast i rallë për këtë dispiplinë, por talenti është talent dhe shfaqet në çdo moshë. 


Më shumë se 50 vite me radhë ajo është ushtruar duke e mbajtur trupin në formë dhe duke mos humbur aftësinë për të kryer lëvizje speciale në paralele, në traun e ekuilibrit dhe në ushtrimet mbi tapet.

Lëvizjet e saj janë si të një gjimnasteje 20-vjecare. 



http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=231832



Nagasaki, Robinson Crusoe i kohëve moderne


































Është 76 vjeç dhe jeton vetëm në ishullin e Sotobanarit, një nga ishujt në skajet më ekstreme të Japonisë. 


Nagasaki, ky është “Robinson Crusoe” i kohëve moderne që jeton në Japoni duke u ushqyer me oriz e duke pirë ujin e mbledhur nga shirat.

Sotobanari (shqip përkthehet Ishulli i Largët) megjithëse quhet ishull, është vetëm një rrip toke i gjatë rreth 1 kilometër, në formën e bizeles e që shtrihet mes Tajvanit dhe Tokios, nën juridiksionin e provincës japoneze të Okinauas.

Përfshihet shpesh nga dallgë të mëdha, shira të rrëmbyeshëm të shoqëruara me erëra të forta. Kushtet janë aq ekstreme sa as peshkatarët japonezë, të njohur në mbarë botën për profesionalizmin e tyre, nuk guxojnë të kalojnë në këto anë.

Megjithëse është një habitat aspak miqësor për njerëzit, Masafumi Nagasaki e ka zgjedhur si shtëpinë e tij që prej fillimit të viteve ’90, kohë kur vendosi të jetojë në vetmi të plotë.



  

Aq shumë i ka hyrë në zemër ky stil jetese Nagasakit, saqë ai shprehet i vendosur të vazhdojë të jetojë në vetmi të plotë deri në fund të jetës së tij. Sekreti i mbijetesës së tij? Ndjek rregullat e natyrës, thotë ai, natyra nuk mund të mposhtet, duhet thjesht t’i bindemi verbërisht.

“Para se të vija këtu, nuk isha i bindur se ku doja të kaloja ditët e mia, se ku doja të varrosesha, por tani jam i bindur, dua të vdes në këtë ishull, i rrethuar nga natyra”, thotë 76-vjeçari.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...