Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/05

Xhavit Haliti: Nuk e di pse njerëzit frikësohen prej meje








Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se partitë politike në Kosovë duhet të mësohen të respektojnë vendimet e institucioneve kushtetuese.

“Ne jemi treguar edhe deri më tash shumë respektues ndaj kushtetutës duke filluar nga piramida e shtetit pra presidentja e me zyrtarë të tjerë deri më sot. Pra, edhe për këtë çështje duhet të respektohet Kushtetuta” tha Haliti.

I pyetur nëse e ka ndërmend të ngris padi ndaj atyre që po e akuzojnë për disa vrasje të pasluftës,Haliti thotë se nuk e ka ndërmend të ngris padi për njerëz të çmendur të cilët, sipas tij, nuk i ka kap as ligji.

“Personalisht për të hyrë në padi me njerëz që janë të sëmurë psikikisht nuk kam dashur sepse ata nuk i kap as ligji”-u shpreh Haliti në një intervistë për rtv21,.

Ai shprehet se nuk e ka ndërmend t’i kthejë përgjigje as Murat Jasharit,vëllait të komandant Kumanovës.
“Murati është i sëmurë psikik dhe ata që ia kanë shkruar pyetjet duhet të japin përgjigje. Dikush qëndron prapa tij sepse Murati as që din të shkruajë por nuk e di se kush”-theksoi Haliti.

Një prej njerëzve më të fuqishëm në skenën politike të Kosovës thotë se frika që kanë njerëzit nga ai është për shkak të një fushate siç thekson të egër kundër tij.

“Nuk e di, s’më ka ndodhur të më thotë se po frikohem prej teje. Por, ka qenë një fushatë e egër 15-vjeçare kundër meje dhe njerëzit me siguri duke lexuar e dëgjuar e kanë atë mendim. Por,nuk e besoj se ata që më njohin kanë frikë prej meje”-ka thënë Haliti Në këtë intervistë Haliti ka folur edhe për procese të tjera aktuale.
cb9ae434-bef3-49c9-8285-48d8c56a053b
Y2:cb9ae434-bef3-49c9-8285-48d8c56a053b

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...