Nacionalizmi dhe sporti
Në një botë të ekonomisë transkombëtare dhe të komunikimeve masive, konflikti etnik dhe nacionalizmi janë forca të rëndësishme politike si dhe sportive të kohëve të fundit. A do ta kapërcejë nacionalizmin kultura globale?
Në fakt, revolucioni i modernitetit dhe revolucioni sportive i ka ringjallur kujtimet dhe bashkësitë etnike, sepse njerëzit kërkojnë qëndrueshmëri dhe kuptim në erën e ndryshimeve të papara dhe kthehen tek trashëgimitë e tyre etnike.
Nacionalizmi etnik sfidon, por edhe ripërforcon shtetin kombëtar. Krahasuar me të, idealet mbikombëtare duken të vagullta dhe të zbehta, ndërsa ëndrra për një botë kozmopolite është utopike.
Fjala vjen studiuesi Anthony Smith në librin e tij politikë”Nations and nationalism in a global era “
(përkth.shqip “Kombet dhe nacionalizmi në erën globale” argumenton se, me gjithë të metat që kanë, kombi dhe nacionalizmi me shumë gjasa do të mbeten ideali i vetëm realist dhe popullor i bashkësisë.
Sociologu Anthony Smith është studiuesi më i shquar i nacionalizmit në Britaninë e Madhe... Cilido qoftë qëndrimi I tij ndaj nacionalizmit, është e sigurtë që ngjall interes.
Teza e këtij libri argumentohet me një stil bindës dhe me kujdes të palodhur për realitetin e jetës moderne.
Libri i Smithit është një vështrim në kohën e duhur i zhvillimeve të rëndësishme që kanë ndodhur në vitet 1990, si dhe i studimeve që janë përpjekur t'i shpjegojnë ato. Ai është një prurje e mirëpritur në literaturën mbi nacionalizmin në sport në disa vende të ish Jugosllavisë(Serbi,Maqedoni,Bosnë etj).
“Retorika e lëvizjeve nacionaliste populiste në Europën juglindore po merr thuajse një formë fanatike. Aleanca KuqeZi në Shqipëri kërkon pasaporta shqiptare për çdo shqiptar etnik, përfshi qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka të njëjtat kërkesa dhe është e përfaqësuar në parlament.
Të dyja lëvizjet kanë mbështetje shumë të madhe mes të rinjve, pjesërisht falë mënyrës efektive me të cilën e përdorin median sociale dhe internetin, sipas Stephanie Schwandner-Sievers nga universiteti Roehampton në Londër. “Nacionalizmi shqiptar ka imazhin e rinisë, është trendi dhe seksi dhe është i reklamuar në mënyrë aggressive edhe në sport.
Kosova sot është një shtet shumetnik, një shoqëri shumë diverse dhe një shtet shumë funksional. Pjesëmarrja e komunitetit serb në të gjitha institucionet e Kosovës është një storie e suksesit.
Ka pasur të tillë që në vitin 2006, 2007, 2008 edhe pas shpalljes së pavarësisë, në qendrat e ndryshme perëndimore, nuk kanë besuar që Republika e Kosovës do të jetë në gjendje të integrojë komunitetin serb. Sot kemi dëshmi konkrete në Parlamentin e Kosovës, në qeverinë e Kosovës, në agjencitë e tjera publike, me krijimin e gjashtë komunave të reja. Prandaj, qasja jonë është, sikurse ka ndodhur integrimi i një shumice të madhe serbe, pothuaj 100 mijë serbë, një model të tillë duhet ta ndjekim edhe në veri të Kosovës.
Sa herë flasim për veriun e Kosovës, këtu është fjala për tri komuna e gjysmë të territorit të Kosovës. Kështu që implementimi i pakos së (Martti) Ahtisaarit, përmes një dialogu internal në mes të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve në veri, duhet ta integrojë këtë pjesë të Kosovës me Kosovën unike edhe në masovizimin në të gjitha lëmitë sportive.
Prej tetorit të vitit 2000 deri në maj të vitit 2012, kemi menduar se Serbia do të demokratizohet dhe do të krijohet një shoqëri e hapur, po lëvizë drejt një agjende evropiane.Për fat të keq , zgjedhjet e majit të vitit 2012, kanë treguar që në Serbi ka ndodhur një ndryshim, por ndryshimi ka një emër të përbashkët, është rikthimi i nacionalizmit të viteve të 90-ta.
Prandaj, duhet që Uashingtoni zyrtar edhe Brukseli zyrtar edhe qendrat e tjera vendosëse, në interes të paqes, të stabilitetit, të sigurisë, duhet në çdo formë të ushtrojnë trysni mbi Beogradin për largimin e formacioneve të policisë ilegale, të forcave paramilitare në veri të Kosovës.
Dhe në të njëjtën kohë, Serbia duhet ta kuptojë pas 20 vitesh, se fati i popullit serb është brenda kufijve të saj, nuk është jashtë kufijve të saj.
Serbia duhet të kuptojë që pas 20 vitesh nuk mund ta definojë interesin nacional edhe më tutje në kuptimin e territorit, por duhet ta definojë atë në kuptimin e integrimit politik, të zhvillimit ekonomik,arsimor dhe sportiv.
Prandaj, sa më të qarta janë mesazhet, sa më të mirëfillta janë standardet që duhet t’i jetësojë Serbia, do të jetë në interes të Serbisë, do të jetë në interes të vendeve të rajonit.
Kështu që, zgjedhjet e fundit dhe rezultati fundit i zgjedhjeve në Serbi, duhet të shihen si një alarm për rishqyrtimin e politikave që janë ndjekur karshi Serbisë këto 12 vitet e fundit edhe në sportin kosovar ,ku Serbia dhe funksionarët sportive serb po lobojnë më të madhe kundër sportit dhe sportistëve kosovar.
Bojkotimi i garave sportive
Nga mediat mësohet se Kancelarja gjermane Angela Merkel është duke konsideruar seriozisht mundësinë e një bojkoti politik të Kampionatit Europian në Ukrainë dhe Poloni. Sipas mediave, Kancelaria konservatore, e njohur si përkrahëse e futbollit të zjarrtë, nuk e përjashton mundësinë që mos të shkojë në ndonjërën prej lojërave të kombëtares së Gjermanisë, në qoftë se deri atëherë ndodhet në burg ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko.
Projekti ambicioz i Polonisë dhe Ukrainës për organizimin e Kampionatit në Futbollit Euro 2012 ka pasur qëllim të nxisë integrimin më të shpejtë të Ukrainës në Evropë. Kohë më pare turnout të Futbollit , politikat kërcënuan këtë synim.
Politikanët e Evropës Perëndimore, duke dashur të shprehin pakënaqësinë e tyre me ndjekjen penale të ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, vendosen të bojkotojnë ndeshjet që do të luhen në territorin ukrainas.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka thënë se do të injorojë pjesën e Ukrainës në kampionat.
Komisionari për drejtësi i Bashkimit Evropian, Vivian Reding, do të ikë nga ceremonia e hapjes. Zyrtarët e Qeverisë austriake do të jenë të padukshëm, ashtu si edhe ata të Holandës dhe ministri i Jashtëm belg. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë po ashtu se po shqyrton bojkotin.
Vendimet e tyre janë shprehje solidariteti me Timoshenkon, e cila, në tetor të 2011-ës, është dënuar me shtatë vjet heqje lirie për "shpërdorim të detyrës zyrtare".
Presioni vjen përkrah bojkotit të samitit të krerëve shtetërorë të Evropës Lindore dhe Qendrore, që do të mbahet në Jalta të Ukrainës më 11 dhe 12 maj. Së paku shtatë udhëheqës evropianë kanë thënë se nuk do të marrin pjesë.
Megjithatë, pozicioni zyrtar i Varshavës është se bojkoti politik i ngjarjeve sportive në përgjithësi është kundër-produktiv dhe se injorimi i Euro 2012-ës nuk do të bëjë asgjë për të ndihmuar Timoshenkon.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka hedhur poshtë thirrjet për bojkot, duke thënë se vetë Timoshenko nuk do të donte të shkonin poshtë vitet e përgatitjes.
Ambasadori i Polonisë në BE, Jan Tombinski, thotë për Radion Evropa e Lirë se është i zhgënjyer me "nivelin e lartë të politizimit" të ngjarjes ndërkombëtare sportive.
"Nuk jam tifoz i bojkotimit të ngjarjeve sportive në një mënyrë të tillë selektive. Ne kemi probleme në vende të ndryshme të botës dhe mund të jemi shumë kritikë ndaj vendeve të tjera. Nëse aplikojmë këtë rregull në mënyrë simetrike dhe të barabartë kundër çdokujt, atëherë do të ishim vërtet në telashe", thotë Tombinski.
Sipas tij, përvoja e bojkotimit të Lojërave Olimpike në Moskë më 1980 dhe atyre në Llos Angjelles më 1984 ka treguar se përzierja e politikës me atletikë është gabim.
Ligjvënësi polak dhe anëtari i Parlamentit Evropian, Pavel Zalevski, pajtohet, duke thënë se ndjekja penale e ish-oligarkut rus, Mikhail Khodorkovski, nuk ka prodhuar thirrjet e BE-së për të bojkotuar Moskën.
"Kur të drejtat e njeriut janë shkelur në Rusi, kur Khodorkovski është mbyllur në burg për arsye politike, unë nuk i kam dëgjuar këta të ashtuquajtur kampionë të lirisë të sugjerojnë bojkotimin e Rusisë. Në të kundërtën, ata kanë pasur marrëdhënie shumë intensive me Rusinë. Kjo qasje, si duket selektive, në çështjen e të drejtave të njeriut, nuk do ta ndikojë situatën në Ukrainë", thotë Zalevski.
Krahasimet me bojkotimin e Olimpiadave në vitet 1980 nuk janë të përshtatshme, thotë Majkëll Emerson, analist pranë Qendrës për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel, sepse politikanët evropianë kanë thënë se personalisht nuk do të ndjekin ndeshjet e Euro 2012-ës në Ukrainë.
"Një përshkallëzim i asaj që të kujton Olimpiadën e Moskës në vitet 1980 do të ishte sikur shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të tërhiqnin ekipet e tyre nga loja, por kjo nuk është çështja në këtë moment, apo jo", shprehet Emerson.
E gjithë kjo kujton edhe planet e Federatës Ndërkombëtare të Hokejit për të mbajtur Kampionatin Botëror të Hokejit 2014 në Bjellorusi. Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje federatës t’i anulojë ato, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut që bën presidenti bjellorus, Aleksander Likashenko.
Kohë më pare Skuadra e Kastriotit ka lëshuar pe përballë Federatës së Hendbollit të Kosovës. Pas Shkallës së dytë, edhe Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka refuzuar kërkesën e ekipit nga Ferizaj që vendimi për ndeshjen me Trepçën të anulohet dhe të merret një vendim tjetër, ka njoftuar të martën FHK-ja.
Ndonëse pati paralajmëruar bojkotimin e garave, Kastrioti ka vendosur të vazhdojë ato, por fillimisht me juniorë, e në plejof mbase me seniorë.
Skuadra ferizajase ishte ankuar në vendimin e komesarit të garave, i cili ndeshjen e javës së 20-të të Superligës ndërmjet Trepçës dhe Kastriotit e pati regjistruar me rezultatin zyrtar 10:0 në të mirë të ekipit mitrovicas, pasi ekipi ferizajas pati lëshuar parketin para kohës. Po ashtu, për këtë veprim, Kastriotit iu mor edhe një pikë nga fondi i përgjithshëm. Krerët e Kastriotit patën insistuar se fushën e lëshuan, pasi në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nuk kishe kushte për lojë dhe mbi të gjitha siguri për hendbollistët.
Etj.
Prestigjet sportive
Skuadra e Klop do mundohet të mbrojë titullin, ndërsa bavarezët do të përpiqen t’ia marrin atë
Bundesliga 2012-2013 do të nisë sot aventurën e saj të re. Kampionët në fuqi, Borusia Dortmund, do të presë Verder Bremenin, në ndeshjen e parë të sezonit, ndërsa një ditë më pas, Bajerni i Mynihut do të udhëtojë për në fushën e Grojter Furthit.
Objektivi “titull” - Borusia e Dortmundit e drejtuar nga Jurgen Klop nuk ka bërë shumë ndryshime gjatë merkatos së verës. E reja më e madhe është Marko Rojs, i cili ka zëvendësuar Shinji Kagauan, i blerë nga Mançester Junajtid. Në mesfushë pritet afirmimi i Gundogan, Leitner dhe i të riut Bitenkurt. Verdhezinjtë janë favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion për herë të tretë radhazi.
Padyshim që rivali i Dortmundit mbetet Bajerni i Mynihut. Blerjet e Dantes, Shaqirit, Mandzukiç e Pizarros e kanë forcuar shumë skuadrën e Jup Heinkesit. Futbollistë të rëndësishëm, por që duhet të tregojnë cilësitë e tyre në momentet vendimtare të sezonit.
Nëse Bajerni do të shkëputet, atëherë do të jetë shumë e vështirë për skuadrat e tjera që të ruajnë hapin e bavarezëve. Në rast se arrihet blerja e Havi Martinezit, atëherë Bajerni do të shndërrohej në një skuadër të frikshme.
Zona “Champions” - Për momentin, Shalke, Bajer Leverkusen dhe Borusia Mynshengladbah duket se mund të jetë ndjekëset e dy të parave dhe që do të luftojnë për një vend të zonën Champions. Merkato ka qenë zhgënjyese për Shalken, që ka humbur liderin Raul dhe ka blerë vetëm Barnetën e Neustadter.
Dyshimi më i madh mbetet porta. Pas shitjes së Noierit, skuadra nga Gelsenkirshen vazhdon të mos gjejë pasardhësin e tij. Leverkuseni mund të jetë surpriza e Bundesligës. Dyshja Hipia-Levandovski në stol mund të jetë një zgjedhje e mirë.
Karvahal e Vollshaid duhet të jenë lider në mbrojtje, një repart që “Aspirinat” kanë vuajtur shumë. Në sulm, pritet më shumë nga Shurrle. Për sa i përket Gladbahut, do të jetë shumë e vështirë që të vazhdojë rrugën e sezonit të kaluar. Pa Rojs e Dante, gjërat janë më të vështira për skuadrën e Favre.
Të tjerat - Përsa i përket skuadrave të tjera, pritet më shumë nga Shtutgarti, Hamburgu, Verder Bremeni dhe Volfsburgu, skuadra të cilat kanë bërë historinë në Bundesligë, por që sezonin e kaluar dështuan.
Edhe pse pa shumë merkato cilësore dhe me një pikëpyetje në përbërje, tifozët e Bremenit ende nuk e dinë se çfarë skuadre do të shohin. Largimet e Vise, Naldo, Marin e Pizarro kanë lënë shumë boshllëqe. Magat kërkon revanshin me Volfsburgun e tij. Rikthimi i Diegos dhe blerja e Naldos në mbrojtje mund t’i ndryshojnë gjërat.
“Zona e ftohtë” - Janë shumë edhe skuadra që do të luftojnë për të qëndruar mes më të mirëve. Nyrenbergu e Fraiburgu nisen si më të favorizuara për t’i shpëtuar rënies, ndërsa Augsburg, Grojter Furth, Eintraht Frankfurt e Fortuna Duseldorf do të duhet të luftojnë fort për të shpëtuar.
Me infermierinë plot, Hajnkes kërkon të thyejë “tabunë”
Bajerni i Mynihut nuk do ta ketë aspak të lehtë. Kampionati i ri për edicionin 2012-’13 do të startojë sot dhe, bavarezët do të kenë vetëm një objektiv: T’ia rimarrin titullin Borusias së Dortmundit, edhe pse kjo, nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Bavarezët fituan Superkupën e Gjemanisë, pikërisht ndaj Dortmundit, por, këtë radhë situate është ndryshe.
Hajnkes nuk do të ketë në dispozicion Mario Gomezin, të dëmtuar, ashtu si edhe Rafinjën, Kontenton, Pizarron, apo edhe Alabën, teksa mos harrojmë që kushtet psikologjike të Shvajnshtajgerit nuk janë të mira. Megjithatë, ai duket i rikuperuar. Sezoni për bavarezët nis me shumë dëmtime dhe me një infermieri të tejmbushur, teksa blerjet e reja duket se mund të plotësojnë deri diku nevojën e kalendarit. Megjithatë, nuk ka më luks për të kthyer kokën nga stoli.
Ndaj Furthit në derbin e parë të Bavarisë, Bajerni duhet të fitojë, për shumë arsye. E para dhe më e rëndësishmja është se, bavarezët duhet të rikthejnë besimin në vetvete. Pikërisht atë besim i cili i mungon prej kohësh, gati prej dy vitesh. Tre herë në vend të dytë, në kampionat, Champions dhe në Kupën e Gjermanisë nuk është pak për një skuadër që është mësuar të fitojë trofe për çdo vit. Pra, duket se, këtë radhë, pavarësisht gjithçkaje, ata do të kërkojnë me “thonj e me dhëmbë” të arrijnë suksesin që do i kthente në “origjinë”.
Një ditë përpara fillimit të Kampionatit Gjerman të Bundesligës, 18 trajnerët pjesëmarrës kanë bërë një rezyme të këtij edicioni të ri, duke mos harruar aspak atë që duket se, këtë vit do të jetë më e nxehtë; luftën për titull. Kështu, shumë nga trajnerët e kanë parë Bajernin dominues dhe, pavarësisht mungesave të shumta, të gjithë kanë thënë se bavarezët do të rikthehen në fron. Dhe më e çuditshmja është se ka qenë edhe vetë Jurgen Klop, ai që e ka pranuar një gjë të tillë.
Jurgen Klop (Dortmund): “Kush do jetë në fund i pari? Unë nuk e di dhe shpresoj as të tjerët mos t’a dinë. Ka vetëm një skuadër që mund të jetë favorite pa nisur ende kampionati dhe, për faktorë edhe historikë, më duhet të them se është Bajerni”.
Jup Hajnkes (Bajern M.): “Kur një skuadër fiton titullin dy herë radhazi, sigurisht që është favorite. Por ne do e sulmojmë Borusian e Dortmundit”.
Hub Stivens (Shalke): “Dy vendet e para janë të Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut. Dini të shikoni radhën tani, apo jo?”.
Lusien Favre (Borusia M’Gladbah): “Për mua ka vetëm dy klube që mund t’ia fitojnë njëri-tjetrit, Dortmundi dhe Bajerni. Nuk e di në fund”.
Sasha Levandovski (Leverkusen): “Për mua Dortmundi do të fitojë edhe një titull tjetër dhe do të shkojë në tre radhazi”.
Bruno Labadia (Shtutgart): “Padyshim Dortmund dhe Bajerni, por dikush mund t’ua bëjë jetën të vështirë gjatë kampionatit”.
Mirko Slomka (Hanover): “Shoh një duel shumë të fortë, por, në fund, mendoj se ndoshta, këtë radhë do të fitojë Bajerni kampionatin”.
Feliks Magat (Volfsburg): “Bajerni, në mënyrë të padiskutueshme do të jetë kampion këtë vit”.
Tomas Shaf (Verder Bremen): “Klubet që edicionin e shkuar kanë qenë në krye, edhe këtë vit janë favoritët”.
Diter Heking (Nyrenberg): “Unë votoj për Dortmundin, por do të jetë interesante të shikoj se si do të sillet Bajerni gjatë kampionatit”.
Markus Babel (Hofenhaim): “Pavarësisht dëmtimeve të shumta që ka në këtë kampionat, unë përsëri mendoj se do të jetë Bajerni ai që do të triumfojë”.
Christian Straih (Fraiburg): “Dortmundi, Bajerni, Gladbahu, apo Shalke. Nuk e di”.
Tomas Tukel (Mainc): “Nuk dua të flas përpara kohe, por kampion mund të dalë edhe një autsajder këtë radhë”.
Markus Vaincirl (Augsburg): “Unë besoj se Bajerni do të rikthehet në vendin ku i takon. Ata do ta mundin Dortmundin”.
Torsten Fink (Hamburg): “Mendimi im? Pas tre vendeve të dyta, Bajerni do dalë i pari këtë radhë”.
Armin Veh (Frankfurt): “Nuk dua të jap parashikime”.
Majk Byskens (Grojther Furth): “Pas dy viteve pa titull mendoj se bavarezët do të jenë sërish kampionë”.
Norbert Majer (Fortuna Dyseldorf): “Nuk dua të jap asnjë parashikim, do të shohim”.
Vite radhazi ka Jurgen Klop që fiton kampionatin e Bundesligës me Dortmundin e tij, duke lënë Bajernin në vend të dytë
Titull ka fituar Jup Hajnkes me Bajernin që nga viti 2011, Superkupën e Gjermanisë, pikërisht në gusht të 2012-s ,50 vite më parë, atëherë kur Bundesliga niste pa… Bajernin
Në 28 gusht të 1962-shit, Gjermania vendos të bashkojë të gjitha Ligat në një të vetme, teksa një vit më pas do niste kampionati me 16 skuadra.
Në Gjermaninë e pasluftës gjithçka është bërë “Bundes”, pra Federale, bashkim i rajoneve që përbëjnë shtetin. Megjithatë, futbollit i është dashur kohë për të bërë një strukturë të përbashkët; Bundesliga, kampionati unik u ideua vetëm në vitin 1962 dhe nisi në 1963-shin.
Mendonin se, duke fshirë turnetë rajonalë – të parët e luanin titullin vetëm me një fazë me eleminim direkt – publiku do të ikte për shkak të humbjes së derbeve. Përtej kësaj, ishte edhe terrori i kostove. Në atë kohë, lojtarët nuk ishin profesionistë, por gjysëm. Ata figuronin si bashkëpronarë klubesh me një status special, e lidhur me aktivitetin futbollistik, teksa kompensimi maksimal ishte fiksuar tek 400 markat.
Por, do të ishte vera e 50 viteve më parë që do të kthente pllakën e historisë. Më 28 korrik 1962, u mblodhën në sallën e artë të “Westfalenhalle”-s së Dortmundit 129 delegatë, përfaqësues të 5 kampionateve rajonalë.
Nojberger – Më i vendosuri për të bërë edhe zhvillimin e kampionatit, ishte 42-vjeçari Herman Nojberger, presidenti i Federatës së Sarlandit. Ishte ai që bindi mazhorancën që ishte deri diku skeptike. Arsyet që e pengonin ishin edhe teknike.
Futbollistët, jo të paguar mirë, preferonin profesionalizmin e vërtetë jashtë kufijve. Italia bëri pjesën e saj, teksa në atë verë i mori dy lojtarë kombëtareje si Helmut Haler (Bolonja) dhe Albert Bryls (Modena). Një muaj më parë, Gjermania kishte dalë nga çerekfinalet e Kupës së Botës në Kili. Por, atëherë, ashtu si tani, rezultatet dhe prestigji i Kombëtares nuk i interesonin shumë drejtuesve të klubeve, të cilët kërkonin vetëm një fitim për skuadrën e tyre.
Ndërmjet 74 klubeve që formonin Oberligën (Ligën Rajonale) shumë kishin borxhe, sepse ishin të detyruara të paguanin në të zezë futbollistët dhe kishin frikë se mos i hapnin vetes probleme me shtetin dhe me Ministrinë e Financave për shmangie ndaj detyrimeve (taksat).
Pra, më mirë se të rrezikonin burgun, ata tentuan dhe provuan të renë. Mocioni i Nojbergerit, i refuzuar katër vite më parë, merr 103 vota në favor dhe 26 kundër.
Dhe Bundesliga, me profesionistë, do të niste vetëm një vit më pas, më 24 gusht të 1963-shit dhe pritja nuk ishte aspak e mërzitshme. Shumë zënka për mënyrat e menaxhimit, jo shumë transparente, pasi 46 klubet kishin kërkuar të regjistroheshin.
U vendos për 16 skuadra, asnjë qytet me 2 ekipe. Kjo bëri që Bajerni i Mynihut të qëndronte jashtë, sepse ishte Mynih 1860 ai që kishte fituar titullin e fundit në ligën bavareze. Një histori e çmendur, por që është pjesë e kësaj Bundeslige.
.
Klubet kërkuan të regjistroheshin në kampionatin e parë të Bundesligës, por vetëm 16 prej tyre arritën ta bënin këtë; por, asnjë qyteti s’iu lejuan dy skuadra
Stadiume plot dhe 1 miliardë euro fitim, kriza financiare nuk ekziston në Gjermani
Sot starton edhe edicioni i 50-të i Bundesligës gjermane me supersfidën hapëse të orës 20:30, Borusia Dortmund - Verder Bremen.
Ky sezon i futbollit gjerman fillon më i bukur dhe spektakolar se kurrë me të gjithë ekipet në ndjekje të “Meisterschale”-s, që mbahet nga kampionët në fuqi të Borusia Dortmund. Futbolli gjerman pëson rritje të konsiderueshme sezon pas sezoni, gjë që shihet në stadiumet e reja dhe të tejmbushura, nga abonimet dhe përfitimet kolosale nga sponsorët dhe të drejtat televizive.
Sezonin e shkuar mesatarja e spektatorëve në stadiume ka qenë afërsisht 42,000 për çdo ndeshje, rekord absolut ky në Europë. Ndërsa, për këtë sezon deri tani janë blerë 482,500 abonime. Shifra këto që do i kishte zili çdo kampionat tjetër në kontinent.
Këtë sezon pritet të përfitohen plot 1,746 miliardë euro, duke e bërë Bundesligën, ligën më të pasur në Europë pas Premier League-s angleze.
Nga sponsorët parashikohet të fitohen 816 milionë euro, ndërsa, nga e drejta televizive, plot 628 milionë euro.
Të gjitha këto rekorde absolute në një kohë kur e gjitha Europa, bashkë me sportin, vuan krizën financiare.
Megjithatë, fakti që Gjermania është shteti i cili nuk ka pësuar asnjë krizë dhe po mban thuajse të gjithë Europën me para hua, do të thotë se kampionati i tyre, sigurisht që nuk do të ketë asnjëherë probleme parash. Dhe, për këtë, shifrat e përfitimeve nuk do të jenë kurrë të larta mjaftueshëm për Bundesligën.
Më e ndjekura – Shikueshmëria e Bundesligës, e ka patur “odisenë” e saj që në krijimet dhe madje vitin e parë të krijimit, atëherë kur të gjithë gjermanët e pranuan si pjesë të tyren.
Kështu, rasti më i rrallë ishte paragrafi i Aktit Kushtetues që i jepte mundësinë Federatës Gjermane të shkrinte Bundesligën nëse ajo s’do të kishte patur sukses, në vitet e para.
Por, kjo nuk shërbeu aspak. “Bumi” i spektatorëve në ndeshjen e parë ishte çmenduri.
Plot 37.125 të tillë, çka është i barabartë me atë të këtyre viteve. Fakt është se sot, me startimin e edicionit të 50-të të turneut më të ndjekur nga shkallët e stadiumit, në impiante pritet të jetë një mesatare prej 44.293 spektatorësh, + +5,2% në krahasim me rekordin e vitit 2011.
Bajerni është hakmarrë për lënien jashtë nga Bundesliga e parë, duke fituar 21 tituj, në 47 pjesëmarrje.
Spektatorë pritet të jetë mesatarja e shikueshmërisë në stadiumet gjermane këtë edicion, çka e bën Bundesligën, kampionatin më të ndjekur “live” në të gjithë Europën. Etj.
Racizmi në sport
Vetëm dy ditë para sfidës ndaj Interit, presidenti i Juventusit Zhan Klod Blank u ka dërguar një letër tifozëve bardhezinj, ku iu kërkon një tifozllëk sportiv. Natyrisht, gjithçka lidhet me Mario Balotelin, kundërshtarin e preferuar të tifozerisë bardhezi.
“Kemi përpara 8 ditë vendimtare për objektivat e sezonit tonë, - shkruan Blank. – Ndeshjet me Interin dhe Bajernin përfaqësojnë bankën e provës për ne, për t’u treguar të gjithëve forcën reale të skuadrës.
- Por nga Ukraina përsëri vijnë informacione që thonë se një 46 vjeçar spanjoll është gjetur i vdekur në një qytet të vogël të Miejski.
Kemi detyrë t’i përgatisim këto dy ndeshje me krenari dhe impenjim dhe kushdo që zbret në fushë do të ketë një qëllim të vetin: fitoren!
Por, jemi të vetëdijshëm për rolin tuaj: duam një tifozllëk të pastër, në stilin Juventus në çdo ndeshje në Itali. Kjo do të jetë përgjigja më e mirë për atë që e quan jo-civile tifozerinë tonë”, shkruan më tej Blank.
Baloteli do të jetë në qendër të vëmendjes në këtë takim, por Juve është në “provë” nga Federata.
Racizmi duhet të luftohet edhe nga gjyqtarët
Selektori i Anglisë, Roy Hodgson ka thënë se UEFA dhe gjyqtarët e saj duhet të marrin masa në rast të fyerjeve racore në Euro 2012.
Çështja e racizmit është përmendur si një prej problemeve me të cilin ballafaqohen Polonia dhe Ukraina si nikoqir të garës.
“Qëndrimi im është i thjeshtë. Me këtë problem duhet të merren gjyqtarët dhe UEFA. Po flasim për diçka që nuk i takon një individi, nuk është prezent vetëm në futboll por në çdo sferë të jetës”, tha Hodgson.
Huliganizmi në sport
Nacionalizmi në BE
Nikoqirët e Euro 2012, Polonia dhe Ukraina janë duke u përballur me sfida të vështira të sigurisë, racizmit dhe huliganizmit, për në garën e kësaj vere që do të fillojë më 8 qershor2012.
Një tifoz serb
Shtetet nikoqire të Evropianit të 14-të janë kritikuar ashpër në kohën e fundit nga figura të ndryshme sportive për shkallën e huliganizmit dhe të racizmit që është shfaqur në vend. Po ashtu së fundmi ka pasur kërcënime për shpërthime gjatë garës.
Mirëpo, zëdhënësi i UEFA-së, Thomas Giordano ka theksuar se ka marrë zotimin e nikoqirëve se nuk do të ketë probleme të natyrës së lartpërmendur. “Kemi marrë garanci nga nikoqirët se çdo gjë do të jetë e sigurtë”, deklaroi ai.
Gjermani,(Frankfurt, 3.6.2010.)
Gjykata në Varshavë ka ndarë dënime të lehta për të arrestuarit për trazirat e shkaktuara para ndeshjes së "Euro 2012" ndërmjet Polonisë e Rusisë, e zhvilluar në Varshavë të martën.
Si dënimi më i rëndë nga gjykata në Varshavë deri të enjten ka qenë një dënim prej pesë muajve burg, njofton "Sport1.de".
Dënimet tjera sillen nga një vit dënim me kusht e deri te gjobat prej 116 euro e deri në 700 euro.
Ministrja e Sportit të Polonisë, Joanna Mucha, i ka kritikuar këto vendime, duke i vlerësuar si shumë të buta.
"Ne nuk mund të ndikojmë te drejtësia, por sipas mendimit tim dënimet duhet të ishin më të rënda. Është e vështirë të krijosh një atmosferë ku bëhet e qartë se nuk ka vend për situata të tilla", ka thënë Mucha, shkruajnë mediumet e huaja të enjten.
Të mërkurën kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, dhe Ministria e Brendshme e Polonisë kishin paralajmëruar dënime të rënda për të arrestuarit në trazirat e së martës në Varshavë.
Nacionalizmi kroat nuk është kundër demokracisë(http://www.vecernji.hr/kolumne/nacionalizam-nije-protivan-demokraciji-kolumna-406743)
Ministria e Brendshme e Polonisë të mërkurën ka thënë se rusët e arrestuar rrezikojnë të përjashtohen nga Polonia dhe t'u hiqen vizat e Bashkimit Evropian për pesë vite.
Incidenti mes tifozëve të dy shteteve që kanë një të kaluar të ndjeshme ka shtyrë që të aktivizohen edhe krerët e shtetit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka telefonuar kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, duke i thënë se "organizatorët e një gare ndërkombëtare kanë përgjegjësinë për sigurimin e tifozëve të huaj".
Huliganizmi serb në Itali
Nacionalizmi serb shfaqet ne toke asnjëanese, ne Itali, ne nje ndeshje futbolli, ku sporti duhet te promovojë vlerat me te mira te bashkejeteses.
Por ky nuk është më sport edhe pse do të ishte mirë të flitej për eliminatoret e Euro 2012, por në të vërtetë, e marta e futbollit europian u shndërrua në një ‘arenë bishash në Itali’, ashtu si i quajnë mediat italiane huliganët serb të pranishëm në stadiumin e Xhenovas, ku do të zhvillohej ndeshja mes Italisë dhe Serbisë. Tifozët që në këtë rast ishin më shumë pjesë e paramilitareve, të cilët e shndërruan atmosferën e ndeshjes në një shfaqe kafshërore me burime ultranacionaliste ballkanike.
Vetëm 7 minuta zgjati takimi, kohe e mjaftueshme kur ‘bisha’, pseudonimi i kryetarit të këtij grupi tifozësh, nxorri flamurin shqiptar dhe i vuri zjarrin.
Përpjekja e lojtarëve serb për t’i qetësuar duke përdorur gjestet ultranacionaliste të përshëndetjes me tregishta, nuk ndikuan aspak.
Ndeshja nuk duhej të zhvillohej, thjesht ata donin të jepnin këtë mesazh të barbaritetit të tyre.
Brenda pak minutash stadiumi u boshatis, nderkohe qe policia italiane ka nderhyre fort per te zbutur tifozet e egersuar serbe.
Pas orës 2 të mëngjesit Ivan Bogdanov, ose Ivani i tmerrshem njeriu me të zeza, ai që dogji flamurin shqiptar eshte arrestuar nga policia, i gjetur i fshehur në bagazhet e autobusit.
Ndaj pjesetarit te grupit të tifozëve të “Cervena Zvezdes se Beogradit”, rëndojnë 4 padi penale.
Ndersa huliganet serbe, perfshire edhe Ivanin rrezikojne burgun, ne Itali e Serbi, ajo që rrezikon kombetarja e Serbise është më e pakta, humbja e ndeshjes në tavolinë 3-0.
Por investigimet nga UEFA kanë filluar për masa më të rrepta që mund të rrezikojnë deri në zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, jashtë Serbisë apo deri në ndëshkimin maksimal të përjashtimit nga aktivitetet sportive.
Vendimi për këtë përfaqësuese do të merret nga UEFA në mbledhjen e ardhshme më 28 tetor 2011.
Dhuna dhe huliganizmi kanë përcjellur ditën e parë të EURO 2012 me 16 incidente të raportuara.
Video të publikuara në internet kanë treguar për tifozë rus të cilët kanë sulmuar sigurimet në Wroclaw Stadion Miejski pas fitores së kombëtares së tyre përballë Republikes Çeke.
“UEFA është në dijeni se në ndeshjen e djeshme të Grupit A midis Rusisë dhe Republikës Çeke, ishte një incident i cili u izolua shumë shpejt. Në këtë incident ishin të përfshirë një grup i vogël prej rreth 30 personave të cilët sulmuan rojet në stadium” thuhet nënjë komunikatë të lëshuar nga UEFA.
“Situata shpejt dhe në mënyrë efektive u rikthye nën kontroll. Policia lokale është në dijeni për incidentin dhe hetimet kanë filluar.”
“Arsyeja e incidentit nuk dihet por ne po studiojmë raportet e sigurisë dhe imazhet e videove. Uefa mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë tifozët në EURO 2012″ përfundon komunikata.
Shikojeni videon e përleshjeve pas ndeshjes Rusia-Republika Çeke që ndodhen në stadiumin Wroclaw Stadion Miejski.
Huliganizmi në futbollin kosovar
Huliganizmi ka filluar të lulëzojë në futbollin kosovar, si në çdo pranverë. Të dielën në Gjilan u pa gjithçka, përvec futbollit. Ministri i Sportit, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Federata e Futbollit, organet e rendit dhe gjithë mekanizmat tjerë që të marrin masa. Ndërkohë, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, paralajmëron dënime të ashpra për huliganët.
Në futbollin e pasluftës është bërë zakon që në sezonin pranveror të ashpërsohen dhe të çoroditen ekipet dhe tifozët e tyre. Pothuajse çdo vit ndodhin incidente në pjesën e dytë të sezonit, qoftë sulme ndaj gjyqtarëve, ndaj futbollistëve apo edhe përleshje ndërmjet tifozëve.
Rasti më i freskët ishte ai i së dielës, kur më së keqi e pësoi gjyqtari anësor i ndeshjes Gjilani – Hysi, Erduan Baliqi, i cili u sulmua nga huliganët, pas një mosmarrëveshjeje me gjyqtarin kryesor Sokol Domi, rreth golit të Hysit.
Në minutat e fundit, u dhunua edhe portieri i mysafirëve, Afrim Ademi, të cilin e sulmuan fizikisht futbollistët gjilanas dhe pritësit e topave, që rrinë prapa portës.
Pas këtij incidenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Sportit, Memli Krasniqi, i cili është i indinjuar dhe i ka dënuar ashpër aktet e dhunës të shprehura në stadiumet e vendit tonë.
Sipas tij, veprime të tilla qyqare janë të papranueshme për të gjithë dhe e dëmtojnë rëndë vizionin dhe qëllimin tonë për të qenë një shembull i mirë në rajon për gara fer dhe cilësore.
Ai ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës të marrë masa rigoroze ndaj huliganëve dhe klubeve që e prishin rrjedhën e kampionatit.
“Sot, të gjithë ne jemi fokusuar që ta thyejmë izolimin, që padrejtësisht po i bëhet Kosovës në sport dhe veprime të tilla e pengojnë shumë përpjekjen tonë drejt arritjes së këtij qëllimi.
Ne duhet t’ia tregojmë botës vlerat tona më të mira sportive. Edhe në kohëra më të vështira ne kemi treguar një frymë të fair-play në gara dhe një frymë e tillë, edhe më e fuqishme, madje duhet të na përcjellë edhe tani”, ka thënë ministri.
Huliganizmi godet edhe hendbollin kosovar
Ndeshja në mes KH Trepça nga Mitrovica dhe KH Kastriotit nga Ferizaj, e javës së 20-të të Superligës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, është ndërprerë në minutën e 56:17 kur rezultati ishte 30:30.
Arsye e ndërprerjes nga ana e KH Kastriotit ishte se nuk ka pasur kushte për lojë dhe pa dashje u detyruam ta tërheqim ekipin nga fusha.
Në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, ka qenë atmosferë e tensionuar dhe të pranishëm kanë qenë vetëm dy policë. Në minutën e 41-të e 47 sekonda ka ndërhyrë një ish hendbollist i Trepçës me disa shikues janë futur brenda fushës dhe kanë sulmuar gjyqtarët dhe vëzhguesin e ndeshjes. Kjo ka zgjatur për 20 minuta.
Pas kësaj kemi vendosur për hir të hendbollit që mos t’i qesim hije të zezë të vazhdojmë lojën edhe në ato rrethana e kushte të rënda. Në minutën e 55-të nga ana e publikut mitrovicas goditet aloja Korab Syla në kokë me një gjesënd të fortë dhe i shkakton frakturë, si dhe lëndohen edhe Jeton Bislimi e Riste Trakovski, të cilët nuk ishin në gjendje me vazhduar lojën.
Në këto çaste ndeshja është ndërprerë për dhjetë minuta. Në minutën e 56-të e 17 sekonda është moment kur ndërpritet loja dhe nuk vazhdohet më për shkak të lëndimit të rëndë të hendbollistit Alban Dobroshi me qëllim.
Ai ishte në gjendje kome urgjentisht me ndihmën e shpejtë është dërguar në spitalin e Mitrovicës.
Në këto momente hendbollistët nuk kanë dashur me vazhduar lojën, sepse ishin të stresuar me fatin e bashkëlojtarit të tyre. Kështu që nuk mbeti gjë tjetër pos të tërhiqet ekipi.
Është për çudi pse ka ardhur deri të kjo situatë e palakmueshme, kur dihet se Trepça e Kastrioti janë dy klube me traditë dhe kanë pasur marrëdhënie të ndërsjella gjithmonë në nivelin më të lartë të mundshëm.
Kërkojmë nga organet përkatëse të Federatës së Hendbollit të Kosovës që të ndëshkojnë aktorët e këtij sulmit dhe të veprojnë drejtë.
Mr.sci.Flori Bruqi