Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/07

Bleona Qerreti : Ai që e hodhi videon është psikopat


image
Bleona Qerreti ka filluar zyrtarisht nga e mërkura turneun e saj në Kosovë. Këngëtarja ka paralajmëruar koncertin e saj në sheshin Nëna Terezë, në qendër të Prishtinës.
Këngëtarja ka komentuar edhe videon amatore që qarkullon në internet, ku ajo këndon serbisht. Ajo ka reaguar duke thënë se personi që e ka nxjerrë- dhe fjala është për Besfort Hasanin- është psikopat. Këngëtarja ka sqaruar për opinionin publik se është shumë pa vend që të mendohet se një këngëtare që ka lindur edhe rritur në Shqipëri të flasë apo të këndojë serbisht, pasi nuk di asnjë fjalë. Ndërsa këngëtarja ka treguar se ky moment është xhiruar nga ish i dashuri i saj i parë që ishte nga Kosova dhe kënga është e një këngëtari kroat, që është mik i mirë i shqiptarëve dhe i Kosovës.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...