Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/06/17

Nëpër vegimet e krojeve peotike të Mark Krasniqit



Nga:Zef PERGEGA


Qëllon shpesh që në vorbullën e vetmisë dhe preses së saj të fortë hidraulike, me zë të brëndshëm flas me vete. Vetë i formuloj pytjet dhe vetë u përgjigjem. Pytja e parë që më bëhet si një re e mbarsur me korba, të cilët ndjekin coftinën e hedhur buzë kanalit, me vjen si një pllakë e bronxtë mbi rrudhat e ballit dhe me vobektëson shikimin se: përse ndjehemi të friguar të flasim për të gjallët!

E bash kjo vjen prej mediokreve që shtërzojnë nga kapslleku intelektual, duke e valvisin flamurin e tyre të shpërlarë me beze të huaj për të krijuar murrlane në dritën e udhës së shënjtë të të gjallit. Lumturia me e madhe e këtyre soi sorollopi që kasollën me kashtë e kanë gritur mbi maje brrylash dhe e shkelin frymën e tjetrit si bërsi rrushi, për t’i mbushur kovat jo me musht por me uthull që të tërbon në thartësirë.

Pse pra ka ngurrime për të folur për njeriun që bën të mira, për njeriun që brënda botës së tij ushqehet një botë e madhe ajo e prosperitetit të kombit vet?! Mundohemi ta zhveshim nga trungu nga lekura, pikërisht nga ajo mbulesë që mban brenda lëngun e rritjës. Pse pra ky përçmim i madh për të gjallët dhe një hiprokrizi në të vdekur?! E keni vene re se fjaleët e mira ruhen të thuhen para arkivolit dhe kur të sigurohemi se ai nuk mund të ngihet më mblidhëmi dhe i çojmë letër presidentit për ta dekoruar pas vdekjës! Dhe dekoraten për të mos e marrë familja, por ata që i hodhën baltë gjithë jetën!

Mark1.jpg
  Mark Krasniqi


Përsonalisht nuk i përkas sferës akademike, sepse nuk quhet botë shkencore ajo të lash kazanat e Amerikës, për të ngrënë një copë bukë me shije artificiale, duke preferuar të ulem rrafsh në qylimin e blertë të djersës time e të thur ndonjë poezi apo të bëj ndonjë gërmim historik e jetësor që kulmon në zemër në shpirt të dheut të humanizmit në diasporë e me tej, se sa t’i ndërroj kostumet apo mimikën e fytyrës sa herë u ngordhet suflerëve!

Bash ato që na hedhin baltë sa jemi gjallë nuk duhet lejuar të nga hedhin një grusht Dhe që sado i shkrifet të jetë do ta ndjejmë si një heshtë që të vret për të fundit herë…!

Këto po mendoja me 5 gusht të vitit 2011, kur Rush Dragu me vuri në tavolinë kafen ekspres dhe një gotë ujë me akull. Pastaj ai çeli kapakët e një libri dhe na lexoi një poezi për fshatin, për vendlindjen dhe për të gjithë atë yllësi visarësh që i sillen qiellit të saj. Nuk fola dhe e lashë mikun t’i dilte në krye të fshatit dhe të lëshonte zërin për poezi të tjera.

Kështu me ra në dorë libri poetik i Mark Krasniqit “Jehona e Kohës”, të cilin autori me autograf ia kishte dhuruar historianit të diasporës Mark P. Gjokaj.

Ky ishte motivi që unë e lexova këtë libër edhe për kreshërinë që më ngjall tema kosovare, si një olimp me salvime. Vargjet e autorit kanë lindur pikërisht aty ku gjaku i martirëve ka çelur faren e lirisë, aty ku autori klithi për dashuri dhe jetë pa zaptues, në atë lëndinë, ku roje i bëhet ylberi e ku duan të mbijnë edhe ferrat e hithrat të zgjaten drejt qiellit për t’u vyshkur prej diellit. Vargu i Krasniqit mbërthehej me motive zanash, fortësi guri e luspa gruri, me kthjelltësi loti që maja majës u lëshon zë për punë të mëdha, për plugun që lëron e frymon, për trimin që lufton e mbron përvujtërinë e farës se vet nën zhgun…

Duke lëxuar poezinë e Krasniqit “Mulliri i fshatit” m’u kujtua fëmijeria e hershme. Ishim kthyer nga qyteti i vogël në fshat. Kishim marrë me vete dy bukë gruri. Sapo erdhi mbremja morem lajmin se kulla jonë kishte radhën të bluanim në mullirin e fshatit. Trimat nuk ishin në kullë. As sot nuk e di pse kalin e bardhë e thirrnim “muzak” Kështu nana me vuri mbi thasët e misrit të verdhë me një copë bukë me djathë u nisem të bluanim gjithë naten… Mulliri i fshatit të Mark Krasniqit nuk ka ndryshim me mullirin e fshatit tim me mullirin e fshatit tend!

Ndërsa mullisi i vjetër

I vinte thasët në kandar

Unë vetëm këtu pashë një botë tjetër

Që kurrë së pashë më parë

Nje gur sa lemshi i diellit

Vetë sillej pa e prekur me dorë

Nën shtëllungat e miellit

Hidheshin si floktha me borë…!

Simbolin e lëvizjes dhe të jetës që në të rallë i mbyll ciklet me vjeshtë, Mark Krasniqi na i përcjellë më një konfiguracion dhe rregullësi të imtë që njeriu i shkon tehut të natyrës si koncept dhe si veprim, të ngritur në norma zakonore të pacenueshme. Një energji e madhe djerse për të prodhur bukën, që mund të krahasohet me energjinë e rrjedhjës së ujit, për t’a lidhur me forcen e zjarit e brumit të pjekur nën kaki. Sa sy vorfanjakësh janë njomur në pritje të afshit të saj që ta ëmbëltonte shpirtin ende pa e provuar buzët dhe këtë ndjenjë e ka provuar poeti Krasniqi që na sjellë perlën e jetës së fshatit.

Nuk mund të këtë poet shqiptar që të mos këtë një vjershë për vendlindjen të përshkuar me mallin e zhuritur për te. Se atdheu për shqiptarin është mish e gjak, në çdo dasem është krushk i parë, është toka e Atit, Birit Shpirtit të Shënjtë. Në të gjitha meshat apostolike atdheu është kryemeshtari. Atdheu është si një nimfë që kurrë nuk i shuhet zani dhe shënjtërimi, as nuk plaket dhe as nuk vdes, si një margaritar që peshon sa një det! Vendlindja e Krasniqit është e njëjtë me vendlindjen time. Toka është shqiptare, vetëm pagëzimi i një trualli nuk përbën ndonjë ndryshim.

Po burrë i forte, kush po pyet sot për atdheun?! Pa larë mire mykun e orjentit që i është ngjitur mjekrrës fallso të diplomacisë dhe pushtetit, siç i ngjitëshin dikur jeniçerët kalave tona, jemi turrur sllaganit “Drejt Europës”, siç i’u versulem depove të armëve me 1997, kur shkatërruam çdo gjë, duke vrarë vetveten, e për këtë bësë të Zotit, si e vetmja kryevlerë që na e la në kullen e karakterit s’ka më qenë e largët dita e shyqer syshë për defrime, të gdhihemi nëpër kazanat e botës me sklepa në retinë, duke mbledhur therrime dhe do të bertasim më të madhe: “Po kush ma mori tokën time?!” Amanet na lanë të parët Rilindasit dhe shkrimtarët, të renë e progreset e jetes perendimore, te mirat e saj, t’i shartojmë ne trungun e moçëm të Dheut tonë! Kohën e maskarenjëve dhe të shiturve e kanë mallkuar poetët.

Ai komb që nuk dëgjon zanin e vërtetë të shpirtit të poetit e ka pak të shqyhet prej egërsirave në fund të detit!


Po poeti legjëndë e tokës tonë Mark Krasniqi shkruan për traullin e të parëve…


Vendlindja ime nuk është veçe një fshat

Ajo është vatër e gjërë dhe e gjatë

Që nga Preveza deri në Tivar

Gjithkund motra e vëllezër shqiptar!

Krasniqi ndalet para jazit të fshatit me ujët e kthjellët që pasi ka bërë gjarperime rrjedhjësh, duke prekur e njomur çdo rrënjë kopshtësh e arash, i ka dhënë jetë e bereqet kullave e natës së zjarrëve në vatra, e poeti shikon kotjen e yjeve që ulen pezull mbi shpresën, për pak shi që vada të mos thahet e mulliri të mos e ndalë rrotullimin e gurit që gjysma e mbetur e misrit të bluhet, e rriti i rradhës së familjeve të vazhdojë…

Një natë ëndërr kështu unë kam parë

Disi tërë qielli kishte rënë në jaz brënda

Dhe ishte mbushur me ar

Lahëshin natën yjet edhe hena!

Pasi poti i njëmijë ëndërrave rinore, mbërthyer në kuriozitetin e të panjohurës që botën kërkon t’a këtë nën vete, rrukullis kush e di sa gurë nën rërë të jazit përgjatë shtratit të tij të ngushtë, duke kërkuar ndonjë yll të praruar. Ndoshta është fshehur nën shallin e valëve, ndalet në fund të ëndërrës së mëngjesit, tek kroj i katundit, për ta frekuar me faculeten e beqarit ëndërrën me ëndërrën gurgulluese, aty ku vasha me boljerë dhe bariu i tufës shkëmbejnë miklime dashurie.

Dhe në këtë gurgullimë fjalësh në besë të krojit, zemrat rriten e bëhen si malet. Nanat që e kanë provuar në rini së ç’është dashuria e krojeve, shpërthejnë pa shkak në qortime për vonesën e vashës…

…Prita sa të dalë

Nga reja hana

Të ma ndriçonte rrugën

Kështu kje lum nana!

Krojët janë shënjtër të tokës që e ushqejnë me proteina muzën e të riut e të plakut. Muza shpërthen në vargje siç gulfon kroj në gjoks të tokës. E kënga zbret si flutur mbi telat e çiftelisë, në odat e miqve, nën vrojtimet e gëzueshme të tufës me fëmijë. Në mur, bri saj, varur një lahutë dhe një kavall. Poshtë në dollapin e drunjtë, takemet e kafës e rakisë, kutia e duhanit dhe unuri me ëshkë, të cilat përcjellin deri në traun e kulmit ritin e traditës. Këto përjetime nuk ishin ora e muzikës, si mënyrë argëtimi, po brënda këngës lartësohej heroizmi, trimëria, dashuria për tokën dhe flamurin, respekti për mikun dhe urrejtja për armikun, një informacion dhe një formim me tharmin e krenarisë, diturisë dhe edukatës në fletët ligjeve zkonore dhe dokeve të thella, sa rrënjët e Lisit te Zjarrit dhe Krasniqi ia dridh vetë telat çiftelisë!

Kjo çifteli me tela të hollë

Dhe këngët e trimërisë në kullë të vjetër

Për mua ishin e para shkollë

Për nga kujtimi nuk zbeh tjetër!

Mark Krasniqit edhe pse i ra rasa t’i shkelë këmba në disa vende të Europës, të mësojë për modernen në perëndim, të shohë opera e teater, film dhe koncerte, edhe pse dëgjoi muzikën hyjnore të shtyllave historike, kujtimi i tij i fëmijërisë u rrit në ato dy tela të çiftelisë dhe mbresa e tij është e pashlyer në një zemër të madhe, e në një gropë të kraharorit edhe sot në moshë te epërme i bën prore.

Para syve të tij, si në një album fotografik me ikona vallëzojnë plot ngjyra hovesh që të kujtojnë themelet, bahçet e gjëra të Rrafshit të Dukagjinit me jehonën e këngës me tekst të poetit të mallëngjimit.

Madheshtore ngrihen kullat

Mbi themele të gur-çelikut

Në to është murosur

Besa e Verrave të Llukës

Koka e Mazhar Pashës

Vendimet e Junikut

Bujaria e sofrës së bukës

Zemra e Azem Bejtes

Dhe tmerri i armikut!

Ashtu siç furia e jazit e rrotullonte gurin e mulirit ashtu dashuria e ka ngroh dhe ndez mendjen e njeriut. Në çdo kohë e në çdo rrethane, dashuria mbetet ndjenja me thelbësore e shpirtit të njeriut. Seç ka një lidhje të mistershme midis dashurisë dhe krojëve.

S’ka patur as besoj nuk do të këtë gjë me hyjnore që shpikësi i ndjenjave të dashurisë, lidhësi i tyre të jetë kroj!

Ndoshta nga se krojët burojnë nga syri i malit. Dhe poeti i këndon krojëve kur takohen me krojët.

Me kujtohen vajzat tona

Flokët e lëmuara të mbuluara me shami

Faqet si mollë lalçe

Dy ftoj të paprekur në gji

Nën këmishë të qëndisur me lara

Këmbësorës së ngushtë

Duke u kthyer nga ara

Rrugëtarit udhën kokëulur ia lëshojnë!

Kujtimet si kujtimet! Fluturojnë pa pasaporte e biletë avioni. Ndalen këtu e ndalen atje, nektarin, si bleta në zgjua ta kthejnë. Duke lëxuar poezinë “Djepi” të Krasniqit m’u kujtua fëmijëria ime. Me saktë motra e pa fat që shumë vite të shkuara ndërroi jetë pa mbushur nje vit. Xhaxhai im e prishi djepin dhe ia vuri mbi varr. Ishte një rit që e mësova pak vite më parë që fëmijët që lindnin pas një vdekje të rritëshin në djep të ri. Dhe ky fakt u bë shkak që librin tim për vendlindjen ta titulloi “Djepi i Thyer”

Po ku janë djepat tanë?! A janë thyer e braktisur apo janë hedhur nëpër hatlla të tavanëve të zeza, si folezë për marimanga?! Fëmijet nuk rritën më në djepa. Me duket mua se trupin e drejtë si pishë shqiptari e ka prej djepit. Dhe Krasniqit i rrjedhin vargjet për këtë emër që ka dalë nga përdorimi i përditshëm, për të mbetur i pa vdekshëm në vargje poetike, nga se koha nuk mbështillet më në shpërganj, por thane epshet me letër higjenike!

Si lundër e çarë e lënë në harresë

Në limanin e fshatit në prehër të vetmisë

Pushon nën tra nën pullaz të vjetër

Djepi i fëmijerisë!

Krasniqi me dorën e tij ëngjëllore dhe mendjen në kufinjt e një lëgjënde nuk e djerrë shpresën dhe hov i jep kumtit shqiptar…

Ndërsa pranë vatrës në djepin e ri

Në rreze të diellit çel buzëqeshjen një fëmijë!

Në qiellin shqip të fjalës, krijimtaria poetike e Mark Krasniqit është një yllësi me mesazhe e metafora që zbresin në lëndinen e lirisë së Kosovës me një tufë krojësh me krahasime, për t’i dhënë kohës së sotme jehonen e munguar.


------------------------------




Mark Krasniqi është profesor, shkrimtar e akademik, lindi më 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës.Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946- l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit. Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor. Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe.
Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i pėrmbledhjes së poezive pėr fėmijė "Posta e porositur". autori shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur, po ashtu merret me studime shkencore në lëmitë e gjeografisë dhe etnografisë.

Posta e porositur është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 25 dhjetor të vitit 1991 ku më pas pasuan dhe 109 ri interpretime duke arritur numrin prej 23245 shikuesish.

Autor i kësaj vepre eshte Akademik Prof.dr. Mark Krasniqi kurse dramatizimin dhe regjinë e bëri regjisorja shqiptare nga Prishtina Melihate Qena. Në këtë shfaqje interpretuan dhe animuan aktorët: Roza Berisha, Violeta Ajazi, Vjollca Kastrati, Faik Gashi, Avni Hoti, Esat Ferizi dhe Valdet Rama.
Pjesa tjetër e stafit realizues ishin:
Skenografia: Asim Lokaj.
Muzika: Naim Krasniqi.
Dizajni: Valdet Rama.


Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi

NE JETE KA NJEREZ QE GUXOJNE



SHKRUAN NGA DETROITI ZEF PERGEGA


From: li bri <libri57@hotmail.com>
To: flori bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Sunday, 17 June 2012, 3:27
Subject: Urime nga pergega

NE JETE KA NJEREZ QE GUXOJNE


Ne jeten e perditshme paragjykimi eshte nje psallme e zeze qe e perthyen diellin e te vertetes dhe te njohjes. Shpesh njerezit mjaftohen me kaq, duke e mpiksur aresyen ne ato fije te ngerthyera.

 Ne jeten e perditshme paragjykimi merret paradhenje, si nje corbe, per oreksin e poshterimit dhe nencmimit. 

Ne jeten e perditshme njerezit te paragjykojne jeten, familjen, shoqerine...ecjen, krehjen e flokeve, fjalen, edukaten, diturine....

Njerezit e dites, nga qe nuk jane aq te zotet ta bejne kroniken e saj, te zgjedhin te miren, te rrisin virtytin dhe te mbjellin pemen e harmonise, mundohen me te gjitha menyrat ta shpojne varken e valeve te tua qe i ke dhurate nga qielli. 

Ne rrejeten e mosnderimit s'ka si shkelqen asnje luspe e argjende e bashkimit!

Ne mjedisin ku jeton poeti i hojeve te kurores kosovare Flori Bruqi, sigurisht ndodhin keto dhe kane per te ndodhur, per te vetmin shkak se ai ka guxuar, ka guxuar te lundroje me anijen e ngritur me krahet dhe fantazine e tij, madje ai ka guxuar qe bash ne bashin e saj ti vere anijes emrin e tij dhe ne te dy faqet e saj mund te lexosh "Flori Bruqi" shteti Kosove. 

 Ai ka guxuar te lundroje ne nje det te trazuar, ne nje qiell me re flake shovene e, ai si timonjer i vargjeve te lira, me nje za karakteristik e ka lidh bregun me valen dhe direkun e flamurit me fjalen.

Duke lexuar librin e fundit qe Flori  Bruqi  ma dergoi me e-mail  NËSE KAM DITUR  GUXOJ mu kujtua nje interviste e gazetarit te CNN Lory King me aktorin e famshem Rocky Balboe. 

Artisti amerikan ka lujtur shume filma te sukseshem ne karrieren e tij. 

Edhe tani me behet se degjoi zerin e trajnerit te tij kur Rocky kishte rene pertoke ne tapetin e ringut nga grushtat e rende te kudershtarit, kur trajneri i thoshte: "Jo dhimbje, jo dhimbje!"  E Rocky merrte force e grushtone perseri...

Gazetari e pyeti shpejt.
"C' ne ti Rocky ne rolin e nje boksieri?!"
"Pse nuk e kam luajtur mire!?"
"Mu duk dicka e pazakonte per ty. Aktrimi me ka pelqyer, ndaj te pyeta"
"Kam guxuar ndaj arrita suksesin!"- u pergjigj Balboe


Ne jete nuk ka vetem njerez qe paragjykojne, por me teper njerez qe guxojne. Pse te mos i ndjekim! Ata jane ne vargjet e poetit Flori Bruqi dhe ne pragjet e bozhureve te lirise...

Zef PERGEGA

Detroit, SHBA


------------------------------


http://www.syri3.com/pdf_fajllat/FLORI.pdf  

2012/06/16

AGONIA E POETIT

Foto e Profilit
MARJAN BUNAJ ,lindi në Lezhë në vitin 1962. Shkollën tetëvjeçare e ka kryer në Zejmen. Ate të mesmen, në teknikumin e Lezhës, dega zooveterinari e ka kryer në vitin 1981. Ka punuar si veterinar në ekonominë ndihmësë të bazes ajrore të Gjadrit deri në vitin 1990. Që nga viti 1991 jeton në Itali së bashku me gruan (Leonora, gazetare televizive) dhe djalin (Marlen, piktor i talentuar).

MARJAN BUNAJ: AGONIA E POETIT



Të lehtët gjykojnë këdo
E rrojnë për të dënuar njerëzimin.
Poetet vdesin duke gjykuar vetveten.
E shugurohen në heshtje sapo kryejnë dënimin.
M. B.

Figura e tij që bëhej gjithnjë e më groteske, kalonte pa u ndjerë në rrugët e pluhurosura të qytetit. Dobësohej dita-ditës dhe rrobat e zgjedhura me kujdes e sqimë (dhurata të miqve) tani i rrinin të gjëra. Pantallonat e bardhë i mbante me një rrip meshini të valëzuar për shkak të vrimave të reja që i bënte herë pas here lustruesi i këpucëve në trotuarin pranë shtëpisë së tij.
Të fundit e kishte bërë dy ditë më parë. Tek bënte vrimën jevgu i fliste për vetitë e meshinit i cili ka një histori të lashtë. Pastaj duke i treguar fëndyellin me të cilin bënte vrimën i tha:
-këtë e ruaj si sytë e ballit. Ma ka lenë trashëgim im atë, drite paste.
I ati paskësh qenë demokrat i flakët. Në kohën e komunizmit e paskësh luftuar sistemin duke ushtruar zanatin e lustraxhiut privat. Që i ati paskësh qenë i vogël me trup por shumë nevrik e që rakia i bënte një efekt të çuditshëm. Kur pinte një gotë bëhej në qejf e këndonte më mirë se Bujar Qamili por kure pinte më shumë se dy gota ishte mirë të mos i dilje përpara edhe në qofsh dy metra i lartë sepse bëhej i papërballueshëm. Po të mos ishte për cirrozën do të ishte bërë njëqind vjeç.
Kur po e paguante jevgu ja mori paratë pasi refuzoi “energjikisht” duke i thënë;
- mos i raft si po të marr lek ty?!. Un librin tënd, atë me fotografi në kopertinë, e kam vënë në bufè e sa herë gruaja shqyen ndonjë fletë për të ndezur zjarrin e... "bëj për spital".
Ai duke ikur i kishte lutur jevgut të mos e rrihte gruan për një gjë të tillë sepse në fund të fundit poezitë atë qëllim kishin të ndiznin. Nëse nuk ndezin pasionet atëherë edhe për të ndezur zjarrin gjithsesi janë të dobishme. Sapo i kishte kthyer krahët, jevgu duke i rënë pedanës me furçë kishte filluar të këndonte këngën e Xhevrijes. Pas çdo strofe bënte një brach publiciteti; “urdhëroni zotërinj lustra italiane speciale”

Vargje të hollë që i flasin veç kresë
Si shkrepëse të lagura shuhen në harresë
Edhe ca të tjerë që shpirtin lodhin fort
Po aty mbarojnë s'kanë tjetër short

Jam plakur thellësisht mendoi. Jap këshilla në vargje. Poetet s'kanë nevojë për këshilla. Duan veç mbështetje e kritika dashamirëse.
Mjekrën e kishte shkurtuar pasi e kishte humbur madhështinë e dikurshme. Dukej një personazh i dalë nga filmat e Kosturicës. E dinte, po xhirot në qytet ishin për të një evazion i dhimbshëm nga trishtimi pikëllues i shtëpisë. I mendueshëm ndjente simfoninë e heshtur që luante brenda tij frymëzimi duke prekur lehtë e lehtë fijet e pasionit që shpirtin mbanin lidhur në trupin e brejtur nga dhimbja. Ndjente pauzat që krijoheshin kur këta fije tejet të tendosura këputeshin njëra pas tjetrës. Ritmi i zemrës tani ishte bërë me i shpeshtë e aspak i sinkronizuar me simfoninë.
Poezitë nuk i shkruante me. Kishte frikë se boja e shkrimit do të përlyente bardhësinë e tyre parajsore, rrapëllima që pena lëshon duke rrëshqitur mbi letër do të thyente heshtjen e tyre solemne. Kompjuterit nuk i besonte. Do t’ja kthente në njësha e zero, nën pushtetin e programit e nën mëshirën e rrymës elektrike. Kishte frik që metrika, ritmi e rimat do ti militarizonin. I erdhën në mendje katër parimet themelore të realizmit socialist e qeshi trishtueshëm brenda vetes. Poezitë e bardha të heshtura silleshin si dervishë ç'ekstazë në një shesh që dhimbja e zvogëlonte pareshtur. Shihte njerëzit që kalonin përbri dikush me nxitim e të tjerë ngeshëm duke biseduar e ndjente dhimbje për ta. Nuk do ti lexonin kurrë ata poezi tejet të bardha që lindnin e vdisnin varg e varg brenda tij. Për ti ndjerë duhet të jesh nën pushtetin e dhimbjes, të shuarjes progresive. Atëherë mendonte që ata ishin me fat që poezinë s’e ndjenin, kështu kishin një dhimbje më pak.
U kollit mbyturazi e një masë xhelatinoze u ngjit në zgavrën e gojës. E gëlltiti e ndjeu shijen e hekurit të kalbur. Përbindëshi pjellë e dhimbjes kishte zënë vend në gjoks e ushqehej i babëzitur me mushkëritë e tij. Ai e mallkonte me gjithë shpirt po e ndjente që mallkimet për përbindëshin ishin inkurajuese. Pas çdo mallkimi zelli i tij rritej. Dilema, që shpesh i vinte në mend, u shfaq sërish. A ishte dhimbja që kishte pjellë përbindëshin a përbindëshi dhimbjen. Raporti shkak pasojë këtu ishte pak më i ngatërruar se në filozofi.
Trupi im, mendoi dikur tempull i një shpirti të dlirë ishte kthyer në një bordello të qelbur ku në një ampleks inçestor dhimbja e përbindëshi riprodhoheshin jashtë çdo rregulli e ligji biologjik.
Pothuajse nuk ushqehej më. Hante me mundim supën e hollë që e shoqja i gatuante, më shumë për të shpërblyer atë për mundin e përkushtimin. Si përbindëshi ashtu edhe gruaja kishin nevojë për të. Përbindëshi për mallkimet që siç duket ishin çmim për punën e bërë. Gruaja për praninë si objekt i përkushtimit të saj. Sapo ai hante diçka ajo vihej me zell të gatuante diçka tjetër. Idhtësia e hapave që merrte kundër dhimbjes tani ishte bërë e pranueshme. Bombola e oksigjenit, tek koka e krevatit, si rraket e ftohtë metalike e drejtuar drejt qiellit i dukej tani më antropomorfe.
Ngjiti pesë shkallët e klubit të artistëve, duke u ndalur në çdonjërën prej tyre. Në holl dikush e përshëndeti tek po kërkonte të mbushej me frymë. Ju përgjigj me një lëvizje të lehtë të kokës së hirtë. U preokupua nëse ja kishte dal në mundimin të vizatonte një buzëqeshje me muskujt e fytyrës që i bindeshin gjithnjë e më pak. Hyri në klub duke ecur në mjegullën e butë e të lagur të shikimit të tij. U ul në karrigen që vrik i liroi njëri nga miqtë e përhershëm. Kishin vënë një etyd të Shopenit ritmi i së cilës përkonte me të rrahurat e zemrës; i kishte pëlqyer gjithmonë Shopeni, por sot po i krijonte ankth, megjithëse zëri i radios ishte i ulet dhe dëgjohej me vështirësi nga rrëmuja që mbizotëronte në lokal. Banakierja e vuri re këtë nga shikimi që u hodhi altoparlantëve të zinj. Ajo vuri një xhaz të butë e letë. Falënderoi banakeren me një lëvizje të lehtë të kokës ndërsa me shikimin e përqendruar kërkonte të shquante nëse ndërrimi i muzikës shkaktoi ndonjë ndryshim ne temat e bisedës o ne humorin e miqve. Nuk arrinte të vërente asgjë në shprehjen e fytyrave.
Ndoshta rryma e makiaiolëve në Firence kishte lindur kështu. Ndonjë piktor që i ishte dobësuar shikimi kishte filluar të punonte me penelata të trasha duke mos pasqyruar imtësitë.
Ishin intelektuale tashmë; të moshuar që flisnin pareshtur duke mallkuar realitetin e papranueshëm që tranzicioni kërmillor kishte krijuar. Sot me ta që edhe një emigrant mundohej të fshihte euforie. Kishte veshur rroba të shtrenjta e duart i kishte të dërmuara nga punët e rënda. Dukej i lumtur e ndiqte me admirim bisedat. Pothuajse të gjithë ishin nën trysninë e pasioneve nacionaliste, të ngulitura nga rilindësit e propaganda socialiste, ndrydhnin gjykimin e aftësinë analitike. Diskutonin mbi dy rrymat që kishin lindur rreth tipareve të identitetit kombëtar të shqiptarve, ajo islamike Qosjane e ajo perëndimore Kadarejane. Ai i ndiqte në heshtje, ndërsa ajri i ngopur me tym duhani nuk i po mjaftonte.
Kafeja i ra në stomak e ai ndjeu nevojën për të vjellë. E mbyti me mundim këtë impuls. U zhyt sërish në botën e bardhë të poezisë, që kurrë s'do të shkruante, e tani, që po shijonte prehjen që i jepte prania e miqve, kishte humbur disi atë bardhësinë verbuese. Homeri ndoshta që verbuar për të shijuar këtë bardhësi. Heshtja tani ishte më pak solemne. Zhurma e kupave dhe e lugëve të lokalit i penetronte potershëm në kafke. Llulla e njërit prej miqve lëshonte një fjollë tymi erëmire. Ai reshti së shikuari pasi filloi ti përzihej përsëri. Era e konjakut, që miku i cili i kishte bërë vend, e shijonte me gllënjka kursimtare i sëmbonte hundën duke i shkaktuar një dëshirë për t'u teshtirë që e ndaloi duke mbyllur sytë. Dikur për tu teshtirë kërkonte diellin o çdo burim tjetër drite; tani mbyllte sytë. Një teshtitje tani do te thoshte çnjerëzim.
Banakierja me një tabaka në dorë ju afrua nga mbrapa dhe duke i mbështetur lehtë dorën në supin e djathte i pëshpëriti ne vesh, me një fryme të ngrohtë;
- Si ke njehë sot? dukesh shumë ma mirë! a ta sjell një jastëk?
Ai mohoi me kokë duke u sforcuar jashtë mase të buzëqeshte në shenjë falënderimi.
Ajo u largua pasi i shtrëngoi lehtësisht supin e tij të thatë.
Pas ikjes së banakieres tema e bisedës ndërroi. Flisnin mbi teprimin tipik mesdhetar në shfaqjen e ndjenjave, që në Ballkan ishte më i theksuar se në asnjë vend. Njeri nga miqtë që shpesh mahitej me tendencat nacionaliste të të tjerëve tha se kjo dukuri e kishte origjinën tek qytetërimi pellazg e ilir; pra tek kultura shqiptare. Jo të gjithë qeshën.
Ndenji edhe pak duke dëgjuar në heshtje pastaj me një sforcim marramendës u ngrit i ndihmuar nga shoku përbri. Përshëndeti me sy një nga një miqtë dhe u kthye nga dera që banakierja mbante të hapur. Ajo i buzëqeshi çiltërisht duke i thënë.
-Mirëseardhësh nesër!
u nis drejt shtëpisë me hapa të vegjël e të ngadaltë duke u ndalur gjithnjë e më shpesh për tu mbushur me frymë.
Edhe sot e kishte marrë dozën e përditshme të miqësisë. U zhyt përsëri ne simfoninë e heshtjes që tani, me gjithë zhurmën e rrugës, ishte me e thelle. Poezitë u bene përsëri të bardha e të etreshmë e dhimbja me e fortë.
“-Mirëseardhësh nesër!” mendoi ai përshëndetjen e banakieres. “Mos të zëntë e nesërmja” ju kujtua mallkimi dashamire i nenës kure bëntë ndonjë rreng në fëmijëri. Trotuari vende vende ishte i lagur pasi baristet e shitësit lagnin rrugën para derës për shkak të pluhurit. Nga baret oshtinin altoparlantët. Muzikë folk sllave, greke e këngë me çifteli përziheshin ne një kakofoni marramendëse. U ndal përsëri të mbushej me fryme nga dera e barit e përzier me zhurmën e bisedave dilte një këngë pikëlluese cigane. Një zë i dridhur mashkullor rreshtonte një sere mënyrash vetëvrasje e pyeste Mejremen shpirtgure se cila i pëlqente të përdortë për flijimin që donte ti kushtonte ne emër të dashurisë. I erdhi dëshira të vraponte po nisi të ecte edhe me ngadalë se me parë. Nga bari fqinj një çifteli pas një introducioni të gjatë e të zellshëm plot trokitje gishti mbi drurin e instrumentit i la radhën zërit të rapsodit që filloi të numëronte cilësitë e panumërta pothuajse të gjitha mbinjerëzore të një politikani të mazhorancës. Nga shiu ne breshër qeshi brenda vetës. Dëshira të vraponte po behej ankth. Shtëpia dukej se çdo mëngjes njehtë një kilometër me larg klubit të artistëve. Ajo sot ishte larguar edhe me shume. Kishte nevojë të ngutshme për bombolën e oksigjenit e të villte të villte deri sa bashkë me mbeturinat e përbindëshit, ti çlirohej edhe shpirti nga ai trup që s'ishte me i tij. Bari i fundit mendoi ai me lehtësim. Zëri raperi vendas po shante me gjithë shpirt dikë me fjale të fëlliqura që i nxirte me një ritëm skadent po plot pasion.
Tek hynte ne shtepi i erdhi në mend nofka që i kishte vënë Koleci. “Krisht”.
“Krishti” mendoi ai. Sa vdekje tragjikisht e bukur. I kryqëzuar midis dy qyqarëve me vrimën e ushtës ne brinje. Vdekja i kishte ardhur nga jashtë. Mua po me grin se brendshmi duke me çnjerëzuar dita-ditës. I hodhi një shikim vrastar refleksit mjeran të rupit të tij ne pasqyrën e korridorit. Shikimet vrastare u kryqëzuan për një çast. “Çfarë Krishti”? “Ti je një shkalle pulash” i tha vetës duke përdorur shprehjen e një shoku të gjimnazit, që e bënte të qeshtë. Vuri re që asnjë muskul i fytyrës se tij nuk ju bind. As sytë nuk qeshen. U shtri ne shtrat. Bombola e oksigjenit me një kryq rekordesh ne maje, ju duk si kulle katedralje.
Infermierja e ndihmuar nga gruaja i beri morfinën. I sistemuan jastëkun e maskën e oksigjenit. Mbështeti kokën që filloi ti buçiste. Një mori kambanash filluan të binin ne kokën e tij, me tinguj metalik e ritëm rok. Paskam vdekur me ne fund mendoi. E shpirti duke u ngjitur ne qiell si tullumbac festë, ka mbetur i ngatërruar nen çatinë e kambanores. Qyqar i tha vetës. Jetën tokësore s'dite ta jetosh e atë qielloren e nise mò zot ma keq. Do të plasë shpirti nga zhurma e kambanave. Të pres sa të pushojnë e pastaj të kërkoj ndihmë. Ndjeu dorën e lagur të gruas që i preku ballin e u çlirua nga ankthi për fatin e shpirtit të tij. Jam këtu akoma. Mendja i vajti përsëri të vdekja e Krishtit. Atë e tradhtoi Juda po mua kush me tradhtoi? „Trupi im“ tha Juda është trupi im. Sa qeshë fëmijë nuk diti të rritej kurrë. Ne rini shikoja vajzat që dashuroheshin me kunguj të gjatë e shpatullgjere. Ai nuk më ndihmoi. Duke hyrë ne pleqëri i ra një hir i bukur prej intelektuali. Aty mendova se trupi u be dishepulli im. Pikërisht aty me tradhtoi la të hy përbindëshin që po më çnjerëzon. Juda që penduar për puthjen tradhtare. Ndërsa trupi im jo vetëm s'është penduar, por po më mban shpirtin peng.
O ndoshta zemra. Atë nuk e akuzojmë kurrë. Ndoshta që ajo që ju nënshtrua dhimbjes e cila polli përbindëshin. Rreh si e marrë si përherë s'ka kuptuar asgjë. Rreh me tërbim si dikur nga shikimi i një gruaje, nga një lule a fije bari, një buzëqeshje foshnje a nga një cikël poezish, në gazetën “Drita”. Rreh si e çmendur e nuk e kupton që kështu i zgjat jetën përbindëshit e mua dhimbjen. Vuri dorën e djathtë në brinjë aty ku Krishti kishte plagën e ushtës e ra në ëndërr. Që ishte plot pretorianë me ushta të gjata, turma ulëritëse, zdrukthëtar që ndreqnin kryqa, farkëtar që bënin gozhda e tregtare pëlhurash të linjta. Ëndrra si përherë ndërpritej nga therjet ne gjoks që e zgjonin sa për të mallkuar zemrën që rrihte gjithnjë e me fort “pusho hè të shitoftë zana” e trupin Judë “Mos të zëntë nesërmja”. Në momente prehje dhimbja mbulohej nga një dritë tejet e bardhe dhe e butë ku lundronin një harmoni të etershme poezi qiellore të pashkueshme.

Gegënishtja dhe toskërishtja, dy copa zjarri të së njejtës gacë

Një gjak, një gjuhë, një komb, një flamur




Nga Skënder Zogaj




Kohëve të fundit gjithnjë e më me afsh po shtrohet çështja e gjuhës shqipe, normat e saj gjuhësore, pasionet dialektore dhe dilema të tjera të zakonshme që, me ose pa vetëdije, herë-herë, me mënyrën se si po trajtohen, krijojnë shqetësim. Duke mos qenë specialist i gjuhës, por nga pozita e një gazetari që me shumë se 3 dekada, publkikisht ka komunikuar me lexuesit e Kosovës përmes gazetës së përditshme “Rilindja”, po i shkruaj këto rradhë që kanë lutjen time, që kur të bisedohet për gjëra të shenjta, siç është gjuha shqipe, të kemi sa më shumë mirëkuptim! Domosdo që mund të kemi mendime të ndryshme, mirëpo, diversiteti i mendimeve nuk guxon të ketë qëllime keqbërëse, por të zhvillohen në nivelin e brengës së sinqertë dhe dëshirës për të mirën e gjuhës sonë të ëmbël, e cila na ka mbrojtur me shekuj nga shpërbërja apsolute! Nëse është brenga si ta bëjmë gjuhën tonë sa më të pastër, sa më të pasur, sa më të mirë, sa më të bukur, sa më të shijshme, sa më përkatëse me thellësinë gjenetike dhe përvojën tradicionale të indetitetit të vecantë gjuhësoro-kombëtar, atëhere, gjithçka është në rregull, është në vendin e duhur. Le të bisedohet, pse jo, nga të gjithë, por me takt, arsye sa më të pastër, me përkushtim sa më serioz që, bisedimet të shprehin qëllimin tonë të mirë dhe, në asnjë mënyrë përbuzjen e vlerave, nënçmimin e gjendjeve, asgjësimin e arritjeve!

Problemi i gjuhës shqipe dhe i përdorimit të saj, ka qenë, është dhe do të jetë gjithënjë temë e hapur. Hapja dhe angazhimi serioz i shqyrtimit të problemeve gjuhësore, sidomos pas Kongresit të Manastirit (1908) kur zgjidhet përfundimisht çështja e alfabetit që ia hap shtegun ecjes së mbarë shkonjave të gjuhës shqipe dhe përhapjes madhështore të fjalëve të pastra shqipe, të cilat në 104 vjetët e kaluara, kanë shënuar rezultate kolosale, duke hy me suksese të shkëlqyeshme në gjiun e gjuhëve më të zhvilluara të botës, në saje të vlerave të shkruara me gjuhën shqipe. Me mijëra e mijëra tituj librash shqipe, të autorëve shqiptarë, që kanë bërë emër të lavdishëm përtej përmasës kombëtare (të nominuar edhe për çmimin Nobel), janë dëshmia më e mirë e zhvillimit të jashtëzakonshëm të gjuhës shqipe. Suksesi nuk ka dyshim se, mbi të gjitha është rezultat i stabilitetit gjuhësor, i një norme letrare të mirëpritur nga opinioni i gjërë shqiptar, që e ka pranuar dhe e ka përdorur më përkushtim, pa hamendje sidomos brenda formës së shkruar, e cila qartësisht iu ka përmbajtur variantit të ujësuar letrar, kështu që, edhe rezultatet i ka pasur efikase, në kuptimin e komunikimit gjithëpërfshirës, por edhe përbrenda fushave të ndryshme dialektore, të cilat, në masën e madhe, kanë refelektuar mirëkuptim të plotë.

Për fatin tonë të mirë, nuk është manifestuar as edhe një e vetme veprimtari refuzuese, as edhe për fjalë a shprehje morfologjiko-sintaksore jo shumë të sqaruara, e cila ka mundur të reflektojë “mospërputhje “ ose “shkarje” për ndonjërin nga variantet e të folmeve shqipe. Pavarësisht nga moskënaqësia, elementet e tilla kanë qenë fare minore dhe, nuk e kanë prekur rrënjën e shëndoshë dhe të pastër të gjuhës shqipe. Besoj se të gjithë pajtohemi me mendimin se bërthama e gjuhës së unjësuar është bifurkacion i toskërishto-gegënishtes, një trashëgimi e përbashkët që përmbledh gjithë pasurinë gjuhësore të gurrës së madhe dhe të fuqishme popullore, nga e cila është nxjerrë “nektari” i “stinës së parë historike” , sipas asaj që intelektualët dhe specialistët më të spikatur të kombit e kanë vlerësuar si më të mirën, dhe që në mënyrë legale dhe me transparencë të hapur e kanë marrë vendimin për unjësimin e gjuhës shqipe, duke e normuar standardin e ri gjuhësor të shqipes, të shpallur si gjuhë zyrtare. Askush nuk mund të thotë se, norma aktuale letrare nuk i ka përfillur me konsideratë të gjitha dialektet, e sidomos dy dialektet bazë, toskërishten dhe gegënishten, të gjalla dhe të gjithëfuqishme në përdorim përmasash të gjëra popullore.

Në këtë kontekst duhet pasur fuqishëm në vëmendje faktin e të qenit në përdorim të këtyre dy kryedialekteve dhe pastërtinë e tyre burimore shqiptare, sepse, pastërtia burimore dhe të qenit në përdorimin e përditshëm foljor e të shkruar, nuk le hapësirë për ambicje të veçanta, aq më pak për pretendime për glorifikimin e vlerës së njerit ose dialektit tjetër. Nuk ka asnjë mundësi, sepse, dihet mirë që gegënishtja është e folme shqipe sa edhe toskërishtja. As më pak dhe as më shumë nuk mund të jetë njëra më e vlefshme se tjetra. Kush pra guxoka të thotë se ky ose tjetri variant dialektor i shqipes është më i mirë, ose më shqip! Është e marrëzishme nëse këtu dikush prek, para se ta ketë thënë fjalën e vet puna hulumtuese, kërkimore, shkencore e institucioneve përgjegjëse dhe kompetente për të dhënë vlerësime. Deri atëherë, të gjitha deklarimet janë dëshira fiskulturore të injorancës, e cila flet, sepse siç thotë populli: Ka nge me shti rruaza në pe! Shkenca duhet ta bëjë punën e saj brenda institucioneve, ndërsa individët, kush-kujt çka i pëlqen, le ta marrë dhe le ta përdorë, apsolutisht i lirë, brenda vullnetit dhe bindjeve të tij. Mirëpo, edhe qejfet individuale nuk është mirë që të kapërcejnë ca vija të kuqe morale. Eshtë obligim njerëzor që me mirësi dhe urtësi të respektohen sugjerimet e institucioneve kompetente vendim marrëse, sepse, atyre u përket kjo detyrë e shenjtë, që, i shenjtëron edhe institucionet, nëse ato nuk hezitojnë për të punuar në baza të mirëfillta shkencore dhe sa më larg ndikimeve të ndryshme të klaneve që në kohë e rrethana të caktuara edhe mund të shprehin ambicje diktatimi. E tash cka?

Institucionet ta bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë seriozisht për standardizimin e normës gjuhësore, të gjuhës së folur dhe të shkruar. Specialistët janë ata që duhet të ndjekin zhvillimet dhe të japin kontributin e tyre në ngritjen e cilësisë së gjuhës, të vendosin çka të hiqet e çka të shtohet në normën letrare, si të sintetizohet diversiteti i bërthamave dialektore, si të avansohet artikulimi sintaksor dhe morfologjik i gjuhës shqipe, si të pasurohet leksiku i gjuhës shqipe me ringjalljen e fjalëve dhe shprehjeve të vjetra shqipe që mund të kenë dalur nga përdorimi për shkaqe të ndryshme jashtëgjuhësore, si të ruhet higjiena e gjuhës shqipe nga ndikimet e gjuhëve të huaja, e probleme të tjera shumë të rëndësishme për gjuhën tonë. Meqenëse kohëve të fundit janë paraqitur zëra të ndryshëm rreth gjuhës shqipe, sidomos insistimi mjaft këmbëngulës nga ana e disa gegë-folësve, mendojmë se, mirë është që flitet. Le të flitet por, mundësisht sa më me shumë kujdes nga konstatimet hipotetike, sidomos atyre jashtëgjuhësore, të cilat janë të patolerueshme.

Gegenishtja dhe toskërishtja janë dy copa zjarri të së njejtës gacë! Gegenishtja ka qenë, është dhe do të mbetet dialekt i vlerës kulmore të gjuhës shqipe, me të cilën janë kurorëzuar kryevepra të pavdekshme të gjuhës dhe të letërsisë shqipe, sikurse që, njëkohësisht, në toskërisht janë realizuar kryevepra të përbotshme të gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Kryevepra jane realizuar dhe po vazhdojnë të shkruhen edhe me gjuhën e unjësuar shqipe. Pse pra të flasim me nervozizëm për gjëra që i kemi në zotërim të plotë dhe që, janë vlera për krenari?! A nuk është më mirë që gjithë kush sa mundët, të angazhohet për ruajtjen e vlerave të vërifikuara gjuhësore, kultivimin dhe zhvillimin e metutjeshëm të gjuhës së pastër shqipe, në shtëpi, në rrugë, në shkollë, në institucion e kudo. Lum ai që di, që don dhe mundet të kontribuojë në gjënë më të shtrenjtë të identitetit tonë!

Përfundimisht, po e përsëris me fjalë të tjera, se kam ndjekur me vëmendje paraqitjet e ndryshme të kohëve të fundit rreth normës letrare shqipe, dhe nuk jam ndjerë mirë që problemi po shtrohet keq, sepse po preken bebzat e dy syve që e stolisin ballin e çdo njeriu, dy kryedialektet gjuhësore – gegënishten dhe toskërishten, që janë dritëplote, të pastra dhe të fuqishme, që me aq devotshmëri na e kanë ruajtur Frymën e Shenjtë të shpirtit arbëror, deri te Kongresi i Manastirit e pastaj, edhe deri te Kongresi i Drejtëshkrimit në Tiranë, ku dy gacat e shpirtit: gegenishtja dhe toskërishtja, shkrihen në një të vetme rreze ylberi. Tash për tash, siç e kemi gjakun dhe flamurin, le ta kemi mjet përdorimi unik, normën aktuale gjuhësore, sepse një komb me dy gjuhë e dy flamuj, shëmbëllen me një trung të çarë nga vetëtimat e përçarjes.

Yryshet e Gjeneralit Kudusi Lame







Shkruan: Skënder Zogaj

Milaim Zeka po tregohet mjaft i shkathtë në përzgjedhjen e bashkëbiseduesve për emisionin“Pa rrotlla” të RTK-së, për faktin se po arrin që të nxjerrë para kamerave personazhe ngjarjesh e veprash të rëndësishme që zgjojnë kërshërinë e opinionit të gjerë. Si i këtillë u ndodh në emisionin “Pa rrotlla”, gjenerali Kudusi Lame, figura e njohur ushtarake e Shqipërisë, një personazh me ndikim të madh dhe fort i implikuar në thellësinë e zhvillimeve të Luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në disa nga ngjarjet më të rëndësishme të saj. Pra, nuk ka fije dyshimi se gjenerali Kudusi Lame, që me 12 mars 1997 emërohet Komandant i Divizionit të Kukësit, kishte nën kontrollin e vet të plotë të gjitha lëvizjet përgjatë vijës kufitare Shqipëri-Kosovë, prandaj, është dëshmitari i ngjarjeve të skëterrshme që ndodhnin në Kosovë dhe që po e tronditnin gjithë botën. Për këto zhvillime Milaim Zeka e kishte ftuar të fliste “pa rrotlla”, mirëpo, në fakt , Gjenerali u bë rrotë e mullirit dhe përtypi spinaq pa karar, sikur “Marinari Popaj” në filmat vizatimor dhe foli përmes muskujve për të bëmat e tij, e të shokëve të tij. Kështu që në këtë emision, Lufta e Kosovës në prizmin e dëshmive të gjeneralit Kudusi Lame, në vend se të kthjellohej përmes faktesh të sakta historike, ashtu siç i ka hije një oficeri madhor të karrierës, kësaj radhe u mjegullua edhe me shumë, sepse Gjenerali foli sikur një bari delesh në shpatet e fshatrave të thella kuksiane.


Komandanti i Divizionit të Kukësit E tha me gojën vet, se deri me 6 maj 1997, (dy muaj pas marrjes së detyrës së kryekomandantit ushtarak në Kukës), kur Kosova shtrydhej egër nga dhuna e shfrenuar serbe, nuk ishte i informuar për situatën në Kosovë! Por, me 6 maji, kur ndodhën vrasjet në kufi, qe ky i ka menduar se ishte fjala për kalimin ilegal të studentëve, por më vonë e paskësh marrë vesh se, ishte vra komandanti Luan Haradinaj dhe ishte plagosur bashkëluftëtari i tij, Rafet Rama, Gjenerali nis të kuptojë se në Kosovë kishte organizim ushtarake(!) Dhe i gëzuar e hap zemrën dhe turret në drejtim të djemve të Kosovës(!) Dhe, ndodh takimi i parë me Xhavit Halitin, të cilën histori e tregoi si një përrallë: Dikush kërkoi takim dhe unë e pranova menjëherë në zyrën time. Mu paraqit si Zeka. Pasi më tregoi për organizimin e ushtrisë, më pyeti “A do të na ndihmoni?” Pa u hamendur I thash: Prej sot jam ushtar! Isha shumë me fat. Nuk besoj se ka qenë dikush me më fat se unë, duke iu falënderuar djemve që më morën dhe me futën në radhët e tyre!…
Pas këtij takimi, për gjeneralin Kudusi Lame fillon kthesa jetësore e fatit të mirë, sepse e shqelmon dhe i thotë lamtumirë varfërisë, që deri te takimi me djemtë, i qe lidhur për trupi si tojë, sepse me pagën qe kishte s’arrinte t’i përmbushte as gjërat më elementare të familjes. Por, kur i takoi djemtë, gjithçka ndryshon dhe jeta mori kahje tjetër…
Gjenerali në emision foli për zgjuarsinë dhe vizionaritetin e djemve, prapa të cilëve ishin 20 mijë ushtarë, në kohën kur Serbia pandehte se nuk kishte me shumë se 400! Me yrysh po fliste Lame edhe për 22 muajt e luftës në frontin e hapur, por Milaim Zeka tekanjoz, ashtu si din ai, ndërmjetësoi: Gjeneral, ka pas kontrabandë të madhe?
Dhe Gjenerali pa vrarë fare mendjen, si prej topi i tha:
“Djemtë bënë dy të mira: pastruan Shqipërinë nga armët që ishin në duar e popullit dhe, e dyta, u pajis me armatim ushtria e Kosovës!”
Fakt! Shqipëria pastrohet mirëpo ndotet Kosova, sepse armatimi i blerë nëpër rrugët e Tiranës e gjetiu, ishte skajshmërisht i konsumuar, prandaj mund të ishte gjithçka, por armatim jo! Këto armë ishin sabotim i luftës së Kosovës, sepse, ishin fatale për jetën e luftëtarëve që më to nuk mund të kryenin misionin luftarak. Mirëpo, për Gjeneralin më e rëndësishme se jetët e djemve, ishte angazhimi me përkushtim i bandës së musketarëve, padronëve të tij: Fatos Nano, Rexhep Mejdani, ministri i mbrojtjes Sabit Brokaj, krye agjenti Fatos Klosi etj., që i quajti të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm sepse, siç tha, këta i kishin braktisur shtëpitë dhe zyrat e punës, për të qenë “atje ku duhej të ishin”, pra në krye të aksionit të kontrabandimit të armëve, që bënin me djemtë kosovarë, të cilët ua mbushnin xhepat me shuma marramendëse parash. Ndihmë vëllazërore se jo mahi!
Generali Lame mbajti edhe leksion rreth pikëpamjeve filozofike – ushtarake dhe për strategjinë luftarake të aplikuar në Kosovë, duke sqaruar se: luftën e vërtetë e kishin ndërmend ta bënin djemtë (ku gjenerali kishte pranuar të futej si ushtar i thjeshtë!), mirëpo, këtë luftë të vërtetë nuk po linte të bëhej Bujar Bukoshi, që dëshironte struktura ushtarake institucionale, por që nuk kishte ma shumë se 120 veta, që me “njëfarë” Tahir Zemajn, kishin hy në Kosovë dhe ua kishin marrë armët popullit dhe ua kishin dhënë policisë serbe! Hajde Gjeneral, Hajde! Fakte se jo mahi! Paç faqen…, për këto spekulime të ulëta qëllimkëqija, që tashmë në Kosovë askush nuk i pranon, madje as Zeka e Daja i Madh!
Margaritarë me xhemba Kudusi Lame derdhi edhe për Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonelin Ahmet Krasniqi, të cilin e quajti – njeri të mirë, që ishte për unifikimin e faktorit ushtarak, mirëpo që kishte maninë, për krijimin e një ushtrie institucionale dhe që, tehun e kishte të drejtuar kah Ibrahim Rugova! Këto mani të kolonelit, gjenerali përpiqet t’ia shërojë me marrëveshjen, sipas së cilës Ahmet Krasniqit ia lejon të përgatisë ushtarë sa të dojë, por me kushtin që ushtarët t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për t’i dërguar në luftë! Në kuadër të këtij bashkëpunimi të “sinqertë” Gjenerali tregon se ka pasur varg takimesh, edhe në zyrën e Ahmetit në Tiranë, me ç’rast koloneli i ka dhuruar një palë dylbi të vogla që edhe sot i ka. Pastaj ndodh takimi i fundit, më 14 shtator 1998, ditën kur policia e Kukësit e ndalon makinën dhe e çarmatos Ministrin e Luftës së Kosovës! Koloneli kur shkon te Gjeneralin nuk i tregon për incidentin e ndodhur, dhe Lames tash për atëherë i vjen keq që nuk e ka ditur sepse, do ta bënte namin! Kështu tha në emision, por fituam përshtypjen se pak rrejti, sepse, dihet botërisht se, për incidentin po atë ditë ka marrë vesh gjithë Shqipëria e Kosova. Edhe një gënjeshtër tjetër, krejt e vogël, iu përvodh Gjeneralit, kur tregoi për humbjen e gjurmëve të revoles së Ministrit Krasniqi, të cilën, pas vrasjes nga Komesariati i Policisë së Kukësit, e paska marrë një grua flokëverdhë, që është paraqitur si gruaja e Ahmet Krasniqit, e që Gjenerali prapë, e ka marrë vesh me vonesë se gruaja e Ahmet Krasniqit nuk qenkëshej flokëverdhë! Fakte trishtuese! Kush i hanë këto fara pocerke? Si u marrka një pistoleta aq lehtë nga Komesariati i Policisë, nga një person i panjohur, pa asnjë dokument të nënshkruar. A mund të ndodh kjo, sidomos kur është fjala për armën e një personaliteti të lartë dhe të jashtëzakonshëm, i cili vritet në qendër të Tiranës? Vrasjen Ministrit të Kosovës Gjenerali nuk e bëri të madhe, mbase për shkak të disa gabime që tha se i kishte bërë edhe Ahmet Krasniqi. Sidomos mish dhie gjenerali kërkoi në raportet e këqija të kolonelit me Bujar Bukoshin, dhe sidomos kur postin e Ministrit e merr Halil Bicaj, dhe përmirësohen raportet me Bukoshin, por keqësohen me Ibrahim Rugovën. Si dëshmi Gjenerali theksoi dy numrat e “Revistën Ushtarake” në të cilën qenka sharë keq Rugova! Por për fat të mirë revista ekziston dhe, mund të lexohet dhe të shihet se me Gjeneralin diçka nuk është në rregull.

Letër nga poeti Qazim Shehu


I dashur Bruqi.

Poezite e tua i lexova me interes dhe te them te drejten me pelqyen sepse kishin ndjenje mendim, konkretesi dhe shprehje te kulturuar,çfare iu ben juve nje poet interesant dhe me varg te embel qe buron nga shpirti dhe konkretesia e jetes duke perçuar edhe universalizmin e saj.

Te falenderoj Qazim Shehu


http://floripress.blogspot.com/2012/06/ne-kete-bote-gjithcka-gjykohet-edhe-nje.html

Harriet Beecher Stow me fjalët e saj ndryshoi botën.

Foto e Profilit
Nga Kozeta Zavalani

Çdo ditë ekspozohemi ndaj ngjarjeve dhe historive që ndikojnë pak ose shumë në jetët tona. Por me gjithë ndikimin e vazhdueshëm të mediave, politikës dhe shoqërisë në përgjithësi, shpesh jemi të pavëmendshëm për ndikimin formësues, që këta faktorë kanë mbi botëkuptimin tonë për realitetin, deri në momentin kur prezantohemi me një këndvështrim tjetër, i cili na sfidon të fillojmë të mendojmë, madje edhe të veprojmë ndryshe! 200 vjet më parë lindi një autore, shtatvogël, e cila shkroi një libër, që për nga mënyra se si arriti ta ekspozonte realitetin, thuhet se shkaktoi atë që njihet si lufta civile në Amerikë. Madje, vetë presidenti i atëhershëm Abraham Lincoln ia shprehu këtë bindje kur e takoi, duke i thënë:“Pra ju jeni ajo gruaja e vogël që shkroi atë librin që shkaktoi këtë luftën e madhe!” Herriet Biçër Stou (Harriet Beecher Stowe), u lind pikërisht 200 vjet më parë, më datë 14 qershor. Libri i saj “Kasollja e xha Tomit” pati një ndikim transformues mbi këndvështrimin e amerikanëve për skllevërit. Romani i saj ndryshoi këndvështrimin e njerëzve mbi skllavërinë, duke thyer steriotipet dhe duke i portretizuar skllevërit si individë.Lista e librave që kanë sjellë ndryshime rrënjësore në këndvështrimin e njerëzve është e gjatë dhe e gjerë. Ka mjaft libra që kanë ndikuar pozitivisht, por gjithashtu edhe negativisht.



 Ndërkohë, shpesh herë vlera e librave është kuptuar plotësisht vetëm nëpërmjet reflektimit historik. “Unë shkruajta çfarë bëra, sepse si një grua, si një nënë isha e shtypur dhe zemërthyer me vuajtjet dhe padrejtësitë që shihja, sepse si e krishterë ndieja çnderimin ndaj krishterimit, sepse si dikush që e doja vendin tim, unë dridhesha kur imagjinoja ardhjen e ditës së zemërimit të madh.” Unë kujtoj tani fermën e Cepit të Qetë, kur vizitova për herë të parë Hartfordin, CT. USA. Ka qenë një udhëtim frymëzues nga trashëgimia e plotë të saj si shkrimtare, reformuese sociale, piktore, kopshtare, pjesëmarrëse e shkathët dhe vëzhguese e kulturës amerikane në ndryshim. Pasi bëra një tur në shtëpinë e saj të restauruar aq bukur, një shtëpi gotike e periudhës viktoriane 1871 ku ajo jetoi deri në vdekjen e saj në 1896. Fasada e saj joshëse e thjeshtë e mikpritëse, me tulla të pikturuara, më ka tërhequr shumë, aq më tepër ornamentet zbukuruese përreth dritareve, që mbyllnin enterieret e restautuara, që mbajnë orenditë me mobiljet e restauruara të familjeve Beecher dhe Stowe.

Sot, kjo shtëpi madhështore me bibliotekën e pasur shërben për takime, ekspozita të veçanta dhe programe publike. Duke u larguar prej shtëpisë ku ajo jetoi, njoha botën e saj dhe pashë botën time nën një dritë të re, që nuk e kisha parë më parë. Në vitin 1852 ajo ndryshoi botën me romanin sensacional kundër skllavërisë “Kasollja e xha Tomit” , duke mbetur gruaja amerikane me më tepër ndikim në shekullin e 19-të.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...