2012-08-12

Lojërat Olimpike Rio de Janeiro 2016 nuk eshte gati....




Nga Flori Bruqi



Organizatorët artistikë të Olimpiadës, “Londra 2012″, kanë paralajmëruar se mbyllja e lojërave verore të dielën ne mbrëmje do të jetë po aq mahnitëse sa ishte edhe hapja e tyre më 27 korrik.
Drejtuesi i ceremonisë mbyllëse Kim Gejvin ka paralajmëruar shumë argëtim për të pranishmit, duke mos lënë anash, edhe kësaj here sjelljen e historisë muzikore britanike, por edhe të fushave tjera artistike.
“Gjithmonë ka qenë bekim të merresh me këtë punë, të organizosh një ceremoni pas ngjarjes kryesore dhe natyrisht që unë dua që ajo të jetë një festë, unë dua që njerëzit të argëtohen, unë dua që ajo të jetë shumëngjyrëshe dhe gjithashtu t’ju sjellim në mend epokat e caktuara të muzikës të mbledhur përgjatë 50 viteve, muzikë pop, por jo vetëm muzikë pop – në modë po ashtu, kulturë – kështu që kam kërkuar që kjo të jetë ceremonia më e mirë e mbylljes e parë ndonjëherë”, tha Gejvin.

Organizatorët e Olimpiadës së kettij viti që u mbajt për më shumë se tri javë në Londër, i kanë lënë duart e lira artistëve për të përmbyllur këtë garë ku morën pjesë qindra atletë nga e gjithe bota.
“Në terma të përgjithshëm, ne kemi qenë shumë të kënaqur që të mos ndërhyjmë, por t’i lëmë lirinë artistike regjisorëve që të bëjnë atë që mendojnë saktësisht se është më e mira. Kështu, mendoj se është më së miri të festohet inovacioni, kreativiteti, diversiteti dhe imagjinata e vendit tonë, nëpërmjet individëve që më shumë sesa ne e përbëjnë këtë vend, ne si një komitetit organizues, duke u përpjekur të themi se çfarë duhet të të përfshihet në ceremoni”, tha producenti ekzekutiv i të gjitha ceremonive olimpike në Londër, Stiven Daldri.



Tani të gjithë e kanë kuptuar se projekti kinez i Lojërave Olimpike nuk ka qenë vetëm ai i një përfaqësimi sa më dinjitoz në aktivitetin e organizuar vetë në Pekin në vitin 2008, por për të dominuar sportin botëror.

“Qëllimi i Kinës është të fitojë çdo medalje të mundshme, në çdo disiplinë”, ka paralajmëruar Xhef Rufolo, një amerikan që ka punuar për qeverinë kineze duke planifikuar aktivitete të ndryshme sportive, përfshirë Pekin 2008. “Shihni se çfarë do të ndodhë në Rio 2016, shihni se çfarë do të ndodhë në 2020. Kinezët duan t’i provojnë botës së sistemi i tyre është më i miri”.

Që nga viti 1984 kur Kina lejoi rikthimin e përfaqësuesve të saj në Lojërat Olimpike, progresi ka qenë i jashtëzakonshëm. Në Los Anxhelos, Kina fitoi vetëm 32 medalje, ndërsa në Pekin kjo shifër shkoi në 100, një sukses i pabesueshëm për këtë vend.

Por sigurimi i medaljeve tani është bërë aq i rregullt sa pritet që atletët kinezë të vazhdojnë dominimin në disiplina të ndryshme për shumë Olimpiada në vazhdim.

Rufolo ka treguar se gjithçka vjen falë investimeve të vazhdueshme dhe kërkimit të vazhdueshëm për përmirësim që bëjnë kinezët ndaj garuesve të tyre, jo vetëm atyre që janë në vendet e para, por edhe atyre që janë gati t’i zëvendësojnë në të ardhmen.

Për të parë gjendjen reale të atletëve të tyre, qeveria kineze ka sponsorizuar në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet si Lojërat Aziatike, Lojërat Botërore Universitare, apo kampionatet botërore të të gjitha sporteve, duke shfrytëzuar maksimalisht kohën brenda katervjeçarit të Lojërave Olimpike.




Sporti ka qenë disa herë protagonist, ndërsa disa herë sportistët dhe të tjera herë polemikat e dështimeve. Shqipëria olimpike bën pjesë vetëm tek kjo e fundit, pasi në Londër 2012 nuk mundi të lërë asnjë shenjë, përjashto disa rekordeve personale të ndonjë sportisti, por që janë shumë pak po t’i krahasosh me objektivat për medalje.

Shqipëria, gjatë këtyre ditëve, zien nga polemikat, përplasjet mes palëve, të cilat e kanë kthyer fajin e dështimit në një top futbolli, që shkon sa këtej andej. E ndërsa pritet të bëhet një analizë e thellë dhe objektive për rezultatet zhgënjyese në Olimpiadë, edhe pse ekipi olimpik që përfaqësoi vendin në Londër 2012 e ka përfunduar prej ditësh misionin e tij në këto lojëra olimpike, ende nuk e ka marrë rrugën e kthimit për në Shqipëri.

Gara e fundit e kuqezinjve ishte ajo e qitësit Arben Kuçana në 50 metra pistoletë. Por pas mbylljes së garave të kuqezinjve, nëntë sportistët shqiptarë dhe delegacioni që i shoqëron ata vazhdon të shijojë fshatin olimpik, ku është akomoduar që 7 ditë para hapjes së Lojërave Olimpike 2012, por edhe bukuritë e kryeqytetit britanik.



Në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) është mësuar se ekipi olimpik shqiptar do të zbarkojë në Tiranë vetëm më datën 14 gusht 2012, vetëm dy ditë pas mbylljes së garave të Lojërave Olimpike, pasi një gjë e tillë është e parashikuar në axhendën olimpike. Kthimi i tyre do të bëhet në dy grupe të ndara, që do të udhëtojnë drejt vendlindjes. Xhudistja Majlinda Kelmendi e ka braktisur ekipin olimpik vetëm pak ditë pas konkurrimit dhe para një jave mbërriti në shtëpi (Kosovë).



 Menjëherë pas kthimit, pritet të mbahet analiza e shumëpërfolur për gjithçka që nuk shkoi mirë në Londër 2012 në këtë ekip, i cili duket se i mungoi shpirti olimpik. Një nga pikat më nevralgjike është ajo e dopingut të Hysen Pulakut, që ka prodhuar një sherr mes Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP) dhe KOKSH-it. Kjo gjë ka krijuar një atmosferë negative për sportin, që herë pas here shfaqet kur ndodhin episode të tilla, edhe pse shqiptari nuk ishte i vetëm me doping në Olimpiadë. Ndërsa për sa u përket rezultateve, tabuja “medalje” për Shqipërinë do të vazhdojë deri në Lojërat Olimpike Rio 2016. Sportistët tani i provuan lotët e dështimit, por jo ato të fitores që të çon në Olimpin sportiv, që i dhuron një emocion unik një kombi të tërë, i cili i ka sytë te sportistët e tij. Por tashmë do të duhet të presim 14 gushtin për të bërë bilancin përfundimtar.







Ministri i ri turk i Sportit, Suat Kilic, ka pohuar se Stambolli është gati të kandidohet për t'i mikpritur Olimpiadat e vitit 2020 dhe është në gjendje t'i respektojë të gjitha kriteret e kërkuara, mbi të gjitha ato ekonomike.

 
''Dashtë Zoti, do të paraqitemi dhe do t'i respektojnë në letër të gjitha kërkesat e duhura,'' ka thënë Kilic në CNN-Turk, duke e pasur fjalën tek një kandidaturë e menjëhershme. Sipas ministrit, Turqia ka qëndrueshmëri politike dhe ka një ekonomi relativisht të qëndrueshme.






Në Londër u hapën Lojërat e 30-ta Olimpike. Mbretëresha Elisabeta 2 II dha sinjalin e hapjes gjatë një ceremonie spektakolare dhe shumëngjyrëshe që zgjati katër orë. Doping tek peshëngritësi shqiptar Hysen Pulaku.


00:00
00:00

Vetëm pak orë na ndajë nga ceremonia e hapjes së lojërave olimpike Londër 2012. Këto janë disa pamje të “vjedhura” nga provat zyrtare të kërcimit që do të bëhet në hapje të kësaj ceremonie.


 

Në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, në Londër do të startojnë Lojërat e
 30-ta Olimpike, me ceremoninë e hapjes, që pritet të tërheqë pas ekranit
 të paktën 1 miliard njerëz. Bëhet fjalë për 15 % të popullsisë Botërore 
dhe e gjithë kjo, falë mbulimit të jashtëzakonshëm televiziv që do të 
ketë ky event historik. 


Lojërat Olimpike të Londrës zbulojnë edhe rastin e parë të dopingut, njoftuan mediat botërore. Peshëngritësi shqiptar, Hysen Pulaku u testua pozitivisht të Hënën. Analizat provuan praninë e lëndës anabolike, Steroidit Stanozolol, bëri të ditur Komiteti Ndërkombëtar Olimpik të Shtunën. Peshëngritësi shqiptar u përjashtua nga gara olimpike.






Vendimin e mori komiteti disiplinor i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Olimpike nën presidentin, Thomas Bach.



Ndërkohë në Londër vazhdojnë Lojërat Olimpike, pas ceremonisë spektakolare për të përshëndetur atletët nga e gjithë bota të Premten me entuziazëm nga 80.000 spektatorë.



Kinezja Yi Siling mori edhe medaljen e parë të artë në Londër. Ajo fitoi në qitje ndaj Syliva Bogackas nga Polonia dhe bashkëvendases, Yu Dan.



Ceremoni mbresëlënëse

Gati katër miliardë spektatorë ndoqën në të gjithë botën ceremoninë e hapjes e zhvilluar nën moton "Ishuj të mrekullisë" të ideuar nga regjizori i filmit Danny Boyle.


Para fillimit të ceremonisë, avionë luftarakë të Red Arrows fluturuan mbi Londër duke shenjuar në qiell ngjyrat britanike, të kuqen, të bardhën dhe blunë.

Udhëtim në kohë me efekte speciale

Me një shpejtësi të mahnitshme, spektatorëve iu tregua shndërrimi i Britanisë së Madhe nga një shtet agrar në një vend industrial. Nga arena u ngjitën drejt qiellit oxhakë të lartë. Ky prezantim tematizoi si luftën grave për më shumë të drejta, ashtu edhe viktimat dhe sakrificat e Luftërave Botërore.


 Në një furrë të stilizuar u farkëtuan unazat olimpike, të cilat me një fishekzjarrë spektakularë përmbi stadium u bashkuan në simbolin e njohur.



Një prerje tërthorazi dhe e shpejtë e kulturës dhe dhe historisë muzikore britanike, ku nuk mungoi edhe humori britanik me Mr.Bean.

E ngërthyer nga shou gjigand - Mbretëresha Elisabet

E ngërthyer nga shou gjigand - Mbretëresha Elisabet

Në stadium hyjnë 204 skuadra të pritur me duartrokitje. Më pas finalja e shout gjigand që kushtoi rreth 35 milionë euro.




Shfaqja e mbretëreshës Elisabetë nën brohoritje. Mbretëresha Elisabet hapi evenimentin më të rëndësishëm sportiv natën e së Shtunës në Londër . "I deklaroj të Hapura Lojërat Olimpike." Zjarri olimpik ndizet nga shtatë sportistë të rinj, ky ishte sekreti i ruajtur deri në fund.

Krenari londoneze

E gjithë Londra ndodhet në ethet olimpike. Londonezët janë të lumtur. "Lojërat bashkojnë kaq shumë njerëz. Londra gjithmonë ka qenë një qytet kozmopolit, multikulturor.




Kjo na bën edhe më të mëdhenj" është shprehur plot krenari një qytetar për Deutsche Wellen. Ndërsa një grua nga Londra shprehet se qyteti është përgatitur mjaft mirë për të mirëpritur miqtë nga e gjithë bota.

Sportistët e rinj sjellin zjarrin olimpik në stadium


Sportistët e rinj sjellin zjarrin olimpik në stadium

Deri më 12 Gusht zhvillohen në Londër 302 ndeshje në 26 lloje sporti. Më shumë se 11.000 sportistë luftojnë për medaljen e artë, të argjendtë dhe të bronztë.



 Për Londrën këto janë Lojërat e treta Olimpike, pas atyre të zhvilluara në vitin 1908 dhe 1948. Sfidat e para në sport sot janë në çiklizëm, not dhe qitje.




Nis ceremonia e hapjes së lojërave olimpike në Londër. Spektakli tre orësh ne stadiumin olimpik do të ndiqet nga një audiencë prej rreth 1 miliard teleshikuesish, ndërsa në stadium pritet që të jenë te pranishem 80 mijë shikues.

Zyrtarët e lartë britanikë dhe ata të Londrës thonë se çdo gjë është gati për Lojërat Olimpike Verore 2012. Simboli i Lojërave Olimpike, Flaka Olimpike, vazhdoi rrugën e saj nëpër Londër përgjatë lumit Tamiz, ku arriti pas 70 ditësh të marshimit nëpër shumë qytete të botës.

Tashme flaka eshte vendosur në pishtarin madheshtor, ku do të jetë e ndezur për 16 ditët e zgjatjes së Lojërave Olimpike. Për sportistët medalja olimpike është pothuajse e shenjtë, pasi olimpiada mbahen për çdo katër vite dhe paraqet sukses jetësor për sportistin apo sportisten që fiton medale. Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se çdo gjë është gati për këtë manifestim të madh të sportit.

Pavaresisht se, ceremonia e hapjes nuk ka filluar ende, garat sportive tashmë po zhvillohen në futbollin e meshkujve dhe të femrave. Në ceremoninë e hapjes do të bjere këmbana më e madhe në Evropë, që do ta simbolizoj fillimin e ceremonisë së hapjes. Mbretëresha dhe Princi Filip në Pallatin e Bakingemit organizojnë pritje për shefat e shteteve dhe të qeverive të shumë vendeve të botës, ndërsa një koncert festiv mbahet në Hajd Park.

Për ceremoninë hapëse, Komiteti Organizativ ia ka besuar drejtimin regjisorit fitues të çmimit Oskar, Deni Boil, autor i filmit "Slumdog Millionaire", që do të ketë si krah të djathtë Stefen Daldri dhe Billi Eliot. Për shkak të krizës financiare botërore, ceremonia do të jetë më pak e kushtueshme se madhështia e ofruar nga Kina 4 vjet më parë, megjithatë Londra ka shumë për t'u ofruar spektatorëve nga e gjithë bota, sidomos atyre që do të jenë të pranishëm në qytet për të ndjekur evenimentin.
Lojërat Olimpike, Berisha përshëndet ekipin tonë në LondërNis ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike "Londër 2012"

Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në Londër për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Londër 2012, pati sot një takim me ekipin olimpik shqiptar, stafin e trajnerëve dhe atë organizativ që e shoqëron, në një pritje të organizuar në ambasadën e Shqipërisë në Londër.

Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se në pritje ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministrat e Kulturës dhe Sporteve Aldo Bumci dhe ai i Kosovës Memli Krasniqi, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër dhe miq britanikë me kontribut në zhvillimet e të Shqipërisë.
Kryeministri Berisha u uroi sportistëve suksese në garimin e tyre, duke shprehur njëherësh besimin se në këtë garë, ata do të arrijnë të zënë vendet që meritojnë.



"Suksesi i juaj i parë", u shpreh Kryeministri, është që jeni këtu si përfaqësues të kombit shqiptar. Ndaj jam i bindur se në këtë garë, më e bukura që organizon njerëzimi, ju do të nderoni veten dhe kombin tuaj.

Një përshëndetje të veçantë, Kryeministri Berisha i drejtoi sportistet Majlinda Kelmendi, e cila garon në disiplinën e xhudos, për prezencën e saj në ekipin olimpik me flamurin shqiptar.

Presidentja Jahjaga uroi gjithashtu sportistët olimpike për suksese në këto Lojëra. Të gjithë, tha Presidentja Jahjaga, kemi sot, ndjenjën e sportit dhe shpirtin e sportistit, duke theksuar se edhe prezenca në Londër ishte një përkrahje e fuqishme për ekipin tonë.

Kreu i delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpike Viron Bezhani, në emër të të gjithë ekipit, tha se ëndrra e sportistëve është ngritja lart e flamurit shqiptar dhe se ata do përpiqen shumë ta arrijnë.

Në mbrëmje, Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja, zonja Liri Berisha do të marrin pjesë në pritjen që Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II do të japë në Buckingham Palace, për nder të liderëve botërore, që do të ndjekin ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Londër 2012.

Përpara pritjes, Kryeministri Berisha do të ketë në Buckingham Palace, një takim të veçantë me Kryeministrin britanik David Cameron.Në orën 21 (ora lokale), Kryeministri Berisha do të jetë i pranishëm në Stadiumin Olimpik të Londrës, ku do të ndjekë ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike 2012


Qindra personalitete të njohura në shkallë globale, përfshirë 120 liderë botërorë do të marrin pjesë sonte në hapjen e Lojërave Olimpike në Londër, ndërsa mes të ftuarve do të jenë edhe Angelina Jolie, Brad Pitt, David Beckam dhe mbreti i Svazilandit.

Pritet një numër rekord i shefave të shteteve dhe qeverive që të shohin ekstravagancën muzikore, vallëzuese dhe piroteknike me vlerë 42 milionë dollarë, në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri japonez, Joshihiko Noda do të jenë disa nga liderët të cilët do ta shohin këtë spektakël me regji të Seniy Bela.

Mbretëresha Elizabeta II zyrtarisht do t'i hapë lojërat, ceremonisë e së cilës është ende në fshehtësi të plotë, por pritet edhe një skenë ku dadoja e filmave ''Mary Popins'' shkatërron kundërshtarin e Harry Poterit, lordin Voldermont.

Zonja e parë e SHBA-së, Michel Obama do të kryesojë delegacionin amerikan, ndërsa ende nuk dihet prania e bashkëshortit të saj, Barack Obama. Kundërshtari i tij në garën parazgjedhore Mitt Romney do të jetë i pranishëm në ceremoni.

Princi britanik dhe bashkëshortja e tij, Catherine do të ulen në ceremoni nën shoqërinë e fisnikërisë evropiane duke përfshirë edhe princin Alberto të Monakos.
Delegacionin rus do ta kryesojë kryeministri Dmitri Medvedev. Legjenda britanike e futbollit David Beckam duhet të paraqitet në ceremoni, edhe pse nuk do të garojë për Britaninë e Madhe, çka shkaktoi zemërim të madh te opinioni publik britanik.

Organizatorët presin rreth 120 shefa të shteteve dhe qeverie, që është shumë më shumë në krahasim me 80 të cilët ishin në Pekin në vitin 2008. Ata do të priten në Buckingham Palace.

Dyshja hollivudiane Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të ndihmojnë në organizimin e kësaj mbrëmje ku do të mblidhen ndihma për organizatën humanitare "Sport deri në paqe".

Në mbrëmjen do të paraqitet edhe aktorja Catherine Zeta Johns, automobilisti Lewis Hamilton, boksierët ukrainas, vëllezërit Kliçko.

Në ceremoni nuk do të marrë pjesë presidenti sirian, Bachar al Asad, edhe pse ekipi sirian do të garojë në Olimpiadë, Robert Mugabe nga Zimbabve dhe Aleksander Lukashenko nga Bjellorusia. Në pikëpyetje është vizita e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad.


Pretendentët e mëdhenj për medaljen e parë të artë olimpike në futboll, Brazili shkatërron 3-1 Bjellorusinë, të udhëhequr nga Neymar, duke avancuar në çerekfinale.

 Olimpiket 2012, vendosen rekorde të reja në not
Afrikano-jugori Cameron Van der Burgh dhe amerikania, Dana Vollmer kanë vendosur rekorde të reja botërore në 100 metra bretkosë për meshkuj dhe flutur për femra. Van der Burgh i ka mohuar japonezit Kosuke Kitajima objektivin për të qenë sportisti i parë mashkull që fiiton medaljen e artë në tre olimpiada radhazi.

Vollmer është rikthyer fuqishëm pas problemeve të shumta shëndetësore duke fituar 100 metrat flutur, madje duke përmirësuar me 0.08 sekonda rekordin e 2009 në Romë. Është një mision i jashtëzakonshëm për amerikanen, që pasi fitoi medaljen e artë në Athinë 2004, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër

Michael Phelps ka fituar medaljen e tij të parë të argjendtë në garën 4x100 stil i lirë, rezultat që e çon numrin e medaljeve për amerikanin në 17, vetëm një, larg rekordit absolut të mbajtur nga gjimnastja sovjetike Larisa Latynina. Por e arta shkon për Francën me Yannick Agnel, që mund në limit rivalin e madh të Phelps, Ryan Lochte.

Në tenis, raketa numër 4 Murray, kthehet në Centre Court tre javë pas ditës kur humbi finalen e Wimbledon kundër Roger Federer, duke nisur furishëm rrugën e tij me suksesin 6-3, 6-3 kundër Vavrinka. Murray ka përmirësuar kështu debutimin në krahasim me Pekin 2008, ndërsa
Olimpiket 2012, vendosen rekorde të reja në not
Vavrinka duhet të përqendrohet vetëm në mbrojtjen e medaljes së Pekinit në dyshe me Federer.


Olimpiket 2012, vendosen rekorde të reja në not

Pretendentët e mëdhenj për medaljen e parë të artë olimpike në futboll, Brazili shkatërron 3-1 Bjellorusinë, të udhëhequr nga Neymar, duke avancuar në çerekfinale. Në Old Trafford, 5 herë kampionët e botës janë surprizuar nga Renan Bardini, braziliani që luan për bjellorusët, por vetëm 7 minuta ka zgjatur avantazhi i tyre. Një krosim i Neymar është shfrytëzuar nga Pato, që barazon rezultatin. Ylli i Selecaos shënon me një goditje dënimi spektakolare në pjesën e dytë, ndërsa krijon edhe golin e tretë për Oscar.

Dream Team jep edhe shown e parë në parketin e basketbollit, natyrisht duke synuar medaljen e artë në Londër 2012. Amerikanët thyejnë Francën 98-71, por në fakt, duke e patur jo të lehtë pjesën e parë të lojës. Kobe Bryant, LeBron James dhe të tjerët mjaftojnë për t'i dhënë suksesin e parë përfaqësueses amerikane, që si asnjëherë më parë radhit në fushë yjet e saj më të shkëlqyer. Shënuesi më i mirë për amerikanët ishte Kevin Durant, autor i 22 pikëve; 14 për Love, 10 të Bryant, ndërsa për francezët 12 pikë ka realizuar Traore e 10 Parker. Amerikanët kanë patur edhe mbështetjen e zonjës së parë, Michelle Obama, që ka përshëndetur fituesit në fund.
“Londër 2012” arrin në finish

Në stafetën 4x400 për femra është skuadra amerikane ajo e cila ka dominuar edhe në këtë olimpidaë duke marrë medaljen e artë.

Troter, Felis, MekKorori dhe Ricards Ros, janë atletet që i dhanë një tjetër medalje të artë Shteteve të Bashktuara, ndërkohë pas tyre u renditën atletet ruse, fiutese të medaljes së argjendtë dhe në vendin e tretë gjendet Xhamajka.
SHBA rekord botëror në 4x100m për femra


Shtetet e Bashkuara fituan medaljen e artë duke shënuar edhe një rekord të ri Botëror pas 27-vjetësh, në stafetën 4x100m për femra në Londër 2012. 

Ekipi i përbërë nga Tianna Madison, Allyson Felix, Bianca Knight dhe Carmelita Jeter shpërthyen në pistë duke shënuar kohën 40.82 sekonda, dhe duke mposhtur rekordin e Gjermanisë Lindore me 41.37, i cili nuk ishte cënuar që nga viti 1985.

Ekipi i Xhamajkës u rendit i dyti me një rekord të ri kombëtar me 41.41 sekonda, ndërsa në vendin e tretë u rendit Ukraina duke kapur kohën 42.04, duke u pasuar nga Nigeria në të katërtin.

Ekipi SHBA-ve kishte dështuar për të arritur në finale në Olimpiadën e Pekinit katër vjet më parë.


Londër 2012, dy rekorde botërore në not

Në garën e 800 m për femra, rusia Maria Savinova ka arritur të shkëputet në metrata e fundit duke ndalur kronometrin në kohën 1.56.19, mjaftueshëm për t'i dhënë atletes ruse medaljen e artë.

Kaster Semenia nga Afrika e Jugut e kaloi finishin e dyta, duke marrë medaljen e argjendtë, ndërsa në vendin e tretë gjendet një tjetër ruse. Me kohën 1.57.53, Ekaterina Poistogova, është fituesja e medaljes së bronxtë.

Dukej që do të ishte olimpiada e tyre, të paktën sa i përket futbollit, por Brazili nuk ka arritur të kompletojë marshimin e tij pasi ka humbur medaljen e artë në finalen e Uemblit, pasi u mund 2-1 nga Meksika.

Peralta kalon menjëherë në avantazh në minutën e parë të ndeshjes, Meksikën dhe janë po ata që dyfishojnë shifrat në minutën e 75-të. Përfaqësuesja selesao ngushoi në kohën shtesë rezultatin me Hulk, ndërsa Oskar humbi shansin për të barazuar në 2-2.

Shtatë ditë pasi mori medaljen e tretë të artë për Britaninë e Madhe në garën e 10.000 metrave, Farah arrin të bëjë një tjetër paraqitje shumë të mirë në garat e distancës.

80.000 të pranishmit në stadiumin olimpik kanë parë dominimin e Farah në garën e 5000 metrave për meshkuj, ndërkohë pas tij u rendit etiopiani Gebremeskel, fitues i medaljes së argjendtë dhe Keniani Tomas Longosiva u rendit i treti e mori medaljen e bronxtë.




Gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojrave Olimpike, e cila do të zgjasë tre orë e gjysmë, do të performojnë yjet më të mëdhenj të së shkuarës dhe të tashmes së muzikës britanike pop dhe rrok.

Emrat e legjendave të muzikës si George Michael dhe Spice Girls apo edhe fituesi i Cmimeve Britanike, Ed Sheeran. Pavarësisht nga përpjekjet e organizatorëve të Lojrave Olimpike për të ruajtur sekretet, detajet kanë filluar të dalin në shtyp.

Spektakli i cili është quajtur Simfonia e Muzikës Britanike, është projektuar të nderojë industrinë muzikore britanike. Provat gjenerale për ceremoninë ku pritet të marrin pjesë 1400 artistë janë duke u zhvilluar në një vend sekret në Londër.


Përveç një plejade muzikantësh britanikë, në ceremoninë e mbylljes së Lojrave pritet të ketë edhe një procesion modelesh përfshi Naomi Campbell e Lily Cole, në shenjë nderimi për industrinë britanike të modës. Sakaq, pritet të ketë edhe perfomanca komedianësh anglezë përpara spektaklit i cili do të mbyllet me një finale të madhe me fishekzjarre.

Ashtu si edhe në ceremoninë e hapjes, organizatorët arritën të mbajnë sekret shumë detaje të ceremonisë, gjë që edhe mund të jetë e vërtetë edhe në ceremoninë e mbylljes, e cila pritet të fillojë në orën 10 të mbrëmjes sipas orës shqiptare.



Më shumë se 100 sportistë janë lënë jashtë Olimpiadës së Londrës për shkak të suspendimit nga dopingu. Presidenti i agjencisë botërore të anti-dopingut, John Fahey, ka thënë se ky është rezultat i testimit të sportistëve para arritjes së tyre në Londër.
Për gjashtë muaj së paku 107 sportistë dolën pozitivë në testin e anti-dopingut, duke mbetur jashtë këtij evenimenti. Fahey megjithatë thotë se jo të gjithë ata do të mund të kualifikoheshin për të garuar në ‘Londra 2012’. “Nëse kjo ka qenë ambicia e tyre, atëherë mund të them se kam kënaqësinë të them se ata nuk do të jenë me ne në Londër”, tha Fahey për revistën vjetore të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ai ka premtuar se edhe gjatë periudhës së mbajtjes së Olimpiadës, WADA do t’i inspektojë rregullisht sportistët. “Atletët e dopinguar duhet ta dinë se mundësia e zbulimit të tyre është më e madhja e ndodhur ndonjëherë”, vazhdoi lideri i kësaj agjencie.
Plan i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) është që të bëhen më shumë se 5 mijë teste të dopingut gjatë periudhës zyrtare të Olimpiadës, e cila ka nisur që nga zbarkimi i sportistëve në fshatin olimpik më 16 korrik. 300 testet e para kanë dalë negative, ka shpjeguar zëdhënësi i IOC-së, Mark Adams.

Lojërat Olimpike verore ‘Londra 2012’ janë në përfundim, por mësimi dhe efekti i tyre do të zgjasë për kohë të gjatë. Miliona të rinj në mbarë botën janë inspiruar nga Olimpiada e sivjetme. Secili në mënyrën e tij, fëmijët e kanë mësuar frymën sportive, duke u shërbyer në edukim dhe një jetë më të mirë.

 Efekti   pas Lojërat Olimpike verore ‘Londra 2012’ tyre do të zgjasë për një kohë të konsiderueshme. 80 për qind e shkollave në Britaninë e Madhe tani janë anëtare e programit edukativ të Lojërave 2012, Get Set.
Kurse, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shikueshmëria e Olimpiadës te tinejxherët ka shënuar 29 për qind rritje për dallim nga Pekini 2008. Programi edukativ i Lojërave 2012, Get Set ka mësuar të rinjtë të jetojnë vlerat olimpike dhe praolimpike në shkollat dhe komunitetet e tyre, prej nisjes më 2007.
Në total, 21 mijë shkolla kanë vijuar programin dhe kishin rastin të fitojnë vizita nga atletët, të aplikojnë për bileta dhe të përshëndeten me maskotat e Olimpiadës 2012, Wenlock dhe Mandeville. Përveç kësaj, studentët nga më tepër se 300 shkolla kanë qenë në turne në Parkun Olimpik dhe 315 mijë bileta për Lojëra u janë dhënë shkollave anembanë Britanisë së Madhe si pjesë e projektit London 2012 Ticketshare.
Të rinjtë po ashtu patën rastin të luajnë rol të rëndësishëm në ceremoninë e hapjes së Lojërave: 2000 studentë nga 250 shkolla rreth Britanisë së Madhe formuan gardën e nderit, kurse 1500 studentë të tjerë patën rastin jetësor të performojnë brenda Stadiumit Olimpik.

Po ashtu në Britaninë e Madhe, programi Young Leaders ka ndihmuar 100 të rinj me aftësi të kufizuara duke iu ofruar rastin të bëjnë ndryshime pozitive në jetërat e tyre, duke marrë pjesë në projekte ekipore dhe sfida individuale të inspiruara nga Lojërat dhe vlerat olimpike dhe paraolimpike.
Olimpiada 2012 në Londër pati ndikim edhe në jetën e përditshme të fëmijëve jashtë Britanisë së Madhe. International Inspiration, programi i trashëgimisë së Lojërave 2012 ka arritur të aktivizojë më tepër se 12 milionë fëmijë në 20 shtete të ndryshme, duke ua mësuar atyre sportin dhe edukimin.

Në Bangladesh, një shtet i njohur për braktisje, më tepër se 250 mijë fëmijë kanë mësuar notin e shpëtimit. Në Brazil, është shënuar rritje në numrin e mësuesve të edukatës fizike deri në 80 për qind në 13 nga 26 autoritete lokale ku aplikohet programi. Kurse në Zambi, Inspiration International ka përdorur sportin si formë të edukimit në luftën kundër HIV-it dhe AIDS-it.

Legjenda braziliane Pele ka pranuar se është i brengosur për përgatitjet e shtetit të tij për organizimin e dy ngjarjeve të mëdha sportive në katër vitet e ardhshme.
I pyetur të krahasojë Lojërat e Londrës 2012 me ngjarjet e ardhshme në Brazil, 71 vjeçari pranoi se ekzistojnë “probleme” me ndërtimin, komunikimin dhe transportin derisa Brazili bëhet gati si nikoqir i Kampionatit botëror 2014 dhe Lojërave Olimpike Rio de Janeiro 2016.
“Për momentin, gjërat nuk janë duke shkuar mirë. Ne kemi problem të vogël me ndërtimin. Do të punojmë shumë por brengosemi sepse komunikimi dhe transporti po ashtu nuk janë në gjendje të mirë”, shtoi ai. Pele, i cili konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori dhe udhëhoqi Brazilin drejt tre prej pesë titujve të tij në Kampionate botërore, ka theksuar se “të gjithë i dinë problemet”.
“Njerëzit mendojnë se do të jetë lehtë por nuk mendoj ashtu, kemi edhe vetëm dy vite kohë. Kam biseduar me presidenten Dilma (Rousseff) dhe ajo më ka thënë se do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për një organizim sa më të mirë por ne ende nuk jemi gati”, përfundoi ai.
Londra do ta dorëzojë flakadanin në Rio de Janeiro pas ceremonisë përmbyllëse të Lojërave të dielën mbrëma.
Lojrat Olimpike 2012, medaljet e ditës së 14


ATLETIKË
Kërcim me shkop (M)

1. Reno Lavijeni (Francë)
2. Bjorn Oto (Gjermani)
3. Rafael Holzdepe (Gjermani)

Hedhje çekiçi (F)

1. Tatiana Lysenko (Rusi) Rekord Olimpik
2. Anita Vlodarczik (Poloni)
3. Beti Haidler (Gjermani)

5000 metra (F)

1. Meseret Defar (Etiopi)
2. Vivian Sheruiot (Kenia)
3. Tirunesh Dibaba (Etiopi)

Stafetë 4 x 100 metra (F)

1. SHBA Rekord Botëror
2. Xhamajka
3. Ukrainë

1500 metra (F)

1. Asli Alptekin Çakir (Turqi)
2. Gamze Bulut (Turqi)
3. Mariam Jusuf Xhamal (Bahrein)

Stafetë 4 x 400 (M)

1. Bahamas
2. SHBA
3. Trinidad Tobago
ÇIKLIZËM BMX

Pistë (F)

1. Mariana Pajon (Kolumbi)
2. Sarah Uollker (Zelandë e Re)
3. Laura Smulders (Holandë)

Pistë (M)

1. Maris Strombergs (Letoni)
2. Sem Uilloubi (Australi)
3. Karlos Mario Okuendo Zabala (Kolumbi)

HOKEI

Femra

1. Holandë
2. Argjentinë
3. Britani e Madhe

LUNDRIM

Barkë 470 (M)

1. Australi
2. Britani e Madhe
3. Argjentinë

Barkë 470 (F)

1. Zelandë e Re
2. Britani e Madhe
3. Holandë

NOT

Maratonë 10 km (M)

1. Osama Meluli (Tunizi)
2. Tomas Lurz (Gjermani)
3. Riçard Uainberger (Kanada)

NOT I SINKRONIZUAR

Skuadër (F)

1. Rusi
2. Kinë
3. Spanjë

TAEKUONDO

67 kg (F)

1. Kiung Seon Huang (Kore e Jugut)
2. Nur Tatar (Turqi)
3. Helena From (Gjermani)

    Peixh MekFerson (SHBA)

80 kg (M)

1. Sebastian Eduardo Krismaniç (Argjentinë)
2. Nikolas Garcia Heme (Spanjë)
3. Lutalo Muhamad (Britani e Madhe)

    Mauro Sarmiento (Itali)

MUNDJE

55 kg stil i lirë (M)

1. Xhamal Otarsultanov (Rusi)
2. Vladimer Kinçegashvili (Gjeorgji)
3. Jumoto Shiniçi (Japoni)

    Kiong Il Jang (Kore e Veriut)

74 kg stil i lirë (M)

1. Xhordan Ernest Burrous (SHBA)
2. Saed Sadeg Goudarzi (Iran)
3. Denis Tsargush (Rusi)

    Soslan Tigiev (Uzbekistan)

Lojrat Olimpike 2012, medaljet e ditës së 15

ATLETIKË

50 km ecje sportive (M)

1. Sergei Kirdiapkin (Rusi) Rekord Olimpik
2. Xhared Talent (Australi)
3. Tianfeng Si (Kinë)

20 km ecje sportive (F)

1. Elena Lashmanova (Rusi)
2. Olga Kaniskina (Rusi)
3. Shenije Qieyang (Kinë)

Kërcim së larti (F)

1. Ana Çiçerova (Rusi)
2. Brigeta Barret (SHBA)
3. Svetlana Shkolina (Rusi)

Hedhje shtize (M)

1. Keshorn Uollkot (Trinidad Tobago)
2. Oleksandr Piatnitsia (Ukrainë)
3. Anti Ruskanen (Finlandë)

5000 metra (M)

1. Mohamed Farah (Britani e Madhe)
2. Dejen Gebremeskel (Etiopi)
3. Tomas Longosiua (Kenia)

800 metra (F)

1. Maria Savinova (Rusi)
2. Kaster Semenaia (Afrikë e Jugut)
3. Ekaterina Poistogova (Rusi)

Stafetë 4 x 400 metra (F)

1. SHBA
2. Rusi
3. Xhamajka

Stafetë 4 x 100 metra (M)

1. Xhamajka Rekord Botëror
2. SHBA
3. Trinidad Tobago

BASKETBOLL (F)

1. SHBA
2. Francë
3. Australi

BOKS

49 kg (M)

1. Shiming Zou (Kinë)
2. Kaeo Pongpraion (Tajlandë)
3. Padi Barns (Irlandë)
David Airapetian (Rusi)

56 kg (M)

1. Luk Kampbell (Britani e Madhe)
2. Xhon Xho Nevin (Irlandë)
3. Lazaro Alvarez Estrada (Kubë)

Satoshi Shimizu (Japoni)

64 kg (M)

1. Roniel Iglesias Sotolongo (Kuba)
2. Denis Berinçik (Ukrainë)
3. Munkh-Erden Urançimeg (Mongoli)

Vinçenco Manxhiakapre (Itali)

75 kg (M)

1. Riota Murata (Japoni)
2. Eskiva Falkao Florentino (Brazil)
3. Entoni Ogogo (Britani e Madhe)

Abos Atoev (Uzbekistan)

91 kg (M)

1. Oleksandr Usik (Ukrainë)
2. Klemente Ruso (Itali)
3. Tervel Pulev (Bullgari)

Teimur Mamadov (Azerbajxhan)

KANOE SPRINT

200 metra kajak individual (M)

1. Ed MekKevir (Britani e Madhe) Rekord Olimpik
2. Saul Kravioto Rivero (Spanjë)
3. Mark De Jong (Kanada)

200 metra kanoe individual (M)

1. Juri Çeban (Ukrainë)
2. Jevgenij Shuklin (Lituani)
3. Ivan Shtyl (Rusi) Rekord Olimpik në kualifikuese

200 metra kajak individual (F)

1. Lisa Kerrington (Zelandë e Re) Rekord Olimpik
2. Ina Osipenko-Radomska (Ukrainë)
3. Natasha Duçev-Janiçs (Hungari)

200 metra kajak dyshe (M)

1. Rusi Rekord Olimpik
2. Bjellorusi
3. Britani e Madhe

ÇIKLIZËM MOUNTAIN BIKE

Cross-country (F)

1. Xhuli Breset (Francë)
2. Sabine Spitz (Gjermani)
3. Xhorxhia Gould (SHBA)

ZHYTJE

Platformë 10 metra (M)

1. David Boudia (SHBA)
2. Bo Qiu (Kinë)
3. Tomas Dalei (Britani e Madhe)

FUTBOLL (M)

1. Meksikë
2. Brazil
3. Kore e Jugut

GJIMNASTIKË RITMIKE

Individuale e përgjithshme (F)

1. Evgenia Kanaeva (Rusi)
2. Daria Ditrieva (Rusi)
3. Liubou Çarkashina (Bjellorusi)

HENDBOLL (F)

1. Norvegji
2. Mali i Zi
3. Spanjë

HOKEJ (M)

1. Gjermani
2. Holandë
3. Australi

PENTATLON (M)

1. David Svoboda (Çeki) Rekord Olimpik
2. Zhongrong Cao (Kinë)
3. Adam Marosi (Hungari)

LUNDRIM

Barkë 6 metra (F)

1. Spanjë
2. Australi
3. Finlandë

TAEKUONDO

+67 kg (F)

1. Milica Mandiç (Serbi)
2. An-Karolin Graf (Francë)
3. Maria Del Rosario Espinoza (Meksikë)

Anastasia Barishnikova (Rusi)

+80 kg (M)

1. Karlo Molfeta (Itali)
2. Antoni Obame (Gabon)
3. Robelis Despanj (Kuba)

Xiaobo Liu (Kinë)

VOLEJBOLL (F)

1. Brazil
2. SHBA
3. Japoni

MUNDJE

60 kg stil i lirë (M)

1. Toghrul Asgarov (Azerbajxhan)
2. Besik Kudukhov (Rusi)
3. Jogeshvar Dut (Indi)

Koleman Skot (SHBA)

84 kg stil i lirë (M)

1. Sharif Sharifov (Azerbajxhan)
2. Xhemi Espinal (Porto Riko)
3. Dato Marsagishvili (Gjeorgji)

Ehsan Lashgari (Iran)

120 kg stil i lirë (M)

1. Artur Taimazov (Uzbekistan)
2. David Modzmanazhvili (Gjeorgji)
3. Bilial Makhov (Rusi)

Komeil Ghasemi (Iran)

2012-08-11

DOLI NGA SHTYPI LIBRI I PARË PËR AKADEMIK ALI PODRIMJA


Halit Xhemë Elshani: 

Kosova është Shqiperi
Libri “Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”,Prishtinë,2012.Nebih Bunjaku.Dalja e këtij libri nga poetët e mirrnjohur:Nebi Bunjaku dhe Naim Kelmendi,nënë përkujdesin e redaktorit Pren Buzhala, është një ngjarje më rëndësi në zbardhjën e opusit të poetit tonë më te njohur gjithandej shqiptaris.Kjo sepse është berë nga profesionistët,poetët e njohur si para lufte po ashtu edhe pas saj.
____________________________________________________________________
DOLI NGA SHTYPI  LIBRI I PARË PËR AKADEMIK

 ALI PODRIMJA
Libri “Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”,Prishtinë,2012.Nebih Bunjaku.Dalja e këtij libri nga poetët e mirrnjohur:Nebi Bunjaku dhe Naim Kelmendi,nënë përkujdesin e redaktorit Pren Buzhala, është një ngjarje më rëndësi në zbardhjën e opusit të poetit tonë më te njohur gjithandej shqiptaris.
Kjo sepse është berë nga profesionistët,poetët e njohur si para lufte po ashtu edhe pas saj. Në këtë libër, të titulluar:”Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), zënë vend 101 poetë me poezitë e tyre për poetin e madh kombëtar Ali Podrimja,i cili në muajin gusht ndërroi jetë në një qytet të Francës, në Lodve,gjatë pjesëmarjes së tij në një festival ndërkombëtar të poezisë.
Paralajmrimi I me hershëm në veb faqe dhe në feltonin e gazetës Kosova sot se do dal liber më poezi kushtuar Pdrimjes dhe do promovohët më 28 gusht në Prishtinë është një degradim i llojt të vet. Ishte një lajm i pa presedencë dhe jo kopetent nga një njeri më të meta psiqike,jo valid,mendoj une.Akademik Ali Podrimja nuk ka mbet qe ta shkruej një libër një njeri  i retraduer.Nga një përson qe pa fije turpi duel ne shtyp dhe uzurpoje në një menyrë a tjetrën njerzitë kopetent.
 Pra vetëm poetët e mirfillt,Akademikët mund dhe jen të mirëseardhur ,kopetent të shkruejnë liber me plot profesionalizëm më të cilët edhe e ka kalue një pjesë të jetës Ali Podrimja,tashma i ndjer.
Paralajmrimi në Kosova sot se gjerë më tani kan mbrri në imelin e tij 400 poezi është një rrenë e kulluar!Vetëm njeri psikopat dhe më përcjellje  të detyrueshme nga konziljumi I mjekve në belgjikë shfrytzon këso tragjedish në njivel familjar dhe kombbetar.Te deklamosh institucionët,Akademin dhe poetet e mirnjohur të Republikës se Kosovës ,të Shqiperisë është thjesht një lajm qe për prapavi ka zhvatjën siq ka veprue terë jetën.
Të shfletojmë rradhazi.Kur u vra Vehbi Ibrahimi në Bruksel,kush më përpara se ai do të përfitonte nga tragjedija dhe nga paturpesia e tij!Në fillim donte të dinte kush kishte bashkpune më të-listën!Për çka ju lutëm e kërkoni këtë,nuk ka nevojë ti të futesh këtu i tha njeriu qe për herë të parë fliste më te.
Më vonë në shkrimët e tija Vehbiun do ta quente terrorist.U mundue më berë film,por nuk i shkojë për dore Kur u kthyën eshtrat e Vehbis nga Emin Kastrioti në Uglare të Gjilanit,ai i pari më Musë Hotin e zbuluën bustin.Pa dhënë as një kontribut! Njeriu qe kishte veprue më të mbeti siq thuhët më gishta në gojë.U desht vëllau i Vehbis t’ia ndrrojë vëndin,diku prapa rreshtave të parë,rast ky i pa presedent!A ka më sinigatve se në prezencë të masës i vëllaj i Vehbis të kërkoj qe ai mos të jëtë në rendin e parë!
Rasti tjtër ishte vrasja e Kadri Zekës dhe Bardhosh e Jusuf Gervalla.Po u garantojë lexuesve më jetë së Jusufin kurr nuk e ka takue ,kurr nuk ka qenë  ai në Bruksel.Kurr nuk ka bashkëpunue më të!
Dramën Procesi vet e ka pregaditë më shokët e Idriz Seferit dhe vet nuk e ka shfaq në Bruksel.Përse?…
Këto janë insinuancat e andrrave të një njeriu që për vete është në gjendje më berë siq thot populli,mizen bull.Është ky far kalaveshi i pa parashikuar tek ne.Dhjetë vjet më vonë ndodhi vrasja makabre e Enver Hadrit.
Shiqoni trakën e varrimit,organizimin e ceremonies mortore,as kun nuk shifët,as nuk lëxon ndonjë referat as edhe ndonjë poezi .
Ky farë “shoku” postmortum,genjën sepse ata nuk janë gjallë.Mue vet me ka thënë une nuk kam guxoft as më u afrue gjatë ceremonies në Sharlua të Belgjikës e lene të lexoja diq!Shifej më një mantill të supovcave duke u mundue më zanë vend.Ky filloj të ben filmë në emër të vajzes  se vet dhe ta shes nëpër Evropë.
Është ky përfitim mbi gjakun e derdhur të Herojt Enver Hadri !?
Ky njeri u pasurue edhe në Kosovë duke përfitue  pas lufte!Në feltonin nr.1.04 gusht 12,faqe 35 një paralajmrim për neser më titull:”Ku takoheshin Enver Hadr dhe Ali Podrimja”?Dhe nuk mundët të bind lexuesin sepse Ali Podrimja kurr nuk është takue më Envr Hadrin në Bruksel.Nuk ka qenë lehtë më u takue më një armik të përbetuar t ë ish Jugosllavis  të cilsuar”Lisica koja govori”,veprimtari qe ia luajti trollin nënë këmbë Beogradit,dhe të kthehesh pa pasoja në Kosovë:Me lejoni një rast tua përkujtojë:
POROSIA E XHAVIT NIMANIT
Genc Nimani dhe Bajram Bytyqi vijnë në një vizitë zyrtare në Bruksel. Para se të vijnë, Xhaviti e thërret Gencin dhe e porositi:
- Të takohesh me Enver Hadrin dhe t’i thuash që ta ndërpresë urgjentisht tërë veprimtarinë e vet armiqesor ndaj ish Jugosllavisë! -Genc, pasi po shkon në Bruksel zyrtarisht , shko dhe takoje së pari Mehmet Shoshin, kryeshefin e policisë në Prishtinë. Vetëm thuaj se të dërgova unë, e din ai. Mehmeti, kushëri i Enver Hadrit, më tha: -Thuaj Enverit, nipit tim, se e ka tepruar me aktivitetin e tij kundër Jugosllavisë. 
Thuaj le të qetësohet për një kohë. Së shpejti, ndoshta më së largëti, për një muaj do t’ia jap pasaportën gruas të tij sëbashku me fëmijët në Pejë dhe ajo me fëmijët munden të shkojnë në Bruksel dhe të bashkohen me Enverin (Këtë gjë Mehmeti edhe e ka bërë, brenda muajit).
Takimi mbahet në Skarberg, në kafenenë   më xhama te përfolur shumë nga mërgimtarët , në të cilën ka frekuntuar më së shumti mërgata e vjetër në krye me korronel Muharrem Bajraktarin.Pas një bisede Enveri nuk bindet gjegjësisht nuk pranon që ta ndërpresë punën për çështjen shqiptare në Kosovë.Ndahen …
Kur kthehen Bajram Bytyqi e denoncon Genc Nimanin se është takuar, se ka ndejtë me Enver Hadrin në mjediset e një kafeneje në Skarberg.Kjo gjë përhapet me të madhe. E qorton edhe Mazllum Nimani se është duke ndejtë me tradhëtarë.Genci shkarkohet nga detyra pa pasë mundësi që aso kohe as vetë Xhavit Nimani t’i del në ndihëm!
Prof.Genc Nimani.Halit Elshani me Shyqeri Nimanin në BrukselNga ekspozita me rastin e Pavarësis se Kosovës
Bajram Bytyçi, pas takimit tim me Enverin, në mbrëmje në hotelin Sheraton të Brukselit, menjëherë, pasi ka shkuar Enveri, e ka thirrë Ambasadën Jugosllave në Bruksel dhe ka kërkuar prej tyre menjëherë të më deportojnë në Jugosllavi. Ambasada i ka thënë se kjo nuk është punë e tyre, por të më lajmërojë kur të kthehemi në Beograd.
Posa kemi mbërri në Beograd, Bajrami më ka lajmëruar për aktivitete dhe shoqërime me njerëzit ,veprimtarët në Bruksel qe veprojnë kundër Jugosllavisë. Pastaj më ka lajmëruar në SPM në Prishtinë, Suharekë dhe Prizren.
Në „Ballkan“ e ka thirrë mbledhjen e partisë dhe ka kërkuar të më përjashtojnë prej partisë. Kur i thashë Bajramit që unë nuk jam anëtar i partisë ai i tha sekretarit të LKJ që të më anëtarësojë aty për aty dhe menjëherë të më përjashtojnë nga partia!
Sekretari i partisë, Filip Mihajloviq, nga Mushetishta, në “Ballkan” i tha Bajramit se përderisa kjo është çështje e policisë, partia nuk mundet të marret me të.Në mbledhje Bajramit i thashë:
-Bajram, ti je njeri aqë i pafëtyrë dhe aqë i poshtër saqë tani nëse edhe të pështyej në fytyrë ti ke për të thënë se po bjen shi …
Brenda ditës, pas telefonatës time, ka ardhur Mehmet Shoshi, në “Ballkan” dhe i ka thënë Bajramit: Ke gabuar shumë, ti nuk je vetëm kundër Gencit por je kundër Xhavitit,Mehmetit. Mos gabo më me u marrë me këtë punë, se së shpejti, jo vetëm që s’ke për të udhëtuar jashtë shtetit por edhe nuk do të jesh më drejtor në “Ballkan”.Shumë shpejt pas kësaj, emërohet Drejtor i Ballkanit Remzi Kolgeci. 
Bajramin e dërgojnë të punojë në Prishtinë në Odën Ekonomike…-Mua Xhaviti më tha të rri në Ballkan edhe një muaj dhe pastaj të kaloj në „Printeks“ në Prizren. Kështu mbaroi kariera ime, por edhe e Bajramit në “Ballkan” të Suharekës!
Duhet sqaruar se në “Ballkan” të Suharekës aso kohe ka vepruar grupi i quajtur “Këmishë zezët”, grup ky atdhedashësish shqiptarë të cilët deshte t’i shkatërrojë Bajrami, por duke i falënderuar, Ukë Gashit, djalit të Bajram Ukës, i cili ishte Kryeshef i policisë në Suharekë, këta patriotë nuk kanë pësuar.
Më vjen keq qe këto vargje të përkthyera nga Enver Hadri nuk janë përfshi në këtë liber për shkak se une nuk kam pasë njohuri qe po pregaditët ky liber shumë i mirë,ne kohë të duhur dhe në një mënyrë është përgjegjeje ndaj atyre qe po i përvetsojnë përsonalitët e njohura për të ngritë imixhin e vet dhe për të zhvatë aq sa mund të zhvatët!
Akademik Ali Podrimja,Halit Elshani dhe poeti Ali Podrimja
ALI PODRIMJA
Au-delà de la douleur
Je suis une branche cassée, tombée d’un nuage sur ton corps vendu;
Kosove.
Tes maisons tombent en ruine jasques dans leurs fondements ,
les ailes de mon oiseau tué, l’amour de mes gens mourant de soif.
Je me suis enroulé comme un serpent autour de ton corps
Pour rallumer le feu dans tes foyers  éteints,
pour avoir pieds et poings liés au fil de tes léegendes,
car je ne te lacherai pas, tant que je serai vivant,
sams baigner de mon sang chaque pouce de ton corps,
sans laisser ma peau et donner ma vie pour toi,
sans rallumer  le feu dans tous tes foyers …
Je suis une branche cassée, tombée d’un nuage sur ton corps vendu
pas ces sinistres fusils,
ces fusils invisibles …
Quel sera mon dernier chant, le cri de mon peuple  ?
On a brulé le peuplier de devant ma maison, où reposer mes  regards
où  éteindre cette soif de toi, Kosove ?
ALI PODRIMJA
Epika
Me shekuj  kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur.
Me shekuj kam hëngër veten
E ditur s’kam të qesh me veten e tepruar …
Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet! [1]
Des siècles durant j’ai vendu mon sang
et j’ai grandi en le vendant.
des siècles durant j’ai grignoté ma propre v
et je n’ai jamais ri de ce qu’il m’en resëtait …
Amis,
la Kosove est mon sang qui ne se donne jamais!
Broshura për mbajtjen e programit për poezinë,
muzikën si dhe për Arkitekturën e Kosovës – Kullat.
Me anë të kësaj ekspozite duke e njohtuar popullin në Bruksel sensibilizonte për gjenezën e shqiptarëve, kullat që simbolizojnë qëndresën historike shekullore, kulturën e tij, me të arriturat në kulturë, si edhe përmes klubeve shqiptaro-belge, ekspozitave, radios që e udhëheqte vetë gjithnjë duke prezentuar kështu me dinjitet popullin shqiptar të cilit i përkiste, dhe dëshirën e tij për liri e pavarës
Vërtet imponohet pyetja: Zoti Enver Hadri sa orë punoi? Sa orë ia kushtoi familjes? Sa orë pushoi?!!Ai punonte shumë, shumë orë në ditë pandërprerë. Fatkeqësisht, i preokupuar nga problematika e çështjes së pazgjidhur të Kosovës mbetej që familjes së vet t’ia kushtojë shumë pak kohë, shumë më pak se që aqë shumë dëshironte t’ia ofrojë dhe dhurojë. E për pushim gati sa s’kishte kohë fare.
Për të thuajse ishte e shpikur motoja “Punë, punë nat’e ditë që ta nxjerrim Kosovën në dritë!”[2]
Pa dyshim, në bazë të këtij prezentimi, kësaj njohjeje, bëri që t’i hapen dyert e parlamentarëve dhe Parlamentit Evropian sikur të kishte kredenciale të vërteta nga shteti i Kosovës, të cilën flijimisht e deshti e punoi për të gjer në vdekje. Këto prezentime, kjo veprimtari e begatshme e tij ka lenë gjurmë në kujtesën e kombit liridashës shqiptar, sidomos e atyre militantëve… E kombi që përkujton kësi veprimtarë të denjë nuk do të vdesë kurrë!
Dinijitetin e kombit dhe të vërtetën e tij nuk ka kush ta mbrojë më mirë se bijtë e vet! Këtë e ka vërtetuar historia e të gjitha periudhave tek mendjet e ndritura të kombit.
Në bazë të disa dokumenteve, dëshmive që janë gjetë në diasporë, e që nuk janë të pakta, mund të pasqyrohet puna e Enverit edhe si përkthyes. Ai bën programin, përkthen poezi në frëngjishte të ”L inconnue des Balkanas – La Kosovë” – poesi la Kosovë”, ku përfshin poetët (e njohur) si Esat Mekulin, Din Mehmetin, Ali Podrimen, Sabri Hamitin, Agim Gjakovën, Enver Hadrin.
Lidhur me Festivalit Mesdhetar në Bruksel “L’inkonnue des Ballkanas – La Kosovë” është deklaruar njëherë për Enver Hadrin organizatori i Festivalit, zoti Philippe Preux, duke thënë se:
- Enveri e kryente punën që premtonte. Më vjen shumë keq që bashkëpunimi i ynë përfundoi me vrasjen mizore të tij! Vrasja e tij ishte diçka e papritur!
„L’INCONNUE DES BALKANAS“ (në gjuhën frënge e përktheu nga shqipja Enver Hadri).
Halit Elshani, kryetar i Shoqatës”Miqtë e TMK-ës ,përkatësisht i Shoqatave të dala nga lufta me seli në Bruksel
Riza Budakova, kryetar i ”RKSHK”-ësë me seli në Bruksel.
Bruksel,11.08.12

NE VEND TE PERKUJTIMIT PER MIKUN MUSA PIPERKUN


Përgaditi: Ibrahim Egriu - Përkujtim - Musa PIPERKU (kompozitor) - 
Musa Piperku
Musa Piperku
 7 vjet nga
vdekja e kompozitorit, e atdhetarit, e engjëllit, e krijuesit dhe mentarit-Musa Piperku. 
6 vjet, në pranverën e Prishtinës legjendare, mijëra e mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet etnike, me nderime te mëdha, ia dhënë lamtumirën e fundit birit të tyre shumë të dashur e të pavdekshëm-Musa Piperku, i cili, me punën e tij të palodhshme i la muzikës autoktone shqipe gjurmë të thella në drejtim të komponimit të këngës së pastër autoktone shqipe.

Shumë është shkruar e folur për këtë bir të Madh të popullit tonë, i cili, gjatë viteve 1967/68, me komponimet muzikore të tia përmes Ansamblit dibran ”Liman Kaba” me këngët: ”Trim o Skënderbe”, ”Bukuri-ri në Shqipëri”, ”Trim o Bajram Curr” ”Se Shqipëria nuk don tjetër, veç do vendin me çlirue” etj. etj. të interpretuara nga korri dhe solistët e mirënjohur: Sulejman Borova, Haxhi Maqellara e Violeta Turkeshi e gjëmuan, jo vetëm Kaçanikun e Idris Seferit, por mbarë Kosovën dhe, s’kaloi pak kohë, në Nëntorin e Tretë të ´68-tës filluan demonstratat gjithëpopullore dhe e tërë Kosova u çua në këmbë, me kërkesat:
Duam Universitet! Liri, barazi dhe Republikë! Trepça punon, Beogradi ndërton! Pra, po ky Ansambël dibran i udhëhequr nga kompozitori i Madh, Musa Piperku, i dha shtytje e shkas U D B-së dhe pushtetarëve ishjugosllav të ndërmarrin masa represive ndaj kryatrit trim Sali Bajra, Bedri Kyçykut, Latif Nallabanit dhe intelektualëve të tjerë atdhedashës.
Në takimin e parë me kryetarin dhe atdhtarin e ndjere, z. Sali Bajra, m’u drjtua e pyeti:
Si e kam kompozitorin Musa Piperku? Mandej vazhdoi: Ai eshte një engjëll, ashtu i dashur, ashtu i matur, ashtu fisnik, ashtu i ditur, aq atdhedashës, ashtu simpatik e i bukur sa që kurrë s’mund ta harroj bisedën me te në Darkën e shtruar për nder të Ansamblit ”Liman kaba”, i cili fliste qetë e pak dhe që punonte shumë, theksoi z. Sali Bajra.
Me rastin e 6 vjetorit të vdekjes së tij, me respekt e krenari e perkujtojnë më të afërmit e tij, shokët e tij, miqët e tij dhe mbarë kombi shqiptar kudo ne botë. Sjellja dhe shembëlltyra e tij do të mbesin udhërrefim për të gjithë brezërit e ardhshëm. Ai s’ka vdekur dhe do jetojë i gjallë gjithmonë në zemrat tona.
Lavdi veprës së tij! - Shpirti i tij le t’i prehet plot dritë e hijeshi!
Diber, qershor 2011 Me respekt, shokët e miqët dibranë nga Diaspora.

Ibrahim Egriu
* * * * * * * * * *
Akademik prof.dr.Akil Koci (kompozitor)
Ç’thotë, Akil Koci, rreth Figurës se kompletuar artistike te kompozitorit te shquar, Musa Piperku.
Akil Koci
Akil Koci
Ishte njeri i përkushtuar, i qetë, i matur dhe i këndshëm, veti këto që e dallonin prej të gjithë kijuesve tanë. Por temperamenti i tij krijues gufonte me një dinamikë të brendshme, plot veçanti dhe energji krijuese. Brenda një kohe të shkurtër u bë kompozitori më i dalluar i këngës shqiptare në të tre zhanret: në këngën zbavitëse, në muzikën me frymë popullore dhe në këngën për fëmijë. I devotshëm në krijimtari, i devotshëm në jetë dhe në marrëdhënie me njerëzit, Musa Piperku la një trashëgimi muzikore të denjë për respekt. Për një kohë të shkurtër ai ishte kompozitori ynë më i dalluar i këngës shqiptare dhe hyn në radhët e kompozitorëve të parë kosovarë. Shfaqja e tij në skenën tonë muzikore nga fillimi i viteve `70 të shekullit të kaluar, (krahas Severin Kajtazit, Tomor Berishës, Krist Lekaj, Akil Kocit, Muharrem Qenës, Qazim Dushkut, Fahri Beqirit, Esat Rizvanollit, Gjergj Kaçinarit etj.), lidhet me punën që bëri si bashkëpunëtor dhe redaktor në Radio Prishtinën e atëhershme, për të ndjekur një rrugë e cila tashmë ishte përvijuar qartë nga një fond i konsiderueshëm i krijimeve muzikore në gjininë e muzikës zbavitëse te ne. Ai u bashkangjit në këtë rrugë me plot sukses dhe shpejt u bë ndër më të dalluarit e kësaj fushe.
Musa Piperku u lind më 1 gusht të vitit 1945 në Dibër, ku kreu shkollën fillore, për të vazhduar shkollën e mesme muzikore në Prizren e më pas edhe Akademinë Muzikore në Beograd.
Pas diplomimit u kthye në vendlindje, ku punoi si profesor në Gjimnazin e Dibrës dhe aty zhvilloi veprimtari të dendur dhe, ndër të tjera, menjëherë formoi orkestrën e mandolinave dhe korin e shkollës. I gjerë ka qënë edhe aktiviteti që zhvilloi në gji të shoqërisë artistike "Liman Kaba" të Dibrës.
Gjatë viteve `71/72 e shohim si bashkëpunëtor i muzikës të Radio Shkupit, kurse në vitin 1973 erdhi në Radio Prishtina. Për disa vjet u mor me SHKA "Ramiz Sadiku" të këtij qyteti, si udhëheqës artistik i saj. Musa Piperku ka marrë pjesë në shumë edicione të "Akordeve muzikore të Kosovës" dhe ka fituar shtatë "Okarina" dy "Lyra të argjendta" si dhe dy "Plaketa të arta" siç emërtoheshin atëherë çmimet e këtij festivali.
Gjatë asaj periudhe mori pjesë edhe në mjaft festivale të tjera, siç ishin ato të Opatisë, Shkodrës, Prizrenit, Sarajevës, Tetovës dhe Gjakovës. Ka lënë mbi 600 këngë të zhanreve të ndryshme dhe librin "Tingujt gazmorë" për shkollën fillore (në bashkëpunim me Gjorgje Smokvarskin).
Kënga si sintezë e frymëzim Musa Piperku ishte njeri i përkushtuar, i qetë, i matur dhe i këndshëm, veti këto që e dallonin prej të gjithë kijuesve tanë. Por temperamenti i tij krijues gufonte me një dinamikë të brendshme, plot veçanti dhe energji krijuese. Brenda një kohe të shkurtër u bë kompozitori më i dalluar i këngës shqiptare në të tre zhanret: në këngën zbavitëse, në muzikën me frymë popullore dhe në këngën për fëmijë. Sidoqë muzika argëtuese nuk konsiderohej "elitiste" Musa Piperku bëri që edhe ky lloj i muzikës të ngrihej në një shkallë më të lartë artistike dhe të respektohej njëlloj si të tjerët. Me këngët që kompozoi, ai u bë aq popullor, saqë shumë këngëtarë, grupe dhe shoqëri, mezi prisnin t`i interpretonin me ëndje krijimet e tij. Këngët e Musait dhe tërë puna e tij krijuese paraqesin një sintezë të gjerë frymëzimi.
Për dëgjuesin këngët e Musa Piperkut ishin melodi të freskëta, gjithnë të reja, sepse kompozoi me shije, duke integruar mjeshtërisht folklorin tonë të pasur.
Kjo veçori e krijimeve të Musa Piperkut përbënte një, ”modus vikendi” ngaqë këngët e tij kanë qenë të kapshme, të ngrohta, realiste, me ideale të sinqerta dhe të një natyre të qetë e njëherësh të hareshme. Objekti i këngës së tij ka qenë gjithnjë në shërbim të së bukurës në art, i orientuar nga realiteti, pra pasqyronte me besnikëri jetën tonë të përditshme me të gjitha sfidat e saj. Një veçori e tillë i ofronte mundësi çdo këngëtari për interpretim, pasi gama melodike dhe ajo ritmike ishin në shërbim të një natyre të qetë, siç ishte edhe ajo e autorit, në një kohë që, siç e vumë në dukje, mbështeteshin fort në tabanin kombëtar, në traditën tonë të pasur.
Opusi jashtëzakonisht i pasur e i larishëm i Musa Piperkut në muzikën argëtuese, popullore dhe për fëmijë, të cilave iu përkushtua tërë jetën, na bën ta quajmë me plot të drejtë "Mohikan i fundit" i një muzike “të perënduar” që, mjerisht, tashmë shumë pak ose aspak kompozohet në Kosovë, duke u zëvendësuar me një "muzikë e re", që na vjen përmes mjeteve elektroakustike.
Të vetëquajturit kompozitorë, pa ditur asnjë notë, sajojnë këngë "të reja", duke përdorur blloqe të tëra ritmesh dhe orkestrimesh të llojllojshme, duke filluar që nga ritmet orientale e deri te ato latino-amerikane që nuk kanë asgjë të përbashkët me këngën e mirëfilltë, sikurse e pranojnë tani kritikët muzikorë.
Pra, Musa Piperku ishte klasiku i fundit i një kënge që mbijetoi mbi 50 vjet në hapësirën tonë muzikore, duke u bërë ballë të gjitha sfidave që e kanë përcjellë gjatë tërë kohën këtë krijimtari. Vërtet shumë prej nesh kemi kompozuar muzikë zbavitëse dhe kemi krijuar këngë të reja, por Musa Piperku na e ka kaluar të gjithëve, pa ndonjë pompozitet dhe zhurmë, siç dinte të bënte shumëkush. Figurë e kompletuar artistike.
Musai ka krijuar rreth 600 këngë, por emblema e këngës zbavitëse shqipe pa dyshim është "Prandvera në Prishtinë", e cila tashmë ka hyrë në antologjinë e këngëve argëtuese shqiptare të tipit klasik. Po e quaj "klasik" sepse ky më duket se është përkufizimi më i saktë i krijimtarisë së këtij kompozitori.
Ai ka qenë personalitet i formuar dhe i plotë në profesionin e tij. Sa më shumë i dëgjoj këngët e tij, me nostalgji i kujtoj ato ditë që i kemi kaluar sëbashku në punë dhe në festivale dhe gjithnjë mendoj se sa humbje të madhe kemi përjetuar të gjithë me vdekjen e tij, sepse kemi humbur një krijues të pazakontë, që aq shumë e donte dhe e ndjente muzikën shqiptare.
Tani që ai nuk është më, e ndjejmë më shumë mungesën e tij, sepse mjedisi ynë muzikor dhe ai kulturor në përgjithësi, kishte nevojë të madhe për këtë krijues dhe për krijimtarinë e tij, sidomos në këtë kohë, kur po kalojmë nëpër një krizë serioze të identitetit tonë kulturor, krizë të vlerave dhe një krizë shumë më të madhe pikërisht në atë fushë, që me aq përkushtim e lëvroi Musa Piperku. Nuk është e rastit që shumë këngë të Musa Piperkut u mbijetuan të gjitha sfidave, zhbërjes dhe degradimit. Shembëlltyra e kompozitorit të shquar Musa Piperku tani del në një dritë më të qartë, sepse bëhet fjalë për një figurë të kompletuar artistike në të gjitha aspektet e krijimtarisë muzikore. Edhe ne, ish-kolegët e tij, sikundër mbarë Kosova, duhet të jemi krenar që kemi pasur një personalitet të tillë. Prandaj, mendoj se, në shenjë të kujtimi dhe nderimi për ketë krijues të shquar, do të ishte mirë që komuna e vendlindjes, Dibra, sikundër edhe Prishtina, ku dha kontributin më të madh dhe kaloi vitet më të mira krijuese, emrin e Musa Piperkut ta mbajë ndonjë rrugë ose institucion, sepse ai e ka merituar plotësisht këtë.
* * * * * * * * * *
Nga: "Latif Nallbani" -->> ibrahim@home.se
REQUIEM: Musa Piperku, kompozitor i shquar i kombit tonë.
Shumë i nderuari Imi.
Më gëzoi letra jote dhe me kërshëri e lexova përkushtimin tënd për të madhin Musa PIPERKU. I ndjeri ka qenë njeri i madh dhe i përkushtuar ndaj kombit.
Veprimtaria e tij prej kompozitori të mirëfilltë të vlerave kombëtare ka dëshmuar se tek ai, tek shpirti i tij, tek mendja e tij dhe tek trupi i tij pushon një kompozitor vigan dhe i përkushtuar ndaj kombit. Këtë e kanë vërtetuar veprat e tija madhështore, jeta e tij e bujshme dhe puna krijuese që nga veprimtaria e tij e hershme prej kompozitori.
Edhe Ti Imi je i madh, sepse i përkujton njerëzit e mëdhenj. I përkujton ata me pietet dhe lë gjurmë për veprimtarinë e tyre të bujshme. Ti Imi je i mirë, sepse shkruan për të mirët dhe merresh me të mirët. Ti Imi je madhështor, sepse i përkujton gjithnjë dhe gjithandej të madhërishmit. Të lumtë Imi i nderuar dhe gjithmonë të punoftë mendja dhe lapsi.
Të përshëndes duke të dëshiruar të gjitha të mirat Ty dhe familjes sate të nderuar. Të lumtë! /Qafime, Latifi
* * * * * * * * * *
"Këtij përkujtimi të kompozitorit tone te njohur Masa Piperku i bashkohem edhe une dhe familja ime. Ai i dha shume gjate gjithe jetes se tij muzikes shqiptare dhe ai radhitet ne panteonin e arte te kompozitorëve shqiptare qe nje jete ia kushtuan muzikes se popullit te tij. Ne kete pervjetor ne e kujtojme dhe perulemi para vepres se tij. Ai eshte i gjalle sepse jeton vepra e tij. Dhe brezat do te kene se çfarë te mesojnë nga ai. Shpirti i tij le te prehet ne paqe!
Me respekt, Luigj Shkodrani me familje-Danimarkë

Nje urugan me merr pa frike....


Nga Valter Lazeri


PA EMER

Oh!...(Pa emer)
mbetem si lulia e thare,
...
ne c`mole
ne c`breg te thepisur,
nje pike uje
te vije te te jap.


Oh!...(Pa emer)!
Sa vite me dogje kaq larg!
S`te vret jo,
as plumbi, as, thika,
te vret dashuria e pare.

Oh!...(pa emer),
qe kurr s`te harrova ne jete
As dielli,
as zjarri s`me dogji,
vec kjo dashuri e vertet!
Ti,(ke emer)!
E mban mend
nje puthje plot zjarr?!
Ste vret,
as plumbi,as thika,
Te vret ngrohja e pare.

EVJENI

Shumë fjalë të huaja qenë
tonat, ashtu trazuar.
Eh , Evjeni,
... kësaj bote me ty jetuar
.
Në zemër të Europës
dhe më tutje
me ty në dashuri.
Eh, Evjeni!
Me ty
dhe pa ty!
………………….
Shikoj sërisht valët e detit,
Dajtin më të lartin mal
që jam ngjitur.
Dhimbjet shpërthejnë si vullkani.
Si vullkan,
Evjeni!
Në llavën e tij
me ty
e pa ty,
Evjeni!

***

Mban mend si perkedhelnim degët
tek një pemë limoni?
Mban mend si nxirrnim kecat
në kullotë?
Eh , Evjeni,
me ty
dhe pa ty!
Me evjeninë tënde,
Evjeni!

***

Sa herë unë dhe ti
për darkë ftonim Dean.
Ajo kërcente me mua.
Oh!…Evjeni,
ti gjithë xhelozi,
gjithë evjeni!
e 'lige,e lige"
Gjithe dashuri.!

S’kisha prurë në jetë vargje
kaq të bukura,
të ngrohta,
të sinqerta..
Pas puthjes me ty
…e mban mend?

Oh!
Ti gjithë xhelozi!
E marrë, e marrë!
Gjithë dashuri. ..
Eh…!
Kaq sa për t`u kujtuar.
Sot kemi vdekur të dy.

Të dy:
ti dhe unë,
Evjeni!

Ku je sonte?


Një ëndërr e prapë më zgjoi.
Shpërthim se nga e ku!...
...

Të gjitha i fshiu,
veç t`bukurën e syve të tu.

Dhe me to
në një imazh
lodhem, tretem
pa kufi.

Pres nga lart,
që të më bjerë,
të më bëjë
shkrumb e hi.

Ku je sonte, që të dua
dhe trazoj një oqean?
Ku je shpirt i patrazuar,
që si rob po më mban?!

Ku je sonte, që të pres,
si shiun toka në thatësirë?
Jam vapori,
që pres baticën,
të dal nga kjo cektësirë.

Ku je sonte,
që zjarri më është shuar.
Në zemër të akullit po digjem,
në thelb të tij
jam duke u përvëluar!


E poshtera jete

Kujtime,
tham ne jete ti ruajm
Dhe ti perciellim ne fund`jete.
Ashtu si endrrat t`na mbajne zgjuar
Zgjuar mengjezeve ,t`i rrefejm.


Me pabesi koha me pruri
Te prek e sho nje puhi.
Te loz e cmendem si di vet
Ne virgjerin dashuri.

Te kem me vete sot si bad`
Te me ruajn se mos vdes.
Te thon me vete ;
ky i marr
Pas dekadash
C`ben e c`pret.?!…

Po ja ,
ska me trotuare
As lule maji nga te parat.
Kan vdekur dhe harabelat
Qe hanin grurin tek arat.

Po ja qe s`ka me stol mbi det
Ku puthjet
jo, s`kishin fund.
Te gjitha bere si ti det
Nga ku era te perkund.

Shikoj me endje nje pulebardhe
Ca dallendyshe neper ere.
Dhe nje kufome qe rri perball
E pret nje "plake"
Dallga ta bjere.

Nje urugan me merr pa frike
E me perplas qoshe me qoshe.
Me thot si pa meshire
Ik, ik ….

Permendem,
ne gjumit ve kujtimet
Me teper jeten qe me lodh.
Te ikim ,them nga kercenimet
Retrospektiven t`a harrojm
Zoti larte me degjoi
Me sjell pulebardhat si atehere.
Dashurin,kujtimet marrin
I mbisin ne te madhin det.
….
Mbarova, thash dhe koken tunda
Si nje I pir ku s`di ku shkel
Te putha ,
qava,lotet fshive
Te shava,
E poshtera jete

Përse Serbisë duhet t’i kushtëzohet anëtarësimi në BE




Nga: Dr Arben Cici


...me njohjen e Kosovës, dhe jo vetëm

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është aspak të japë mësime e rrugëzgjidhje për integrimin në Bashkimin Europian të Serbisë apo të Kosovës, e natyrisht as të zgjojë e të ndërsejë mendjet e atyre që ndoshta ditë e natë mendojnë se si t’i pengojmë këto vende të anëtarësohen në NATO dhe në BE. Anëtarësimi në NATO dhe BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) nuk është vetëm qëllim dhe sfidë kombëtare, por edhe rajonale. Çdo vend, në planin e tij të veprimit, që në hapat e parë të këtij procesi të vështirë, nuk përballet vetëm me detyrimin për të kryer plotësisht reformat e brendshme transformuese dhe përshtatëse me ato të vendeve anëtare (NATO-BE). Ai duhet të plotësojë edhe kriterin jashtëzakonisht të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal, atë të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët apo të implementimit të politikës së fqinjësisë së mirë. Si i tillë, ecja apo ndalimi i këtij procesi për një vend ndikon pozitivisht ose negativisht si në vendin (vendet) fqinj ashtu dhe në rajon. Ky zinxhir integrimi përmbushet dhe forcohet e për më tepër funksionon kur të gjitha hallkat (lexo vendet) e tij janë të qëndrueshme dhe të pashkëputura nga njëra-tjetra.


Harta e sotme e anëtarësimit në NATO dhe BE e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Slloveninë, (për arsye studimi) është një mozaik i larmishëm, por te historia individuale e çdo vendi të befason një fenomen i përbashkët. Kriteri i vetos apo i konsensusit të detyrueshëm që anëtarët e NATO-s dhe BE-së respektojnë për të pranuar anëtarë të rinj është përdorur dhe po përdoret nga vendet anëtare (nuk është qëllimi im të analizoj sa i drejtë apo i padrejtë është përdorimi në rastet konkrete) për të kushtëzuar (në media dhe në politikë përdoret termi bllokuar) procesin integrues dhe anëtarësues të një vendi aspirues apo kandidat për në NATO ose në Bashkimin Europian. Ndoshta ekspertët e këtyre strukturave kanë llogaritur kostot jo vetëm financiare (megjithëse në këtë kohë krize ky element fiton përparësi), por edhe politike, edhe ato të sigurisë lokale, rajonale apo euroatlantike të këtyre bllokimeve për të propozuar zgjidhjet e duhura, por nuk duket kështu, të paktën deri tani.

Faktet janë kokëfortë. Sllovenia, me historinë model integruese të një vendi të ish-Jugosllavisë, u anëtarësua në NATO më 29 mars të vitit 2004 dhe më 1 maj të të njëjtit vit u bë anëtare e BE-së. Nuk mund të harrojmë veton dhe bllokimin në vitin 1994 të negociatave BE-Slloveni nga Italia, anëtare e vjetër e BE-së, me kushtëzimin e ndryshimeve të Kushtetutës sllovene për çështjen e njohjes dhe rikthimit të pronave të italianëve të para Luftës së Dytë Botërore. Çështja pastërtish dypalëshe bllokoi procesin shumëpalësh, shumëplanësh dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm të një vendi, i cili duhej të bëhej shembull premtues, për të gjitha vendet e tjera të ish-bllokut komunist, por sidomos të ish-Jugosllavisë, në atë kohë të kredhura në qorrsokakun e nacionalizmit politik, etnik dhe në makthin e një lufte mizore. U deshën disa vite deri sa grindja italo-sllovene të merrte fund. Odiseja e takimeve të MPJ, Suzana Anjeli dhe Zoran Thaler, prodhoi të ashtuquajturin “kompromis spanjoll”, i cili i hapi rrugë nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociimit Slloveni-BE, më 10 qershor 1996 dhe aplikimit të saj formal për anëtarësim në të njëjtën datë.

Çuditërisht historia përsëritet me Slloveninë, por në rol të kundërt. Anëtare e BE-së që në vitin 2004, ajo gati sa nuk bllokon anëtarësimin e Kroacisë në NATO, por bllokon procesin e anëtarësimit të saj në BE. Sërish vetoja e përdorur nga një anëtar i BE-së ndaj një kandidati për një çështje pastërtish dypalëshe. Grindja 18-vjeçare slloveno-kroate për të përcaktuar kufirin tokësor dhe detar mes dy shteteve në zonën e Gjirit të Piranit e rrezikoi anëtarësimin e Kroacisë në NATO në vitin 2009, duke provokuar kërkesën për referendum popullor në Slloveni dhe duke mos lejuar Parlamentin slloven ta ratifikojë atë deri në afatin më të fundit të përcaktuar nga procedura ratifikuese e një vendi anëtar të Aleancës. Bllokimi i negocimit të 10 kapitujve të marrëveshjes Kroaci-BE (8 për t’u filluar dhe 2 për t’u përfunduar) nga ana e Sllovenisë, në dhjetor të vitit 2008, rriti tensionin mes dy vendeve e në të njëjtën kohë nxori në pah edhe një herë pafuqinë bashkeuropiane për t’i dhënë rrugë një çështjeje të tillë dypalëshe. “Komisioni Europian shpreh keqardhjen ndaj vendimit të Sllovenisë për të bllokuar Kroacinë. Në vazhdimësi Komisioni i është përmbajtur pikëpamjes se çështja e kufirit është çështje bilaterale, e cila nuk duhet të sillet në tryezën e bisedimeve për asociim.” Ky ishte reagimi i komisionit nëpërmjet zëdhënëses së asaj kohe Kristina Nagy. Vetëm në qershor 2010 Sllovenia zhbllokoi kapitullin 31 “Për çështjet e politikës së jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes”, duke pranuar në parim zgjidhjen që do të jepej nga gjykimi i arbitrazhit ndërkombëtar ndaj kësaj grindjeje euro-ballkanike. Kroacia e vonuar, është tashmë në pritje të përfundimit të procesit të ratifikimit nga vendet anëtare të BE-së për t’u ulur në Bruksel, në të njëjtën tryezë me fqinjin e saj Slloveninë, duke filluar nga 1 qershori 2013, por duke lënë disa çështje dypalëshe ende të pambyllura me fqinjët e saj. Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, të ndërgjegjshme për çështjet e pazgjidhura akoma me Kroacinë (trashëgimia jugosllave, kufijtë, ende të pambyllura çështja e refugjatëve etj.), shpresojnë të mos gjenden të kushtëzuara në axhendën e tyre europiane prej saj me të drejtën e anëtarit të BE-së.

Vendi tjetër i BP, Maqedonia, aplikoi për kandidat në BE më 22 mars 2004 në Dublin. Ajo merr përgjigje pozitive dhe fiton statusin e kandidatit më 17 dhjetor 2005. Në progres-raportin e vitit 2006 (qershor 2007) të FYROM-it, mes të tjerash citohej se “BE nënvizon se çështja e emrit nuk do të trajtohet gjatë procesit të anëtarësimit (ndonëse qëndrimi i vetos së Greqisë mbetet i pandryshuar)”. Por në rezolutën e Samitit të BE-së (qershor 2008) zgjidhja e çështjes së emrit u shtua si parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë. Sërish bëhemi dëshmitarë se si një çështje pastërtish dypalëshe bllokon anëtarësimin e një vendi tjetër të BP në Bashkimin Europian. Për të njëjtën çështje dypalëshe, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka mbetur pezull që në Samitin e NATO-s në Bukuresht (prill 2008), kur ftesa u bllokua nga vetoja e Greqisë. Pavarësisht ndërmjetësimit të OKB-së për të lehtësuar zgjidhjen dhe nxitjes për gjetjen e “një zgjidhje të pranueshme” (Hillari Klinton), Maqedonia vazhdon të lexojë pothuajse të njëjtën frazë, por të thënë ndryshe, në progres-raportet e përvitshme, duke mbetur në platformën e BE-së dhe të NATO-s, me biletën në dorë dhe me shpresën se treni drejt Brukselit do të ndalet e do të hapë derën edhe për të.

Më vjen në mend edhe viti 1994. “Masakra e 10 prillit” e atij viti shkaktoi tension në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi me deklarata të ashpra dhe qëndrime të denja për një situatë krize marrëdhëniesh dypalëshe deri në largime diplomatësh nga ambasadat e të dyja kryeqyteteve. Greqia, anëtare e BE-së që në vitin 1981, përdori kryesinë e saj gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 1994 për të bllokuar 35 milionë eku, të akorduara nga BE-ja për buxhetin e shtetit shqiptar. Fatmirësisht marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi u normalizuan, çështja e fondit të bllokuar mori zgjidhje dhe më 1996-n u nënshkrua “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit” mes dy vendeve. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në vitin 2009 nuk hasi pengesë bllokuese nga Greqia, si vendi i vetëm fqinj i drejtpërdrejtë, anëtar i NATO-s dhe i BE-së.

Në këtë kontekst, nuk duket, të paktën deri tani, se kryesia qipriote e BE-së e gjashtë muajve të fundit të këtij viti, do të hapë një kapitull të ri për anëtarësimin e Turqisë në BE. Zgjidhja e çështjes së Qipros është bërë pjesë e kalendarit anëtarësues të Turqisë në BE dhe kusht për anëtarësimin e saj. Kjo çështje, në thelb dypalëshe, mes Qipros, një vendi vetëm anëtar të BE-së, perpleks ndaj anëtarësimit në NATO e Turqisë, një vendi anëtar të NATO-s, kandidat për në BE që në vitin 1987, ka më shumë se tri dekada që nuk merr zgjidhje, pavarësisht ndërmjetësimit ndërkombëtar dhe planeve të hedhura në tryezë e të rrëzuara sa nga një palë aq edhe nga pala tjetër. Në nëntor 2009, zv/kryeministri turk Cemil Cicek pohoi se “nëse Turqia do të detyrohet të zgjedhë mes anëtarësimit në BE dhe Qipros turke, zgjedhja e saj do të jetë përgjithmonë pranë Qipros turke. Çdonjëri mund ta kuptojë këtë.” Në këto rrethana, vendi anëtar i BE-së, i cili do të jepte i fundit konsensusin për anëtarësimin e Turqisë në BE mbetet Qipro. Edhe për sa kohë? Nuk e dimë dhe as mund ta parashikojmë… (Vijon)

(Shkrimi pasqyron mendimet personale të autorit)


Arben Cici

Ambassador at Embassy of Albania in Copenhagen
Copenhagen Area, Denmark 
Government Administration
Current
  • Ambassador at Embassy of Albania in Copenhagen
Past
  • Diplomatic adviser of the President at Presidency of the Republic of Albania
  • State Protocol Director at Ministry of Foreign Affairs, Albania
  • Ambassador at Embassy of Albania, Zagreb
Education
  • University of Tirana, Albania
  • Faculty of Translation, University of Algiers
  • Languages Department,University of Constantine, Algeria
Connections
500+ connections
Websites
Twitter
Public Profile

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...