Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/08/11

NE VEND TE PERKUJTIMIT PER MIKUN MUSA PIPERKUN


Përgaditi: Ibrahim Egriu - Përkujtim - Musa PIPERKU (kompozitor) - 
Musa Piperku
Musa Piperku
 7 vjet nga
vdekja e kompozitorit, e atdhetarit, e engjëllit, e krijuesit dhe mentarit-Musa Piperku. 
6 vjet, në pranverën e Prishtinës legjendare, mijëra e mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet etnike, me nderime te mëdha, ia dhënë lamtumirën e fundit birit të tyre shumë të dashur e të pavdekshëm-Musa Piperku, i cili, me punën e tij të palodhshme i la muzikës autoktone shqipe gjurmë të thella në drejtim të komponimit të këngës së pastër autoktone shqipe.

Shumë është shkruar e folur për këtë bir të Madh të popullit tonë, i cili, gjatë viteve 1967/68, me komponimet muzikore të tia përmes Ansamblit dibran ”Liman Kaba” me këngët: ”Trim o Skënderbe”, ”Bukuri-ri në Shqipëri”, ”Trim o Bajram Curr” ”Se Shqipëria nuk don tjetër, veç do vendin me çlirue” etj. etj. të interpretuara nga korri dhe solistët e mirënjohur: Sulejman Borova, Haxhi Maqellara e Violeta Turkeshi e gjëmuan, jo vetëm Kaçanikun e Idris Seferit, por mbarë Kosovën dhe, s’kaloi pak kohë, në Nëntorin e Tretë të ´68-tës filluan demonstratat gjithëpopullore dhe e tërë Kosova u çua në këmbë, me kërkesat:
Duam Universitet! Liri, barazi dhe Republikë! Trepça punon, Beogradi ndërton! Pra, po ky Ansambël dibran i udhëhequr nga kompozitori i Madh, Musa Piperku, i dha shtytje e shkas U D B-së dhe pushtetarëve ishjugosllav të ndërmarrin masa represive ndaj kryatrit trim Sali Bajra, Bedri Kyçykut, Latif Nallabanit dhe intelektualëve të tjerë atdhedashës.
Në takimin e parë me kryetarin dhe atdhtarin e ndjere, z. Sali Bajra, m’u drjtua e pyeti:
Si e kam kompozitorin Musa Piperku? Mandej vazhdoi: Ai eshte një engjëll, ashtu i dashur, ashtu i matur, ashtu fisnik, ashtu i ditur, aq atdhedashës, ashtu simpatik e i bukur sa që kurrë s’mund ta harroj bisedën me te në Darkën e shtruar për nder të Ansamblit ”Liman kaba”, i cili fliste qetë e pak dhe që punonte shumë, theksoi z. Sali Bajra.
Me rastin e 6 vjetorit të vdekjes së tij, me respekt e krenari e perkujtojnë më të afërmit e tij, shokët e tij, miqët e tij dhe mbarë kombi shqiptar kudo ne botë. Sjellja dhe shembëlltyra e tij do të mbesin udhërrefim për të gjithë brezërit e ardhshëm. Ai s’ka vdekur dhe do jetojë i gjallë gjithmonë në zemrat tona.
Lavdi veprës së tij! - Shpirti i tij le t’i prehet plot dritë e hijeshi!
Diber, qershor 2011 Me respekt, shokët e miqët dibranë nga Diaspora.

Ibrahim Egriu
* * * * * * * * * *
Akademik prof.dr.Akil Koci (kompozitor)
Ç’thotë, Akil Koci, rreth Figurës se kompletuar artistike te kompozitorit te shquar, Musa Piperku.
Akil Koci
Akil Koci
Ishte njeri i përkushtuar, i qetë, i matur dhe i këndshëm, veti këto që e dallonin prej të gjithë kijuesve tanë. Por temperamenti i tij krijues gufonte me një dinamikë të brendshme, plot veçanti dhe energji krijuese. Brenda një kohe të shkurtër u bë kompozitori më i dalluar i këngës shqiptare në të tre zhanret: në këngën zbavitëse, në muzikën me frymë popullore dhe në këngën për fëmijë. I devotshëm në krijimtari, i devotshëm në jetë dhe në marrëdhënie me njerëzit, Musa Piperku la një trashëgimi muzikore të denjë për respekt. Për një kohë të shkurtër ai ishte kompozitori ynë më i dalluar i këngës shqiptare dhe hyn në radhët e kompozitorëve të parë kosovarë. Shfaqja e tij në skenën tonë muzikore nga fillimi i viteve `70 të shekullit të kaluar, (krahas Severin Kajtazit, Tomor Berishës, Krist Lekaj, Akil Kocit, Muharrem Qenës, Qazim Dushkut, Fahri Beqirit, Esat Rizvanollit, Gjergj Kaçinarit etj.), lidhet me punën që bëri si bashkëpunëtor dhe redaktor në Radio Prishtinën e atëhershme, për të ndjekur një rrugë e cila tashmë ishte përvijuar qartë nga një fond i konsiderueshëm i krijimeve muzikore në gjininë e muzikës zbavitëse te ne. Ai u bashkangjit në këtë rrugë me plot sukses dhe shpejt u bë ndër më të dalluarit e kësaj fushe.
Musa Piperku u lind më 1 gusht të vitit 1945 në Dibër, ku kreu shkollën fillore, për të vazhduar shkollën e mesme muzikore në Prizren e më pas edhe Akademinë Muzikore në Beograd.
Pas diplomimit u kthye në vendlindje, ku punoi si profesor në Gjimnazin e Dibrës dhe aty zhvilloi veprimtari të dendur dhe, ndër të tjera, menjëherë formoi orkestrën e mandolinave dhe korin e shkollës. I gjerë ka qënë edhe aktiviteti që zhvilloi në gji të shoqërisë artistike "Liman Kaba" të Dibrës.
Gjatë viteve `71/72 e shohim si bashkëpunëtor i muzikës të Radio Shkupit, kurse në vitin 1973 erdhi në Radio Prishtina. Për disa vjet u mor me SHKA "Ramiz Sadiku" të këtij qyteti, si udhëheqës artistik i saj. Musa Piperku ka marrë pjesë në shumë edicione të "Akordeve muzikore të Kosovës" dhe ka fituar shtatë "Okarina" dy "Lyra të argjendta" si dhe dy "Plaketa të arta" siç emërtoheshin atëherë çmimet e këtij festivali.
Gjatë asaj periudhe mori pjesë edhe në mjaft festivale të tjera, siç ishin ato të Opatisë, Shkodrës, Prizrenit, Sarajevës, Tetovës dhe Gjakovës. Ka lënë mbi 600 këngë të zhanreve të ndryshme dhe librin "Tingujt gazmorë" për shkollën fillore (në bashkëpunim me Gjorgje Smokvarskin).
Kënga si sintezë e frymëzim Musa Piperku ishte njeri i përkushtuar, i qetë, i matur dhe i këndshëm, veti këto që e dallonin prej të gjithë kijuesve tanë. Por temperamenti i tij krijues gufonte me një dinamikë të brendshme, plot veçanti dhe energji krijuese. Brenda një kohe të shkurtër u bë kompozitori më i dalluar i këngës shqiptare në të tre zhanret: në këngën zbavitëse, në muzikën me frymë popullore dhe në këngën për fëmijë. Sidoqë muzika argëtuese nuk konsiderohej "elitiste" Musa Piperku bëri që edhe ky lloj i muzikës të ngrihej në një shkallë më të lartë artistike dhe të respektohej njëlloj si të tjerët. Me këngët që kompozoi, ai u bë aq popullor, saqë shumë këngëtarë, grupe dhe shoqëri, mezi prisnin t`i interpretonin me ëndje krijimet e tij. Këngët e Musait dhe tërë puna e tij krijuese paraqesin një sintezë të gjerë frymëzimi.
Për dëgjuesin këngët e Musa Piperkut ishin melodi të freskëta, gjithnë të reja, sepse kompozoi me shije, duke integruar mjeshtërisht folklorin tonë të pasur.
Kjo veçori e krijimeve të Musa Piperkut përbënte një, ”modus vikendi” ngaqë këngët e tij kanë qenë të kapshme, të ngrohta, realiste, me ideale të sinqerta dhe të një natyre të qetë e njëherësh të hareshme. Objekti i këngës së tij ka qenë gjithnjë në shërbim të së bukurës në art, i orientuar nga realiteti, pra pasqyronte me besnikëri jetën tonë të përditshme me të gjitha sfidat e saj. Një veçori e tillë i ofronte mundësi çdo këngëtari për interpretim, pasi gama melodike dhe ajo ritmike ishin në shërbim të një natyre të qetë, siç ishte edhe ajo e autorit, në një kohë që, siç e vumë në dukje, mbështeteshin fort në tabanin kombëtar, në traditën tonë të pasur.
Opusi jashtëzakonisht i pasur e i larishëm i Musa Piperkut në muzikën argëtuese, popullore dhe për fëmijë, të cilave iu përkushtua tërë jetën, na bën ta quajmë me plot të drejtë "Mohikan i fundit" i një muzike “të perënduar” që, mjerisht, tashmë shumë pak ose aspak kompozohet në Kosovë, duke u zëvendësuar me një "muzikë e re", që na vjen përmes mjeteve elektroakustike.
Të vetëquajturit kompozitorë, pa ditur asnjë notë, sajojnë këngë "të reja", duke përdorur blloqe të tëra ritmesh dhe orkestrimesh të llojllojshme, duke filluar që nga ritmet orientale e deri te ato latino-amerikane që nuk kanë asgjë të përbashkët me këngën e mirëfilltë, sikurse e pranojnë tani kritikët muzikorë.
Pra, Musa Piperku ishte klasiku i fundit i një kënge që mbijetoi mbi 50 vjet në hapësirën tonë muzikore, duke u bërë ballë të gjitha sfidave që e kanë përcjellë gjatë tërë kohën këtë krijimtari. Vërtet shumë prej nesh kemi kompozuar muzikë zbavitëse dhe kemi krijuar këngë të reja, por Musa Piperku na e ka kaluar të gjithëve, pa ndonjë pompozitet dhe zhurmë, siç dinte të bënte shumëkush. Figurë e kompletuar artistike.
Musai ka krijuar rreth 600 këngë, por emblema e këngës zbavitëse shqipe pa dyshim është "Prandvera në Prishtinë", e cila tashmë ka hyrë në antologjinë e këngëve argëtuese shqiptare të tipit klasik. Po e quaj "klasik" sepse ky më duket se është përkufizimi më i saktë i krijimtarisë së këtij kompozitori.
Ai ka qenë personalitet i formuar dhe i plotë në profesionin e tij. Sa më shumë i dëgjoj këngët e tij, me nostalgji i kujtoj ato ditë që i kemi kaluar sëbashku në punë dhe në festivale dhe gjithnjë mendoj se sa humbje të madhe kemi përjetuar të gjithë me vdekjen e tij, sepse kemi humbur një krijues të pazakontë, që aq shumë e donte dhe e ndjente muzikën shqiptare.
Tani që ai nuk është më, e ndjejmë më shumë mungesën e tij, sepse mjedisi ynë muzikor dhe ai kulturor në përgjithësi, kishte nevojë të madhe për këtë krijues dhe për krijimtarinë e tij, sidomos në këtë kohë, kur po kalojmë nëpër një krizë serioze të identitetit tonë kulturor, krizë të vlerave dhe një krizë shumë më të madhe pikërisht në atë fushë, që me aq përkushtim e lëvroi Musa Piperku. Nuk është e rastit që shumë këngë të Musa Piperkut u mbijetuan të gjitha sfidave, zhbërjes dhe degradimit. Shembëlltyra e kompozitorit të shquar Musa Piperku tani del në një dritë më të qartë, sepse bëhet fjalë për një figurë të kompletuar artistike në të gjitha aspektet e krijimtarisë muzikore. Edhe ne, ish-kolegët e tij, sikundër mbarë Kosova, duhet të jemi krenar që kemi pasur një personalitet të tillë. Prandaj, mendoj se, në shenjë të kujtimi dhe nderimi për ketë krijues të shquar, do të ishte mirë që komuna e vendlindjes, Dibra, sikundër edhe Prishtina, ku dha kontributin më të madh dhe kaloi vitet më të mira krijuese, emrin e Musa Piperkut ta mbajë ndonjë rrugë ose institucion, sepse ai e ka merituar plotësisht këtë.
* * * * * * * * * *
Nga: "Latif Nallbani" -->> ibrahim@home.se
REQUIEM: Musa Piperku, kompozitor i shquar i kombit tonë.
Shumë i nderuari Imi.
Më gëzoi letra jote dhe me kërshëri e lexova përkushtimin tënd për të madhin Musa PIPERKU. I ndjeri ka qenë njeri i madh dhe i përkushtuar ndaj kombit.
Veprimtaria e tij prej kompozitori të mirëfilltë të vlerave kombëtare ka dëshmuar se tek ai, tek shpirti i tij, tek mendja e tij dhe tek trupi i tij pushon një kompozitor vigan dhe i përkushtuar ndaj kombit. Këtë e kanë vërtetuar veprat e tija madhështore, jeta e tij e bujshme dhe puna krijuese që nga veprimtaria e tij e hershme prej kompozitori.
Edhe Ti Imi je i madh, sepse i përkujton njerëzit e mëdhenj. I përkujton ata me pietet dhe lë gjurmë për veprimtarinë e tyre të bujshme. Ti Imi je i mirë, sepse shkruan për të mirët dhe merresh me të mirët. Ti Imi je madhështor, sepse i përkujton gjithnjë dhe gjithandej të madhërishmit. Të lumtë Imi i nderuar dhe gjithmonë të punoftë mendja dhe lapsi.
Të përshëndes duke të dëshiruar të gjitha të mirat Ty dhe familjes sate të nderuar. Të lumtë! /Qafime, Latifi
* * * * * * * * * *
"Këtij përkujtimi të kompozitorit tone te njohur Masa Piperku i bashkohem edhe une dhe familja ime. Ai i dha shume gjate gjithe jetes se tij muzikes shqiptare dhe ai radhitet ne panteonin e arte te kompozitorëve shqiptare qe nje jete ia kushtuan muzikes se popullit te tij. Ne kete pervjetor ne e kujtojme dhe perulemi para vepres se tij. Ai eshte i gjalle sepse jeton vepra e tij. Dhe brezat do te kene se çfarë te mesojnë nga ai. Shpirti i tij le te prehet ne paqe!
Me respekt, Luigj Shkodrani me familje-Danimarkë

Nje urugan me merr pa frike....


Nga Valter Lazeri


PA EMER

Oh!...(Pa emer)
mbetem si lulia e thare,
...
ne c`mole
ne c`breg te thepisur,
nje pike uje
te vije te te jap.


Oh!...(Pa emer)!
Sa vite me dogje kaq larg!
S`te vret jo,
as plumbi, as, thika,
te vret dashuria e pare.

Oh!...(pa emer),
qe kurr s`te harrova ne jete
As dielli,
as zjarri s`me dogji,
vec kjo dashuri e vertet!
Ti,(ke emer)!
E mban mend
nje puthje plot zjarr?!
Ste vret,
as plumbi,as thika,
Te vret ngrohja e pare.

EVJENI

Shumë fjalë të huaja qenë
tonat, ashtu trazuar.
Eh , Evjeni,
... kësaj bote me ty jetuar
.
Në zemër të Europës
dhe më tutje
me ty në dashuri.
Eh, Evjeni!
Me ty
dhe pa ty!
………………….
Shikoj sërisht valët e detit,
Dajtin më të lartin mal
që jam ngjitur.
Dhimbjet shpërthejnë si vullkani.
Si vullkan,
Evjeni!
Në llavën e tij
me ty
e pa ty,
Evjeni!

***

Mban mend si perkedhelnim degët
tek një pemë limoni?
Mban mend si nxirrnim kecat
në kullotë?
Eh , Evjeni,
me ty
dhe pa ty!
Me evjeninë tënde,
Evjeni!

***

Sa herë unë dhe ti
për darkë ftonim Dean.
Ajo kërcente me mua.
Oh!…Evjeni,
ti gjithë xhelozi,
gjithë evjeni!
e 'lige,e lige"
Gjithe dashuri.!

S’kisha prurë në jetë vargje
kaq të bukura,
të ngrohta,
të sinqerta..
Pas puthjes me ty
…e mban mend?

Oh!
Ti gjithë xhelozi!
E marrë, e marrë!
Gjithë dashuri. ..
Eh…!
Kaq sa për t`u kujtuar.
Sot kemi vdekur të dy.

Të dy:
ti dhe unë,
Evjeni!

Ku je sonte?


Një ëndërr e prapë më zgjoi.
Shpërthim se nga e ku!...
...

Të gjitha i fshiu,
veç t`bukurën e syve të tu.

Dhe me to
në një imazh
lodhem, tretem
pa kufi.

Pres nga lart,
që të më bjerë,
të më bëjë
shkrumb e hi.

Ku je sonte, që të dua
dhe trazoj një oqean?
Ku je shpirt i patrazuar,
që si rob po më mban?!

Ku je sonte, që të pres,
si shiun toka në thatësirë?
Jam vapori,
që pres baticën,
të dal nga kjo cektësirë.

Ku je sonte,
që zjarri më është shuar.
Në zemër të akullit po digjem,
në thelb të tij
jam duke u përvëluar!


E poshtera jete

Kujtime,
tham ne jete ti ruajm
Dhe ti perciellim ne fund`jete.
Ashtu si endrrat t`na mbajne zgjuar
Zgjuar mengjezeve ,t`i rrefejm.


Me pabesi koha me pruri
Te prek e sho nje puhi.
Te loz e cmendem si di vet
Ne virgjerin dashuri.

Te kem me vete sot si bad`
Te me ruajn se mos vdes.
Te thon me vete ;
ky i marr
Pas dekadash
C`ben e c`pret.?!…

Po ja ,
ska me trotuare
As lule maji nga te parat.
Kan vdekur dhe harabelat
Qe hanin grurin tek arat.

Po ja qe s`ka me stol mbi det
Ku puthjet
jo, s`kishin fund.
Te gjitha bere si ti det
Nga ku era te perkund.

Shikoj me endje nje pulebardhe
Ca dallendyshe neper ere.
Dhe nje kufome qe rri perball
E pret nje "plake"
Dallga ta bjere.

Nje urugan me merr pa frike
E me perplas qoshe me qoshe.
Me thot si pa meshire
Ik, ik ….

Permendem,
ne gjumit ve kujtimet
Me teper jeten qe me lodh.
Te ikim ,them nga kercenimet
Retrospektiven t`a harrojm
Zoti larte me degjoi
Me sjell pulebardhat si atehere.
Dashurin,kujtimet marrin
I mbisin ne te madhin det.
….
Mbarova, thash dhe koken tunda
Si nje I pir ku s`di ku shkel
Te putha ,
qava,lotet fshive
Te shava,
E poshtera jete

Përse Serbisë duhet t’i kushtëzohet anëtarësimi në BE




Nga: Dr Arben Cici


...me njohjen e Kosovës, dhe jo vetëm

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është aspak të japë mësime e rrugëzgjidhje për integrimin në Bashkimin Europian të Serbisë apo të Kosovës, e natyrisht as të zgjojë e të ndërsejë mendjet e atyre që ndoshta ditë e natë mendojnë se si t’i pengojmë këto vende të anëtarësohen në NATO dhe në BE. Anëtarësimi në NATO dhe BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) nuk është vetëm qëllim dhe sfidë kombëtare, por edhe rajonale. Çdo vend, në planin e tij të veprimit, që në hapat e parë të këtij procesi të vështirë, nuk përballet vetëm me detyrimin për të kryer plotësisht reformat e brendshme transformuese dhe përshtatëse me ato të vendeve anëtare (NATO-BE). Ai duhet të plotësojë edhe kriterin jashtëzakonisht të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal, atë të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët apo të implementimit të politikës së fqinjësisë së mirë. Si i tillë, ecja apo ndalimi i këtij procesi për një vend ndikon pozitivisht ose negativisht si në vendin (vendet) fqinj ashtu dhe në rajon. Ky zinxhir integrimi përmbushet dhe forcohet e për më tepër funksionon kur të gjitha hallkat (lexo vendet) e tij janë të qëndrueshme dhe të pashkëputura nga njëra-tjetra.


Harta e sotme e anëtarësimit në NATO dhe BE e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Slloveninë, (për arsye studimi) është një mozaik i larmishëm, por te historia individuale e çdo vendi të befason një fenomen i përbashkët. Kriteri i vetos apo i konsensusit të detyrueshëm që anëtarët e NATO-s dhe BE-së respektojnë për të pranuar anëtarë të rinj është përdorur dhe po përdoret nga vendet anëtare (nuk është qëllimi im të analizoj sa i drejtë apo i padrejtë është përdorimi në rastet konkrete) për të kushtëzuar (në media dhe në politikë përdoret termi bllokuar) procesin integrues dhe anëtarësues të një vendi aspirues apo kandidat për në NATO ose në Bashkimin Europian. Ndoshta ekspertët e këtyre strukturave kanë llogaritur kostot jo vetëm financiare (megjithëse në këtë kohë krize ky element fiton përparësi), por edhe politike, edhe ato të sigurisë lokale, rajonale apo euroatlantike të këtyre bllokimeve për të propozuar zgjidhjet e duhura, por nuk duket kështu, të paktën deri tani.

Faktet janë kokëfortë. Sllovenia, me historinë model integruese të një vendi të ish-Jugosllavisë, u anëtarësua në NATO më 29 mars të vitit 2004 dhe më 1 maj të të njëjtit vit u bë anëtare e BE-së. Nuk mund të harrojmë veton dhe bllokimin në vitin 1994 të negociatave BE-Slloveni nga Italia, anëtare e vjetër e BE-së, me kushtëzimin e ndryshimeve të Kushtetutës sllovene për çështjen e njohjes dhe rikthimit të pronave të italianëve të para Luftës së Dytë Botërore. Çështja pastërtish dypalëshe bllokoi procesin shumëpalësh, shumëplanësh dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm të një vendi, i cili duhej të bëhej shembull premtues, për të gjitha vendet e tjera të ish-bllokut komunist, por sidomos të ish-Jugosllavisë, në atë kohë të kredhura në qorrsokakun e nacionalizmit politik, etnik dhe në makthin e një lufte mizore. U deshën disa vite deri sa grindja italo-sllovene të merrte fund. Odiseja e takimeve të MPJ, Suzana Anjeli dhe Zoran Thaler, prodhoi të ashtuquajturin “kompromis spanjoll”, i cili i hapi rrugë nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociimit Slloveni-BE, më 10 qershor 1996 dhe aplikimit të saj formal për anëtarësim në të njëjtën datë.

Çuditërisht historia përsëritet me Slloveninë, por në rol të kundërt. Anëtare e BE-së që në vitin 2004, ajo gati sa nuk bllokon anëtarësimin e Kroacisë në NATO, por bllokon procesin e anëtarësimit të saj në BE. Sërish vetoja e përdorur nga një anëtar i BE-së ndaj një kandidati për një çështje pastërtish dypalëshe. Grindja 18-vjeçare slloveno-kroate për të përcaktuar kufirin tokësor dhe detar mes dy shteteve në zonën e Gjirit të Piranit e rrezikoi anëtarësimin e Kroacisë në NATO në vitin 2009, duke provokuar kërkesën për referendum popullor në Slloveni dhe duke mos lejuar Parlamentin slloven ta ratifikojë atë deri në afatin më të fundit të përcaktuar nga procedura ratifikuese e një vendi anëtar të Aleancës. Bllokimi i negocimit të 10 kapitujve të marrëveshjes Kroaci-BE (8 për t’u filluar dhe 2 për t’u përfunduar) nga ana e Sllovenisë, në dhjetor të vitit 2008, rriti tensionin mes dy vendeve e në të njëjtën kohë nxori në pah edhe një herë pafuqinë bashkeuropiane për t’i dhënë rrugë një çështjeje të tillë dypalëshe. “Komisioni Europian shpreh keqardhjen ndaj vendimit të Sllovenisë për të bllokuar Kroacinë. Në vazhdimësi Komisioni i është përmbajtur pikëpamjes se çështja e kufirit është çështje bilaterale, e cila nuk duhet të sillet në tryezën e bisedimeve për asociim.” Ky ishte reagimi i komisionit nëpërmjet zëdhënëses së asaj kohe Kristina Nagy. Vetëm në qershor 2010 Sllovenia zhbllokoi kapitullin 31 “Për çështjet e politikës së jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes”, duke pranuar në parim zgjidhjen që do të jepej nga gjykimi i arbitrazhit ndërkombëtar ndaj kësaj grindjeje euro-ballkanike. Kroacia e vonuar, është tashmë në pritje të përfundimit të procesit të ratifikimit nga vendet anëtare të BE-së për t’u ulur në Bruksel, në të njëjtën tryezë me fqinjin e saj Slloveninë, duke filluar nga 1 qershori 2013, por duke lënë disa çështje dypalëshe ende të pambyllura me fqinjët e saj. Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, të ndërgjegjshme për çështjet e pazgjidhura akoma me Kroacinë (trashëgimia jugosllave, kufijtë, ende të pambyllura çështja e refugjatëve etj.), shpresojnë të mos gjenden të kushtëzuara në axhendën e tyre europiane prej saj me të drejtën e anëtarit të BE-së.

Vendi tjetër i BP, Maqedonia, aplikoi për kandidat në BE më 22 mars 2004 në Dublin. Ajo merr përgjigje pozitive dhe fiton statusin e kandidatit më 17 dhjetor 2005. Në progres-raportin e vitit 2006 (qershor 2007) të FYROM-it, mes të tjerash citohej se “BE nënvizon se çështja e emrit nuk do të trajtohet gjatë procesit të anëtarësimit (ndonëse qëndrimi i vetos së Greqisë mbetet i pandryshuar)”. Por në rezolutën e Samitit të BE-së (qershor 2008) zgjidhja e çështjes së emrit u shtua si parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë. Sërish bëhemi dëshmitarë se si një çështje pastërtish dypalëshe bllokon anëtarësimin e një vendi tjetër të BP në Bashkimin Europian. Për të njëjtën çështje dypalëshe, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka mbetur pezull që në Samitin e NATO-s në Bukuresht (prill 2008), kur ftesa u bllokua nga vetoja e Greqisë. Pavarësisht ndërmjetësimit të OKB-së për të lehtësuar zgjidhjen dhe nxitjes për gjetjen e “një zgjidhje të pranueshme” (Hillari Klinton), Maqedonia vazhdon të lexojë pothuajse të njëjtën frazë, por të thënë ndryshe, në progres-raportet e përvitshme, duke mbetur në platformën e BE-së dhe të NATO-s, me biletën në dorë dhe me shpresën se treni drejt Brukselit do të ndalet e do të hapë derën edhe për të.

Më vjen në mend edhe viti 1994. “Masakra e 10 prillit” e atij viti shkaktoi tension në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi me deklarata të ashpra dhe qëndrime të denja për një situatë krize marrëdhëniesh dypalëshe deri në largime diplomatësh nga ambasadat e të dyja kryeqyteteve. Greqia, anëtare e BE-së që në vitin 1981, përdori kryesinë e saj gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 1994 për të bllokuar 35 milionë eku, të akorduara nga BE-ja për buxhetin e shtetit shqiptar. Fatmirësisht marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi u normalizuan, çështja e fondit të bllokuar mori zgjidhje dhe më 1996-n u nënshkrua “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit” mes dy vendeve. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në vitin 2009 nuk hasi pengesë bllokuese nga Greqia, si vendi i vetëm fqinj i drejtpërdrejtë, anëtar i NATO-s dhe i BE-së.

Në këtë kontekst, nuk duket, të paktën deri tani, se kryesia qipriote e BE-së e gjashtë muajve të fundit të këtij viti, do të hapë një kapitull të ri për anëtarësimin e Turqisë në BE. Zgjidhja e çështjes së Qipros është bërë pjesë e kalendarit anëtarësues të Turqisë në BE dhe kusht për anëtarësimin e saj. Kjo çështje, në thelb dypalëshe, mes Qipros, një vendi vetëm anëtar të BE-së, perpleks ndaj anëtarësimit në NATO e Turqisë, një vendi anëtar të NATO-s, kandidat për në BE që në vitin 1987, ka më shumë se tri dekada që nuk merr zgjidhje, pavarësisht ndërmjetësimit ndërkombëtar dhe planeve të hedhura në tryezë e të rrëzuara sa nga një palë aq edhe nga pala tjetër. Në nëntor 2009, zv/kryeministri turk Cemil Cicek pohoi se “nëse Turqia do të detyrohet të zgjedhë mes anëtarësimit në BE dhe Qipros turke, zgjedhja e saj do të jetë përgjithmonë pranë Qipros turke. Çdonjëri mund ta kuptojë këtë.” Në këto rrethana, vendi anëtar i BE-së, i cili do të jepte i fundit konsensusin për anëtarësimin e Turqisë në BE mbetet Qipro. Edhe për sa kohë? Nuk e dimë dhe as mund ta parashikojmë… (Vijon)

(Shkrimi pasqyron mendimet personale të autorit)


Arben Cici

Ambassador at Embassy of Albania in Copenhagen
Copenhagen Area, Denmark 
Government Administration
Current
  • Ambassador at Embassy of Albania in Copenhagen
Past
  • Diplomatic adviser of the President at Presidency of the Republic of Albania
  • State Protocol Director at Ministry of Foreign Affairs, Albania
  • Ambassador at Embassy of Albania, Zagreb
Education
  • University of Tirana, Albania
  • Faculty of Translation, University of Algiers
  • Languages Department,University of Constantine, Algeria
Connections
500+ connections
Websites
Twitter
Public Profile

Diplomacia, nga Alfabeti Mors te “Facebook”-u



Ambasador Arben Cici*

“Dikur, për të hapur një ambasadë të re duheshin javë, madje muaj. Sot, merr një biletë avioni, një laptop dhe një celular, dhe mbase një pasaportë diplomatike…” dhe ndodhesh në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër në vendin e duhur për të kryer veprimin e duhur, shtoj unë.

Është i pamohueshëm ky fakt, e sidomos sot, 15 vjet mbas vitit ‘97 ose në fillimet e mbas dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të 21. Teknologjia dhe shpikjet e njëpasnjëshme e të ditëpërditshme informatike e kanë mbështjellë botën mbarë në vrapin e pandalur të kapjes, të përpunimit, të publikimit dhe të shfrytëzimit të informacionit.


Edhe diplomacia, makineria më e rëndë dhe më tradicionale e shtetit, është bërë pjesë e kësaj gare, duke gjetur korsinë e saj, për të ndjekur ritmin e kohës dhe për ta sfiduar atë. Sa dhe si sfidohet apo sfidon diplomacia sot në shpejtësinë marramendëse të revolucionit teknologjik duket dhe dallon nga shteti në shtet ose nga situata në situatë, por edhe nga viti në vit. Për mirë apo për keq, diplomacia përgjithësisht tani është gjithnjë e më e hapur dhe relativisht në një shpejtësi të rrezikshme. Bota ka ndryshuar dhe diplomatët duhet të përshtaten dhe të dalin mbi ujë ose të lulëzojnë në rrethanat e reja të moshës së informatikës.

Megjithatë, procesi i përshtatshmërisë ose i ndryshimit të natyrës së diplomacisë, nëse mund ta quajmë të tillë, ka shtratin e vet të lëvizjes dhe historinë e saj.

Për të ilustruar këtë fakt, mjafton të kthejmë kujtesën tonë në shekullin e 19 të revolucionit në teknologjinë diplomatike, atë të telegrafit. Një vit mbas mbarimit të luftës civile në SHBA, më 1866-n u instalua kabllo i parë transatlantik lidhës me kontinentin e vjetër, duke vendosur metoda të reja në fushën e komunikimit diplomatik. Letrat ngjyrëverdhë, të vulosura dhe të dyllosura, shkruar kujdesshëm nga stili dhe bukur nga kaligrafia, firmosur me një ceremoni të brendshme dhe me një ndjenjë lehtësuese e kënaqësie bojëtharje, të cilat udhëtonin me të njëjtin ritëm sa edhe rëndësia e mesazhit që përmbanin, u zëvendësuan sa hap e mbyll sytë me disa germa tinguj që në stacionin e tyre të mbërritjes telegrafike merrnin formë dhe bojë të njëjtë, pavarësisht se pikënisjet e tyre gjeografike ndryshonin si nata me ditën.

Kjo teknologji e re i dha vrull dhe dinamizëm diplomacisë, sepse përqendroi politikën e jashtme duke reduktuar pavarësinë e diplomatëve dhe duke ulur ndjeshëm koston kohë të komunikimit.

Në fillimet e veta edhe ky komunikim kërkonte shumë shpenzime, sidomos kur bëhet fjalë për mesazhe të kriptuara ose të shifrës (siç përdorej edhe në Shqipëri). Për këtë arsye, ky komunikim u këshillua të përdorej sidomos për mesazhe urgjente dhe sa më të shkurtra, gjë që shumë diplomatë e morën për zemër. Në vitin 1881, ministri amerikan në Rusi, John W. Foster, mund të ketë fituar medaljen për dërgimin e telegramit më të shkurtër diplomatik të dërguar ndonjëherë. Për të njoftuar lajmin e vdekjes së Carit Aleksandër II, ai thjesht shkruan “Emperor Dead”.

Ky sistem i ri komunikimi lehtësoi ndjeshëm dhe ndikoi pozitivisht komunikimin diplomatik në mjaft aspekte. Megjithatë, inercia për komunikim të shpejtë, sidomos në diplomaci, ka edhe dobësitë e saj, të tilla si zvogëlimin e kohëreflektimit për vendimmarrje, rritjen e presionit (kryeqytet drejt misionit diplomatik dhe anasjelltas) për përgjigjet e menjëhershme, shtimin e ngarkesës së punës për kodim, deshifrimin dhe trajtimin e veçantë të telegrameve.

Të gjithë ata që kanë qenë sadopak pjesë e diplomacisë kanë përjetuar kohën e ngarkesës së përfaqësisë me personelin e specializuar për komunikimin (radisti dhe shifranti), me infrastrukturën shoqëruese (zyra e teleksit dhe zyra e shifrës pa dritare, me veshjen e saj speciale), me zgjidhjen e çështjeve se ku duhet të ndodhen, sa larg dhe sa afër njëra-tjetrës dhe zyrave të tjera të përfaqësisë apo ku do të vendoset antena e komunikimit etj. Jo vetëm për Shqipërinë e vogël dhe të varfër, por edhe për shtetet më të mëdha, ky ishte një shpenzim i lartë por i domosdoshëm për kohën. Për çdo njeri tjetër sot, brenda ose jashtë shërbimit diplomatik, këto janë pjesë e historive ose e filmave bardhë e zi të një kohe “na ishte një herë e një kohë”.

Historiani i Departamentit të Shtetit, David Nikles, ka përshkruar mjeshtërisht në veprën e tij “Si e ndryshoi telegrafi diplomacinë” (origj.: How the Telegraph Changed Diplomacy) fakte dhe ngjarje të këtij raporti sa interesant aq edhe kompleks në ngjizjen e tij. Telegrafi, megjithatë ndryshoi tërësisht botën diplomatike, e shkundi nga ritmi i saj shekullor, i dha mjetin, jo armën, për të kapur mundësitë dhe përdorur ato, e pajisi me mënyrën si të përballonte me sukses sfidat e kohës.

Diplomacia sot po jeton epokën e revolucionit teknologjik, të kësaj epoke që sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e quan “21st Century Statecraft” (për shqipërim kërkoj ndihmën e përkthyesve të talentuar të gjuhës dhe qytetërimit anglez). Në përdorim të diplomacisë janë interneti, wireless, email, “Google”, “YouTube”, “Facebook”-u, “Twitter”-i, “LinkedIn”, “Blackberry”, “iPad”, së shpejti “iPhone” 5, të cilat në të qindtën e sekondës e dërgojnë informacionin në ekstremin më të largët të botës për të bërtitur fitore, për të kërkuar ndihmë, për të dëshmuar njëkohësisht gëzimin, hidhërimin, lindjen dhe vdekjen, por sidomos për të parandaluar fatkeqësitë natyrore dhe të keqen njerëzore.

A ka mundur diplomacia deri më tani të përshtatë infrastrukturën, burimet njerëzore, interesat, arsyen, përvojën, historinë dhe krenarinë e saj ndaj epokës së komunikimit-rrufe, të internetit për të gjithë, të shoqërisë civile dhe të shpikjeve çdoditëshe?

Nuk ka kohë për të menduar. Mjetet e reja në përdorim i ofrojnë diplomacisë menjëhershmërinë për të vepruar, transparencën për të informuar, globalizimin për t’u integruar, profilaksinë për të vepruar në kohë, shkathtësinë për të reaguar, besueshmërinë për partneritet, vendosmërinë për vendimmarrje dhe risinë për të përballuar sfidat dhe ndihmuar botën për të jetuar më mirë. Të gjitha këto koncepte të reja, metoda bashkëkohore të të menduarit dhe vepruarit, hapësira demokratike lirisht të shfrytëzueshme, jo vetëm që i kanë dhënë diplomacisë një dimension të ri, por kanë korrur frutet e dukshme të suksesit të saj në terren.

E paimagjinueshme vite më parë, kur për negocimin e marrëveshjeve diplomatike duheshin takime e takime pambarim, herë andej e herë këtej, delegacione të gjata e diskutime pa fund nën tymosjen e purove kubane (dikur krenoheshin me markën e puros, sot me markën e kravatës) dhe ajrin e rëndë nga dritaret e mbyllura, për shkak të të ftohtit dimëror apo vapës verore, me dosjet e fletëve nën sqetull, të mbushura me shënimet për t’i rishtypur sërish e sërish, e paimagjinueshme dikur që sot një marrëveshje mund të negociohet pa shpenzuar as fijen më të vogël të letrës (e rëndësishme sot në epokën e ruajtjes së mjedisit), duke shkëmbyer qindra variante në qindra drejtime, duke korrigjuar pa pasur nevojë ta rishkruash nga fillimi deri në përputhjen përfundimtare të teksteve në pritje për t’u firmosur.

E paimagjinueshme dikur ajo që Shtetet e Bashkuara, si udhëheqës global në promovimin e lirisë së shprehjes në epokën e internetit po realizojnë nëpërmjet diplomacisë virtuale. Në mbështetje të vizionit të sekretares amerikane të Shtetit Klinton, Departamenti i Shtetit hapi, dhjetorin e kaluar, një “Ambasadë virtuale” në Teheran (http://iran.usembassy.gov/). Kur ajo njoftoi nisjen e kësaj ambasade virtuale, të parën në llojin e vet, bëri të qartë se qëllimi ishte për të komunikuar direkt me popullin e Iranit dhe për të mbështetur një angazhim më të drejtpërdrejtë dhe të fuqishëm mes dy popujve. Ambasada virtuale është një qendër në persisht dhe anglisht, për informim, jo vetëm për politikën amerikane ndaj Iranit, por edhe një vend për të njohur kulturën dhe shoqërinë, për të gjetur informacion për vizat deri edhe për të mësuar rreth mundësive për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

E paimagjinueshme në fundshekullin e kaluar që forca virtuale, e përdorur nga diplomacia, vetëm njëzet vjet më vonë, do të mund t’u mbushte mushkëritë popujve të shtypur arabë me ajrin e pastër të lirisë, do të mund t’u rikthente atyre shpresën e humbur në vite për të jetuar të lirë, do të mund t’i bashkonte ata në rrëzimin pa kushte të diktatorëve jetëgjatë, për të rikthyer në vendet e tyre flladin e freskët të pranverës së humbur arabe.

Me gjithë këto përparësi që epoka e internetit ofron për diplomacinë, nuk duhet harruar asnjëherë që ajo në vetvete, ashtu si edhe shteti, ndeshen me anën tjetër të medaljes, atë të rrezikut të zbulimit të sekretit diplomatik-shtetëror ose të cenimit të sigurisë kombëtare dhe më keq akoma të komprometimit të sistemit të sigurisë së anëtarësisë së aleancës, ai në rastin e NATO-s.

Çdo shtet, cilido qoftë ai, në çdo kohë, si pjesë të pacenueshme dhe të paprekshme të sovranitetit të tij, krijon dhe ruan sekretet e tij, diplomatike, ushtarake apo të sigurisë dhe sekretet që burojnë nga marrëveshje dhe angazhime të ndryshme dypalëshe apo shumëpalëshe.

Është e vërtetë që sot nuk është e nevojshme në misionet diplomatike për hapësirën e kushtueshme të dhomës së zezë të shifrës, por është i domosdoshëm përdorimi pa shpenzime i laptopit të kriptuar sipas kritereve rigoroze të përcaktuara të sigurisë.

Nuk është më e nevojshme të ketë radistë dhe shifrantë në misione diplomatike, por domosdoshmërish çdo diplomat duhet të ndërgjegjësohet që diplomacia, me gjithë aspektin e saj aktual të transparencës, nuk mund të sillet me informacionin si një gazetë apo agjenci online që vrapon për të pasur monopolin e botimit “scoop”. Faqja zyrtare, “Twitter”-i dhe “Facebook”-u i Ministrisë së Jashtme dhe misionit diplomatik (nëse ka, por do të ishte e pabesueshme të mos kishte), me informacionet që përditësohen informon të informueshmen për publikun, duke krijuar dritaren e domosdoshme të komunikimit të ndërsjellë, të hapur dhe shkurtues të distancave gjeografike.

Pavarësisht mjeteve dhe metodave bashkëkohore që diplomacia ka filluar të përdorë (në MPJ të Danimarkës email-i i dërguar konsiderohet dokument zyrtar), ajo duhet të vendosë standarde të reja të sigurisë në atë pikë që pavarësisht dëshirës apo nevojës për të komunikuar shpejt dhe shkurt një informacion ai duhet të jetë i sigurt në nisje, gjatë rrugës, në mbërritje dhe në ruajtje.

Publikimet e paautorizuara të telegrameve të Departamentit të Shtetit nga “Wikileaks” nuk krijuan vetëm shqetësim në nivelet e larta të administratës amerikane, por ranë si kambanë alarmi për forcimin dhe rritjen e masave të sigurisë së informacionit virtual dhe informatik jo vetëm për SHBA-në, por për të gjitha vendet e botës, diplomacia e të cilave nuk mund të jetë imune ndaj anës tjetër të medaljes së përparësive që ofron sot epoka e internetit, atë të rrezikut që vjen prej saj.

Në përfundim, përparësitë dhe sfidat që ofron epoka dixhitale dhe komunikimi virtual për diplomacinë, nuk i ndryshojnë thelbin në raport me misionin e saj e sidomos në qasjen ndaj informacionit dhe analizës së përgjegjshme dhe të thellë të fenomeneve, përkundrazi i shumëfishojnë asaj mjetet, metodat, burimet, kontaktet për të realizuar, cilësisht dhe në vazhdimësi qëllimet e saj dhe interesat afatgjatë.


*Ambasador i Shqipërisë në Kopenhagë


Arben Cici/Ambassador at Embassy of Albania in Copenhagen

Copenhagen Area, Denmark 
Government Administration
Current
  • Ambassador at Embassy of Albania in Copenhagen
Past
  • Diplomatic adviser of the President at Presidency of the Republic of Albania
  • State Protocol Director at Ministry of Foreign Affairs, Albania
  • Ambassador at Embassy of Albania, Zagreb
Education
  • University of Tirana, Albania
  • Faculty of Translation, University of Algiers
  • Languages Department,University of Constantine, Algeria
Connections
500+ connections
Websites
Twitter
Public Profile


Lypsaria, kambanë alarmi


Nga Ilir Çumani




TIRANE - Fenomeni i lypsarisë është një fenomen shumë i debatuar në këto vitet e tranzicionit shqiptar nga shumë aktorë institucional dhe politikbërës, qeveritar dhe joqeveritar. Trajektorja me shumë kurba, me ulje dhe ngritje që ka kaluar shoqëria shqiptare në këto 22 vjet, e shoqëruar edhe nga mungesa e planifikimit të politikave sociale mbështetëse për shtresat në nevojë, përfshirë familjet pa të ardhura dhe me shumë fëmijë, ka bërë të mundur lulëzimin dhe institucionalizimin e fenomenit të lypsarisë, që është një plagë e rëndë sociale dhe një problem shumë kompleks për shoqëritë e konsumit që kalojnë nga njëri sistem në tjetrin. Sigurisht, fëmijët që vijnë nga familjet e varfëra dhe me status të dobët social, romët, fëmijët jetimë dhe ata pa kujdesin prindëror, kanë qenë dhe janë viktima të lypsarisë, si rezultat i abuzimit permanent të prindërve të tyre, apo tutorëve, të cilët i shfrytëzojnë maksimalisht, duke u shkaktuar këtyre fëmijëve një traumë të rëndë të aspektit psikoemocional, e për rrjedhojë edhe një rrezik potencial të shëndetit fizik dhe atij mendor. Edhe pse janë bërë shumë përpjekje për të minimizuar dhe parandaluar këtë fenomen me anë të masave të marra nga qeveria dhe aktorët joqeveritarë (OJF), ku janë realizuar me dhjetra e dhjetra tryeza të rrumbullakëta nga institucionet e pushtetit lokal dhe atij qendror, ku nuk ka munguar edhe prezenca dhe ekspertiza e institucioneve të huaja, rezultatet janë të papërfillshme, madje do të thosha se janë dëshpëruese. Kurrë ndonjëherë Shqipëria, dhe veçanërisht qytetet e mëdha urbane si: Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Berati, etj, nuk ka njohur një fluks dhe dyndje migratore të fenomenit të lypsarisë sa në këto 2 -3 vitet e fundit. Grup-targeti më i madh në numër i lypsarisë janë fëmijët e mitur nga komuniteti rom, fëmijët jetimë dhe të moshuarit e braktisur të moshës së tretë, të braktisur nga të afërmit e tyre dhe pa asnjë të ardhur apo pension pleqërie, si edhe invalidët. Kjo panoramë e dhimbshme migjeniane, me objekt shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, flet qartë për sfondin gri social në të cilën ndodhet dhe prezantohet sot Shqipëria, anëtare me të drejta të plota në NATO dhe vend aspirant i BE – së.

Kohët e fundit, numri i fëmijëve të mitur që lypin ka ardhur duke u rritur dita ditës. Lokalet e shumta të kryeqytetit në këto muajt e nxehtë të verës janë “pushtuar” nga armata e madhe e “ushtrisë” së lypsarëve të të gjitha kategorive. Situata duket se është jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa serioze. Piksëpari, ky fakt duhet të alarmojë institucionet përgjegjëse shtetërore për të ndërhyrë me masa konkrete, duke përdorur mekanizmat ligjorë dhe administrativ, dhe për të frenuar e parandaluar fluksin në rritje të lypsave, veçanërisht në qytetet e mëdha urbane. Problemet e mëdha sociale që po kalon sot shoqëria shqiptare, si papunësia, varfëria, divorcet, emigracioni, shtuar këtu edhe efektet e ndjeshme të krizës ekonomike globale ku vendi ynë assesi nuk mund të përjashtohet, kanë shtuar edhe arsyet e krizës brenda bërthamës familjare. Si rezultat i kësaj, është rritur shkalla e konfliktualitetit, e dhunës dhe e destruktivitetit brenda familjes. Në shumë raste, këto konflikte kanë përfunduar me krime të rënda dhe humbje jete të njërit apo të dy bashkëshortëve, duke i lënë këta fëmijë në mëshirë të fatit. Ky është kontigjenti më i riskuar dhe më i përdorur për lypsari nga të afërmit dhe tutorët e këtyre fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror.

Statistikat janë tronditëse. 700.000 deri në 1.000.000 persona janë aktualisht në një varfëri ekstreme për shkak të krizës e papunësisë. Nga 700.000 shqiptarë që kanë nevojë për asistencë, 184.000 janë fëmijë në nevojë, 31.000 prej të cilëve janë fëmijë jetimë. Mbi 2/3 e kësaj moshe përballen me ekstremin e përpjekjeve raskapitëse për mbijetesën. Por, më të prekurit nga ky ekstrem varfërie e përpjekjesh mbeten fëmijët jetimë. Një pjesë shumë e vogël e tyre marrin asistencë sociale. Kjo asistencë që garantohet nga shteti mbulon vetëm 5 % të nevojave minimale të jetës së tyre. Nga 31.000 fëmijë jetimë në mbarë vendin, vetëm 400 prej tyre trajtohen në 9 qendra rezidenciale shtetërore dhe 360 të tjerë në 16 qendra private (OJF). 100.000 persona janë me aftësi të kufizuara, mes të cilëve, një numër i madh jetimësh gjenden në të njetën situatë varfërie e përpjekjesh për mbijetesë.

Pjesa më e madhe e fëmijëve, kontigjent i lypsarisë, janë fëmijë dhe të moshuarit e braktisur - endacakë të kequshqyer. Një pjesë e tyre sot vuajnë nga sëmundjet e gojës, ezofagut, stomakut, zorrës së hollë, mëlçisë, fshikëzës së tëmthit dhe pankreasit, që në disa raste të çojnë në MALABSORBIM (keqthithjen e ushqimeve). Me kalimin e kohës, kjo degjeneron në kequshqyerjen e organizmit që në gjuhën mjekësore quhet MALNUTRICION. Është një kambanë alarmi për institucionet e shtetit shqiptarë, veçanërisht për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës dhe të Çështjeve Sociale që, që nëpërmjet zyrave rajonale të tyre, të marrin të gjitha masat e duhura për të shpëtuar nga kthetrat e sëmundjes këta fëmijë të abuzuar, por edhe të moshuarit e braktisur – endacakë që janë kontigjent i lypsarisë për shkak të varfërisë ekstreme dhe pamundësisë së ushqyerjes. Nuk është turp për asnjë shtet, sado i fuqishëm të jetë ai, që në situata të tilla ku vihet re një krizë e thellë ekonomike dhe sociale që rrezikon jetën e qytetarëve të varfër dhe të pamundur, të ngrejë pse jo, edhe “mensat e supës”. A nuk ndodh sot kjo me vendin fqinj, Greqinë...!? Shumë qytetarë grek kanë humbur vendin e punës e për rrjedhojë edhe strehën e tyre, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë qiranë e banesës. Për rrjedhojë ata s’kanë as të ardhura për t’u ushqyer. Në njëfarë mënyre qeveria aktuale e Greqisë me mundësitë e veta i ka marrë në mbrojtje këto shtresa së paku për t’u siguruar një shtrat dhe 1 – 2 vakte ushqimore në ditë në mensat e ngritura enkas për ta. Kjo do të thotë se, edhe në vendin tonë, në situata të tilla, këtyre njerëzve pa të ardhura, të pangrënë, le t’u ofrohet falas nga shteti 1 - 2 vakte ngrënie në këto mensa me qëllim që ky kontigjent i popullatës të shpëtojë nga kthetrat e sëmundjeve dhe të vdekjes të shkaktuar nga uria. Kjo gjë mund të realizohet në disa qytete të Shqipërisë ku është prezente fenomeni i varfërisë dhe e lypsarisë të këtij grup – targeti, nëpërmjet institucioneve të pushtetit lokal në bashkëpunim dhe mbështetjen edhe të institucioneve fetare që janë prezente në vendin tonë.

Është detyrë kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike në mbarë botën, e parashikuar kjo edhe në marrëveshjet dhe Konventat Ndërkombëtare (sipas të Drejtës Ndërkombëtare), që çdo qeveri t’ju asistojë grupeve të popullatës të riskuar dhe në nevojë me programe sociale mbështetëse dhe plane masash konkrete, për t’i shmangur qytetarët e tyre nga shkalla e rrezikut, me qëllim që ata të mos jenë të privuar dhe të margjinalizuar, por të bëjnë një jetë të dinjitetshme si të gjithë qytetarët e tjerë.

Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, por edhe shumë aktorë serioz nga shoqëria Civile që merren me mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të vazhdueshme për të qenë aktiv, kontribues dhe komplementarë në përpjekjet e përbashkëta edhe me institucionet shtetërore, për të gjetur rrugët dhe mekanizmat efikase për zbutjen dhe parandalimin e këtij fenomeni. Por, fatkeqësisht deri tani, nuk është mundur arritja e një rezultati konkret. Edhe pse janë ndërmarrë herë pas herë operacione dhe fushata sporadike nga Ministria e Brendshme dhe pushteti lokal, për të larguar nga rruga këta lypës, situata është tepër e nderë dhe alarmante. Mendoj se nuk është kjo rruga e duhur për të minimizuar dhe për të shmangur njëherë e përgjithmonë këtë fenomen. Herë pas here, janë hartuar strategji në planin kombëtar dhe janë realizuar seminare e tryeza të rrumbullakëta që kanë kushtuar jo pak, por dhjetra e qindramijëra euro… Më pas janë përgatitur raporte periodike dhe janë sinjalizuar institucionet përgjegjëse dhe institucionet politikbërëse dhe ato të ligjit zbatues, për të marrë të gjitha masat e duhura që fenomeni i lypsarisë të luftohet duke gjetur shkaqet e vërteta që e lindin dhe e sjellin këtë fenomen në mjedisin tonë, siç janë mungesa e planifikimit të politikave sociale mbështetëse për shtresat në nevojë, varfëria masive tek shtresat e gjëra të popullatës nëpër zonat rurale, të cilat me shpresën për t’iu shmangur s’kamjes dhe kthetrave të vdekjes nga uria, shpresojnë për një jetë më të mirë, duke vërshuar pa orientim në një migracion kaotik drejt qendrave urbane. Pra drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Ajo që duhet të ndryshojë ka të bëjë me ndërgjegjësimin dhe politikbërjen. Është i domosdoshëm hartimi dhe zbatimi i programeve sociale nga bashkitë, komunat, qarqet, të cilat problemet e mëdha sociale të shtresave në nevojë i prekin nga afër dhe e kanë më të lehtë të identifikojnë rastet e riskut, me qëllim për t’i shmangur nga kufiri i rrezikut duke u asistuar me programe sociale mbështetëse dhe integruese. Me një fjalë, puna me pushtetin lokal është kyçe dhe vendimtare për të ndryshuar dhe përmirësuar gjendjen sociale të grupeve shoqërore që janë në nevojë. Pra, do të thosha se vihet re mungesa e vullnetit politik e atyre njerëzve që kanë marrë votëbesimin e popullit dhe e shpërdorojnë votën e qytetarëve që i kanë votuar.

http://www.hermesnews.org/articoli/stampa-articolo.asp?IDARTICOLO=26108
* Autori është Drejtor i Përgjithshem i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Kur shehë një krim dhe i mbyllë sytë, bën më shumë krim se sa ai që po bën krimin

Përshëndetje juve autor të nderuar,

Uroj të gjithë te jeni mirë me shëndet dhe se jeta po u shkonë mbarë dhe me suksese. 

Mikesha dhe miqë të nderuar, duke u munduar dhe punuar pa u ndalë që në mënyr më të mirë dhe me dinjitet ti bëjm shqiptarët bashk dhe duke pasur vetëm një qëllim, që një ditë ëndrra e përbashkët të bëhet realitet, më shqetëson zhvillimi i nxitjeve dhe publikimeve të shkrimeve në portalin Antikombëtar Zemra Shqiptare të cilën e kam pagëzuar me titullin e ri Mëlçia e idht Shqiptare.

Fjala e lirë nuk më ka penguar kurr, se këtë liri duhet ta ket gazetaria moderne, për informim rreth aktualiteteve, opinioneve etj etj. Po një gjë po më vret mua dhe po mendoj se është problem kombëtar ku nuk bën me i mbyll syt. Një fjalë thotë: Kur shehë një krim dhe i mbyllë sytë, bën më shumë krim se sa ai që po bën krimin.  Krimin që po e shoh une në Mëlçin e idht shqiptare është se aty po zgjohet urrejtje, nxitje nga shqiptarët me nofka, ndër shqiptar. Po të ishte dikush si shumë tjerë që shkruajn me emër e mbiemër, nuk do ti shikoja. 

Po ja që dikush po shkruan me nofka dhe po ju hedh balt syve të gjithë atyre që e lexojnë dhe e përkrahin, me videoklipe nga youtube të cilët janë xhirue në vende arabe (rasti konkret në TUNIZI) dhe me këto video zgjojnë urrejtje ndër shqiptar që besojnë në islam se ashtu thirrin në shkrimet e tyre. Personin që po e cek unë, e njihni të gjithë dhe më besoni se shumë shpejt do ta bëj publik me foto emër dhe mbiemër, ku do të gjeni dëshprimin më të madhë në publikun tonë të përditshëm. Ky person përfaqëson me të madhe artin dhe kulturën, po ja që edhe ka fytyrën e dyt dhe shkruan si Ilir Dardani, të cilin e kam pagëzue me emrin MELEZ. Ilir Dardani, Petrit Toska, Kola, Mësuesi dhe disa nofka tjera që do ti bëj publike janë i njejti person.

Ky publikon shkrime të tilla si: Ilir Dardani: Ne emer te Zotit te Dashurise refuzoni Allahun Vrases! (+ video e tmerrshme!) Një shkrim të cilin e kam kundërshtuar me një reagim me fakte: Reagim ndaj shkrimeve antishqiptare të 'Ilir Dardanit' redaktor te 'Zemra Shqiptare' të cilin reagim e kanë vjedh nga faqja jonë dhe e kan publikue aty, ku mund ti lexoni komentet që janë lënë dhe ky Melezi ka reaguar kështu: Ilir Dardani: Funderrima islamike Muhamet Hoxhaj dhe disa fakte te mjerimit islamikNga këto tema keni qindra shkrime aty!!

Aty publikohen komente të tilla si: Kola [ Wednesday, 02.01.2013, 12:07 AM ] " Iliri ka të drejtë dhe pikë! Mua më duket se është fjala për dy revista me qëndrime antagoniste, Zemra Shqiptare që del në Angli dhe mbron interesat e shqiptarëve dhe krejt popujve të botës që e konsiderojnë Islamin si fe e mbrapshtë...."

Startimi i komentit dhe emri KOLA i vet Melezit po tregon se kush është. Po rrethë tij personalisht shumë shpejt. Do ta demaskoj këtë të marr që zgjon urrejtje dhe nxitje ndër shqiptar. Keni parasysh, ky gjithnjë shkruan me videoklipe arabe, dhe zgjon urrejtje ndër shqiptar, gjë që ska asgjë të bëj me ne.

Ky portal që lejon shkrime të tilla dhe komente të tilla anonime, dëshmon që këto nuk janë Zemra e Shqiptarisë, po informbyroja famkeqe me Meleza në redaksi për antishqiptari.

Miqë të dashun: Une po ju shkruaj se: Do të distancohem nga të gjithë ata autor që kontribojnë aty me shkrime dhe po të njejtat shkrime na dërgohen dhe neve. Mua personalisht nuk më mbetet hatri aspak nëse mendoni që ato janë më me vler, se portali ynë KosovariMedia.com!!

Dikur me një autor kam startue punën, ndërkohë kontribut kemi nga mbi 450 autor të ndryshëm. Edhe njëher, nuk më mbetet hatri nëse i dërgoni shkrimet andej, po edhe mos të ju mbetet hatri që une ato shkrime të njejta nuk do ti publikoj, po edhe nëse ndodhen tek ne të publikuar, dhe ndërkohë andej publikohen, une do ti largoj nga faqja. Pa keqkuptime.

Miqësia jonë, shoqëria jonë, do të qëndroj edhe më tutje, do tju vizitoj kur të jem në vendlindje, atyre që ju kam dhënë fjalë me ju ndihmue aty ktu, ato kanë qëndrim edhe më tutje.

Më kujtohet një shkenctar që në vitet e 1900ta kishte filluar punën e shkencës me milingona, ai kishte gjet poashtu një gazet ku publikonte shkrimet e tija, mirpo nuk kish qenë edhe aq i adhuruar, (kujt i kanë interesue në atë kohë milingonat) po ja që ai me një plan të thjesht ka depërtue në gazet dhe kur e pyesin se apo të vij inati se shkrimet tua nuk lexohen, ju kish thën: Une publikoj shkrime në gazet "xy" aty janë disa autor që janë të famshëm dhe në krah të tyre, me siguri njerzit ia lëshojn syt edhe shkrimit tim.

Me këtë tregim miq të dashun, puna e juaj e qmuar kontribon në një sofër me helm, ku për krah shkrimeve tuaja lexohen edhe shkrimet e këtij MELEZI që thirr për antiislam dhe vllavrasje. Andaj, ju kisha lutur që të bëni zgjidhje, poashtu edhe të distancoheni publikisht nga ky portal antishqiptar. 

Ne nuk kemi rrugën e njejt, ne mundohemi të kontribojmë për shqiptar ndërsa këta kontribojnë për nxitje dhe urrejtje ndër shqiptar me nofka. 

Besoj dhe shpresoj se më kuptuat. Pleqt kanë thanë dikur, "zgjidhë e begenis".....

Ju përshëndes me rrespekt

Muhamet Hoxhaj / Administrator dhe Moderator

http://www.KosovariMedia.com
http://www.facebook.com/KosovariMedia
http://www.myspace.com/KosovariMedia 


http://www.RadioDrijona.de
 
http://www.facebook.com/RadioDrijona.de
 
http://www.youtube.com/user/RadioDrijona

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...