Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/07

Bac Ademi, c’ka po lypin arrakoqet e pushtetit!



                …Presidentja e Kosoves jeton ne bregun e diellit te Prishtines. Ngrihuni te beheni banore te saj!



ZEF PERGEGA

       Bac Ademi, po due me kuvendue pak me ty. Ka dite qe nuk kemi fol dhe as nderrue kutine e duhanit, se andej nga garzonierja e politikes dhe punishtja me dru serbsh karrikesh, ka pak dite qe eshte kall ne tym e turfullim. Po flitet per do zorre te patymosura marreveshjesh e berryla nga shkurret e lagura. Ku ka tym ka zjarr, po kjo fjale e popullit s’po i’a qellon. Te me ndjesh, se kam nje brenge, qe me dhemb, qe kur pushoi me lavdi pushka e lirise tende. Se korbat mbi rrasat e  bardha te catise se kulles tende nuk i le te ngrinin cerdhe! Une e kam ditur nga te paret se alkol e cerme kazani ka vetem rakia e kurr nuk e kam mendue se njeriu u dehka ma shume nga liria!


            Tash po due me fol lirshem me qenese po i a ve veshin fjaleve te mia. Se ne Amerike te pati mberrit vizioni kombetar i drites se syve. Zanat e kane bekimin te lindin trimat. E trimat i ha lufta, duke rende per tu ngritur, sic bien petalet dhe me gjakun e martirizimit kopeshti i lirise mbushet me lule. Mijra ngjyra mundet te dallosh ne lendinen e krojeve  te gjakut te heronjeve. Po zanat, bre, e kane braktizur token time…shume heret…kur ato ne nje mengjez dolen ne breg dhe nje vale me sterkale gojtanash u be fustani i bardhe i tyre. Kur hodhen shikimin me dore ne vetull te nje mali pane nen hijen e nje peme njeriun  me dy koke te shtrire nen nje hije dhe deshet e kembones u conin zile!

Bac, pritja e kthimit te zanave e ka ngrire lutjen shprese. Oh…! sa shume eshte rrudhur rrapi i durimit i balsamit per te qeshe! Isha mberthyer ne kompjuter tek shikoja lajmet ketu ne Detroit te Amerikes. Nderkohe femijet me njoftonin se duhej te shkonim ne “Imperian Hause” ne dasmen e djalit te nje miku nga Mirdita. Mario e Lorenco binjaket dhe Marini me i madhi ishin veshur bukur per takatin tim, e une nuk po shqitesha. Presidentja e nderuar e Kosoves jep nje deklerate “Nuk kam aresye te dorehiqem…!” Kerkesa vinte nga katakombet e hithrave.


 Fytyra e saj prej nane e prej zane mori nje perskuqje te purpurte . Presioni i pafytyre per ciflik kishte bere qe nje zemer nene te lendohej pa shkak. Une, baca Adem nuk kam pare nena e loke qe te vdesin per pushtet! Jam ndeshur vetem neper perrallat dhe 
legjendat e historise. 



Nanat japin jeten per krijesen e vet dhe ky eshte pushteti i tyre, qe ua ka fal zoti. Vetevetiu me shkrepi ne mendje kjo pytje: “A kane lindur nga nanat arrakoqet e Kosoves, qe rendin si marathonomak per pusht-et?!” Po ku ta dish Ti e ku ta di une! Bash kollaj nuk mund ta di njeriu  qe nuk eshte antar partie!

            Po kthehem pak nga dasma. Atje vone na erdhi embelsira, bakllava, qe une e pelqej, po ketu ne Amerike ka aq shume sheqer sa me ka dale qejfit. M’u kujtua nata e vitit te ri 1985 ne Shqiperi. Nuk i kisha siguruar dy kilogram arra per tepsine e bakllaves. 



Hyra ne dyqanin e pare, para shtepise me shprese se dicka mund te behej. Sigurisht isha njeriu i fundit, qe nuk kisha mundur te shkoj tek furra per te pjekur bakllavane. Vargu i gjate i qytetareve i ngjante nje skuadre qe trimerisht niset ne marshim. Pas pak hyri nje qytetar dhe kur e mori vesh ngjarjen me tha se kishte dy kilogram arra dhe mund t’i blija. Shkova gjithe gezim ne shtepi. Gruas i qeshen syte dhe aty e kuptova se ajo me tha pa ze: “Je burre i zoti!”

Filluam te thejme arrat, se te pakten ne mengjesin e 31 dhjetorit duhej te paraqiteshim ne furre me tepsi ne dore. E justifikova vonesen si njeri qe kisha shume pune… Po ne fakt arrat nuk thyeshin dhe thalbi i tyre nuk dilte nga ato zgafella. Dy kacavida i’a mora komshise, nje cekic nje komshie tjere dhe nga syrtari nxora edhe dy kacavidat e mia. Keshtu e gjithe familja u perfshine kete aksion te veshtire. Me ne fund ia dolem…

A po i ngjan politika e partise me te madhe opozitare, per te spostuar Presidenten e Kosoves, historise se arrave gungace qe te tregova?!

            Kur u ktheva nga dasma, aty nga mengjesi ndeza edhe nje here komjuterin dhe i njejti lajm i Presidences dhe ai i kyeministrit qe e mbronte. Pashe edhe nje kronike ku jepej zyra e madhe e kryetarit te opozites. Madje shume e madhe, sa dy flamuj atje ne nje cep dukeshin si fakir fukara. Pashe zyren e presidentit te Amerikes!  E vogel,  e thjeshte, funksionale, se keshtu peshon me mire globi i tokes! Nga televizioni dukej se zyra e Mustafes ishte nja gjashte here me e madhe dhe me e bukur se zyra e Presidentes se Kosoves. 


Te asaj zane qe eshte kthyer ne cerdhen e saj. Kosova ka nevoje per nje dore zane, se plaget jane te renda nga plagataret, qe celin brazda gjaku per pushtet. Nderkohe qe eshte lajmeruar kthimi i nje tufe zanash qe na braktisen, kollare kuqte kane marre qiftet, te qellojne duke krijur fantazmen e njeriut me dy koke.


Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga jeton ne bregun e diellit te Prishtines. Dilni ta pershendesni dhe t’i beheni krak!



Flori Bruqi:Si vepron shërbimi sekret serbe në Kosovë?

Agjencioni FLOART - PRESS :Flori Bruqi:Si vepron shërbimi sekret serbe në Kosovë?< Prev  Next > 


Mon Nov 9, 2009 10:38 am  

Agjencioni FLOART - PRESS

09 nëntor 2009

Flori Bruqi:Si vepron shërbimi sekret serbe në Kosovë?



Fillimisht dua të theksoj se ky shkrim ka për qëllim sensibilizimin e opinionit të brendshëm,atij të jashtëm dhe minoritetit serb, që të mos bien pre e trysnisë së Beogradit dhe mekanizmave të shërbimeve sekrete serbe, të cilët, pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë, po i përdorin për t’i arritur qëllimet e veta, duke i futur edhe vet ata në një rrugë pa dalje. Është koha e integrimeve dhe jo e urrejtjes ndaj etnive tjera. Minoriteti serb në Kosovë ka favore të mëdha, që si të tilla nuk i ka asnjë minoritet në asnjë shtet të botës.
http://gdb.rferl.org/138A81A0-58B2-4CBB-91F5-45FC4D16DCF4_mw800_mh600.jpg

Por, duke qenë gjithnjë të instrumentalizuar nga Beogradi, këto të drejta i kanë keqpërdorur. Toleranca e tepruar secilën ditë po vjen duke u zvogëluar për të gjithë ata që nuk i respektojnë ligjet dhe bien ndesh me rregullat e caktuara të shtetit.
Megjithatë, të gjithë qytetarët pa dallim etnie duhet të jenë të barabartë para ligjit, si për privilegje ashtu edhe për përgjegjësi, sepse ka filluar të ndjehet haptazi se tolerimet e veprimeve diferencuese, qoftë ky edhe “diskriminim pozitiv” i aplikuar vetëm ndaj minoritetit serb në Kosovë deri në pakufi, janë brengat kryesore të sigurisë pas fazës fillestare të pavarësisë.
http://static.b92.net/pics/gallery/2008/12/1310634960494274e41e15d533269451.jpg
Lidhur me këtë, nga tolerimet dhe respektimi deri në përulje i palës serbe, mund të ndodhin keqkuptime në kampin tjetër - te pala shumicë shqiptare, por edhe te pakicat tjera etnike që jetojnë në Kosovë. Pakënaqësia e shqiptarëve, popullsisë me shumicë dërmuese të Kosovës, bazohet në mungesën e deklarimit eksplicit të shtetit nacional shqiptar. Përderisa elementi serb i Kosovës nuk integrohet natyrshëm në institucionet dhe në jetën shoqërore të vendit, por vazhdon të jetë element i instrumentalizuar në duart e Beogradit, i cili në vazhdimësi po i përdorë kundër Kosovës, padyshim se kërcënimet për mjedisin e sigurisë do të jenë evidente. Prandaj, është domosdoshmëri që institucionet vendore të Republikës së Kosovës, e veçanërisht ato ndërkombëtare, të ndërmarrin masa për zgjidhjen e kësaj çështjeje tejet të dëmshme jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë.
http://www.rts.rs/upload/storyBoxImageData/2009/09/25/927191/dacic-1.jpg
Ministri serb i policisë Ivica Daciq
Sepse, tolerimi deri në paskajshmëri ndaj minoritetit serb në Kosovë, ka shkaktuar përkeqësim të disponimit si te pjesëtarët e komunitetit me shumicë shqiptare, por edhe në mesin e komuniteteve tjera pakicë. Për hir të minoritetit serb, i cili përkundër të gjithave refuzon të njohë shtetin e Kosovës në të cilin jeton dhe në shumicën e rasteve ushtron pushtet paralel në vend, ka bërë që popullsia shumicë e Kosovës, të jetojë në kushte të “getos” artificiale.
sajyt7.jpg
Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me frymë vëllazërimi, e kjo minoritetit serb po i mungon në sjelljet e përditshme. Ata kanë krijuar sisteme paralele të sigurisë dhe pushtetit, të cilat vazhdojnë të jenë aktuale edhe gati dy vjet pas shpalljes së pavarësisë.
http://www.opera-17.com/pop/pop/wp-content/uploads/2009/06/jk-dusko-vencanje3.jpg
Tashmë dihet se skenarët dhe planet operative të provokimit të situatave të sigurisë në Kosovë janë hartuar në Beograd qysh para shpalljes së pavarësisë, si plane rezervë (nëse ndodh), me qëllim të destabilizimit të brendshëm të Kosovës dhe me qëllim të krijimit të një situate e cila do të ishte e vështirë për t’u menaxhuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Për t’i koordinuar veprimet në të gjitha fushat kundër shtetit të Kosovës, qeveria e Serbisë, kishte hapur zyrat e të ashtuquajturës “Ministri për Kosovë dhe Metohi”, në veri dhe në perëndim të Kosovës, pastaj formoi të ashtuquajturën “Qendër Koordinuese për Kosovë”, caktoi udhëheqësit “e qarkut”, “Kuvendin e Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”me “qëllim të shtrirjes së mandatit institucional” (të Serbisë) në territorin e Kosovës, duke pasur synim kryesor pengimin (paralizimin) e funksionimit të institucioneve legjitime të Kosovës.
http://www.blic.rs/_customfiles/Image/slike/2008/03_mart/06/hronika/droga-g.jpg
Propaganda e MUP-it Serb
Siç do të shihet edhe më poshtë në këtë punim, forcat paramilitare serbe i shfrytëzojnë edhe format “legale” të organizimit. Mekanizmi i lartcekur, i formuar dhe i ndikuar politikisht nga Serbia, i financuar dhe i mbështetur edhe me teknikë luftarake, po tenton edhe më tutje ta paraqet praninë e Serbisë në Kosovë.
Këtë prani, Serbia po përpiqet ta paraqesë nëpërmjet strukturave paralele serbe brenda Kosovës. Shumëkush në Kosovë praninë e strukturave paralele serbe, e sheh si një lloj pranie të Serbisë në disa pjesë të Kosovës, sepse këto struktura ndërlidhen direkt me shtetin serb, prandaj kanë arsye të frikësohen për ndikimin e Serbisë në Kosovë. Vet UNMIK-u, nëpërmjet Rezolutës 1244, i ka konsideruar këto struktura të Serbisë si ilegale, por në të njëjtën kohë UNMIK-u gjithnjë e ka toleruar ekzistencën dhe veprimtarinë e pranisë institucionale të Serbisë brenda vendit tonë. Serbia, nëpërmjet mekanizmave të saj, e ka futur në veprim vijën vertikale të ndikimit.

P.sh: një numër i pjesëtarëve të SHPK-së (Shërbimit Policor të Kosovës) janë suspenduar, siç thuhet, “për shkak të biografisë së tyre”, apo “fshehjes” së ndonjë pjese të biografisë. Aplikimi i masave të tilla ndëshkuese nuk ka ndodhur për pjesëtarët serbë të SHPK-së, ish-policët, udbashët, militarët e paramilitarët - pjesëmarrës në krime lufte e gjenocid mbi shqiptarët. Ky fakt vlen vetëm për suspendimin dhe largimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Nuk vlen as për ata që e vazhduan punën në policinë serbe edhe pas bojkotimit masiv të pushtetit okupues serb që ia bëri populli i Kosovës, megjithëse disa prej tyre e vazhduan aktivitetin në kuadër të aparatit shtetëror serb të Millosheviqit deri në mbarim të luftës në Kosovë. Në këtë rast bëhet fjalë edhe për një grup të vogël të shqiptarëve që ishin pjesë e atyre strukturave. Disa sish e kanë vazhduar aktivitetin e tyre edhe pas luftës, siç është rasti me Osman Musën, i cili siç dihet në Shërbimin Policor të Kosovës kishte pozitë kyçe dhe ishte i autorizuar për rekrutim, sistematizim dhe gradim të pjesëtarëve të SHPK-së.
Një agjente serbe J.K
Kapiteni Osman Musa (1961), shef i Njësitit për Standarde në SHPK, më 15 prill 2005, pa asnjë paralajmërim ishte larguar nga Kosova, duke kërkuar azil politik në Londër, ku ka pranuar se ka qenë agjent i shërbimit sekret serb (BIA). Musa, është larguar për shkak se ka dërguar dokumente dhe dosje të SHPK-së në Agjencinë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë – BIA. Kurse për pranimin e serbëve në SHPK, pothuajse asnjëherë nuk janë kontrolluar listat se kush janë, as nuk iu është verifikuar biografia. Në një mënyrë ka pasur amnistim të vazhdueshëm të kriminelëve serbë, të cilët kanë kandiduar në SHPK dhe janë bërë pjesëtarë të saj.
Një agjente serbe B.S
P.sh., ish-polici serb Boban, i cili kishte kaluar në SHPK, në rajonin e Prishtinës, ishte i njohur si kriminel i luftës bashkë me Novicën, ish-komandant i burgut dhe inspektorët e atëhershëm serbë Momqillën, Qanoviqin dhe Bjeliqin si dhe drejtorin gjeneral të burgut të Prishtinës, Lubo Qumburoviq. Të lartpërmendurit, sipas dëshmitarëve okularë, kishin marrë pjesë në keqtrajtimin dhe vrasjen e shqiptarëve. Vetëm në një konkurs (të shpallur në qershor 2006), për pranimin e pjesëtarëve të MUP-it serb në SHPK, kanë konkurruar 466 ish-policë të MUP-it serb. Askush nuk e garantoi popullin e Kosovës se ndonjëri nga ta është i përzier në krimet e luftës së fundit në Kosovë. Nuk mundi të garantojë as komisionari i atëhershëm i policisë, Kai Vittrup. 
Pos në polici, një numër i tyre mbajnë uniformat e kompanive të sigurimit privat, të licencuar në Kosovë. Ka edhe të tillë që mbajnë uniforma të policisë serbe, mbrojtjes civile etj. Një pjesë e qytetarëve serbë, nën ndikimin e propagandës së Beogradit, e konsiderojnë ndarjen e Kosovës si punë të kryer, prandaj ata edhe besojnë se së bashku me njësitet e xhandarmërisë serbe dhe strukturat tjera, do të vendosen në urë dhe do ta “mbrojnë” kufirin e ri te ura.
http://www.dalmacijanews.com/Portals/0/images/2009-05/uhicenje_joca7-270409.jpg
Mentalitete të tilla ishin shfaqur edhe gjatë vitit 1990, ku në raportet zyrtare të Perëndimit konstatohej se Serbia funksiononte vetëm si një shtet militarist, pa ekonomi dhe pa industri civile. Ky konkluzion mbështetej në faktin se vetëm buxheti zyrtar shtetëror i Serbisë në masën 97 për qind i kushtohej makinerisë së luftës, 3 për qind aparatit nëpunës shtetëror, ndërsa ekonomia, kultura, shëndetësia nuk figuronin në atë buxhet. Konceptet e egërsisë dhe kërcënimit ndaj të tjerëve, Serbia i bën në emër të shtetit të pademilitarizuar dhe të përkrahjes së Rusisë dhe aleatëve të saj, që ka qenë dhe mbeten inspirim për t’i sfiduar të tjerët.


Sipas të dhënave tashmë të ditura, policia e UNMIK-ut i ka raportuar policisë së Serbisë (MUP) edhe për detaje. Raportet kanë qenë mujore por edhe përmbledhëse çdo gjashtë muaj. Kryesisht, policia e Serbisë është furnizuar me informacione që kanë pasë të bëjnë me strukturat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në bazë të këtyre informacioneve janë ngritur qindra aktakuza kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Serbia ka pasë aq informacione të përimtuara, duke i përfshirë edhe gjobat e shqiptuara në komunikacion ndaj personave të caktuar. Se a ka qenë marrëveshje mes UNMIK-ut dhe Serbisë për t’ia dhënë policisë së Serbisë të gjitha informacionet që i ka poseduar UNMIK-u, mbetet të vërtetohet në të ardhmen. 
Ka dyshime të bazuara se edhe gradimi i disa pjesëtarëve të SHPK-së, është bërë jo në bazë të meritave të punës, por sipas përzgjedhjeve tjera. Krahas kësaj, thuhet se shërbimi sekret serb e ka dërguar në UNMIK një “listë” me emrat e kandidatëve me prioritet në gradime. Mbase kjo “listë” nuk është zbatuar me përpikëri, por ndikimi i preferencave të saj është parë haptas. Nëpërmjet ndikimit të UNMIK-ut dhe sugjerimeve të ndryshme janë sistemuar në SHPK, pa ndonjë pengesë strukturat e ish-MUP-it serb (këtu hyjnë ish-policë, ish-pjesëtarë të UDB-së e të sigurimit, por edhe zyrtarë të tjerë të administratës së atëhershme të Sekretariateve të Punëve të Brendshme), policë të MUP-it serb, të cilët kanë qenë të uniformuar gjatë luftës së fundit, që në fakt e përbëjnë numrin më të madh të pjesëtarëve të SHPK-së, apo të atyre që janë në pozitat kyçe. Pjesëtarët e minoriteteve kanë qenë kurdoherë të privilegjuar si në konkurse për pranim në SHPK, po ashtu edhe në ngritje profesionale apo përparime gradash. Shpesh herë ata i kanë shkelur ligjet dhe nuk i kanë respektuar ato, por, siç dihet, janë bërë tolerime për shkak të natyrës specifike që kanë pasur në kuadër të SHPK-së.
Flitet nëpër mediume, analiza, komente por ka edhe mendime se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, mund të mos jetë duke iu nënshtruar urdhrave të Drejtorit të Policisë. 
Edhe pse zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, e ka përgënjeshtruar faktin se i përgjigjet policisë serbe dhe EULEX-it, koncepti i qeverisë së Beogradit se zëvendësdrejtori serb i Policisë së Kosovës do t’i raportojë vetëm EULEX-it dhe Serbisë disi po merr konotacione të një koncepti normal të funksionimit të kësaj ideje, e cila, sipas tyre, është në funksion të implementimit të gjashtëpikëshit në Kosovë. Ky fakt deklarativisht është mohuar edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, por mbetet të shihet se çka po ndodh me të vërtetë me këto situata konfuze që janë krijuar. 
Në këtë kontest, janë bërë qindra shkrime dhe analiza rreth protokollit për bashkëpunim policor, brenda së cilit, parashihet një marrëveshje e policisë së Kosovës me atë të Serbisë, i vënë në jetë nëpërmjet protokollit EULEX-Serbi, pastaj parashihet edhe fuqizimi i protokolleve tjera për dogana dhe drejtësi, gjë që Serbisë do t’i krijonte një hapësirë të favorshme për kontroll të policisë, doganave dhe kufirit.
Pos kësaj, Ligji për policinë, neni 38 i kreut IV, e parasheh saktësisht se policia duhet të ketë vetëm një drejtor, një zëvendësdrejtor (e jo dy të tillë) dhe katër ndihmës të drejtorit të policisë, pa u specifikuar kombësia e zëvendësdrejtorit. Një pjesë e madhe e policëve serbë që janë të punësuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk e respektojnë këtë rregull. Te policët serbë që punojnë në kuadër të Policisë së Kosovës ka disa ndasi dhe mospërfillje ndaj institucioneve të Kosovës, zbatimit të ligjit dhe të ligjeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Policëve serbë të angazhuar në Policinë e Kosovës (PK) edhe më tutje u mungon ky vullnet. 
Siç dihet, në ditët e para pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë ka qenë se në Kosovë mund të qëndrojnë UNMIK-u dhe KFOR-i, sepse këto dy misione, janë të autorizuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përderisa misionet e tjera çfarë janë EULEX-i (misioni i BE-së për forcimin e rendit dhe ligjit), apo ICO (Zyra Civile Ndërkombëtare), janë ilegale në Kosovë dhe, si të tilla, nuk kanë çfarë kërkojnë, veçmas në rajonet e banuara me serbë. Përfaqësuesit e komunitetit serb në polici, siç u tha, i kanë kundërshtuar vendimet që ka marrë Qeveria e Kosovës. Ata ende mendojnë se Qeveria e Serbisë është ajo që duhet të vendosë brenda territorit të Kosovës. 
Imponimi për ta lejuar UNMIK-un të qëndrojë në disa pjesë të Kosovës (të banuara me serbë) dhe vendosjen e EULEX-it në pjesët tjera (të banuara me shqiptarë), por në cilësinë e “mision neutral” që nuk e njeh Kosovën si vend të pavarur, paraqet një kundërshtim të haptë në raport me ligjet dhe rregullat në fuqi të shtetit të Kosovës.
Në shtator të vitit 2008, flitej dhe diskutohej për një marrëveshje ndërmjet UNMIK-ut dhe Qeverisë së Serbisë, brenda të cilës përfshihej edhe ndarja e policisë dhe krijimi i dy komandave të veçanta. (Është koha kur bisedohej për gjashtëpikëshin). Në marrëveshjen gjashtëpikëshe të OKB-së, e hartuar ekskluzivisht sipas kërkesave të Serbisë, në mesin e gjashtë pikave, Serbia kishte paraparë kontroll mbi doganat, drejtësinë, kufijtë, transportin, trashëgiminë kulturore, duke përfshirë këtu edhe policinë. Një marrëveshje e tillë, në rastin konkret, protokolli për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, u nënshkrua në shtator të këtij viti, edhe përkundër kundërshtimeve të palës kosovare. Sipas kësaj marrëveshje, që kur fillon zbatimi i saj, priten të hapen edhe shumë nënstacione policore në vendbanimet me shumicë serbe, të cilët do t’u japin llogari zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë. Ky plan sqaron më tutje se edhe emërimet dhe shkarkimet e pjesëtarëve serbë të policisë duhet të bëhen nga eprorët ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe raportin që duhet t’u bëhet zyrtarëve ndërkombëtarë. Proceset e tilla e komplikojnë shumë funksionimin e forcave të rendit duke përfshirë këtu edhe cenimin e sigurisë së qytetarëve. 
Dihet botërisht se një pjesë e madhe e policëve serbë nuk i përgjigjen zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës. Ata, siç dihet, u larguan masovikisht në shenjë proteste pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke marrë pjesë edhe në djegien e pikave doganore në dy portat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, dhe në trazirat e organizuara më 17 mars 2008, ku u vra një polic i UNMIK-ut, ndërsa u plagosën dhjetëra policë të tjerë ndërkombëtarë dhe ushtarë të KFOR-it. Një pjesë e policëve të komunitetit serb ishin pjesëmarrës në këto përleshje. Veçanërisht, rezervistët e ushtrisë dhe të policisë serbe ishin ata që e shkaktuan problemin në Mitrovicë, gjegjësisht në gjykata dhe dogana, si dhe i sulmuan dhe dogjën ambasadat e huaja në Serbi, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për shkaqe subjektive, e gjithë dosja e 17 marsit të vitit 2008 do të mbetet e mbyllur deri në një kohë kur OKB-ja e sheh të udhës të kërkojë t’i ndjekë penalisht personat e përfshirë në sulm ndaj paqeruajtësve në Kosovë. Duhet cekur se ish-komisari i policisë, Larry Willson, ishte larguar pikërisht për shkak të mospajtimeve, në lidhje me urdhrin që është dhënë më 17 mars për ta marrë gjykatën nën kontroll. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal kundër 21 serbëve, shumica zyrtarë institucionesh në Kosovë, pasi ishin gjetur të kenë qenë të përfshirë në djegien e portave 1 dhe 31 në Jarinje të Leposaviqit dhe në Banjë të Zubin-Potokut, në mesditën e 19 shkurtit 2008. 
Sipas opinioneve të hapëta, një pjesë e pjesëmarrësve që kanë qenë të përfshirë në djegien e portave 1 dhe 31 kanë qenë me maska, disa të tjerë me kapela që kanë menduar të kamuflohen. Pas djegies dhe shkatërrimit të dy pikave kufitare në kufirin Kosovë-Serbi, në Jarinje (Leposaviq) dhe Banjë (Zubin Potok), më 19 shkurt 2008, komandantët e stacioneve policore në Zubin Potok dhe në Leposaviq, togerët Drazha Bozhoviq e Dragan Stefanoviq, janë deklaruar se janë komandantë edhe të policëve serbë të SHPK-së në dy pikat kufitare, edhe pse kufijtë janë në kompetencë të Policisë Kufitare e jo të Policisë së Rendit Publik. 
Strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u përforcuan edhe me një mijë (1 000) pjesëtarë të MUP-it serb, të ardhur nga Serbia, të cilët morën pjesë edhe në djegien e dy pikave kufitare, duke u futur në brendi të Kosovës dhe duke u shpërndarë për veprim kryesisht nëpër enklavat serbe, për të vepruar konform planit sekret të Qeverisë së Serbisë, të shifruar “ AKSIONI ”. 
Sipas burimeve zyrtare serbe, bojkotimi i organizuar i policëve serbë të SHPK-së, është në përputhje të plotë me porositë e planit sekret “Aksioni” të Qeverisë së Serbisë. Ministri për Infrastrukturë i Qeverisë së Serbisë, Velimir Iliq, u ka deklaruar medieve serbe se “ne do të kemi policinë tonë lokale në hapësirat serbe dhe se veprimi i policëve serbë është pjesë e planit aksionar”.
Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, shërbimet sekrete serbe, në shumë pjesë të Kosovës, kanë aktivizuar edhe strukturën e “spiunëve të fjetur”.
Gjatë trazirave në veriun e Mitrovicës, në pjesë të ndryshme të Kosovës, janë vërejtur edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale për Veprime Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, sidomos nëpër enklava. Pjesëtarët e kësaj njësie kanë qenë të përqendruar edhe në Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës), në pjesën e kufirit me Kosovën dhe me Maqedoninë. Eprorët e këtij formacioni kanë pasë kontakte të vazhdueshme me të ashtuquajturat “Shtabe të Mbrojtjes Territoriale”, përkatësisht “Shtabe të Krizës” në enklavat serbe, të cilat në shumicën e rasteve përbëhen nga rezervistë të UJ-së (ushtrisë jugosllave) dhe pjesëtarë të JSO-së (njësive për operacione speciale). Disa prej tyre operojnë në kuadër të të ashtuquajturës “Garda e Car Llazarit”, e cila i ka celulat e veta në disa pjesë të Kosovës, siç është thënë edhe në disa komunikata të kësaj organizate. Vlen të ceket se “Garda e Car Llazarit”, organizatat tjera ilegale paraushtarake serbe, pastaj ndikimi i politikës serbe dhe cytja e këtyre strukturave drejt Kosovës si dhe bojkotimi i punës nga radhët e policëve të minoritetit serb në SHPK, e kanë mbajtur gjendjen në vend nën tensione të vazhdueshme, duke shkaktuar kriza të sigurisë së brendshme, të cilat gjithherë e kanë provokuar gjendjen për ta quar drejt destabilitetit të përmasave të mëdha, siç ishte kriza e marsit 2004. Instancat ndërkombëtare, por edhe ato vendore, kohë më parë, lejuan formimin edhe të 14 nënstacioneve të reja policore, 12 prej të cilave në vendbanimet me shumicë serbe. Ky projekt ndërlidhet me pranimin e një numri të caktuar të policëve të MUP-it serb brenda strukturave të Policisë së Kosovës. 
Në një raport të datës 15 nëntor 2008, KMDLNJ - Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkonte nga organet e sigurisë, policia e UNMIK-ut, ajo e SHPK-së dhe KFOR-i që sa më parë t’i kapin akterët e të shtënave të datës 14 dhe 15 nëntorit 2008, në mënyrë që të nxirren para drejtësisë. Është e ditur botërisht se akterët e të shtënave të 14 nëntorit 2008, së paku policët serbë - pjesëtarë të SHPK-së, i njohin shumë mirë. Po ashtu i njohin edhe disa policë shqiptarë, të cilët patrullojnë në pjesën e okupuar të qytetit së bashku me policët serbë. Pra, edhe këta i dinë saktësisht çerdhet e atyre që shkrehin breshëri plumbash kur dhe ku t’iu teket.
Duhet të përmendet se në lokalitetet ku shkrepen armë të ndryshme nga serbët, vepron lirshëm MUP-i serb, ku shef i operativës është Zharko Kosovac, i cili sipas raporteve të KMDLNJ-së, ishte i njohur si ushtrues i dhunës mbi popullatën shqiptare, gjatë viteve të ‘90-ta, gjatë luftës 1998/1999 dhe pas lufte. Po ashtu, epror i policisë së SHPK-së është edhe Xhavit (Rexho) Dervisheviq, i cili po ashtu është i njohur si ushtrues i dhunës mbi shqiptarët që nga viti 1990 e këndej. Këta të dy me shumë serbë të tjerë, kanë qenë ushtrues të dhunës, posaçërisht mbi arsimin shqip.
Kur flasim për këtë çështje duhet pasur parasysh edhe faktin se një pjesë e policëve të minoritetit serb që punojnë në Policinë e Kosovës, kanë qenë në marrëdhënie pune deri në përfundim të luftës. 
Nga bastisjet që janë bërë nga ana e SHPK-së, është vërejtur se ata janë të armatosur mirë, të uniformuar dhe kanë emblemat e tyre. Mirëpo, për hir të situatës së tensionuar nuk janë marrë masa tjera ndaj tyre. Në një rast, pjesëtari serb i Policisë së Kosovës, Vllade Nedelkoviq, në fund të vitit 2008 është arrestuar pasi që në shtëpinë e tij në fshatin Preoc, ishte gjetur sasi e konsiderueshme e armatimit pa leje, pajisje të ish-ushtrisë jugosllave, uniforma, radiolidhje etj. 
Vet fakti i përdorimit të simboleve që i ka përdorur organizata paramilitare “Garda e Car Llazarit” në tubime dhe në promovimin e saj, si shenjat e njësisë famëkeqe të drejtuar nga Sigurimi Shtetëror Serb – JSO flasin mjaft. Dihet se një pjesë e kësaj njësie janë të afërt apo pasues të njësisë famëkeqe JSO e njohur edhe si “Beretat e Kuqe” apo edhe “Djemtë e Frenkit” (sipas Frenki Simatoviqit, themelues i këtij grupi). JSO u komandua gjatë luftës nga Millorad Ulemek - “Legija”, i dënuar së fundi me 40 vjet burgim për vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Vitin e kaluar “Garda e Car Llazarit” ka marrë përgjegjësinë për djegien e punktit kufitar në Runicë, mes Kosovës dhe Serbisë. Të njëjtin vit organizata paraushtarake serbe “Mlada Bosna” mori përgjegjësinë për një varg sulmesh në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Në të gjitha këto zhvillime, koloneli Dragan Terziq, zyrtarisht mban postin e këshilltarit policor në Drejtorinë Koordinuese për Kosovën. Siç bëhet e ditur, Terziq komandon me policinë serbe në Kosovë, kurse me “Mbrojtjen Territoriale” komandon koloneli Radisav Janiqijeviq. Nga të dhëna të publikuara me kohë në media, del se në Mitrovicë, në tri-katër vende ka pasur depo armatimi, të dedikuara posaçërisht për këto struktura. Sensibilizimi i situatës për veprimet e lartcekura është bërë edhe nga Marko Jakshiq, i cili e ka rolin e kryetarit të “Kuvendit të komunave dhe lokaliteteve serbe në Kosovë”. Kurse Millan Ivanoviqi është kryetar i “Këshillit Nacional Serb për Veriun e Kosovës”, njëkohësisht njëri ndër drejtuesit e spitalit regjional në veri të Mitrovicës. Ai është i dyshuar për pjesëmarrje në disa veprime kriminale, organizim dhe mbështetje të grupeve terroriste, nxitje të urrejtjes nacionale, raciale e fetare, rrezikim të personelit të EULEX-it dhe pjesëmarrje në masën që kishte bërë vepra penale. Strukturat e tyre janë prodhues të dhunës dhe destabilitetit në Kosovë. Ata kanë bërë thirrje për rezistencë dhe për të shkaktuar dhunë. 
Më 10 shkurt 2009, në Mitrovicë, sipas mediave kosovare, Marko Jakshiq dhe Millan Ivanoviq kanë bërë thirrje që të digjen pikëkalimet kufitare. Lidhur me këtë policia ka hetuar rastin dhe kallëzimin penal ia ka proceduar prokurorisë. Sipas policisë, është çështje e prokurorit (ndërkombëtar) nëse ndaj tyre do të ngre apo jo akuzën. Sidoqoftë, secili qytetar i ka parë dhe vërejtur përmes ekranit, në fotot në internet dhe shtyp autorët e ngjarjeve që shkatërruan pikën doganore 1 dhe 31 në veriun e Kosovës, duke hedhur mjete shpërthyese apo duke djegur objekte. Akterët e këtyre ngjarjeve janë të ditur.
Që nga ajo kohë, madje edhe pas kthimit të policëve serb në punë, mungon qasja e zyrtarëve apo vijës komanduese të Policisë së Kosovës në stacionin policor në veri. Madje, këto struktura kanë penguar edhe vizitën e drejtorit të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, që t’i vizitonte pikat policore kufitare në veri. 
Në Shërbimin Policor të Kosovës, komunitetet përfaqësohen me 17 për qind, 10 për qind prej të cilëve janë të komunitetit serb. 
Rreth 350 policë serbë, bashkë me stafin civil u suspenduan pasi e lëshuan punën demonstrativisht në mars të vitit 2008. Ndryshe, të vetmit policë serbë që nuk janë suspenduar për shkak të mosbindjes ndaj urdhrave të SHPK-së, ishin ata që punojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, meqë në stacionet e atjeshme policore nuk ishte bërë bartja e kompetencave nga UNMIK-u te SHPK-ja dhe ishin nën komandën e policisë së UNMIK-ut. Kërkesa kryesore e policëve serbë të suspenduar ka qenë që të punojnë nën komandën e policisë së UNMIK-ut. Që nga ajo periudhë, atyre nuk iu ndërpre pagesa, edhe pse shumica e këtyre policëve, pas urdhrit të prerë të Beogradit, i kishin mbyllur edhe xhirollogaritë personale në bankat e Kosovës,. Megjithatë, në administratën e Policisë së Kosovës gjatë tërë kohës ata figurojnë të suspenduar me pagesë. Vetëm për tre muaj, nga buxheti i Kosovës, për pagat e këtyre policëve serbë të rebeluar ndaj shtetit të Kosovës, janë shpenzuar rreth 223 mijë euro. Minoritarët serbë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e bojkotuan punën për 17 muaj me radhë, çka do të thotë se shpenzimet e buxhetit të Kosovës për këtë kategori janë milionëshe. 
Inspektorati i Policisë së Kosovës ishte marrë me hetimin e këtij rasti një kohë të gjatë. Disa herë i kishte ftuar ata të kthehen në punë, me pretekst se do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës, por policët e komunitetit serb nuk qenë të dëgjueshëm. Me qëllim të bindjes për t’i kthyer në punë, gjenerali i PK-së, Sheremet Ahmeti, kishte marrë një vendim për suspendim pa pagesë. Mirëpo ndaj këtij vendimi kishte reaguar Qeveria dhe pas kësaj ishte marrë vendimi tjetër nga MPB-ja që t’u vazhdohet suspendimi me pagesë. 
Sipas Rregullores në fuqi të Inspektoratit të Rendit, do të duhej që në afat jo më të gjatë se 90 ditë, të merrej një vendim lidhur me largimin e policëve serbë nga Policia e Kosovës. Siç u tha, policët e komunitetit serb, pas 17 shkurtit, për arsyet tashmë të ditura, e kishin refuzuar komandën e SHPK-së dhe kishin kërkuar si alternativë, që urdhrat t’i marrin nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. Menjëherë pas kësaj, policë serbë të regjionit të Prishtinës, që i braktisën radhët e SHPK-së, tentuan ta uzurponin Stacionin Policor të Graçanicës, për t’u bërë presion strukturave vendore dhe ndërkombëtare, që të përmbushin kërkesat e tyre. 
Sipas burimeve të konfirmuara, njëri ndër organizatorët që ka organizuar bojkotimin e punës së policëve serbë të SHPK-së në anën e Anamoravës është Dragutin (Velibor) Naskoviq, i lindur më 1952, në fshatin Kmetovc të Gjilanit. Naskoviq është ish-pjesëtar i policisë së Serbisë, i cili tani ka statusin e pensionistit. I njëjti është oponent i BIA-s, dhe mbanë lidhje me ish-strukturat që kanë punuar në organet e rendit të Serbisë. Këto struktura, në shumicën e rasteve, janë persona të instrumentalizuar nga qeveria e Serbisë. Naskoviq ishte caktuar të jetë “Komandant i Anamoravës” për serbët, gjegjësisht për formimin e policisë paralele. Në sistemin e strukturave paralele është edhe Iliq me nofkën “Iliri”, nga rrethi i Gjilanit, më herët inspektor i lartë në policinë e Serbisë, njëherësh konsiderohet edhe zëvendës i Naskoviqit. Gjatë një vizite të të ashtuquajturit ministër serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, Iliqi gjithnjë ka qenë afër tij. Kurse në sy të opinionit këtë rol është caktuar ta kryejë Stojadin Notkoviq, major në policinë e SHPK-së. Pas bojkotimit të punës nga ana e policëve serbë të SHPK-së, struktura të ndryshme ekstreme nga ana e serbëve të Anamoravës kishin planifikuar ta sulmojnë stacionin policor të Novobërdës. Kërcënime se do të sulmohet stacioni policor në Novobërdë ka pasur edhe përmes telefonit. 
Edhe sot e kësaj dite në veriun e Kosovës, katër stacione të policisë nuk e përfillin zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës. Komunikimi me policët serbë të Policisë së Kosovës, në katër stacionet policore në veriun e Mitrovicës dhe komunave tjera veriore, ndërmjetësohet nëpërmjet EULEX-it dhe misionit të BE-së në Kosovë. Mirëpo, me kalimin e kohës dhe me ndihmën e EULEX-it pritet që të integrohen edhe policët serbë në veriun e Mitrovicës dhe komunat tjera veriore, si dhe pjesët tjera të Kosovës të banuara me serbë, që nuk e përfillin gjithaq zinxhirin komandues të SHPK-së. 
I ashtuquajturi ministër serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, kishte deklaruar se të gjithë pjesëtarët serbë të Shërbimit Policor të Kosovës do të jenë nën zinxhirin komandues të EULEX-it, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë dhe veprojnë. Për ne, deklaroi Bogdanoviq, është i pranueshëm zinxhiri komandues i cili vjen nga EULEX-i e jo nga Prishtina. 
Madje, më herët, nga vet shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, pas një takimi me të ashtuquajturin ministër serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, u bë publike ideja për krijimin e policisë serbe brenda policisë së Kosovës! 
Propozimi i Bogdanoviqit që të formohen struktura të veçanta të policisë për serbët lokalë në Kosovë, do të thotë se ka tendenca për krijimin e komandës së ndarë të policisë serbe, sipas shembullit të Bosnjës, që është një skenar tepër i dëmshëm dhe i rrezikshëm dhe, si i tillë nuk duhet toleruar. 
Krahas Bogdanoviqit, në maj të këtij viti, 16 muaj pas vetlargimit të policëve serbë nga SHPK-ja, Oliver Ivanoviqi, në cilësinë e të ashtuquajturit sekretar shtetëror në Ministrinë e Serbisë për Kosovën, kërkoi që të formohet një “komandë e posaçme zinxhirore policore serbe” në kuadër të SHPK-së, përkatësisht si institucion paralel i Policisë së Kosovës. 
Duhet theksuar se Oliver Ivanoviqi dhe Goran Bogdanoviqi, të konsideruar për më se tetë vjet si “liderë të moderuar” të serbëve të Kosovës, në të cilët bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë në vitet e pasluftës, me t’ju dhënë rasti për t’u pozicionuar në Qeverinë e Serbisë, njëri si sekretar shteti e tjetri si ministër, braktisën institucionet e Kosovës e bashkë me to edhe “bindjet liberale” aq shumë të proklamuara. 
Krerët politikë pothuajse gjithnjë kanë folur për një polici të unifikuar. Por, në realitet gjendja në terren nuk ka treguar se ka qenë gjithherë kështu. Në qershor të vitit 2008, në një letër të Sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon, për të cilën qeveria dhe policia kanë qenë në dijeni, përmendej se policia në vendet e banuara me shumicë serbe do të veprojë nën komandën e policisë ndërkombëtare, e jo të asaj të SHPK-së (përkatësisht PK-së). Letra në fjalë legjitimonte funksionimin e tillë, jo vetëm shkëputjen nga komanda kryesore e policisë që tashmë ka ndodhur në veriun e Kosovës, por edhe në rajonet tjera. Shkëputja e policisë nëpër enklavat serbe ishte pjesë e planit të cekur më lart. Ndonëse këto koncepte janë kundërshtuar zyrtarisht, në anën tjetër ka pasë tolerime në terren. 
Një gjendje e tillë edhe më tutje vazhdon të jetë sfidë për institucionet vendore, për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të strukturave paralele, të cilat mbështeten dhe udhëhiqen nga pjesëtarët e MUP-it të Serbisë, të cilët përmes grupeve të organizuara dhe organizatave të ndryshme (i)legale në momente të caktuara po ndikojnë drejtpërdrejt në destabilizimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në vend. 
Nuk është konfidencial fakti se një pjesë e madhe e policëve serbë të SHPK-së, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, kanë marrë paga të dyfishta, nga buxheti i Kosovës dhe nga MUP-i i Serbisë. Madje, në një kërkesë të mëhershme zyrtare të bërë nga Këshilli Nacional Serb (KNS) dhe Kisha Ortodokse Serbe, kërkohej që të largoheshin policët shqiptarë nga Mitrovica.
Nga të dhënat e proklamuara në media, por edhe nga burimet e SHPK-së, konstatohet se gjatë vitit të kaluar në rajonin e Gjilanit, por edhe në pjesët tjera të Kosovës, kanë hyrë forca të konsiderueshme të pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë, të cilët janë takuar vazhdimisht me lidhjet e tyre, që kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorëve, disa prej të cilëve figurojnë në listat e pagave të MUP-it serb. Kjo mbase nuk është ndonjë befasi sepse që nga paslufta e këndej, me pak ndryshime Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, në rregulloren e miratuar të këtij shërbimi, mbi parimet e rregullimit të brendshëm të Serbisë, ka pasë edhe të ashtuquajturin “Sekretariatin për Kosovën”, brenda të cilit funksionon “Drejtoria Koordinuese për Kosovën”. (Shih për këtë faqen zyrtare të MUP-it të Serbisë). 
Policët serbë në pikën kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, u përgjigjen vetëm zyrtarëve të EULEX-it. Policët e komunitetit serb, që punojnë në këto dy pika kufitare, nuk i përgjigjen sistemit të komandës së unifikuar të Policisë së Kosovës, por i përgjigjen policisë së EULEX-it. Kjo gjendje ishte aktuale edhe para djegies së dy pikave kufitare, kur u raportonin strukturave të UNMIK-ut. 
Qeveria e Kosovës, në kornizën e shpenzimeve për vitin 2009, e ka futur si prioritet edhe shpenzimin e 420 mijë eurove për rindërtimin e dy pikave kufitare 1 dhe 31 në kufirin me Serbinë, por kjo çështje duket se nuk do të rregullohet shpejt. 
Është fakt i ditur botërisht dhe është raportuar qindra herë se strukturat paralele serbe, të dirigjuara nga Beogradi zyrtar, gjatë tërë periudhës së pasluftës i kanë shantazhuar dhe kërcënuar të gjithë qytetarët serbë që e pranojnë realitetin në Kosovë, në raste të caktuara duke marrë edhe masa radikale ndaj tyre. Atëherë bie fjala, pse tolerohen këto struktura dhe pse lejohet funksionimi i pushtetit paralel?! 
Të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë gjatë gjithë kohës janë formuar, financuar dhe drejtuar nga Beogradi zyrtar. Strukturat paralele serbe në veri por edhe në pjesët tjera të Kosovës, kanë punuar në dy drejtime: 
në ndarjen e serbëve prej institucioneve të Kosovë dhe,
në rritjen e varësisë së tyre prej Serbisë.
Për strukturat paralele serbë të sigurisë flet edhe “Raporti për strukturat paralele 2006-2007” i OSBE-së. Veprimet e tilla po nxiten, sponsorizohen, organizohen dhe kryhen nga ekstremistë, militantë, zyrtarë qeveritarë nga Beogradi etj. dhe mund të sfidojnë sigurinë edhe përmes formave të ndryshme të sulmeve dhe inkursioneve kufitare të ushtrisë, policisë apo forcave paramilitare nga Serbia me pretekst të mbrojtjes së minoritetit serb. Radiot, televizioni lokal në gjuhën serbe si dhe mjetet tjera të informimit, janë pothuajse tërësisht nën ndikim të Beogradit. Një politikë të tillë kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e minoritetit serb në Kosovë. Sllavisha Petkoviq, ish-ministër në Qeverinë e Kosovës, i cili qe shkarkuar për shkak të skandaleve të shumta, në një intervistë dhënë gazetës beogradase “Svedok”, tregonte se sa është i angazhuar për destabilizimin dhe ndarjen e Kosovës. Në atë intervistë, Petkoviq paraqitet madje edhe si lider dhe shpëtimtar i serbëve të Kosovës (!). Më tutje, në intervistën dhënë “Svedok”-ut ai kishte cekur se “serbët e Kosovës janë mbështetur për muri, se ata nuk dëshirojnë të jetojnë në një Kosovë të pavarur, se ata dëshirojnë të shkëputen nga Kosova përmes organizimit të një referendumi” etj. Shikuar nga aspekti i sigurisë, paraqitjet e tilla janë nxitje, reflektime që shkaktojnë pakënaqësi, tendenca për ta krijuar një terren të pasigurt.
Më 15 tetor 2007, ish PSSP-ja i atëhershëm, Joachim Ruecker, i kishte dërguar një letër selisë së OKB-së në Nju Jork por edhe ish-ndërmjetësit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaarit, nëpërmjet të cilës ankohej në një mënyrë për strukturat e Serbisë që veprojnë gjithandej Kosovës. Letra përmbante afërsisht 30 faqe, përfshirë edhe fotografi të objekteve e ndërtesave të uzurpuara nga Serbia, ku veprojnë strukturat e saj prej agjencive pyjore e deri te zyrat e ministrave të Serbisë. Pjesë të këtij dokumenti i pati botuar “Koha Ditore”.
Edhe ashtu ka të dhëna të prekshme për ekzistimin e forcave të MUP-it serb në Kosovë, për veprimtarinë e njësive të Brigadës së 58 serbe të Këmbësorisë, të cilat operojnë në disa pjesë të vendit, si p.sh, në Zveçan, Zubin Potok, në veri të Mitrovicës, në disa pjesë të Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Ranillugut dhe Shtërpcës. Pos kësaj, në Kosovë operojnë rreth 7-8 organizata ilegale serbe, të cilat duket se dirigjohen nga shërbimet sekrete ushtarake, të cilat aktivizohen herë pas here në momente të caktuara.
Një kohë qendrën e policisë paralele serbe në Zubin Potok e drejtonte kapiteni Zhivojin Gjuriq, bashkë me asistentin e tij Zvezdan Mihajloviq. Brenda kësaj qendre përfshihej edhe Departamenti i Gazivodës që numëronte rreth 35 policë, duke përfshirë këtu qendrën operative, një patrullë në terren dhe një patrullë në Gazivodë. Këto pika të policisë paralele serbe kanë pas mjetet për qarkullim dhe komunikim. Policia paralele, apo siç është quajtur “policia komunale”, ka funksionuar edhe në Leposaviq. Komandant ka qenë Dushan Ivanoviq, ndërsa zëvendës i tij, Zhivan Nestoroviq. Ata janë ndihmuar edhe nga Radenko Nedelkoviq dhe Sasha Arsiq. Në mesin e tyre dyshohet të ketë edhe pjesëtarë të BIA-s. Kjo bazë ka pas një Departament në Soçanicë dhe në Leshak, dhe ka numëruar rreth 90 policë.
photo
Rade Markoviq,Milomirom Miniq etj
Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare kishin shpallur të pavlefshme zgjedhjet ilegale serbe të 11 majit 2008 në Kosovë, në të cilat banorët serbë të komunave me shumicë serbe zgjodhën përfaqësuesit e tyre. Këto zgjedhje i forcuan strukturat paralele serbe, të cilat vazhdojnë të mbeten sfidë për Kosovën edhe pas shpalljes së pavarësisë. 
Nën drejtimin e strukturave të shërbimeve sekrete serbe, sidomos të ish-strukturave të vjetra të ish-punëtorëve të MUP-it, SUP-it, KOS-it, DB-së etj, në dhjetor të vitit të kaluar mbi 1 000 veteranë serbë të luftës, pjesëmarrës edhe në luftën e Kosovës, i kishin mësyer pikat kufitare Serbi-Kosovë, konkretisht pikën kufitare në Mendar, me kërkesën që Qeveria e Beogradit t’ua paguajë nga 500 mijë dinarë të mbetura borxh për shërbimin që kanë bërë gjatë luftës në Kosovë. Në një rast të tillë pati edhe disa policë shqiptarë të plagosur në pikën kufitare me Serbinë.
Analistë të ndryshëm të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se gjendja në veri tash e dhjetë vite është një “konflikt i ngrirë” me pak gjasa të integrimit të plotë në sistemin qeverisës të Kosovës.
Strukturat paralele serbe që si të tilla edhe më tutje vazhdojnë të funksionojnë në veri të Mitrovicës, të cilat i përfaqësojnë institucionet e shtetit serb, vazhdimisht e provokojnë elementin shqiptar që jeton në veri. Vitin e kaluar këto struktura e kanë bërë regjistrimin e popullatës së atjeshme, për ta paraqitur se Serbia është funksionale në atë pjesë. S’do koment se serbët e veriut të Mitrovicës, por edhe të pjesëve tjera të Kosovës, janë të ndikuar dhe të shantazhuar nga politika e Beogradit. Por u bënë dhjetë vite që shkaktojnë trazira, pasiguri dhe tensione ndëretnike. 
Dihet botërisht se në pjesën veriore të Mitrovicës, kanë gjetur strehë shumë kriminelë serb e shqiptarë që kërkohen nga drejtësia. Disa prej tyre japin dokumente false, duke filluar nga patentshoferët, letërnjoftimet, dëftesat shkollore, fletkurorizimet, kontratat për shitblerje të ndryshme të pronave të serbëve dhe shqiptarëve, vizat por edhe të një varg manipulimeve rreth regjistrimit të automjeteve në veriun e Mitrovicës. Sipas burimeve të hapëta shumica e automjeteve që numrin e parë e kanë 519-KS janë të regjistruara fals në atë qendër. Rreth këtyre rasteve policia në Mitrovicë, ka hasur në shumë parregullsi rreth regjistrimit të veturave me targa KS dhe shumica e këtyre veturave regjistrohen pa proces të verifikimit me libreza të falsifikuara në Beli Manastir, Vukovar, Zvornik etj. Atje me pak euro mund të regjistrosh çfarëdo lloj të veturës në atë qendër dhe të lëvizësh nëpër territorin e Kosovës.
BIA zaplenila cak 2,8 tona kokaina!

Pos kësaj, për pesë vite në Fakultetin Filozofik që funksionon në kuadër të “Universitetit të Prishtinës”, me seli në veri të Mitrovicës, gjatë periudhës 1999-2004 janë dhënë 1 000 diploma të falsifikuara. Kështu u ka deklaruar mediave dekani i këtij fakulteti, Dragi Malinkoviq. Për lëshimin e këtyre diplomave janë ngritur mbi 54 akuza penale ndaj pesë personave të këtij fakulteti. Me diploma false të lëshuara në këtë fakultet janë punësuar një numër i caktuar njerëzish nëpër institucionet e ndryshme. 
Zyrtarët e doganave në Mitrovicë, pos që i kanë dhënë hapësirë krimit të organizuar dhe kontrabandës në atë pjesë, strukturat paralele serbe nuk i lejojnë mallrat kosovare që të eksportohen në Serbi me dokumente që lëshohen nga Doganat e Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë, në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, funksionon një zyrë e Serbisë, e cila lëshon dokumente për mallrat kosovare që eksportohen në Serbi. 
Veçanërisht që nga vitet ‘90-të e këndej, minoriteti serb në Kosovë po e luan rolin e shumicës dhe po e dikton ligjin. Edhe ky element ka shkaktuar tensionime të vazhdueshme në fushën e sigurisë. Drejtuesit post-millosheviqianë, me përjashtim të të ndjerit Gjingjiq, jo vetëm që de facto nuk e kanë pranuar realitetin e ri të Kosovës, por në mënyrë makiaveliste kanë përdorur serbët e Kosovës për të penguar çdo hap të këtij vendi në drejtim të rimëkëmbjes dhe vënies së tij në rrugën e progresit dhe të integrimit. Radikalizmi serb dhe mbështetja e tij nga institucionet qeveritare, të cilët vazhdojnë të mbështesin programet shtetërore antishqiptare, kanë për qëllim t’i kthejnë shqiptarët në një “bombë njerëzore” për ta destabilizuar rajonin, kuptohet duke vënë në lëvizje edhe elementin e vet të instrumentalizuar me kohë. Origjina e këtyre organizatave apo grupacioneve strukturohet nga ish-strukturat e segmenteve të caktuara të MUP-it serb, disa sish të kërkuar për krime edhe në Serbi por edhe më gjerë, nga ish-ushtarakë të ushtrisë serbe të cilët kanë marrë pjesë në luftërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë, nga ish-paramilitarë dhe ultranacionalistë serbë, të cilët në shumicën e rasteve kontrollohen nga segmente të caktuara të strukturave të inteligjencës civile e ushtarake por edhe të sektorëve tjerë të sigurisë në Serbi. Sipas burimeve serbe, qysh nga muaj maj i vitit të kaluar, 385 shërbyes të ish-Ushtrisë Jugosllave janë paguar që të organizojnë forcat serbe të mbrojtjes qytetare në veri të Kosovës. Në anën tjetër, Dragan Mihajlloviq, kryetar i Komunës, strukturave paralele në Zveçan, kishte deklaruar se ne edhe ashtu funksionojmë si pjesë e Serbisë. Zyrtarë të Serbisë e kanë pranuar madje edhe publikisht se në Graçanicë vepron Sigurimi Shtetëror i Serbisë, i cili monitoron të gjitha lëvizjet e serbëve të kësaj pjese të Kosovës dhe çdo gjë që ka lidhje me shqiptarët, është e dyshimtë për ta. Nga kjo strukturë në biseda informative thirren shpesh edhe serbët e dyshimtë, madje ata thirren edhe në zyrat e Sigurimit Shtetëror në Nish, zëvendëskryeshef i të cilit është Nikolla Iliç, ish-kryeshef i Stacionit policor në Lipjan. Lidhur me këto situata, vitin e kaluar, komandanti i NATO-s, Harry Ulrich, është alarmuar pasi që kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, e kishte njoftuar atë se uniforma të zeza ushtrojnë në veri të Kosovës.
Në janar të këtij viti, pasi tensionimet ishin rritur në masë të madhe nga provokimet dhe sulmet e shpeshtuara të serbëve, banorët shqiptarë në veri të Mitrovicës u detyruan të vetorganizohen dhe të bënin rojë gjatë natës për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme. Për shkak të paraqitjeve dhe veprimeve të njëanshme dhe joefikase, banorët shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës, deklaruan se nuk kanë besim te policët e stacionit verior në Mitrovicë, sepse, sipas tyre, policia e këtij stacioni e bën politikën e Beogradit në Kosovë. 
Gjatë problemeve të fundit në veriun e Mitrovicës, të ndërlidhura veçanërisht me kthimin e banorëve shqiptarë në lagjen Kroi i Vitakut, për të rindërtuar shtëpitë e tyre të djegura nga forcat serbe para dhjetë vjetësh, u pa qartë se pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, pos që nuk e respektojnë vijën e zinxhirit komandues, u pozicionuan në anën e demonstruesve të dhunshëm....




Lexoni:
http://www.serbianunity.net/culture/library/Ubij_Bliznjeg_Svoga/tajna/tajna.html
http://www.lopusina.com/knjiga.html?id=31
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sr_Latn/features/setimes/features/2004/05/040504-JELENA-001
http://www.yu4you.com/items/sr/knjiga/item_3390.html
http://www.superkorpa.com/proizvod/tajne-srpske-policije
http://www.pressonline.rs/sr/vesti/hronika/story/83318/Akcija+srpske+i+ameri%C4%8Dke+tajne+policije%3A+BIA+zaplenila+%C4%8Dak+2%2C8+tona+kokaina!.html
http://birn.eu.com/sh/1/10/644/?tpl=30&ST1=Text&ST_T1=Article&ST_AS1=1&ST_max=1
http://www.vesti.rs/Vesti/Bivsi-sef-srpske-tajne-policije-svedocio-na-sudjenju-za-ratne-zlocine-pocinjene-u-Suvoj-Reci.html
http://www.razmena.org/sh/76/1/657/
http://www.srpskarec.rs/arhiva/361/dajstranu.php?a=8
http://www.naslovi.net/2008-06-14/press/rat-za-srpsku-tajnu-policiju/708254
http://serbianforum.org/domace-knjige/35115-ubij-bliznjeg-svoga-jugoslovenska-tajna-policija-1945-1995-a.html

2012/09/05

Populli shqiptar ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme në jetën administrative, kulturore dhe sociale turko-osmane.


                      Ministri i Jashtëm turk  Ahmet  Davutoglu


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka deklaruar se Perandoria Osmane ka patur 28 kryeministra me origjinë shqiptare dhe dhjetëra të tjerë ministra. Davutoglu gjithashtu pranon se autori i himnit turk, Mehmet Akifi dhe autori i fjalorit të parë turk, Sami Frashëri, janë me origjinë shqiptare. Këtë gjë ai e ka shprehur në një intervistë për revistën “Shenja”, ku ministri Davutgolui i cilëson marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërinë, “si mburrje”.

“Populli shqiptar ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme në jetën administrative, kulturore dhe sociale turko-osmane. Në historinë tonë të përbashkët kanë lënë gjurmë qeveritarë, ushtarakë, njerëz të letrave, intelektualë dhe artistë shumë të vyer me origjinë shqiptare. Në Perandorinë Osmane ka pasur 28 sadrezamë (kryeministra) dhe 36 vezirë (ministra) me origjinë shqiptare. Mehmet Akifi, autori i himnit tonë kombëtar, si dhe Sami Frashëri, autori i fjalorit të parë turk, që në të njëjtën kohë konsiderohet një nga njerëzit më të shquar të letrave në Shqipëri, janë të dy me origjinë shqiptare”, thotë Davutoglu.

Kreu i diplomacisë turke thekson se “midis Turqisë dhe Shqipërisë ekziston një miqësi e fuqishme, rrënjët e të cilës shtrihen në thellësitë e historisë tonë të përbashkët. Kjo lidhje midis popujve tanë na jep edhe përgjegjësinë për ta zhvilluar në çdo fushë solidaritetin dhe bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona dypalëshe po zhvillohen në çdo fushë duke nisur nga fusha politike, ekonomike, ushtarake, kulturore dhe ajo arsimore, në përshtatje me miqësinë historike dhe unitetin kulturor midis popujve tanë”.

Ai ka sqaruar se prania gjithnjë e më e madhe e Turqisë në rajonin e Ballkanit nuk ka të bëjë me ndonjë strategji të veçantë, por është e lidhur me zhvillimin ekonomik të këtij vendi. “Zhvillimi i fuqisë ekonomike dhe politike të Turqisë, e cila është dhe ekonomia e gjashtëmbëdhjetë më e madhe e botës dhe ekonomia e gjashtë më e madhe e Evropës, po i rrit aftësitë e saj globale dhe po i mundëson vendit tonë që t’i shpjerë përpara marrëdhëniet e saj politike, ekonomike, kulturore dhe humane me të gjithë botën. Prandaj, veprimtaria në rritje e Turqisë nuk është një zhvillim specifik vetëm për Ballkanin”, thotë ai. Ministri i Jashtëm turk nga ana tjetër pranon se “Ballkani konsiderohet për ne një rajon primar” për shkak të “lidhjeve të ngushta gjeografike, historike dhe kulturore”.

Xhavit Haliti: Nuk e di pse njerëzit frikësohen prej meje








Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se partitë politike në Kosovë duhet të mësohen të respektojnë vendimet e institucioneve kushtetuese.

“Ne jemi treguar edhe deri më tash shumë respektues ndaj kushtetutës duke filluar nga piramida e shtetit pra presidentja e me zyrtarë të tjerë deri më sot. Pra, edhe për këtë çështje duhet të respektohet Kushtetuta” tha Haliti.

I pyetur nëse e ka ndërmend të ngris padi ndaj atyre që po e akuzojnë për disa vrasje të pasluftës,Haliti thotë se nuk e ka ndërmend të ngris padi për njerëz të çmendur të cilët, sipas tij, nuk i ka kap as ligji.

“Personalisht për të hyrë në padi me njerëz që janë të sëmurë psikikisht nuk kam dashur sepse ata nuk i kap as ligji”-u shpreh Haliti në një intervistë për rtv21,.

Ai shprehet se nuk e ka ndërmend t’i kthejë përgjigje as Murat Jasharit,vëllait të komandant Kumanovës.
“Murati është i sëmurë psikik dhe ata që ia kanë shkruar pyetjet duhet të japin përgjigje. Dikush qëndron prapa tij sepse Murati as që din të shkruajë por nuk e di se kush”-theksoi Haliti.

Një prej njerëzve më të fuqishëm në skenën politike të Kosovës thotë se frika që kanë njerëzit nga ai është për shkak të një fushate siç thekson të egër kundër tij.

“Nuk e di, s’më ka ndodhur të më thotë se po frikohem prej teje. Por, ka qenë një fushatë e egër 15-vjeçare kundër meje dhe njerëzit me siguri duke lexuar e dëgjuar e kanë atë mendim. Por,nuk e besoj se ata që më njohin kanë frikë prej meje”-ka thënë Haliti Në këtë intervistë Haliti ka folur edhe për procese të tjera aktuale.
cb9ae434-bef3-49c9-8285-48d8c56a053b
Y2:cb9ae434-bef3-49c9-8285-48d8c56a053b

2012/09/04

VEZULLIME YJESH NGA TRADITA NE LOGUN E RAPSHES SE HOTIT



ZEF PERGERGA DHE RUSH DRAGU


Sa shume vezullime yjesh zbriten ne logun e rashes se hotit, te pagezuar me emrin e martirit Shengjoni ne mbremjen e 29 gushtit 2012 ne komunitetin shqiptar te detroitit. E ato vezullime perkonin ne flaken e ndezur te gajtanave ne veshjet kombetare malesore. Secili ka yllin e vet, por femijet jane yjet e pa shuar te jetes. Zbriten pra nga te gjith drejtimet e krahinat, te moshuar, gra e te rinje, por vecanerisht te vegjel, shume e shume prej tyre nga mosha 5-10 vjec te vshur me kostum kombetar e bluza te kuqe ku shkruhej. Mire se vini. Fondi humaniyar rapsha e Hotit” E femijet kecenin e vallzonin dore opesore ne ritmin e gjakut qe vlon nder deje te kenges dhe kercimit autokton shqip ne aktibvitetin e pare ne Amerike “Liogu I Shengjonit” organizuar me mjeshtri dhe profesionalizen nga ky fondacion , I cili drejtohet nga intelektuali Anton lajcaj. Ai I gjate ne trup e hidhte shiklimin ne te gjithe hapsiren e logut thua ishte mbushur me blegerime te padegjuara. Yjet vinin enkas per naten e yjeve te gtradites shqiptare…

FESTA E BUKUR VJEN NGA BUKURIA E SHPIRTIT
Festa e bukur e Shengjonit vjen edhe si tradite e lashte, por edhe si bukuri e hpierit te Malesorit. Hershmeria e kesaj feste e ka gjenezen qe kur ne hot u krijua Republika e horit e nje kohshme me ate te Mirdites qe sipas poetit Gjergj fi8shta daton ne vitin 1410.
Drejtuesaj e programit festic ndjehet e emocionur ne ato fjale mire se ardheje per te gjithe. Ne logun e Shengjonit daloje vetem njerez qe e duan artin bukurine e tij, pa asnje ngarkese e paragjykim. Sa shume femije te vegjel qe ne balle u shendrit ai plis I bardhe. Vera lajcaj me fjale te ngrohta dhe bujare uron te gjithe te prnishmit; “mire se vini ne kete feste te gezuar qe per here te pare e kremto0jme ne kete menyre ne Amerike. Ashtu sikur tradicionalisht e kemi fstuat ne malesi gjegjesisht ne bajrakun e Hotit. Kjo dite dhe ky vit na perkon me viti jubilar me te vecante hitorik ate te 100 vjetorit te pavaresise nga roberia pese shekullore e perandorise gjakatre te osmanllise. Ne e nisem kete tradite ne dispore dhe do ta vazhdojme…!’ me pas ajo permendi emrat e 22 bashkeatdhetareve malesore qe kontribuan per te ia arritur suksesit te plote te ketij aktiviteti. Festa e bukuar me shpirtera te bukur…E keto mund ti bejne vetem njrez atdhetar plot me dituri sic jane hotjanet te bashkuar ne sofren e bukes patrotke e kulturore te “Fondacinit Humanitar Rapsha”
Ne emer te ketij fondacioni fjalen e rastit e mbajti Gjergj marashi Gjonaj I cili nder te tjera tha: “ta ndjeni veten si ne shtepite tuaja si ne ato kulla prej nga vijme q eta dijme se ku po shkojme, te kendojme e te vallezojme sebashku sepse jemi te gjithe antare te familjes se madhe dhe te soishme shqiptare. Ju jeni bukuria mahnitese e keti vendi qe jeni te lidhur dhe trmetoni traditen tek femijet. Ne kemi nje obligim kombetar qe deleraten e pavaresise ta plotesojme ashtu sic enderruan dhe rane fli per atdhjeun te paret tane per tu bashkuar te gjitha trojet etni8ke ne nje shtet te vetem shqiptar. Qellimi yne eshte te kontribojme sa me shume ne rujtjen e trashegimise tone kulturore, gjuhes e zakonet e mira. Te krijojme nje brez te ditur dhe te emancipur qe vlerat tona ti cojme perpara krenar se jemi shqioptar te botes se lire!”
MAHNITJA E KETIJ LOGU
Mahnitaj e ketij logu ishin femijet qe me cicerimet e zerave te tyre vinin ne unison me kengen e gezim nikes, Gjek Gjelaj. Shtjefen e lena Lulgjura, grupin e valleve te drejytuar nga joli paparisto. Kamera e televizionit te shqiptareve ete amerikes e kun ndodhur bashke me ate te televizionit BVoin te malesise dhe ne fokusin e aparatit e shkrimeve te revistes Albrdreams, ke te fokusonte me pare e ke te intervistonte me pare per te vjelur e fiksuar ato uimpresione mbreslenese te nates se yjve te shenta te shengjonit martir.
Nuk kasha pare per shume vjet ne emigracion kaq femije te vegjel, shume prej tyre hotjane, ose me sakte te themi pasqyra e shkolles kobetare te familjes hotjane ne diaspore. Cdokush nga ne e ka ne dore te beje dicka per traditen dhe testamentin e tradites e sidomos gjuhes se embel shqipe. Ndoshta hotjanet kishin menduar qe ne logun e shengjonit ta shpalosnin gjithe perkushtimin e vet ne kete fushe qe njrezi te mos I besonin mburrjes se fjalve , por realitetit te opastert si loti. Felijet si kopeshti I luleve te se ardhmes e justifikuan me kenge e kercime gjithe mundin e prinderve,ndaj ata dolen ne log e kercyen e kenduar me ta. I shte gezimi I brendshem qe flete I dha levizjeve dinamike. E Dom Frani do ti porosiste te vazhdonin edukimin dhe arsimimin e tyre sepse ata jane syte e te ardhmes tone. Diku mes zerave feminore dallojme edhe Don Nosh gjoja I cili na thote: “Deviza e shqiptarit ne megrim eshte te ruaj identitetin dhe mendesine shqiptare. Te c’vishemi prej paragjykimeve krahinore e fetare sepse ato jane vegla ne duar e armikut qe na kane ndare. Pr ate kultivohen keto aktivitet qe na kane perfaqesuar denjesit dhe shprehje e besuar eshte fondacioni Humanitar rapsha qe ka sjellur ne kete log nje risi kombetare” marash Nuculaj nuk e ze vendi nga gezimi “nate e mahnitshme. Ska me bukuar shikoje filizat e njome qe fallezojne me ne . ke to na I pastrojne rete e ndarjes dhe aiellin tone e bejne te kthllet. Ky aktivitet e fondacionit Hotjan eshte nje mesim per te ardhmen. Vec prej mesimit vjen peroparimi dhe ekzistenca jone” Aktivitetin, qe u roganizuar ne oborin e Qendres se Shempalit e pershendeti edhe Dom ndue Gjergji famullitar I kishen “Zonja Pajtore “ Me besen e gurit dhe kenget e burrit, le te marrim pjes ne mbremjet e gezuashme kulturore e artistike qe kojo qender organizon cdo vit ne ditet e par ate shtatorit. Grupi I valltareve solli nje gjallerite vecante. Joli paparisto pervec grupit te valltareve me tete cifte “gjergj kastrioti” ajo po pergatit si valltar te kercimit popullor edhe 50 femije me mbashtetejen e Dom franit dhe motres liljane. Keshtu skena e folkut ne diaspore do te qendroje sin je vater e ndezur ku pushon ylberi I tradites. Asnje nuk thote une jam I pari. Kryetari I fondacionit z. Anton lajcaj na le te kuptojme se te gjithe kane dhene maksimumin prej nga buron kthjelltesia e krojeve te sukseit. Dhe ne e leme rehat nga pytjet se ai e ka deshmuar me veprim…Edhre mbrthyer ne veshtrimin se sa mahnishem po demostrojne vallen femijet hotjane. Mjafton kjo per ta b ete te lumtur edhe ate qe nuk eshte nga Hoti. Po eshte shqi[ptar burr I forte!

KONCERT I MADH E DIELA E BREZAVE…


Festivali i tradites ne kishen “Zonja Pajtore”

ZEF PERGEGA

Nje meshtar, shume pune e pak fjale

Gjenerata shqiptare, qe rritet ne Amerike, emancipimin dhe integrimin e saj e ve re ne syte plot shprese e drite. Para ketij muri te dijes dhe ruajtjes se vlerave te prinderve te tyre, bresher behen paragjykimet. Kjo ishte evidente ne koncertin e madh festiv, si e diela e brezave, organizuar me perkushtim, me 2 shtator 2012, ne grigjen e kishes katolike “Zonja Pajtore” si ngjarje kulturore e pervitshme dhe si prag i 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise.
Nuk ishin dhjete, por njeqind. Nuk ishin njeqind, por nje mije e ndoshta me shume, aty ku jane te gjalla lutjet e Nene Terezes e bekimet e Zonjes Pajtore. Po kush i numeroi?! Le te numerohen nga yjet shqiptaret… Nje zjarr kuq e zi erdh dhe u ndez nen kembet e dheut te tyre e u ngjit lart si nje glob, ku cdonjeri mund te lexonte “Sa krenar qe jam shqiptar!”
Nje studente e shkelqyer shqiptare, qe ka emigruar per me shume se 15 vite ne Greqi, tani vizitore ne Detroit, tek pa mrekulline e ngjyrave shqiptare me tha: “Shume bukur, jam e mallengjyer jashte mase. Sa shume femije te veshur me kostume kombetare, qe mbajne ne duar flamurin e tyre dhe te tokes qe i priti. Ju jeni shume te forte e te lidhur me njeri-tjetin ne Amerike. Neser me duhet te largohem per ne Greqi se filloj studimet. Per mrekullite qe pashe ne kishen Zonja Pajtore do tu them prinderve, studenteve, petagogeve , do tu them grekeve se sa e mire eshte Amerika, qe i don shqiptaret dhe sa shume cmohet e vlersohet liria ne kete vend!” E Dom Fran Kola u thote te rinjeve: “Vlerat tona duhet ti zhvillojme e trashegojme brez pas brezi. Ne shqiptaret jemi me fat se kemi nje mik te madh dhe te pazevendesueshem Ameriken, qe jo vetem na lejon, por edhe na ndihmon ta pasurojme traditen tone. Ky manifestim sonte ne fetivalin e kishes Zonja Pajtore eshte edhe nje thirrje per ta festuar sebashku 100 vjetorin e pavaresise!”
Ne kete nate kane ardhur bashkatdhetare nga disa qytete te Detroitit, Kanadaja dhe New-Yorku. Takohemi rastesisht me gazetarin e “Bota Sot” Beqir Sina, i cili gjate bisedes na thote: “Meshtari Don Ndue Gjergji ben shume pune me pak fjale…!”
Ne prill te ketij viti mora pjese ne nje meshe bashke me familjen time ne kishen e dom Ndues. Pas meshes ai tha: “Keshilli i kishes te mbidhet se do te diskutojme per festivalin” E pyeta Dom Nduen nese festivalin do ta benin ne pranvere apo ne vjeshte, por ai mu pergjigj se data eshte e njejte dhe se kater muaj kalojne si kater dite . “Do ta bejme ndryshe kete vit, do te jete stafeta e brezave…!” Dhe fort bukur e kishin bere!
Pesha e flamurit…
Vargu i gjate i femijeve 5-12 vjecar, te veshur me kostume kombetare, te cilet mbanin ne duar flamujt shqiptar dhe amerikan i ngjante nje peligrinazhi te shenjte. Ne fak ashtu eshte, se femijet jane pelegrin te shenjte. Ai grupim para qeles, qe secili do te zinte vendin e caktuar per parakalim, shprehte me nota te bukura ngjalljen e vetedijes kombetare. Duket dhe ndjehet se eshte logu i femijeve qe e mban peshen e falmurit tone. Ate flamur qe eshte thurur me gjakun e martireve. Ata prehen te qete nen dhe, por shohin e degjojne shembellimin e brezave tane, per te cilet u flijuan. Kete mbasdite vjeshte femijet kane nje gezim te papershkrushem. Ata parakalojne para bustit te Nene Terezes, ne grigjen e kishes dhe permendorja e saj e bronxte mbulohet me valevitje flamujsh dhe brohoritje zerash. Dy vajza te reja shkeputen pak nga rreshti dhe instiktivisht i dhurojne Konsullit te Nderit Ekrem Bardhes, flamurin shqiptar dhe ate amerikan. Ashtu bejne dy te tjera me Dom Ndue Gjergjin, me kryetarin e keshillit te kishes, me meshtarin Martin Jaku e te ftuar ne kete eveniment. Behet nje, dashuria shqiptare me mirenjohjen amerikane.
“Nuk e kisha besuar kete gjalleri qe po me shohin syte. Kombi yne po rinohet. Te behemi pjese e ketij rinimi dhe eksperienca jone te jete si nje ure qe lidh brigjet, atje prej nga vijme e ketu ku jetojme”- thote Bardha.
Pastaj kollona e gjate ndalon para nje tavoline me mbulese te bardhe, ku nje flamur i madh shqiptar ka palosur fletet, sic palosen legjendat nen jestek te historise. Cifti i ri, Valentin e Rushe Lumaj e marrin ne dore dhe e shpalosin dhe pasi shqiponja dy krenare hap krahet, flamuri u dorezohet femijeve dhe ato me gjalleri e me zemra te perflakura nisen drejt vendit, ku do te mbahen fjalimet e ku do te zhillohet festivali artistik.
Ka peshe te rende flamuri, por jemi te sigurt se do ta mbajme me nder!
Ne jemi pjese e kontributit atdhetar
Dom Ndue Gjergji mbajti fjalen e rastit, ku ne mes te tjerash ai tha: “Sot ne celim festivalin tradicional qe kisha “Zonja Pajtore” e shqiptareve ne Michigan organizon cdo vit. Veprimtarite fetare, kulturore e artistike brenda ketij festivali kane ardhur duke u pasuruar vazhdimisht per te arritur qellimin paresor: ruajtjen dhe transmetimin tek brezat te vlerave tona kombetare. Festivali i ketij viti ka nje risi te vecante se ai zhvillohet ne kuader te festes se madhe te 100 vjetorit te pavaresise. Per te mberritur tek kjo dite, popullit shqiptar i eshte dashur te perballoje shume luftra e sakrifica dhe rruga per te arritur tek liria eshe e shtruar me gjakun e heronjeve. Ne te gjithe keto luftra, per liri e pavaresi, per te ruajtur kombin dhe identitetin, trojet tona dhe ekzistencen e themeleve te te pareve, nje rol te madh ka luajtur edhe kisha katolike dhe korifejt e saj, qe shpesh u martirizuan. Eshte rasti qe para moshave te reja ti permendim keto vlera e kontribute, sepse gjate zigzakeve historike ata shpesh i ka mbuluar pluhuri i mosvlersimit. Veprimtaria e kishes katolike ka qene e pandare nga ajo atdhetare, duke filluar qe nga Meshtari i Gjon Buzukut, si gurthemeli i kultures shqipe, per tu pasuruar me figura te tjera si Budi, Bardhi, Bogdani e per te mberritur tek Dom Nikoll Kacorri, Imzot Bumci, Doci, Mjeda, Fishta, Gjecovi e shume te tjere, qe mbeten pishtare te kombit tone ne rrugen e shenjte te lirise e qyteterimit. Edhe kisha “Zonja Pajtore” e themeluar 35 vjet me pare nga Dom Prek Ndrevashaj, e ka kryer detyren dhe po e vazhdon ate ne binomin Fe-Atdhe. Eshte nje gezim i vecante te shohesh sot femije te lindur ne Amerike, te cilet kendojne, vallezojne shqip dhe po shqip u bien instrumetave popullor. Zoti e bekofte popullin shqiptar dhe ate amerikan!”
Konsulli i nderit Ekrem Bardha, nje mik i kishes katolike shqiptare ne te gjitha trojet etnike, ne fjalen e tij pershendetese nder te tjera Tha: “Ne radhe te pare dua te falenderoj organizatoret e ketij festivali, te cilet kane nje merite te madhe dhe nga ana tjeter meshtarin e palodhur Dom Ndue Gjegjin qe ben perpjekje maksimale, per te ruajtur vlerat kulturore dhe cdo gje qe eshte e bukur dhe shqiptare. Ky festival shpalos para nesh sigurine se tradita jone ruhet e zhivillohet ne te gjitha mergatat tona ne bote dhe kjo eshte shume e rendesishme per brezat qe do te leme pas. Ky festival zhvillohet ne kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise dhe mesazh i yne eshte, qe kjo date historike te na gjeje me tolerante me njeri-tjetrin dhe te bashkuar ne nje front si komb, per te mberritur cakun e qellimeve tona madhore, bashkimin kombetar!”
Festivalin ne gjuhen shqipe e bekoi Dom Frani, ndesa ne gjuhen angleze father John.
Logu i dyte
Kengetari Gezim Nika, qe i lidh zemrat me notat muzikore dhe liri u jep shpirterave , ky princ i pare i logut te kuvendve te fjales poetike shqiptare, duket se kete vjeshte do ta kaloje ne Detroit, mes mergimtareve dhe mes synimeve te tyre, per festen e madhe te pavaresise. Te veshur me kostume kombetare, kengetaret brilant te tradites veriore Nosh Bucaj, Gjeke Dushaj, Prele Marku, i japin tonin festivalit dhe ka nje alternim te persosur me kengetaret Gezim Nika dhe Fran Gjoka.
“Po ndjej nje kenaqesi te vecante ne kete aktivitet. Keto njerez profesionist qe keni ne komunitetin tuaj jane ne gjendje te realizojne nje festival kombetar. Vleresojini ata dhe une po kendoj per te gjithe ju dhe nje me shume per artistet e komunutetit te Detroitit” – thote Gezimi.
E shikoj nga larg, pa me vene re, Rrok Dedvuken, qe ka nje jete me kengen burimore dhe poezine e saj. “Po kush nuk e pelqen kete festival, kete koncert te madh qe i kushtohet brezave. Nuk duhet ta nderpresim…!’-thote Rroku. Vlersime per festivalin bejne edhe akrivistet Marash Nuculaj, Palok Camaj, Mark Sallaku, Luigj Pepaj, Nikoll Pepaj, Kanto Dushaj, Ndue Ftoni, Mark Gjonaj. Grupe grupe femijet ndjekim me vallezim vijen melodike te kengetareve. Nje voglushe katervjecare ka preferuar te kerceje e vetme disi e vecuar, por jo pa vemendjen tone. Ajo ka veshur nje fustan te kuq, ku ne zemer te saj shkruhej “Kosova”. “Televizioni i shqipareve te Amerikes” ka derguar dy kameramane dhe gazetarin profesionist Rafael Floqin. “Albdreams” perfaqesohet me pronarin e saj, Rush Dragu, me nje filmim me kamera.
Pas Logut te Rapshes se Hotit, organizuar ne grigjen e kishes se Shenpalit, brenda pak diteve morem pjese ne Logun e dyte te brezave…
Dhe ne mbyllje nje lajm i mire. Biznesmeni dhe humanisti i diaspores tone, Ndue Ftoni ka krijuar kushte falas, qe prona e tij “Imperial Hause “ si aktivitet privat e truall, si shtepia e dasmave e banketeve shqiptare te jete dhe Qendra e Kultures kombetare” Zoti ia bekofte telat e bujarise…!



KRIJIMTARIA E PERGEGES NJE NDJESI DHE MESAZH…

 
   Dr. SELAHEDIN VELAJ


Ndodh qe ne jete kujtesa i shlyen disa nga thesaret qe kane patur nje timber ne kalendarin e viteve. Ndonjehere kujtesa eshte si nje lopate me Dhe mbi arkivolin e kohes. Te them te drejten e kisha harruar ate fjalim. Me mire ato fjale qe me dolen nga shpirti i dhimbjes, per humbjen e njerit nga njerezit dhe miqte me te mire te jetes time ne mergate, Mos. Dr. Zef Oroshi. Na lidhi nje miqesi e sinqerte, nje ideal i larte dhe nje udhe e veshtire brengash pertej oqenanit. Rastesisht me ra ne dore libri i Zef Pergeges “Vigan ne Krisht e Vatan” 2003, kushtuar kesaj figure te ndritur ne fene katolike dhe ne atdheun e dashur Shqiperine. Ai vinte shpesh ne shtepine time, ku kalonte disa dite pushime. Ne nje faqe te ketij libri Pergega kishte botuar edhe fjalen time prane trupit pa jeten fizike, te kalimit ne amshim te kapelanit te pare te kishes katolike shqiptare ne Amerike, prelatit Oroshi. Desha me njehere ta falenderoja po nuk gjeta asnje mundesi. Pas nje viti lexova ne gazeten “Illyria” nje shkrim shume emocional per humbjen e nje studenti shqiptar, me origjine nga Tepelena, nje nga me te talentuarit ne universitetet Amerikane. Syte mu perlotem. Qerpiket nuk u treguan te forte qe te ma ruanin burrerine e thinjave. Menjehere telefonova editorin D. Greca dhe ai ma dha numerin e telefonit te Pergeges. Keshtu pasi i shpreha mirenjohjen per perkushtimin gazetaresk dhe prekjen e temave me nje ndjesi qe regetin, nuk u ndava me, me thirrje telefonike, me kete njeri qe i bie vijes kufitare te kombit me kembe e duke gjurmuar me pene, per te na shpalos zerin e gureve te medhenj te atdheut, qe qendrojne si piramida te heshtura, por plot lavdi.
Para pak muajsh Pergega me dergoi dy librat e tij “Lereni kohen te flase” poezi dhe “Zjarri shqip regetin” publicistike ne Amerike. U mallengjeva kur lexova poezine mbi Rrapin e Ujit te Ftohte te Vlores time, qe nje dege e tij e lashte i ben hije Kalase se Kanines, te asaj keshtjelle ku kane themelet guret e kulles te te pareve te mi. Duke lexuar librin “Zjarri shqip regetin” mund te them se miku im i dashur Zef Pergega eshte nje gace e vatres ne diaspore qe regetin. E ai e mban ndezur kete prush me frymen e tij. Vetem duke lexuar titujt e studimeve historike dhe pershkrimeve letraro-artistike te kujton nje perkufizim amerikan “Who can ask for anythink more!”
Besoj se jam i pari ne diasporen e Amerikes, qe lexova librin e fundit te Pergeges “Zeri im Prishtine” Aty, si nje burim i pashterrshem i botes se tij krijuese, te ketij autori te spikatur, dallova edhe zerin tim dhe zerin e miqeve te mi, ate te moshuarve e ai i me te rinjeve, te atij qe doli ne demonstrate e deri tek ata qe takuan Presidentin e Amerikes per lirine e Kosoves. Me kete rast me nje respekt bujar e njerezor e falenderoj Pergegen, qe i ka kushtuar nje kapitull aktivitetit tim per Kosoven , qe nuk eshte nderprere edhe ne moshen time 90-vjecare, ne nisma te perbashketa me studiusin e kanunit profesorin japonez Kazuhiko Yamomoto. Libri i Pergeges duhet te lexohet, si nga te lashtet e mergates, si dhe me te rinjte. Une e lexova, por nje shtyse me ben qe t’i rikthehem edhe njehere kesaj vepre, qe nuk e teproj te them se eshte madheshtore. Kam 60 vjet ne Amerike dhe eshte shume interesante qe disa gjera, fakte e data, perkushtim akademik I inteligjences nacinaliste ne mamerike e gjetke, m’u be se nuk i kam ditur. Ky perkushtim publicistik i Pergeges, qe mbulon gjithe Shqiperine, qe nga Jugu ne Veri, qe nga Kosova ne Cameri eshte nje eveniment domethenes e ne zbulim e siper i aktivitetit te diaspores per Kosoven para vitit 1990.
Per cudi ky shkrimtar, ky vella i yni, ka pershkruar me linja te holla veprimtarine intelektuale e patriotike te diasporas shqiptare ne Europe, Amerike, Kosove e Cameri, pa kufi, qe flamuri kuq e zi te valvitet krenar ne ballin e trojeve tona, qe te paret na lane trashegim. Ky shkrimtar me gjendje fizike per mrekullira e ka trurin plot fuqi, qe ta lartesoje artin e fjales se shkruar plot me mesazhe. Shume njerez harrojne se c’fare kishin per te ngrene per darke, ndersa Pergega ka nje kujtese fenomenale, duke vene prane llampes se drites emra njerezish, qe zgjohen te gjalle nga pluhuri i harreses dhe shkelja e nencmuesve, per ata qe nuk kursyen as buken e femijeve per lirine e Kosoves. Ne kete liber perfshihen original dokumente e letra, si dhe pergjigjet e tyre, qe nisen e kthehen institucioneve te larta te Amerikes dhe Europes. Eshte shume interesante te lexosh poezite e Pergeges dedikur shpirtit te personit dhe botes kombetare, cdo zemre e shpirti qe dhemb ne lufte me te keqen, duke mos lene pas dore keshillen e urte te Rilindasve tane.
Ky lezhjan, qe ka bredhur Shqiperine me kembe dhe me fryme eshte ne gjendje ti afrohet Koliqit, i cili perdorte 60 mije fjale shqipe.
Libri i fundit i Pergeges “Zeri im Prishtine’”eshte i denje per bibliotekat tona, si nje liber i munguar gjer me tani, per nga tematika, menyra e shtjellimit e vendosja ne kontekst e fenomeneve historike dhe ato poetike, per te ardhur tek lexuesi ne kohen e duhur. Per mua edhe si autor e perkthyes ia vlen barra qerane qe autorit ti kerkohen nje, dy apo me shume libra, te ndihmohet nga ana financiare e mbi te gjitha te inkurajohet, qe burimi i tij krijues te mos i shterre shkulmat shperthyes, ne dobi te kultures dhe historise kombetare.
I nderuar shkrimtar Pergega per excellence! Jo vetem qe e mireprita librin tuaj “Zeri im Prishtine” po me befasoni, qe keni dedikuar kaq faqe per mua. Sic duket ju i ngjani Krojit te shenjtores se Parashqevise se Kanines ne Vlore, qe nuk shterronte me uje te kristalte dhe akull te ftohte. Dedikimi i shkrimit mbi Kaninen dhe perpjekjet e mia ne vazhdim per Kosoven, qe nje nga dhurata me te cmuara qe me ka bere njeriu. Botimi I Pergeges edhte nje gift per 100 vjetorin e pavaresise dhe pese vjetorin e shtetit te ri te Kosoves. Ndjehem krenar se kam nje mik shqiptar si ju! Ju lumte z. Pergega dhe Zoti ta shperblefte ne te ardhmen e femijeve!

Greenwich, CT 1 Shtator 2012

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...