Festivali i tradites ne kishen “Zonja Pajtore”
ZEF PERGEGA
Nje meshtar, shume pune e pak fjale
Gjenerata shqiptare, qe rritet ne Amerike, emancipimin dhe integrimin e saj e ve re ne syte plot shprese e drite. Para ketij muri te dijes dhe ruajtjes se vlerave te prinderve te tyre, bresher behen paragjykimet. Kjo ishte evidente ne koncertin e madh festiv, si e diela e brezave, organizuar me perkushtim, me 2 shtator 2012, ne grigjen e kishes katolike “Zonja Pajtore” si ngjarje kulturore e pervitshme dhe si prag i 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise.
Nuk ishin dhjete, por njeqind. Nuk ishin njeqind, por nje mije e ndoshta me shume, aty ku jane te gjalla lutjet e Nene Terezes e bekimet e Zonjes Pajtore. Po kush i numeroi?! Le te numerohen nga yjet shqiptaret… Nje zjarr kuq e zi erdh dhe u ndez nen kembet e dheut te tyre e u ngjit lart si nje glob, ku cdonjeri mund te lexonte “Sa krenar qe jam shqiptar!”
Nje studente e shkelqyer shqiptare, qe ka emigruar per me shume se 15 vite ne Greqi, tani vizitore ne Detroit, tek pa mrekulline e ngjyrave shqiptare me tha: “Shume bukur, jam e mallengjyer jashte mase. Sa shume femije te veshur me kostume kombetare, qe mbajne ne duar flamurin e tyre dhe te tokes qe i priti. Ju jeni shume te forte e te lidhur me njeri-tjetin ne Amerike. Neser me duhet te largohem per ne Greqi se filloj studimet. Per mrekullite qe pashe ne kishen Zonja Pajtore do tu them prinderve, studenteve, petagogeve , do tu them grekeve se sa e mire eshte Amerika, qe i don shqiptaret dhe sa shume cmohet e vlersohet liria ne kete vend!” E Dom Fran Kola u thote te rinjeve: “Vlerat tona duhet ti zhvillojme e trashegojme brez pas brezi. Ne shqiptaret jemi me fat se kemi nje mik te madh dhe te pazevendesueshem Ameriken, qe jo vetem na lejon, por edhe na ndihmon ta pasurojme traditen tone. Ky manifestim sonte ne fetivalin e kishes Zonja Pajtore eshte edhe nje thirrje per ta festuar sebashku 100 vjetorin e pavaresise!”
Ne kete nate kane ardhur bashkatdhetare nga disa qytete te Detroitit, Kanadaja dhe New-Yorku. Takohemi rastesisht me gazetarin e “Bota Sot” Beqir Sina, i cili gjate bisedes na thote: “Meshtari Don Ndue Gjergji ben shume pune me pak fjale…!”
Ne prill te ketij viti mora pjese ne nje meshe bashke me familjen time ne kishen e dom Ndues. Pas meshes ai tha: “Keshilli i kishes te mbidhet se do te diskutojme per festivalin” E pyeta Dom Nduen nese festivalin do ta benin ne pranvere apo ne vjeshte, por ai mu pergjigj se data eshte e njejte dhe se kater muaj kalojne si kater dite . “Do ta bejme ndryshe kete vit, do te jete stafeta e brezave…!” Dhe fort bukur e kishin bere!
Pesha e flamurit…
Vargu i gjate i femijeve 5-12 vjecar, te veshur me kostume kombetare, te cilet mbanin ne duar flamujt shqiptar dhe amerikan i ngjante nje peligrinazhi te shenjte. Ne fak ashtu eshte, se femijet jane pelegrin te shenjte. Ai grupim para qeles, qe secili do te zinte vendin e caktuar per parakalim, shprehte me nota te bukura ngjalljen e vetedijes kombetare. Duket dhe ndjehet se eshte logu i femijeve qe e mban peshen e falmurit tone. Ate flamur qe eshte thurur me gjakun e martireve. Ata prehen te qete nen dhe, por shohin e degjojne shembellimin e brezave tane, per te cilet u flijuan. Kete mbasdite vjeshte femijet kane nje gezim te papershkrushem. Ata parakalojne para bustit te Nene Terezes, ne grigjen e kishes dhe permendorja e saj e bronxte mbulohet me valevitje flamujsh dhe brohoritje zerash. Dy vajza te reja shkeputen pak nga rreshti dhe instiktivisht i dhurojne Konsullit te Nderit Ekrem Bardhes, flamurin shqiptar dhe ate amerikan. Ashtu bejne dy te tjera me Dom Ndue Gjergjin, me kryetarin e keshillit te kishes, me meshtarin Martin Jaku e te ftuar ne kete eveniment. Behet nje, dashuria shqiptare me mirenjohjen amerikane.
“Nuk e kisha besuar kete gjalleri qe po me shohin syte. Kombi yne po rinohet. Te behemi pjese e ketij rinimi dhe eksperienca jone te jete si nje ure qe lidh brigjet, atje prej nga vijme e ketu ku jetojme”- thote Bardha.
Pastaj kollona e gjate ndalon para nje tavoline me mbulese te bardhe, ku nje flamur i madh shqiptar ka palosur fletet, sic palosen legjendat nen jestek te historise. Cifti i ri, Valentin e Rushe Lumaj e marrin ne dore dhe e shpalosin dhe pasi shqiponja dy krenare hap krahet, flamuri u dorezohet femijeve dhe ato me gjalleri e me zemra te perflakura nisen drejt vendit, ku do te mbahen fjalimet e ku do te zhillohet festivali artistik.
Ka peshe te rende flamuri, por jemi te sigurt se do ta mbajme me nder!
Ne jemi pjese e kontributit atdhetar
Dom Ndue Gjergji mbajti fjalen e rastit, ku ne mes te tjerash ai tha: “Sot ne celim festivalin tradicional qe kisha “Zonja Pajtore” e shqiptareve ne Michigan organizon cdo vit. Veprimtarite fetare, kulturore e artistike brenda ketij festivali kane ardhur duke u pasuruar vazhdimisht per te arritur qellimin paresor: ruajtjen dhe transmetimin tek brezat te vlerave tona kombetare. Festivali i ketij viti ka nje risi te vecante se ai zhvillohet ne kuader te festes se madhe te 100 vjetorit te pavaresise. Per te mberritur tek kjo dite, popullit shqiptar i eshte dashur te perballoje shume luftra e sakrifica dhe rruga per te arritur tek liria eshe e shtruar me gjakun e heronjeve. Ne te gjithe keto luftra, per liri e pavaresi, per te ruajtur kombin dhe identitetin, trojet tona dhe ekzistencen e themeleve te te pareve, nje rol te madh ka luajtur edhe kisha katolike dhe korifejt e saj, qe shpesh u martirizuan. Eshte rasti qe para moshave te reja ti permendim keto vlera e kontribute, sepse gjate zigzakeve historike ata shpesh i ka mbuluar pluhuri i mosvlersimit. Veprimtaria e kishes katolike ka qene e pandare nga ajo atdhetare, duke filluar qe nga Meshtari i Gjon Buzukut, si gurthemeli i kultures shqipe, per tu pasuruar me figura te tjera si Budi, Bardhi, Bogdani e per te mberritur tek Dom Nikoll Kacorri, Imzot Bumci, Doci, Mjeda, Fishta, Gjecovi e shume te tjere, qe mbeten pishtare te kombit tone ne rrugen e shenjte te lirise e qyteterimit. Edhe kisha “Zonja Pajtore” e themeluar 35 vjet me pare nga Dom Prek Ndrevashaj, e ka kryer detyren dhe po e vazhdon ate ne binomin Fe-Atdhe. Eshte nje gezim i vecante te shohesh sot femije te lindur ne Amerike, te cilet kendojne, vallezojne shqip dhe po shqip u bien instrumetave popullor. Zoti e bekofte popullin shqiptar dhe ate amerikan!”
Konsulli i nderit Ekrem Bardha, nje mik i kishes katolike shqiptare ne te gjitha trojet etnike, ne fjalen e tij pershendetese nder te tjera Tha: “Ne radhe te pare dua te falenderoj organizatoret e ketij festivali, te cilet kane nje merite te madhe dhe nga ana tjeter meshtarin e palodhur Dom Ndue Gjegjin qe ben perpjekje maksimale, per te ruajtur vlerat kulturore dhe cdo gje qe eshte e bukur dhe shqiptare. Ky festival shpalos para nesh sigurine se tradita jone ruhet e zhivillohet ne te gjitha mergatat tona ne bote dhe kjo eshte shume e rendesishme per brezat qe do te leme pas. Ky festival zhvillohet ne kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise dhe mesazh i yne eshte, qe kjo date historike te na gjeje me tolerante me njeri-tjetrin dhe te bashkuar ne nje front si komb, per te mberritur cakun e qellimeve tona madhore, bashkimin kombetar!”
Festivalin ne gjuhen shqipe e bekoi Dom Frani, ndesa ne gjuhen angleze father John.
Logu i dyte
Kengetari Gezim Nika, qe i lidh zemrat me notat muzikore dhe liri u jep shpirterave , ky princ i pare i logut te kuvendve te fjales poetike shqiptare, duket se kete vjeshte do ta kaloje ne Detroit, mes mergimtareve dhe mes synimeve te tyre, per festen e madhe te pavaresise. Te veshur me kostume kombetare, kengetaret brilant te tradites veriore Nosh Bucaj, Gjeke Dushaj, Prele Marku, i japin tonin festivalit dhe ka nje alternim te persosur me kengetaret Gezim Nika dhe Fran Gjoka.
“Po ndjej nje kenaqesi te vecante ne kete aktivitet. Keto njerez profesionist qe keni ne komunitetin tuaj jane ne gjendje te realizojne nje festival kombetar. Vleresojini ata dhe une po kendoj per te gjithe ju dhe nje me shume per artistet e komunutetit te Detroitit” – thote Gezimi.
E shikoj nga larg, pa me vene re, Rrok Dedvuken, qe ka nje jete me kengen burimore dhe poezine e saj. “Po kush nuk e pelqen kete festival, kete koncert te madh qe i kushtohet brezave. Nuk duhet ta nderpresim…!’-thote Rroku. Vlersime per festivalin bejne edhe akrivistet Marash Nuculaj, Palok Camaj, Mark Sallaku, Luigj Pepaj, Nikoll Pepaj, Kanto Dushaj, Ndue Ftoni, Mark Gjonaj. Grupe grupe femijet ndjekim me vallezim vijen melodike te kengetareve. Nje voglushe katervjecare ka preferuar te kerceje e vetme disi e vecuar, por jo pa vemendjen tone. Ajo ka veshur nje fustan te kuq, ku ne zemer te saj shkruhej “Kosova”. “Televizioni i shqipareve te Amerikes” ka derguar dy kameramane dhe gazetarin profesionist Rafael Floqin. “Albdreams” perfaqesohet me pronarin e saj, Rush Dragu, me nje filmim me kamera.
Pas Logut te Rapshes se Hotit, organizuar ne grigjen e kishes se Shenpalit, brenda pak diteve morem pjese ne Logun e dyte te brezave…
Dhe ne mbyllje nje lajm i mire. Biznesmeni dhe humanisti i diaspores tone, Ndue Ftoni ka krijuar kushte falas, qe prona e tij “Imperial Hause “ si aktivitet privat e truall, si shtepia e dasmave e banketeve shqiptare te jete dhe Qendra e Kultures kombetare” Zoti ia bekofte telat e bujarise…!
No comments:
Post a Comment