…Presidentja e Kosoves jeton ne
bregun e diellit te Prishtines. Ngrihuni te beheni banore te saj!
ZEF PERGEGA
Bac Ademi, po due me kuvendue pak me ty.
Ka dite qe nuk kemi fol dhe as nderrue kutine e duhanit, se andej nga
garzonierja e politikes dhe punishtja me dru serbsh karrikesh, ka pak dite qe
eshte kall ne tym e turfullim. Po flitet per do zorre te patymosura marreveshjesh
e berryla nga shkurret e lagura. Ku ka tym ka zjarr, po kjo fjale e popullit
s’po i’a qellon. Te me ndjesh, se kam nje brenge, qe me dhemb, qe kur pushoi me
lavdi pushka e lirise tende. Se korbat mbi rrasat e bardha te catise se kulles tende nuk i le te
ngrinin cerdhe! Une e kam ditur nga te paret se alkol e cerme kazani ka vetem
rakia e kurr nuk e kam mendue se njeriu u dehka ma shume nga liria!
Tash po due me fol lirshem me qenese
po i a ve veshin fjaleve te mia. Se ne Amerike te pati mberrit vizioni kombetar
i drites se syve. Zanat e kane bekimin te lindin trimat. E trimat i ha lufta,
duke rende per tu ngritur, sic bien petalet dhe me gjakun e martirizimit
kopeshti i lirise mbushet me lule. Mijra ngjyra mundet te dallosh ne lendinen e
krojeve te gjakut te heronjeve. Po zanat,
bre, e kane braktizur token time…shume heret…kur ato ne nje mengjez dolen ne
breg dhe nje vale me sterkale gojtanash u be fustani i bardhe i tyre. Kur
hodhen shikimin me dore ne vetull te nje mali pane nen hijen e nje peme
njeriun me dy koke te shtrire nen nje
hije dhe deshet e kembones u conin zile!
Bac, pritja
e kthimit te zanave e ka ngrire lutjen shprese. Oh…! sa shume eshte rrudhur
rrapi i durimit i balsamit per te qeshe! Isha mberthyer ne kompjuter tek
shikoja lajmet ketu ne Detroit te Amerikes. Nderkohe femijet me njoftonin se
duhej te shkonim ne “Imperian Hause”
ne dasmen e djalit te nje miku nga Mirdita. Mario e Lorenco binjaket dhe Marini
me i madhi ishin veshur bukur per takatin tim, e une nuk po shqitesha.
Presidentja e nderuar e Kosoves jep nje deklerate “Nuk kam aresye te dorehiqem…!” Kerkesa vinte nga katakombet e
hithrave.
Fytyra e saj prej nane e prej zane mori nje perskuqje te purpurte .
Presioni i pafytyre per ciflik kishte bere qe nje zemer nene te lendohej pa
shkak. Une, baca Adem nuk kam pare nena e loke qe te vdesin per pushtet! Jam
ndeshur vetem neper perrallat dhe
legjendat e historise.
Nanat japin jeten per
krijesen e vet dhe ky eshte pushteti i tyre, qe ua ka fal zoti. Vetevetiu me
shkrepi ne mendje kjo pytje: “A kane
lindur nga nanat arrakoqet e Kosoves, qe rendin si marathonomak per pusht-et?!”
Po ku ta dish Ti e ku ta di une! Bash kollaj nuk mund ta di njeriu qe nuk eshte antar partie!
Po kthehem pak nga dasma. Atje vone
na erdhi embelsira, bakllava, qe une e pelqej, po ketu ne Amerike ka aq shume
sheqer sa me ka dale qejfit. M’u kujtua nata e vitit te ri 1985 ne Shqiperi.
Nuk i kisha siguruar dy kilogram arra per tepsine e bakllaves.
Hyra ne dyqanin
e pare, para shtepise me shprese se dicka mund te behej. Sigurisht isha njeriu
i fundit, qe nuk kisha mundur te shkoj tek furra per te pjekur bakllavane.
Vargu i gjate i qytetareve i ngjante nje skuadre qe trimerisht niset ne
marshim. Pas pak hyri nje qytetar dhe kur e mori vesh ngjarjen me tha se kishte
dy kilogram arra dhe mund t’i blija. Shkova gjithe gezim ne shtepi. Gruas i
qeshen syte dhe aty e kuptova se ajo me tha pa ze: “Je burre i zoti!”
Filluam te
thejme arrat, se te pakten ne mengjesin e 31 dhjetorit duhej te paraqiteshim ne
furre me tepsi ne dore. E justifikova vonesen si njeri qe kisha shume pune… Po
ne fakt arrat nuk thyeshin dhe thalbi i tyre nuk dilte nga ato zgafella. Dy
kacavida i’a mora komshise, nje cekic nje komshie tjere dhe nga syrtari nxora
edhe dy kacavidat e mia. Keshtu e gjithe familja u perfshine kete aksion te
veshtire. Me ne fund ia dolem…
A po i ngjan politika e partise me te
madhe opozitare, per te spostuar Presidenten e Kosoves, historise se arrave
gungace qe te tregova?!
Kur u ktheva nga dasma, aty nga
mengjesi ndeza edhe nje here komjuterin dhe i njejti lajm i Presidences dhe ai
i kyeministrit qe e mbronte. Pashe edhe nje kronike ku jepej zyra e madhe e
kryetarit te opozites. Madje shume e madhe, sa dy flamuj atje ne nje cep
dukeshin si fakir fukara. Pashe zyren e presidentit te Amerikes! E vogel,
e thjeshte, funksionale, se keshtu peshon me mire globi i tokes! Nga
televizioni dukej se zyra e Mustafes ishte nja gjashte here me e madhe dhe me e
bukur se zyra e Presidentes se Kosoves.
Te asaj zane qe eshte kthyer ne cerdhen
e saj. Kosova ka nevoje per nje dore zane, se plaget jane te renda nga
plagataret, qe celin brazda gjaku per pushtet. Nderkohe qe eshte lajmeruar
kthimi i nje tufe zanash qe na braktisen, kollare kuqte kane marre qiftet, te
qellojne duke krijur fantazmen e njeriut me dy koke.
Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga jeton ne bregun e
diellit te Prishtines. Dilni ta pershendesni dhe t’i beheni krak!
No comments:
Post a Comment