Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/07

Fustani i Zonjës së Parë të SHBA-së çmend amerikanet


image
Pothuajse të gjitha femrat amerikane janë çmendur pas fustanit ngjyrë rozë të Zonjës së Parë të SHBA-së, veshje të cilën kjo e fundit e mbante gjatë hapjes së Konventës së Demokratëve. Menjëherë pas shfaqjes dhe fjalimit të saj në mbështetje të Barack Obamës, femrat amerikane janë drejtuar për në dyqane për të gjetur të njëjtin fustan si ai i Michelle.
Stilistja që e realizoi këtë fustan të thjeshtë posaçërisht për Zonjën e Parë, Tracy Reese deklaroi se nisur nga kërkesat e shumta do të nxjerrë në treg një seri të këtij modeli, i cili nuk do të kushtojë më shumë se 500 dollarë.
Si transmeton Noa, Michelle është kthyer në një ikonë mode kohët e fundit dhe po përjeton fushatën e dytë elektorale, ku me veshje të ndryshme lobon për bashkëshortin e saj.
Në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008 veshja e saj linte për të dëshiruar, por me kalimin e viteve ajo ka ndryshuar stilin e veshjeve, i cili preferohet shumë nga femrat amerikane.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...