2012-08-09

Me Vasil Shanton apo Isa Boletinin?


Nga Flori Bruqi


Skeda:Isa boletini.jpg
Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar ku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin, Mitrovicë. Ai ishte i pashkolluar, me një nam të madh për guximin dhe arritjet.
Skeda:28nentor1912 isa boletini.jpg
Mbiemri origjinal i familjes Boletini ashtë Maksutaj nga fisi Shalë i vendosur ne Isniq pranë Deçanit, dhe me vonë migruan drejt fshatit Boletin në Kosoven veriore, prej nga mueren dhe mbiemrin. Bëmat e tij u bënë legjenda, dhe arratisjet e tij nga turqit e serbët përralla. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë. Ai mori pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës ku u mori përsipër që vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me përpikmëri. Por armiqtë shekullor të Shqipërisë si gjithmonë, sa e panë se shqiptarët filluan të organizohen, gjetën një kalë troje që e futën në mes për të perçarë shqiptarët. Pikërisht kur Lidhja e Pejës po merrte po atë shtrirje e atë karakter Kombëtar si të Lidhjes së Prizrenit, me dorën tradhtare të shqiptarit Mahmut Zajmi të shitur te osmanlia e te Serbia, më 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes së Pejës, të madhin Haxhi Zeka. Betejën e parë me ushtrinë osmane Isa Boletini e ka bërë në vitin 1895. Valiu i Kosovës Hafiz Pasha i dha urdhër majorit Mehmet Efendiut që ta sulmonte në befasi Isa Boletinin ditën e Bajramit. Por Isai ishte mësuar me pabesitë e osmanlijve dhe rrinte gjithmonë në pritje për çdo të papritur. Në atë kohë majori turk në krye të një taborri ushtarësh u nis për Boletin. Ndërkohë Isai i kishte zënë pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetëm që e shpartalloi ushtrinë osmane po vrau shumë prej tyre dhe vetë majorin që e la kokën në luftë. Ndërsa Isai me forcat e tij i shkoi në fshatin Banjë dhe i çoi fjalë Veliut: "Shnosh e mirë arrita në Banjë, ndërsa majorin Mehmet Efendiun e lash në Boletin. Po të doni urdhnoni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u përhap si rrufe në tërë Kosovën dhe autoriteti i Isait urrit shumë sidomos në Kosovën Veriore. Në atë kohë Kulla e Boletinëve u bë një vend peligrinazhi ku shkonin shumë vizitor jo vetëm shqiptar, po edhe gazetarë e korrespondent të huaj gjë e cila i ra në sy qeverisë osmane. Mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës.
Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t'i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. "Na nuk do të lejojmë kurrë që të vijë kangjalloz të Miskokit në Mitrovicë", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetësoi shumë qeverië osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatës dhe ajo vendosi që me çdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumë të vështirë ta bënte atë veprim se me Isain nuk ishte më vetëm Shala, por Mitrovica me Vushtëri e Llap. E ndodhur para këtij fakti, ajo vendosi që ta bindë me të mirë Isa Boletinin.
Mbas shumë përpjekjesh ajo ia arriti qëllimit që ta bind Isain që ai të shkonte në Stamboll, por Isai iu vuri këto kushte:
1) Konsullit rus t'i ndalohej ardhja në Mitrovicë
2) Të lihem i armatosun e me shokë
3) Të banojë vetëm në Stamboll
Mirëpo në pikën e parë qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi në Mitrovicë. Por populli që ishte lidhur me besë se nuk do ta lejonte të hapej konsullata ruse në Mitrovicë, u çua në këmbë dhe filoi luftën. Në atë kohë Konsulli rus që ishte artilier, doli vetë të komandonte topçijt kundra shqiptarëve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti: "Po kush asht ai që po komandon topçijt? Dhe kur i thonë se ishte kangjalozi rus, ai menjëherë ia ktheu pushkën dhe e vrau. Në Stamboll Isai mbajti një qëndrim të papërfillshëm ndaj pashallarëve e qeveritarëve dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një vend strehimi për patriotët dhe shtëpi bamirësie për hallexhinjtë që shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua të kthehej në Kosovë pas katër vitesh, më 1906 kur Rusia u mund në luftë nga Japonia se përndryshe s'kishte për t'u liruar kurrë. Kur ia komunikuan lrimin ai tha: "Ma çoi Zoti Zhapanin (Japonezin) në ndihmë e ia theu kryet Muskovit (Rusisë) e mue m'u dha mundësia të kthehem në Kosovë". Sulltani i dha titullin Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: "Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit në Kosovë Isai priti e përcolli miq e dashamirë dhe merrte informata nga ata që e vizitonin se si i kishin punët me qeverinë në vendet e tyre. Me këtë ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj të gjithë ishin të pakënaqur e të gatshëm për veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur të fillonim ndonjë kryengritje për të fituar të drejtat tona, a jini të gatshëm të baheni fidakqor? (flijuar)", dhe të gjithë iu përgjigjën se ishin gati. Më 1901-1902, Boletini u caktua si koka e "Rojeve shqiptare" të Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) në Stamboll, ku kaloi 4 vitet e ardhshme. Ai qëndroi në këtë pozitë deri më 1908, kur në nëntor ai i dhá përkrahjen Revolucionit Xhonturk. Ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antishqiptare të xhonturqëve. Kur Xhavid Pasha dërgoi 7,000 burra me në krye Dervish pashën drejt Shqipërisë që të nënshtronte Kosovën, Isa Boletini me një grusht burrash shtjelluan një mbrojtje të guximshme. Gjatë dëbimit trupat osmane dogjën kullën e familjes së tij në shenjë hakmarrje. Armiqësia ndaj serbëve nisi po më 1908, kur Isa me njerëzit e vet çarmatos bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, të furnizuara me armë po nga Rusia. Në 1909 Boletini udhëhiqte betejat nga Prishtina në Prizren e më tej edhe më gjërë, Burri i Kosovës luajti rolin qendror si kryetar i kryengritjes të përgjithshme në pranverë të 1910 kur udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910 ku turqit thyhen keqas e më pas ndërton edhe njëherë shkollën shqipe dhe kullën që edhe sot qëndrojnë, e më tej kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë (kjo e fundit u përball me aneksimin e synyar të Sanxhakut) në Shqipëri. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. Mbështeti kryengritjen antiosmane të v. 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në këtë periudhë emri i tij u lakua e komentua shumë në shtypin e kohës i lidhur me betejat e Cernalevës, Kaçanikut, Shkupit dhe të Kalasë së Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në operacionet kundër shqiptarëve.

Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi një post ministri, e Isa ìa ktheu "Jo Ismail, se duhen njerëz të shkolluar", dhe i rekomandoi M. Derallen. Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqsues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Historiani Edwin Jacques tregon një anekdotë që trajton sa vijon: “Sa hyri në godinën e Ministrisë së jashtme britanike që të mbronte çështjen e kombit të tij, polici i sigurisë i kërkoj të hiqte revolen nga brezi dhe t'a linte në vendin e posaçëm ngaqë duhet të hynte i paarmatosur. Ai e dorzoi pa u ankuar. Gjatë takimit, ministri i jashtëm, Sir Edward Grey, e shoqëroi Boletinin drejt vendit për të rimarrë revolen e tij. Ku ministri qeshi, ‘Gjeneral, gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, që as Mahmut Shefqet Pasha s'mund t'a çarmatoste, sapo u çarmatos në Londër.’ Boletini ia ktheu me një përqeshje të butë, ‘Jo, jo, as në Londër!,’ dhe nxori nga prapa një revole të dytë.”[1]
Shqiptarët që shkuan në Londër lanë përshtypje të mira (edhe pse në rrezerva i vetmi që përballonte nivelin e homologëve ishte Luigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtës). Në një rast kur Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashkë me Tonin Prekên shërbyen si përkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u tha sa vijon,
"Thuaji atij,” tha Isa, "që unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe që unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë.” E tha me shumë shprehi, ”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi vuajtur shumë për të harruar."
Në takimet e shpeshta Gjenerali me qeleshe të bardhë la një mbresë të fortë të zakoneve shqiptare, ku askush nuk mund ta shihte pa e admiruar atë. Ai zuri shumë miq, që i treguan lavdinë e Londrës. "Por prapë,” ai i thoshte mikut të tij Aubrey Herbert, "madhështore siç është, e të sjellshëm siç jeni ju Anglezët, Unë nuk do ta ndërroja këtë me shkëmbijtë dhe lumejt e mi.” Ai u kthye në Shqipëri, ku trupat e tij mbrojtën Princ Wilhelm zu Wied deri në nisjen e tij nga Shqipëria, dhe me mbështetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmërinë e parë shqiptare. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët "Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!" kur Ibrahim Pasha u kërkoj shaljanëve me Isën në krye të mos niseshin për në Shkup e u premtoi poste. Më 1916 gjendet në Shkodër për të organizuar mbrojtjen nga malazezët. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin dhe tre luftëtarë të tjerë.
Bëhet fjalë mbase për një sekuencë, së cilës fare pak i afrohen versione të ngjashme të historisë botërore, qofshin të hiperbolizuara nga fantazistë. Ja skena e papërsëritshme: "I futur në kurth, Isa Boletini qëllohet nga të gjitha anët me plumba, por nuk bie teksa arrin të qëllojë deri në fund mbi ekzekutorët e vet. I bërë sallatë nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zë, nuk dridhet, nuk bën asnjë hap pas, si të ishte prej shkëmbi. Dikur plagët e rrëzojnë në gjunjë, por sërish ai arrin të mbajë armën në duar duke qëlluar... Dhe në momentin që dora e djathtë i copëtohet, e kalon revolen në të majtën...".

Prologu i vrasjes

Vrasësit e njeriut më të fortë në krah të Ismail Qemalit, njeriut që shpalli Shqipërinë të pavarur, ishin xhandarët malazezë të urdhëruar nga qeveria e këtij vendi, kurse ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë. Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë. Porse qeveritarët e Malit të Zi, pa u turpëruar nga ky pushtim, pa u turpëruar prej faktit se nuk rezistuan deri në fund, u kujdesën gjithsesi të hiqnin qafe armikun e hershëm, shqiptarin e tmerrshëm, Isa Boletinin, të cilin e mbanin prej disa kohësh të izoluar. Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të fuqive më të mëdha të Evropës në takimin e Londrës më 1913. Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral. Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh. Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do u vinte në mendje më pas. Gjithsesi Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t'i nxjerrë në një vend neutral. Ndërkohë, anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon "mikun që i hapi derën i pari". Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën survejim.

Ekzekutimi

Thyerja e frontit malazez nga austriakët në të njëjtën periudhë kohe dënon me vdekje përfundimisht Isa Boletinin. Ushtarët malazezë e shoqërojnë atë bashkë me njerëzit më të afërt në Danilograd dhe më pas në Podgoricë. Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, duket urdhri për vrasjen e Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej. Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet, deri në dorëzimin e tij trupave austriake. Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit: "Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa), patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, na ndali. Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!". Por që tre vëllezërit nuk kanë mundësi të lajmërojnë Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi me përdhunë, nën kërcënimin e armëve mbyllen në një shtëpi dhe mbahen të bllokuar. Në këtë kohë Isa Boletini, vet i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje. "Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: Jo besa!


S'ja kam dorëzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi. Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetër mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë të strehuar në prefekturën e qytetit", rrëfen i mbijetuari.

Sipas Gjillasit

Nuk ka ndodhur shpesh që sllavët të shkruajnë me respekt për shqiptarët, aq më pak ata të jugut. Por duket madhështia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, në veprën e tij "Toka pa Drejtësi", botuar në versionin anglisht në Nju Jork, në vitin 1958, shkruan me respekt për shqiptarin në këtë vepër të tijën, që shumë e kanë krahasuar të barasvlershme me "Donin e Qetë" të Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes së Boletinit: "Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë nuk kishte vazhduar shumë, pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga kjo goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij të devotshëm. Njerëzit më të afërt të Isës ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vështruar me sytë e mëdhenj dhe të përgjakur, kishte thënë çka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndienim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megji-thëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij. Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur, në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kërkujt dhe pa falur askënd, ashtu drejt në këmbë, i pambrojtur. Admirimi për të bënte pjesë gjithashtu në pikëllimin tonë. Në qoftë se një njeri duhet të vdesë, do të ishte mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e panë dhe nga ata që kanë dëgjuar për të! Shumë më vonë ne i patëm treguar babait dhe e ngacmonim për këtë, se kishim lexuar që Isa Boletini kishte vdekur në Shkodër. Babai nuk e pranonte një gjë të tillë. Por për të nuk kishte aq rëndësi nëse ky kishte qenë Isa Boletini vetë, apo ndonjë nga oficerët e tij, kryesorja ishte se shqiptarët që kishin luftuar në atë betejë dhe, sidomos prijësi i tyre, që nuk mund të ishte njeri tjetër veç Isa Boletini, ishte vrarë. Babait i kishin thënë se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte për të, fakti i rënies së tij ishte provuar për jetë të jetëve me zjarrin e pushkëve".
Varrimi
Të marrë në pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezë u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do të provokonte ngjarje për të djegur dhe plaçkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarë duke sulmuar prefekturën në përpjekje me patrullat e ushtrisë. Organizatorë të drejtpërdrejtë të vrasjes ishin ministri i Luftës, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollës, komandanti i Përgjithshëm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricës, Ramadanoviçi e të tjerë. Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë dy ditë më pas me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë. Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij "gjatë një përpjekjeje me malazezët". Eshtrat e tij u transportuan në Boletin me 25 shtator 2004[2]
Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.[3]




Vasil Shanto lindi në Shkodër më 17 gusht të vitit 1913, ishte një nga drejtuesit kryesorë të P.K.SH-së, u vra më 1 shkurt të vitit 1944, në Shkodër. Shanto ishte themelues i Partise Komuniste te Shqiperise. Ai ishte hero i Luftes se Dyte Boterore. Shok i ngushtë me Qemal Stafa në disa filma shqiptarë figura e tij lartësohet siç është filmi artistik Ilegalët, gjatë luftës njhej me pseudonimin Visar Shundo. Aktivitetin e tij përpara se të dilte në ilegalitet e kryente në furrën e bukës ku punonte. Në nder të tij shumë shkolla edhë rrugë mbajnë emrin e tij.

Vrasja e Vasil Shantos

"Hera e fundit qe do te bashkepunoja ne Korçe me Vasil Shanton per çeshtje lufte, me ka lene nje brenge te madhe. Perse do te thoni ju? Ja se si qendron e verteta. Ai, si shume here me pare, ishte caktuar te shoqeronte Tempon apo udheheqes te tjere jugosllave per ne Mal te Zi apo vise te tjera. Pra, as me shume e as me pak, ai ishte caktuar si nje korrier i thjeshte i S. V. Tempos apo te tjereve. Keto raste, une i kam quajtur shperdorimin me te madh qe i behej ketij personaliteti te fuqishem te LANç-it ne Shqiperi dhe kesaj figure qendrore te levizjes. Ende sot, pyes e indinjuar: 

Valle ky qendrim duhej mbajtur me nje anetar te Komitetit Qendror si Vasili? Ky hero, atentator i persosur, mjeshter i madh i luftes guerile ne qytete, sidomos ne Shkoder e ne Tirane, klandestin i paperseritshem e qe ishte aq i vyer per Shqiperine, duhej keqperdorur si shoqerues-korrier i nje udheheqesi 30-vjeçar jugosllav, qofte ai dhe anetar i Byrose Politike?! A thua nuk kishte sa te duash te tjere partizane trima qe mund ta shoqeronin Tempon?! Aq me teper qe Vasil Shanto e kishte bere disa here kete rruge te rrezikshme dhe ishte ekspozuar. Une them jo, nuk duhej vepruar keshtu! Ky ishte nje gabim i madh fatal. I nisa Vasilin dhe Tempon me nje automjet qe e drejtonte nje njeriu yne i besuar.

 Aq e vertete eshte kjo sa une ju dhashe me vete nenen time, per ta lehtesuar kalimin e tyre neper postblloqet e armikut, te cilet ishin bere thuajse te pakalueshem si rezultat i kontrolleve te shpeshta dhe te imtesishme. Vasili, Tempoja dhe nena kaluan pa probleme. Mberriten ne Tirane dhe u vendosen ne bazen tone te sigurt, qe ishte shtepia e familjes se Zeqi Agollit. Prej andej, te dy shoket udhetuan per ne Shkoder e Mal te Zi. Para se te largohej nga Korça, Vasili me tha: "Naxhije, mendoj se ky do te jete udhetimi im i fundit". Ne fakt ashtu ndodhi. Vasil Shantoja u vra ne rrethana enigmatike, ne breg te Liqenit te Shkodres, duke u kthyer nga misioni i tij i fundit luftarak. Kesisoj, me vrasjen e Vasilit, lufta jone humbi nje nga heronjte e saj te pazevendesueshem", eshte shprehur Naxhije Dume.


Me Vasil Shanton apo Isa Boletinin?

Kryeministri Berisha ka ripërsëritur idenë e rishkrimit të historisë, të manipuluar e falsifikuar nga diktatura komuniste, duke e cilësuar atë si një problem madhor, që duhet zgjidhur. Pa dyshim që deklarata e zotit Berisha përbën një shpresë të fortë për zgjidhjen e njërit prej problemeve parësore, që natyrshëm shkon përtej historisë si shkencë, kulturë apo mësimdhënie, por si element thelbësor i ndërgjegjes sonë kombëtare. Rishkrimi i historisë, asaj të ngjarë, por të shkruar keq gjatë periudhës së diktaturës komuniste, duket një misionin i pamundur në kushtet aktuale të Shqipërisë politike, zyrtare e intelektuale. Rishkrimi i historisë duket i pa mundur nëse konceptohet vetëm si detyrë teknike e historianëve, pa vullnetin politik, ndihmën dhe angazhimin tërësor të politikës dhe krejt shtetit shqiptar. Realizimi i rishikimit të historisë përtej entuziazmit nga deklarimet publike të zotit Kryeministër ka përballë disa pengesa tejet serioze sa teknike aq dhe politike, sa të lehta aq dhe të vështira për t’u kapërcyer, si e vetmja mundësi për të shkuar në finalizimin e aksionit të rishkrimit korrekt të historisë së popullit dhe kombit tonë.

Pyetja lind vetiu: kush dhe si do ta rishkruajë historinë? Duket qartë se zbatimi në praktikë apo konkretizimi i kësaj ideje në kushtet aktuale është i pamundur. Kur flasim për rishkrimin e historisë, bëhet fjalë për atë historinë zyrtare të diktaturës komuniste të shkruar, manipuluar e falsifikuar prej politikes dhe institucioneve të saj të politizuara.

Dy duken se janë sfidat kryesore në këtë aksion me rëndësi jetike: kush do ta rishkruajë historinë dhe mbi çfarë bazash, provash, dokumentesh dhe argumentesh do të shkruhet e rishkruhet kjo histori? Sigurisht që historinë zyrtare e shkruajnë historianët e inkuadruar apo ata nën kujdesin e institucioneve akademike e shkencore zyrtare, si Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, katedrat universitare e institucione të tjera të kësaj natyre. Mund ta shkruajnë edhe individë në mënyrë të pavarur, por në këtë shkrim e kemi fjalën për historinë zyrtare, serioziteti dhe autoriteti i së cilës duhet të jetë pothuaj i padiskutueshëm. Po flasim për një histori që do të mësohet në shkolla nga fëmijët tanë, do t’i referohen të huajt, shtetet, institucionet shkencore dhe natyrisht do të orientohet edhe shteti në veprimtarinë e tij të nderimit dhe kujtesës së historisë kombëtare, që besoj se ka shtyrë zotin Berisha të ringrejë edhe një herë si çështje rishkrimin apo shkrimin korrekt të historisë. Të dyja pengesat e kanë zanafillën dhe lidhen fort me njëra-tjetrën te mungesa e vullnetit për të parë të zbardhur të kaluarën kriminale komuniste të vendit, por dhe për të rrëzuar historiografinë komuniste, një falsifikim nga më kriminalët i historisë së kombit e popullit tonë. Por jo vetëm kaq. Falsifikimi dhe manipulimi i historisë zyrtare nga institucionet shtetërore të Shqipërisë, fatkeqësisht, ka vazhduar edhe në vitet e demokracisë, madje edhe gjatë qeverisjes së zotit Berisha. Fjalori enciklopedik i vitit 2010, një botim i Akademisë së Shkencave, është pa asnjë mëdyshje një maskarallëk akademik, që për faqen e zezë të autorëve, botuesit dhe shtetit ka pak apo aspak ndryshime nga historia e Enver Hoxhës. Nëse i hedh vetëm një vështrim të shpejtë, arrin të gjesh gabime, shtrembërime e falsifikime nga më flagrantet e më skandalozet. Mungojnë emrat e të paktën 20 firmëtarëve të pavarësisë, ndërkohë që vazhdon të paraqitet si firmëtar Hysen Hoxha, xhaxhai i Enver Hoxhës, edhe kjo një nga sajesat e turpshme të asaj kohe. Ndërkohë që Muzeu Historik Kombëtar me një vendim diabolik ka hequr nga pavijoni i historisë së diktaturës vrasjet pa gjyq të dhjetëra intelektualëve antikomunistë pas të ashtuquajturit “çlirimi i Tiranës” nga data 17-28 nëntor 1944. Sipas drejtorit Malltezi, ka një vendim të Ministrisë së Kulturës që kjo periudhë të fillojë nga data 29 nëntor 1944, gjë që mund të konsiderohet si një skandal më vete, pasi ajo që ka bërë diktatura nuk është gjë tjetër veçse shkrimi me vendime politike i historisë. Fakti që Muzeu Historik Kombëtar është ndërtuar pikërisht në vendin ku u pushkatuan intelektualët antikomunistë, tek ish-hoteli “Bristol”, e bën edhe më të ndyrë vendimin për ta hequr kujtimin e tyre nga stendat e muzeut. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë pllakë apo tabelë që të tregoje se atje është kryer një nga masakrat më te mëdha të komunizmit, një detyrim jo vetëm historik, por edhe komercial për Muzeun, që për fatin tonë të zi, ndoshta është i vetmi në botë i ngritur mbi kockat e dhjetëra intelektualëve të vlerësuar si “Nderi i Kombit”. Shpresoj që pas reagimit të zotit Berisha edhe zoti Maltezi ta kuptojë se ajo që ka ndodhur në muzeun e drejtuar prej tij është sa e padrejtë aq edhe një zgjatim i falsifikimit dhe manipulimit komunist të historisë.

Një tjetër skandal i historiografisë shqiptare është rasti i Vasil Shantos, një atentator komunist me origjinë serbe, një nga heronjtë e komunizmit, status që vazhdon ta ruajë zyrtarisht edhe sot. “Vepra” më e madhe e Shantos ka qenë vrasja mbas shpine e djalit të një prej heronjve tanë kombëtarë, Isa Boletinit, Adem Boletinit, një nacionalist i shquar edhe ky. Sot ka shkolla e rrugë në mes të Tiranës me emrin “Vasil Shanto”, ndërkohë që Adem Boletinin nuk e di ndonjë, por edhe Isa Boletinin janë shumë të rralla. Duket se ky 100-vjetor i pavarësisë është një kufi limit në dispozicion të historiografisë shqiptare për të vendosur nëse do të rrijë me Vasil Shanton apo do të kthehet me Isa Boletinin, ndërkohë që besoj se këtë synonte edhe mesazhi i djeshëm i zotit Berisha

Janë këto dhe fakte të tjera që e radhitin si problem parësor faktin se kush do ta shkruaj historinë, pasi shkrimi apo rishkrimi i një historie të pastër kërkon pa tjetër edhe shkrues apo të pastër. Sa e mundur është kjo sot në institucionet zyrtare e akademike historiografike të Shqipërisë? Është i verifikueshëm fakti që shumica e shkruesve aktualë zyrtarë të historisë janë individë të implikuar në falsifikimin e historisë komuniste, që pretendojmë të rishkruajmë. Të gjithë janë të paverifikuar nëse janë apo jo autorë apo bashkëpunëtorë në krimet e diktaturës dhe natyrshëm për shkak të konfliktit të interesit nuk mund t’u besohet edhe rishkrimi i historisë.

Si të gjithë: politikanët, zyrtarët, intelektualët, personat publikë, edhe historianët i kanë shpëtuar një procesi pastrimi, gjë që e bën të pamundur përzgjedhjen e shkruesve apo rishkruesve të pastër te historisë.

Problemi i dytë është pa dyshim baza dokumentare dhe argumentuese aq e domosdoshme për shkrimin dhe sidomos rishkrimin e historisë. Pjesa më e madhe e historisë se Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës është e mbyllur me ligj në arkiva sekrete të shtetit. Hapja e këtyre arkivave, e thënë ndryshe, e dosjeve kriminale të komunizmit, është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet si një tabu nga politika postkomuniste shqiptare, gjë që e bën katërçipërisht të pamundur realizimin e idesë apo vendimit të bërë publik dje nga zotit Berisha. Me pak fjalë, hapja e dosjeve dhe zbardhja pa kompromis e krimeve të diktaturës komuniste përbën të vetmen zgjidhje për realizimin e projektit të Kryeministrit Berisha për rishkrimin e historisë. Me ligjin e lustracionit do të mund të sigurojmë njëherazi edhe shkrues të pastër të historisë dhe sidomos dokumentet, provat dhe faktet e shkrimit apo rishkrimit realist të saj,thote Nebil Çika.


Lexoni:http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1912_3.html

  1. a b c d e f g h Robert Elsie. "Historical dictionary of Albania". Retrieved 3 August 2012.
  2. a b c d e f g h i j k l m n o p Owen Pearson. "Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog". Retrieved 3 August 2012.
  3. ^ Blumi, Isa (2003) Rethinking the late Ottoman Empire: a comparative social and political history of Albania and Yemen, 1878-1918 Istanbul: The Isis Press, 2003 p. 182 ISBN 975-428-242-0 . Retrieved March 9, 2011 "Ismail Kemal Bey hastily made the famous declaration of independence in late November of 1912, refusing to wait for Boletini and "the Kosovars" to reach Vlora."
  4. ^ Blumi, Isa (2003) Rethinking the late Ottoman Empire: a comparative social and political history of Albania and Yemen, 1878-1918 Istanbul: The Isis Press, 2003 p. 182 ISBN 975-428-242-0 . Retrieved March 9, 2011 "While Boletini had plans to assert himself as a key political figure in this Albanian state building project, the Southern elite made certain that he would be reigned in to suite their military needs and not hijack a political process over which they wanted full control."
  5. ^ Elsie, Robert"Albania under prince Wied". Archived from the original on January 25, 2011. Retrieved January 25, 2011. "... mostly volunteers from Kosova under their leader Isa Boletini"
  6. ^ Paulin Kola: The search for Greater Albania. Hurst, London 2003, ISBN 1-85065-664-9, S. 4. Page 1


  • Bahlov, Dr. Hans, Deutschlands geographische Namenvett Baden: Suhrkamp. 1985, cited of Abdullah Konushevci, Toponomia e Mitrovicës, “Word”, nr. 6-7, July 2001, p. 19
  • Fehmi Pushkolli, Ukshin Kovaçica-Bajgora, Horizontet e historisë, Prishtinë, 1997, p. 18
  • Fehrni Pushkolli, Po aty, p. 20
  • Ahdullah Konushevci, Po aty, p. 19
  • Mitrovica dhe rrethina, Mitrovicë, 1979, p. 69
  • Tafil Boletini, vepër e cituar, p. 153

^ Kosovo is the subject of a territorial dispute between the Republic of Serbia and the self-proclaimed Republic of Kosovo. The latter declared independence on 17 February 2008, while Serbia claims it as part of its own sovereign territory. Its independence is recognised by 91 out of 193 UN member states.



Jorgo Bulo: Qosja korife i shkencës, mbrojti kulturën tonë nga genocidi serb




Shkruan Akademik Jorgo Bulo


Kur marr sot në dorë kompletin e veprës së akademikut Rexhep Qosja, mendimi më çon në kohën e shkuar, kur dyzet e ca vjet më parë, ai, atëherë i ri, vinte në Tiranë me një libër të vogël me kritika, por me një synim ambicioz për të mbledhur lëndën për tezën e doktoratës për Asdrenin.
Nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra: Kosova është bërë e lirë dhe e pavarur, Rexhep Qosja është bërë me veprën e tij një nga simbolet e përpjekjes për të ndërtuar, bashkë me Kosovën e lirë, dhe kulturën e saj. Brezit të tij i takoi fati dhe përgjegjësia të ishte pjesë e atij procesi historik që sendërtoi një ëndërr shekullore, ëndrrën e lirisë dhe sot atij i takon e drejta e ligjshme për t’u vlerësuar. Ky botim në 29 vëllime i veprës së tij të jetës është shprehja e këtij vlerësimi dhe njëherësh merita e Qeverisë së Kosovës që financoi botimin dhe e Institutit Albanologjik që e përgatiti, institucioni ku Rexhep Qosja ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij shkencore dhe ka bërë shumë për t’i dhënë vendin e merituar në radhën e institucioneve prestigjioze të shkencës albanologjike shqiptare.


Me veprën që promovohet sot, Rexhep Qosja dëshmohet si një personalitet i shquar, si njëri prej protagonistëve të realitetit të sotëm historik e kulturor shqiptar, figurë poliedrike e shkencëtarit, prozatorit, dramaturgut dhe kritikut letrar, eseistit dhe publicistit, mendimtarit dhe pedagogut, intelektualit atdhetar dhe qytetar, që e ka lidhur jetën dhe krijimtarinë e tij me fatet e vendit dhe të kombit të tij, të kombit tonë një dhe të pandarë.

Vepra e shumanshme e Rexhep Qoses e botuar me një përkujdesje e akribi shkencore nga Instituti Albanologjik, është një pasqyrë e kontributit të tij për zhvillimin e shkencës, të arsimit dhe letërsisë shqipe në Kosovë. Ajo ka luajtur një rol themelor në proceset e emancipimit dhe të ngritjes së ndërgjegjes atdhetare, qytetare e morale të popullit të vet, e afirmimit të aspiratave të tij, për rritjen e prestigjit të shkencës dhe të kulturës kombëtare të shqiptarëve në mbarë botën shqiptare dhe përtej saj.

Vepra shkencore dhe letrare e Qoses është shprehje e ndërgjegjes intelektuale të epokës kur për këtë popull proceset e njësisë dhe të lirisë, të zhvillimit mendor e shpirtëror, janë pjesë dhe kusht i qenies sonë dhe i ardhmërisë sonë, në vorbullat e kohëve të trazuara që kemi kaluar e kalojmë, ende të kërcënuar prej rreziqesh që vijnë nga anë të ndryshme, por jo rrallë edhe prej vetvetes. Në këtë mes Rexhep Qosja, me veprën e tij voluminoze ka kryer rolin e një institucioni.

Në krye të këtij botimi jo rastësisht qëndrojnë veprat shkencore historiko – letrare, pikërisht sepse në gamën e gjerë të veprimtarisë intelektuale të Rexhep Qoses vendin e parë e zë shkenca, studimet në fushën e historisë së letërsisë sonë, një nga monumentet e mëdha të kulturës shpirtërore të kombit, dëshmi e identitetit të tij, por dhe “dëshmi e dinjitetit sovran” të kulturës shqiptare, siç e quan ai.

Letërsia jonë kombëtare, në prerjen e saj diakronike dhe sinkronike, në trollin mëmë të Shqipërisë gjuhësore dhe në diasporë, problemet dhe proceset korente të jetës letrare, kulturore dhe intelektuale të shqiptarëve, të zhvillimit të gjuhës shqipe dhe të rolit të shkrimtarit në këtë mes, albanologjia dhe në mënyrë të veçantë degët më të reja të saj, historiografia letrare, aspektet teorike dhe problemet metodologjike të zhvillimit të saj, historia e letërsisë shqipe si proces risimi, jo thjesht të përmbajtjes, por dhe të stileve e të arsenalit artistik janë objekt trajtimi në 10 vëllimet e para të korpusit madhor të veprës së Rexhep Qoses.

Në kushtet e një politike të egër shoviniste dhe të një gjenocidi kulturor të programuar që ushtrohej ndaj shqiptarëve në perandorinë tashmë të shpërbërë jugosllave, puna e albanologut, e sidomos e historianit të kulturës shqiptare, nuk ishte dhe nuk është thjesht një profesion, por një mision, për të mbrojtur e afirmuar vlerat identitare të kombit. Siç tregon vepra që kemi në dorë, Rexhep Qosja, si shumë intelektualë të tjerë të brezit të vet, iu kushtua këtij misioni. Ai midis të tjerash i hyri projektit për një histori të letërsisë kombëtare, duke shkrirë në studimet e tij talentin e rrallë, erudicionin dhe pasionin shkencor, duke i dhënë jetë një biblioteke të tërë veprash shkencore historiko – letrare, si “Historia e letërsisë shqipe” (Romantizmi) në tre vëllime, monografia “Porosia e madhe” për jetën dhe veprën e Naim Frashërit, monografia “Asdreni – jeta dhe vepra e tij”, monografitë “Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne”, “Tri mënyra të shkrimit shqip”, “Semantika e ndryshimeve letrare” e të tjera.

Me këto vepra ai sjell një kontribut themelor për institucionalizimin e historiografisë letrare si disiplinë e mirëfilltë e pavarur shkencore, për konstituimin e shkollës shqiptare historiko – letrare, duke e nxjerrë atë nga qarku empirik deskriptiv, në horizontin e përgjithësimeve jo vetëm të kontekstit historik, por dhe të kontekstit të proceseve të brendshme të karakterit estetik.

Ai ka parapëlqyer ta shohë veprën artistike “si një tërësi, si një totalitet të strukturuar sipas ligjeve të veta specifike” duke hetuar njëkohësisht edhe lidhjet e ndryshme që ka me strukturat jashtëletrare. Me këtë ndryshim si të thuash në teknologjinë e studimit, ai ka sjellë një ndryshim substancial metodologjik, duke e orientuar hulumtimin shkencor në shtratin e natyrshëm që buron prej vetë natyrës së objektit.

Në këtë vështrim ai është një reformator i kërkimit shkencor në këtë fushë. Kjo qasje fiton një vlerë e rëndësi të veçantë në kushtet e eklektizmit metodologjik që mundon sot e kësaj dite historiografinë e kritikën letrare.

Profili i Rexhep Qoses si krijues bashkon në një shkencëtarin dhe artistin, shkrimtarin që me veprën e tij letrare, spikat si një zë i veçantë në zhvillimet e letërsisë shqipe, me ndikim të veçantë në proceset e zhvillimit të letërsisë shqipe në Kosovë e në Shqipëri, të emancipimit të saj prej trysnisë që bënin mbi të faktorët jashtëletrarë politikë e ideologjikë. Mjafton të kujtojmë këtu pritjen, ndikimin dhe jehonën që pati botimi i romanit “Vdekja më vjen prej syve të tillë” më 1974, si dhe romanet e botuar vitet e fundit. Zbulimi i të vërtetës së jetës së njeriut, konflikti i individit me institucionet morale, politike dhe forcat që veprojnë jashtë tij, por dhe brenda tij, dramat e individit dhe të kombit, filozofia jo rrjedha e ngjarjeve, që sjell vetvetiu dhe risinë e një ligjërimi artistik të çliruar prej narracionit tradicional, janë disa nga vlerat e një vepre të krijuar me vetëdijen e një ndryshimi në sistemin letrar tradicional.

Nëqoftëse romani i parë me përmbajtjen e tij etiko-filozofike dhe dramat e përfshira në vëllimin me titull “Mite të zhveshura” me aktualizimin e simbolikës dhe të mitologjisë kombëtare, por dhe me demistifikimin e saj, i sjellin letërsisë shqipe jo vetëm një mesazh tronditës e human nga kalvari i jetës shqiptare në këto troje, por dhe një përmasë universale, me romanet e fundit “Një dashuri dhe shtatë faje”, “Nata është dita jonë” dhe “Bijtë e askujt”, siç ka vënë në dukje në mënyrë analitike në parathënien e veprës Dr. Hysen Matoshi, me “simbiozën letraro – shkencore”, me një aktualizim të problematikës morale – etike të shoqërisë së sotme shqiptare, Rexhep Qosja rikonfiguron relievin tipologjik të romanit shqiptar; duke “paraqitur situatën në personazh dhe jo personazhin në situatë” i sjell ligjërimit një pah lirik dhe e pasuron prozën tonë të gjatë në një model të paimitueshëm.

Përmasa e vërtetë e personalitetit të Rexhep Qoses nuk mund të kuptohet pa angazhimin e tij për çështjen kombëtare. Studimet, artikujt dhe polemikat e tij kushtuar problemit kombëtar dhe pozitës së shqiptarëve në Jugosllavinë e djeshme, me argumente historike, politike e kulturore e kanë trajtuar zgjidhjen e çështjes kombëtare të shqiptarëve si një të drejtë legjitime dhe si një synim historik ende të parealizuar. Koherent në bindjen e vet se rruga drejt lirisë dhe njësisë kombëtare kalon përmes aksionit të vetëdijshëm kombëtar, me shkrimet dhe studimet e veta të përmbledhura në librat “Çështja shqiptare – historia dhe politika”, “Paqja e përgjakshme”, “Tronditja e shekullit”, “Strategjia e bashkimit kombëtar” dhe të tjera, pjesë integrante e veprës së tij shumëvëllimëshe, Rexhep Qosja e shtron problemin edhe në perspektivë historike, duke përvijuar një program për zgjidhjen e tij, dhe duke përcjellë një mesazh historik. Ky mesazh që përshkon tejendanë këtë pjesë të veprës së Qoses, i ka dhënë lexuesit kohën të provojë se mendësia e nënshtrimit dhe e pritjes pafund mund të çojë në zhburrërimin e substancës njerëzore kombëtare, dhe ka ndihmuar të ndërgjegjësohet jo vetëm faktori kombëtar, por edhe faktori ndërkombëtar, për drejtësinë e aksionit çlirimtar të një populli që kërkon të jetojë i lirë në trollin e vet.

Është e pamundur që brenda një kohe, kuptohet të kufizuar, të paraqesësh gjithçka mund të thuhet për një vepër si kjo e prof. Qoses, e gjerë, e pasur dhe e shumanshme. Por, ka dy gjëra që nuk mund të mos thuhen: E para se kjo vepër është rezultat i një përkushtimi e mundi mbinjerëzor, i një disipline pune e organizimi të admirueshëm të kohës dhe produkt i një mendimi të pavarur dhe i një shpirti antikonformist, vepër e një krijuesi ndërgjegjja morale e të cilit nuk mund të pranojë asnjë kompromis e diktat që i bën dhunë të vërtetës dhe vë në pikëpyetje objektivitetin, nderin dhe ndershmërinë shkencore, me çdo çmim qoftë kjo.

Dhe e dyta: Nuk mund të anashkaloj një tipar të çmuar të veprës së tij: kujdesin për gjuhën, kujdes që buron nga bindja se gjuha është pasuria më e madhe e kombit dhe shprehja e qenies së tij. Një burrë i madh i këtyre anëve At Shtjefën Gjeçovi pat thënë: “Sa të kesh gjuhën ke me kenë edhe ti vetë”. Me këtë lidhet jo vetëm puna që bën Rexhep Qosja me gjuhën në veprat e tij, me stilin dhe kulturën e të shkruarit, por dhe përkushtimi ndaj çështjeve të zhvillimit të gjuhës letrare të njësuar e të kulturës së gjuhës, shqipes standarde, pasqyrë e kulturës moderne të një kombi të qytetëruar.
Vepra e akademikut Qosja është pjesë e çmuar e pasurisë dhe e identitetit tonë shkencor e kulturor kombëtar.


Jorgo Bulo Akademik, i cili ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.
Mban titullin Profesor Doktor.


Kur Xhezi Helms i kërkonte Reganit që Kosova të bashkohej me Shqipërinë jo komuniste





Në vitin 1983, senatori republikan Xhezi Helms i shkruante presidentit konservator Ronald Regan:

Fatkeqësisht, por është e vërtetë se rajoni i Ballkanit për dekada është keqkuptuar dhe pak vëmendje ka marrë nga ne. Historikisht, situata në Ballkan nuk ka qenë statike. Perandoria e vjetër Ruse si dhe regjimi sovjetik, gjithmonë kanë synuar një bazë tokësore kontrolli në Mesdhe dhe në portet me ujëra të ngrohta. Me përjashtim të porteve sovjetike ne Detin e Zi, të gjitha portet e tyre kryesore janë të ngrira për 6 muaj në vit. Portet e Detit të Zi, në fakt kontrollohen nga Dardanelet.. Ndaj, pa habi, Bashkimi Sovjetik ka vijuar të krijojë terrenin për destabilizimin e Ballkanit. Sovjetët duan ,aktualisht, të kenë kontroll fizik në vendet e Ballkanit.“

Helsm shqetësohet se sovjetikët do arrinin kontrollin e detrave të ngrohta dhe do të fusin sërish në bllokun e Moskës, Jugosllavinë dhe Shqipërinë. Helms njofton Reganin se një veprimtari subversive dhe propagandistike synon destabilizimin e Greqisë.

´`Partia Komuniste e Greqisë nën urdhrat e Bashkimit Sovjetik, ka vazhduar aktivitetin subversiv dhe kjo solli reagimin e ekstremistëve të djathtë që përdorën Forcat e Armatosura. Në vitin 67 grushti i shtetit nga kolonelët ishte një reagim i skajshëm. Jo vetëm eliminoi stabilitetin që vinte nga monarkia, por përgatiti terrenin që të majtët si Greqia dhe përreth, të kryenin kundër grushte shteti, çka sollën në fuqi Karamanlisin.“

Ultra konservatori Xhezi Helms, konstaton se në Jugosllavi, nacionalistet kanë momentin e tyre. “ Federata është nën kërcënimin e grupeve etnike. Fakti se serbët kontrollojnë ekonominë dhe mënyra se si ndajnë fondet, ka krijuar kundërshti te kroatet, shqiptarët, sllovenët dhe maqedonasit.“

Helms i kujton Reganit se “ në vitin 1970 nacionalizmi kroat u bë një kërcënim real për Federatën Jugosllave. Përplasje me armë, janë raportuar në vitin 1970 dhe sabotimet vazhdojnë edhe sot. Ndërsa Jugosllavia u përpoq të shtypte me dhunë nacionalizmin kroat, grupe të tjera brenda federatës si rajoni i Kosovës, që është etnikisht shqiptare, dhe Maqedonia kanë filluar të kërkojnë të drejtat e tyre kombëtare.“

Helms ka informacion nga CIA, se Moska “ vazhdon të orkestrojë këtë ndarje etnike në favor të BS.“

Helms e di mirë se Moska ka kohë që kërkon të destabilizojë Jugosllavinë, “ duke përdorur ndjenjat nacionaliste, madje pa dijeninë e atyre që kërkojnë të drejtat e tyre.“


Për ne shqiptarët, është me interes konkluzioni i senatorit Helms. Ai i shkruan presidentit Regan se : ´`Në rastin e Kosovës, sovjetikët kanë ngritur një organizatë të quajtur Fronti i Kuq, financuar nga Moska dhe frymëzuar nga Tirana, edhe pse nuk ka lidhje diplomatike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë. Fronti i Kuq, ka orientim marksist-leninist, por manipulon ndjenjat anti-serbe, që janë sunduese mes shqiptarëve që jetojnë në rajonin e Kosovës dhe vende të tjera. Fronti i Kuq operon në komunitetet shqiptare në Belgjikë, Gjermaninë Perëndimore, Zvicër, Turqi, SHBA, Kanada dhe Australi, disa me emra të ndryshëm. Incidentet e agjentëve komunistë të kontrolluar nga Beogradi dhe regjimi i Tiranës, janë rritur në numër dhe aktivitete në komunitetet shqiptare nëpër Botë, veçanërisht në SHBA dhe Jugosllavi.“

Helms, nuk harron të njoftojë Reganin edhe për situatën në Maqedoni. Ai ka informacion të thellë se Moska ka manipuluar ndjenjat nacionaliste ne Maqedoni

“ përmes surrogateve bullgarë“. Helms, sipas të dhënave nga CIA, i përcjell të dhënat presidentit konservator, se Bullgaria ka deklaruar se 1/3 e Maqedonisë i takon Shqipërisë dhe 2/3 Bullgarisë. Helms mendon se :“ Bullgaria ka planet e saj për Maqedoninë që të krijojë Bullgarinë e Madhe. Kemi raportime se Bullgaria po fut para dhe armë për grupe brenda Maqedonisë të krijojë destabilizim dhe trazira.“

Helms i shpjegon me hollësi Reganit se si Moska kërkon të ngrejë një rrjet pan- sllav mes serbëve, maqedonëve dhe bullgarëve. “ Analizat nxjerrin se sovjetët po manipulojnë një ndjenjë pan-ortodokse si dhe një ndjenjë etnike pan-sllave . Mbështetja e Malit të Zi merret e garantuar.“

Situata në Kosovë

Helms i kujton Reganit se mbreti Leka I në vitet 60-të krijoi Këshillin Ushtarak- të Lëvizjes për Çlirim (MCLEA), me qëllimin për çlirimin e Shqipërisë Etnike, madje ai krijoi një rrjet me shqiptaret brenda Jugosllavisë ( Kosovë).

Helms shkruan, pa nguruim:

“ Ndodhën dy reagime: E para ishte rritja e valës së nacionalizmit në komunitetet shqiptare në Jugosllavi dhe e dyta: është fakti se u krijua nga BS një organizatë paralele me MCLEA.. Të dy këto organizata janë formuar nga vullnetarë, ku ndjenja për nacionalizmin shqiptar është rritur deri në atë pikë sa ata janë gati për rreziqe të mëdha për bashkimin e Kosovës me atdheun e tyre. Veprimet e Këshillit Ushtarak i dhanë popullit në Kosovë një mundësi për rritjen e ndjenjave nacionaliste me veprime konstruktive për të luftuar regjimin aktual në Tiranë. Ata mendojnë se përmes Çlirimit të Shqipërisë, shanset për t´u bashkuar me atdheun do rriten shuma dhe kjo mes negociatave paqësore me Federatën Jugosllave dhe qeverinë në Beograd.“

Pra, duke analizuar këtë informacion, duket se Zogu, duhet të këta pasur edhe bisedime me Beogradin dhe kishte një garanci se nëse, Lëvizja e tij do hiqte regjimin komunist, Beogradi do ishte dakord që Kosova të shkonte me Shqipërinë. Por, a kishte bërë ndonjë pazar Zogu me jugosllavët dhe a ishte realist mendimi amerikan se Zogu mund të çlironte Shqipërinë!? Zogu e kishte përdorur Beogradin, dikur, për të riardhur, vjedhurazi, në pushtet, pas revolucionit demokratik të Nolit. Ai kishte qenë mik në pallatin e pushtetit në Beograd, dhe mbase, qysh asokohe kishte nisur apo rinisur lidhjet e vjetra!?

Pra, Uashingtoni mendonte për Çlirimin e Shqipërisë dhe bashkimin paqësor me Kosovën, megjithatë, dhe me lejen e dhënë nga Tito. Moska nuk mund të rrinte pasive në Ballkan. Në Byronë Politike në Tiranë , Moska kishte njeriun e saj, kryeministrin Shehu, ndërsa Beogradi kishte Hoxhën dhe Kapon. Kapo ishte lojtar i dyfishtë.

Kur Moska nisi de stalinizmin e kampit socialist, ata donin Kapon si kreun e Shqipërisë, por Shehu e kuptoi se nëse Hoxha do trajtohej si Stalini, pra do të dënohej, dhe do të pushkatohej nga Kapo, dhe Shehu do trajtohej si Beria. Moska e detyroi Hoxhën që të dorëzonte postin e kryeministrit dhe nuk do të ishte më Sekretar i Përgjithshëm por Sekretar i Parë. Moska do të niste shkatërrimin e Beogradit dhe, befas apo logjikshëm, si fushëbetejë do zgjidhte Kosovën, duke spekuluar me nacionalizmin shqiptar por edhe duke përfituar nga njeriu i tyre në Tiranë, kryeministri Shehu. Kapo kishte qenë ministër i Shqipërisë në Beograd, dhe duhej të ishte rekrutuar, edhe nga Tito.

Për të treguar besnikëri dhe provën se kishte firmosur për Beogradin, Hysni Kapo nuk e kishte pasur problem të dirvorconte gruan muslimane dhe të martohej me një të krishterë ortodokse, që të tregonte se pranonte të ishte lojtar i Beogradit.

Helms, sa analitik por dhe prognozues, vijon:

“ Përpara se të vdiste marshalli Tito, organizatat e kontrolluara dhe të influencuara nga Moska, filluan veprimet ushtarake në Kosovë. Deri atëherë ata e kishin përmbajtur veten vetëm duke rritur numrin e anëtarëve dhe duke perfeksionuar lëvizjen ilegale duke pasur si mbulojë nacionalizmin. Në të njëjtën kohë disa anëtarë të qeverisë në Tiranë, kishin filluar tí politizojnë klasën intelektuale të shqiptarëve në Kosovë. Ideologjia ishte karakeristikë e Tiranës dhe kësisoj ata i ofruan Kosovës një zgjidhje marksiste-leniniste me qellim maksimal bashkimin kombëtar shqiptar. Kjo ishte dhe është e pranueshme me disa nga zërat vokalë të klasës intelektuale, por nuk është pranuar kurrë nga masa e madhe e popullit në Kosovë dhe pa diskutim e atyre që jetojnë në Shqipëri.“

Pra kemi një dyzim . Moska, përmes Tiranës kërkon një bashkim të Kosovës me Tiranën komuniste përmes marksizëm- leninizmit. Qartazi, del se një pjesë e intelektualëve janë dakord të jenë vegla e Moskës dhe e Tiranës.

Populli, sipas Helmsit është kundër! A janë amerikanët realë në këtë konstatim!? A e hiqte dot një mbret pa fuqi, një perandor të ri komunist si Hoxha!?

Helms vazhdon të mbrojë tezën e tij të bashkimit tonë kombëtar:

“ Më 11 mars, 1981 pati një shkëndijë në trazirat e Universitetit në Prishtinë, shëkndija u dha nga një urdhër nga byroja politike në Tiranë. Ky urdhër, ka mundësi të jetë dhënë pa dijeninë e Hoxhës nga Mehmet Shehu, asokohe kryeministër. Kemi dijeni se edhe përpara kësaj , ka pasur përplasje mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, lidhur me mundësinë që Shqipëria të bashkohej përsëri në influencën e Bashkimit Sovjetik.“

Pra, për Uashingtonin, Hoxha dhe Shehu kanë pasur përplasje dhe kundërshti me mundësinë që Tirana të bashkohej me Moskën. Pra, Shehu, del si njeriu i Moskës apo ka qenë e kundërta sepse mesazhet e Tiranës nuk janë kuptuar kurrë si duhet nga Uashingtoni. Nëse trazirat e studentëve ishin lojë e Moskës, del se Shehu ishte njeriu i tyre, por nëse Shehu dha urdhrin e kryengritjes, por pa urdhrin e Moskës, skenari mbetet enigmatik. Ideja e Zogut ishte zbehur. A ishte Shehu lojtar i Uashingtonit!? Nuk ka asnjë shans, sepse kjo do të ishte vënë në dukje në informimin që Helms i bënte, me shumë hollësi, presidentit Regan. Shehu ishte po aq diktator sa Hoxha, por duke e sfiduar me mbështetjen e tij për trazirat në Prishtinë, Shehu donte t´i tregonte si Moskës dhe Uashingtonit, se ai ishte lideri real i Tiranës, ndërsa Hoxha një kufomë politike. Por Shehu kishte nënvlerësuar Ramiz Alinë, mikun e ngushtë të Nexhmijes, asaj që drejtonte Policinë Sekrete së bashku me mikun e saj të vjetër Alia.

Helms raporton për Reganin , duke dhënë detaje se çfarë ndodhi në Prishtine. Natyrisht, që shfrytëzon spiunimet e CIA-s. Mbase ai kërkon të nxisë për reagim ushtarak presidentin, ndaj shifrat rriten. Kjo nuk është hera e parë, as e fundit. Kur u goditën Kullat Binjake, fillimisht u tha se u vranë mbi 6 mijë vetë dhe Bush hyri në Luftë ,por më vonë doli se ishin afro 3 mijë vetë. Loja e shifrave , gjithmonë ka luajtur një rol sugjestionues për ata që do merrnin vendimin fundor të një lufte masive që do kërkonte gjak për të zhdukur edhe një regjim gjakatar komunist, qoftë edhe aq të vogël sa regjimi i Tiranës.

Helms shkruan se :

“ Trazirat zgjatën disa ditë dhe u përhapen në qendra të tjera të mëdha në Kosovë, përfshi Pejën, Gjilanin dhe Shkupin. Në veçanti përplasjet me armë u bënë më të ashpra në Zonat e Drenicës dhe Rugovës. Në 5 ditët e para, humbjet e jetëve, pa përmendur plagosjet, janë më shumë nga shifrat q jep shtypi me 11 të vrarë dhe 60 të burgosur. Shifrat aktuale janë 1600 të vrarë dhe 5 mijë të burgosur. Që nga ajo kohë situata në Kosovë është bërë më kritike dhe shumica e zonave malore të Kosovës janë prekur. Që nga 30 korriku 1982, shqiptaret kanë humbur 11.800 njerëz, numër i madh janë plagosur dhe nga 20 mijë deri në 3o mijë janë arrestuar dhe ndaluar. Shifrat e dhëna nga Tanjugu, Shtypi Jugosllav, ka rreth 600 të burgosur me dënime nga 15 deri 30 vjet.“

Këto janë shifrat , që Helms paraqet për Reganin. A janë reale? Por ,natyrisht, që shifrat e Tanjugut nuk janë reale, ndaj Helms, ka të drejtë të alarmojë Reganin dhe CIA, gjithmonë ka dhënë shifra që të nxiste Shtëpinë e Bardhë për reagim ushtarak.

Helms, përpiqet të bindë Reganin se problemi është edhe ushtarak me përmasa të mëdha. Beogradi ka lëvizur ushtrinë, dhe kjo mund të nxiste edhe Moskën. Nuk dihet se si do reagonte Tirana. Mehmet Shehu ishte për ndihmë ushtarake në Prishtinë. Ballkani mund të futej në luftë.

Helms vijon në informacionin e tij me detaje:

“ Ushtria Jugosllave ka lëvizur gjithsej 40 mijë trupa përfshirë 200 autoblinda disa helikopterë me mitraloza dhe disa bombardues duke rrethuar rajonin e Kosovës.“

Helms nuk ka gabuar kur ka raportuar për ndikimin e Mehmet Shehut me urdhrin e tij për të nisur trazirat në Prishtinë. Vrasja e kryeministrit të Hoxhës, nuk kalon pa u analizuar nga senatori me përvojë të gjatë për politikën e jashtme të SHBA.

Ai shkruan se :

“ Disa faktorë të rinj kanë dalë në dritë. Vdekja e kryeministrit Mehmet Shehu në Shqipëri, është paraqitur nga qeveria si vetëvrasje, por në fakt ishte si rezultat i një përplasje gjatë një mbledhjeje të mbyllur në Politbyro, mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës.“

Më pas , Helms jep versionin e tij. Faktet janë goditëse për ne, por mbase edhe të fryra. Ku i dihet!? Helms vazhdon :

“ 15 vetë, raportohet të kenë vdekur në betejë me armë, pasi sharjet janë këmbyer, kur Hoxha ka këmbëngulur që Shqipëria të mos ngatërrohej në dhënien e fondeve dhe armëve për rebelimin në Kosovë. Në dijeninë time, ka pasur shkëmbime të vazhdueshme me armë mes mbështetësve të Hoxhës dhe Shehut. Si vijim janë përjashtuar 3000 oficerë nga Forcat e Armatosura dhe Policia e Sigurimit. Shehu ka mbajtur postin e ministrit të brendshëm, kurse kur vdiq ishte kryeministër dhe ministër i mbrojtjes.“

Këto janë fakte, që ne nuk i kemi dëgjuar në Shqipëri sepse Sigurimi kontrollonte çdo gjë. A janë vrarë 15 vetë? Ku u vranë? Si u mbyll kjo çështje kaq sekrete? Nga i kishte gjithë këto informacione Helms, kur flet për sharjet në mbledhje mes Hoxhës dhe Shehut? CIA vepronte. Natyrisht që informatorët kishin hyrë deri afër dhomës së gjumit të Hoxhës dhe Shehut.

Situata është kritike. Unë e mbaj mend mirë. Kur u vra Shehu, ka qenë dhjetor. Ishte ftohtë. Diçka flitej. Ishte e nesërmja me pak shi dhe ftohtë. Tirana heshtte. Njerëzit kishin frikë të flisnin, por shumica besonte se Shehun e kishin vrarë. Ndërsa jam kthyer atë natë në shtëpi, i kam thënë nënës sime se Mehmet Shehun e vranë dhe ajo më ka thënë mos i thuaj njeriu dhe mos dil nesër nga shtëpia. Televizioni dha lajmin e vetëvrasjes, por ai lajm nuk bindi askënd, madje edhe vet Hoxha nuk u bind, deri sa një vit më vonë, do akuzonte Kadri Hazbiun se kishte vrarë kryeministrin e tij Shehu.

Vrasja e Mehmet Shehut, nga Moska, Prishtina apo Beogradi?

Pati shumë dyshime. Nga i erdhi vdekja Mehmet Shehut? Nga dora e tij apo duart e Hoxhës?!

Vrau veten? E vranë rojet e Hoxhës, roja e vet, gruaja e tij apo një ish-shërbyese e vilës?

A u harruan lidhjet e kamarieres së Shehut me Xhevdet Mustafën në Stamboll? Pse nuk kthehet Halit Bajrami nga Zelanda e Re? A e vrau Shehu Isuf Gervallën, pas një letre që akuzonte Shehun se do fuste armë në Kosovë?!

“Vrasësi jeton në Tiranë dhe ka një bisnes të madh”,-deklaratë e një pjesëtari të familjeve të bllokut.

Një i afërm i Kadri Azbiut: “Kadriu i ka thënë Mehmet Shehut t’a vrasim Hoxhën dhe Shehu i ka thënë:” lëre të vdesë vetë plaku”.

Një shqiptar me origjinë greke i arratisur në SHBA: “Kur kam qenë në burg në Shqipëri kam pasur në qeli një ushtar që dinte vrasësin.”

A ishte diçka e sajuar nga Hoxha dhe propoganda e tij? Por shumë shqiptarë nuk besuan se kryeministri kriminelo-komunist mund të vriste veten. Shehu ishte shumë i fuqishëm, thuajse po aq sa Hoxha, ndaj SHBA e cilësonte Shqipërinë si regjimi i Hoxhës dhe Shehut. Në vitin 1949 ambasadori i SHBA në Paris, njoftonte sekretarin e Shtetit se:

“Kontrolli politik ushtrohet përmes regjimit të Hoxhës dhe njeriut të Moskës, Shehu, Ministër i Brendshëm dhe vazhduesi zyrtar i Hoxhës ( Ai nënvizon se Shehu, Gjeneral-Major, është zëvendës-Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Sekretariatit të Partisë” ( Papa Robert. 2000. Pragmatizëm. SHBA ndaj Shqipërisë, faqe 160)

Në vitin 1946, përfaqësuesi i SHBA në Shqipëri, Jacobs, përmes një burimi brenda Hoxhës, mëson se Mehmet Shehu, i sapo kthyer nga Moska, kishte raportuar në Kabinetin e Ministrave. Shehu kishte thëne se: “sipas Moskës, Shqipëria nuk do të merrte asnjë dëmshpërblim nga italianët”. Moska, përmes njeriut të saj besnik Mehmet Shehu, të këshillonte qeverinë shqiptare. Shehu deklaronte se:

“Moska pret që qeveria shqiptare të lejojë që minierat dhe nafta shqiptare të shfrytëzohen dhe zhvillohen nga sovjetikët. ´Ishte Mehmet Shehu që kishte sjellë ndërrimin përfundimtar të kursit të Hoxhës pro BS-së dhe kundër SHBA.

Pjesë frangmentale nga një bisedë interesante mes Titos dhe Ivo Andriqit.



SHKRUAN :Shevki Sh. VOCA
Pjesë nga libri i autorit Nexho Shipovac, “Fshehtësitë dhe lemeritë e Ivo Andriqit”. 
Derisa Tito veten e ndiente më të lirë dhe më të hapur, shkrimtari i njohur i dy regjimeve Jugosllave, atë të Versajës do me thënë mbretërore dhe të asaj komuniste të Tito-s i cili në të dyja kishte autoritet dhe ndikim, njëherë edhe fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1961, mbante qëndrim më të mbyllur dhe fliste më me rezervë.
TITO: Shoku Andriq, nëse guxoj të ju pyes, çka jeni duke punuar tani?
Andriqi: Të ju them vërtetën, nuk mund të flas për punën të cilën jam duke punuar, por pak më tepër për çështjet në të cilat jam kthyer. Pasi që këtu nuk janë prezent gazetarët, të cilët prej këtyre fjalëve tona për opinion kishin me krijuar një sensacion, lirisht mund të ju them se jam duke vazhduar në zgjerimin dhe plotësimin e kronikës për Bosnjën e shekullit XIX. Me “Kronikën e Travnikut” kam arritur deri te viti 1817. Tani do të vazhdoja, deri te shkatërrimi i feudalizmit. Në Bosnje vetë Turqit e kanë shkatërruar feudalizmin. Omer Pashë Llatasi gjatë luftërave i ka ekzekutuar bejlerët, dhe shpesh më duket se e kam tepruar pak duke u përqendruar te Omer Pasha. Në të vërtet, aty bëhet fjalë për proporcionet. Përndryshe, Omer Pasha është një njeri shumë interesant. Ka lind në Plashk të Gorski Kotarit, në një familje ortodokse (pravoslave). Në Gospiç ishte kadet ushtarak. Kur babai i tij bëri një shpërdorim, ata u larguan në Bosnje, dhe u vendosën në Banjallukë ku Omeri filloi të punoi te një njeri. Aty dikush e këshilloi që të turqizohej (lexo të pranoi fenë islame, por edhe Andriqi sikurse shumë të tjerë për të gjithë ata që konvertoheshin në fenë islame i quanin turq, plotësim Sh. V.). Pas kryerjes së disa shkollave shkoi në Carigrad (Andriqi ashtu e quante Stambollin), ku u bë mjeshtër (nuk precizohet çfarë mjeshtri, mund të jetë në masoneri SH. V.) dhe në fund gjeneral. Ky person nga Lika, arriti që në Turqi t’i mposhtë 16 kryengritje. Ku do që qoheshin në kryengritje e dërgonin Omer-pashën Në vitin 1852 e dërguan në Bosnje që t’i mposhtë kryengritjet e feudalëve të cilët i nxisnin bejlerët kundër reformave. Bëheshin më papë se papa…
TITO: Edhe sot janë disa të tillë. As kund nëpër Turqi më nuk mund të shohësh me fesa në kokë, ndërsa në Bosnje ende i bartin.
ANDRIQI: Omer pasha është një njeri shumë interesant dhe i çuditshëm. Bejlerët tek ai e shihnin një vllah. Edhe pse ishte mareshal, ata flisnin se është vllah. Si duket ai me kënaqësi i shfaroste bejlerët. Jam përqendruar mjaft shumë tek personaliteti i tij…Viteve të fundit isha i sëmur, por përkundër asaj që shpesh shkoi nëpër festa, thuajse asgjë nuk kam punuar…
TITO: A po keni mundësi të shfrytëzoni arkivat e Carigradit (njëjtë edhe ky e quan Stambollin si Andriqi) dhe qyteteve tjera të Turqisë? Ata kanë shumë materiale.
ANDRIQI: Gjithsesi që kanë më shumë materiale, por me një xhelozi të madhe i ruajnë dhe mendojnë që kanë shumë më tepër. Kamë vërejt që edhe në Sarajevë kemi informata mjaftë të mira. Pasi që bëhet fjalë për shekullin e XIX, mendoj se nuk do të kamë shumë vështirësi, sepse kryesisht unë përqendrohem në Bosnje. Ja, në këtë temë kamë punuar dhe mendoj ende të punoj, por po pres deri sa të kalojnë këto festa… Turqit janë shumë xheloz dhe nuk të besojnë. Ata frikohen që të huajt të gjurmojnë nëpër arkivat e tyre…
Në bisedë ndërhyn Bogdan Crnobrnja shefi i kabinetit të Titos: Ndoshta për shkak se historia e tyre ka qëndrim negativ kundrejt historisë tonë!?
ANDRIQI: Nuk do të pajtohesha me ju, me që nuk është ashtu. Turqit gjatë fillimit të pushtimit të tyre nëpër vendet tona kanë vepruar krejtësisht ndryshe, por ne, ata më së shumti i mbajmë në mend nga epoka e dekadencës së tyre. Nuk mund të thuhet që në fazën e parë regjimi i tyre tek ne ishte jo njerëzore, edhe pse çdo okupim është i rëndë…
TITO: Për dallim nga Bogomilët, ata në fazën e pare kanë qenë përparimtar…
ANDRIQI: Në Turqi pa tjetër duhet pranuar Islamin. Kur njeriu i thjesht apo robi e pranonte Islamin, në ushtrinë turke mund të bëhej mareshal. Në cilin vend tjetër kështu mund të bëhej? Në këtë drejtim në shumë vende, edhe sot ekzistojnë pengesa të ndryshme. Në perandorinë turke një numër i madh i vezirëve ishin Shqiptar, Hungarez, Serb, Kroat, Malazez etj. Ndërsa në perëndim këto pozita të larta kanë mund me i gëzua vetëm ata që i kanë takuar…
TITO: …nëse i kanë takuar “gjakut” të verdh…(aludohet tek populli hebrenj ).
ANDRIQI: Në fillim, regjimi turk nuk ishte aq i keq, por, ne, at po e shikojmë nga perspektiva e sotme.
Edhe shkaku i jeniçerëve…ndërhyn Qosiqi
ANDRIQI: Edhe në perëndim i rekrutonin të rinjtë, dhe njësoj vepronin sikurse edhe turqit me jeniçerë, por me një metodë pak më të butë. Çka kanë qenë Arditët në Itali, apo pjesëtarët SS në Gjermani? Të gjithë këta ishin jeniçerë…Ai shkrimtari plak nga Egjipti për të cilin ju kam fol më herët është shumë njeri i çuditshëm. Merret me shkrime historike dhe është romansier, siç ishte tek ne Stojan Novakoviç. Në një kongres ndërkombëtar foli shumë ashpër kundër turqve. Por, pasi që është i verbër (me siguri është fjala për shkrimtarin Egjiptas Taha Husein, pl. SH. V.), nuk shihte se në rendin e parë është ulur ambasadori turk. Pas fjalimit të tij ai iu afrua dhe i tha: “Un jam ambasadori i Turqisë…” Në pyetjen se a kanë qenë Turqit faktor pozitiv apo negativ në historinë tonë, përgjigja ishte sikur se e Stojan Novakoviqit tonë, e cila ende është e mirë. Gjithsesi se çdo okupim është negative, por se Turqit diçka edhe na kanë sjellë. Ata barten tek ne pemë të ndryshme, zanate, ndërtimtari…
TITO: Këtë nuk e kanë bërë vetëm Turqit. Arabët kanë qenë ndërtues të urave…
ANDRIQI: Arabët ankohen se turqit kanë pas ndikim negativ në kulturën e tyre…
TITO: Në trupat turke ka pas mjaft shumë Arab.
Sërish ndërhyn Qosiqi: Sidomos nëpër korpuset e Afrikës.
ANDRIQI: Pa marrë parasysh dallimin e prejardhjeve, tek Turqit ekzistonte njëfarë ngjashmërie me Amerikën, njeriu mund t’i arrinte gjitha në çka kishte aftësi dhe prirje. Nuk ishte kusht që të ketë ndonjë prejardhje bujare…
TITO: Tani gjërat nga pak kthehen prapa.
ANDRIQI: Në Turqi kamë qenë me delegacioni tonë parlamentar të cilën e udhëhiqte i ndjeri Mosha Pijade.
TITO: A ju kanë treguar se si serbët në një betejë afër Ankarasë, Qeverisë turke u janë treguar më besnik se sa vetë Turqit? Kanë luftuar edhe atëherë kur vetë Turqit dorëzoheshin. Për këtë kamë pas rast të dëgjojë personalisht nga vetë Bajari (kryetar i Republikës Turqisë).
ANDRIQI: Po, kjo është e njohur. Ato kanë qenë trupat e Jankoviqit…
Biseda mes Titos dhe Andriqit ishte shumë njerëzore dhe pa tensione.

Projekti i zhdukjes së shqiptarëve, hartuar më 1939 nga shkrimtari nobelist serb Ivo Andriq




Lufta ballkanike dhe Shqipëria

Dalja e ushtrisë serbe në Adriatik

Sipas pjesës së fshehtë suplementare të Traktatit të Aleancës midis Bullgarisë e Serbisë të 29 shkurtit të vitit 1912, Serbisë iu njoh e drejta e marrjes së territorit turk të deriatëhershëm në veri dhe në perëndim të malit të Sharrit. Në lidhje me këtë dispozitë, e duke u përpjekur që shtetit të vet t’i sigurojnë daljen në det, trupat serbe, më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe, shkallë-shkallë, e pushtuan tërë Shqipërinë e Veriut deri në Tiranë e Durrës. Në “Tajmsin” e Londrës, më 25 nëntor, u botua deklarata e Pashiqit se Serbia e kërkon Durrësin me hinterlandin më të madh.

Formimi i Shqipërisë autonome

Mirëpo, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912, mori vendim për formimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo konferencë, më 20 mars të vitit 1913, vendosi që Shkodra t’i jepet Shqipërisë. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive të mëdha: Serbia e përkrahu qëdrimin e Malit të Zi dhe i dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Fuqitë e mëdha (më 21 mars) vendosën të bëjnë demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetëm Rusia. Kryqëzoret austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, të tubuara afër Barit, i detyruan trupat serbe që të tërhiqen nga pozitat rreth Shkodrës.

Bllokada e bregdetit të Malit të Zi

Më 10 prill fuqitë e mëdha shpallën bllokadën e bregdetit të Malit të Zi, por qeveria malazeze e vazhdoi rrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill. Mbreti Nikolla, megjithatë, u detyrua të lëshojë pe dhe, më 4 maj, me një telegram që ia dërgoi ser Eduard Greit, fatin e Shkodrës e la në duart e fuqive të mëdha. Okupimi ndërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit 1913 deri në fillim të Luftës Botërore.

II NDARJA E SFERAVE TË INTERESIT NË SHQIPËRI MIDIS SERBISË E GREQISË

Megjithëse nën presionin e fuqive të mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqej nga Adriatiku dhe nga Shqipëria Veriore, Serbia nuk e humbte shpresën.
Në deklaratën që ishte shtojcë e fshehtë e Traktatit të aleancës midis Greqisë dhe Serbisë, më 19 maj të vitit 1913, u ndanë sferat e interesit midis Greqisë e Serbisë në Shqipërinë autonome sapo të formuar. Territori që gjendet në veri të grykës së lumit Seman në det, pastaj buzë këtij lumi deri në grykën e Devollit, mandej buzë Devollit deri në malin e Kamjes – hynte në sferën serbe të ndikimit. Pjesa jugore e Shqipërisë, prej kësaj vije, hynte në sferën greke të ndikimit. Në rast trazirash në Shqipëri, dy shtetet duhej të merreshin vesh për qëndrimin që do të merrnin.
Këto janë kërkesat maksimale që i kemi paraqitur në një dokument me shkrim ndaj Shqipërisë.

III PAKTI I LONDRËS DHE SHQIPËRIA

Pakti i Londrës, lidhur më 16 prill të vitit 1915 midis Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë, kishte këto dispozita lidhur me Shqipërinë:
Në vërejtjen e nenit 5 thuhej: Katër fuqitë aleate do t’u ndajnë tokat e Adriatikut të përmendura më poshtë Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi (…..). Në Adriatikun e poshtëm (në viset që e interesojnë Serbinë e Malin e Zi) tërë bregdetin prej kepit të Plamkës deri në lumin Dri me portet e rëndësishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shëngjinin… Porti i Durrësit do t’i dorëzohet shtetit të pavarur mysliman Shqipërisë.”
Në nenin 6 thuhej: “Italia do t’i marrë në pronësi të plotë Vlorën, ishullin Sazan dhe, përveç këtyre, një territor mjaft të gjerë për mbrojtjen e tyre, do të thotë pjesën midis lumit Vjosa në veri e në lindje dhe në jug deri në Himarë.”
Në nenin 7 thuhet: “Në qoftë se formohet një shtet i vogël autonom dhe neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ta kundërshtojë dëshirën e Francës, të Britanisë së Madhe e të Rusisë, që viset veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.”
“Italia do ta fitojë të drejtën që t’i udhëheqë punët e jashtme të Shqipërisë.”
Që në vitin 1915, fuqitë e mëdha, pra,e pranuan parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranuan se në Shqipëri kanë interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndërsa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit të kufijve, Italisë i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.

IV SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES

Pikëpamje e fuqive të mëdha

Në Konferencën e paqes, fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për Shqipërinë propozuan më parë, në veri dhe në lindje, ata kufij që i kanë caktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; ia njohën Italisë sovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe prapavijën e nevojshme dhe ia dhanë Italisë mandatin për administrimin e shtetit të lirë shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919)
Pikëpamja jonë. – (Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e lirë. Argumentet për korrigjimin e kufirit dhe për marrjen e Shkodrës dhe të Shqipërisë Veriore).
Për përgjigjen tonë të 8 janarit të vitit 1920, ne e kundërshtuam propozimin që Italisë t’i jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. “Kjo zgjidhje, thuhej në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufirin ofensiv kundër shtetit tonë, i cili do të ishte i privuar nga mjetet për mbrojtje. Kjo do të ishte, një farë dore, përparësi ofensive, por edhe mbështetje tjetër e përsosur strategjike.
Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në lidhje me fiset e Kelmendëve dhe të Kastratëve), që i ka caktuar Konferenca e Londrës e vitit 1913. Përpos këtij korreksioni, delegaconi ynë ka deklaruar se zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913 dhe me administratë autonome.
Në rast se nuk do të pranohej kjo zgjidhje, ose në qoftë se pjesa jugore e Shqipërisë do t’u takonte shteteve të tjera, Delegacioni ynë do të kërkojë për ne pjesën veriore të Shqipërisë deri në Dri. “Shteti ynë ka të drejta të vjetra karshi këtyre viseve, – thuhet në memorandumin tonë. – Shkodra ka qenë kryeqyteti i mbretërve serbë. Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbisë shumë mijëra ushtarë të saj e Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për t’i plotësuar dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe e malazeze e zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrinë, u kërcënua me luftë. Shkodra mund t’i takonte Malit të Zi sikur të kishte pranuar që Llovqenin t’ia lëshonte Austrisë, ose që të neutralizohej. Por, Mali i Zi nuk pranoi t’ia lëshonte Austrisë këtë pozitë të rëndësishme strategjike.”
Lugina e Drinit dhe Shkodra përbëjnë një tërësi gjeografike dhe ekonomnike me Malin e Zi dhe viset kufitare të Serbisë. Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi lugina e Drinit është e vetmja rrugë e drejtpërdrejtë dhe më e shkurtër për Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik duhet të kalojë nëpër luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve e Londrës në vitin 1913 ia ka pranuar Serbisë të drejtën e daljes në det.”
“Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia hap tregtisë malazeze rrugën e natyrshme për në det. Qysh me Traktatin e Berlinit, Mali i Zi e gëzon të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, në pjesën më të madhe, i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë turke, tokat më të mira malazeze ende janë të përmbytura nga uji i liqenit të Shkodrës. Prandaj, shtetin tonë, në masën më të madhe, e intereson rregullimi i Bunës dhe i Drinit, jo vetëm për shkak të lundrimit nëpër Bunë, por edhe për arsye se në këtë mënyrë do të thaheshin 12 deri 20.000 hektarë tokë shumë pjellore dhe po aq do të bonifikoheshin. Dy të tretat e kësaj toke i takojnë Malit të Zi.

Pikëpamja italiane.
(Sipas memorandumit të 10 janarit të vitit 1920)

Italia kërkon nga Lidhja e Kombeve mandatin që ta administrojë shtetin e pavarur shqiptar.
Kufijtë shqiptarë në veri dhe në lindje do të jenë ata që kanë qenë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri jugor do të jetë objekt shqyrtimi.
Qyteti i Vlorës do t’i jepet Italisë në sovranitet të plotë me prapavijën e nevojshme për mbrojtjen e saj dhe për zhvillimin ekonomik.

Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria Veriore t’i bashkohen Jugosllavisë

Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, e në lidhje me dorëzimin e Rijekës Italisë, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, më 13 janar të vitit 1920, u tha Pashiqit e Trumbiqit: “Pra, Shteti i Serbëve, i Kroatëve dhe i Sllovenëve do të ngritet në kulmin e fuqisë së vet, ani edhe kur ta ketë Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin e Medovanit.”
Niti e pat pranuar këtë, me kusht që Italia ta mbante Vlorën dhe ta merrte mandatin mbi Shqipërinë.

Përgjigjja jonë e fundit Konferencës së Paqes

Në përgjigjjen tonë të fundit Konferencës së Paqes, më 14 janar të vitit 1920, ne kemi parashtruar përsëri qëndrimin se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrata e Shqipërisë, në kufijtë e caktuar në vitin 1913, t’i besohet qeverisë lokale autonome, pa ingjerenca të asnjë fuqie të huaj. E në qoftë se kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset që pjesë të territorit shqiptar t’u jepen shteteve të tjera, Delegacini ynë do të kërkojë pjesën e Shqipërisë Veriore (duke paraqitur një hartë me kufirin e shënuar), për të cilën premtoi regjim autonom.

Pikëpamja e të ndjerit Pashiq
Kur dukej si e sigurt se aleatët do ta lejonin Italinë që të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetari i Delegacionit tonë, Pashiq, në mbarim të vitit 1919, e informoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur çasti që, të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshonin politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: “Pasi, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së saj nga ana e fuqive të mëdha, nuk mund ta kthejmë në Shqipëri gjendjen që ishte para evakuimit të ushtrisë sonë dhe në kohën e pushtetit të Esad Pashës; pasi fuqitë e mëdha po duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe Shqipëria nuk do të jetë ajo që ne e kemi kërkuar dhe aleatet do t’ia japin Italisë Vlorën me interland dhe protektoratin mbi një pjesë të Shqipërisë, në këto rrethana, duhet të kërkojmë kufij të tjerë më të mirë me territoret shqiptare që do të jenë nën protektoratin e Italisë.”
“Minimumi që do të pranojmë nga aleatët është ky: kufiri buzë Drinit të Zi deri te bashkimi me Drinin e Bardhë e prej aty buzë Drinit deri në det.”
“Ne duhet të kërkojmë maksimumin, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: lumi i Matit deri në burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tanë me protektoratin italian.”

V PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË PAS LUFTËSDHE TËRHEQJA DEFINITIVE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

Pas mbarimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak të aleatëve, trupat italiane e pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesën veriore, e cila na ishte dhënë me Paktin e Londrës. Vetëm Shkodra kishte mbetur nën pushtetin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane.
Për shkak të qëndrimit armiqësor që kishte atëherë Italia ndaj shtetit të Serbëve, të Kroatëve e të Sllovenëve, ne e konsideronim këtë pushtim ushtarak italian të Shqipërisë rrezik më të madh për ekzistencën tonë. Në tokën shqiptare u zhvillua një luftë e rreptë midis nesh dhe Italisë. Italianët atëherë e iniciuan çështjen malazeze dhe atë maqedonase si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne zhvilluam kundër tyre aksione herë të fshehta, herë të hapëta, duke blerë me para parinë shqiptare dhe duke proklamuar idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkani popujve ballkanikë”.
Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, për të cilën e kemi përkrahjen edhe ne, i detyroi italianët që, në fillim të vitit 1920, t’i tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të ndaleshin vetëm rreth Vlorës, prej nga, në qershor të po atij viti, u detyruan të tërhiqen dhe të lidhin me qeverinë e Tiranës një marrëveshje për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.
Evakuimi nga Shqipëria u bë, pra, në saje të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se Italia, në atë kohë ishte politikisht edhe ushtarakisht shumë e dobët. Edhe sot ka shqiptarë që mendojnë se kur të donin do të mund t’i dëbonin italianët nga Shqipëria.
Ky vetëbesim është fatal për ta, sepse nuk po e shohin se Italia fashiste e sotme nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeverinë parlamenare të Nitit, të Gjolitit dhe të Faktës.

V SHQIPËRIA PARA KONFERENCËS SË AMBASADORËVE

Meqenëse me evakuimin e trupave italiane nga Shqipëria situata në terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadorëve, në nëntor të vitit 1921, mund të merrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe mandatin mbi Shqipërinë, fuqitë e mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj special pë ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria u pranua edhe në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj.
Para Konferencës së Amasadorëve provuam kot edhe një herë që ta fitonim të drejtën e korrigjimit të kufirit në drejtim të Shkodrës dhe në drejtim të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike e për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të komunikacionit. Eksperti francez në Konferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: “Qeveria mbretërore ka gabuar që, në kohën e vet, nuk e ka pranuar propozimin për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit pat refuzuar”. Që të mos i lejonim italianët në Vlorë, ne u detyruam të heqim dorë nga Shkodra dhe nga kufijtë deri në Dri.
Meqenëse ne e përkrahnim gjithnjë idenë për mosndarjen e territorit shqiptar, që ishte caktuar në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve ishte e kënaqëshme për ne. Ndërkaq, kjo nuk është kështu. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë po rëndohen më tutje edhe pas shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur dhe anëtare e Lidhjes së Kombeve.

Republika e Mirditës

Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve po vendoste për kufijtë e Shqipërisë dhe për organizimin e pavarësisë së saj, nga gjysma e vitit 1921, ne nënshkruam me parinë e Mirditës marrëveshjen për bashkëpunim. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të SKS-së dhe interesat e së cilës në botën e jashtme do t’i përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje e ne u akuzuam dhe u dënuam para Lidhjes së Kombeve.

VII PAKTI I ROMËS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPËRIA

Pakti i Romës, i janarit të vitit 1924, për nga fryma e vet, ua imponoi Romës e Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë mbi ngjarjet në Shqipëri.
Ndërkaq, kjo nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut e as qeveria jonë, në dhjetor po të atij viti, t’ia bënte të mundshme Ahmet Zogut, që, nga territori ynë, të futet në Shqipëri për ta marrë pushtetin. As Roma, as Beogradi, nuk mundën t’u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të vet shqiptarë, që kërkonin ndihmë për ta mbajtur pushtetin ose për të ardhur në pushtet dhe që premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë e ndërronin orientimin.

VIII PAKTI I TIRANËS DHE GJENDJA QË KRIJOI AI

I ndjeri Pashiq, duke u dhënë udhëzime përfaqësuesve tanë për punë në Shqipëri, u thoshte: ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur, por e dobët dhe e paregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme të qëndronte. Shqipëria e dobët dhe e parregulluar patjetër do të kërkonte ndihmë e mbrojtje atje ku mund t’i gjente këto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin të cilin donim ta përmbysnim ne, kërkonte mbrojtje nga Italia.
Shqipëria e dobët dhe e parregulluar, në vitin 1926, kërkoi mbrojtje e ndihmë nga Italia. Ahmet Zogu së pari mori garanci për regjimin e vet, e pastaj, në vitin1927, pranoi të lidhë Aleancën ushtarake për 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta për punë botore, ia nënshtroi plotësisht Shqipërinë Italisë në pikëpamje ekonomike e financiare, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, pra, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit ne luftonim në Konferencën e Paqes.
Rreziku më i madh që viteve të fundit na vinte nga Shqipëria ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe atë “kufirin ofensiv” kundër të cilit kishim luftuar para aleatëve në Paris, kur ata propozonin që Italisë t’i jepej mandati në Shqipëri.
Është me interes të përmendim në këtë vend se vetëm ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë shtet tjetër ballkanik nuk na përkrahu në këtë pikëpamje. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çemberlen, në takimin me Musolinin në Livorno, në vitin 1926, e dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë gjithnjë e këshillonin mbretin Zog që të mos hynte në konflikt me italianët.

IX PAKTI ITALO-JUGOSLLAV I MIQËSISË I 25 MARSIT 1937

Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politikë miqësore njëra me tjetrën, mund të merren vesh në lidhje me Shqipërinë, në këtë bazë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë; kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojmë këtë interes dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është që të mos jetë e rrezikuar në kufirin e Shqipërisë me Serbinë Jugore as me Kosovën (e banuar me shqiptarë) e as me Shkodrën dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo është marrë parasysh në protokollin e fshehtë të Paktit të Miqësisë kur është paraparë se do të ndalet fortifikimi i mëtejshëm në zonat e Librazhdit e të Milotit. Sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne nuk kemi as nuk dëshirojmë të investojmë farë mjetesh të posaçme. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër të fshehtë, që e kanë marrë ndaj nesh para dy vjetëve se në pikëpamje politike, ekonomike ose financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë dobish speciale që do ta komprometonin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthtortë pavarësinë e shtetit shqiptar.
Në këtë mënyrë, Pakti i Miqësisë, i 25 marsit 1937, krijoi një “modus vivendi” të durueshëm midis nesh dhe Italisë në terrenin shqiptar, ku, viteve të mëparshme, kishim aq shumë konflikte dhe mosmarrëveshje.
Është çështje tjetër se sa në Shqipëri do të mund t’u bënte ballë ky qetësim sprovave të ndonjë situate më të rëndë e më të ndërlikuar në detin Mesdhe ose në Ballkan.

X RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS KUOS

Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shuar

Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithmonë është nocion relativ. Duke marrë parasysh edhe rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është e zvogëluar. Për Shqipërinë sot nuk mund të thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme është e pavarur nga Italia. E megjithatë, në bashkësinë ndërkombëtare, Shqipëria konsiderohet shtet i pavarur. Nga aspekti juridik ndërkomëtar, bregdeti shqitpar nuk është italian, por është nën sovranitetin e një shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet në një pjesë të territorit të Zarës, por kjo më nuk i jep mundësi për zhvillim të mëtejshëm. Italia ushtron ndikimin e vet në Shqipëri, por nuk ka liri aksioni si në territorin e vet. Shqiptarët, megjithatë, e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështirësi, e ngadalësojnë.
“Ballkani popujve ballkanikë”

Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani popujve ballkanikë”. Ky parim, në kohën e vet, është përdorur në luftë kundër Perandorisë Otomane dhe Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili fuste Italinë në Dallmaci dhe në Shqipëri.
Në aplikimin e këtij parimi ne kemi parë gjthmonë garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim midis popujve ballkanik, për zhvillimin normal të popujve ballkanikë. Prania e një fuqie të madhe në Ballkan është derë e hapur për intriga e pushtime.

Ekspansioni i Italisë

A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese sovrane e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjetëve, kur fuqitë e mëdha ia dhuruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Aq më pak mund të besojmë sot kur Italia po tregon aq dinamizëm dhe guxim në politikën e vet të jashtme.
Një precedent i rrezikshëm

Marrja e një pjese të territorit ballkanik nga ana e një fuqie të madhe jashtëballkanike, pa kurrfarë baze etnike, për të gjithë popujt ballkanikë, pra, edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Fuqitë e tjera të mëdha, nga drejtimet e tjera, mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i Italisë në Shqipëri është posaçërisht i rrezikshëm për ne, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin Italisë iu njoh për herë të parë Shqipëria Jugore, iu njoh edhe Dalmacia Veriore. Precdenti për ngjalljen e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit e hap derën edhe për ngjalljen e dispozitave të tjera.

Ndarja e Shqipërisë

Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet të shikojmë që t’i shmangemi çdo konflikti qoftë të fshehtë qoftë të hapët me Italinë. Gjithashtu duhet ta evitojmë pushtimin e tërë Shqipërisë nga ana e Italisë se në këtë mënyrë do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme – në Bokë të Kotorrit dhe në Kosovë.
Duke marrë parasysh të gjitha këto që thamë më sipër, ndarja e Shqipëisë do të mund të vinte në konsiderim për ne vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, të cilës nuk do të mund t’i bënim ballë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim aq dobi sa është e mundshme, do të thotë nga dy të këqija duhet ta zgjedhim atë që është më e vogël.

Kompensimet tona

Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur shtrohej çështja e ndarjes së Shqipërisë.
Maksimumi që kemi kërkuar në atë kohë ishte kufiri që do të shtrihej buzë Matit e Drinit të Zi dhe që do të na jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithashtu duhet t’i sigurojë luginat e liqenet të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës e Korçës.
Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike.
Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.
Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200 000 deri 300 000 mijë shqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj.
Beograd, më 30 janar 1939

(Marrë nga libri: Hivzi Islami, SPASTRIMET ETNIKE/ Politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve, Botoi DUKAGJINI, Pejë, 2003)

Dorëshkrimi i konsullit Haven: Hileja e grekëve e serbëve në 1914


Në këtë numër botojmë pjesën për ekonominë në Raportin e diplomatit amerikan Haven që ishte me mision të posaçëm në Shqipëri nga marsi deri në fund të majit 1919. Gjatë punës së tij në postet e shumta konsullore ku shërbeu, Konsulli Haven kishte për detyrë të vëzhgontet zhvillimet ekonomike e politike, burimet natyrore dhe veçoritë kulturore të rajoneve që mbulonte. Në këtë pjesë Z Haven shpjegon pasuritë natyrore të vendit, përmend pyjet, ullishtat, gjendjen e prapambetur të bujqësisë dhe transporteve. I ndërgjegjshëm për kundërshtimin që haste në popull synimi i Italisë për të mbajtur Vlorën, konsulli Haven, megjithatë, raporton se shqetësimi më i madh i shqiptarëve ishin pretendimet e fqjinjëve të afërt, gjurmët e masakrave të të cilëve shiheshin ende të gjalla në fshatrat e Shqipërisë. Në këtë drejtim, me shumë vlerë janë përshtypjet që ai sjell lidhur me ngjarjet në Shqipëri gjatë Luftrave Ballkanike dhe vuajtjeve dhe torturave të tmerrshme të cilave iu nënshtrua popullsia civile si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të vendeve fqinje. Me interes të veçantë janë edhe vëzhgimet e Konsullit Haven për jetën në fshatin shqiptar. Ai i kushton vëmendje edhe rajonit të Bregut, sidomos përshkrimi i murit dhe portës së gurtë në Kalanë e Himarës, dhe të monumentit venedikas në Vunó. Ndofta historianë dhe studiuesit vendas të monumenteve mund të krahasojnë shënimet e diplomatit amerikan me gjendjen reale sot në terren, çka mund të nxisê përpjekjet për mirëmbajtjen, ruajtjen, restaurimin dhe mbrojtjen e tyre nga shteti.
Raporti ka edhe ndonjë moment kontradiktor. Për shembull, në rastin e gjendjes së rrugëve, përshkrimi i tij në Raport dallon nga telegrami i …përcjellë në numrat e kaluar.
Gjithsesi, Raporti përbën kontribut të vyer në studimet juridike dhe historike shqiptare, pasi përcjell gjendjen reale në vend pas mbarimit të Luftës Botêrore dhe në prag të vendimeve të Konverencës së Paqes të Parisit.

PJESA III / GJENDJA EKONOMIKE
Shqiptarët kqyren si raca më e lashtë në Evropën Juglindore dhe mendohet se janë pasardhës të shtegtarëve arianë. Simboli kombëtar është shqiponja dykrenare kurse fjala Albania ose “Shqipërie” (në gjuhën vendase) do të thotë “vendi i shqipeve të malit”. Qysh prej kohës së qytetërimit të hershëm pellazgjik dhe deri tek qeverisjeve të njëpasnjëshme të Romakëve, Arbërve, Venedikasve dhe Turqve, vendi ka kaluar ndër shumë tallaze, kulmi i të cilave mbërriti ndofta gjatë viteve 1913-1914 kur forcat greke shkretuan Jugun e vendit ndërsa “bandat” serbe kapërcyen kufirin veri-lindor. Shkatërrimi i përgjithshëm ishte aq i plotë, sidomos në jugë, sa Pompei dhe Mesina sot do të shfaqeshin si të parëndësishëm kurse tmerret e kryera ishin të tilla sa nuk do të besoheshin.edhe po të shkruheshin.Pavarësisht nga shekujt e tallazeve, vendi ka ruajtur traditat dhe gjuhën kombëtare. Trima dhe luftëtarë si rrjedhojë e luftrave të vazhdueshme, shqiptarët janë të ndershëm, shumë të zgjuar dhe mikpritës. Burrat e sotëm janë pasardhës të stërgjyshëve të shquar, dhe shumë prej të ashtuquajturëve “heronj” grekë ishin shqiptarë, sikurse edhe Filipi i Maqedonisë. Ishte traditë që truproja e Sulltanit të Turqisë të përbëhej nga shqiptarët, që shquheshin për guximin dhe ndershmërinë e tyre të mirënjohur. Ndër heronjtë kombëtarë më i njohuri, pa dyshim, është “Skënder-Beu”, një udhëheqës i madh që u qëndroi dhe i mundi turqit për vite me rradhë. Emri i tij i vërtetë ishte Gjergj Kastrioti, por turqit e quanin me admirim “Skënder” (Aleksandri i Madh), të cilit i bashkëngjitej titulli “Bej”. Ai është sot për Shqipërinë edhe Gjergj Uashingtoni, edhe Abraham Linkolni, edhe Udru Uillsoni. Virtyti i grave mbahet si i shenjtë pavarësisht se prej klasës fshatare ato vlerësohen një shkallë më lart se kafshët e punës, pasi janë pikërisht gratë ato që kryejnë të gjitha punët e vështira në Shqipëri, përshirë të korrat dhe ngarkesat apo barrët që do të bezdisnin edhe kuajt. Kur i shikon këto gra nëpër shtigjet e malit apo kodrave të ngarkuara me barrë të rënda drush dhe të kërrusura më dysh, nuk mund të mos vëresh duart e tyre që kurrë nuk pushojnë: ato ose tjerrin lesh, ose qëndisin. Leshi është ndër prodhimet kryesore të vendit dhe shpatet e çveshura të maleve janë plot me kope dhensh dhe dhish. Leshi shërben për prodhimin e shumë veshjeve vendase, ndër më karateristiket e të cilave është xhamadani i rëndë e i zi, i veshur pothuajse nga gjithë burrat.
Deri kur vendi u pushtua prej ushtrive evropiane në Shqipëri rrugët moderne nuk njiheshin. Mjeti i vetëm i transportit ishte mushka ose kali vendës. Edhe pse sot ka rrugë shumë më të mira, automjetet dhe karrocat janë të rralla dhe ajo çka haset më shpesh nëpër rrugët e vendit janë burra që udhëtojnë. Këto janë mbetje të ndikimit turk në Shqipëri. Hakmarrjet, që ishin aq të shpeshta vetëm pak kohë më parë po davariten me shpejtësi. Njerëzit po çmojnë se ligji dhe drejtësia evropiane janë jo vetëm po aq të efektshme sa edhe e hakmarrja e egër, por mbi të gjitha, janë shumë më pak penguese për zhvillimin kombëtar. Kodi i lashtë vendas i nderit ka patur shumë karakteristika interesante. Ndër to shquhej norma zakonore se burri i shoqëruar nga gruaja nuk mund të mësyhej. Kësisoj, shpesh gruaja shoqëronte burrin duke u kthyer në njëfarë polise e sigurimit të jetës së tij. Kostumet vendase (të cilat vishen vetëm për ditë feste) janë piktoreske, sidomos ato të burrave, që përbëhen nga fustanella me palë të bardha që shkon deri në gju, e veshur mbi pantallona të ngushta. Mbi to vishet një xhaketë e shkurtër dhe pa mëngë, kurse këmbët mbulohen nga opinga të trasha me maja të kthyera lart ku dalin xhufka prej leshi të kuq. Në kokë burrat veshin një feste të bardhë ose ngjyrë gështenje. Dikur në palët e brezit vendasit mbanin thika ose pistoleta, mirëpo autoritetet ushtarake frënge dhe italiane tashmë e kanë çarmatosur popullsinë. Qytezat dhe fshatrat e Shqipërisë vendosen midis shpateve të kodrave ose maleve të përhime, dhe duken si njolla me ngjyrë më të hapur se sa gurët rrethues. Shtëpitë janë me dy kate. Dritaret e katit të sipërm janë të vogla, dhe në formën e bimëzave apo frengjive për t’u mbrojtur në rast sulmi. Nga poshtë këto fshatra të duken si një grumbull fytyrash njerëzore, ku dy dritarëzat e vogla në secilën shtëpi ngjasojnë si dy sy që të shikojnë me habi. Shtëpitë janë të ndërtuara me gurë të nxjerrë prej shkëmbinjëve vendorë, të lidhur me baltë ose llaç, kurse çatitë janë të sheshta ose pak të pjerrëta. Kubeja dhe minareja e xhamisë së fshatit sjell kontrastin më të këndshëm artistik përballë monotonisë së grumbullit të shtëpive të vogla të mbuluara me myshk. Rrugët janë shumë të ngushta, gjarpëruese dhe të shtruara keq, dhe sigurisht pa ndriçim, pasi kurrkush nuk guxon të dalë jashtë pas perëndimit të diellit. Në gjithë Shqipërinë nuk ka më shumë se pesë hotele, mirëpo nëpër fshatra që ndodhen në rrugë kryesore gjinden hane, ose bujtina me pronarë vendas. Ato janë si biçim gjysëm stalla, pasi përdoren nga karvane si dhe nga udhëtarë të rastit. Për arësye të dukshme (kryesisht të natyrës entomologjike), udhëtarit evropian do t’i këshillonim t’u qëndronte sa më larg këtyre haneve. Gjithsesi, rehatia atij nuk do t’i mungojë ngase kryeplaku, apo kreu i “fisnikërisë” së fshatit do ta quante për nder që të strehonte të huajin kalimtar dhe t’i jepte atij më të mirën që mund t’i siguronte shtëpia e tij. Në Shqipërinë qëndrore ende ekziston sistemi i rentës dhe i pronarëve (ose bejlerëve). Bejlerët janë njëfarësoj baronësh të vegjël feudalë vendas, të cilëve fermerët u paguajnë gjysmën e prodhimit të drithit dhe bulmetit. Ky sistem me siguri që i ka ditët e numëruara, pasi bujqit janë thuajse si skllevër. Fshtrat e popullsisë që e quan veten Rumenë (Vllahë), gjinden të shpërndarë në mbarë Shqipërinë, por më shumë janë të ngulur rreth rrugës së vjetër Romë-Konstantinopojë (e cila quhet Rruga Apia në dalje të Romës, dhe e cila kalonte në Brindisi, pastaj përtej detit në Durrës të Shqipërisë, dhe më pas në Elbasan, Ohër, Manastir dhe Selanik). Vllehët janë pa dyshim pasardhës të Legjionit të Pestë Romak, pasi u shpërnda si njësi dhe pjestarët e tij u ngulën në vend. Gjuha e tyre është përzierje e latinishtes, kurse tek kolonia e tyre e madhe në rrëzë të maleve të Pindit ende praktikohen shumë zakone të vjetra romake, sidomos sa i takon ceremonialit. Vetë sjellja tyre (bearing) të jep përshtypjen e një race të ndryshme, por krenare, ngase ata me të vërtetë mund të jenë pasardhës të Legjonarëve Romakë. Numri i Rumenëve në kufinjtë e sotëm të Shqipërisë çmohet të jetë rreth 80,000 frymë, kurse në Greqi (Malet e Pindit) më shumë se 100,000. Shqipëria e mirëfilltë është kombinim i Zvicrës, Siqelisë dhe Rivierës frënge. Tek i afrohesh brigjeve shqiptare nga deti nuk mund të mos vëresh madhështinë hijerëndë të bregdetit dhe majat e mbushura me dëborë të hinterlandit. Shqipëria përbëhet prej fushash dhe luginash shumë pjellore, malesh të larta dhe të rrudhura si dhe liqenesh të mrekullueshme. Turqit nuk lanë pemë në këmbë, prandaj Shqipëria është vend pa pyje, mirëpo në disa zona ahu, dushku, plepi, bredhi, qiparisi dhe pisha hasen me shumicë. Ulliri (kujtim i hershëm i Republikës Venedikase) gjindet me shumicë rreth Vlorës dhe me pak përkujdesje shkencore, prodhimi i vajit do të ishte i konsiderueshëm. Republika e Venedikur kishte tregëti të zhvilluar të vajit të ullirit të prodhuar në ishujt e saj jugorë, por kur këta ranë në duar armike, Republika e pruri industrinë më afër qendrës duke ofruar një shpërblim prej gati një dollar për çdo ulli të mbjellë në Shqipëri. Ullishtat prej mijëra rrënjësh të Vlorës janë dëshmia e tyre e gjallë. Ndofta shembullin më të mire të këtij sistemi e ofron ishulli i Korfuzit, ngase ai sot praktikisht është i mbulura me ullishte, edhe pse në të kaluarën vreshtaria ishte e para. Republika Venedikase jo vetëm që ofronte shpërblim për çdo ulli të mbjellë, por vendosi edhe një sistem të rreptë taksash ndaj verës së prodhuar në Korfuz, kësisoj njëra industri ia zuri vendin tjetrës. Një tjetër gjurmë e madhështisë së Republika e Venedikut janë kalatë e shumta që, edhe pse sot janë të rrënuara, të japin përshtypjen e lavdisë së dikurshme sa i takon madhësisë dhe masivitetit të ndërtimit. Natyrisht që ato zenë pika strategjike (majat e kodrave) dhe muret e bedenat e tyre të lashta, sot të banuara prej shtërgunjve (shtërgu – zog që mbahej si shenjtë në Shqipëri), i japin pejzashit pamje shumë piktoreske. Vlen të përmendet, posaçërisht Kalaja e Tepelenës që ngrihet e zymtë dhe e murrme duke komanduar krejt luginën madhështore ku bashkohet Vjosa me Drinon. Një tjetër kala jashtëzakonisht interesante është ajo e Himarës. e vendosur në krye të kepit që zotëron detin, në mes të rrugës midis Vlorës dhe Korfuzit. Kjo pjesë e vendit është kopësht i vërtetë, dhe pamjet mahnitëse të bregdetit ja kalojnë madje edhe atyre të Rivierës frënge. Kalaja venedikase është ndërtuar përmbi themelet e një kalaje të lashtë pellazgjike sikurse provohet nga blloqet massive të gurëve të ndërlidhur me njëri-tjetrin, pa kurrfarë llaçi apo çimentoje midis tyre. Me interes të veçantë historik, dhe ndofta prova më bindëse e lashtësisë së Kombit Shqiptar, lashtësi që shkon madje edhe përtej periudhës së pushtimit grek (pavarësisht pretendimeve të kundërta të ditëve të sotme), është një mur dhe një portë e ndërtuar drejtpërdrejtë përmbi themelet pellazgjike, dhe përmbi këtë vepër, grekët ndërtuan një mur tjetër që më pas u bë trualli i një kishe të lashtë ortodokse, e ngritur përpara kalasë më moderne venedikase. Në gurin e qoshes të harkut të kësaj porte të vogël por të lashtë dhe në blloqet e gurëve bashkëngjitur shquhet me vështirësi shqiponja dy-krenare e Shqipërisë, që edhe pse e rrahur prej shtrëngatave të shekujve, që kanë kaluar nëpër këtë shkrep mali, mbetet ende e qartë edhe sot, duke pretenduar me krenari të drejtën e pëparësisë. Simboli i Republikës Venedikase ishte Luani me njërën kthetër të vendosur përmbi një Libër të Hapur mbi të cilin shkruhej fjala “PAX”. Ky simbol gjindet në shumë vise të Shqipërisë, por ndofta i vetmi që ende ekziston dhe që e tregon Luanin me një Libër të mbyllur ndodhet në qytezën e Vunoit (pak më në veri të Himarës), mbi një mur të lashtë që kontrollon rrugën kryesore. Meqenëse Libri i Hapur përfaqësonte PAQEN, kësisoj mund të pandehim se skulptori i Luanit të Vunoit kishte vizion profetik, pasi logjikisht, Libri i mbyllur do të përfaqësonre Luftën, dhe ndofta ai e çmonte se këtij vend të palumtur vazhdimisht do t’i shkatoheshin gjakderdje prej fqinjëve të tij grabitqarë. Pjesa e Himarës gjatë bregut jugor ka qenë relativisht në paqe në krahasim me viset e tjera. Meqë vendi ishte shumë i begatë dhe tregtia me vende të tjera, sidomos me Greqinë, u solli pasuri banorëve, ata ishin në gjende t’i paguanin tribute më të lartë qeverisë turke, dhe kësisoj burrat ishin përjashtuar nga shërbimi ushtarak në ushtrinë turke. Turqia gjithashtu lejoi lulëzimin e shkollave greke, prandaj është e lehtë të kuptohet shkaku se pse një numër banorësh sot flasin greqisht dhe i takojnë besimit të Kishës Ortodokse. Për arësye të arësimit primitive në fshatra, i cili mungonte krejtësisht ndër katundarët e varfër, kuptohet edhe më qartë se vetëm me pak trysni prej priftërinjve grekë, këta njerëz të thjeshtë janë përgjysëm të bindur se i përkasin Greqisë. Fjala e priftit për ta është ligj, dhe parimi i tij është gjithmonë “Feja dhe kombësia janë një e të pandara”. Mosbindja ndaj porosive dhe urdhërave të priftit sjell si dënim terrorin e kishës ndaj katundarit injorant dhe supersticioz në trajtën e refuzimit të pagëzimit (që sjell më pas mallkimin) e fëmijëve të tij, dhe mohimin e kungatës. Pushteti i kishës është arma më e fortë në fushën e propagandës. Nën regjimin turk dallimet fetare nxiteshin pasivisht, meqenëse pakësonin mundësinë e zhvillimit të frymës kombëtare. Shkollat dhe kishat greke toleroheshin, mirepo ato shqiptare ndaloheshin. Shkrimi i gjuhës shqipe ishte krim i ndëshkueshëm. Pavarësisht nga këto, shpirti dhe gjuha e Shqipërisë kanë lulëzuar nëpër shekuj, dhe kjo duket nga fakti që gjuhë universal e mbarë vendit është sot shqipja. Për shkak të karakterit malor të vendit në Shqipëri hasen të gjitha varietetet e klimës. Dimri êshtë krahasimisht i shkurtër dhe me rreshje në vendet e ulëta, ndërsa vera është e nxehtë. Një pikë negative e vendit sa i takon shëndetit është ekzistenca e malaries në shumë pjesë të tij, sidomos në Vlorë, ku edhe përqindja e vdekjeve është e lartë. Insekti bartës janë mushkonjat, dhe meqë në veri të Vlorës ka sipërfaqe të mëdha me këneta, ky kërcënim ndaj shëndetit publik do të vazhdojë të ekzistojë derisa të ndërtohet dhe të funksionojë një sistem i gjerë kullimi. Ushtria italiane ka vuajtur së tepërmi prej malaires shqiptare, e cila i takon një shtami veçanërisht virulent aq sa udhëtari i huaj në këto vise asnjëherë nuk ulet për të ngrënë pa vendosur anash pjatës shishen me kininë. Oficerët italianë gjithmonë e mbushin xhepat me karamele me çokollatë (secila përmban një dozë të vogël kinine), për t’ua dhënë fëmijëve vendas. E mira kryhet kësisoj në mënyrë sekrete, pasi edhe prindërit edhe fëmijët nuk do të pranonin të përdornin (askance) asnjë ilaç të çfarëdolloji. Sa u takon mjekëve, ky vend ka shumë pak syresh, kështuqë kur vendasit sëmuren, ai është ose në duart e Zotit ose të Allahut, në varësi të besimit të tij fetar. Kufiri i i sotëm Shqipërisë nuk është fare i drejtë (correct), meqë vise të tëra të gjera dhe të pasura të vendit iu dhanë Greqisë dhe Serbisë në Konferencën e Londrës në vitin 1914. Tregohen thënie të çuditshme dhe të tmerrshme se si Komisioni i ardhur në Shqipëri për të caktuar kufinjtë u mashtrua; se si grekë dhe serbë u importuan për rastin në fjalë dhe u “mbollën” [planted], gjatë vijës në të cilën udhëtonte Komisioni; se si vendasit shqiptarë ose u kyçën brenda shtëpive të tyre ose u dëbuan nëpër male disa ditë para ardhjes së Komisionit nga banda rufianësh të përzgjedhura posaçërisht. Mjafton një vizitë në këtë vend për të mësuar se në ç’nivel të lartë janë përmirësuar artet e buta të Inkuizicionit spanjoll. Vdekja është mënyra më e pakët e terrorit, dhe disa tortura që janë bërë aq të zakonshme sa me kohë bëhemi si të vdekur nga tmerri i përgjithshëm i tyre përfshijnë: mbajtja e duarve të fëmijëve të vegjël përmbi flaket deri sa ata të fishken; djegia e gjallë e pleqve dhe plakave; coptimi i mishit të një njeriu të gjallë; hedhja e vajit të zjerë në shpinën e xhveshur; prerja e gjinjve; qorrimi i syve; mbajtja e fëmijëve bashkë me baballlarët duke shikuar nënat e tyre që përdhunohen. Dhe të gjitha këto gjëra ndodhën në 1913 dhe 1914. Ato do të ndodhin sërish nëse edhe një këmbë tjetër dhe i jepet Serbisë ose Greqisë. Popullsia e tanishme e Shqipërisë është pakësuar në rreth 800,000 banorë, porse po qe se kufinjtë do të ishin caktuar saktë, vendi do të kishte një popullsi prej 3,000,000 frymësh. Burimet natyrore janë të shumta dhe tërësisht të pazhvilluara Vendi është i pasur me bitum, qymyr, baker, hekur, ar, argjend, plumb, linjit, shkëmbinj fosfatikë dhe naftë. Eshtë plot me gjah dhe parajsë e vërtetë gjahtarësh: janë mëse të bollshëm dhelpra, lepunj, derra të egër, chamoix, drenj, arinj dhe pata. Ulliri, vreshtat dhe agrumet kultivohen aty këtu, kurse produktet bujqësore përfshijnë rye, miser, grurë, oats dhe barley. Megjithatë barishtet janë të pakta. Kudo shihen tufa me dhen dhe dhi. Produktet e tyre, si leshi, qumështu dhe djathi janë ndofta pasuria më e madhe kombëtare. Toka është mrekullueshmërisht pjellore, mirëpo plugimi bëhet me plugjet më primitive të prodhuara me dorë, tërhequr nga qe apo buaj, gjallesa të cilat janë të vlefshme edhe për qumështin dhe gjalpin e mrekullueshëm që prodhojnë. Për të parën herë, pas shumë shekujsh vendi ka jetuar në paqe nën ushtrinë italiane të okupimit. Veçanërisht në jugë të vendit janë ndërtuar qindar milje me rrugë të mira (rrugë që do të vlerësohesin në çdo vendi), janë hapur shkolla, janë sjellë në pushtet qeveritarë dhe kryepleq vendas, drejtësia administrohet nga gjykatës ushtarakë kompetentë, hajdutëria është zhdukur, është formuar policia vendase, janë hapur ferma të mira eksperimentale ku vendasit mund të mësojnë lirisht mënyrat moderne të kultivimit me maqineri bujqësore moderne dhe ku ata ose mund t’i blejnë ose mund t’i marrin ato me qera me çmime të ulta, janë ndërtuar spitale, është vendosur shërbim postar ajror midis disa qyteteve, dhe ka filluar puna për autostradën Trans-Ballkanike, që do të lidhë Vlorën me Manastirin, dhe atje do të bashkohet me rrugët për Selanik dhe Stamboll. Edhe një vështrim në hartë tregon rëndësinë e kësaj rruge, meqë Shqipëria jo vetëm që do të hapet ndaj botës dhe do të nisin dhe zhvillohen, veprimtari tregtare e industrial, por edhe turisti i nginjur me jetën e zakonshme kontinentale do të mirepresë me gëzim këtë tokë të re, me histori të lashtë, me bukuri që vetëm natyra mund t’i krijojë dhe që është piktoresk deri në skaj. Kërkuesi i kënaqësive jo vetëm që do të hasë sharmin e së resë, por studenti i lashtësisë do të zbulojë një dhé të virgjër, sepse Shqipërisë nuk i mungojnë as qytetet e varrosura greke dhe romake, që presin të gërmohen, dhe të cilat mbajnë në gjirin e tyre ndofta dëshmi të paçmuara të së kaluarës meqenëse nëpër Shqipëri kalonin rrugët e lashta tregtare qysh nga Lindja misterioze e deri në Kapitolin e Perandorisë së fuqishme Romake. Kushtet në Shqipërinë Qendrore dhe Verioire janë pak a shumë të ndryshme sepse duhet mbajtur parasysh se ky territor ka qenë nën administrimin e ushtrive të Fuqive Qendrore deri në tetor 1918, çka i ka lënë vetëm pesë muaj kohë Italisë të vendosë qeverinë civile. Tani rrugët dhe urat po ndërtohen me shpejtësi, zyrat bashkiake dhe provinciale po riaftësohen, dhe komunikacionet telegrafike dhe postare po instalohen, kështuqë edhe ajo pjesë e Shqipërisë nën kontrollin italian do të funksionojë si njësi kohezive. Qyteti i Shkodrës në veri dhe provinca e Korçës në juglindje janë nën kontrollin frëng, por meqë këto pika janë deri diku të kufizuara si hapësirë, edhe për autoritetet frënge ka qenë krahasimisht e lehtë të vendosin administrate civile, e cila në vija të përgjithshme funksionon kryesisht në mënyrë të ngjashme me atë italiane. E vemtja çështje shqetësuese tash për tash janë pengesat serbe në kufirin verilindor dhe propaganda e djallëzore greke me kërcënime dhe rrufshete në rrethin e Korçës. Këto kombe fqinje synojnë të grabisin tokat pjellore në perëndim dhe nuk e fshehin vendosmërinë e tye për t’i zënë ato qoftë me mjete “diplomatike”, qoftë me forcën e armëve.Vazhdimisht e shkatërruar nga luftrat dhe kryengritjet, e përçarë nga mospajtimet e brendshme dhe “diplomacia” e huaj, Shqipêria kërkon veç të lejohet që të jetojë si komb autonom nën mbrojtjen e kufizuar të Fuqive të Mëdha (përveç Greqisë dhe Serbisë). Kjo mbrojtje dhe organizim duhet të vazhdojë për një periudhë të caktuar vitesh, deri sa vendi të jetë në gjendje të qëndrojë me këmbët e veta.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...