Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/17

Nga marrëveshja Serbi- Kosovë zbatohet vetëm ndëshkimi i shqiptarëve


Kërkesat e vazhdueshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për uljen e tarifave kufitare me Kosovë, duket se ka pak gjasa që të realizohen edhe përkundër premtimit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo e fundit, si shenjë reciprociteti me Serbinë, ka vendosur tarifat kufitare për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë Beograd në Bruksel.

60 euro është pagesa minimale që një person duhet të paguajë sigurim nëse hyn me veturë nga Serbia në Kosovë, e cila vlen vetëm për 2 javë qëndrim, për çka shqiptarët e Luginës së Preshevës thonë se në vend të lirisë së lëvizjes, janë izoluar edhe më shumë, për faktin se këto tarifa janë jashtë çdo normaleje.

Si pasojë e ankesave të vazhdueshme, Qeveria e Kosovës është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundur, për t?i ulur ato tarifa apo për t'i hequr krejt. Dy javë më parë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kërkuar nga kompanitë e sigurimeve që të merren me këtë çështje.

"Kompanitë e sigurimit më kanë kthyer një përgjigje, me anë të së cilës theksojnë se do të angazhohen në këtë drejtim", tregon Kuçi, për "Zërin", duke shtuar se kjo është e tëra që ka marrë si përgjigje nga ata.

Gazeta ka kontaktuar me Rrahim Pacollin, kryetar i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), i cili bëri të ditur se të mërkurën (sot), do të mblidhet asambleja e Byrosë, ku do të diskutojnë për këtë çështje.

"Tarifat janë vendosur si reciprocitet me Serbinë, madje sipas informatave që kam, Serbia është duke shqyrtuar që edhe më shumë t'i rrisë tarifat për qytetarët e Kosovës. Prandaj, nuk e di se sa mund të bëjmë në këtë drejtim, por megjithatë do të bisedojmë për t'i parë mundësitë", tha Pacolli.

Ai tha se është vështirë që tarifat të ulen vetëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, e jo edhe për serbët, sepse nuk ka mundësi ndarjeje, duke lënë të kuptohet që ka shumë pak mundësi që për momentin të gjendet zgjidhja.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Lugina e Preshevës, thonë se ky premtim i Qeverisë së Kosovës është vetëm një blof i radhës i tyre.

"Mendoj që është edhe një blof i Qeverisë së Kosovës, për uljen e tarifave kufitare. Ka disa muaj që ka premtuar, ndërsa nuk ka bërë asgjë. Kjo tregon se Qeveria e Kosovës është joserioze ndaj Luginës së Preshevës", shprehet për "Zërin" Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit të të Drejtave të njeriut në Preshevë.



"Qeveria e Kosovës po vazhdon diskriminimin ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës, njëjtë sikur që bën Qeveria e Serbisë", u shpreh Kamberi.

Hetohen 84 policë për vepra penale


Për katër muajt e parë të këtij viti, 84 policë janë duke u hetuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës. Ata dyshohen për vepra të ndryshme si keqtrajtim të qytetarëve, vjedhje, krim të organizuar, falsifikim apo dhunë në familje. Në një rast, ky mekanizëm i brendshëm i policisë ka arrestuar një polic si të dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion.

Një polic i Kosovës në Ferizaj është arrestuar si i dyshuar për trafikim me njerëz dhe mundësi prostitucioni.

Ky arrestim u mundësua nga Departamenti i Hetimeve të Inspektoratit të Policisë, në bashkëpunim me Policinë dhe me autorizim të prokurorit. Arrestimi u bë ndërmjet periudhës janar-prill të këtij viti, raporton ‘Express’.

Për këta katër muaj, Departamenti i Hetimeve në Inspektorat ka suspenduar po ashtu edhe shtatë zyrtarë policorë.

Në një raport të Inspektoratit për katër muajt e parë të vitit, mësohet se Departamenti ka pranuar 84 raste për hetim nën dyshimin se zyrtarët policorë kanë kryer vepra penale.

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Inspektorat, Jetullah Aliu tregon se nga 84 rastet e pranuara, për 27 raste, pas hetimit janë ngritur kallëzime penale në prokuroritë kompetente.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar katër persona të dyshimtë për shpërthimin e bombës në lokalin e Enver Sekiraçës...

Katër persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi lidhur me shpërthim në Bulevardin Bill Klinton, që kishte ngjarë në shtator të vitit 2007, bën të ditur EULEX-i përmes një komunikate për medie. Gjatë operacioneve të sotme, policia e EULEX-it e ka arrestuar një të dyshuar në rajonin e Gjilanit, ndërsa janë bastisur edhe dy prona.
Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe tre të dyshuar. Në mesin e tyre ka pjesëtarë aktualë dhe ish-pjesëtarë të PK-së.


Hetimet është duke i zhvilluar një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), thuhet në njoftim.

 Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar katër persona të dyshimtë për shpërthimin e bombës në lokalin e Enver Sekiraçës, më 24 shtator të vitit 2007. Në mesin e të arrestuarve janë së paku dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës. KTV-ja ka mësuar nga burimet e saj se është arrestuar edhe komandanti i njësisë speciale në Ferizaj, Bekim Suma, si dhe polici i kësaj njësie, Luan Qerkini. Arrestimin e tyre e ka konfirmuar EULEX-i. Zyra për informim e këtij misioni ka bërë të ditur se një person është arrestuar nga Policia e EULEX-së dhe tre të tjerë nga Policia e Kosovës lidhur me shpërthimin e shtatorit të vitit 2007 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku kishin mbetur të vdekur dy persona e nëntë të tjerë ishin lënduar.

“Unë, si vajza e tij (Jusuf Gërvallës), jam shumë e interesuar të di se cilët persona në Beograd, në cilën zyrë, kë porositën që ta kryej këtë atentat”....


    Donika Gërvalla

Nuk ka asnjë dyshim se urdhrin për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, në janar të vitit 1982, e ka dhënë sigurimi shtetëror jugosllav, por vrasja ka mbetur pa u sqaruar ende plotësisht, ndërsa pretendimet e fundit për autorët e vrasjes së trefishtë shihen me dyshime të mëdha nga familjarët e Jusuf Gërvallës. E bija e tij, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi, i cili përmes një libri dhe disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për vrasjen e Gërvallajve dhe Kadri Zekës drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut.

Në një intervistë me kryeredaktorin e Kohës Ditore, Agron Bajramin, për emisionin “Press-ing”, që transmetohet të premten prej orës 20:00, në KTV, Donika Gërvalla ka rrëfyer për ato që i di dhe ato që nuk i di në lidhje me vrasjen e 17 janarit 1982, në Untergruppenbach të Gjermanisë, ndërsa ka dhënë edhe vlerësimin e saj për emrat që përmenden, përfshirë Ibrahim Kelmendin dhe Riza Salihun.

“Unë, si vajza e tij (Jusuf Gërvallës), jam shumë e interesuar të di se cilët persona në Beograd, në cilën zyrë, kë porositën që ta kryej këtë atentat”, ka thënë Donika Gërcalla, e cila është personi mbase i vetëm, përveç hetuesve gjermanë, që ka pasur rastin të shohë dosjen e plotë të hetimeve të deritanishme për vrasjen e Gërvallajve dhe Kadri Zekës.

Ajo ka folur po ashtu edhe për procesin e hetimeve të udhëhequra me vite nga prokurorët gjermanë, arsyet pse hetimet kurrë nuk rezultuan me një proces gjyqësor për vrasjen, dhe pritjet që rasti të zbardhet, me gjithë faktin se nga dita e vrasjes kanë kaluar më shumë se 30 vjet.

Në intervistë, Donika Gërvalla rrëfen edhe për jetën e familjes së saj pas vrasjes së babait, shkuarjen në Shqipëri, takimet me Nexhmije Hoxhen dhe Enver Hoxhën, dhe zhgënjimin me shtetin shqiptar.

Si zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Donika Gërvalla flet edhe për punën gjatë viteve ’90-të në diasporë, konfliktet që ekzistonin mes LDK-së me Ibrahim Rugovën në krye dhe Qeverisë në ekzil të Bujar Bukoshit, ndërsa një vlerësim të veçantë e jep edhe për Kosovën, ashtu si e sheh ajo sot.

“Republika e Kosovës për të cilën ai (Jusuf Gërvalla) në fund sakrifikoi jetën është një shtet i cili identifikohet kryesisht me korrupsion dhe krim të organizuar”, thotë Gërvalla, duke elaboruar në detaje pse mendon kështu.

Kërkohet zbulimi dhe dënimi i atentatorëve të ish –presidentit Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se nuk mund të ketë shoqëri të lirë as shtet ligjor në Kosovë përderisa nuk parandalohet e nuk dënohet krimi.

Deri më sot nuk janë zbuluar e ndëshkuar ekzekutuesit e krimeve të rënda, të vrasjeve e të tentimvrasjeve të shumë atdhetarëve e drejtuesve të lartë të LDK-së dhe veprimtarëve dhe zyrtarëve tjerë në Kosovë.

Nëpërmjet një deklarate LDK u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të denoncojnë veprat kriminale, po ashtu u bën thirrje organeve kompetente të hetimit, të ndjekjes e të gjyqësisë, që të zbardhen krimet e rënda e të ndëshkohen kriminelët.

Lidhja Demokratike e Kosovës tërheq vëmendjen se drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar, kurse krimi i pandëshkuar është krim që mund të përsëritet.

Në ditët e fundit kanë dalë deklarata të hapura për dy tentimatentate ndaj themeluesit e kryetarit të LDK së, Ibrahim Rugovës, në vitin 2004 dhe në vitin 2005, pikërisht në kohën kur Rugova ishte president i Kosovës.

"Ne besojmë fort se do t'i shërbente drejtësisë në Kosovë dhe besimit në shtetin e Kosovës që Prokuroria e Kosovës dhe Prokuroria e EULEX it të trajtojnë të gjitha këto raste të vrasjeve dhe tentimvrasjeve dhe të sjellin para drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar, ekzekutorët e krimeve të rënda dhe frymëzuesit e tyre", theksohet në deklaratën e LDK-së.

"Besojmë që thirrjes sonë do t'i bashkohen qytetarët, që e duan Kosovën të lirë e shtet të së drejtës, po ashtu edhe shoqëria civile e partitë politike.

Presim që t'i bashkohen kësaj thirrjeje në radhë të parë përfaqësuesit më të lartë të Republikës së Kosovës, Presidentja, Kryetari i Kuvendit e Kryeministri", përfundon deklarata e LDK-së, përfundon deklarata.

Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë


Tashmë nxënësit e klasave të para të Shqipërisë dhe Kosovës do të mësojnë me një abetare të përbashkët. Ceremonia e inagurimit të abetares së përbashkët është zhvilluar në Qendrën Sportive ku përveç kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha kanë qënë të pranishëm edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha ndërsa e ka cilësuar abetaren e përbashkët si kryevepër të dijes u ja bërë thirrje të gjithë shqiptarët të çirohen nga ajo të cilën ai e cilësoi si shqiptaro-fobia. “Çlirohuni nga shqiptaro-fobia. Shqiptarët janë një komb por gabojmë rëndë nëse vazhdoni të shquani shqiptarët me skena si ato të Preshevës të cilat faktojnë se shumë prej jush janë në stadet primitive. Abetarja është hapi i parë pasi tekste të tjera duhet të botohen” ka theksuar Berisha.

“Abetarja e njehësuar vjen sot këtu në këtë qytet si një bukuri e rrallë e shqiptarëve që ka rendur në shekuj për të ardhur tek ju fëmijë e Prizrenit, fëmijët e kombit shqiptar. Falenderoj dy ministrat për vendosmërinë, përkushtim që treguan në realizimin e abetares së parë të të gjithë shqiptarëve. Faleminderit që zgjodhët kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve Prizrenin, kryeqytetin e idealit kombëtar për promovimin e saj” theksoi më tej Berisha.

Ndërsa i është drejtuar fëmijëve, kryeministri Berisha theksoi se abetarja që ata sot marrin në duar është ëndrra e qindra gjeneratave të shqiptarëve për një abetare të përbashkët. “Të dashur fëmijë! Libri që ju merrni sot është abetarja më e re që botohet në trevat shqiptare, por ajo së bashku me gërmat, figurat e mrekullueshme mbart ëndrrën e dhjetra, qindra gjeneratave të shqiptarëve që donin të kishin një abetare të përbashkët. Mbart sakrificat e shqiptarëve nga kohorat e Skënderbeut deri tek luftrat çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Mbart idealin e përjetësisë kombëtare” shtoi më tej Berisha.

Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se sot është një ditë historike për të gjithë kombin shqiptar. “Sot është një arritje historike. Ne po prezantojmë abataren e përbashkët të kombit tonë. Jo rastësisht jemi mbledhur në Prizren ku çdo shqiptar do të donte të ishte. Por çdo shqiptar sot është me zemër në Prizren ku po promovojmë abetaren e përbashkët. Jemi mbledhur në qytetin historik, dhe qytetin mes kryeqyteteteve, Tiranës dhe Prishtinës” ka theksuar Thaçi.
Sipas tij abetarja e përbashkët është një tjetër fitore e kombit shqiptar në këtë 100-vjetor të kombit shqiptar. “Sot në vitin jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë po promovohet abetarja e përbashkët. Kjo është fitore e kombit shqiptar, është firore e shteteve tona. Abetarja e përbashkët është shprehje e shkallës së lirisë dhe demokracisë. Kjo abetare është shprehje e ndërgjegjës dhe emancipimit të kombit tonë. Është abetare e lirisë, është abetare e Kosovës dhe Shqipërisë europiane” ka theksuar më tej Thaçi.

Teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë u përzgjodh nga komisioni vlerësues në 24 prill. Abetarja ka si bashkë autorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu.
“Abetare e Përbashkët Shqipëri-Kosovë” do t`u ofrohet edhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë.
Ministria e Arsimit ka theksuar se unifikimi i teksteve shkollore është një nisme mes dy ministrive dhe do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore.

Flori BRUQI: cikël poetik; “Fillimi i një poeme”, nga libri: Nëse kam ditur të guxoi, Prishtinë, 2012


POEMA E DRITËS


Flori BRUQI: cikël poetik; “Fillimi i një poeme”, nga libri: Nëse kam ditur të guxoi, Prishtinë, 2012

 

Shkruan shkrimtari Gëzim Ajgeraj


Kësaj here do të ndalemi Brenda një cikli poetik të poetit Flori Bruqi, duke depërtuar në brendinë e metaforës së vargut të tijë, për ta zbërthyer atë nga brendia e përceptimeve tona.

Vargun e poetit Flori Bruqi, në këto dhjetë vitet e fundit, e kemi lexuar me kënaqësi, duke e përjetuar po me aqë laryshi temat që na i sjellë Ai, brenda vargjeve. Nga një përceptim i hollë, Brenda këtijë cikli e gjejmë portretin e nënës.



Është simbolika më e mire e dashurisë, brenda të cilës poeti i tërheqë dy paralele të pa ndashme nga njëra tjetra. Mëmëdheu dhe nëna, janë dy simbolikat e pa ndashme të dashurisë, të cilat më së miri fshihen Brenda metaforave të vargut, nga të cilat ndërtohet edhe bërthama e këtijë cikël me poezi.

Nga t’ia fillonim?!
Nga plagët e trupit, të zemrës, apo të mëmëdheut ?
Nëpër deje na rridhte Revolucioni dhe qumështi i nënave
Dhe ne-e dinim:
Pa nëna dëshmorësh,
Pa gra e nuse të veja
S’do të ketë kurrë paqë e liri…





Fillimi i një poeme

Pra simbolika e mëmëdheut dhe portreti i nënës, është paralelja më e mire që i bëhet në verge, dashuris për mëmëdhenë, për lirin e tijë.

Fillimi i një poeme, na vie edhe si një fillim i ri për të cilin, e desh mundë, djersë, sacrifice e gjakë, për të ardhë deri tek drita, liria.


“Nënë, për ta shpëtuar jetën Ty,
dhashë lëkurën e do ta jepja edhe shpirtin”

Prof.dr.sci.Mirlin (Maxhun) Bruqi


Simbolika e këtyre vargjeve, është emblema më e mire, e asajë që e thamë edhe më lartë. Ajo është pasqyra më e mire e një realiteti, brenda të cilit u përbirua kauza e jonë, mëmëdheu, kombi.

E gjithë kjo, i ngjanë një rikujtese, për një fillim të ri që duhet ndërtuar, pa e harruar kurrë atë që përjetuam.

Por ajo të na vie gjithmonë në rikujtesë, për ndërtimin e një të ardhme të mbarë. Këto thirrje, Brenda vargut, hapin dritë, vizion, për këtë fillim të ri.


Çerrekshekujt
Në kurriz të maleve
Lanë gjurmët e kanoneve
E Ti
Kosovë
U dole para
AGIMËVE TË MËDHA
Kur trolli me nofullat e veta
Kafshonte BIJTË E SAJ
Kosovë
U dole përpara relikteve’
Qindvjetëshe
Kur Trolli pinte gjak
Përtypte barot
Fashatonte plagën
….
Agimet e Kosovës


Mungesa e nënës, në simbolikën e dytë, krijon një boshllëk që nuk e zëvendëson me asgjë. Kujtimet e sajë, fjalët, dashuria, kujdesi, jan sekuencat të cilat shtrohen Brenda metaforave në vergë, për ta pasqyruar botën shpirtërore të dhimbjes së poetit.

Këtë mungesë, Ai e ndien edhe më thellë, brenda mungesës së brezave të të të ardhmes së tijë, të cilët tani më gjenden diku largë. Dhe kjo mungesë e rrethon nga çdo anë, për ta bërë botën e poetit edhe më të zbrazët.


Unë
Kam parasysh
Profilin e fëmijëve të mi
Shoh në sy
Profilin e Granitit e Diamantit
Mullarët e sanës
Në oborrin e braktisur
Ja(gati) e gjithë familja
Mungon(vetëm fizikisht)Ajo
Mungon Nëna ime

Portreti i nënës


Duke e zbërthyer simbolikën e vargjeve për nënën, sërish kthehemi tek simbolika e mëmëdheut, pa të cilën s`do të frymonim as ne sot të lire.

Dashuria për të, e ka ushqyer gjithmonë idealin e flijimit, i cili edhe e solli këtë fillim të ri.

Gërshetimi i këtyre simbolikave, nuk është i rastësishëm, janë pikënisjet e poetit, Brenda të cilit ai e ndërton edhe vargun, dhe për mes tijë frymon ndër ne.

Brenda këtyre agimeve të bardha të Kosovës, dhe Brenda këtijë akureli të diellit të sajë, nganjëher gjejmë edhe zhgënjime, dhe jo pa arsye.

Janë herë herë shpresat e djegura të poetit në vergë, ashtu siq po i digjen here here shpresat e Kosovës, nëpër rritën e sajë plotë plagë e dhimbje në trup e në shpirtë.


Mërgim mëkatar, mijëra varre bosh ke lënë ti
nënat kobzeza, që s’kanë një gur ku të qajnë
vejusha të pafat ngado mbjellë si tulipanë të zinj
fëmijë që prindërit në prehër dot s’i mbajnë

Emigrant, fjalë mizore që s’di të falësh kurrë
dete lotësh mbush e mallin kudo ti e mbjell
zemra nënash me gozhdë mbërthyer në mur kujtimi
përcaktor njerëzish që tonelata dhimbjesh sjell...!
në shpresat e djegura vret dhe qan trishtimi...

Shpresat e djegura


Laryshia e temave dhe vargjeve, që na sjellë poeti, na e portretojnë realitetin e këtijë fillimi të ri, me plotë sfida dhe të pa pritura, të cilat shpeshë edhe nuk përkojnë me ëndrrat tona, për agimet e bardha të Kosovës, për të cilat u desh gjak shekullor.

Ne, e zbërthyem vetëm një cikël me poezi, për ta sjellë tek ju një pasqyrë të shkurtër drite, për vargun e poetit Flori Bruqi, duke uruar atijë gjithmonë suksese në krijimtarinë poetike dhe në letrat shqipe.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...