Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/14

Fran Tanushi, i dhuroi një libër me poezi Kosovës, që të frymoj e qetë


Një vështrim, përmbledhjes me poezi "Jeta e censuruar" të poetit Fran Tanushi
Përgaditi: Xhevat Muqaku - 

Në ciklin "Ky jam unë"; 
Xhevat Muqaku
Xhevat Muqaku
prezantohet vet Frani që i ngjan engjëllit me trup njeriu, kur heshtë, lexon, shkruan, flet, bërtet, këndon, vajton, dashuron, dhe e don jetën. Shpërthen egërsisht, kur i bëhet e padrejtë nuk mund të urrej. E gjen kohën ku është e sështë dhe kuvendon me, dhe për Kosovën e tij, edhe kur vetullat i ka të rrudhura, edhe kur gazi në buzë i është ngjizur, e në mes e ardhmja me të shkuaren takohen, ndërsa trupat e njomë Përmendore i shtojnë të tashmes, rritën.
Poetit Fran, prindërit i kan rrëfyer, se kur erdhi në këtë botë, nën akordin e vajit të tij, të tjerët qeshnin. Sot ai heshtë kur të tjerët qajnë, e si për inat, nuk qeshë e as nuk qanë, por bashk me ata këndon, në kërkim të qetësisë dhe dinjitetit.
Ishte prezent aty ku plaga kurimin kërkonte, kur zogjët e braktisën qyqen sapo këngën e saj e mësuan, në motet e valëzuara pa shpresë e trazim.
Në vargjet e Fran Tanushit kulmojnë njëra pas tjetrës
Porositë: për atë që nuk e ka takuar kurr, që të ruhen nga ai, ngase është djallë por edhe engjëll i mbështjellë në lëkuren e trupit të njeriut;
"nëse nuk ju duhem, më hudhni tej purgatorit, ku drita e terri rrugët ndajnë për të pandarit e ndarë, aty ku jemi pagëzuar është tempulli shtëpi e zotit kjo lule në Dukagjin".
E bënë me dije thesarin e tij, që edhe pse ka harruar krenarinë burrërore, agimeve të jetës së re, do t'i  thurë vargjet e ardhmërisë në pafundësi. Shpirtë i trazuar i poetit në gotën me verë nuhat aromën e pikturës, shpëtimin e pulëbardhës dhe pastrimin e djallëzive njerëzore.
Zemër shqiptare nuk ndaloi kurrën e kurrës vargjet dhe shtegtimin mjegullnajave plotë pusi, hijeve mbi krojet e gjakosura edhe pse velloja e nusërisë mbeti mbi plagët e krushkut dhëndërr.
Tek cikli i radhës " Mirëdita Mirditë regjistrova;
Degëdisje, tretje, tkurrje, engjëllin e trullosur të ujvarave ku zanat pushojnë, rezultimin e vulës së bekimit të virtytit hyjnor të Franit i cili lutet, që mos t'i kërkohen; fryma pa të cilen s'jeton, kënga- ngushëllim i jetës, dhembja që tjetri se përballon dot, vargu- për të cilin shpirti i gjakon, rinia- që dikujt ja ka dhuruar, dëshirat që s'i arriti kurr...
// gushë e bardhë që borë e bjeshkëve të larta dhe rrezet e diellit e vezullojnë// qëndisë poeti në nismë, portretit të atdheut të tij, Dardanisë, në Prishtinën martire të izolimeve, burgosjeve dhe denimeve politike të viteve '80.
Duke kërkuar, që dritares së dashurisë t'i bëjë roje jo vetëm kur ylli i mëngjesit të bekuar shëndritë, pa përulje, me flatrat e zogut, me vuajtjet dhe gëzimet dhuratë, aty ku loti i nxehtë dhe i kthellët dikur e mashtroi e i rrëshqiti pa dëshirë, poeti e din që i është zhburrëruar vetja gjat belbëzimit të shushurimës së një morti të përgjumur ndërsa me vehten qanë dhe qeshë duke tallur injorantët.
Frani përmes vargut rrezaton meditimin me, dhe gjat shikimit fiksues tek gjurmët e një kohe të shkuar, në rrezet e dritës, jetën në kërkim të busollës, tik-taket që i trokasin zemrës së uritur. Në fazën kur lulet e freskëta çelin, uron, me vargje zemre e aromë trëndafili, diellin dhe rrezen që dritë e ngrohtësi i falin botës në tokë dhe në qiellë, përgëzon Mirditën-strehë, fole të shqipeve, e noton si kështjellë ku jeta shqiptarçe frymon, adresë të djepit të krenarisë, dhe më në fund e krahason me nënën e Dukagjinit që fëmijën e lindë dhe e rilind.
Në vazhdim mungesa e më të dashurve plasohet mjeshtërisht. Këtu nxjerr të ruajtur e të praruar, zingjirin më të bukurë të mundëshëm nga thellësia e zemrës. E dhuron, stolisë babain dhe nënën e tij, poetin Ali Podrimja dhe Martin Camaj, piktorin Gjelosh Gjokaj. Të gjithë këta kokëlartë ecën nën hijen e tehut të thikës, ju qëndruan si kandil të pashuar moteve me dhe pa furtunë të vetëdijshem se jeta është luftë që duhet fituar, këngë- hit e gjenaratës së tij, gushëbardhes, engjëllit, zanës, buzë valës Kosovë që shkrinë akullin në zemrën jo plotësisht të ngrohur, 28 Nëntorit dhe burrave shtetformues.
Gjat leximit takova në vijim edhe prositë;
- "nëse gjuha rrëshqet e goja lakohet me "ëmbëlsirën" e hidhur, mos mendo se je caku im, të marrëve mos u prej rrugën, ata qelben në ndyrësinë e tyre, kohës jepi emër njeri, jeta nuk është lojë" etj.
Përderisa në Bregun e diellit, në Prishtinën e vitit '86, dërrasat e pluhërosura të teatrit të kohës, kërcisnin e lakoheshun nga hapat e rëndë të aktorëve ku nën ankthin e heshtjes së trishtuar ngritej perdja, shfaqej drama, tragjedia e errët në skenë, toka dhe qielli e kërkuan lirinë. Prej të njëjtes lagje e në të njejten kohë atëher, por edhe sot, autori i kësaj përmbledhjeje, e priste/ pret përgjegjëjen në pyetjen e shtruar;
"nëse mund të shkruante emrin e tij pa censurë, përderisa në dysh i ndahej zemra nga muri që i rrinte përmbi. Nëse qajnë ose këndojnë poetët- poetët për shkëputjen e vargut në poezinë e pambaruar"! Duke e përshkruar mallin e të mërguarit, atdheun, ritakimin me hijen e mirë në Dardhishtë, diku në, dhe prej Ulpianës studenteske, len të mendohet se qysh atëher, Frani e braktisi ngrohtësinë e pashtjerrë për ëndrra lumturie të tretura nga era. Shtigjeve të jetës, i mbetën thembrat, në bulevardet e metropolave të njohura me kujtimin për motet dhe djepin e vjetër.
Në ciklin; "Im At shkruante poezi",  Fran Tanushi sjellë para lexuesve vargje të mrekullueshme të babait të tij për guximin e nënës, luftën kundër të ligës si dhe lundrimin e tijë në kohë dhe hapsirë.
Biografi e shkurtër*
Fran Tanushi
Fran Tanushi
Fran Tanushi lindi në zemër të Dukagjinit (Novosellë) në vitin 1963. Shkollimin fillorë dhe atë të mesëm i përfundoj në vendlindje - Gjakovë. Në Prishtinë studioj Filozofinë dhe Soiologjinë,ku edhe reflektoi në levizjet e kohës, si dhe në botën letrare dhe artistike të atyre viteve. Për shkaqe subjektive u tërhoq nga atdheu,dhe nga viti 1989 u vendos në Bavari (Gjermani).
Shkruan poezi dhe prozë zhurnalistike; mirret me pikturë dhe shkrime dramatike. Njëherit editon dhe drejton Revistën Libertas. Jeton dhe vepron në Augsburg, në lidhje të përhershme me vendlindjen*. Librin me poezi "Jeta e censuruar" e botoi në vitin 2011 Libertas, Prishtinë- Augsburg. Redaktorë të librit; Ali Podrimja, Qani Mehmedi dhe Fadil Gashi.
Kopertina: Gjelosh Gjokaj. I strukturuar në pesë cikle, libri në fjalë u shtyp në shtyoshkronjën "KGT" dhe u vlerësua lartë nga të pranishmit në qytetin Stuttgart ku sëbashku edhe me disa libra tjerë të disa poetëve që punojnë e veprojnë në Gjermani, u promovua me sukses në tetorë të vitit 2011.

Besarta Kastrati pranon se ka vrarë Fidan Shabin


Besarta Kastrati, vajza e biznesmenit pejan Salih Kastrati, që vdiq kohë më parë nga një sulm me bombë, pranon se e ka vrarë Fidan Shabin, që ishte shpallur para më shumë se 10 ditësh i zhdukur e u gjet të dielën i vrarë.



Burimet e Floripress-it nga PK kanë bërë të ditur se pranimin e krimit ajo e ka bërë në prani të avokatit të saj, por, sipas saj, “motivi i vrasjes nuk ka të bëjë asgjë me babin e saj”.

Këto burime kanë bërë me dije se Besarta ka thënë se Fidan Shabi e kishte dhunuar kohë me parë dhe se në të gjallë të babait të saj, tash të ndjerit Salih Kastrati, asaj i ka ardhur turp të tregonte.

Besarta ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer me armen e viktimës, revolen e Fidan Shabit.

Presidentes së Kosovëz z. Atifete Jahjaga s’mund t’ia marrin mandatin

Presidentja e Kosovës - Atifete Jahjaga

Z.Atifete Jahjagës do t’i lihet në dorën e saj të zgjedhë se si do të largohet nga posti i Presidentes. Asaj nuk do të mund t’ia marrin mandatin në formën se si ka parashikuar Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese, me Amendamentin e Dhjetë.

Zyrtrët e GJKK kanë treguar se gjyqtarët janë pajtuar që Amendamentin e Dhjetë të propozimeve të Komisionit për Ndryshimet Kushtetuese, ta kualifikojnë si jo në përputhje me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ky nen parasheh përfundimin e mandatit të Presidentes Atifete Jahjaga para përfundimit të mandatit kushtetuese pesëvjeçar.

Sipas zyrtarit të Gjykatës Kushtetuese, që foli në kushte anonimiteti për “Express”, propozimi i 10-të për ndryshimin e Kushtetutës është në kundërshtim me Nenin 45 të Kushtetutës.

Në këtë nen garantohet e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, derisa sipas të njërit draft të përgjigjes së Gjykatës, askush nuk mund t’ia marrë dikujt mandatin e fituar në mënyrë ligjore dhe kushtetuese.

“Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet”, thuhet në nenin 45, pika 1 e Kapitullit II të Kushtetutës së Kosovës, ku flitet për “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

Murat Koltraka: Mbresa dhe kujtime nga vizita në kalanë e fshehtë të Skënderbeut në Çidhnën e Poshteme

Nga pamja ishte i gjate me trup te derdhur prej statuje, me sy qe shkelqenin nga gjalleria e zgjuarsia dhe nje hijeshi burrerore te mahniteshme. Atij i kishte dhene zoti fuqi vigani dhe nje shpejtesi te nje atleti te persosur, nje gjeni ne artin e luftes, i pashoq ne trimerine e tij….Aksionet ne gjueti, vrapimet me kuaj, lojerat luftarake i pelqente shume, i mbanin trupin ne forme dhe si burim energjishe te pashtershme. ’’Keshtu e pershkruan heroin tone kombtar Gjergj Kastriotin, Skenderbeun, njeri nga mendjet me te ndritura te kombit shqiptar Sami Frasheri.

Rruga drejte Kalase

Personalitete te tilla si heroi yne hedhin rrenje te thella ne ndergjegjen e kombit, ne brezat qe vijne, ne tere rredhen e historise. Per Skenderbeun, kudo ne viset shqiptare jane thurur kenge, legjenda, kudo ka plot fortesa e kala larte ne male, pasi e tere qenia e tij gjeniale si mendimtar, strateg e luftetar, iu kushtua mbrojtjes se vendit tone nga kthetrat e pushtuesve otoman. 
Kalate e tij u kthyen ne diga celiku dhe thyen mitin e pathyeshmerise se fuqise me te madhe ushtarake te kohes, ate te perandorise turke, mbrojten qytetrimin perendimor, dhe prishen planet e tyre per nje perandori universale. Nje kala e tille, e paeksploruar, shume pak e njohur gjendet ne Cidhen te Poshteme, atje ku vargmali i larte i Pllajut shenon piken e fundit drejte veriut. Te nxitur nga kurioziteti historik me nje grup shokesh vendosem t’i bejme nje vizite kesaj kalaje. Itenerari i levizjes ishte i veshtire, vende-vende dhe i rrezikshem sidomos nga Cidhna e Poshteme ne Gur-Lure, nje segment prej 3 km, i teri ne nje masiv shkembor shume te pjerret sic jane kanionet e Setes, ku kerkohet kujdes e vemendje ne hedhjen e cdo hapi.

Maja Minare

Kepi i Qyteti fortese mbrojtese e Oeneas
Ketu ishte stacioni i pare ku do te ndaleshim. Kur shqipton toponimin ‘’Kepi i Qyteti’’, natyrshem te lindin pyetjet;Ku dhe kush eshte qyteti, vendndodhja e tij? Ciles kohe i perket? Cila eshte historia e tij? Ketu ka plot formacione shkembore, por pse pikerisht kjo kreshte shkembore, qe ngjane me nje kala natyrore mori nje emer te tille? Ky toponim pervec kuptimit lendor si mase e ngurte ka dhe nje kuptim te dyte, qe sic duket eshte paresor.
Fjala ‘’Kep’’ ne dialektin vendas ka dhe kuptimin, i forte, i pathyeshem, qe nuk mund ta mundesh. Kjo i shkon me shume per shtat ketij toponimi, pasi ketu tek ‘’Kepi I Qytetit’’ kane bere mbrapsh te gjithe pushtuasit e huaj sado te fuqishem qe te ishin.

Kanali Setes

Bazuar ne lenden arkeologjike te dalur ne siperfaqe(rastesishte), te evidentuar e studjuar nga arkeologet tane, qe flet per nje nivel te larte te kultures qytetare ilire, ne pozicionin gjeostrategjik te ketij vendi, si dhe ne elementet perberes te tij, qe perputhen me pershkrimin e studjuesi latin Tit Livi mbi Oenean (shek IIp. e. s. ), prof. dr. Kristo Frasheri, dr. Apollon Bace, arkeologu i shquar dibran prof. asoc. dr. Adem Bunguri e te tjere, ketu ne Cidhnen e Poshteme lokalizojne qytet- keshtjellen e lashte ilire, Oenean e penesteve, e dyta per nga madhesia pas Uskanes dhe me e fotifikuara ne 14 te tilla ne luginen e Drinit te Zi. 
Ka pas ndonje ze historiani, qe eshte shpreh kunder ketij mendimi, pasi sipas tij Cidhna e Poshteme eshte nje terren i ngushte dhe larg nga ndonje rruge kryesore. Kundershtia e tij pa e njohur terrenin ne vend, nuk mund te jete bindese. Cidhna e Poshteme ka nje terren te rrafshte ne dhjetra ha ku eshte shfaqur material arkeologjik me interes per studjues te historise. Neper kete fshat ka kaluar rruga e lashte ilire Cidhen-Lure-Mirdite- Lezhe, qe lidhte pellgun e pasur te Dibres me keta rajone. Dhjetera banore te ketij fshati deshmojne sot, se ne vitet ’80 te shek te kaluar, te komanduar, kane punuar ne prishjen e kalldremit te saj, te gjere 7-9 m e te gjate ne qindra m, per ta kthyer ne toke buke. Vec ketyre, nga ‘’Kepi i Qytetit’’deri ne Gjire te Pernezhes ne Fushe-Alie, stacion kryesor i Rruges se Madhe Transversale te lugines se Drinnit te Zi, dege shume e rendesishme e’’Via Egnatia’’, distance eshte rreth 2 km.

Shenja e matjes

Kepi i Qytetit ngjane me nje kala me mbrojtje natyrore. Ne jug te tij eshte Kepi i Harlecit. Qe te dy zbresin vertikalishte poshte dhe formojne nje gryke te thelle e te ngushte ne dhjetra m neper te cilen kalon lumi i Setes. Ne veri te Kepit te Qytetit ndodhet nje tjeter masiv i tille shkembor. Distanca midis tyre vetem 15-20 m eshte e vetmja porte hyrese drejt Cidhnes se Poshteme, Gryke-Nokes e me tej. Keta elemente perberes te ketij vendi gjeostrategjik, perputhen me mire se kudo tjeter ne tere luginen e Drinit te Zi me ate qe na le te shkruar studjuesi latin Tit Livi mbi Oenean. Kepi I Qytetit duhet te kete qene fotese mbrojtese e Oeneas.
Per te dale ne pah e verteta historike, kerkohen investime, kerkime arkeologjike ne kete rajon historik, per te nxjerre ne drite kete trashegimeni te pasur materialo-shpirterore te nje populli fisnik. Pa studimin e historise se penesteve ne luginen e Drinit te Zi, historia mbi qytetrimin ilir ka boshllek, eshte e gjymtuar. Urojme te vije ajo dite, kur ne krye te ketij vendi te vije nje burre shteti, qe te kujdeset dhe per historine e kombit te tij, pa preference rajonale e krahinore. Atehere studjues te historise duke punuar ketu ne Cidhnen e Poshteme, do te mesojne per vete, do te shkruajne per te tjeret per ate cka do te thone keta relike kaq te cmuara, qe kjo toke ruan ne gjirin e saj.

Faqe muri

Prehistoria, qytetrimi ilir, mesjeta
Eshte fisnikeri per nje popull, kur te paret e tij jane te lashte, qe kur lindi jeta ne ate treve. Nje histori eshte e plot kur ka te shkruar cdo etape neper te cilen ka kaluar shoqeria njerezore. Ne krahinen e Cidhnes plotesohet me se miri ky kusht historik, por historia e saj eshte e pa studjuar. Ne kete krahine ka plot qendra arkeologjike(te virgjera)mbi prehistorine, qytetrimin ilir dhe mesjeten. Rrenjet historike te kesaj treve jane shume te lashta. Nga Kepi i Qytetit duket si ne pellembe te dores rajoni fushor i Cidhnes ne te djathte te Drinit te Zi ne lindje. Prej ketu bie ne sy ‘’Kroneza e Bllices’’, nje vedbanim, qe i perket neolitit te hereshem, qe do te thote se jeta ketu ka filluar rreth7 000 vite para krishtit, ose afer 9 000 vite me pare. Ne afersi me te jane Rrokocela, Bukadolli, Salbatra e Sule, Levenajat e Bllices, Celiasi i Kastriotit e te tjera, tregues me shume domethenie historike, qe flasin per nje banim kaq masiv ne kete treve qe ne prehistori edhe pse ky rajon ben pjese ne nje krahine te brendeshme malore. Kete e deshmon lenda arkeologjike e evidentuar nga historiane e arkeolog dibrane, si z, Iliaz Kaca, Hilmi Sadiku, Adem Bunguri e te tjere.
Ne luginen e Drinit te Zi ka banuar fisi ilir i penesteve, i permendur per nivel te larte te kultures qytetare ilire. Relike te dalura ne siperfaqe ne Cidhnen e Poshteme ku behet fjale per Oenean, si dhe te tjera te evidentuara ne Fushe-Ali, Bllice, Kastriot e tjere, nuk jane thjeshte tregues te ekzistences, por flasin per nje nivel te larte te kultures qytetare gjate kesaj periudhe. Nje studim me interes per kete periudhe ka bere historiani dibran Hilmi Sadiku ne vitet ’70 te shek te kaluar. Mbeshtetur ne objektet arkeologjike si mozaik(qe gjendet atje ku ka ekzistuar nje qytet), mure te periudhes ilire, qeramike, tulla e tjegulla te nje cilesie te larte, studjuesi i larte permendur flet per ekzistencen e nje qyteti ilir ne kete vend deri ne shek e IV pas krishtit . Jam deshmitare per nje pjese te kesaj lende arkeologjike. I emruar me pune ne Fushe-Alie ne ata vite dhe i apasionuar pas sporitit te notit, kam ecur mbi keta mure ilire, te cilet te lene ne meshiren e fatit i perfshiu Drini I Zi.

Murat e Zenel Basha dy bashkeudhtaret e mi

Mesjeta ne kete krahine perfaqesohet me Kastriotet e famshem, banore te saj. Ndonese ne jug Kepi i Qytetit kufizohet me Sinen e Pal Kastriotit, gjyshit te Skenderbeut, ne lindje perballe nesh ne distance rreth 5 km gjendet Kastrioti, vendbanim i Gjon Kastriotit sipas prof, dr. Kristo Frasherit. Ketu eshte kalaja, ose kulla e Gjoni(sipas trashegimenise gojore)me plot 21 toponime mbi Kastriotet, kryesishte per Gjonin. Keta toponime rreth kalase e ne afersi me te, ne harmoni e ne funksion te njeri tjetrit, me domethenie historike, flasin shume per Kastriotin si vendbanim i Kastrioteve. Ne shebim te kesaj ideje sjellim nje te dhene te pa trajtuar me pare, qe hedh drite mbi Kastriotet si banore te kesaj treve. Nga fisi i Kukeve kane sherbyer ne ushtrine e Skenderbeut si komandant te shquar e shume besnik Pal Kuka, Rajani, Leka, Gjergji e te tjere. Dy fise qe jetuan ne fqinjesi Kastriotet dhe Kuket dhe luftuan se bashku, na lane dy fshatrat Kastriot dhe Kukaj prane njeri tjetrit, qe dhe ne ditet tona festojne se bashku ne gezimet familjare, perballojne se bashku cdo fatkeqesi si te ishin nje fis i vetem. Nje trashegimeni e tille, e vecante ne llojin e saj, eshte percjelle ne breza qe nga periudha e Kastrioteve. 
Ne kete territor shtrihen Fusha e Kastriotit dhe Fusha e Thate, qe nga studjues te historise cilesohen si ‘’Hasi I C idhnes’’, province e Kastrioteve. Me ne juglindje eshte kalaja e Volezes. Thuhet se ishte prita e pare mbrojtese ne raste sulmi te vendlindjes se Skenderbeut. Emri ‘’Voleze ‘’i kesaj kalaje na vjen ne ndihme te lokalizimit te betejes se pare te Skenderbeut kundra turqeve, e debatueshme vendndodhja e saj. Sulltan Murati II-te kishte vendos ta godas Skenderbeun ne vendlindjen e tij, per t’i dhene fund ‘’rebelizmit shqiptar’’. Per kete ai nisi per ne Dibren e Poshteme nje ushtri prej 15 000 kaloresish e 10 000 kembesoresh me ne krye komandantin me te zot ne tere perandorine, Ali Pashen. Kjo beteje e zhvilluar me 29 qershor 1444, qe perfundoi me shpartallimin e plot te ushtrise turke, jehona e te ciles u perhap ne tere kontinentin, nga Barleti emrohet ‘’Beteja e Torviollit’’. Emri’’Voleze’’ i kalase se mesiperme duhet te kete ndikuar tek Barleti ne emrimin e kesaj beteje pasi;

Murat Koltraka

1 –Fjala’’ Torvioll’’ mund te zberthehet ne Tour(kala) dhe violl(voleze), kala e Volezes. 
2-Ndikimi i tij mund te kete ardhur, pasi kjo kala ishte prita e pare ku duhet te jene perplasur te dy ushtrite per shkak te pozicionit gjeografik qe kishte. 
3 -Ne Dibren e Poshteme ku eshte zhvlluar kjo beteje, vetem ky territor nga Kobeni deri ne Drinin e zi i ploteson kushtet per levizjet dhe peshtjellimet e medha, qe sjell nje beteje e tille me formacione kaq te medha ushtaraka te te dy ushtrive(25 000 turq me 15 000 shqiptare. )Deri ketu sollem ca fakte qe deshmojne se:
1- Ne kete krahine argumentohet ekzistenca dhe vijueshmeria per cdo etape ne te cilen ka kaluar shoqeria njerzore. 
2- Ekziston nje perzantim dinjitoz historik mbi qytetrimin ilir. 
3-Ne krahinen e Cidhnes, vendbanim i Kastrioteve, ka vendlindjen heroi yne kombetare Gjergj Kastrioti Skenderbeu. 
Cuditerisht nuk eshte hedhur asnje kazem arkeologu mbi prehisrorine, as mbi qytetrimin ilir dhe as per vendlindjen e Skenderbeut, me te cilin eshte paraqitur krenar para te huajve cdo kryetar shteti i ketij vendi, qe nga Ismail Qemali e ne vazhdim dhe eshte fisnikeri per cdo shqiptare te jete pasardhes i gjakut te Kastrioteve. Keta thesare te historise, te pastudjuara, nuk jane thjeshte vlera historike te Cidhnes, apo te Dibres, pasi per nga rendesia krijojne nje boshllek ne historine tone kombetare, cka do te thot se kerkimet historike ne kete treve jane te doemosdoshme.

Mur i Kalase

Ne i kemi keta burime te historise se vertet, nuk investohet per ta, nuk studjohen, fqinjet tane nuk i kane se jane ardhacak, perpiqen te na i marrin. Ata sot po punojne per zhdukjen e qendrave arkeologjike mbi qytetrimin ilir ne territoret shqiptare te administruara prej tyre dhe me teza te trilluara duan te na mohojne prejaedhjen tone pellazgo-iliro –shqiptare. Dukuri te tilla, diten per dielli dhe pa me te voglin shqetesim, na shfaqen dhe ne ditet tona. Nga pala shqiptare heshtet, sikur keta te na benin nder…. 
Filozofi gjerman E. Burke jep nje keshille te cmuar, qe i shkon per shtat kesaj ceshtje, kur shkruan:’’Qe e keqja te triumfoje, e vetmja gje qe nevoitet eshte, qe njerezit e mire te mos bejne asgje, te heshtin, te mos veprojne. ’’
Shtrohet pyetja; Pse ekziston nje indiferentizem i tille shtetror ne dekada, sidomos ndaj historise se krahines se Cidhnes ne vecanti? Cidhna ka qene kunder ardhjes se komunizmit sllav ne vendin tone. Per te nenshtruar Fushe-Alien e Cidhnen ne teresi, me 8 korrrik 1944, batalione te brigades se I-re, batalioni i Dibres dhe ai i Kukesit sulmuan Fushe-Alien. Plani i tyre ishte qe brenda ores 9-te te sigurohej fitorja. Realiteti solli te kunderten. Sa kane filluar pushket e para ne oren 6-te te mengjezit te asaj dite, vershuan cidhnaket ne mbeshtetje te Fushe- A lies. Per kete ceshtje ishte bere nje kuvend, ishte krijuar nje beselidhje.
Ne oren 11-te te asaj dite focat partizane ishin te rrethuara ne te tri anet. Vetem nje shteg i lire ne veri dhe ikja me shpejtesi, ishte mundesia e vetme e shpetimit te tyre, shkruan ne kujtimet e tij nje ish pjesmarres i kesaj beteje. Kjo ishte nje gjakderdhje shqiptare me shqiptare, pasi ne Fushe-Alie nuk figuronte kembe gjermani, italiani, apo serbi, qe per fat te keq perfundoi me shume humbje njerezore. Autore te tragjedive te tilla, si dhe here te tjera ne vendin tone, nuk jane ulur ne banken e te akuzuareve. Llogarite i kane paguar me jeten e tyre njerezit e thjeshte, qe viktimizohen.

Kepi i qytetit

Pas kesaj qe ndodhi, si mund te studjohej historia e Cidhnes edhe pse here pas here ka nxjerre prijes te shquar ne mbrojtje te lirise? Per banoret e kesaj treve per 45 vjet eshte ushtruar nje genocid shtetrore i organizuar. Ne keta vite u ekzekutuan pa gjyq dhe me gjyq (ne vitet 1945-1950, 25 veta, vdiqen ne burgje, 6 te tjere), u dunuan me bug politik 65 banore te kesaj krahine, te tjere u internuan, sipas skemave te sajuara nga ish sigurimi i shtetit. Trysnia politike dhe psikike ka qene e rende. Askush nuk guxonte te shkruante per Vesel Lushen, iniciatore dhe udheheqes kryesor i kryengritjes dibrane me 1835 kunder reformave te tanzimatit. Ai ngriti peshe popullin e Cidhnes, ngriti me kembe popullin dibrane, perzuri administraten turke dhe i detyroi pushtuesit te pranonin kushtet e vena nga kryengritesit. 
Nuk guxonte kush as ta zinte me goje, e jo me te shkruante per Sale Demirin (Sali Demir Aline), iniciatori, nismetari dhe udheheqesi kryesore i dibraneve ne luften kunder Hajredin Pashes me 1844 ne Fushe te Gjorices, qe mbaroi me shpartallimin e plot te ushtrise turke. Ne se do te ishin diku tjeter jashte Cidhnes, Dibres, …kullat e Vesel Lushes, te Sali Demir Alise, te Llan Kaloshit, te Sali Nokes, e plot te tjera, sot do te ishin shtepi muze, pasi prej tyre ne breza kane dale prijes te shquar, ( qe kane sfiduar oficere me akademi te ushtrive pushtuese) ne mbrojtjen e Cidhnes, te Dibres, te trojeve shqiptare kudo ku eshte folur gjuha e bukur e shqipes. Urojme qe nje qendrim i tille ndaj vlarave te medha historike te kesaj krahine te mos zgjase ne pafundesi. 
Te shkruash per historine e Cidhnes, ka thene studjuesi i mencur nga Lura z. Ali Koceku, eshte si te tentosh te shembesh Korabin me kazem. Duke i kerkuar ndjese lexuesit per tejzgjatje, i mbylli kujtimet historike, (qe s’kane fund) me dy ngjarje te nje pas njeshme ketu tek Kepi I Q ytetit me 1912. Ish deputeti i Dibres Basri Beu zhvillonte propogande ne Cidhen, Rec e Dardhe per nje kryengritje antiturke. Qeveria turke kishte urdheruar arrestimin e tij. Per kete qellim batalione te ushtrise turke turren drejte Cidhnes se Poshteme ne muajt mars dhe prill te atij viti. Ata u asgjesuan nga malesoret trima te kesaj ane, (qe nuk e dorezonin Basri Beun, )pikerishte ketu tek Kepi i Qytetit, qe ne histori njihet fortese mbrojtese ne periudhen ilire, fortese e rindertuar ne vitet e Justinianit te I-re, porte e hekurt ne vitet e Skenderbeut.

Kanali Setes

Drejte Cidhnes se Poshteme
Udhetojme drejt perendimit neper nje lugine te ngushte. Ne te djathte masive me pyje te dendura te dushkut lartesohen drejt majave. Pas pak para nesh shfaqet Cidhne e Poshteme nje rajon fushore i rrethuar nga male te larta, tejet i gjelberuar sa mezi duken shtepite e fshatit. Kalojme prane ‘’Vneshtes se Koles’’, nje territorr i rrafshte mbi 10 ha, Ne vitet ’80 te shek te kaluar gjate hapjes se nje kanali vadites rreth 1 m te thelle u shfaq lende e pasur arkeologjike, nder keta dhe ene luksi te periudhes ilire, qe deshmojne ekzistencen e shtreses se pasur ilire ne kete vend. Kalojme prane’’Pusit’’ ku jane evidentuar monedha bronzi ( shek XI-XII) dhe monedha argjendi prodhim venecian(shek XIII). Gjate punimit te tokes bujqesore kane dale ne siperfaqe arme, ene te ndryshme, vegla pune, objekte kulti e te tjera, qe flasin per nje jete aktive ne periudha te ndryshme te historise. Rruges pershendetemi me banore te fshatit. Ata dijne shume per objekte te dalura ne drite gjate punimeve te tokes bujqesore, dijne te te flasin dhe per pirate te thesareve te prezantuar si arkeolog. Na u afruan ftesa per te kaluar nje nate se bashku, por ne e kishim te planifikuar vendin ku do te qendronim. 
Kaluam nje nate te paharruar, jo vetem mes pjestareve te familjes, por dhe plot te tjereve te ardhur nga shtepite per rreth. Mikepritjes dhe bujarise karakteristike ia shtonte hijeshine tradita e odes dibrane me gjuhen e bukur alegorike me sens humori e ngacmimi, qe te ve ne prove inteligjiencen.

Prane Gjalicave

Kush do te na shoqeronte te nesermen drejte kalase? Te rinjet i mungojne fshatit. Ata enden rrugeve te botes. Kerkojne pune. Te rinje te moshes se re nuk duhet te na shoqerojne, pasi rruga per ta paraqet rrezik. Fale dy burrave te moshuar te ketij fshat, Murat dhe Zenel Basha, njohes dhe me shume pervoje per nje terren te tille, te cilet ndonese jane mbi 75 vjec, mosha per ta nuk perben asnje problem, pasi burrat e ketij fshati jane te forte, te kalitur, te mencur, trima e te beses, me vullnet te forte e kurajoz.
Drejte kalase
Ne mengjes shkeputemi nga Cidhna e Poshteme duke marre me vete mbresa te pashlyeshme te kesaj nate te kendeshme dhe me energji te reja fillojme ngjitjen drejte malores se forte te Faqeses. Pas 3-400 m arrijme tek kanali i Setes nje kryeveper e kryeveprave vaditese, qe per nga shkalla e veshtersise s’ka te krahasuar, e projektuar nga dy mjeshter te talentuar, te mirenjohurit Beqir Kalia dhe Gani Tucepi. Nga burimi ne Gure-Lure e deri ketu siper Cidhnes, ne nje gjatesi prej 3 km, trimat e kesaj ane, ne kushte teper te veshtira, here-here te lidhur dhe me litare, cane masen e ngurte, hapen kanalin mbi shkemb, derdhen shume djerse, rrezikuan shume, por vepres i dhane jete, fundi i te ciles mbaronte ne km e 17-te. Pas ndertimit te ketij kanali, per Cidhenen e Poshteme e fshatra te tjere, u hoq nga fjalori tog fjaleshi’’toke ne te thate’’U permiresua shume sistemi vadites dhe per fshatrat e tjere ne te dy anet e Drinit te Zi, dukeshem u rriten te ardhurat. Mrekullohesh kur shikon kete uje te kristalt, te paster si qelibari, qe u sheben kaq shume banoreve te kesaj ane.
Fillimishte rrugen e udheheq Murati, me i moshuari, ndersa Zeneli tregon bukur toponimet duke dhene gjithe shpjegimet e duhura. Veshtiresite dhe lodhjen na e lehtesonte shume natyra e bukur turistike, e fresket, e paster, e virgjer, mjafte e larmisheme, si dhe dhe, e eger, e ashper, e frikeshme, por shume terheqese per nje vizitor. Kanionet e Setes ne te dy anet e saj, vende-vende zbresin vertikalisht. Atje poshte gjarperon Seta, ujet e se ciles shkumon plot bardhesi mes shkembejve te lare. Ne te djathte te Setes terheq vemendjen nje gryke e thelle ne forme drejtekendeshi ne faqen e nje shkembi te pjerret. Eshte shpella e Sheut te Thate, shpjegonZeneli. Ajo eshte rreth 500 m poshte kalase ku ne do te shkonim. 17 shpella te tilla jane ne kete territorr, thot Zeneli dhe tregon emrat e tyre, si shpella e Nietit, e Kumbulles, e Nre Bashes, e Trojes, e Lushes, e Dokes, e Mashotit e te tjera. Ketu ka front pune dhe per specialist te kesaj fushe. Para se te futemi ne pjesen me te veshtire te rruges, ne Gjalica, drejte nesh vinin dy gra, si dy zana mali, qe e shtrinin hapin si te ishin ne nje terren fushore. Per banoret alpinist te kesaj ane, kjo rruge nuk paraqet veshtersi.
Arrijme ne Xhaxhaj te Gure- Lures. Duhet te pushonim, pasi malorja e fundit deri ne kala ishte e lodheshme. Mrekullohesh me natyren e bukur te ketij vendi. Jemi tek buron Seta. Te pishe ne nje uje te tille tek buron, eshte kenaqesi e vecante. Ndjen freskine e tij, shijen e kendeshme. Te nxite oreksin, te perterine forcat, energjite. Pejsazhi i natyres te qeteson shikimin, te freskon trurin. Ne anen jugore shtrihet nje masiv me pyje te dendura te ahut, qe vazhdon ne ngjitje. Fundi i tyre mbaron me nje kreshte gjigande shkembi te bardhe e ngritur mbi relievin per rreth dhe te duket sikur ngjitet drejt qiellit. Eshte maja Minare, shpjegon Zeneli. Siper saj eshte kalaja e fshehte e Skenderbeut.
Me energji te reja nisim pjesen e fundit te ketij marshimi. Rruga e vjeter nuk duket, pasi ne keta dy dekadat e fundit, levizjet jane shume te rralla. Shpesh na bejne te humbim drejtimin rruget e dhive, por drejtimi baze, kalaja, na ben te korigjojme shpejt gabimin. Rrezet e diellit nuk bien mbi ne, pasi majat e drureve te ahut 30-40 m te larta ngjeshen shume me njera tjetren. Nje dite me pare kishte rene nje shi i rrembyeshem. Duken te fresketa gjurmet me rreshqtitje ne kete terren te pjerret te nje ariu, i cili ndoshta diku fshehtas na vrojton. Arrijme ne Qafe- Kala. Perballe nesh, ne veri ne distance te larget eshte lugina e Vidhit. Ajo ndan Runjen e Lures ne perendim me Xharxhishtin e Cidhnes ne lindje. Kesaj lugine, shpjegon Murati, vinte nje rruge e lashte nga Kukesi, zbriste ne Xhaxhaj, ngjitej ketu ne Qafe Kala dhe vijonte lugines se Pllajut drejte kalase se Stelushit. Eshte nje rruge e fshehte, qe pershkonte prapavijen e Skenderbeut ne kete ane dhe komunikonte me kalate. Deri para 30 vitesh dukej qarte kalldremi i saj, vijojne shpjegimin dy bashkeudhtaret e mi. Ne anen perendimore eshte kroi i Skenderbeut, nje uje i shendetshem, qe furnizonte me uje te pijshem banoret e kesaj kalaje.
Gjetja e rruges per t’u ngjitur ne kala nuk eshte e lehte. Vetem ne pjesen veriore ekziston nje mundesi ngjitje e veshtire, ne rreshte per nje, ( njeri pas tjetrit), pasi ne te tria anet tjera masa gjigande shkembore bie vertikalishte poshte. Kur ngjitja mbaroi kishim emocione. Kishim arritur ne njeren nga banesat (historike)te burrit me te famshem, qe ka nxjerre kombi shqiptare, te atij qe kishte nje trup te gjate e te derdhur prej statuje, me nje hijeshi burrerore te mahniteshme, me fuqi vigani e energji te pashterreshme, i pashoq ne trimrine e tij, qe i bente turqit te dridheshin, qe kur niseshin nga Anadolli drejt tij. Jo me kot kronistet turq te asaj kohe per ushtaret e Skenderbeut jane shprehur:’’tigra ta luftes malore, luane qe te shqyejne.’’ ( kur dikush u cenonte lirine) Eshte krejte nomale ta besosh, se ne mjedise te tilla lindin burra te tille.
Vrojtojme rrenojat e kalase. Themelet e mureve te jashteme te trashesise 1 m e 40 cm me blloqe guresh te medhenje(1. 2mx1x0. 9m) e gelqere me shumice nuk kane levizur, kurse masa tjeter eshte shume e trazuar. Nga pirate te thesareve nje pjese e kesaj mase mund te kete perfunduar ne perroin e Sheut te Thate, pasi terreni ne anen jugore jashte truallit te kalase eshte shume i pjerret. Ka kater mure te ndermjeteme me trashesine 80 cm. (4 ndarje te brendeshme) Rrenojat nuk na lejojne te bejme nje planimetri te sakte, por trualli i saj eshte afersishte 350 m katrore. Tereq vemendjen depozita e ujit e dimensioneve 2x3x2. 5 m, qe eshte ne gjendje te mire. Eshte e demtuar (vitet e fundit) faqja veriore dhe tavani isaj. Dy bashkeudhtaret e mi, Murati dhe Zeneli, e kane vizituar kete kala para 30 vitesh. Ata konstatojne shume ndryshime, cka do te thote se jane bere shume nderhyrje ne kerkim te thesareve. Ketu, shprehen ata, ka pas ene te ndryshme, sende te tjera, kurse tani mund te gjesh vetem copeza te tyre. Depozita e ujit ka qene e paprekeshme me tavan siper.
Ne anen lindore te kalase, shume poshte nesh, shikohet vetem Cidhna e Poshteme, kurse ne te tria anet tjera ne largesi me kalane jane majat e maleve te Xharxhishtit, Runjes, te Shenjadiellit, te Nietit, te Pllajut, qe do te thote se kalaja ka qene me shume mbrojtje natyrore. Sipas trashgimenise gojore, thuhet se kjo kala eshte ngritur nga Skenderbeu dhe eshte kalaja e fshehte e tij. Te njejten gje shpjegon z. Agim Bobo ne trajtesen e tij me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Skenderbeut. Fjalet ‘’kala e fshehte’’, (qe komunikonte me nje ruge te fshehte) kane nje domethenie. Nje kala e tille, ne nje terrene kaq te larte, thelle midis maleve, shume e mbrojtur, ku nuk mund te flitet per ardhje te nje formacioni ushtarak per qellime pushtimi ne nje rruge kaq te veshtire, e lehte mbrojtja e saj, e te tjera, te bejne te gjykosh se Skenderbeu e zgjodhi kete vend per dicka shume te cmuar. Sipas gojedhnave, thuhet se heroi yne ne kete lala strehonte familjen ne raste luftrash.
Qendrojme ne kala rreth dy ore. E filmojme dhe e fotografojme ne disa pozicione, pastaj zbresim drejte Qafe-Kalase. Shume mbresa, shume kujtime na vinin ndermend, por dhe nje brenge na gerryente nga brenda. Shume nga vlerat historike te kesaj kalaje duhet te jene grabitur.
Kudo ne boten e qytetruar vende te tilla me kaq rendesi historike studjohen, restaurohen, vizitohen, nderohen ne perjetesi, pasi historia deshmon per vlerat e nje kombi, dinjitetin e tij. Shume dinjitoz qene paraardhesit tane. Atana lane pasuri te medha historike. Bemat e tyre tronditen boten, por ndaj vepres se tyre plot lavdi nuk tregohet kujdesi i duhur.
Kur dikush te zbarkon ne vendin tend me ushtri te armatosur gjere me dhembe, pa e ftuar, ai nuk vjen si mik, por si pushtues. Ata qe na kane sulmuar ne shekuj, qe i sollen popullit tone vetem vujtje pafund, mjerim, skamje, prapambetje e plot fatekeqesi te tjera, sot kerkojne te na ndryshojne dhe historine. Kohet kane ndryshuar, por e verteta historike nuk duhete te deformohet nga nderhyrjet dhe ndikimet e politikes. Nje studjus kur flet per kombin dhe historine shkruan:’’Hapi i pare ne likujdimin e nje kombi eshte t’i fshijshe kujtesen e tij. I shkaterroni librat, kulturen, historine e tij. Vini dike te shkruaj libra ta rinje, te krijoje nje kulture te re, nje histori te re. Pa kaluar shume kohe kombi do te harroje cfar eshte dhe cfar qe. ’’Vite me pare nje burre shume i nderuar Qazim Pernezha nga Fushe-Alia thoshte: ’’Kur nuk e din se nga vjen, nuk e din se kush je, nuk mund ta gjesh as si do te behesh.’’

Mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit

Murat Koltraka - Studiues


Nga Murat Koltraka 

Burimet historike flasin per kohen e ardhjes se grekeve e te sllaveve ne gadishullin Ballkanik (Ilirik). Per shqiptaret nuk ka nje informacion te tille, pasi nuk jane ardhacak, por autokton ne trojet e tyre etnike, qe kur lindi jeta ne kete rajon.
Studiues e historiane sjellin fakte dhe argumentojne se trojet etnike te shqipetareve deri vone kane qene mbi 99 mije kilometer katrore. Si pasoje e pazareve per te kenaqur lakmite grabiqare te fqinjeve tane, trojet tona u rrudhosen deri ne 28 mije km katrore, ose 28.3% te tyre. Tendeca te tilla shfaqen edhe sot ne ditet tona, sidomos ne jug te Shqiperise cka do te thote se lakmite e tyre per te na grabitur edhe me shume nuk kane te ndalur.

Studiues e historiane te huaj nga vende shume te zhvilluara jane shprehur e vazhdojne te shprehen, se Shqiperia (e zvogeluar) eshte e ngjarjeve te medha ne histori. Edhe ne kete fushe tendencat e mohimit, te tjetersimit, te grabitjes, kane qene e vazhdojne te jene te eteshme, sistematike e te panderprera. Nga fqinjet tane na kerkohet deri dhe te ndryshojme tekstet e historise sone, qe ata te pastrohen nga patriotizmi, atdhedashuria, qe te mohohet dhe kontributi historik i martireve te ketij kombi te rene ne mbrojtje te territoreve tona ne lufte pikerisht me paraardhesit e ketyre pushtues. Ndonese per interesat e tyre ata jane nacionalist ekstrem, ne na rekomandojne dhe na vene dhe kushte per te qene liberal.

Per rreth dy shekuj historiane te vendeve fqinje u perpoqen qe Kastriotet e famshem, qe tronditen boten me vepren historike qe na lane, t'i benin te tyre sllav, apo grek, qe ky kontribut i jashtezakonshem i tyre te mos ishte i Heroit tone e i shqipetareve, por i sllaveve, apo i grekeve. Dalja ne drite e dokumenteve e deshmive te bashkohesve te Skenderbeut, si te Gjon Muzakajt, Barletit, studiuesit italian Rafael Volaterano e te tjere, shenoi fundin e ketij debati, deshtimin e tyre. Ky kapitull u mbyll plotesisht nga deshmia e vet Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, ne letren qe i dergoi princit te Tarentit Xhovani Antonio Orsini, me 31 tetor 1460, kur heroi yne vetdeklaroi origjinen shqipetare te Kastrioteve.

Ne histori sillen plot shembuj qe shpjegojne se perandore e mbreter nga vendet e ndryshme kane qene te martuar me gra nga shtresat e larta te kombesive te tjera. Martesa te tilla beheshin per qellime politike me interese te ndersjellte. Nuk kemi lexuar, as informuar nga te tjeret, te jete debatuar mbi perkatesine etnike te ndonjeres nga grate e tyre, sic eshte debatuar mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit, te shoqes se Gjonit, te emes se Skenderbeut. Ne thelb te cdo orvatje te fqinjeve tane qendron e njejta strategji, tendeca e mohimit te cdo vlere shqipetare, tjetersimi, dhe me pas pervetesimi i saj prej tyre.

Kush sherbeu si baze rreth debatit mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit?
Se pari, autoret bashkekohes te Skenderbeut si Gjon Muzakaj, Barleti, Volaterano e te tjere, ne shkrimet e tyre nuk u shprehen mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit, jo se nuk e dinin, por ngaqe dihej nga te gjithe per kohen e tyre, e quajten te panevojshme. Kjo u dha shkas studiueseve te mevonshem te ndaheshin ne dy grupe. Disa prej tyre jane shprehur per Vojsaven si arbere, te tjere e paraqesin ate si sllave.
Se dyti, mendimet e disa autoreve mbi Vojsaven si sllave i perkasin kohes kur debatohej edhe per Kastriotet si sllav, pasi ende nuk kishin dale ne drite dokumente autontike e deshmi bashkekohetaresh mbi perkatesine etnike te Kastrioteve. Per inerci, por edhe per interesa te caktuara, ata ecen ne kete linje duke e paraqitur Vojsaven te perkatesise etnike sllave.

Se treti, disa studiues jane mbeshtetur ne burime jo te sakta. Te tjere nuk jane treguar te sakte e real, per shkak te distances se larget, mosnjohjes se terrenit, administrimit te tij, sidomos te Pollogut, qe zoterohej nga i ati i Vojsaves.
Se katerti, edhe trajta sllave e emrit te saj ka ndikuar ne animin e tyre mbi perkatesine etnike sllave te Vojsaves. Por, shqipetaret ne asnje periudhe, ashtu si ne ditet tona, ne perdorimin e emrave nuk jane ndikuar nga perkatesia etnike se ciles i perkasin emrat.
I pari qe flet per Vojsava Kastriotin eshte Barleti (1508). Ai shkruan, se ajo ishte e shoqja e Gjon Kastriotit, bija e princit fisnik te Tribaleve, por nuk percakton perkatesine etnike te saj.

Muzakajt kishin lidhje miqesore te ndersjellte me Kastriotet. Gjon Muzakaj mik i familjes se Skenderbeut, bashkekohes i tij, ne “Memorada” shkruan: “Gjon Kastrioti, i ati i zotit Skenderbeg, pati per grua zonjen Vojsava Tribalda, me te cilen linden kater femije meshkuj edhe pese femije femra”. Sipas Fan S. Nolit, eshte Gjon Muzakaj i pari qe permend mbiemrin Tribalda te Vojsava Kastriotit. Gjon Muzakaj shkruan: ”E ema e te thenit zotit Skenderbeg, gruaja e te thenit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga nje dere e fisme”.

Lind pyetja; Pse Gjon Muzakaj nuk u shpreh mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit? Ai ishte mik i kesaj familje, kusheri i pare i Donika Kastriotit sipas prof. dr. Kristo Frasherit. Perkatesia etnike e Vojsaves ka qene e ditur jo vetem prej tij, por edhe nga te tjeret bashkekohes te Muzakes, te trashgimetareve te tyre, rrethit miqesor e te tjere. Eshte nje arsye per t'u bashkuar me mendimin e disa studiuesve serioze rreth ketij problemi, te cilet thone se, meqenese dihej perkatesia etnike e saj nga Muzakaj e te tjeret ne kohen e tij, nuk ka qene e nevojshme te trajtohej me tej problemi i saj, perkatesia e saj etnike.

Eshte momenti te ndalemi ne nje ceshtje. Historiani nga Zvicra O. Shmitt ne librin e tij “Skenderbeu”, botimi i vitit 2007 rezulton te kete shfrytezuar shume burime arkivore, sidomos sllave rreth Kastrioteve. Mbi perkatesine etnike te Vojsaves ai nuk arriti te gjeje ndonje dokument te besueshem e bindes, por u detyrua te bazohej ne nje supozim te paargumentuar (perralle), kur ne fq. 37 te librit te tij shkruan: “…..duhet supozuar se Vojsava do te kete qene e bija e Grgur Brankovicit. ”Mbi bazen e ketij supozimi ai nxjerr edhe perfundimin absurd: ”…. . princi Gjergj Brankovic, padyshim kusheri i Skenderbeut” fq. 55. Pra sipas tij Vojsava Kastrioti duhet te kishte mbiemrin (Vojsava)Brankovic dhe jo (Vojsava) Tribalda sic shkruan Gjon Muzaka. Kush ka te drejte Gjon Muzakaj, qe ka jetuar me Vojsava Kastriotin, apo ky O. Shmitti nga Zvicra, qe ka lindur 6 shekuj pas tij. Ja sa qesharake perpara shkences se historise behen historiane te tille si dhe ky Zviceriani, qe fallsifikon historine per interesa te caktuara.

Ne ndihme te perkatesise etnike te Vojsava Kastriotit na vijne dokumente bashkekohetaresh te saj, qe shprehen se ajo mbante te njejtin mbiemer (Tribalda) bashke me Vrana Kontin. Gjon Muzaka per Vrana Kontin shkruan: ”Nje princ shqipetar me titullin “Markeze” di Tribalda, i cili rronte ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut, kishte gjak prej te Muzakajve”. Pra ky komandant i shquar ne ushtrine e Skenderbeut, qe shkelqeu edhe ne ushtrine e mbretit te Napolit, duk i Ferandines dhe “Markeze” i Tribaleve, qe ishte gjak i paster arber, mbante te njejtin mbiemer me Vojsaven, mbiemrin Tribalda. Kjo do te thote, se ata ishin te nje gjaku, arber, kishin te njejten perkatesi etnike dhe qe te dy vinin nga nje degezim i familjes fisnike te Muzakajve.

Zoteruesi i krahines se Pollogut nga disa studiues na jepet i ati i Vojsava Kastriotit. Kete deshmojne autoret; Anonimi ne vepren: ”Punet e ndriteshme te zotit Gjergj Kastriotit Skenderbeu” (1539), Francesko Sansovani ( 1568), Lavardini (1577) e te tjere. Keta shprehen se Vojsava ishte e bija e princit te Pollogut.

I ciles etni ka qene princi i Pollogut, i ati i Vojsaves?

Pas vdekjes se Stefan Dushanit dhe shembjes se perandorise se tije serbe, sipas disa burimeve historike, fisniket arber u ngriten dhe rimoren territoret e tyre te humbura. Prof. Pellumb Xhufi ne studimin e tij ”Zoterimi i Gropave te Dibres ne shek. XIII-XIV, ”na sjell nje fakt interesant.

Pas vdekjes se S. Dushanit zoteruesi i treves se Dibres permendet zhupani i madh Andrea Gropa. ”Ky arriti te prese monedhen e tij, gje qe tregon se ai kishte mundur te ngrej nje principate mjafte te fuqishme”. Me tej autori shpjegon se A. Gropa i shkoi ne ndihme despotit te Beratit, vjeherrit te tij, Andrea Muzaka per marrjen e Kosturit, i cili sundohej nga princi serb Marko Krajlevic. Me renien e tij, Kosturi u kaloi Muzakajve, kurse Andrea Gropa u be sundimtar dhe i Ohrit. Te njejtin fat me ate te M. Krajlevicit paten edhe princer te tjere serb, qe sunduan ne territoret shqipetare, te ardhur ne pushtet gjate sundimit te S. Dushanit.

Studiues e historiane te kesaj periudhe, nder keta Fan S. Noli argumentojne, se gjate shekujve XIII-XIV fisniket arber sundonin deri ne rrjedhen e siperme te Vardarit, qe nga Balshajt, Gropajt, Muzaket, Kastriotet e te tjere. Brenda ketij territori perfshihej edhe Pollogu, zoterues i te cilit ishte i ati i Vojsaves. Sipas tyre princi i Pollogut duhet te ishte arber, pasi nje princ serb nuk mund te ushtronte pushtetin e tije ne nje territor te rrethuar nga fisnik arber. Rreth popullimit te ketij rajoni me shqipetar, shkrimtari yne i madh Ismail Kadare eshte shprehur: ”Eshte absurde, qe shqipetaret nga majat e larta te Shqiperise te mos e kishin verejtur nje fushe aq pjellore para hundes se tyre, e serbet gjoja e paskan pare kete fushe te begatshme, qe pertej Danubit, nga Rusia e larget”.

Mbi perkatesine etnike te princit te Pollogut na sjell nje informacion me shume interes studiuesi dibran Hilmi Sadiku. Ne studimin e tij ai pohon se Andrea Engjell Flav Komneni, Vojsava Kastriotin e nxjerr nga familja e Muzakajve. Po ne kete punim te tije rreth perkatesise etnike te Vojsaves thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakes, mbeshtetur ne gjenealogjine qe i dergoi Andrea E. F. Komneni i beri nje shtese kronikes se te atit (Gjonit), per t'ua lene pasardhesve ne te cilen thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, qe u be shoqja e Gjonit, te cileve u lindi Gjergj Kastrioti”. Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet te kombesise arbere, per pasoje i kesaj etnie rezulton edhe e bija e tij Vojsava.

Aleksander Cutolo ne vepren e tij "Skenderbeu” fq. 20 botuar ne Milano ne 1940 shkruan:”Gjoni mori per grua princeshen Vojsava, te bijen e nje kreu tjeter shqipetare te shkelqyer, zotit te Pollogut”. Ky autor zotin e Pollogut, te atin e Vojsaves e paraqet arber te shkelqyer.

Fan S. Noli, ne punimin e dyte mbi “Skenderbeun”1947, duke iu referuar K. Hoph ne “Croniques”fq. 308 shton: ”Muzaka thote se Vojsava ishte shqipetare nga gjaku i Muzakajve”.

Mbeshtetur ne deshmite e Muzakajve rreth Vojsava Kastriotit (Tribalda), ne burimet qe flasin per sundimin e fisnikeve arber ne lindje deri ne rrejdhen e siperme te Vardarit perfshire ketu edhe Pollogun, ne ate qe na sjellin Andrea E. F. Komnen, Fan S. Noli, A. Cutolo e te tjere, si dhe ne mungese te ndonje dokumenti argumentues dhe bindes te kundert me keta, mendojme se hidhet mjaftueshem drite per te pranuar se Vojsava Kastrioti, e ema e Skenderbeut, i perkiste etnis arbere dhe jo asaj sllave.

E bera kete studim mbeshtetur ne disa burime rreth kesaj ceshtje me deshiren per te hedhur sado pak drite rreth ketij problemi. Shpreh shqetesim dhe keqardhje, kur ne medjat e shkruara, ndonje pedagog i yni, qe u meson studenteve te tij historine e Shqiperise, na shprehet per perkatesine sllave te Vojsava Kastriotit. Nuk eshte normale qe intelektual te ketij niveli, mbi bazen e konstatimeve te siperfaqeshme e te pabazuar te sjellin deshmi te tilla. Ata kane per detyre te mbrojne historine e kombit te tyre, per shkak te profesionit qe ushtrojne dhe pozicionit qe kane.

ME SYTE E SHPIRTIT, NË TRADITAT TONA ATDHETARE…

( Nderim për Dr. Ibrahim Gashin, i cili u nda nga jeta)

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues-Tiranë



Nga e majta: I.Gashi e M.Gecaj (Tiranë, 2011)


1.

Vite më parë, kur isha redaktor në Gazetën “Mësuesi” e kërkoja të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e mësuesve atdhetarë nga Kosova, që më duheshin për punimin tim të disertacionit, u njoha dhe me mësuesin kosovar Ibrahim Gashi, biri i mësuesit atdhetar e veteran, Rrahim Gashi. Megjithëse ishte me punë në Fushë-Krujë, pra pak larg nga kryeqyteti, vëreja te ai hulumtuesin dhe studiuesin e zellshëm e të pasionuar, sidomos në fushën e astronomisë. Por, i mbujtur që në vegjëli e në rini me traditat atdhetare e liridashëse të familjes e më gjerë, ai ishte i prirur dhe për kërkime e studime për këto tradita.

Kaluan vite të tjerë dhe ne përsëri i mbajtëm të pashkëputura lidhjet tona, sidomos pas publikimit në Tiranë të revistës shkencore e kulturore “Univers”, ku të dy dhamë ndihmesën tonë. Po kështu, jemi takuar shpesh edhe në përurime librash dhe në veprimtari, që kemi organizuar e zhvilluar me Shoqatën e Arsimtarëve të Shqipërisë. Bile, për këtë të fundit, ai ka kryer dhe detyrën shoqërore të “kordinatorit”, për lidhjet me kolegët tanë në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe, si rrjedhojë e punës së tij këmbëngulëse e të frytshme, kërkimore, studimore e shkencore, arriti të botonte edhe disa libra, me temë matematikën e astronominë, por dhe në fushën e traditave atdhetare, nga të cilët më ka dhënë disa me shënimin e tij.

2.

Po cili është Dr. Ibrahim Gashi? Lindi më 23 gusht 1935, në rrethin e Krujës, ku më parë kishin ardhur prindërit e tij, nga Skënderajt e Kosovës, të përrnjekur nga rregjimi serb. Ndërsa më tej, atij iu krijua mundësia që t’i ndiqte studimet e larta në ish-Jugosllavi. Para diplomimit për matematikë-astronomi, në Beograd, e arrestuan dhe më pas i dëbuan familjarisht për në Shqipëri. Kështu, studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës. Vite me radhë, ishte mësimdhënës në shkollat e mesme të Krujës dhe më 1984-1990 dha leksione, si pedagog i jashtëm, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Gjatë punës së tij 31-vjeçare në arsim, përveç se në mësimdhënie, u dallua në veprimtarinë shkencore e pedagogjike me arsimtarët. Për disa vjet radhazi kreu detyrën e kryetarit të komisionit të lëndës së matematikës, për shkollat e mesme në rrethin e Krujës. Mori pjesë në diskutimet për hartimin e teksteve të reja, për matematikën e astronominë dhe, madje, për këtë të fundit përgatiti dhe botoi përmbledhjet “Probleme të zgjidhura astrononomike” e “Vrojtimet astronomike” (për maturantët e shkollave të mesme). Për punë të vazhdueshme e të thelluar studimore-shkencore, më 1979 mori gradën “Kandidat i Shkencave” (më pas, “Doktor i Shkencave”). Në vitet 1980-1982, duke qenë zevendësdrejtor i shkollës së mesme në Fushë-Krujë, ngriti dhomën-muze kushtuar “Heroinës së Popullit” Shote Galica, emrin e të cilës e mbante ajo, si dhe organizoi një sesion shkencor për jetën dhe veprimtarinë e saj atdhetare e luftarake. Ndjenjat e larta të atdhedashurisë, ai do të shfaqte më pas, posaçërisht, edhe në dy libra të tij.

Dr. I.Gashi, nga janari 1993 dhe deri në shtator 1996, ka kryer detyrën e diplomatit (sekretar II) në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, në Slloveni. Aje ndoqi çështjet e marrëdhënjeve dypalëshe në fushat e politikës, arsimit, kulturës e mbrojtjes, si dhe çështjet konsullore. Detyrë të veçantë ka pasur për Diasporën Shqiptare, në Slloveni. Doli në pension në vitin 1996, por përsëri e vijoi punën kërkimore e studimore dhe botuese. Përveç shumë artikujve shkencorë e metodikë për lëndët metematikë e astronomi dhe me temë sociale, deri tani ka botuar 11 libra dhe ka në dorëshkrim disa të tjerë, dy prej të cilëve lidhen me kronologjinë shqiptare.
Ndonëse i moshuar, deri n ë fundin e jetës së tij, Ibrahimi vazhdoi të merrej me kërkime dhe shkrime, si në fushën e shkencës, ashtu edhe në atë atdhetare e shoqërore. Vitet e fundit udhëheqi me sukses Komisionin Qednror të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, lidhur me studimin e mundësive të përafrimit, deri në njësim, të programeve e teksteve mësimore, në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë.

3.

I pari, nga librat e Dr. I.Gashit, ishte ai me titullin “Probleme të zgjidhura astronomike”, përgatitur posaçërisht për maturantët e gjimnazeve dhe i përshtatur për zonën gjeografike shqiptare. Por ky botim vlen të shfrytëzohet dhe nga studentët e viteve të para, që e kanë në program këtë lëndë. Në vazhdimësi, ky autor publikoi librin “Nga qielli ynë” dhe është ndër botimet e para të këtij lloji në Shqipëri. Ai përmban mjaft të dhëna për dukuritë natyrore, sidomos lidhur me Diellin e Hënën. Po kështu, pasqyrohet në të lëvizja e planeteve të sistemit tonë diellor. Veçori e tij është se të gjitha dukuritë natyrore, që janë përshkruar aty, lidhen me qytete të ndryshme të trojeve shqiptare.

Tashmë, me një përvojë në fushën e botimeve astronomike, në vitin 2000 publikoi librin tjetër, “Kalendari dhe krono-logjia, në botë dhe te shqiptarët”. Aty trajtoi njohuritë teorike dhe praktike për bazimin matematik-astronomik të kalendarëve diellorë, hënorë dhe hënorë-diellorë. I lidhur ngusht me kalendarët, është trajtuar edhe çështja e kronologjisë, në veçanti asaj historike Një kujdes i posaçëm i është kushtuar edhe trashëgimisë kulturore origjinale, lidhur me njohuritë kalendarike në trojet shqiptare. Në librin tjetër, “Ditënata dhe disa kuptime, që lidhen me të”, sqaron kuptimet bazë të ditënatës, ditës, natës, muzgjeve dhe disa dukurive të tjera astronomike, që kanë të bëjnë me rrotullimin e Tokës, rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Libri është i nevojshëm, si literaturë ndihmëse, për nxënësit e shkollave të mesme, në lëndët gjeografi fizike dhe astronomi, si dhe për studentet, po për këto lëndë.

Libri “Kalendari Hixhiri Hënor dhe lidhja e tij me kalendarët Julianë e Gregorianë dhe me ditët Juliane” flet për këtë lloj kalendari, i cili u pëdor edhe në Perandorinë Osmane, që përshinte tojet shqiptare e ballkanike. Sot ai i shërben komunitetit mysliman, për qëllime fetare. I këtij karakteri ishte dhe libri tjetër “Kalendari Mali-Rumi dhe lidhja me kalendarët Hixhiri Hënor, Julianë e Gregorianë dhe me ditët Juliane”. Ndërsa në librin “Bazime astronomike për ritet dhe festat fetare islame” bëri përcaktimin e riteve të festave fetare të këtij besimi, por dhe të atij të krishterë.

Gjatë kohës së shërbimit dipolmatik në Slloveni, Dr. Ibrahim Gashi mblodhi të dhëna të shumta e publikoi librin voluminoz “Shqiptarët, Sllovenia dhe Ballkani i trazuar, sipas në diplomati” (Tiranë, 2007). Përveç çështjeve shqiptare të trojeve etnike dhe të diasporës, aty paraqet edhe bukuritë e Sllovenisë, marrëdhëniet mjaft të mira të saj me Shqipërinë. Po kështu, flet për gjendjen në Ballkanin e trazuar, ku barbaritë serbe ndaj popujve joserbë kishin arritur kulmin. Përplasjet luftarake Serbi-Kroaci ose Serbi-Bosnje, zënë vend të dukshëm në këtë libër. Në kapituj të veçantë paraqitet edhe gjendja politike-ekonomike e Shqipërisë në ato vite, sipas pasqyrimeve të shtypit slloven, me komente e plotësime nga autori. Po kështu, jepen edhe marrëdhëniet me shtetet e tjera fqinje. Ndërsa pjesa më e madhe e librit i kushtohet diasporës shqiptare në Slloveni, që përbëhej nga shqiptarë të Kosovës dhe trojeve të tjera etnike shqiptare, të emigruar në këtë pjesë veriore të ish-Jugosllavisë, tanimë të shpërbërë, si dhe shqiptarëve të tjerë në trojet e tyre etnike, jashtë kufirit zyrtar të shtetit amë, Shqipërisë.

4.

Po të shihen me vëmendje librat, për të cilët shkruam pak radhë më lart, lehtë vërehet se kudo Ibrahim Gashi e ka lidhur ngusht tematikën e tyre me trojet tona etnike dhe me jetën e shqiptarëve. Pra, megjithëse në dukje tematika e ndonjërit prej tyre është disi fetare, ato i përshkon ndjenja e atdhedashurisë dhe e lirisë.

Por ky autor iu drejtua edhe direkt temës së traditave tona atdhetare, duke shkruar për dy personalitete të njohura për kohën, në të cilën jetuan e vepruan. Libri i parë, me këtë tematikë, është “ Xhemal Pazari, atdhetar i shquar tiranas” (Tiranë, 2009). Është monografi, me afër 300 faqe, që i kushtohet Xh.Pazarit (1864-1955), njeriut, që mbajti fjalën e rastit më 26 nëntor 1912, kur për herë të parë u ngrit në Tiranë, Flamuri Kombëtar Shqiptar. Në monografi paraqiten shumë fakte e dokumente për veprimtarinë e tij, si në mbrojtjen e çështjeve kombëtare, ku si rrjedhojë e tyre Xhemal Pazari, bashkë me atdhetarë të tjerë tiranas, burgoset e torturohet nga qeveria osmane, më vonë nga rebelët etj. Gjithashtu, në monografi jepen të dhëna të trajtimit çnjerëzor të Xh.Pazarit dhe familjes së tij, nga qeveria moniste, në Shqipëri. Një vend të veçantë, në këtë monografi, kanë zënë edhe dëshmitë për aftësitë intelektuale e filozofike të tij.

Libri më i ri i Dr. I.Gashit (bashkautor me Fazli Hajrizin) është, “Mësuesi Rrahim Gashi me brezat, në trojet arbërore” (Tiranë, 2010). Përveç figurës së tij dhe familjes së gjerë Gashi, që trajtohet këtu, në monografi flitet edhe për mjaft të tjerë, atdhetarë e luftëtarë të pushkës e të penës, ndër ta dhe për luftëtarë të UÇK-së, që iu përkushtuan me të gjitha aftësitë mendore e fizike çështjes kombëtare shqiptare. Në këtë libër ravijëzohen qartë përpjekjet e mëdha, që janë bërë në trevën e Drenicës e më gjerë, për gjuhën amtare dhe shkollën shqipe, në luftë të ashpër me trysninë e pushtuesve e sunduesve të egër serbë, ku mësuesi Rrahim Gashi pati një rol të rëndësishëm. Po kështu, pasqyrohen dukshëm edhe ngjarjet kulmore të historisë sonë kombëtare, siç janë Pavarësia, koha e pushtimit fashist italo-gjerman, i ashtuquajturi “çlirim” i vitit 1944 dhe barbaritë serbe mbi popullin shqiptar, në trojet e stërlashta shqiptare. Siç del edhe në këtë libër, Rrahim Gashi, me brezat pasardhës, dha ndihmesën e tij si mësimdhënës edhe në Shqipëri, ku u ballafaqua me sundimin monist shumëvjeçar. Pjesë e këtij libri është edhe jeta e djalit të tij, Lahit, i cila shërbeu pa u kursyer në fushën e arsimit, si në Kosovë e ashtu në Shqipëri.

5.

Dr.Ibrahim Gashi, jetoi e veproi, familjarisht, në Tiranë. Por kurrësesi nuk e hoqi mendjen as zemrën nga vendlindja e dashur e të jatit, Rrahim Gashi, nga Kotorri i Skënderajt të Drenicës, në Kosovë, ku ky la gjurmë të pashlyera dhe ishte ndër mësimdhënësit e parë të gjuhës amtare e shkollës shqipe. Jo shumë kohë më parë, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, ai ishte dhe në përurimin e librit, për të cilin folëm më lart. Ndërsa në maj-qershor 2011, me një grup prej 11 vetash, ishim bashkë në Shkup, Preshevë, Prishtinë e Ulqin, me misionin e tij të lartë atdhetar, si kryetar i Komisionit Qendror të IIKSH, në fushën e arsimit dhe të kulturës kombëtare shqiptare. Gjithashtu, ai iu përkushtua edhe organizmit e zhvillimit me sukses të plotë, Konferencës së Parë Mbarëkombëtare të IIKSH, në Tiranë, në shtatorin e vitit të kaluar. Mbeti dorëshkrim edhe botimi i një libri nga punimet e asaj Konference, që ai pothuajse e kishte përfunduar. Pra, si gjithnjë, atë e thërriste ndjenja e fortë kombëtare shqiptare; dëshiroi, shpresoi e punoi që një ditë të njësohen programet e tekstet e shkollave, në të gjitha trojet shqiptare e në diasporë. Me sytë e shpirtit, ai është gjithnjë në traditat tona atdhetare.

Në këtë ditë hidhërimi, të ndarjes përgjithnjë nga jeta të Dr. Ibrahim Gashit, atdhetarit të mirë, arsimtarit të aftë, diplomatit, studiuesit dhe veprimtarit të palodhur për çështjen kombëtare shqiptare, u shprehim ngushëllimet më të thella bashkëshortes, fëmijëve e të afërmve dhe gjithë familjarëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...