Januzc BUGAJSKI
Për shqiptarët, religjioni nuk ndikon në politikë dhe kombi nuk identifikohet me ndonjë religjion specifik. Nacionalizmi shqiptar është sekular, pa ndarje mes muslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve, dhe ekzistojnë ndjenja të pakta për identitet të përbashkët islam me muslimanët tjerë joshqiptarë
Sulmi terrorist në Bullgari në korrik, në të cilin u vranë turistë izraelitë, nxiti dezinformata për Ballkanin si strofull të terroristëve antiperëndimorë. Në realitet, edhe terrorizmi musliman edhe ai i krishterë janë dukuri margjinale në Ballkan dhe kanë vetëm disa rekrutë lokalë.
Analistët amatorë
Prej përfundimit të luftërave në BeH dhe Kosovë, analistë amatorë kanë pohuar se xhihadistët kanë vendosur baza në rajon dhe se paraqesin rrezik gjithnjë e më të madh për interest perëndimore. Në fakt, dy faktorë janë anashkaluar gjatë këtyre vlerësimeve: pasojat aktuale nga luftërat e viteve të nëntëdhjeta dhe ndikimi minimial i teologjisë së dhunshme puritane ose islamike.
Nëse merren parasysh gjërat e tmerrshme që u janë bë muslimanëve boshnjakë, habit fakti se nuk ka pasur sulme hakmarrëse ndaj komuniteteve joboshanjake. Në Kosovë ku kanë ndodhur raste të hakmarrjes ndaj qytetarëve serbë, autorët nuk kanë qenë fanatikë religjiozë, por anëtarë të familjve të civilëve që janë vrarë nga formacionet e Millosheviqit.
Islamizmi militant në Ballkan nuk është fenomen mejnsitrim. Përzgjedhja e incidenteve të izoluara në Sarajevë dhe Burgas thejshtë është njësoj si fokusimi te vrasësi masiv norvegjez Andreas Breivik për të përshkruar Evropën si (kontinent) të vërshuar nga vrasës fundamentalistë krishterë antiislamikë.
Shumë vëzhgues të huaj nuk arrijnë të vërejnë dallim mes radikalizmit fetar dhe identitetit nacional boshnjak me identifikimin fetar që është zhvilluar nga lufta 1992-1995. Ai është i bazuar në mënyrë primare në ruajtjen e integritetit të shtetit boshnjak. Për shqiptarët, religjioni nuk ndikon në politikë dhe kombi nuk identifikohet me ndonjë religjion specifik. Nacionalizmi shqiptar është sekular, pa ndarje mes muslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve, dhe ekzistojnë ndjenja të pakta për identitet të përbashkët islam me muslimanët tjerë joshqiptarë.
Disa nacionalistë të krishterë thonë se vehabizmi po shënon rritje në mesin e muslimanëve në Ballkan, që u mundëson të pozicionohen si mbrojtës të gjoja interesave të rrezikuara krishtere evropiane. Ky është një truk transparent të raporteve me opinionin, sepse islami ultrakonzervativ ka ndikim të vogël në mejnstrim politikë, kurse tentimet për rekrtim të boshnjakëve ose shqiptarëve për veprimtari militante antiperëndimore janë refuzuar nga udhëheqsit fetarë dhe nga shumica e popullatës.
Ballkani i nxirë
Si do që të jetë, disa vepra terroriste, si ajo në Sarajevë në tetor të vitit 2011 dhe në Burgas në korrik të vitit 2012, korrespodentët e huaj me njohuri të pakta për rajonin, I kanë shfrytëzuar për të barazuar religjiozitetin e Alija Izetbegoviqit ose reisit Çeriç me selefizmin ose tekferizmin antiperëndimor. Në këtë mënyrë, I tërë Ballkani mund të nxihet si hapësirë për rekrutim të Al Kaidës.
Në realitet, ekziston potencial më I madh për terrorizëm masiv në Londër, Pariz, Hamburg ose Madrid, ku muslimanë të rinj të pakënaqur dhe të mashtruar nga vende të ndryshme ku lulëzon antiamerikanizmi, vendosin të bëhen martirë përmes vrasjeve masive. Më e madhe është besueshmëria që rajonet e mëdha anonime urbane në Evropën Perëndimore të shndërrohen në terren për rekrutim të radikalëve se sa qytetet e përgjumura ballkanike.
Është e vërtetë se grupet militante tani përfshijnë evropianë bjondë dhe individë tjerë që më pak bien në sy. A do të sjellë kjo deri te rritja e dyshimeve ndaj suedezëve ose komuniteteve tjera etnike te të cilët mbretërojnë personat me flokë ngjyrë bjonde?
Manifestimi i fetarizmit nuk është njësoj sikurse militantizmi islamik, por barazimet e tilla nga ana e politikanëve dhe mediave të huaja mund të rrënojnë raportet ndëretnike.
Duhet të merret vesh se kush përfiton nga ajo që Ballkanin ta paraqesë si burim të terrorizmit antiperëndimor. Me të vërtetë do të ishte e dobishme të kemi rrjet "Balkan Terrorism Watch" e cila jo vetëm që do të vlerësonte aktivitetet e terroristëve dhe personave për të cilët dyshohet se janë terroristë, por gjithashtu do të përcilte fjalët, aktivitetet dhe qëllimet e ekspertëve të vetëshpallur për terrorizëm.
No comments:
Post a Comment