2012-08-21

Enkeleda Zeko: Unë tifozja e Italisë që nuk do t’i braktis kurrë emisionet sportive


Enkeleda Zeko, gazetarja e njohur e TVSH-së, sidomos tani gjatë që gjatë EURO 2012 është edhe ikonë televizive, pasi sytë e çdo sportdashësi janë drejtuar drejt sportit dhe emisionit të saj. Dhe ajo kurrë nuk i zhgënjen teleshikuesit me aftësinë e saj dhe të ftuarit e saj. Në një intervistë për “Tirana Observer” ajo rrëfen jetën e saj sportive. Ajo tregon që është tifoze e Italisë dhe se kurrë nuk do ta braktisë sportin.



Të drejtosh një emision sportiv, përgjegjësi apo kënaqësi?

Është përgjegjësi e madhe por edhe shumë kënaqësi. Kur ke një detyrë të rëndësishme në shërbim të publikut pa dyshim që ndjen përgjegjësi për ta bërë atë sa më mirë. Unë punën time e bëj me shumë dëshirë dhe më jep sadisfaksion.

Sa vite ka që merreni me këtë profesion dhe sa krenare jeni ju për atë që keni arritur deri më sot?

Kam 12 vjet që merrem me gazetarinë dhe kam punuar gjithë këtë kohë në televizion. Kjo ka qenë ëndrra ime, kam luftuar shumë për të arritur deri këtu. Nuk është e lehtë të evidentohesh në media, duhet shumë përkushtim dhe talent. Tani ndihem shumë mirë më veten, nuk kam asnjë peng në jetë, në këto vite jam munduar ta plotësoj vetëm maksimalisht në këtë fushë dhe besoj ia kam arritur.

Të drejtosh një emision ku dominancën e kanë burrat çdo të thotë për ju?

Do të thotë që edhe ne femrat jemi po aq të forta dhe dominante sa ata. Nuk ka pse te bëhen dallime në këtë drejtim, ky është një profil gazetaresk dhe në këtë fushë ashtu si meshkujt edhe femrat kanë lënë gjurmë. Sporti është pak më specifik, po kjo nuk do të thotë që femrat nuk mund ta bëjnë.

Në këtë Kampionat Europian për kë skuadër bëni tifozllëk, meqë dihet se në Botërorin e kaluar ju ishit me Italinë, apo nuk e ndërroni skuadrën e zemrës?

Po me Italinë jam ende. Jo 2 vjet, por edhe sikur 100 të kalonin nuk do ta ndërroja skuadrën time. (qesh) Ndryshe nga Botërori, Italia është në çerekfinale dhe kjo më jep kënaqësi. Unë jam tifoze brenda 90 min, nuk i përjetoj më tepër gëzimet dhe dështimet sportive. Shpresoj që Italia të shkojë sa më gjatë në këtë kompeticion.

Cila skuadër mendoni se do e fitoj këtë Kampionat dhe sipas opinionit tuaj cila skuadër është më e fortë nga e cila duhet të kenë frikë skuadrat e tjera?

Duke iu referuar tifozerisë do të doja të ishte Italia, por mendoj që Gjermania ka më shumë shanse ta fitojë këtë Kampionat Europian. Është ekip më i konsoliduar dhe gjatë fazës së grupeve ka treguar se bën diferencën. Asgjë nuk është absolute, evropianin e futbollit mund ta fitojë edhe një skuadër surprizë, çdo gjë mbetet për tu parë, ky event prandaj është i bukur.

Kohët e fundit po shtohen femrat moderatore në emisionet sportive, ç’mendoni për këtë risi?

Mendoj që është një gjë pozitive, prania e femrës sportit i jep shumë bukuri dhe sharm. Vetëm se duhet të jenë më shumë aktive dhe mos bëhen tërheqëse vetëm me bukurinë e tyre por të tregojnë se janë të afta të drejtojnë edhe debatojnë njëlloj si meshkujt.

Keni ndonjë lojtar të preferuar?

Kam disa lojtarë të preferuar. Njeri është Lionel Mesi por është jashtë Kampionatit Europian. Tani sytë i kam tek kapiteni i skuadrës time Bufon por më pëlqen edhe Gomez apo Ozil.

Kë skuadër do donit të shikonit në ndeshjen finale të këtij Kampionati Evropian?

Duke qenë se tashme dihet si do takohen skuadrat do më pëlqente që në finale të shikoja Francën me Italinë. Jam e bindur që në këtë finale Italia ime do triumfonte, në fund të fundit s’do ta kishte për herë të parë…(qesh)

Nëse do ju kërkohej të drejtonit një emision tjetër, por që nuk do kishte lidhje me futbollin, do hiqnit dorë nga sporti, pavarësisht pagesës që mund t’iju ofrohej?

Jo, asnjëherë nuk do hiqja dorë nga sporti. Unë kam drejtuar edhe evente të tjera jashtë sportit, në fundvit Festivalin e Këngës në RTSH dhe pas tij u riktheva përsëri në punën time. Pagesa nuk ka lidhje kur në mes është pasioni, sporti është puna që më jep kënaqësi por nuk do lija pas edhe aktivitete të tjera. Unë impenjohem në atë që bëj, për mua rëndësi ka që çdo gjë që ka emrin tim të jetë dinjitoze.

Do donit që personi përkrah jush të ishte pjesë e futbollit?

Jo aspak. Dita ime është e mbushur me sport, tek ai njeri dua të gjej qetësi dhe biseda jashtë punës.

Cila është arsyeja që ju bën të jeni kaq të lidhur me futbollin?

Jam shumë e lidhur me punën time dhe rrjedhimisht edhe me sportin. Për një njëri si unë që kohën më të madhe e harxhon në punë dhe angazhohet maksimalisht, kjo gjë është mëse normale. E dua punën time, është një nga motivet që jam e lumtur.

Anisa Cela

Miranda fotografohet nudo, kujdes ata me zemrën





Modelja që ndal frymën e gjithë botës, është fotografuar nudo në teknikën bardhe e zi nga fotografi Laurent Demont dhe fotot e të cilit yllpress.com jua sjell për kënaqësinë tuaj.

iranda Kerr nudo. Tre fjalë që shkojnë së bashku. E bukur, seksuale dhe mama.

Modelja që ndal frymën e gjithë botës, është fotografuar nudo në teknikën bardhe e zi nga fotografi Laurent Demont dhe fotot e të cilit yllpress.com jua sjell për kënaqësinë tuaj.

Nëna seksi Miranda Kerr është modelja më e paguar në botë.

Nëna seksi Miranda Kerr është modelja më e paguar në botë.



Miranda Kerr nudo
Miranda Kerr nudo
Miranda Kerr
Miranda Kerr
Miranda Kerr nudo
Miranda Kerr nudo
Miranda Kerr nudo
Miranda Kerr nudo
Miranda Kerr nudo
Miranda Kerr nudo

2012-08-20

Hoxha që po e sfidon shtetin e Kosovës



Autoritetet komunale të Skenderajt kanë mbyllur xhaminë në fshatin Marinë, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të xhamisë për aktivitete jofetare, mosfutjen e saj nën juridiksionin e Bashkësisë Islame dhe manipulime, siç thuhet, me femra e fëmijë. Iniciatorët për mbylljen e xhamisë thonë se me këtë hap ndërpritet radikalizmi islamik në fshat.

Që nga mëngjesi i sotëm, xhamia në fshatin Marinë të Skenderajt është mbyllur, si për besimtarët, ashtu edhe për vetë Xhemajl (Kastriot) Dukën, i cili ushtroi në të funksionin e imamit, ndërsa hapësirën e xhamisë e shfrytëzoi për aktivitete të shoqatës “Rahma/Mercy”.

Kanë qenë pikërisht këto aktivitete, të cilat ngjallën dyshime te aktivistët për të drejtat e njeriut, të cilët, përmes një peticioni, kërkuan mbylljen e xhamisë dhe largimin e Kastriot Dukës.

Ushtrimi ilegal i funksionit të imamit, keqpërdorimi i xhamisë për aktivitete jofetare deri në orët e hershme të mëngjesit, ardhja e mysafirëve të dyshimtë nga vende të ndryshme, manipulimi me të varfrit dhe bonjakët, e në veçanti me femrat e mitura, janë ndër arsyet që ceken në peticionin, i cili kërkon largimin e Dukës.

Ajnishahe Halimi, një nga iniciatorët e peticionit, të shndërruar tashmë në vendim ekzekutiv të kuvendit komunal, thotë se situata në Marinë është alarmante.

“Unë jam myslimane dhe i përkas besimit fetar islam, mirëpo myslimane dhe respektim të fesë në mënyra tradicionale, siç ka qenë përpara, e jo me një kulturë iraniane a irakiane, sepse nuk kemi nevojë. Situata është më se alarmante, jo vetëm në Drenicë, por në tërë Kosovën me këtë sekt, sepse tërë Kosova, pas luftës, është përfshirë në një ekstremizëm, radikalizëm të fesë, gjë që çon te fundamentalizmi islamik”.

“Unë do të doja të ik nga ky fundamentalizëm islamik. Ne kemi qenë të shqetësuar. Për këtë kemi bërë peticionin, i cili u nënshkrua nga 6 mijë qytetarë”, thotë Ajnishahe Halimi.

Por, Kastriot Duka nga Elbasani, që tashmë ka ndryshuar emrin në Xhemajl, një ditë para se të mbyllej xhamia, në njërën nga dhomat e saj të shndërruar në zyrë, hodhi poshtë akuzat.

Ai, madje, akuzoi iniciatorët e peticionit, se kanë mbledhur nënshkrime të rreme.

“Ka marrë nënshkrime të rreme, ka manipuluar në emër të Albin Kurtit. Ky nuk është vendim i drejtë, sepse shteti është i ndarë nga xhamia. Ne kemi bashkësinë islame në Kosovë, e cila ka të drejtë dhe kompetencë ta mbyllë xhaminë kur ka baza”.

“Por, megjithatë, ne jemi në negociata me Bashkësinë Islame dhe shumë shpejt do ta zgjidhim problemin e xhamisë së Marinës”, tha Duka.

Pretendimet për nënshkrime të rreme hidhen poshtë jo vetëm nga Halimi, por edhe nga udhëheqësit e komunës së Skenderajt. Nënkryetari Abdyl Ymeri dyshon se aktivitetet në xhami ishin në përputhje me rregullat e Bashkësisë Islame.

“Kjo xhami nuk i është përgjigjur as Bashkësisë Islame dhe aktivitetet që i zhvillon aty, për neve janë të dyshimta”, thotë Ymeri.

Por, Duka thotë se përmes organizatës së tij, “Rahma/Mercy”, ndihmon 550 familje në Drenicë me nga 20 euro në muaj.

Në Marinë, shumica e banorëve kanë familjarë të vrarë në luftë. Ata thonë se shoqata “Ramha/Mercy”, me seli në Angli, vazhdimisht u ka ndihmuar në ushqime, por edhe në të holla.
Shefkije Mëziu është njëra nga ato që thotë se ka përfituar.

“Janë shpifje. Hoxha na ka ndihmuar të gjithëve me shpirt. Për hoxhën s’ka çka thotë askush. Atë ditë që ta heqin hoxhën nga këtu, sidomos kush ka jetimë, mbaron krejt”, thotë Mëziu, e cila pranon se merr 20 euro në muaj nga shoqata “Ramha/Mercy”, mirëpo është shteti ai që i paguan më shumë asaj - nga 135 euro në muaj, si kompensim për humbjen e të shoqit në luftë.

Ndryshe, në faqen e saj të internetit, shoqata humanitare “Rahma/Mercy”, e themeluar në vitin 1999, shkruan se, fillimisht, synim kryesor kishte ndihmën për refugjatët kosovarë, e më vonë për bonjakët.

Por, sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, ndihmat zakonisht janë kushtëzuar me lojalitetin e treguar ndaj z.Duka, që nënkupton dërgimin e fëmijëve në xhami për mësime kuranore, e në këtë rast edhe mbulimin e vajzave të vogla.

Në internet, madje, qarkullon një video, ku Duka mbulon vajzat 6 - 7-vjeçare. Vetë z.Duka pranoi se vajzat janë mbuluar, por tha se kanë pasur pëlqimin e prindërve.

Ajnishahe Halimi
“Ne jemi myslimanë, vajzat i mbulojmë me shamia, pa marrë parasysh moshën... Puna e shamisë është në liri të besimit të tyre. Çdo prind e dërgon fëmijën në xhami. Unë jam prind, fëmija im ka qejf të vishet me këtë uniformë. Dakord jam me këtë, por kjo është liri e besimit të fëmijëve”, u shpreh Duka.

Sidoqoftë, aktivitetet e Dukës nuk janë parë me sy të mirë as nga vetë Bashkësia Islame. Për më tepër, është kjo e vetmja xhami, apo Duka i vetmi imam, që nuk është në juridiksionin e kësaj bashkësie. Duka i tha Radios Evropa e Lirë se tani është në negociata për të zgjidhur problemin me Bashkësinë Islame.

“I nderuari kryeminam Sabri Bajgora na ka dhënë fjalën se shumë shpejt do të afrohet, do të vijë këtu për të diskutuar çështjen e xhamisë dhe na dha fjalën se unë do të shkoj atje, do ta zgjidhim këtë problem në mënyrën më të bukur, më të mirë, që të kënaqet hoxha, banorët e fshatit dhe ne si Bashkësi Islame”, deklaroi Duka.
Fshati Marinë
Ky interesim për të negociuar me Bashkësinë Islame vjen pas disa vjet shpërfilljeje që Duka i bëri kësaj bashkësie. Kryemimami i Kosovës, Sabri Bajgora, thotë se nuk ka kurrfarë negociatash me Dukën.

“Absolutisht, as që kam kontaktuar me të që nga viti 2003, as që kam negociuar me Dukën, e as që kemi ndërmend të negociojmë me të. Z.Duka nuk i është përmbajtur marrëveshjes së vitit 2003 dhe 2009 për konkurs, prandaj për ne 'çështja Duka' është e përfunduar dhe ne kërkojmë që sa më shpejt imami legjitim Hoti ta marrë detyrën e vet në xhaminë e Marinës”, shprehet Bajgora.

Sidoqoftë, banorët e Marinës kanë paralajmëruar për nesër një protestë kundër largimit të Dukës nga fshati Marinë.

Por, qytetarët e Skenderajt, që nënshkruan peticionin, kërkojnë që ushtrimi i fesë islame të jetë edhe më tej tradicional dhe jo të sillen praktika më radikale, që mund të çojnë në fundamentalizëm islamik.

Në të vërtetë, një shqetësim për ekstremizmin fetar në Kosovë, përkatësisht për Lëvizjen WAHABBI, e pati shprehur që në vitin 2007, në një raport të saj, Ministria e Punëve të Brendshme.

Në raport thuhet se Lëvizja WAHABBI në Kosovë ka filluar të përhapet në përmasa më të vogla menjëherë pas përfundimit të luftës, ndërsa metodologjia, të cilën e ka aplikuar në Kosovë, ka qenë përmes organizatave të ndryshme humanitare dhe joqeveritare, kinse duke i ndihmuar popullatës civile, ndërsa qëllimi i saj kryesor ka qenë përhapja e ideve WAHABBI-ste".

Në raport vlerësohej se aktivitetet e pjesëtarëve të kësaj lëvizjeje në Kosovë ishin në fazën e krijimit të infrastrukturës së tyre.



Rreziku për të cilin flet një raport i Policisë së Kosovës për radikalizimin e Islamit në Kosovë nuk është vështirë të verifikohet në ligjëratat që mbajnë në xhami apo predikimet që i bëjnë në kanalet e tyre në youtube disa imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës. Njëri prej tyre mendon që shtetin që e udhëheq një femër “i ndodh kiameti”, thuhet në hulumtimin e Qendrës Kosovare për Gazetari. Kastriot Duka apo“Hoxhë” Xhemajl Duka me origjinë nga Elbasani, po e sfidon tërë shtetin e Kosovës duke mos ia respektuar vendimin që ia kishte shqiptuar para dy vjetësh. I larguar me urdhër gjykate në mars të vitit 2010, pa të drejtë kthimi në Kosovë për tre vjet, Xhemajl Duka megjithatë ka hyrë në territorin kosovar.

 

Feja islame në Kosovë i ka rrënjët e saj pas pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane. Periudha kur feja islame me të madhe është përhapur ndër shqiptarët është prej vitit 1389 deri më 1912, ndërsa tani, sipas të dhënave zyrtare të Bashkësisë Islame: 90 për qind e popullatës që jeton në Kosovë janë myslimanë; 6 për qind janë ortodoksë;3 për qind katolikë dhe 1 për qind të tjerë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e para udhëheqëse femër e një vendi ballkanik, gjatë një darke në Varshavë që e ka pasur në maj të vitit 2011 me presidentin amerikan, Barack Obama, lidhjen e kosovarëve me fenë e ka sqaruar si lidhje individuale me Zotin, aty ku shteti nuk përzihet.

Në shtetin e Jahjagës, Kosovë, ekziston një grup i njerëzve që thonë se shteti që udhëhiqet prej një femre, aq më tepër të pambuluar me shami, rrezikohet prej “kiametit”. Imami i xhamisë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, Fadil Sogojeva, nuk e thotë asnjë fjalë të keqe për presidenten Jahjaga, megjithatë ai si shembull që “kiameti” po i ndodh Kosovës për shkak se Jahjaga po e udhëheq Kosovën, e përmend përhapjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar në përmasa tejet të mëdha.


Këtë grup të imamëve e acaron tej mase edhe miratimi i Ligjit për arsim që nuk lejon futjen në shkollat publike të vajzave të mbuluara.
Në opinion grup i njerëzve që njihen si “Wahabistë”, janë njerëz me mjekra të gjata dhe pantallona deri te neni i këmbës, ndonëse ata nuk e pranojnë se janë të tillë. Përhapja e ideve të tyre dhe ushtrimit i ndikimit gjithashtu ndihmohet shumë edhe përmes propagandës në internet dhe shkrimeve në media.


Një nga imamët më të njohur për qëndrime të tilla është edhe hoxha i xhamisë më të madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, i cili në një prej intervistave dhënë në Klan Kosova ka sugjeruar që flamuri kombëtar i shqiptarëve të ketë të shkruar edhe në arabisht fjalën “La Ilahe Il Allah” (S’ka Zot tjetër përpos Allahut).
Te jo pak të rinj kosovarë që marrin pjesë rregullisht në ligjëratat e këtyre imamëve, ndikimi dhe lojaliteti tej mase i madh vërehet te pyetjet që i bëjnë. Njëri pyet nëse ka të drejtë që të dalë me bashkëshorten e tij dorë për dore, tjetri pyet nëse është haram të pihet “Coca-cola”…etj. (Ligjërata të marra nga youtube.com, ligjërues Mazllam Mazllami, Prizren, Enes Goga - Pejë).


Bashkësia Islame e Kosovës gjatë bisedës me QKGH fillimisht e pranon se ka imamë të tyre që vetëm mënyrën e lutjes e kanë pak më ndryshe. Megjithatë kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, dhe Afrim Sadriu nga zyra për media, kur pyetën nëse përkrahin predikimet e disa prej imamëve të lartpërmendur, e pranojnë që disa prej tyre edhe predikimet i kanë ndryshe prej asaj që e thotë zyrtarisht BIK-u dhe se disave prej këtyre imamëve “u është tërhequr vërejtja”.
Ngatërrimi i wahabistëve me salafistë arabë nuk bëhet vetëm në Kosovë, pasi dallimi që ekziston mes tyre është si një fije peri, ndonëse sipas profesor Ahmad Mousalli, ligjërues në Universitetin Amerikan të Bejrutit, ky dallim shumë i vogël është i një rëndësie të veçantë.
Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese ka siguruar edhe një raport top-sekret të Policisë së Kosovës, i para disa vjetësh, që flet për rrezikun e wahabizmit në Kosovë.
“Sipas tyre (wahabistëve) ata edhe mund ta vrasin një mysliman tjetër që nuk i takon sektit të tyre.) etj., të cilët veprojnë pothuajse në tërë territorin e Kosovës, ndërsa shumë nga anëtarët e këtyre sekteve njihen edhe si persona mjaft ekstremistë”, thuhet në faqen e parë të këtij raporti.
Ky raport trefaqësh që është konfirmuar se i është dorëzuar kohë më parë edhe Komisionit Parlamentar për Siguri (mandati 2007 – 2010) nuk identifikon organizata dhe persona konkretë si wahabistë, por flet hapur për rrezikun çdoherë e në rritje nga përhapja e kësaj rryme.
Policia kosovare nuk ka pranuar të përmendë ndonjë organizatë, të cilën e dyshojnë për veprimtari të tillë.
Kompania amerikane “JCB Consulting” në dokumentin e tyre të vitit 2002, në një raport special për presidentin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i titulluar: “Financimi i terrorizmit, rrënjët dhe trendët e financimit të terrorizmit”, flet edhe për bastisje që UNMIK-u ka bërë nëpër organizata për këtë qëllim. Aty përmendet krijimi i një komiteti prej Mbretërisë së Arabisë Saudite që do kontrollonte fondet që jepen për organizata fetare humanitare edhe për Kosovën. Sipas dokumentit të “JCB Consulting”, “UNMIK-u ka bastisur një shtëpi që ishte marrë me qira nga “Saudi Joint Relief Committee” në Prishtinë, bastisje kjo që është bërë në prill të vitit 2000. Kjo organizatë (e krijuar nga Mbretëria e Arabisë Saudite) punonte si mbulesë për disa prej operativëve të Osama bin Ladenit, përfshirë edhe ish-drejtorin e këtij komiteti, Adel Muhammad Sadi Bin Kazem dhe Wael Hamza Julaidan (sekretari i përgjithshëm i Trustit Rabita në Pakistan dhe një prej bashkëthemeluesve të Al-Kaidës e deklaruar si organizatë terroriste nga Qeveria e SHBA-së në vitin 2002”.
Të njëjtën bastisje e përmend edhe Shaul Shay, në librin e tij “Islamic Terror and the Ballkans”, ku ndër të tjera thuhet se “ka qenë evidente se SJRC ka shërbyer si mbulesë për aktivitetet e njësive terroriste dhe për transferimin e fondeve dhe organizimin e aktiviteteve në Ballkan”.
Rasti i vetëm, që të paktën dihet në opinion, kur shteti i Kosovës ka ndërhyrë kundër personave që janë të dyshuar për përhapje të ideve ekstreme fetare ka qenë ai i Marinës në Skenderaj. Atëkohë shteti kishte vendosur largimin e personit Kastriot Duka që në opinion paraqitej si hoxhë, por që asnjëherë nuk e kishte marrë miratimin e organizatës së vetme e cila ka të drejtë të japë këtë titull në Kosovë, Bashkësisë Islame të Kosovës. Largimi i tij për në Shqipëri përmes pikës kufitare të Vërmicës u bë në praninë e kamerave televizive, ndonëse, siç zbulon QKGH, ai është kthyer në Kosovë heshtazi, me gjithë vendimin se është “persona non grata”.
Kastriot Duka apo“Hoxhë” Xhemajl Duka me origjinë nga Elbasani para dy vjetësh sfidoi seriozisht tërë Bashkësinë Islame të Kosovës. Tash ai po e sfidon tërë shtetin e Kosovës duke mos ia respektuar vendimin që ia kishte shqiptuar para dy vjetësh. I larguar me urdhër gjykate në mars të vitit 2010, pa të drejtë kthimi në Kosovë për tre vjet, Xhemajl Duka megjithatë ka hyrë në territorin kosovar.
H. K., kontakti kryesor i organizatës arabe të Dukës në Marinë, i ka thënë QKGH-së se shteti kosovar nuk arriti ta ndalojë për tre vjet hoxhën e vetëshpallur.
Përzënia e tij nga Kosova u bë pas dorëzimit të një peticioni në Kuvendin Komunal të Skënderajt të nënshkruar nga gjashtë mijë persona.
Peticioni ishte menaxhuar nga shoqata “Prehja”, udhëheqësja e së cilës, Ajneshahe Halimi, në vitin 2010, i kishte thënë televizionit Top Channel se në xhaminë e ndërtuar nga Duka “zhvilloheshin aktivitete, si ardhja dhe bujtja e mysafirëve të ndryshëm nga vise të ndryshme të botës dhe organizimi i shumë ceremonive që janë në kundërshtim me islamin”.
Ndërkombëtarët kanë bërë eksperiment me Kosovën në këtë aspekt, është akuza shumë e rëndë që e bën Bajram Rexhepi, ministër i Brendshëm i Qeverisë së Kosovës.
Ai e kujton kohën sa ka qenë kryeministër, sidomos mes viteve 2003 e 2004, kohë që ende rrymat e reja me tendencë radikale nuk kishin as xhemat e pothuajse fare ndikim. Atëkohë kryeministri Rexhepi kishte propozuar hartimin e një projektligji, i cili do të ndalonte menjëherë aktivitetet e të gjitha organizatave të të gjitha feve që vërehet se po përhapin ide ndryshe nga forma tradicionale.
Mirëpo për këtë gjë unë kam pasur pengesa nga Këshilli i Evropës në Strasburg., nga zyrtarët më të lartë. Ai tregon se ka pasur raste kur edhe interesi shtetëror është rrezikuar, p.sh. fundamentalizëm apo vehabizëm, ndërsa thotë se ka pasur raste kur pas arrestimit gjykatat i kanë liruar për shkak se gjyqtarët kanë kërkuar shumë më shumë argumente.

Fotot që nuk dëshironi t’ia tregoni askujt!


Replike me ty Edo!




Altin Goxhaj

Leter e hapur per Edi Ramen nga avokat Altin Goxhaj, nje nder themeluesit e shoqerise civile dhe militues i saj qe prej 1992: Edi Rama, ti bashke me banden tende sorosiane je xhelati dhe varrmihesi i Shoqerise Civile 

Edo me ke habitur perseri dje por kete here me shume sepse po ankohesh per Shoqerine Civile, dhe po na tregon ne intervisten e fundit se "Rrjeti i kundershtise qytetare te Shoqerise Civile qe ishte aq aktiv deri diten kur Saliu u rikthye ne pushtet, eshte zhdukur pa nam e nishan". Kete se gelltitkam dot! E thene nga ty o Ed Rama! Si ka mundesi?! Ne fakt ka ik turpi me kohe thone nga Shqiperia por gjithsesi perseri me stonoi ne vesh kjo batute e jotja! Ne 2003 botova te Shekulli nje replike me Mustafa Nanon dhe Eduard Zaloshnjen ku paralajmerova mbi shkretimin e shoqerise civile dhe te aftesise per kundershti qytetare ne nje te ardhme te afert dhe i vura gishtin ne plage semundjes: keqperdorimin nga MJAFT-et dhe ata qe qendronin pas tyre dmth ty dhe Soros sic e dine te gjithe tashme. Nese ka nje shkak qe shoqeria civile eshte zhduk "pa nam e nishan" ne te shoqerise civile e dime si quhet: Edi Rama & Soros. Sepse sot ne Shqiperi jane 15 organizata qe te kane sherbyer ty me bilanc vjetor mbi 1 milion euro secila dhe per cudi jane te gjitha krijesa te Soros dhe ne sherbim te ardhjes tende ne Bashki dhe Parti Socialiste. Dhe per kete u desh shkretimi i shoqerise civile nga kerbaci sorosian dhe censura jote mediatike dhe s'po flas thjesht per sot por per nga viti 2000 e ketej, besoj te kujtohet apo jo! Sot Shoqeria Civile eshte gjithcka ti dhe shtrati yt politik dhe financiar sorosian projektuat ne 2000 dhe ti vete je krijese politike sorosiane qe ne 1992 kur disa spiune sigurimi dhe ish-sekretare te KQ te Rinise e emeruar nga Fron Nazi per te drejtuar ate fondacion dh Fondacioni yt Soros ndryshe nga cdo donator tjeter ne Shqiperi, ishte "materniteti, kopshti, shkolla dhe vete shtepia" politike, mediatike dhe financiare jotja o Ed Rama dhe ti dhe shefat sorosiane jeni nder te paktet qe me kuptoni kur ua kujtoj. Ky Fondacion krijoi programe qe me pas u quajten Spinoff-e dhe me pas OJF te Pavarura me kapital fillestar 200-300 mije USD per te "konkurruar" te lira ne tregun e donacioneve dhe gjithe njerezit e tyre ishin njerezit e Soros dmth edhe te tute. Kjo lloj shoqeri civile ku nje pjese e tyre tashme i ke ne Parlament apo ne Parti, qe Ju krijuat si pasoje e milionave dollareve te Soros pushtoi karriket e stafeve shqiptare te te gjithe donatoreve te Tiranes dhe krijoi monopolin e famshem sorosian te donacioneve nderkombetare. 

Shoqeria Civile kishte vetem nje alternative per te ekzistuar (dmth per te pasur zyra minimale, pajisje, mundesi per te paguar salla aktivitetesh dhe eksperte, etj.) ate te gjetjes se mikut sorosian cka me ardhjen tende ne pushtet do te thote te te sherbente ty ne kohen dhe vendin qe ty do te te duhej! Ne ate kohe si Nano dhe Berisha s'kishin asnje influence ne shoqerine civile sepse cdo gje kontrollohej nga Soros sepse edhe fondacionet e tjera njerezit e Soros kishin aftesi ti asimilonin duke i sorosizuar dhe diten qe ti u bere Minister i Kultures Soros hapi cekun e bardhe per kedo qe do te mbeshteste shkelqimin tend parazitar atehere kur ti do te vendosje, madje dhe organizata qe drejtoja une perfitoi ne ate kohe dhe mua si njeriu qe te organizoja ty fushatat elektorale me vune ne Bordin e Shoqerise Civile te Fondacionit Soros (por jam i vetmi qe per pak kohe dhashe doreheqje duke e akuzuar Fondacionin per skemat e veta korruptive qe synonin shkretimin e shoqerise civile). 

Me pas kur ti vendose te rrezoje Nanon dhe te merrje Partine dhe s'kishe me nevoje per OJF qe prodhonin sukses per politikat kulturore dhe rinore qe ti te merrje meritat, kuptove qe te duhej nje shoqeri civile tjeter, nje shoqeri civile pisqolle per te qelluar Nanon dhe me pas Berishen qe te merrje te gjithe Shqiperine, per vete dhe per ate oktapod qe te krijoi si politikan! Dhe shpike MJAFTin ndersa spinoffet e Soros qe ishin transformuar ne OJF te konsoliduara do te te sherbenin si shtrat i pisqolles tende mediatike. Qendra e Medias e Soros qe kishte investuar miliona dollare per prosperitetin personal te gazetareve te rendesishem shqiptare krijuan modelin mediatik te ri super te financuar nga spotet te shoqerise civile pisqolle mediatike anti Nano per momentin dhe anti Berisha dhe per pasoje shoqeria civile e pa veten pa fonde, pa media, pa zyra, pa salla aktivitetesh, pa eksperte, pa asnje mundesi prosperiteti dhe e vetmja alternative qe u mbetej ishte te te sherbenin ty si fisheke per pisqollen model MJAFT2003 nga nje ane dhe mbi te gjitha te mos guxonin kurre, as ne enderr te te kritikonin ty apo bashkine qe pak nga pak po betonizonte cdo hapesire publike, sportive apo kulturore nga lejet e tua klienteliste te ndertimit per deputetet dhe mbeshtetesit e tu te ardhshem. 

Ti Edi Rama e mban mend se pergjate mbreterimit tend 8 vjecar (2000 - 2008) ne krye te Bashkise askush, asnje OJF, asnje drejtues OJF nuk guxoi te artikulonte sikur edhe nje fjale te vetme kunder menyres se si ti betonizoje qytetin apo si i braktisje femijet pa hapesira, romet te perbuzur, pensionistet te perjashtuar, te varferit apo te semuret pa mbeshtetje sociale apo financiare! Askush per be nuk guxoi per 8 vjet nderkohe qe mbi Nanon dhe Berishen OJFte organizonin me dhjetra protesta ne rruge e le me ne televizione dhe gazeta. Ne 2008, me shume protestam dhe debatuam ne OJFte e mbijetuara nga cikloni sorosian ne media se sa ti dhe Partia jote per Gerdecin se ti kishe halle te tjera per te konsoliduar pushtetin tend absolut ne krye te Partise dhe me pas si Kryemister i gjithepushtetshem. Pergjate vitit 2003 - 2008, shoqeria civile u shkaterrua dhe u shkretua me qellimin e vetem qe Veliaj, dhe miku yne i perbashket i koordinuar ne ate kohe ngaty, Kreshnik Spahiu (apo jo;-), te faktorizoheshin qe te rrezonin Nanon dhe me pas te rrezonin dhe Berishen dhe keshtu Komiteti Qendror i ri i Shqiperise dmth oktapodi Sorosian te kontrollonte Shqiperine. 

Edi Rama, ti e di se ne 2008 une isha i vetmi shqiptar i shoqerise civile qe guxova dhe organizova protesten e pare ne 10 vjet kunder menyres tende te qeverisjes dhe kete e bera me 99 uturake qe ne total me kushtoi 99 Euro dhe papagalli yt Shalsi me shau me liber shtepie para gjithe televizioneve dhe me kercenoi me jete (me "banjo kimike") sepse ti nuk ishe mesuar te te duroje kritiken per me teper nga ajo shoqeri civile qe ti mendoje se e kontrolloje me kerbacin dhe karoten sorosiane. Dhe arsyeja e shperthimit tend unik ndaj nje aktivisti te shoqerise civile ne 20 vjet me 12 gjyqe dhe kallezime penale (njesoj si Putini) nuk me synonte mua (kete e kam ditur gjithmone) por te Tjeret, aktivistet e shoqerise civile qe te mos guxonin. Ne ate kohe rrjeti yt sorosian u habit kur me pa ne televizione sepse mendonte se me kishte heq qafe me kohe ndaj dhe filloi kalvari i presioneve dhe dhunes me cdo lloj mjeti dhe forme sorosiane. Meqe ra fjala shume harxhoi Soros per te sponsorizuar nje nder gjyqet ne ate kohe me 75 mije dollare por kot i shkuan parate se po i fitoj te gjitha gjyqet sepse me detyrove te behesha avokat per te mbrojtur veten nga dhuna dhe shantazhi yt ne gjykata dhe prokurori. 

Edi Rama, bej c'ke per te bere por mos e permend me rrenimin e shoqerise civile nga Berisha, se i acaron te gjithe ata qe kane investuar ne shoqerine civile, i acaron aq shume sa edhe intervisten tende te fundit per shoqerine civile ma sollen gjithe nerva me e-mail, me link, ma postuan ne Facebok, ma derguan ne Twitter, ma dhane kopje gazete mbi 8 njerez te shoqerise civile te dikurshme apo te sotme. Ishin shume te acaruar. 

Edi Rama fol c'ke per te fol, por te lutem, mos bej sikur po shqetesohesh per zhdukjen pa nam dhe nishan te shoqerise civile sepse ti je xhelati dhe varrmihesi i saj bashke me banden tende sorosiane. 

Fatos Klosi, trafikant armësh


Luftën e UÇK-së e shihja ndryshe nga Sali Berisha!

Fatos Klosi
Fatos Klosi
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Fatos Klosi, i është kundërpërgjigjur zëdhënëses së kabinetit të kryeministrit Sali Berisha, njëherësh ministre e Integrimeve, Majlinda Bregut, në lidhje me akuzat për trafikim armësh.


“Lufta me ushtrinë serbe në Kosovë, nuk bëhej me llastiqe dhe unë kam bërë atë që më është dukur më e mira për kombin tim, shpesh, edhe duke u përplasur me shefat e mi. Nuk e di me se merrej zonja Bregu në atë kohë, se sa për shefin saj, e di mirë”, ka thënë Klosi, raporton www.shqiptarja.com.
Bregu në deklaratën e saj e ka akuzuar Klosin se ka qenë në ndjekje nga Sigurimi sekret shqiptar, për bashkëpunim me agjenci të huaja sekrete dhe për trafikun e armëve.
“Dua t’i ritheksoj zonjës Bregu, se shefi e ka futur në një hulli gënjeshtrash, që vetëm ai di t’i sajojë... Për sa i takon akuzës së trafikut të armëve, që unë paskam bërë, duhet t’i kujtoj zonjës Bregu se luftën për çlirimin e Kosovës unë e kam konsideruar dhe trajtuar në mënyrë shumë të ndryshme nga ç’e trajtoi shefi i saj”.
“Unë nuk i kam parë kurrë luftëtarët e UÇK-së si ‘marksistë të pandreqshëm’, por i kam konsideruar si djem e vajza, që po rrezikonin jetën për një kauzë, që duhet ta përkrahnim të gjithë shqiptarët”.





Majlinda Bregu
 Zëdhënësja e qeverisë, njëkohësisht ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka reaguar kohe me pare mbi emërimin e kundërshtuar rë Visho Likës si kreu i ri i SHISH.
“U bë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike".

Gjatë një konference për shtyp, Bregu tha se, qeveria ka besim të plotë se zoti Visho Lika ka të gjithë integritetin, aftësitë dhe përkushtimin për të përmbushur me eficencë dhe dinjitet të plotë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, detyrën e lartë të Ddejtorit të SHISH-it, të besuar nga Presidenti i Republikës".

Bregu ka sulmuar kreun e PS-së, Edi Rama se, "për të mbuluar me zhurmë aktin e papërgjegjshëm të bllokimit të heqjes së imunitetit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe shpura e mediave që ai kontrollon, kanë shpërthyer këto ditë në një stuhi histerike, gjoja në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve shtetërore, të cilat, sipas tyre, qenkan vendosur në sundim njëpartiak apo në sundimin e Partisë Demokratike".
Bregu për Neobllokmenët
"Qeveria u rikujton shqiptarëve se janë neobllokmenët, ata që erdhën me dhunë në pushtet në vitin ’97, që nxorën me dhunë dhe polici nga zyra, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata. Janë neobllokmenët ata që instaluan po me dhunë, në emër të pavarësisë së gjyqësorit, si kryetar të Gjykatës Kushtetuese anëtarin e byrosë politike të PS-së, Fehmi Avdiun, njeriun që në vitin ’89 kishte dënuar me varje disidentë të pafajshëm. Janë neobllokmenët ata që për të rrënuar pavarësinë e institucioneve shtetërore, vendosën në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në krye të Gjykatës së Lartë të vendit dhe Bankës së Shtetit, tre ministra të qeverisë socialiste, përkatësisht zotërinjtë Ilir Panda, Thimio Kondi dhe Shkëlqim Cani. Këta dy të fundit njëherazi edhe anëtarë të Kryesisë së PS", tha Bregu.
Ndërkohë, ajo vuri në dukje se, "kjo mazhorancë ka votuar për kryetar të Gjykatës Kushtetuese një gjykatës, i cili nuk ka qenë kurrë anëtar i ndonjë partie dhe që nuk ka dhënë kurrë dënime politike."

Kurse sot, ajo kujton se, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka si nënkryetar një jurist të respektuar që ka punuar me ndershmëri prej 16 vjetëve në administratën e këtij shteti, asnjëherë anëtar i ndonjë partie. Po ashtu sipas Bregut, Gjykata e Lartë ka për kryetare një gjykatëse me karrierë të pandërprerë si gjyqtare nga viti ‘87 e gjer sot, e që nuk ka vendosur për vrasjen e ndonjë njeriu të pafajshëm. Sot, Banka e Shtetit drejtohet nga një bankier me karrierë të pandërprerë bankare prej mbi 20 vjetësh dhe i propozuar në mandatin e tij të parë nga qeveria socialiste.

"Neobllokmenët nuk mund të pranojnë pushtetin e shumicës, ndaj dhe sot ata kërkojnë Kushtetutën e sundimit të pakicës, por kjo nuk do të ndodhë kurrë në këtë vend. Kohërat e etërve të tyre nuk kthehen më. Stuhia histerike e z. Rama dhe shpurës së tij kulmuan pas lirimit nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri, i emëruar në janar të 2005 në këtë detyrë nga qeveria socialiste. Rama që derdh lot për largimin, në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit të zotit Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Visho Lika, harron se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike", vijon deklarata e ministres Bregu.
Bregu për Klosin

Ajo e cilësoi qesharake pretendimet e PS-së kundër zëvendësimit pas tetë vjetësh të drejtorit të SHISH-it në një kohë kur qeveritë socialiste, gjatë tetë viteve në pushtet, ndërruan tre drejtorë të këtij shërbimi. "Ata nuk ngurruan të vendosin në krye të këtij institucioni, në emër të depolitizimit, anëtarin e kryesisë së PS-së, Fatos Klosin, të ndjekur për lidhje agjenturore me shërbime të huaja, nga shërbimet e vendit dhe të akuzuar botërisht si trafikant armësh", vijon më tej Bregu.
Visho Ajazi sipas Bregut

Ndërkohë, sipas saj, "SHISH drejtohet sot nga zoti Visho Ajazi, një personalitet i shquar i vendit, jo partiak, me një karrierë akademike dhe zyrtare ndër më të shkëlqyerat". Ai u ftua në Shqipëri në kuadër të programit të Ekselencës dhe Brain Gain-it të qeverisë shqiptare, për të kontribuar në zhvillimin e këtij vendi.
Nga viti 2009 e në vazhdim, Ajazi ka dhënë një kontribut madhor në projektet më kryesore të Shqipërisë dixhitale. Ai ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në forume të rëndësishme ndërkombëtare të fushës dixhitale si: Këshilltar i Lartë Politik për mbrojtjen kibernetike pranë NATO-s, koordinator kombëtar për programet FP7-ICT dhe anëtar komiteti për FP7 -ICT pranë Komisionit Europian.


Fatos Klosi, trafikant armësh 




Fatos Klosi është një nga njerëzit e njohur si trafikant armësh. Majko kërkoi shkarkimin e tij për kontrabandë.
Vetë Kryeministri Majko, menjëherë sapo ka marrë detyrën e tij si Kryeministër, veprimi i parë që ka ndërmarë ka qenë ai i kërkesës për shkarkim të Fatos Klosit. Majko e motivonte kërkesën e tij ndaj Klosit, për implikim në kontrabandë. Megjithëse kërkesa e tij u zyrtarizua tek Presidenti i asaj kohe, Meidani, ajo nuk mundi që të realizohej.

Vetë Meidani ishte një mik i afërt me Klosin, dhe një nga propozuesit e tij për postin e kreut të SHIK. Marrëdhëniet e Majkoso me Klosin kanë qenë të ftohta dhe të tensionuara në atë kohë. PS gjatë tetë viteve në qeverisje ndryshoi tre drejtorë të Shërbimit Informativ.

"Zoti Rama dhe suita e tij mediatike bëhen qesharakë kur çirren dhe vajtojnë se u zëvendësua pas tetë vjetësh, drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërkohë që qeveritë socialiste, gjatë tetë viteve në pushtet, ndërruan tre drejtorë të këtij Shërbimi dhe nuk nguruan të vendosin në krye të tij, në emër të depolitizimit, anëtarin e Kryesisë së PS-së, Fatos Klosin, të ndjekur nga shërbimet e vendit, për lidhje agjenturore me shërbime të huaja dhe të akuzuar botërisht si trafikant armësh, i shkarkuar nga Kryeministri Majko për kontrabandë", u shpreh dy ditë më parë Zëdhënësja e qeverisë njëherazi dhe ministre e Integrimit, Majlinda Bregu.

Ministrja Bregu kujtoi se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike. Ministrja Bregu u shpreh se, neobllokmenët nuk mund të pranojnë pushtetin e shumicës, ndaj dhe ata kërkojnë Kushtetutën e sundimit të pakicës, por kjo nuk do të ndodhë kurrë në këtë vend.

Bregu kujtoi se, kohërat e etërve të tyre nuk kthehen më. "Neobllokmenët nuk mund të pranojnë pushtetin e shumicës, ndaj dhe sot ata kërkojnë Kushtetutën e sundimit të pakicës, por kjo nuk do të ndodhë kurrë në këtë vend. Kohërat e etërve të tyre nuk kthehen më. Stuhia histerike e zotit Rama dhe shpurës së tij kulmuan pas lirimit nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri, i emëruar në janar të 2005 në këtë detyrë nga qeveria socialiste.

Zoti Rama që derdh lot, këto ditë, për largimin, në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, të zotit Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Visho Ajazi, harron se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike", u shpreh ministrja Bregu. Ajo u shpreh se, aktualisht Shërbimi drejtohet nga zoti Visho Ajazi, një personalitet i shquar i vendit, jo partiak, me një karrierë akademike dhe zyrtare ndër më të shkëlqyerat.

Brugu tha se, zoti Ajazi u ftua në Shqipëri në kuadër të programit të Ekselencës dhe Brain Gain-it të qeverisë shqiptare, për të kontribuar në zhvillimin e këtij vendi. "Nga viti 2009 e në vazhdim, zoti Ajazi ka dhënë një kontribut madhor në projektet më kryesore të Shqipërisë dixhitale. Ai ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në forume të rëndësishme ndërkombëtare të fushës dixhitale si: Këshilltar i Lartë Politik për mbrojtjen kibernetike pranë NATO (senior political advisor for cyber defense to NATO); koordinator kombëtar për programet FP7-ICT; dhe anëtar komiteti për FP7 -ICT pranë Komisionit Europian. Qeveria ka besim të plotë se zoti Visho Ajazi Lika, ka të gjithë integritetin, aftësitë dhe përkushtimin për të përmbushur me eficencë dhe dinjitet të plotë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, detyrën e lartë, të besuar nga Presidenti i Republikës", tha ndër të tjera ministrja Bregu.

Sigurimi i Shtetit kishte mbi 120 mijë spiunë

Sigurimi i Shtetit përgjatë 40 viteve të sundimit të tij ka pasur në vend 120 mijë informatorë. Duke pasur parasysh numrin e popullsisë së asaj kohe, i bie që afro 7% e të gjithë popullisë të ishin pjesë e Sigurimit të Shtetit. Shifrën e ka konfirmuar ish-drejtuesi i SHIK, Gazidede gjatë një interviste televizive të dhënë kohë më parë.

"Pra, mbi 120 mijë informatorë dhe gjykuar se çdo informator të kishte një dosje do të mendonim se kishte rreth 120 mijë dosje. Por, duhet patur parasysh sepse mjaft raste asgjësoheshin dhe pas një periudhe. Ishin dosje që pasi mbaronte aktiviteti i informatorit, ishin dosje me afat ruajtje 10-20 vjet deri në 25 vjet. Pas kësaj periudhe asgjësoheshin. Quhej proces normal asgjësimi. Duke patur parasysh këtë proces, unë mendoj se në kohën kur unë kam qenë drejtues në SHIK, duke hequr dosjet që ishin asgjësuar, ka patur mbi 40 mijë dosje të Sigurimit të Shtetit", është shprehur para disa vitesh Gazidede.

Pa maske ata jane “tartufa” dhe me maske behen “Leidi Makbeth”.




PROF.DR.VEDAT SHEHU

Pa maske ata jane “tartufa” dhe me maske behen “Leidi Makbeth”.


Ky njeri me maske dhe me nofken Pirro kujton se terrmi ateist eshte shpikur nga “Manifesti Komunist”. Kur fytyren dikujt ia mbulon maska, do te thote se ia mbulon erresira, i bene, ne kete rast, veprimet e njeriut te padukshme. Ata qe veprojne ne erresire, pune te liga bejne. Pa maske ata jane “tartufa” dhe me maske behen “Leidi Makbeth”. Termin ateist e ka shpikur kisha kunder te mallkuarve te saj qe i shpallte: femerat, shtriga; meshkujt, hajdut, etj. Mandej quante ateist cdo njeri perparimtar qe e kish shpallur heretik se, me shkrimet e veta, nxirrte ne pah pislleqet e prifterinjeve. Mandej ne kategorine e ateisteve u futen edhe teiste te mirenjhur qe kishin kuptim shkencor per boten, dhe kozmosin. I till u shpall Xhordano Bruno, po ashtu Galileo Galiley. Ketij iu fal jeta se pranoi te thote te paverteten. Cdo shkenctar e kupton boten shkencerisht si rezultat i evolucionit te botes se pagjalle inorganike ne vete-vete nepermjet bashkeveprimeve kimike e jo-kimike dhe evolucionin e botes inorganike ne organike nepermjet sintezes qe formoi qelizen e pare apo monoqelizoret e qe paten aftesine e metabolizmit dhe mandej ndermjet procesit te fotositezes. Ketej nis evolicioni i botes se gjalle qe perfundoi, sic e shohim ne, me mishkonjen, hipopotamin dhe njeriun. Pra, njerezve qe kane ideologji evolucioniste dhe jo fetare, mbase edhe besim direkt, pa ndermjetesine e institucioneve fetare, kallepi Pirro do t’i cilesonte ateista. Termi ateist i fese eshte term perbuzes per njerezit qe nuk sillen mirre, per hajdutet, vrasesit, etj.
Ndersa termi i vertete per ata qe e kuptojne shkencerisht boten dhe evolucionin duhet permbaje te verteten demthe termi ateist duhet te zevendsohet me termin person me ideologji shkencore evolucioniste (jofetare), per te tjeret duhet termi person me ideologji fetare (Joshkencore , jo-evolucioniste). Ne kete menyre vendoset barazia midis fetareve dhe jo-fetareve. Jo fetaret mund te jene edhe teist te pavarur.
Kaq per kete pike. Por duhet bere e ditur se Ideologjine shkencore e mbeshteti “Manifesti Komunist”, dhe Manifesti Komunist, pa revolucionin proletar dhe pa diktaturen e proletariatit do te ishte i pranueshem per shoqerine kapitaliste, sepse do te gjente nje udhe demokratike e paqesore per zhvillimin dhe persosjen e shoqerise njerezore ne menyre. “Manifsti Komunist” doli si nevoje per te eleiminuar kontardiktat ne shoqerine njerezore, por udhen e mohimit te rolit te borgjezise dhe kapiatalit dhe mbivelersimin e rolit te proletariatit deri ne diktature e zgjodhi te gabuar. Me tej, zbatimi ushtarak dhe fshataresk i ketij manifesti nga bolshviket Rus dhe pseudobolsheviket shqiptar qe terrorizem shteteror i papare ne histori, me kthimin e pronareve fshatare, ne argat ne token e vete.
Feja ortodokse shovene greke kerkon te gjej shesh dhe te beje pershesh ne boshllekun qe u krijua prej mohimit te prones dhe fese, nga bolsheviket e kuq shqiptar, dhe rikthimin ne kapitalizem me nerezit e zhveshur nga prona dhe kapiatali. Ky shovenizem i perbetuar hyri si pyk e panevojshme, si mish i huaj kanceroz, per te mohuar unitetin e shqiptareve, per t’a percare Shqiperine dhe per te zmadhuar Greqine Ortodokse PanHelenike. Me keto veprime, keta predikator mesjetar ne vend qe ti ven vetulla Greqis do t'i nxjerrin syte, sepse uniteti i Shqiptareve pellazgjik, ne udhen drejt progresit shkencor , kulturor dhe teknilogjik dhe rreth flamurit, perkrenares se Skenderbeut dhe Perendise kane qene dhe mbeten te pamposhtur.
Bisha antishqiptare me emerin Pirro eshte nje propagandist i ngjashem me ata qe cuan ne masakrimin e disa mesuseve ortodokse. Pse e beri ket Fanari Grek? E beri se keta peshkop u rriten duke pire gjak shqiptaresh dhe vetem e vetem se mohonin shqipen dhe shqiptaret, ndersa ortodokset shqiptar i quanin grek dhe gjuhen shqipe antigreke. Kjo egrsire me emrin Pirro eshte i ngjashem me ata bashibazuk qe u bashkuan me Kristaq Zografin dhe ben shkrumbe e hi karhinen patriotike te Dangllise me Kryqytet Frasherin vetem se ishte myslymane, bene shkrumb e hi tre te katertat e Laberise myslymane. Ky pirro eshte bere bish per shkak se lepin kockat qe i hedh Janullatua ne oborin e vet. Ku zagar kockalepires ndersehet kunder shqiptareve myslyman dhe Cameve te debuar nga Greqia duke hapur ushen per mufatjen e Greqise ne kurriz te Shqiperise.
Janullatua eshte komisar dhe komandat i megalloides PanHelenike ne Shqiperi, uzurpator i Kishes Shqiptare. Cdo institucion fetar ne Shqiperi eshte i kombit Shqiptar. Kombi unik Shqiptar eshte “hale ne sy” e shovenizmit agresiv greko-otodoks kunder Shqiperise.; eshte hale ne sy e Janullatosit qe ka grumbulluar rreth vetes ca plehra te shqiptareve ortodoks dhe jo-ortodoks. Ne qofte se Janullatiosi s’heq dor vullnetarisht do ta zhvendos shumica e ortodokseve qe nuk jane mashtruar nga llokumet me helm qe marin nga akrepi Janullatos.
Shqiptaret e dine mire se fete e ndryshme nuk i ka krijuar Perendia, bile feja ortodokse Greke, me shume se cdo fe e shteteve te tjere, eshte perpjekur dhe perpiqet qe te agjesoj unitetin e kombit shqiptar dhe te zhduk shtetin shqiptar. Me barbarizmat antishqiptare qe ka prire Ortodoksizmi Shoven Grek eshte vene prej kohesh ne nje udhe kunder Perendise. Perendia desheron Paqe dhe miqesi midis njrezve dhe pajtim midis feve, qe njeriu i krijoi kunder vullnetit te Zotit. Janullatos me shpirt eshte nje ateist i ndyre, sepse eshte mbeshtetes dhe vazhdues i masakrave greko-ortodokse kunder Shqiptareve dhe Shqiperise. Janullatos pergatit gjakderdhje si ajo me Kristaq Zografin, Spiro Milon e te tjere. Janullatos dhe stafi i tij duhet debuar sa s'eshte vone.
Po perseris, ato qe dihen per surratin e vërtetë te Janullatosit dhe qe i perforcon shkencerisht ne shkrimin e tij Profesor Ymeri:
...Ja fytyra ..., e këtij armiku të urryer të popullit shqiptar, të cilin, nga njëra anë e quan “popull të dashur”, kurse në të vërtetë, para një gazetari amerikan, e akuzon për popull fundamentalist që kërkuaka të shtypë ortodoksinë. Harron ky armik i urryer që harmonia fetare ka qenë, është dhe do të mbetet në themel të unitetit të popullit dhe të mbarë kombit shqiptar, që feja ortodokse, siç thekson me shumë të drejtë Fan Noli, është pasuri shpirtërore jo vetëm e ortodoksve, por e mbarë popullit shqiptar. Me deklaratën e mësipërme, Janullatosi vetëdemaskohet si kreu i shovinizmit grekomadh dhe i kishës shoviniste greke në Shqipëri, të cilët kanë pasur, kanë dhe do të vazhdojnë të kenë për mision të përhershëm përçarjen fetare në vendin tonë, zhdukjen e fesë myslimane dhe greqizimin e jugut të Shqipërisë. Faktet e sipërcituara dëshmojnë fare shkoqur se Janullatosi në krye të kishës shqiptare, sipas fjalëve të arta të atë Nikolla Markut, përfaqëson në vetvete një simbiozë të përsosur të Jagos me Tartufin.

--------------------

Burracaku sahanlëpirës i Janullatosit me emrin Pirro, më sulmon me shpifje si një qen i pabesë
 

Prof.Dr.Eshref Ymeri




Në faqen e internetit “Forumi Shqiptar” të datës 12 gusht 2012, lexova një reagim ndaj shkrimit tim me titull “Historiani grek Nikolas Stavros:“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX””, të botuar më 08 gusht 2012 në gazetën “Tribuna Shqiptare” të moderatorit të nderuar, zotit Ajet Nuro. Reagimi i këtij sahanlëpirësit të Janullatosit titullohej: “Përse Atë Marku dhe Prof. Eshref Ymeri sulmojnë në mënyrë të përsëritur Institucionin”.
Në atë reagim, burracaku sahalëpirës i Janullatosit, Pirro, i cili ose ka lindur pa burrëri ose burrërinë ia ka shkelur me këmbë kryeshovinisti Janullatos, nuk ka guximin të prezantohet publikisht me emër dhe me mbiemër, por shkruan vetëm emrin, duke u fshehur si miu pas ferrës. Nuk e kuptoj se nga kush ka frikë kjo pece e zhulosur, me të cilën Janullatosi fshin këmbët orë e çast. Sot jemi në demokraci dhe askund s’ka vend për autocensurë.
Në sulmin që ka ndërmarrë kundër Atë Nikolla Markut dhe kundër meje, ky burracaku Pirro shkruan:
“Duke qënë në sinkron me përçarësin Atë Marku, Profesori Eshref vazhdon të mos e kuptojë të vërtetën, por ngatërron politikën shqiptare me komunitetin ortodoks, duke mos qënë fare i këtij komuniteti, por duke hedhur `lotë krokodili` për KOASH-in tonë. Sigurisht, një ateisti ish-komunist si Prof. Eshrefi i ka hije të flasë kodra pas bregut e të lajthisë me dokrra atdhedashurie të shpifura. Kush do të lexojë këtë shkrim mund të shohë se si këta Profesorë ateistë të tipi Eshref Ymeri, nuk e kanë për gjë që ashtu si u lëpinë në kohën e PPSH për të marrë titullin profesor dhe për të gjetur një vënd të ngrohtë në Tiranë, apo në ndonjë zyrë të preferuar, të kërkojnë dhe të japin mendime për probleme që nuk i kuptojnë dhe aq më pak të fesë, e cila për shumë vite ka qënë e shkelmuar nga njerëz të tillë që sot e heqin vehten si atdhetarë 20 karatësh”.
Për të sqaruar lexuesit e nderuar, po ndalem radhazi në shpifjet që ky raja i Janullatosit ngre kundër Atë Nikolla Markut dhe kundër meje.
Së pari, atë Nikolla Marku është figurë e respektuar e ortodoksisë shqiptare dhe mbetet një trashëgimtar i denjë dhe i nderuar i veprës së Fan Nolit, themeluesit të pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Atë Nikollë Marku nuk është aspak përçarës i ortodoksisë shqiptare, siç shpif poshtërsisht ky Pirro servili i Janullatosit. Përkundrazi, përçarës i ortodoksisë shqiptare, gjatë 21 vjetëve, ka qenë dhe vazhdon të mbetet Janullatosi, që përfaqëson një vatër infeksioni të rëndë grek në Shqipëri.
Së dyti, unë nuk kam qenë kurrë ateist. Kam qenë dhe jam shumë besimtar, se dashurinë për Zotin e Madhërishëm e kam trashëgim nga prindërit e mij të nderuar Hasan dhe Hanko Ymeri, të cilët i faleshin Zotit dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, një ritual ky, të cilin e kam praktikuar dhe vazhdoj ta praktikoj rregullisht, së bashku me bashkëshorten, në familjen time.
Së treti, unë asnjëherë nuk kam qenë komunist apo anëtar i Partisë së Punës të Shqipërisë. Sipas shpifarakut Pirro, të sulmosh kreun e shovinizmit grekoleckaman në Shqipëri, Janullatosin, do të thotë të kesh qenë komunist.
Së katërti, atdhedashuria ime nuk është “e shpifur”, siç e karakterizon ky Pirro renegati qëndrimin tim në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar në raport me shovinizmin grekoleckaman dhe kishën shoviniste greke. Atdhedashuria ime është e mbrujtur mbi bazën e traditave të kahershme të familjes sime, e cila njihet mirë për një trashëgimi të shkëlqyer shqiptarizmi. Stërgjyshërit e mi, Lulo Bajrami dhe Mukë Bajrami, kanë qenë bashkëluftëtarë të Bilbilenjve të famshëm dhe së bashku me ta janë varur në Rrapin e Janinës. Në një libër me vargje rapsodike të zotit Xhevit Zeleli nga Smokthina e Vlorës, janë edhe dy vargje të një kënge të vjetër që u kushtohet stërgjyshërve të mi: Lulua me Mukë Bajramë / Gji në gji ç’e dhanë xhanë.
Veç kësaj, gjyshja e babait tim, Kale Hodja, ka qenë e bija e luftëtarit të dëgjuar Hodo Ali Nivica, një figurë e shquar kjo e kryengritjeve shqiptare në Shqipërinë e Jugut që shpërthyen në vitin 1847 kundër Reformave të Tanzimatit.
Babai im, Hasan Ymeri (1890-1970), ka marrë pjesë me armë në dorë në Luftën e Vlorës të vitit 1920 kundër pushtuesve italianë. Për kontributin e tij në atë luftë, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, me dekret nr. 4040, datë 14 korrik 1965, e ka dekoruar me medaljen “Për veprimtari patriotike”, me këtë motivacion: “Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.
Gjatë Luftës Antifashiste, xhaxhai im, Baxhul Ymeri, dhe dajua im (vëllai i nënës sime), Selim Tahiri, u rreshtuan në radhët e brigadave partizane dhe të dy ranë dëshmorë në betejat me pushtuesit nazifashistë. Eshtrat e tyre prehen në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Vlorës.
Pra, atdhedashuria dhe traditat e shqiptarizmit mua më janë mëkuar në familjen time dhe ato janë pjesë organike të formimit tim nacionalist, si qytetar i Republikës së Shqipërisë. Prandaj më kot lodhet sahalëpirësi i Janullatosit të shpifë në një mënyrë shumë të poshtër kundër atdhedashurisë sime.
Së pesti, titullin “profesor” unë nuk e kam marrë në kohën e Partisë së Punës të Shqipërisë dhe as i jam lëpirë asaj ndonjëherë për të marrë një titull të tillë. Titullin “Profesor” e kam marrë me vendimin nr. 53 të Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, datë 11 maj 2001. Këtë titull e kam marrë pasi kisha fituar fillimisht gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit, datë 16 dhjetor 1989), e konvertuar në gradën shkencore “Doktor” (sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30 qershor 1993), dhe pasi kisha marrë titullin “Asistent Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, datë 13 dhjetor 1994).
Së gjashti, unë kurrë në jetën time nuk kam shqetësuar askënd “për të gjetur një vënd të ngrohtë në Tiranë”, siç shpif për mua ky stallieri i Janullatosit. Arsimin shtatëvjeçar e pata përfunduar me rezultate të shkëlqyera në vendlindjen time, në Smokthinë të Vlorës, në vitin 1955. Me rezultate të larta përfundova Gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë në vitin 1959. Pikërisht për këto rezultate të larta, asokohe Ministria e Arsimit më dërgoi në Bashkimin Sovjetik për të vazhduar studimet universitare. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, studimet e larta i përfundova në vitin 1966 në Universitetin e Tiranës, në degën e gjuhës dhe të letërsisë ruse të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Për rezultatet e larta që pata në mësime, më emruan asistent-pedagog në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse. Arsyet e vërteta se pse më emëruan asistent-pedagog, i di shumë mirë ish-profesoresha ime e talentuar, zonja Vitore Ballvora (Angoni), një zonjë shumë e nderuar kjo, ish-përgjegjëse e Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse dhe lektore e letërsisë ruse, e cila e mbylli karrierën e gjatë pedagogjiko-shkencore në Universitetin e Tiranës si Docente dhe Dekane e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.
Babai dhe nëna ime nuk kishin ndonjë mik në sferat e larta të partisë dhe të shtetit shqiptar që të mund të ndërhynte “për të gjetur një vënd të ngrohtë në Tiranë” për mua. Miku i vetëm i tyre ishte përkushtimi i admirueshëm që i karakterizonte në qëndrimin ndaj punës, përkushtim, të cilin edhe mua ma patën futur në gjak me shumë kujdes që në moshë të njomë, me porosinë e përhershme që në jetë të çaja me djersën e ballit. Pikërisht rezultatet e mia të larta në mësime qenë ato që e nxitën profesoreshën Vitore Ballvora të ndërhynte në Dekanatin e Fakultetit dhe në Reaktoratin e Universitetit që mua të më emëronin asistent-pedagog. Propozimin e saj për emërimin tim e përkrahu fuqimisht edhe zonja e nderuar Shpresa Zenelaj, profesoresha ime po aq e talentuar, lektore e letërsisë ruse dhe më pas Docente dhe Zëvendësrektore e Universitetit të Tiranës për shumë vite me radhë. Që të bindet për vërtetësinë e fjalëve të mia, gënjeshtari dhe shpifësi sharlatan i Janullatosit me emrin Pirro dhe kushdo tjetër që tërhiqet zvarrë para Janullatosit, le t’i telefonojë zonjës së nderuar Vitore Ballvora dhe ta pyes se si e gjeta unë asokohe “një vend të ngrohtë në Tiranë”. Numri i telefonit të saj është: 2 34 32 17.
Janullatosi - kolonel
i shërbimit sekret grek
Fytyrën e vërtetë të Janullatosit, si kreu politik i shovinizmit grekoleckaman dhe i kishës shoviniste greke në Shqipëri, na e zbulon deri në imtësi zoti Nuri Dragoj në faqet e librit të tij me titull “Grekët dhe shqiptarët. Realitete historike” (Shtëpia Botuese “Weso”, Tiranë 2009). Le të flasim më konkretisht për figurën e Janullatosit, të cilit zoti Dragoj ia çjerr maskën keq në faqet 396-397 të librit në fjalë.
Së pari, Janullatosi takohet me ministra grekë dhe bisedon me ta për problemet e minoritetit, ndërkohë që në Shqipëri është një parti politike që merret me problemet e minoritetit në fjalë, çka dëshmon se ai është dërguar në Shqipëri jo për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse Shqiptare, por për të tjera qëllime që nuk kanë lidhje me fenë.
Së dyti, Janullatosi, në gazetën “Katerinimis” paska deklaruar: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë, - thotë ai, - do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.
Së treti, ai është shprehur kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, rrjedhimisht, ka marrë anën e serbëve për masakrimin e popullit shqiptar të Kosovës.
Së katërti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë një bashkim politik i krishterë, ku, sigurisht, të mos marrë pjesë Shqipëria që shumicën e popullsisë e ka të fesë islame.
Së pesti, në intervistën që i ka dhënë gazetarit amerikan Fred Reed thotë: “Njerëzit në Perëndim duhet ta kuptojnë se islamizmi është, në thelb, një fe politike”, duke anashkaluar në një mënyrë cinike faktin që feja në Greqi drejton shtetin.
Së gjashti, po në intervistën e sipërpërmendur të vitit 1996, kur president i vendit ishte zoti Berisha, Janullatosi ka deklaruar: “Agjenci të rëndësishme të qeverisë shqiptare janë në duar të fundamentalistëve myslimanë. Forca të fuqishme antiortodokse duan të krijojnë republikën e parë islamike në Evropë, pikërisht këtu, një Shqipëri të Madhe që do të përfshijë Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë”. Ky armik i betuar i kombit shqiptar që ndihet i shqetësuar, siç thotë zoti Dragoj, për humbjen nga Greqia të bregdetit lindor të Egjeut dhe të Qipros Veriore, ngrihet kundër aspiratës për bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.
Nga këto fakte që zoti Dragoj ka renditur në librin e vet, rezulton se misioni i Janullatosit në Shqipëri, siç u theksua edhe më sipër, nuk është aspak fetar, ai është një mision i pastër politik që atij ia ka ngarkuar shovinizmi grekoleckaman dhe kisha shoviniste greke, në dëm të interesave jetike të kombit shqiptar. Prandaj ne nuk mund të mos e besojmë shqiptaro-amerikanin e mirënjohur, zotin Gary Kokalari, i cili ka deklaruar se Janullatosi është kolonel i shërbimit sekret grek (Gazeta “Shekulli”, 06 qershor 2006).
Ja kjo është fytyra e vërtetë e Janullatosit, e këtij armiku të urryer të popullit shqiptar, të cilin, nga njëra anë e quan “popull të dashur”, kurse në të vërtetë, para një gazetari amerikan, e akuzon për popull fundamentalist që kërkuaka të shtypë ortodoksinë. Harron ky armik i urryer që harmonia fetare ka qenë, është dhe do të mbetet në themel të unitetit të popullit dhe të mbarë kombit shqiptar, që feja ortodokse, siç thekson me shumë të drejtë Fan Noli, është pasuri shpirtërore jo vetëm e ortodoksve, por e mbarë popullit shqiptar. Me deklaratën e mësipërme, Janullatosi vetëdemaskohet si kreu i shovinizmit grekomadh dhe i kishës shoviniste greke në Shqipëri, të cilët kanë pasur, kanë dhe do të vazhdojnë të kenë për mision të përhershëm përçarjen fetare në vendin tonë, zhdukjen e fesë myslimane dhe greqizimin e jugut të Shqipërisë. Faktet e sipërcituara dëshmojnë fare shkoqur se Janullatosi në krye të kishës shqiptare, sipas fjalëve të arta të atë Nikolla Markut, përfaqëson në vetvete një simbiozë të përsosur të Jagos me Tartufin.
Për të realizuar qëllimet e veta shoviniste, Janullatosi ka grumbulluar rreth vetes një grigjë sahanlëpirësish që janë të zhveshur nga çdolloj nderi dhe dinjiteti kombëtar, si puna e këtij Pirro servilit. Për lexuesit do të ishte me interes që mbarë sahanlëpirësit e filialit të kishës shoviniste greke me seli në Tiranë dhe të Janullatosit, para se t’i dalin në mbrojtje agait të tyre, le t’u përgjigjen fillimisht pyetjeve që ka shtruar Atë Nikolla Marku për Janullatosin në numrin e djeshëm (14 gusht 2012) të organit “Gazeta Shqiptare”. Për mbarë lexuesit do të ishte me interest të mësonin se me ç’mjete kolosale financiare është ndërtuar “kalaja” e Janullatosit, e cila u bën karshillëk të gjitha institucioneve të administratës shtetërore në qendër të Tiranës. Përmasat gjigante të asaj katedraleje të krijojnë përshtypjen e rreme sikur Shqipëria është një vend ortodoks, si puna e Greqisë apo e Serbisë. Shqipëria as ka qenë dhe as do të bëhet ndonjëherë vend ortodoks. Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet shembulli më i shkëlqyer në mbarë botën i harmonisë fetare, themelet e së cilës kërkon t’i minojë Janullatosi me anë të veprimtarisë së nëndheshme antishqiptare. Prandaj edhe të gjitha fetë në Shqipëri janë pasuri shpirtërore e mbarë popullit shqiptar në tërësi dhe e çdo shqiptari në veçanti.
Sipas ca të dhënave që kanë dalë nga vetë selia e katedrales janullatiste, rezulton se brenda saj, në katet e nëndheshme dhe të mbidheshme, ndodhen 312 dhoma. Për ç’qëllime janë ndërtuar gjithë këto dhoma? Moria e gjithë këtyre mjediseve brenda asaj katedraleje, të bëjnë të dyshosh se prapa pamjes së jashtme të katedrales, fshihet selia e një qendre të madhe spiunzhi grek për mbarë Ballkanin, që ka si qëllim afatgjatë shkombëtarizimin e shkallëshkallshëm të popullit shqiptar. Mirë do të ishte që shërbimet inteligjente shqiptare të mos tregohen të paanshme ndaj destinacionit të asaj morie mjedisesh të katedrales janullatiste, ku me siguri duhet të jenë instaluar aparatura të sofistikuara spiunazhi.
Mbetet për të shpresuar se një ditë të bukur në Shqipëri do të dalin në skenën e politikës burra të vërtetë, me nder dhe me dinjitet kombëtar, për të rithemeluar Kishën e Pavarur Ortodokse Shqiptare, veprën e pavdekshme të Fan Nolit dhe të mbretit Ahmet Zogu, dhe për t’i vënë vizën trashëgimisë janullatiste, duke çliruar edhe grigjën e sahanlëpirësve të Janullatosit nga barra e rëndë e servilizmit të pështirë, si puna e këtij zvarranikut Pirro.

Feniks, Arizona
15 gusht 2012

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...