Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/23

“Historia e Evropës Juglindore nga mesjeta deri tek e sotmja”


Universiteti i Prishtinës duhet të fusë në kurs serbishten apo ndonjë gjuhë tjetër sllave, ka propozuar historiani gjerman Konrad Clewing. Ai u ka bërë thirrje historianëve të lidhen dhe të bashkëpunojnë më shumë, derisa ka folur për barrierat gjuhësore midis tyre. Para studentëve e studiuesve të mbledhur në Bibliotekën Kombëtare e Universitare të Kosovës, Clewing ka ligjëruar për atë se pse duhet të shkruhet historia e Evropës Juglindore. Para se të niste të shtjellonte ligjëratën e tij, historiani gjerman ka pranuar se tema të cilën e ka zgjedhur të ligjërojë, në shikim të parë mund të duket e ngjashme me atë që kishte ligjëruar Oliver Jens Schmitt para një muaji. Por Clewing - i cili është bashkautor me Schmittin në librin “Historia e Evropës Juglindore nga mesjeta deri tek e sotmja” - ka thënë se nuk është rastësi që të dy i preokupon tema e njëjtë.



“Sido që të jetë, nuk bëhet fjalë për sulm frontal të koordinuar në mënyrë nacionalo-historiografike në të cilën mënyrë shumica e kolegëve të pranishëm hulumtojnë historinë. Mu për këtë nuk është ‘komplot antishqiptar’ sepse Schmitt dhe unë nuk jemi marrë vesh paraprakisht për temat që do t’i ligjërojmë”, ka thënë ai.



Evropa Juglindore në kontekstin territorial



Duke zbërthyer bazën përmbajtjesore të ligjëratës për historinë e Evropës Juglindore, Clewing fillimisht ka tërhequr vërejtjen që ky rajon nuk e përfshin vetëm Ballkanin. “Evropa Juglindore nuk është thjesht vetëm Ballkani. Përveç territorit në jug të Danubit dhe Savës përfshin së paku edhe hapësirën rumune dhe Kroacinë. Sipas ndërlidhjeve dominuese në pikëpamje të ndryshme kohore, kësaj hapësire i bashkëngjiten edhe e tërë Hungaria historike dhe Sllovenia”, ka thënë Clewing, derisa ka shtuar se nuk janë të paktë ata hulumtues seriozë që marrin vetëm Ballkanin si hapësirë reale historike për të bërë hulumtimet e tyre. Sipas Clewing, nacionalsocialistët në politikën e tyre nuk kanë folur aq shumë rreth Evropës Juglindore, por më shumë i janë referuar si Juglindje.

“Diskursin ‘Evropë’ nacionalsocialistët e kanë ndjekur qëllimisht edhe për t’u dalluar nga qasja amerikane dhe nga ajo ruse, nga Bashkimi Sovjetik dhe nga tendencat e tyre sunduese ndaj Gjermanisë. Rreth këtij diskursi nuk është hulumtuar sa duhet; do të thoshim fatmirësisht, sepse, përndryshe, do të vihej në pikëpyetje edhe vetë nocioni ‘Evropë’ nga bashkëkohanikët e sotëm”, ka thënë ai.

Mes tjerash, historiani ka folur edhe për një përparësi që ofron historia e Evropës Juglindore - atë të krahasimit më intensiv.



“Shqiptarët janë gjithçka tjetër, pos një ‘popull pa histori’”



Dominimi i historisë nacionale brenda Evropës, sipas Clewingut nuk është karakteristike e Evropës Jugore dhe nuk është as veçori e prapambeturisë.

“Historia nacionale dominon në shkallëzim gradual në të gjitha vendet e kontinentit tonë”, ka thënë ai. Historiani gjerman po ashtu ka thënë se gjendja e burimeve për epokën e paramodernes në Evropën Juglindore është jashtëzakonisht e keqe, sidomos deri në vitin 1800.

“Së paku është jashtëzakonisht e komplikuar. Në krahasim me Evropën Qendrore, për mesjetën dhe kohën e hershme të re, ekzistojnë vetëm disa akte administrative, shumë pak arkiva kishtare dhe thuajse gati fare pak ego-burime, të cilat mund të na ofronin ndonjë informacion mbi të menduarit dhe të vepruarit”, ka thënë ai.

Kur ka folur për arkivat, ai është ndalur veçanërisht për rastin e shqiptarëve.

“Shqiptarët janë gjithçka tjetër pos një “popull pa histori“. Ata kanë një histori të gjatë dhe jashtëzakonisht fascinuese. Por deri rreth vitit 1900 shqiptarët më shumë se të gjithë popujt e tjerë janë një “popull pa akte“. Po e përmendi këtu vetëm rëndësinë e posaçme të gojëdhënave”, ka thënë Clewing, derisa ka shtuar se ego-burimet në Kosovë hasen më vonë se te fqinjët.

Sipas tij, vetëm në dekadën e fundit të shekullit nëntëmbëdhjetë janë futur edhe burimet greke, serbe dhe bullgare që janë publikuar sidomos nga institutet prishtinase.

“Por gati krejt tjetra qëndron në arkivat osmane, tek të cilat një joosmanist sikur unë mund të arrijë qasje vetëm në kooperim me osmanistët. Pjesërisht vazhdon edhe kompleksiteti gjuhësor i arkivistëve madje edhe pas vitit 1912. Kjo vlen posaçërisht për Historinë e Kosovës brenda epokës së saj jugosllave për të cilën përpos shqipes duhet të mund të lexohet edhe serbisht apo serbokroatisht”, ka thënë Clewing.



Serbishtja - gjuhë e domosdoshme për ekspertët



“Por si do të jetë në të ardhmen? A duhet këtu Universiteti i Prishtinës që të ndërmarrë diçka që për ekspertët të cilët në të ardhmen do të kenë nevojë për njohuri të tilla të fusë serbishten apo ndonjë gjuhë tjetër sllave si kurs?”, ka pyetur Clewing, derisa ka dhënë përgjigje të prerë: “Mendoj se po”.

Në ligjëratën e tij në Prishtinë, historiani gjerman nuk ka lënë pa komentuar as raportin praktik mes historiografive brenda dhe jashtë rajonit, të cilit i është referuar. “Duket shumë më mirë sesa në kohën e shkrimeve të historiografive të veçanta nacionale”, ka thënë ai. Megjithatë, sipas Clewingut, për bashkëpunim praktik ka një barrierë gjuhësore që nuk mund të mohohet. “Në njërën anë kjo barrierë duket ashtu që në fakt vetëm veprat e përkthyera në një gjuhë të Evropës Juglindore japin rast për diskutime dhe debate. Perceptimi i këtyre veprave më pastaj është i pajisur me mosbesim”, ka thënë Clewing, derisa ka marrë shembull librin “Kosova një histori e shkurtër” të Noel Malcolmit, që u përfol si pamflet politik apo publicistikë joshkencore nga historianët serbë. Në mesin e shembujve me të cilët ka argumentuar mendimin e vetë, Clewing, ka përmendur edhe kolegun e tij Schmitt. “Dua vetëm të përmend që është shumë qesharake që një historian i mrekullueshëm, i cili në Perëndim në mos për asgjë tjetër, atakohet si albanofil i pretenduar, për disa këtu rebelonte për një terror antishqiptar”, ka thënë Clewing. Historiani gjerman nga Instituti për Studime të Evropës Lindore dhe të asaj Juglindore në Regensburg të Gjermanisë ka thënë se për të përmirësuar këto, nuk duhet të pritet. “Në dhjetë vjetët e ardhshëm do të jetë shumë vonë. Të kapim sa më shpejt shanset e tilla dhe të tjera për hulumtimet e tona”, ka qenë ftesa e Clewing.

Bojan Bozhoviq,ish-korrespondenti i Klan Kosova - agjent i AKI-së dhe i dyshuar për pedofili?


Bojan Bozhoviq ndodhet i paraburgosur në Serbi. Gazetari nga veriu i Kosovës, që raportonte për mediat në Prishtinë, është prangosur si i dyshuar për pedofili dhe kërcënim të sigurisë në shtetin serb. Mendohet se Bozhoviq është rrahur shumë nga policia serbe. Ai veten e ka deklaruar shtetas të Kosovës, kurse autoriteteve të atjeshme ua ka shfaqur një dokument të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Bojan Bozhoviq ndodhet në burg, në Beograd të Serbisë. Tash e disa javë, ish-korrespondenti i televizionit Klan Kosova, ndodhet i paraburgosur si i dyshuar për disa vepra penale, shkruan “Express”.



Bozhoviq, i cili u bë i njohur me raportimet e tij për këtë televizion, gjatë bllokadës së rrugëve, verën e kaluar, nga bashkëkombësit e tij në veri të vendit, në muajin prill të këtij viti është arrestuar nga policia e Serbisë.

Bazuar në raportimet e medieve serbe, Bozhoviq (39) është arrestuar për veprën penale të pedofilisë.

Këto media, duke u mbështetur në informacionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë raportuar se atij i janë gjetur materiale pornografike me vajza të mitura.

Përveç kësaj, ai është arrestuar edhe për veprën penale të kërcënimit të sigurisë.

Ndërkohë, burime të gazetës “Express”, të cilat në mënyrë të tërthortë kanë arritur të vënë kontakte me të afërm të tij, kanë treguar se Bozovic është rrahur dhe maltretuar nga policia serbe.

Autoriteteve serbe, pas ndalimit të tij, Bozhoviq u është prezantuar si shtetas i Kosovës.

Megjithatë, brutaliteti ndaj tij dyshohet se është shtuar shumë kur ai ka prezantuar një dokument të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

"Kur ai ka prezantuar këtë ID, autoritetet në fillim janë habitur duke pyetur se çfarë ishte. E, kur Bojani u ka shpjeguar se çfarë është, ai është rrahur e maltretuar në mënyrën më të rëndë", tregon burimi i gazetës.

Shkrimtari Maxhun Smajli: 2.000 kilometra në këmbë



Reporteri i luftës se Kosovës, publicisti në emigrim Maxhun Smajli ka mbërritur ne durres për të vijuar më tej marshimin e tij të lirisë drejt Kosovës ne kembe.

Një marshim krejt i veçantë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Më 24 mars, në ditën e nisjes së bombardimeve nga forcat e NATO s kundër objektivave serbe, Smajli, në shenjë falenderimi për vendet, që i kthyen shpresën e lirisë, shqiptarëve të Kosovës, ndërmori nismën e pazakontë për të përshkuar në këmbë itinerarin nga Fulda e Gjermanise deri në Koshare të Kosovës, gjithesej 2 mije kilometra.

Marshimi është menduar të zgjasë aq sa edhe bombardimet e NATO- s në Kosovë, 78 ditë.

Marshimi i Smajlit është gjithashtu një marshim homazh në nderim të të gjithë shqiptarëve që mërguan nga trojet e tyre pa mundur të kthehen më kurrë.

http://www.youtube.com/watch?v=zfTINtdvS-4

MARSHI I LIRISË 2012 - MAXHUN SMAJLI, NISJA NGA GJERMANIA (RTK)


Studentet e mia




Vdekja tragjike e studenteve të degës gjuhë-letërsi të Universitetit “A.Xhuvani” më ka goditur rëndë. Ato ishin studentet e mia. Për një vit resht kam zhvilluar me atë kurs lëndën e letërsisë shqipe. Çdo të hënë nisesha nga Tirana me dëshirën më të madhe që të arrija në orën tetë në sallën e katit të parë për të zhvilluar mësim me këtë kurs. Kur vdekja vjen me gjithë pamjen e saj makabre, kur ajo shfaqet me të gjitha ngjyrat e zeza, kur ajo mbulon gjithë vendin me renë e saj të hirtë si këtë herë, asnjë fjalë nuk është e aftë që të ngushëllojë apo të qetësojë sidomos shpirtin e familjarëve të studenteve të mia. Por edhe unë, ashtu si shokët e shoqet e tyre, ashtu si kolegët e mi, ashtu si mijëra shqiptarë të përlotur anekënd vendit tim, e kam të vështirë të gjej një fjalë për t’u qetësuar. Studentet e mia kanë vdekur. Jeta e tyre u këput në mes atëherë kur ato sapo kishin kaluar të njëzetat.

Morën me vete ankthe, ëndrra, imazhin e një bote të ngarkuar me stres, por edhe me ëndrra. Tani që po shkruaj këto radhë i sjell në mend portretet e tyre dhe fjala e parë që më vjen ndër mend është përunjësia. Studentet e mia ishin të urta, të përunjura, të përkushtuara, të bukura. Ato e dinin që do të zinin një vend normal në jetë dhe në këtë pikë më vjen ndërmend ai dyvargëshi i Kadaresë për mësueset e fshatit “të urta gjer në dhimbje/të thjeshta gjer në madhështi”. Kështu ishin studentet e mia. Tani që ato nuk janë më, tani që dheu i ftohtë do të mbulojë vështrimet e tyre gjithë dritë, unë rri e mendoj përsëri për vdekjen dhe me këtë rast dua të them se vdekja e tyre, vdekja e studenteve të mia është aq tragjike sa ajo nuk përmban asnjë ndotje sociale. Dje unë pashë me të vërtetë një popull të pikëlluar. Pas çdo vdekjeje, përveç dhimbjes, qëndron zakonisht e fshehur diku në skutën e errët të nënvetëdijes sonë të mbrapshtë edhe zilia për të përfituar prej saj, që shfaqet në formën e projektimit të fajit mbi një kundërshtar të caktuar. Vdekja tragjike e studenteve të mia është pa asnjë ndotje të tillë sociale. Ajo është vetëm tragjike, sepse këputi në mënyrë makabre jetën e studenteve që prisnin të diplomoheshin e të rifillonin jetën.

Të dashura studentet e mia, Denisa, Ermira, Aurora, Lindita, Joana, Elsa, Juliana, Fabiola, Eriola, Eranda, Dorina! Ne nuk do të takohemi më. Ju e ndërpretë rrugën dhe Zoti ju mori atëherë kur ju do të duhej të nisnit jetën. Humbja juaj është e pazëvendësueshme për të dashurit familjarët tuaj dhe për ne gjithashtu. Vdekja juaj na kujtoi edhe njëherë se jeta duhet jetuar me përunjësi, se vdekja dhe jeta janë aq pranë sa askush nuk e beson. Ju me vdekjen tuaj tragjike na bëtë më njerëzorë sot, por ju e mbushët me shumë trishtim këtë vend. Është e paimagjinueshme se si mund të vdesin në një ditë kaq shumë vajza. Mirëpo ky është fataliteti i jetës. Dhe unë që kam jetuar me ju për një vit të tërë nuk e kisha menduar kurrë se ato vështrimet tuaja, portretet tuaja, do të shuheshin një ditë dhe do të largoheshin. Unë ua mbaj mend vështrimin dhe të qeshurën tuaj. Kështu ju kujtojnë të gjithë. Edhe tani që ju do të ngjiteni në qiell, unë, por edhe ne të gjithë do t’ju sjellim ndërmend si engjëj. Do t’ju kujtojmë gjithmonë, por sidomos do t’ju sjellim ndërmend sidomos sa herë që do të kujtohemi se jeta dhe vdekja janë aq pranë sa askush nuk mund ta imagjinojë. As ju të dashurat studentet e mia.
Lamtumirë!

(Marrë nga Gazeta Tema)

Shpif, shpif, se diçka do të mbetet






Shkruan  Prof.Dr.Eshref Ymeri



Si shtysë për të hedhur në komjuter ca mendime që po parashtroj këtu më poshtë, shërbeu një material i zotit Luigj Shkodrani me titull “50 çudi shqiptare”, të cilin e kishte marrë nga gazeta “Tirana Observer” dhe e kishte hedhur në faqen e internetit të datës 17 maj 2012. Më bëri shumë përshtypje “çudia shqiptare” me nr. 24:
“Shpif se diçka do të mbetet, normë e kulturës shqiptare”.
Kjo shprehje haset në monologun e don Bazilios në komedinë “Berberi i Seviljes” (1775) të dramaturgut francez Bomarshe (Pierre-Augustin Caron de Beaumarchais - 1732 - 1799): “calomniez, calomniez, il en restera toujours quelque chose!”. Por, realisht, si autorë të kësaj shprehjeje, më shpesh konsiderohen tre personalitete: filozofi anglez Francis Bekon (Francis Bacon, 1st Viscount St Albans - 1561 - 1626), Volteri (François Marie Arouet; Voltaire - 1694-1778) dhe Bomarsheja. 1799). Ç’është e vërteta, Bekoni dhe Volteri e kanë përdorur këtë shprehje.
Që asokohe, kjo shprehje është përdorur gjerësisht si një fjalë fluturake. Kështu, Bekoni, në veprën e vet me titull “Traktat për vlerën dhe përsosjen e shkencave” (1623), shkruante:
“Siç thuhet zakonisht, shpif, shpif me guxim, nga shpifja gjithmonë diçka do të mbetet, kështu mund të thuhet edhe për mburracakërinë: më beso, mburru me guxim, nga mburracakëria gjithmonë diçka do të mbetet”.
Prandaj nganjëherë shprehja në fjalë ka pas qenë cituar edhe në versionin e Bekonit, domethënë në latinishte: “Audacter cahimniare, semper aliquid haeret”.
Në të vërtetë, kjo shprehje është shumë e vjetër. Në veprën e Plutarkut (45-127) me titull “Si ta dallojmë lajkatarin nga miku”, përmendet dikush me emrin Medius që ishte njëri nga njerëzit e afërt të Aleksandrit të Maqedonisë (356-323 p.e.r.), i cili thoshte:“Përdoreni me guxim shpifjen dhe kafshoni.., vraja do të ngelet me siguri”.
Sikur gazeta “Tirana Observer” të qe thelluar më shumë në hulumtimin e “çudisë” së lartpermendur “shqiptare”, me siguri që do të kishte zbuluar se shpifja nuk është aspak normë e kulturës shqiptare. Përkundrazi, shpifja eshtë normë e kulturës kombëtare dhe themel i politikës shtetërore në qarqet shoviniste grekosllave në qëndrimin ndaj etnisë shqiptare.
Po mbushet një shekull i tërë që kur daullet e shpuara të shovinizmit grekomadh s’kanë pushuar së ushtuari për kthimin e Shqipërisë së Jugut në territor grek. Shpifjet për shtrembërimin e së vërtetës, e fakteve historike, në Greqi kanë marrë përmasa kaq paradoksale, saqë ato kanë hyrë thellë në psikologjinë e mbarë kombit grek. Madje partitë politike në Greqi, sa herë që zhvillohen fushata zgjedhore, fillojnë e shpalosin flamurin e rreckosur të të ashtuquajtur “Vorio Epir”, në mënyrë që të tërheqin sa më shumë elektorat pas vetes. Prandaj shpifja në qëndrimin ndaj etnisë shqiptare dhe kombit shqiptar në tërësi, në Greqi është shndërruar në platformë politike mbarëkombëtare dhe trajtohet si një normë e përhershme e politikës dhe e kulturës greke. Por shprehjen e vet më të pastër, shpifja greke e ka manifestuar në qëndrimin ndaj çështjes çame. Gjenocidin e pashembullt që ushtroi ndaj popullsisë çame, shovinizmi grekomadh e ka justifikuar me një shpifje të ulët, sipas së cilës kjo popullsi krejtësisht e pafajshme gjoja paska bashkëpunuar me trupat pushtuese gjermane. Në të vërtetë, bashkëpunëtore e këtyre trupave ka qenë qeveria greke.
Në veprën shkencore me titull “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949” (Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002), prof.dr. Beqir Meta, mbi bazën e dokumenteve arkivore, hedh dritë të plotë mbi bashkëpunimin e shtetit shovinist grek me nazizmin gjerman. Aty del në pah fare mirë se në qershor të vitit 1944, Zerva dhe oficerët e lartë të tij, në marrëveshje të plotë me gjermanët, në bashkëpunim me trupat e Divizionit X të EDES-it, hynë në Çamëri, iu betuan popullsisë çame nën flamurin grek dhe në nderin ushtarak, me qëllim që të mashtronin parinë vendase të Paramithisë se askush nuk do të pësuakësh gjë! Por grekët nuk kanë as besë, as nder. Besa dhe nderi janë atribute të kombit fisnik shqiptar. Prandaj, më 27 qershor, filloi masakrimi i tmerrshëm i popullsisë çame, i cili u mbyll me një spastrin etnik përfundimtar, paçka se nga radhët e saj kishin dalë 1 000 luftëtarë, pjesëmarrës në formacionet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (ELAS) dhe të EAM-it dhe prej tyre kishin rënë 65 dëshmorë.
Shpifja, si element i formimit psikologjik dhe i konstruktit shpirtëror të shovinizmit grekomadh dhe të komisarit politik të tij, kishës shoviniste greke, fillon e u mëkohet fëmijëve të vegjël me qumështin e nënës dhe me edukatën parashkollore që në kopshtet e tyre, si edhe në shkollën fillore. Shpifjet për punën e Epirit të Veriut dhe për mbarë kombin shqiptar, shteti grek dhe kisha greke ua futin në gjak dhe ua shartojnë në tru pikërisht që në një moshë të tillë.
Gazetarja e nderuar holandeze, zonja Ingeborg Beugel, e cila ka punuar disa vjet në Greqi, në një intervistë që ka dhënë para do kohësh, kujton:
“Djali im gjashtëvjeçar, një ditë u kthye nga shkolla tri orë me vonesë. Ai ishte i emocionuar dhe faqet i kishte të kuqe. Kur e pyeta se çfarë kishte bërë, ai më shpjegoi se ia kishte kaluar shumë bukur. Mësuesit i kishin çuar të gjithë fëmijët në bregdet (ne jetonim në një ishull të vogël grek, Hidra, në atë kohë), për të bërë një demonstratë. Atyre iu ishin dhënë flamuj dhe duhej të bërtisnin: “Evropë, larg duart nga Maqedonia. Maqedonia është greke”. Im bir nuk e kishte idenë se ku dhe çfarë është Maqedonia, pasi ishte shumë i vogël. Kur shkova në shkollë që të ankohesha mbi këtë indoktrinim që u bëhej fëmijëve të vegjël e të pafajshëm (ata fare mirë mund t’i kishin thënë tim biri që të gjithë homoseksualët duhet të vriten apo gratë nuk duhet të punojnë), më thanë që nëse nuk e pëlqeja mënyrën greke të edukimit, duhet të kthehesha në Holandë” (Citohet sipas faqes së internetit: “Greqia, kjo bishë e Ballkanit”. 05 prill 2010. Përgatiti: Albert Hitoaliaj. Marrë nga Sarajevo-x.com).
Po në atë intervistë, kjo zonjë e nderuar, e cila në profesionin e vet udhëhiqet kryekëput nga kulti i së vërtetës, ia çjerr maskëm keq realitetit grek që përfaqëson një univers të kulluar shpifjesh dhe mashtrimi, një sistem gënjeshtrash, të instaluar me shumë kujdes në të gjitha hallkat shtetërore dhe në të gjitha strukturat e kishës shoviniste greke, në të gjitha poret e një shteti - siç thotë zoti Albert Hitoaliaj në parathënien e kësaj interviste, - që është i verbuar dhe i tmerruar nga pesha e të vërtetave që fsheh dhe manipulon. Ajo deklaron:
“Një herë, në 1994-ën, udhëtoja me një grup vullnetarësh civilë grekë në Banjaluka dhe Bihaç. Grupi, i cili donte që t’u jepte ndihmë “vëllezërve ortodoksë serbë”, shoqërohej nga shumë gazetarë grekë të gazetave më të mira greke. Unë isha e vetmja e huaj. Ne kaluam përmes fshatrash dhe qytetesh nga ku mijëra myslimanë ishin përzënë, por grekët ishin të interesuar vetëm për kishat ortodokse të shkatërruara. Në një qytet unë gjeta një pikë shpërndarjeje ushqimi të Kryqit të Kuq, në disa garazhe dhe disa pleq myslimanë të paushqyer dhe shumë të sëmurë, të pamundur që të iknin, të cilët kishin lule në disa qese plastike, si ushqimin e tyre të vetëm pasi nuk mund të blinin asgjë tjetër nga serbët. I shpura kolegët e mi grekë në atë vend. Ata panë atë që unë pashë, dëgjuan atë që unë dëgjova: histori për përdhunime, shtëpi të djegura dhe spastrim etnik, histori të cilat vërtetoheshin edhe nga rrëfimet anonime të njerëzve të Kryqit të Kuq (anonime sepse ata duhet të qëndrojnë neutralë). Gjatë rrugës së kthimit, papritur unë u bëra një e dëbuar brenda në autobus. Bashkudhëtarët e mi grekë, tani më shikonin si një “armik” dhe ata madje diskutuan edhe mundësinë që të më nxirrnin jashtë autobusit dhe të më linin në një postbllok ku qëndronin disa ushtarë serbo-boshnjakë të dehur. “Shpëtova” nga ndërhyrja e dy kolegëve të mi të cilët morën anën time. Pas kthimit në Greqi, pashë nëpër gazeta se çfarë do të shkruanin kolegët grekë. Historitë e tyre ishin komplet të ndryshme nga të miat. Skena e Kryqit të Kuq nuk ishte përshkruar asgjëkund, asgjë për qytetin ku 20 000 myslimanëve iu desh ta braktisnin, asgjë për gjendjen e mjerueshme të myslimanëve, vetëm histori zemërthyese për vuajtjet… e vëllezërve të tyre serbë. Isha e shtangur. Si mundet që shtypi i një vendi me të drejta të plota të BE-së, të jetë kaq i njëanshëm? Telefonova disa prej kolegëve grekë për t’i pyetur në lidhje me shkakun e kësaj ngjarjeje. Shumica e tyre m’u përgjigjën, se nëse do të kishin shkruar atë që unë shkrova, ata do të kishin humbur vendin e tyre të punës”.
Pikërisht për këtë kështjellë shpifjesh dhe mashtrimi, me emrin Greqi, Evropa ka ushqyer një dashuri përvëlimtare deri në një të tillë absurdidet, saqë arriti na nanuriste për dekada të tëra në një det të tërë kapitalesh financiare.
Shpifja ka shërbyer dhe shërben si yll karvani edhe për shovinizmin maqedonas. Madje botimi i Enciklopedisë Maqedonase përbën kulmin e histerisë antishqiptare, të shndërruar në platformë të politikës shtetërore. Veçanërisht pas ngjarjeve të fundit, shpifja e shtetit maqedonas ndaj etnisë shqiptare mori përmasa paradoksale, duke u katandisur deri në atë pikë, saqë qeveria maqedonase kuturisi të bëjë një shantazh zyrtar kundër popullit shqiptar të Maqedonisë, duke e akuzuar atë si të lidhur me forca agresive myslimane. Këtë akt të shëmtuar të qeverisë maqedonase e denoncoi me shumë të drejtë Profesor Vedat Shehu në faqen e internetit të datës 15 maj, me titull: “Çështja shqiptare në Ballkan nuk është çështje fetare, por kombëtare”.
Një tjetër kështjellë të fuqishme shpifjesh kundër kombit shqiptar, e përfaqëson Rusia neocariste. Duhej të zhvilloheshin ngjarjet tragjike në Kosovë, në mënyrë që arti i shpifjes së këtij supershteti të shpërthente me tërë larminë e vet të pakundshoqe. Gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, mbarë mjetet ruse të informimit masiv u ngritën më këmbë dhe shpifjen kundër shqiptarëve e shndërruan në pjesë përbërëse të moralit kombëtar. Për më tepër, politikanë rusë të rangjeve të ndryshme botuan libra, në të cilët shpifja u bë heroina e tyre kryesore. Këtu poshtë po radhis ca fakte konkrete, në mënyrë që lexuesit e nderuar le të gjykojnë vetë për forcën e artit të shpifjes dhe të urrejtjes ruse ndaj kombit tonë në tërësi dhe sidomos ndaj popullit shqiptar të Kosovës në veçanti.
Nikollaj Rizhkov (ish-funksionar i lartë i nomenklaturës së kuqe të Moskës, i cili gjatë viteve 1982-85 ka mbajtur postin e Sekretarit të KQ të PKBS dhe atë të kryeministrit sovjetik gjatë viteve 1985-90, kurse pas vendosjes së pluralizmit ka qenë deputet i parlamentit dhe kryetar i grupit parlamentar “pushteti i popullit”) dhe Vjaçeslav Tetjokin, në librin e tyre me titull “Golgota jugosllave”, Moskë 2000) shkruajnë:
“…që në Konferencën e Londrës shqiptarët filluan të paraqitnin pretendime territoriale ndaj Greqisë dhe Serbisë” (f.38) Ose më poshtë: “Sipas disa të dhënave, që nga prilli i vitit 1941 deri në gushtin e vitit 1942, shqiptarët vranë rreth 10 mijë serbë, më shumë se 100 mijë veta (serbë - E.Y.) u përzunë nga territori i krahinës. Njëkohësisht, përafërsisht po kaq shqiptarë u zhvendosën nga Shqipëria dhe u vendosën në Kosovë” (f.39).
Autorët e lartpërmendur, duke iu përmbajtur praktikës serbe të falsifikimit të historisë, arrijnë deri aty sa të kuturisin të shkruajnë edhe shpifje të tilla monstruoze. Shqiptarët nuk i qasi kush në Konferencën e Londrës, ore shpifës të kollarisur të Moskës! Në vend të tyre, në tryezën e asaj Konference, para çdo delegacioni të kasapëve të Evropës, ishte vendosur libri i shpifjeve të kryeministrit serb të asaj kohe.
Ja edhe një tjetër shpifje argëtuese e dy autorëve të sipërpërmendur.
“KFOR-i duhej t’i ruante kufijtë e krahinës. Por, në vend që ta bënte një gjë të tillë, ai i hapi këto kufij për Shqipërinë. Një mori e madhe njerëzish nga Veriu i Shqipërisë u zhvendosën drejt Kosovës. Mendohet se 200 deri në 250 mijë shqiptarë nga viset veriore të Shqipërisë, u dyndën drejt Kosovës dhe u ngulën atje në zona të ndryshme. Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë i paraqiti të dhënat e duhura Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke ngulur këmbë që qytetarët e Shqipërisë të largohen nga Jugosllavia” (f.149).
Ish-ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov, një vit pas përfundimit të luftës në Kosovë, shpifte si pa gjë të keqe:
“Po vijnë dëshmi alarmante që tregojnë se pushteti “në hije” në Kosovë, gjithnjë e më shumë po kalon në duart e grupimeve të ndryshme që janë të lidhura ngushtë me organizata kriminale ndërkombëtare, me narkobiznesin, me ekstremizmin islamik” (Citohet sipas: Igor Ivanov. “Politika e jashtme e Rusisë dhe bota. Artikuj dhe diskutime”. Shtëpia Botuese ROSSPEN. Moskë 2000, f. 231).
Pikërisht ky ish-ministër i jashtëm i Rusisë, në dhjetëditëshin e dytë të qershorit të vitit 2001, bëri një vizitë në Ballkan dhe kur u kthye në Moskë doli në publik me një tjetër shpifje:
“Para dy ditësh isha në Kosovë dhe pashë se atje veprojnë grupe të armatosura që lëvizin lirisht. Disa prej tyre kanë veshur uniformën e ruajtësit të rendit, të tjerët të UÇK-së, por unë mendoj se këto grupe kanë lidhje të ngushta me grupet terroriste. Organizatat që veprojnë në Kosovë janë të lidhura me ato që veprojnë në Afganistan dhe në zonën e Kaukazit të Veriut. Përfaqësues të KFOR-it më thanë se kishin të dhëna për futjen e luftëtarëve çeçenë në Kosovë” [Citohet sipas: Shaqir Vukaj. “Rusia dhe Kosova. (Shënime të një diplomati)”. Tiranë 2007, f.555 ].
Kjo shpifje publike e ish-ministrit të jashtëm Ivanov për punën e “mercenarëve” çeçenë në Kosovë, më solli ndër mend kohën kur në vjeshtën e vitit 1999 shkova me shërbim në Kosovë për të shoqëruar si përkthyes një grup gazetarësh rusë. Gjatë qëndrimit të shkurtër në Pejë, ata u takuan edhe me zotin Gëzim Ostreni, asokohe komandant i KMK-së për zonën e Pejës. Gazetari Nikollaj Pllotnjikov i organit “Njezavisimaja Gazeta” të Moskës, e pyeti veças zotin Ostreni nëse ai kishte dijeni për ca mercenarë shqiptarë që luftojnë në Çeçeni, meqenëse, sipas tij, “forcat ruse kanë kapur katër robër shqiptarë në Çeçeni, por hëpërhë ndodhen në procesin e hetimit dhe nuk dihet asgjë me saktësi se nga kanë ardhur: nga shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë apo nga diaspora” (Citohet sipas: Eshref Ymeri. “Kur Kosovën unë e pashë”. Gazeta “55”, 4 dhjetor 1999). Kësaj pyetjeje zoti Ostreni iu përgjigj se ishte e pamundur që në Çeçeni të ndodheshin mercenarë shqiptarë nga Kosova.
Kanë kaluar kaq kohë dhe as pamë dhe as dëgjuam gjë për atë “procesin e hetimit” që na qenka zhvilluar për ata “katër shqiptarët” që paskëshin luftuar në Çeçeni. Sikur të ishte e vërtetë shpifja që tregonte gazetari Pllotnjikov për ata mercenarë “shqiptarë” në Çeçeni, Kremlini do t’u kishte rënë kambanave në të gjitha udhëkryqet e Evropës. Kësisoj, propaganda ruse, që nga gazetari deri te ministri i jashtëm, u binte borive për shndërrimin e Kosovës në qendër të terrorizmit ndërkombëtar. Dhe kjo me të vetmin qëllim, që, përmes shpifjesh publike, të njollosej UÇK-ja si organizatë terroriste dhe të mohohej roli i saj, si formacion luftarak, në shërbim të popullit shqiptar të Kosovës në luftën e tij kundër robërisë serbe.
Një tjetër politikan rus i karrierës, i njohur për antishqiptarizmin e tij të thekur, Vladimir Zhirinovski, i cili, fill pas fitores së kombëtares sonë në Shkodër më 29 mars 2003, kundër kombëtares ruse të futbollit, në kuadrin e eliminatoreve të kampionatit evropian të futbollit të vitit 2004, bëri një deklaratë në formë pyetjeje shpotitëse për të fyer Shqipërinë:
“More pa ma tregoni në hartë se ku ndodhet kjo Shqipëria, xhanëm, se nuk po e gjej dot?”.
Në një material me titull “Një Kosovë në Rusi (një parashikim për të ardhmen e Rusisë), të botuar në internet, ai shkruan:
“Në vitet ’50 në Jugosllavi u pranuan njerëz që arratiseshin në mënyrë masive nga regjimi i Enver Hoxhës. Ata i vendosën me banim nëpër tokat e Kosovës. Si rezultat, përqindja e popullsisë shqiptare këtu u rrit nga 4% në vitin 1947, në 70% në vitin 1991. Përpjekjet e serbëve që u ndërmorën që në vitet ’60 për të tërhequr vëmendjen ndaj një dukurie të tillë, deklaroheshin si “shovinizëm serbomadh”. Duke pasur një epërsi të pastër etnike, shqiptarët filluan një luftë, në fillim “paqësore”, kurse më pas një luftë të hapur me armë për shkëputjen e krahinës. Kur serbët u munduan të rezistonin, ata u akuzuan për shkelje të së drejtës së kombeve për vetëvendosje dhe ndaj tyre u vendosën sanksione ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, gjatë një periudhe më pak se gjysmëshekullore, territoret që ishin tokë serbe që së lashti, praktikisht rezultuan të spastruara nga serbët në kuptimin më të drejtpërdrejtë fizik. Vuk Drashkoviçi, megjithatë, dikur pati shkruar një libër interesant me titull “Konsulli rus”. Në atë libër ai, ndër të tjera, rrëfen se si në fshatin e tij të lindjes që shtrihej në territorin e Kosovës, në vitet ’30 të shek. XX, kishin ardhur dy shqiptarët e parë. Vogëlushi madje nuk e dinte se kush ishin ata dhe linte mendjen që ata hanin me dorë, visheshin me zhele, banonin në një harvallinë të braktisur, bënin punë të çfarëdollojshme, nga më rraskapitëset, sa për të nxjerrë ndonjë kacidhe. Këta “arbanasë”, siç i quante gjyshja e Vukut, vogëlushit i dukeshin si gjysmëkafshë ekzotike interesante.Po e përsëris: pas tridhjetë vjetësh, shqiptarët në Kosovën serbiane përbënin shumicën e popullsisë. Tani të gjithë e dinë se si përfundoi kjo histori pas tridhjetë vjetësh. Ama ajo pati filluar me dy “arbanas” qesharakë” (Citohet sipas faqes së internetit “Сайт Россiу.ru” në gjuhën ruse).
E kuptoj që politikani Zhirinovski dhe sivëllai i tij serb Vuk Drashkoviçi, nuk mund të rrinë dot pa shpifur kundër shqiptarëve. Por edhe shpifja duhet të ketë një farë karari. Për dijeninë e shovinistit Drashkoviç, shqiptarët nuk ia kanë lejuar kurrë vetes të vishen me zhele. Për më tepër, shqiptarët kurr nuk kanë banuar nëpër harvallina. Ata shqiptarët e Shqipërisë Veriore, prej nga qenkëshin “shpërngulur” ata dy “arbanasët” e gjyshes së Drashkoviçit, nuk ua kanë pasur kurrë idenë harvallinave, se ata kanë pas banuar në kulla prej guri, brenda të cilave ka mjedise për të hedhur valle.
Me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të parlamentit rus dhe personalisht të Konstantin Kosaçovit, senatori zviceran, anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dik Marti (Dick Marty), u nxit të përgatiste një raport plot shpifje kundër autoriteteve të Kosovës, në të cilin UÇK-ja akuzohej për trafik organesh njerëzore. Ky raport shpifjesh u prit me kënaqësi dhe u aprovua si i mirëqenë në strukturat përkatëse të Bashkimit Evropian. Kësisoj, mbi bazën e shpifjeve kundër shqiptarëve, Perëndimi Evropian, fill pas përfundimit të luftës në Kosovë, mori tërësisht anën e shovinizmit serbomadh.
Instituti i shpifjes grekosllave ka më shumë se një shekull që noton mbi detin e një urrejtjeje të pafundme kundër kombit shqiptar. Në themel të kësaj urrejtjeje qëndron dëshpërimi i pangushëllueshën greokorus që zë fill pas pushtimit në vitin 1453 të Konstantinopojës prej 22-vjeçarit Mehmeti II, i cili i hodhi në erë themelet e perandorisë bizantine, dhe Mustafa Qemali, gati pesë shekuj më pas, u dha dërrmën grekëve nga Azia e vogël, duke i përzënë si ujku bagëtinë. Grekët humbën rolin e gjelit të fryrë në perandorinë bizantine, kurse rusëve iu mbyll shtegu një herë e përgjithmonë për të zbritur drejt jugut dhe për të zbutur “këmbët e ngrira nga acari siberian” në ujërat e ngrohëta të Mesdheut. Këtë synim të tyre e ka pas zbuluar fare haptas ish-ministri i jashtën rus në vitet 1910-1916, Sergej Sazonov, në librin me titull “Kujtime”, Shtëpia Botuese “Harvest”, Minsk - 2002. Në atë libër ai shkruan:
“…shtetit rus… kishte harxhuar një shekull e gjysmë, gjatë të cilit i ishte dashur të zhvillonte luftëra të pafundme në veri dhe në jug, me të vetmin qëllim që të çante deri në brigjet detare dhe që deri në ditët tona këtë detyrë ende nuk e ka zgjidhur në një mënyrë të kënaqshme” (f. 87).
Ngjarjet e Kosovës në fund të viteve ’90 të shekullit të kaluar u dhanë një nxitje edhe më të fuqishme shpifjeve grekosllave kundër kombit shqiptar, aq më tepër që në anë të kombit shqiptar dhe sidomos të popullit shqiptar të Kosovës, u radhitën Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rusisë neocariste nuk ia mbajti të përballej me fuqinë ushtarake të NATO-s gjatë bombardimeve kundër Serbisë dhe mllefin e vet kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e zbrazi kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe kombit shqiptar në tërësi. Madje kundër tij vazhdon të shpif edhe sot e gjithë ditën.
Në një intervistë për mediat ruse, presidenti sirian Asad deklaroi para ca ditësh se opozita po përgatit grupe mercenare që po stërviten në Kosovë, me qëllim pushtimin ushtarak të Sirisë. Në atë deklaratë ai ka bërë publike shpifjen e mëposhtme:
“Kemi këtë informacion të sigurt, që grupe opozitare siriane udhëtojnë drejt Kosovës për t’u përgatitur ushtarakisht, me qëllim që të jene të gatshëm për pushtimin ushtarak të Sirisë” (Citohet sipas faqes së internetit “BalkanWeb”, 16 maj 2012).
Intervistën ai ia ka dhënë njërit nga mjetet e informimit masiv rus, siç është “Rossia 24”. Interesante! Ky presidenti sirian nuk gjeti mjet tjetër të informimit masiv për të lëshuar një shpifje të tillë, por gjeti pikërisht një mjet rus të informimit masiv? Kjo do të thotë se kjo shpifje e presiendit sirian fillimisht është “tiganisur” në kuzhinën e shpifografisë ruse dhe mandej, si produkt i gatshëm për konsum, i është dhënë Asadit për ta gëlltitur, me porosinë që paskëtaj ai ta “villte” pikërisht në mjetet ruse të informimit masiv. Me të vetmin qëllim që Kosova të stigmatizohet si “vatër” terrorizmi dhe fundamentalizmi islamik.
Shqiptarët, siç thotë historian i shquar gjerman Aleksandër Lambert, përqafuan fenë myslimane për ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar, në përballjen me egërsinë e kishës shoviniste grekosllave. Ky fakt bëri që shpifja grekosllave kundër shqiptarëve të ngrihej në nivelin e një strategjie shtetërore me përmasa të paimagjinueshme.
Gazetarja Ingeborg Beugel, në intervistën e lartpërmendur i zbulon lakuriq arsyet ku mbështeten shpifjet greke kundër kombit shqiptar. Ajo thotë:
“… kam dëgjuar gjatë gjithë kohës argumentet greke mbi rrezikun e një “aksi mysliman” rreth Greqisë, ku, me marifet, Kosova do të bashkohej me Shqipërinë dhe do të bënin një Shqipëri të Madhe, që do ta bënte Greqinë një “sanduiç” me armikun e saj të vjetër, Turqinë. Natyrisht që ishte edhe argumenti i solidaritetit ortodoks dhe urrejtja e vjetër ndaj myslimanëve, aleatëve të Turqisë. Por unë nuk e kam besuar kurrë këtë gjë”.
Greqia, duke e pasur pabesinë në themel të politikës shtetërore, mendon se edhe fqinjët e saj, Turqia dhe Shqipëria, udhëhiqen gjoja nga motivi i pabesisë në qëndrimin ndaj saj. Populli ynë ka një shprehje shumë të bukur që i shkon shumë për shtat natyrës shpifarake dhe të pabesë të moralit grek: “të ligut veç për të liga i punon mendja”. Shqipëria “e Madhe” do të krijohet, por ajo do të jetë Shqipëria Etnike”, jo Shqipëria e Madhe, siç i pëlqen të shpifë grekosllavizmit. Por edhe kur të krijohet Shqipëria Etnike, kjo, bashkë me Turqinë, kurrë s’kanë për ta konsideruar Greqinë si ndonjë “sanduiç”, se asnjëherë nuk janë udhëhequr dhe nuk do të udhëhiqen kurrë nga epshe shoviniste, për të pushtuar territore të huaja, siç donte të bënte Greqia me Shqipërinë në ngjarjet e vitit 1997.
Në fund, dëshiroj t’i kthehem edhe një herë asaj “çudisë shqiptare” me nr. 24 që përmenda më lart: Shpif se diçka do të mbetet, normë e kulturës shqiptare”. Për këtë “çudi”, gazeta “Tirana Observer” paska dhënë këtë shpjegim: “Në periudhën post-komuniste në Shqipëri politikanët i kanë lejuar të drejtën vetes që të shajnë, të shpifin për këdo dhe për çfarëdo, dhe të mos mbajnë përgjegjësi. Kemi një kategori politikanësh, të cilët në mënyrë krejt të papërgjegjshme akuzojnë, shajnë dhe fyejnë ata që nuk janë në linjën e tyre” (citohet sipas faqes së internetit të zotit Luigj Shkodrani që iu referova në fillim).
Për mendimin tim, të identifikosh normën e kulturës së politikanëve shqiptarë me normën e kulturës shqiptare, do të thotë t’i lejosh vetes një gabim trashanik që e ka burimin ose te naiviteti i kësaj gazete, ose te mercenarizmi i saj në shërbim të të huajve, që ka për qëllim shtrembërimin e së vërtetës për Shqipërinë. Është e vërtetë se politikanët shqiptarë shpifin për njëri-tjetrin, për ta nxjerrë sa më në pah mercenarizmin e tyre para të huajve dhe për t’u bërë sa më të pëlqyeshëm për të huajt. Por kultura shqiptare që buron nga përvoja shumëshekullore e kombit shqiptar, nuk e ka pasur kurrë në traditën e vet institutin e shpifjes. Në traditën e saj bien në sy besa, burrëria fisnikëria dhe mikëpritja, të cilat u manifestuan në mënyrën më të shkëlqyer në qëndrimin ndaj ushtarëve të mjerë italianë, pas kapitullimit të Italisë fashiste më 08 shtator 1943, dhe sidomos ndaj hebrenjve, për të cilët familjet e thjeshta shqiptare vunë edhe veten në rrezik, vetëm e vetëm që ata të mos binin në duart e nazistëve gjermanë.
Por këto dy raste të manifestimit të kulturës së shkëlqyer shqiptare, për çudi, nuk përbëkan “çudi shqiptare” në varganin e 50 çudive që gazeta “Tirana Observer” paskej botuar në faqet e saj. Politika antikombëtare e Enver Hoxhës, për gati 50 vjet me radhë, i mbajti të fshehura në sirtar këto manifestime të kulturës shqiptare. Evropa, po ashtu, nuk tha një fjalë të vetme për to, se asaj kurrë nuk i ka interesuar të pikasë shfaqje të virtyteve të kombit shqiptar, me të cilin kjo Evropë duhet të jetë krenare, siç thotë historiani Aleksandër Lambert.
Para pak ditësh, eurodeputetit italian Mario Borghezio, sipas faqes së internetit BalkanWeb të datës 16 maj 2012, lëshoi deklarata shpifëse kundër shqiptarëve në një emision radiofonik. Por nuk munda të lexoj kund në faqet e internetit ndonjë reagim të gazetës “Tirana Observer”, për t’i kujtuar këtij, demek, eurodeputeti atë historinë e ushtarëve italianë, të cilët familjet e thjeshta, por shumë fisnike të fshatrave shqiptare, nuk i lanë të vdisnin nga uria dhe acari i dimrit të viteve 1943-1944, paçka se ata patën hyrë në tokën shqiptare si agresorë, me zjarr dhe me hekur në dorë.

Ohajo, Sinsinati. 22 maj 2012

                                  Nga Redaksia Floripress,lexoni shkrimin me titull:

 


Fatkeqësi që vjen nga lart




Shkruan Rasim Bebo

Kur neve jemi nё pragun e 100 vjetorit tё pavarёsisё dhe kur akoma egzistojnё plagё tё mёdhaja tё kombit nga mungesa e vetqeverisjes dhe kryesisht tё kryeministrit Hashim Thaçi, qё u ka kthyer krahёt si njё i huaj pёr “kundra luftёs sё ndritёshme tё UÇK-sё dhe kundra lirisё dhe pavarёsisё sё Kosovёs”.
Kur mijёra femra tё Pёrdhunuara dhe tё traumatizuara gjatё luftёs nё Kosovё, tё lёna nё mёshirё tё fatit.
 Dhe kur lindin, rriten, vdesin pa dokumenta?



a. Prof. Dr. Mehdi Hyseni shkruan: “UÇK-ja ka luftuar pёr çlirimin, pёr lirinё dhe pёr pavarёsimin e Kosovёs, jo pёr vetёvrasjen e saj as nё kohё lufte, e as nё kohё paqeje! Kush nuk e ka tё qartё kёtё vlerё tё pashuar kombёtare shqiptare tё UÇK-sё, ai ёshtё kundёr luftёs sё ndritshme tё UÇK-sё dhe
kundёr lirisё pavarёsisё sё Kosovёs. Dhe mё tej.
Ky fenomen sa i Dhimbshёm, aq edhe tronditёs i vetvrasjes sё“43” ushtarёve tё UÇK-sё nё kohё paqeje 13 vjeçare,... ёshtё pasqyra mё e zezё e politikёs, e drejtёsisё, e humanizmit dhe e demokracisё sё institucioneve pёr katёsё shtetrore dhe shoqёrore tё Kosovёs tё cilёt mbajnё pёrgjegjёsinё morale, ligjore dhe kushtetuese dhe pёr mosmbёshtetjen e gjithanshme ekzistenciale tё ish-ushtarёve tё UÇK-sё. Ajo politikё qё i çon njerёzit nё vetёvrasje pёr shkak tё gjёndjes sё rёndё sociale, ekonomike, materiale, tё papunёsisё dhe tё varfёrisё, nuk njehё kurrfarё etikё, kurrfarё humanizmi, kurrfarё drejtёsie, kurrfarё barazie, kurfarё parimi e as kurrfarё demokracie, ajo ёshtё politikё vrastare e popullit, politikё skllavёruese, politikё antihumane, anti ligjore, antidemokratike, dhe anticivilizuese... si u bё qё (brёnda nate) pas pёrfundimit tё luftёs, nё kohё paqeje (1999-2012), tё lihen nё harresё, nё mёshirёn e kohёs, pa bukё, pa punё, pa asnjё pёrkujdesje morale, sociale, materiale, strehuese,finaciare, mjekёsore,...etj., e tё shtihen nё VETЁVRASJE?”! (1).

Agim Shehu citon: “Nё tablonё e krimit pёrhapur kaq shumё vetvrasja ёshtё mozaiku mё i pikёllueshёm. Duke vrarё veten, viktima vret nё tё njёjtёn kohё dhe ndёshkuesin e shkatarit tё krimit: ikёn vetё, e fajtorin e vёrtetё e lё pas pa e ndёshkuar, pёr tё shtuar viktima tё tjera... Diteroi te vepra “Nipi i Ramoit”: Ёshtё e rёndё tё jesh i varfёr kur rrotull vetes sheh aq budallenj tё krimbur nё pare”! Tyllerand “Politikani vret mё rёndё me njё gabim tё tij nё udhёheqje se sa kur vret drejtpёrdrejt njё njeri”. (2).

b. Mr.sci. Flori Bruqi shkruan: “Lufta e Kosoves filloi mё 28 shkurt tё vitit 1998, pas sulmit jugosllav nё fshatrat Likoshan dhe Qirez nё Drenicё tё Kosovёs, deri mё 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs dhe forcave jugosllave. Ndёrsa nga 24 mars 1999 e deri mё 10 qershor 1999, Aleanca Veriatllantike NATO me bombardime tё pёrditshme nё caqet ushtarake jugosllave, me pёrkrahjen tokёsore tё UÇK-sё detyroi forcat sёrbomalazeze tё nёnshkruaj kapitullimin nё Kumanovё. Nё kёte, luftё u debuan 800.000 shqiptare, u vranё 15.000 persona, nga tё cilёt 2.400 luftёtarё tё UÇK-sё e tё tjerё civila. Gjatё luftёs janё zhdukur rreth 5.000 njerёz, fati i shumicёs prej tyre ёshtё zbardhur deri nё vitin 2007, por ka mbetur numuri i rasteve tё pa sqaruara. Nё kёtё periudhё kohore janё pёr dhunuar afer 20.000 femra shqiptare. Gjithashtu, mёsohet pёr rrёmbimin e mbi 3 mijё shqiptarёve, ku pas luftёs njё pjesё e tyre u
gjetёn nёpёr varrezat masive nё sёrbi, ndёrsa akoma nuk dihet pёr fatin e 2.087 tё tjerёve. Kriminelёt sёrbё kanё plaçkitur, shkatёrruar dhe djegur 1.100 vendbanimi dhe mbi 200.000 shtёpi, banesa, shkolla, fabrika, objekte kulturore,shkencore e tj. (3).

b. Zonja Luljeta Selim Berisha, drejtuese e organizatёs humanitare “Jeta nё Kastriot”, e cila ka marrё nёn mbrojtje dhe trajtim njerёzor gratё e pёrdhunuara nga pushtuesit sёrbё nё Kosovё. Numuri i femrave tё regjistruara ёshtё 2800 ndёrsa numuri i atyre qё trajtohen pёr momentin ёshtё 1600 femra dhe 3002 fёmijё qё kanё nёnat e pёrdhunuara dhe janё pa pёrkujdesjen familjarёve tё tjerё, por vetёm tё nёnave viktimё. Fatkeqёsisht, gjёndja e tyre nuk ёshtё aspak e mirё, mbi 300 femra tё rritura nuk munden tё qёndrojnё asnjё ditё pa qetёsues, ndёrsa mbi 600 tё tjera ose me saktё 652 patjetёr duhet tё marrin barna pёr shkak tё dhimbjeve si pasojё e dhunimeve e plagёve qё iu shkaktuan gjatё dhunimeve dhe gjatё mbajtjes sё tyre nga sёrbёt ushtarё e policё e besa edhe civilё sёrbё bashkёqytetarё tё Kosovёs. Edhe tё tjerat nuk janё aspak mirё sepse shumё nga ato jetojnё nё kontenjera tё metalit dhe nuk kanё kurfarё mbёshtetje nga shteti. E vetmja organizatё qё u ndihmon ёshtё e jona. Numui i grave tё dhunuara ёshtё i madh por ato nuk pranojnё nga frika se mos identifikohen. Nё njё numur i kemi identifikuar gjatё luftёs, njё numur janё paraqitur vetё, njё numur nga shoqet, por pjesёn mё tё madhe e kemi nga se shumё femra tё dhёnuara gjatё luftёs i kanё mbajtur nё kampe tё ndryshme, ku kanё qёndruar bashkarisht mbi dy muaj sa kanё zgjatur bombardimet dhe kёshtu ato kanё sjellё njёra tjetrёn. Por kemi edhe raste kur i kanё sjellё tё afёrmit.

Deri tani nuk ka dёshmuar asnjё nё Gjykatёn Ndёrkombёtare nё Hagё, si viktima tё luftёs nga dhuna sёrbe nё Kosovё. Fatkeqёsisht qeveria nuk na mbёshtet aspak, por ende ka herё pas here na mbёshtesin njerёz tё vullnetit tё mirё dhe nё bazё tё kёsaj egzistojmё dhe i ndihmojmё kёto viktima. Familjet qё kanё mirёkuptim janё tё pakta, mbi 400 gra kanё prishur martesat sepse bashkёshortёt e tyre nuk i pёrkrahin. Edhe shoqёria e jonё nuk i pёrkrah, andaj ato kanё ngelur tё izoluara. Pra edhe po tё doja tё tёrhiqesha nga kjo punё unё
nuk mund t’ua kthej shpinёn dhe t’i lё sepse ato nuk kanё mbёshtetje andaj dikush duhet ta bёjё kёtё, e unё deri tani kam arritur ta bёj me suses dhe do tё vazhdoj t’i ndihmoj kёto viktima dhe fёmijёt e tyre. (Kёshtu deklaron: Luljeta Selim Berisha mund tё Kontaktohet me e-mail nё andresё: luljeta_s@hotmail.com.
(4)
.
c. Masakra e Reçakut – krim kundёr njerёzimit.



Nё orёt e hershme tё mёngjezit tё datёs 15 janar 1999 fshati Reçak (Komuna e Shtimjes) u sulmua nga formacionet militare dhe para militare sёrbe. Pas granatimeve nga artileria e rёndё ushtarake, kёto forca nё orёt e paraditёs u futёn nё fshat dhe filluan bastisjet shtёpi mё shtёpi. Nё kёto çaste tё rёnda, disa fshatarё tё pёrpjekjeve tё tyre pёr t’u larguar nga shptёpitё e veta u kapёn nga forcat kriminale sёrbe, dhe pa hezitim u vranё e u masakruan nё disa lokalitete tё fshatit. Ndёr kaq, njё grup tjetёr prej 25 meshkuj, u pёrpoqёn tё
fshiheshin nё njё ndёrtesё, por ata u zbuluan nga njёsitё kriminale tё vdekjes.
Kriminelёt sёrb, kёta civilё shqiptarё tё pafajshёm, pasi i rrahin mizorisht, i nxjerrin nga Reçaku, i grumbullojnё nё njё kodёr tё afёrt mbi fshat, dhe me gjakftohtёsi tё madhe, njё nga njё i pushkatojnё. Gjatё kёtij operacioni shfarosёs, u vranё 45 civilё tё pa armatosur, nё mesin e tё cilёve ishte edhe njё grua. Nga ana tjetёr grumbulluan nuset dhe vajzat pёr pёrdhunim. Tё nesёrmen (mё16 janar 1999) nё vendin e krimit, kishte dalur edhe shefi i Misionit tё OSBE-sё ambasadori amerikan William Woker dhe pasi kishte parё trupat pajetё tё shqiptarёve, pa hamendje kёtё masakёr rrёnqethёse e quajti krim kundёr njerёzimit. Nё Masakrat mё tё pёrmendura dhe nё grumbullimin e femravene nё kampe pёrdhunimi pёrmenden: Veç fshatit Reçak janё dhe fshati Krusha e Vogёl pёr vrasjen dhe rrёmbimin e 112 banorёve. Komuna e Gjakovёs pёr vrasjen e 750 banorёve dhe rrёmbimin e 680 tё tjerёve.

Mё 7 maj dhe 10 qershor tё 2005. Lёvizja “KAN” tani “VETVENDOSJE”, vendosёn tre çarçafe tё bardhё me dimensione 20m x 4 pёrpara ndёrtesёs UNMIK-ut me emrat e 56 kriminelёve sёrb. Asnjё nga kёta kriminelё nuk ёshtё arrestuar dhe çuar para drejtёsisё, ёshtё e pa justifikueshme neglixhenca e qeverisё sё
Kosovёs. (5).

d. Si ka mundёsi tё lindin, rriten, vdesin pa dokumenta? Probleme tё pakicave rome, ashkali e egjyptase nё Kosovё? Ka shumё fёmijё qё kanё mbetur jashtё sistemit arsimor, nё mungesё tё dokumentave zyrtare tё regjistrimitcivil.

Disa fёmijё tё kёtyre komuniteteve kanё ardhur nё jetё nё kampe refugjatёsh jashtё Kosovёs dhe prindёrit nuk i kanё regjistruar askund lindjet e tyre. Ka si familja e Ibrahim Gashit qё jeton nё Plementin e Obeliqit nё varfёri tё skajshme. Vajza e madhe Neba 11 vjeç mbledh njё thes me kanaçe dhe i shet pёr dy ero dhe me ato blejmё diçka pёr tё ngrёnё. Po tё mos ishin ato do tё vdisnim urie thote nёna e nёndё fёmijve. “Tё shohim nёse po mund ta rregullojmё gjёndjen sociale e pastaj t’i dёrgojmё fёmijtё nё shkollё, sepse ata nuk mund tё shkollohen tё uritur, tё zbathur e zhveshur”, thotё Ibrahim Gashi. Varfёria ekstreme dhe kushtet tejet tё rёnda nё tё cilat jetojnё shumё nga familjet e komunitetit rom, ashkali e egjyptas e kanё vёshtirё pёr derisa tё mos figurojnё nё regjistrat e gjёndjes civile, familja Gashi dhe shumё tё tjera si kjo, vёshtirё se do tё mund tё pёrfitojnё ndonjё ndihmё nga skema sociale e qeverisё, kur nuk posedojnё asnjё dokument indetifikimi.
Kёshilltari ligjor nё kёtё ministri Bardhyl Jashari thotё: nuk ka statistika, sa ёshtё numuri i tyre, problemi i regjistrimit tё komunitetit rom, ashkali e egjyptas rifreskohet sa herё ka lindje e vdekje. Derisa qeveria tё mos pёrfundojё proçesin e regjistrimit tё popullsisё do tё ketё njerёz qё lindin apo vdesin, por emrat e tyre nuk do tё jenё shёnuar askund. “Pritet tё fillojё sё zbatuari njё projekt i pёrbashkёt me Komisionin Europian, qё komponentё tё veçantё ka regjistrimin dhe indetifikimin e tё gjitha minoriteteve duke
pёrfshirё nё veçanti dhe mё specifikisht komunitetin rom,ashkain e egjyptas”.
(Nga Violeta Hyseni, BBC) (6).

Referenca:

1. Prof. Dr. Mehdi Hyseni, “Heronj nё luftё, tё vetvrare nё paqe!!!”, Maj 9,
2012
2. Pof. Dr. Agim Shehu, “Epidemija e vetvrasjeve”, gazeta “ILLYRIA” Korik 25,
2005, f. 28.
3. Mr.sci. Flori Bruqi, “Pastrimi etnik nё Kosovё”.
4. Luljeta S. Berisha, “Mijera femra tё pёrdhunuara”, gazeta “ILLYRIA”,
20-12-2010, f. 18.
5. Sheradin Berisha, ‘Masakra e Reçakut”, gazeta “ILLYRIA”, 19-1-2006, f.21.
6. Violeta Hyseni, BBC, “Lindin, rriten, vdesin pa dokumenta”, gazeta “ILLYRIA”


 Addison Çikago Maj 2012.

Nga Redaksia Floripress:

Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

     Lexoni më shumë shkrimin e botuar në Floripress me titull:

,,"



http://floripress.blogspot.com/2011/11/mendime-per-librin-me-vlera-historike.html

2012/05/22

Herolinda Albert Zenuni nga Deçani promovon librin “Realiteti im”.

Promovim libri në Prishtinë




Herolinda Albert Zenuni nga Deçani promovon librin “Realiteti im”.

Klubi i Liteeraturës dhe Librit i Universitetit Amerikan në Kosovë organizojnë promovimin e librit më të ri të shkrimtares nga Deçani Herolinda Albert Zenunit i titulluar “Realiteti im” i cili përurohet me 24 maj 2012.
Përurimi i këtij libri mbahet në Auditorumin e Universitetit Amerikan në Kosovës, në Prishtinë në orën 18:00.




----------------------


Promovim i Librit "Realiteti im" - Herolinda Zenuni



NË KËRKIM TË RILINDJES MORALE

(Në vend të recensionit)


Herolinda Zenuni vjen edhe më e suksesshme në mesin e lexuesve me romanin e saj të dytë. Në romanin modern është i njohur procedimi rrëfimtar nëpërmes një personazhi të vdekur. Në romanin e saj të dytë, ky bartës rrëfimi, është figura e personazhit dëshmor, që vjen në kohën tonë papritmas, i ringjallur, si Qenie Shpirtërore e jo si Qenie Fizike. E pra, ajo e vë në gërshet shtresën fantastike të romanit, duke e bërë shtresë tejet reale të kohës sonë, të REALITETIT TONË, a realitetit personal, si do të shprehet rrëfimtari.

1. Personazhi i Qenies Shpirtërore

Jemi mësuar të lexojmë personazhe nga bota e të gjallëve që zbresin në Had a në botën e nëndheshme. Apo personazhe-fantazma që na ngjallin panik... Por ajo e bën të kundërtën: nga ajo botë na e sjellin në mesin tonë Të Vdekurin. Të Vdekurin Më Të Gjallë Se Të Gjithë Të Gjallët!
Herolinda arrin ta krijojë Personazhin Shpirtëror, që endet nëpër kaptinat e realitetit tonë, për të na dhënë kumte për situatat, gjendjet sociale, familjare, individuale e madje edhe ato psikike e kombëtare. I zbrituri në realitetin tonë nuk shihet, nga syri i botës: ai sheh e është dëshmitar i shumë të këqijave - por, si QENIE Shpirtërore, Jofizike, ajo nuk mund të flasë, nuk mund t’u flasë Të Tjerëve në botën tonë fizike... Romansierja sikur dëshiron të na e tërheqë vëmendjen se ne na ligjëron edhe një Ndërdije Kolektive, një arketip i moçëm i gjendjeve tona të përhershme; më saktësisht, një Vetëdije për Vetveten... E kjo vetëdije nxjerr krye nëpër kaptinat e romanit e na shfaqet si akt i (vetë)njohjes; vetëdijen, se shoqëria njerëzore gjithmonë e gjithkund, do të gjendet para pasqyrës së vetvetes, nga njëra anë dhe përballë kundërveprimit të forcave që mëshenjojnë kontrastimin jetësor, nga ana tjetër. Qenia Shpirtërore, që endet e shtegton nëpër faqet e realitetit tonë, është krijuar si konvencë artistike romanore, për të sugjeruar se personazhi i tillë është në harmoni të plotë me Natyrën e me vetë Perëndinë, pikërisht për faktin pse sakrifica e dëshmorit ka qenë aq sublime, aq e pastër kundruall së keqes....
E pra, autorja nuk e krijoi një personazh të izoluar nga realiteti, sado që ai është "i izoluar” për të mos mundur të komunikojë me njerëzit (metaforë e shurdhësisë kolektive kundruall realitetit e mungesës së vullnetit për të ndryshuar gjendjen); a memecllëkut - kësaj sëmundjeje kolektive të mbetjes në vend karshi të keqes që ndodh para syve tanë e kur edhe vetë bëhemi protagonistë të kësaj gjendjeje... personazhi që ligjëron, është vetëdije kritike e gjendjes sonë, që na gjykon e që gjykon kohën tonë, me masën e përpiktë të vlerësimit. Është edhe katarza jonë kolektive e brejtjes së ndërgjegjes për gjithçka po ndodh b rend anesh e rreth nesh.

2. Si të shqiptohet e vërteta

Që në fillim të romanit na është sugjeruar se tensionin dramatik do ta përbëjë një mbirealitet, një realitet fantastik që zbret brenda nesh; qeniet jonjerëzore me origjinë njerëzore: se aty do të ndeshesh me shëmtimin e skajshëm të shpirtit njerëzor totalisht të tjetërsuar kundruall qenieve shpirtërisht të pastra e të dëlira; se ballafaqohesh me kontrastimet më absurde e të skajshme - nga njëra anë, të realitetit tonë që ia kalon edhe fantastikes me ligjërimin aq konkret të jetës e gjallimit tonë. Të çuditshmen, fantastiken dhe çrëndomtësimin do t’i shohim të gërshetuara me realen, me konkreten, me kohëhapësirat konkrete shoqërore të kohës sonë me ato të luftës e të paraluftës. Procedimori i tillë, duke zbritur në rrafshin e realitetit tonë, zbret edhe në truallin e bashkërendimit të elementeve krejt heterogjene të përvojave kombëtare, personale, historike, mitologjike e shoqërore.
Të gjitha punktet e rrëfyestores romanore, krijohen nëpërmes kësaj vetëdije narrative që ligjëron në veten e parë:
"Vazhdova të ec, të ec e të shikoj përreth. Të shikoj çdo gjë që qëndronte anash, para dhe mbrapa meje. U mundova të shoh menjëherë gjithçka, t’i shoh të gjitha gjërat që kanë ndryshuar, të shoh çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, të shoh ku janë njerëzit sot, të shoh si jetojnë ata, të shoh se çfarë njerëzish janë bërë, a kanë ndryshuar? Si kanë ndryshuar? U mundova që përnjëherësh të ngopem me vendin tim të ri, të shoh gjithçka e çdo gjë.”
Të duket, sikur ai zë që ligjëron nga qielli, apo zëri i Qenies Shpirtërore të Dëshmorit, qenies shpirtërore të vetë kombit; prek dhe ndodh në rrafshin e vetëdijeve të nduarnduarta e të rrjedhave të ndërdijes. Është personazh i Qenies Shpirtërore, pikërisht pse autorja thur Personazhin e Ndërgjegjes Kolektive, Personazhin Etik të kohës sonë dje e sot përballë kaq deformimeve shoqërore, njerëzore e kombëtare. Dhe nuk është e habitshme pse ky personazh-qenie-shpirtërore, kërkon me ngulm ndryshimin, vullnetin e ndryshimit personal e deri në nivel kombëtar për ta shpëtuar Kosovën që është shndërrua në një shtëpi që po rrënohet: me vrasjet, plaçkitjet, lakminë, papastërtinë e ambientit, plagët sociale, mungesën e karakterit, pangopësinë për të fituar, me ardhjen në krye të pushtetit nga ata që dje tradhtuan gjithçka e tradhtojnë edhe sot; me papërgjegjshmërinë tonë shtetërore e njerëzore. Në ato punkte të rrëfyestores romansore e të suazave psikologjike, do të humbin e do të zhduken edhe suazat e racionales, aty ku kjo poetikë e “zbritjes” do të përshkohet nga fantazmagoritë, nga arketipat e nga obsesionet tjera njerëzore të çoroditura; tragjizëm, ky, i përhapur në përmasa kombëtare. nëse tek romani i parë, është ditari ai që krijon iluzionin dokumentar të fiksionit letrar, me përdorimin e trajtave narrative të ditarit, letrës, meditimit, përshkrimit të ngjarjeve etj., etj., po ky procedimor shfaqet krejt i ndryshëm te ky roman- nëpërmes një procesi "të ringjalljes" a të "rikthimit" në botën e të gjallëve të personazhit-dëshmor. Ideal rrëfimor i personazhit, mbetet dëshmia për të vërtetën:
“Ahh... sikur të mund të flisnin varret... Të tregonin historinë e vërtetë.
Sikur të kishte mundësi të fliste qielli... Ai sheh çdo gjë. Vetëm sikur të mund t'u hapte sytë njerëzve, të tregonte me gisht nga të pandershmit, të mbronte këtë vend nga të ligët, të shpëtonte këtë popull nga mashtrimi.”
Sado që janë të ndryshëm për nga procedimori kompozicional, megjithatë nervatura makrostilistike e temartike mbetet e njëjtë: kërkimi i rrugëve të ndërgjegjësimit, ngritja e brendshme shpirtërore e njerëzve të goditur në jetë; kërkimi i harmonisë e i lumturisë së tyre personale e të përbashkët...

3. Në vazhdën e tipit të shkrimit eudemonologjik

Autorja nuk e izolon personazhin e vet as nuk e shndërron në personazh të absurdit si romansierët modernë, si në romanet e Dostojevskit (ta përkujtojmë romanin “Djajtë”) apo në ato të Marsel Prustit; por e shndërron në Personazh të Vetëdijes Sonë, që na ligjëron si një Zë Yni i Brendshëm; në personazh që nuk veçohet a vetmohet...por që, më në fund, e kërkon këtë kthim në barkun e Tokës nanë, aty ku e ka vendin secili prej nesh. Kështu, një shtresë e romanit ka të bëjë me atë të përshpirtnisë, spiritualitetit. Por kjo shtresë kaq interesante, fisnikërohet pikërisht me faktet konkrete të realitetit, pikërisht për faktin pse një Qenie e Tillë, spirituale, e ardhur nga kujtesa jonë e sakrificës, e nënkupton ndërgjegjen pa dhunë, të lirë në fjalë, në mendime e në veprime, shënjon bashkëndjesinë, bashkësolidarësinë me të nëpërkëmburit, me arketipin ideal të lirisë dhe shoqërisë; shënjon dhembshurinë dhe përpjekjen e ndershme, të gjallimit me etikë të fortë jetësore dhe fije që pasurojnë karakterin e njeriut. Me një fjalë, e tërë kërkesa ka të bëjë me Rilindjen Morale të shoqërisë sonë, nga e cila varet edhe çlirimi i njeriut nga prangat e injorancës dhe errësirës, krimit dhe keqbërjes; të pastrimit të mendjes dhe shpirtit. Janë po ato jehona nga romani i parë i saj, :"ëndrra ime" - që të dfy romanet na shfaqen si romane të tipit eudemonologjik, sipas vrojtimit të Shopenhauerit, që e quante me këtë fjalë-shprehje filzofinë mbi rregullat e ekzistencës së lumtur.

Prend BUZHALA

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...