Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/07

NGA FLORI BRUQI:PALESTINEZËT ISHIN FAKTORË,NDËRSA GJERMANËT PËRGJGJËS PËR VRASJEN E SPORTISTËVE IZRAELITË NË OLIMPIADËN E MINHENIT MË 1972


Logo de Munich 1972


Terroristët palestinezë kishin kërkuar që në këmbim për lirimin e sportistëve izraelitë të nxirrnin nga burgu bashkëluftëtarët e tyre, por i gjithë operacioni në qytetin piktoresk të Munihut kishte përfunduar në mënyrë tragjike, për të dyja anët.



Kishin mbetur tre apo katër ditë të garimit, të cilat përfundimisht shënonin heqjen e barrës së Gjermanisë së dikurshme dhe shënimin e rikthimit të Gjermanisë në Evropën moderne. Gjithçka kishte shkuar si më së miri, të relaksuar dhe të lumtur. Këto ishin lojërat që vërtetonin kthimin e Gjermanisë në botën moderne. Sigurimi i lojërave olimpike dhe i adhuruesve të këtyre lojërave nuk ishte aq “ushtarak” dhe për fat të keq ishin vërtetuar shumë mangësi.

Mangësitë
description
Gjermanët sikurse nuk ishin gjermanë, rreth sportistëve dhe fshatrave olimpike nuk kishte policë të armatosur, e që më pas ishte vërtetuar se hynte dhe dilte kush të donte nga strehimoret sportive. Ishte natë e freskët e katër shtatorit.



http://www.guardian.co.uk/commentisfree/2012/jul/06/london-olympics-minutes
-silence-munich-athletes





http://www.militaryphotos.net/forums/showthread.php?109339-Random-old-CAG
-GSG-9-and-other-photos



http://www.militaryphotos.net/forums/showthread.php?109339-Random-old-CAG-GSG-9
-and-other-photos

File:München 1972 Gedenkstein.jpg

 Sportistët izraelitë të disponuar ishin kthyer nëpër dhomat e tyre. Edhe pak ditë kishin mbetur dhe do t’u ktheheshin familjeve të tyre, ndërsa që Fshati Olimpik thuajse ishte zbrazur, sepse disa i kishin përfunduar garat e disa të tjerë ishin në fazën përfundimtare. Kështu saktë para 40 vjetësh kishte filluar një ndër sulmet më tragjike ndaj sportistëve.




File:Spitzer and Shorr.jpg
Israeli hostages Kehat Shorr (left) and 
Andre Spitzer (right) talk to German officials
 during the hostage crisis.
http://en.wikipedia.org/wiki/Andre_Spitzer

Grupi veten e tyre e quante Shtatori i Zi, që ishin terroristë palestinezë. E gjitha kishte ndodhur në Munih gjatë Lojërave olimpike në vitin 1972, në të cilin sulm ishin vrarë 11 sportistë izraelitë, një polic gjerman, si dhe pesë sulmues palestinezë.

File:FFB Olympia-Denkmal Fliegerhorst .jpg
 Guerilët palestinezë kishin kidnapuar sportistët nga Izraeli me qëllim që t’i shkëmbejnë ata me disa bashkëluftëtarë të tyre, që po mbaheshin nëpër burgjet izraelite.



Ata po ashtu kishin kërkuar që të marrin me vete disa terroristë radikalë të së majtës gjermane si Ulrike Majnhof dhe Andreas Bader. Pos kësaj ata kishin kërkuar edhe një aeroplan, i cili do t’i dërgonte në Kajro.

File:Munich olympics victim .jpg
 Ideja për sulm kishte lindur më 17 korrik në Romë, kur liderët e Shtatorit të Zi, Abu Daud (i cili kishte vdekur në Damask 2010), Abu Ixhad dhe Fahri al-Umar, për arsye se sportistëve nga Palestina nuk u ishte lejuar pjesëmarrja në lojëra dhe ata kishin planifikuar hakmarrjen. Ata kishin shfrytëzuar mangësitë e sistemit gjerman të sigurisë, me të cilin sistem gjermanët dëshironin ta vërtetoni se gjithçka ishte në rregull, por kjo iu kthye atyre si një bumerang. Sportistët izraelitë ishin të vendosur në një skaj të Fshatit Olimpik.


http://dreamofarlequin.wordpress.com/2009/09/05/1630/


Informacionet




Tash e përditshmja e Hamburgut “Der Spigel” ka zbuluar se Shërbimi i inteligjencës gjermane kishte informacione nga zyra e saj në Bejrut se palestinezët po përgatisnin “një incident” gjatë kohës sa po zhvilloheshin Lojërat Olimpike, por ata nuk i kishin kushtuar vëmendjen e duhur dhe një gjë të tillë e kishin fshehur për 30 vjet rresht, si dhe dhjetëra mijëra dokumente të tjera të cilat edhe sot e kësaj dite janë të fshehura nga publiku.

File:Connollystraße 31 - Gedenktafel.jpg
Memorial plaque in front of the Israeli athletes' quarters. The inscription, in German and Hebrew, translates as:"The team of the State of Israel stayed in this building during the 20th Olympic Summer Games from 21 August to 5 September 1972. On 5 September, [list of victims] died a violent death. Honor to their memory."


 Fshati ishte i heshtur, ra terri, tetë sulmues palestinezë, të cilët po udhëhiqeshin nga Lutif Afifi i quajtur Isa dhe Jusuf Nazal i quajtur Toni, të armatosur me kallashnikovë, revole TT dhe granata dore më 5 shtator në ora 4.30 të mëngjesit u futën në pavijonin izraelit, me qëllimet e tyre më të këqija. Ishin futur në dhomën numër 1, ku kishin marrë gjyqtarin Jozef Gutfreund, e më pas edhe 11 sportistë të tjerë. Dy sportistët që ngitnin pesha të rënda Jozef Roman dhe trajnerin Mosha Uajnberg i kishin vrarë që në fillim sepse kishin rezistuar.

http://en.wikipedia.org/wiki/Yossef_Gutfreund
http://en.wikipedia.org/wiki/Kehat_Shorr
http://en.wikipedia.org/wiki/Mark_Slavin
http://en.wikipedia.org/wiki/Andre_Spitzer
http://en.wikipedia.org/wiki/Amitzur_Shapira
http://en.wikipedia.org/wiki/Luttif_Afif

  • Yusuf Nazzal (Tony)
  • Afif Ahmed Hamid (Paolo)
  • Khalid Jawad (Salah)
  • Ahmed Chic Thaa (Abu Halla)

http://en.wikipedia.org/wiki/Munich_massacre

http://www.dansimmons.com/news/message/2008_08.html

http://famousphotos.wordpress.com/2009/12/30/juegos-olimpicos-de-munich-1972/

References

  1. ^ Breznican, Anthony (22 December 2005). "Messages from 'Munich'"USAToday (Gannett Co.). Retrieved 17 April 2009.
  2. ^ Karon, Tony (12 September 2000). "Revisiting the Olympics' Darkest Day"Time. Retrieved 13 May 2010.
  3. ^ Terrorism & It's Effects . Google Books. Retrieved 22 June 2010.
  4. ^ Terrorism . Google Books. 11 September 2001. Retrieved 22 June 2010.
  5. ^ The new dimension of international ... . Google Books. 11 September 2001. Retrieved 22 June 2010.
  6. ^ Encyclopedia of terrorism . Google Books. Retrieved 22 June 2010.
  7. ^ The terrorist trap: America's ... . Google Books. 18 July 1976. Retrieved 22 June 2010.
  8. ^ Reeve, Simon (22 January 2006), Olympics Massacre: Munich – The real story, The Independent, retrieved 3 March 2012
  9. ^ Fleisher, Malkah (22 July 2012). ""Baffled" Bob Costas To Call Own Minute of Silence During Olympic Broadcast for Slain Israeli Team". The Jewish Press. Retrieved 23 July 2012.
  10. ^ Terrorism: A Global Scourge – Google Livres. Books.google.fr. Retrieved 7 June 2010.
  11. ^ Latsch, Gunther; Wiegrefe, Klaus (18 June 2012), Files Reveal Neo-Nazis Helped Palestinian Terrorists, Spiegel Online
  12. a b Shalev, Noam 'The hunt for Black September'. BBC. Retrieved 4 March 2012.
  13. a b "MIDDLE EAST: Death of a Terrorist"TIME. 5 February 1979.
  14. a b c Wolff, Alexander (20 August 2002). "When The Terror Began"Sports Illustrated. Retrieved 3 October 2011.
  15. ^ TIME article, 2 September 2002.
  16. a b Ahren, Raphael (22 July 2012). "Germany had a tip-off three weeks ahead of Munich massacre, Der Spiegel claims". The Times of Israel. Retrieved 22 July 2012.
  17. ^ Reeve, Klein and Groussard.[page needed]
  18. ^ Klein, pp. 35–36.
  19. ^ Kelly, Cathal (28 April 2012), Munich massacre helped unwittingly by Canadians in 1972 Olympic atrocity
  20. ^ Burnton, Simon (2 May 2012). "50 stunning Olympic moments No 26: The terrorist outrage in Munich in 1972". Guardian News and Media Limited. Retrieved 27 July 2012.
  21. ^ "Article on CBC Archives". Archives.cbc.ca. Retrieved 7 June 2010.
  22. a b Cooley.[page needed]
  23. a b c d e f g Reeve, Simon. One Day in September, 2001.
  24. ^ "Interview "Uns ging es darum, das Leben der Geiseln zu retten". Süddeutsche Zeitung. 1 January 2006.
  25. ^ Moore, Kenny (18 September 1972). "Shootings In The Night"Sports Illustrated.
  26. a b c d Groussard.
  27. a b c d TIME article, part 5, 5 August 2002.
  28. a b Grace, Francie (5 September 2002). "Munich Massacre Remembered"CBS News. Retrieved 10 February 2010.
  29. ^ "American Sportscasters Online interview with Jim McKay". Americansportscastersonline.com. Retrieved 7 June 2010.
  30. ^ Interview with Ulrich Wegener in One Day in September.
  31. ^ Reeve, pp. 103 and 107.
  32. ^ Groussard, p. 349.
  33. ^ Reeve, pp. 115–116.
  34. ^ Reeve, pp. 106–107.
  35. ^ Groussard, pp. 354–355.
  36. a b c Reeve, p. 116.
  37. ^ Reeve, pp. 118 and 120.
  38. ^ Reeve, pp. 121–122.
  39. ^ Reeve, pp. 236–237.
  40. ^ Gallagher, Brendan (6 August 2002). "Athletics: Memories stirred of Olympic hostage horror". London: The Telegraph (UK).
  41. a b TIME article, part 6, 5 August 2002.
  42. ^ Fleming, David (29 July 1996). "Remembering the Munich 11?"Sports Illustrated. Retrieved 22 July 2006.
  43. ^ "Munich Crisis". Upi.com. 12 January 2007. Retrieved 7 June 2010.
  44. ^ "Encarta article on the Olympic Games"Encarta article on the Olympic Games. Archived from the original on 1 November 2009.
  45. a b Guardian article on the massacre, 7 September 1972.
  46. ^ BBC News article on commemoration at 2004 Olympics, 20 August 2004.
  47. ^ "Israel Ministry of Foreign Affairs article on Sydney 2000 Olympics and Plaque". Mfa.gov.il. Retrieved 7 June 2010.
  48. ^ "Simon Reeve’s article in 2000: Munich massacre’s echoes heard amid Sydney’s jubilee". Jewishsf.com. Retrieved 7 June 2010.
  49. a b Morris.[page needed]
  50. a b c Melman.[page needed]
  51. ^ Posner, Gerald (2004). Why America slept: the failure to prevent 9/11. Random House Inc.. p. 13.ISBN [[Special:BookSources/0-8129-6623-7|0-8129-6623-7]].
  52. ^ "Officials Ignored Warnings of Terrorist Attack". Der Spiegel. 23 July 2012. Retrieved 23 July 2012.
  53. ^ Aderet, Oferet (22 July 2012). "Germany was warned one month before Munich massacre, claims Der Spiege". Ha'aretz. Retrieved 23 July 2012.
  54. ^ "Der Spiegel: Germany had warning of Munich attack". 22 July 2012. Retrieved 23 July 2012.
  55. ^ Weinthal, Benjamin (August 26, 2012). "'Germany met with Munich terrorists after attack'". The Jerusalem Post. Retrieved August 26, 2012.
  56. ^ Reeve, p. 188.
  57. ^ http://books.google.com/books?id=mY-0Q2jTr3wC&pg=PA224&lpg=PA224&dq=Mohammed+Safady&source=bl&ots=a2mKmnhUFS&sig=8F_dMF-VM6MzyC8GVVLHR6mvwn4&hl=en&sa=X&ei=g8f0T-DRDYjM9QSi-bHeBg&ved=0CEAQuwUwAQ#v=onepage&q=Mohammed%20Safady&f=false
  58. ^ "NY Times: One Day in September"NY Times. Retrieved 22 November 2008.
  59. ^ Neo-Nazi 'aided Munich Olympics massacre', The Local 17 June 2012
  60. a b Frum, David (2000). How We Got Here: The '70s. New York, New York: Basic Books. p. 319. ISBN 0-465-04195-7.
  61. a b Wolff, Alexander (26 August 2002). "The Mastermind".Sports Illustrated. Sports Illustrated. Retrieved 7 June 2010.
  62. ^ "Israel Law Center on Abu Mazen". Israellawcenter.org. Retrieved 3 October 2011.
  63. ^ Daoud.[page needed]
  64. ^ Conservative News Station on involvement of PLO in the massacre[dead link]
  65. ^ "Her husband's killer". New York Daily News. 25 December 2005.
  66. ^ "Suspected Munich massacre mastermind dead, report says". CNN. 3 July 2010.
  67. ^ "Mastermind behind Munich Olympics attacks dies". BBC News. 3 July 2010.

[edit]Further reading

  • Calahan, A. B. (1995 Thesis) "The Israeli Response to the 1972 Munich Olympic Massacre and the Development of Independent Covert Action Teams"
  • Cooley, John K. (London 1973), Green March Black September: The Story of the Palestinian Arabs ISBN 0-7146-2987-1
  • Dahlke, Matthias (Munich 2006), Der Anschlag auf Olympia '72. Die politischen Reaktionen auf den internationalen in DeutschlandMartin Meidenbauer ISBN 3-89975-583-9 (German text)
  • Daoud, Abu, (New York, 2002), Palestine : a history of the resistance movement by the sole survivor of Black September ISBN 1-55970-429-2
  • Groussard, Serge (New York, 1975), The Blood of Israel: the massacre of the Israeli athletes, the Olympics, 1972 ISBN 0-688-02910-8
  • Jonas, George. (New York, 2005), Vengeance: The True Story of an Israeli Team., Simon & Schuster
  • Khalaf, Salah (Abu Iyad) (Tel Aviv, 1983) Without a Homeland: Conversations with Eric Rouleau
  • Klein, A. J. (New York, 2005), Striking Back: The 1972 Munich Olympics Massacre and Israel's Deadly Response, Random HouseISBN 1-920769-80-3
  • Large, David Clay (Lanham, MD, 2012), Munich 1972, Rowman & Littlefield ISBN 978-0-7425-6739-9
  • Morris, Benny. (New York, 1999 and 2001), Righteous Victims: A History of the Zionist–Arab conflict, 1881–2000, Vintage Books edition ISBN 0-679-74475-4
  • Reeve, Simon. (New York, 2001), One Day in September: the full story of the 1972 Munich Olympic massacre and Israeli revenge operation "Wrath of God" ISBN 1-55970-547-7
  • Tinnin, David B. & Dag Christensen. (1976), The Hit Team ISBN 0-440-13644-X
  • Yossi Melman, (17 February 2006), Interview with Head of Mossad, "Preventive measures", Haaretz.com
  • Mohammad Daoud Odeh (August 2008), interview with NOX magazine, "Rings Of Fire"

Pandeli Majko: Politika në Maqedoni ka një pamje “federale”


image
Intervistë ekskluzive e Almakos.com me Pandeli Majkon
Intervistë ekskluzive për Almakos.com me një ndër politikanët më të njohur e më të popullarizuar në mbarë hapësirën shqiptare, Pandeli Majko. Në këtë intervistë Majko flet për situatën politike në Shqipëri, shpalos vlerësimet e tij për shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë, për të sotmen dhe të ardhmen mbarëshqiptare.
Almakos: Z. Majko, kolegët tanë maqedonas shpeshherë na thonë: Nëse e marrim si të saktë vlerësimin se këtu në Maqedoni qarqet politike maqedonase janë ato që nxisin mospajtim brenda shqiptarë, atëherë ç’është ajo që i çon opozitën e pozitën e Shqipërisë të mos gjejnë gjuhë të përbashkët lidhur me çështjet madhore që kanë të bëjnë jo vetëm me shqiptarët e atjeshëm. Mund të na shpjegoni nga e tërë kjo egërsi në komunikim pozitë-opozitë në Tiranë, që të na ndihmoni t’u përgjigjemi kolegëve tanë maqedonas?
Pandeli Majko: E vlerësoj pyetjen dhe sensin e saj të ironisë por jo këndvështrimin. Ai më duket sikur tipizon politikëbërjen me karakterin e një kombi. Kjo nuk ka sens dhe mbetet veç një shaka e hidhur, sigurisht. Megjithatë është një pyetje e drejtë në se vlerësimi lidhet vetëm me atë që shikohet. A janë shqiptarët të “zhurmshëm” në politikë aq sa marrëdhëniet e tyre me këtë art, profesion dhe së fundmi edhe biznes, të nxisë perceptimin se ata janë “njëlloj” si në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë...Mendoj se përgjigja është thjesht “JO”! Në politikëbërje shqiptarët i bashkon psikologjia e post-dramës të cilën e shprehin thuajse njëlloj. Ne trokitëm si komb në dyert e kohës si jetimët e saj. Në Tiranë vinim nga një “udhëtim drejt askundit”, në Prishtinë me vetëdijen e masakrës dhe eliminimit dhe në Shkup nga jeta e dyfishtë e një vendi ku kufiri i gënjeshtrës dhe së vërtetës nuk ekziston deri në mallkim.
Marrëdhënia e pozitës dhe opozitës në Tiranë është efekt anësor i “transitit” tonë drejt të vërtetave të përbashkëta. Duket si sureale por ja që është e vërtetë. Ai nuk mund të ishte i heshtur në një shoqëri postkomuniste ku “lufta e klasave” u zëvendësua nga pluralizmi partiak. Marrëdhënia politike në Shqipëri ka qenë një krizë personaliteti dhe pastaj përplasje idesh. Kjo ka pasur koston e vet. Ana tjetër e “medaljes” të cilën në Maqedoni do e mirëkuptojnë, është ndërhyrja dhe lobizmi i fqinjëve të cilët pa ndonjë përvojë “koloniale” të suksesshme kërkuan në vend rregulla loje që tu përshtaten interesave të tyre. Ajo është e padukshme por nuk do të thotë që nuk ekziston.
Kjo si fillim, besoj se do të ofrojë diçka për kuriozitetin e kolegëve tuaj maqedonas. Pa shumë ironi, Tirana nuk ndryshon nga Shkupi në përmbajtje, përveç faktit që për problemet tona ne akuzojmë më shumë njëri-tjetrin kurse maqedonasit ja u kalojnë më shumë “në llogari” të tjerëve. Ne Tiranë ne akuzojmë me zë të lartë ndërsa Shkupi është kryeqyteti i “viktimave rajonale”. Me këtë të fundit bëj pak humor, sigurisht!     
Almakos:Ka vlerësime se Sali Berisha sundon me vota të vjedhura, mirëpo këtë sundim të tij e legjitimon opozita me sjelljen e vet të paqëndrueshme opozitare? Apo se Berisha  i uzurpon të gjitha institucionet e shtetit, e opozita vetëm e legjitimon këtë uzurpim me mosveprimin e sa, apo me veprime të gabuara?
Pandeli Majko: Për ta lehtësuar bisedën nga formalizmi, po ju përgjigjem me historinë e një fshatari të cilit i vodhën gomarin. Të gjithë që e “ngushëllonin” i thoshin – Ke faj!...Erdhi një moment që këtij i hipën nervat nga kjo histori dhe shpërtheu, shqiptarçe sigurisht, duke bërtitur - Amani mor burra! Po vetëm unë paskam faj?! Po ai që e vodhi gomarin tim nuk paska faj fare?!...
Almakos: Njiheni si politikan që ne mënyrë mjeshtërore e ndërthurni politikën pragmatike properëndimore, me atdhetarinë dhe kombëtaren? Mendoni se është i mundur integrimi ynë në Evropën pa kufij, pa e përfunduar integrimin brendashqiptar?
Pandeli Majko: Nga profesioni unë jam inxhinier mekanik (teknolog)...Ky ka qenë fati im, pavarësisht se kur mora vesh ku më kishin caktuar për të studiuar (sipas rregullave të regjimit) jam ndjerë keq që mu refuzua të studioja për degën juridike apo filozofi.
Mësuesit e mijë të parë të politikës ishin profesorët e inxhinierisë nga shkollat më të mira të Rusisë, Francës dhe lindjes komuniste. Nuk e bëra kot këtë hapje. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ishte shkolla më e vështirë në Shqipërinë e kohës. Ditën e parë të shkollës një pedagog i vjetër fizike me mbiemër Sinojmeri na tha shkurt: “Këtu në fakultet do të merrni një diplomë inxhinierie. Por, kjo nuk ju bën inxhinierë. Ajo është vetëm një provë se mund të jeni të tillë!”
Edukata e inxhinierit nuk më lejon tu jap një përgjigje “fluturake” për një ëndërr. Qëllimi i politikës është ta përfaqësojë dëshirën dhe ëndrrën dhe po aq të gjejë rrugët që çojnë drejt saj. Mendoj se integrimi europian dhe integrimi shqiptar janë të ndërlidhur. Shqiptarët si rrallë të tjerë nuk u bën syri “tërr” nga globalizmi. As nuk duam t’ia dimë! “Sfungjeri” ynë pranon gjithçka që funksionon për interesat tona. Globalizmi është koha e shqiptarëve. Në sytë e shqiptarëve bota dhe Bashkimi Europian janë një hapësirë sfidat e së cilës janë natyra e dytë e kombit shqiptar. Në disa rrethana është e pakuptimtë për ta shpjeguar këtë cilësi të shqiptarëve. E meta e re dhe e vjetër është koordinimi në qëllimet afatmesme dhe kaq! Jemi në fillimin e një historie të re shqiptare e cila nuk mund të jetë vazhdim i “tekstit” psikik të dramës tonë të vjetër kombëtare. Kemi një shkëputje shteruese prej të kaluarës. Procesin gjithsesi nuk e shoh të lehtë. Pse? Sepse për herë të parë në historinë e ekzistencës shqiptare ai varet sidomos nga vetë shqiptarët... 
Almakos: Në rrethana kur shqiptarët prodhojnë politika të ngjyrosura me petkun lokalist, a mendoni se për disa çështje duhet të ketë një strategji mbarëkombëtare, që nuk do jetë e drejtuar kundër asnjë shteti apo etnie, por që do pasqyrojë interesin integral shqiptarë në Ballkan?
Pandeli Majko: “Më mirë i pari fshatit se sa i fundit i qytetit...” Kjo është një thënie e vjetër që fle brenda subkoshiencës së politikanëve shqiptarë. Pakënaqësia e pyetjes suaj është e përkohshme. Do të jetë vetë pragmatizmi i politikanëve shqiptarë që do të eci në rrugën e një fenomeni mbarëkombëtar. Po krijohet një brez i ri votuesish që nuk të votojnë, bile të përbuzin po nuk të panë si pjesë të zhvillimeve në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Ulqin, Preshevë dhe qendrat e emigracionit shqiptar. Jepini kohë kohës dhe do të shihni!
Almakos: Vlerësues të situatës politike në Maqedoni thonë se shoqëria e këtushme shqiptare vuan nga injoranca politike e përfaqësuesve të saj? Çmendim keni për lidershipin e këtushëm shqiptarë dhe për pushtetarët e këtushëm shqiptarë?
Pandeli Majko: Nuk kam moshë për të qenë “mësues”. Unë pa dashur të bëj diplomaci kam miq dhe miqësi të cilat më bëjnë me “konflikt interesi” të shprehem për kolegët e mijë shqiptarë në Maqedoni. Ajo që dua të them është se rruga e tyre nuk ka qenë e lehtë dhe në disa raste më e vështirë se në territoret e tjera të ish-Jugosllavisë. Një shprehje e urtë thotë se “Frika e frikacakut të vret më shumë se trimëria e trimit”...Nuk e kam këtë që sapo thashë, për të fyer cilësitë e kombit maqedonas, por për të vënë në dukje se shqetësimi që ata kanë karshi identitetit dhe së ardhmes së Maqedonisë është një problem më vete për marrëveshjet që koha do të kërkojë midis tyre dhe shqiptarëve.
E di që gjuha ime ka qenë e ashpër ndonjëherë me “ngjarjet” në Maqedoni por besoj se kam thënë të vërtetën. E vërteta sipas meje është një mungesë e madhe në marrëdhëniet njerëzore dhe publike të politikanëve shqiptarë dhe maqedonas.
Shqiptarët vinë nga mosekzistenca kurse maqedonasit ju duket se të tjerët duan ti shtynë drejt saj. Si fillim kjo mund të jetë një arsye për tu marrë vesh. Për momentin, siç e kuptoj unë nga distanca (mbase jam i gabuar), politika në Maqedoni ka një pamje “federale”. Kjo pamje zhvillohet larg syve të publikut. Ajo ekziston si “informalitet xhentëlmenësh” i cili është një ndarje zonash influence mbi baza etnike dhe një prakticitet për të kontrolluar problemet në qeverisje. Principi është i thjeshtë sipas të cilit shqiptarët qeverisin shqiptarët dhe maqedonasit të vetët. Kjo ka deri diku kuptim por është e përkohshme, e personalizuar dhe aspak e shëndetshme për funksionimin e shtetit. Maqedonia nuk ka nevojë për politikanë “rojtarë” por për reformatorë të një shteti i cili është në udhëkryqin e mundësisë historike për të qenë modeli i ri i konfliktit ballkanik... Ose të kthehet në një  “Zvicrës” rajonale, në Gjenevën e së cilës do ulen avionët e politikanëve vibrantë të rajonit, të “etur” për oksigjen dhe marrëveshje...  
Almakos: Kur flasim për politikanët shqiptarë të Maqedonisë, bie në sy se ata më lehtë komunikojnë me partnerët e tyre maqedonas se sa mes veti? Ju duket normale një dukuri e tillë?
Pandeli Majko: Mendoj se “sherri” ka të bëjë edhe bazuar mbi “ndarjet federale” që përmenda më lart. Po nuk kuptove të parën atëherë e dyta të duket absurde... Në esencë kjo ka dëmtuar vetë politikanët shqiptarë. Unë kam miq në Maqedoni edhe maqedonas. Më kanë folur me habi për cilësinë e “sherrit” shqiptar. Në fakt, sipas meje ky fenomen është thellësisht efekt anësor i asaj që ndodh pas perdeve të politikës maqedonase. Moskomunikimi i politikanëve shqiptarë duhet parë si “mungesë” maqedonase dhe shprehëse e të bërit diçka e cila nuk është e rregulluar me rregulla të shkruara. Në zyrat e shtetit të Maqedonisë shpesh marrëdhënia ka pasur raste degraduese për “copat” që ju takojnë shqiptarëve. Diferencat në investime midis “zonave” maqedonase dhe shqiptare vijnë edhe si shprehje e këtij federalizmi informal. Kush mendon se një marrëdhënie e konsoliduar shqiptaro – maqedonase me logjikë shtetërore të plotë do ta mbante “sherrin” politik shqiptar të ndezur është të paktën naiv...
Almakos: Në një prononcim tuajin keni pohuar se BDI-ja është ajo që e mban në pushtet Gruevskin? Mendoni se është e drejtë ta ndihmon të mbetet në pushtet një parti me udhëheqës të cilin – siç tregojnë të gjitha anketat - mbi 90 % e shqiptarëve nuk e duan? Edhe më saktë: është legjitime të bëni koalicion qeverisës me një parti të cilën shqiptarët e konsiderojnë si antishqiptare, pa ofruar argument se ajo ka hequr dorë nga antishqiptaria?
Pandeli Majko: Në se Gruevski do të ishte një qytetar i thjeshtë nuk besoj se do të ndodhte që Ali Ahmeti ti jepte qoftë edhe një kafe. Mirëpo, ja që ky “tip” sot është kryeministri i Maqedonisë dhe egocentrizmi i tij ju ka dalë përpara shqiptarëve. Ai është politikani më i votuar në shoqërinë maqedonase dhe zëdhënës i një force publike që në fakt shpreh ndjeshmërinë dhe frikën ndaj kundërshtarëve të kombit që Gruevski do që të mbrojë. Kjo e fundit ka rëndësi. Në se nuk e shohim Gruevskin si “mbrojtës” por si një “kauboj” ballkanik do të gaboheshim në analizë. Është si të ngatërrosh përmbajtjen me perceptimin që shikohet.
Gruevski në historinë e tij politike ka përballë dhe në krah, Ali Ahmetin. Ai është një ish komandant guerilas i popullit të vet dhe po aq një fshatar finok me tipare tipike të traditës shqiptare. Unë e di se “intelektuali” maqedonas Gruevski, kur takohet me Aliun, i duket ai si “provincial” e mbase “jo profesional”...Mendoj se i bën llogaritë gabim kushdo që e mendon këtë. Aliu është një karakter që nuk matet me atë cfarë “shet”. Kjo është një e “metë” që ai e trashëgon nga “Abazi”, pseudonimi i tij në veprimtarinë ilegale në ish-Jugosllavi. Gruevski në një reflektim të fundit duhet ta sheh si një fat historik që krah Ali Ahmetit, si dy “karaktere” të tilla të mund të ndryshonin Maqedoninë dhe historinë e saj...Të ndërtosh të ardhmen në Ballkan dhe të mbledhësh vota për të qeverisur kombin shpesh janë dy gjëra të ndryshme. E sigurt është që historia do kujtojë ata që dinë të rrezikojnë...
Almakos: Jeni nga politikanët e paktë shqiptarë që gëzojnë popullaritet në të gjitha trojet shqiptare? Mendoni se ka ardhur koha kur ne duhet të kemi elitë të përbashkët mbarëkombëtare politike?
Pandeli Majko: Nuk besoj se duhet të kërkojmë kaq shumë për këtë brez politikanësh që kemi aktualisht. Koordinimi i tyre aktualisht është urgjencë e kohës që jetojmë.
Almakos: Nga kjo anë e kufirit emri juaj lidhet me simbolin e mikpritjes dhe bujarisë së shqiptarëve në përgjithësi? E kemi fjalën për 1999 kur thatë atë që i çoi shqiptarët  të  mburren, se Shqipëria ka vend për të gjithë kosovarët? Dyshuat  asokohe për një moment se ndoshta shqiptarët e Shqipërisë do mund të trishtoheshin nga ajo valë e vëllezërve të tyre të dëbuar nga Kosova e t’i mbyllnin dyert e shtëpive të tyre?
Pandeli Majko: Nuk më pëlqejnë patetizmat por përgjigja është veç një fjalë: Asnjëherë! Thjesht ndodhi mrekullia shqiptare...Unë bëra veç detyrën.
Almakos: Jeni i pari Kryeministër i Shqipërisë që keni paralajmëruar ndërtimin e “Rrugës së Kombit” që do lidh Shqipërinë me Kosovën. Ju tani keni nipin tuaj kosovar të cilit edhe ne i urojmë shkollim të mbarë? Mendoni se është bërë e duhura që t’i shembim muret e paragjykimeve që kemi mes veti?
Pandeli Majko: Kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës është sot sipas standardeve të Jugosllavisë të viteve 70-të. Është pak humor i hidhur, por Brukseli për të dy vendet kontrollin e kufijve e ka vendosur si çështje të dorës së parë. Nga ana tjetër, mjafton të shohësh radhët kilometrike të makinave të mëdha shumëtonëshe në Morinë të Kukësit dhe e kupton që tregu ka filluar presionin për ndryshime thelbësore.
Në mendjen time kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekziston. Ato janë dy anë ku rri populli im por padyshim jam i kujdesshëm të respektoj marrëveshje dhe “kode” me të cilat garantohet statusi i shqiptarëve në disa shtete. Kemi një shekull që diskutojmë statusin e shqiptarëve në rajon. Sot, situata ka ndryshuar dramatikisht për mirë por brezi që po vjen dëshiron natyrshmërinë e komunikimit dhe tejkalimin e traumës së izolimit nga njëri-tjetri. Shtetin e Kosovës e shoh si një garanci më shumë për statusin e shqiptarëve në rajon...
Almakos: Çfarë e pengon Kosovën e Shqipërinë të bëjnë barazim të rendit juridik? Kjo nuk duhet të jetë ide kundër atyre që sot praktikon BE-ja?
Pandeli Majko: Nuk besoj se duhet të gjejmë “fajtorët”. Do të humbisnim kohë. Thjesht ende nuk po mësohemi me përmasat e vërteta të asaj që na ka ndodhur dhe po na ndodh. Është thjesht çështje kohe dhe vendimesh në momentin e duhur...
Almakos: Nuk mungojnë as idetë për bashkim të Shqipërisë e Kosovës? Si e shihni ju këtë proces?
Pandeli Majko: Çfarë përgjigje dëshironi nga unë?! Brezi im mendoj që ka detyrë të lidhë ëndrrat e paraluftës në ish-Jugosllavi me globalizmin pa kufi të shqiptarëve të rinj. Nuk pëlqej deklarimet por punën sistematike duke ju gëzuar çdo hapi në drejtimin e duhur. Për momentin jam për ristrukturimin e statuskuosë dhe në të shpjeguarit se ndryshe nga më parë shqiptarët nuk janë të mbijetuarit e rajonit. Sot faktori shqiptar në Ballkan zhvillon përgjegjësi të cilat ndahen edhe me kombet e tjera. Me serbët, grekët, kroatët, maqedonasit, malazezët dhe të tjerë. Shqiptarët janë pjesë e të tërës ku për herë të parë gjërat nuk mund ti bëjnë pa parë nga të tjerët dhe ata nga ne. Një mirëbesim i strukturuar rajonal do bënte çudira dhe mbase shkallë lirie më shumë edhe për shqiptarët. Kjo do kohë dhe gjykim të ftohtë.
Almakos: Sa i njihni shqiptarët e Maqedonisë dhe ç’vlerësim keni për këtë pjesë të popullit tonë? Nuk mendoni se shpeshherë qarqe nga Tirana kanë qëndrim paragjykues ndaj kësaj pjese të popullit tonë? 
Pandeli Majko: Paragjykimet vinë nga mosnjohja dhe moskuptimi i atyre që besojnë se kombi “prodhohet”. Shqiptarët e Maqedonisë janë pjesë e pandarë e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Shkupi për një kohë të gjatë ka qenë qyteti me numrin më të madh të shqiptarëve dhe Manastiri i shkronjave shqip janë pjesë e fakteve që flasin vetë. Kush janë paragjykimet që kanë mbritur tek unë për shqiptarët e Maqedonisë? Ka një “teori” me çështjen e fesë duke i kategorizuar shqiptarët e Maqedonisë si “shumë fetarë”...Ata që e thonë këtë janë të paktën idiotë. Kjo është pjesë e historive të pakuptimta, që janë të afta të gjenerohen në procesin e kohës së humbur që vuajnë pjesë të caktuara tek shqiptarët. Naivitete të tilla ofrojnë teori halucinante që bën me faj edhe Skënderbeun...Në Maqedoni feja nuk ka për të përbërë problem për identitetin e shqiptarëve. Në periudhën e Jugosllavisë çatia e xhamive në Maqedoni konservoi bashkë me besimin edhe shqiptarizmin nga asimilimi i cili ju ndodhi ortodoksëve shqiptarë në vend, sidomos pas luftës së dyte botërore. E vërteta duhet thënë siç është. Askush nuk bëhet më “pro-europian” duke rrudhur buzët ndaj besimtarëve shqiptarë të fesë myslimane. A ka teprime? Padyshim që çdo besim ka teprimet e veta por as që duhen trajtuar si “ngërç” shqiptar. Besojeni ose jo, për mua vlen më shumë një vend ku besimtarët flasin shqip se sa në një tjetër ku nuk kuptoj asnjë fjalë. Kur vdiq Arbër Xhaferi, duke ecur ngadalë drejt varrezave po e qaja pa zë e lot mikun që ndërroi jetë. Pranë kisha një burrë në moshë që lutej me zë të ulët në rrugën drejt varrezave. Ajo lutje më dukej si e imja. Pa u prezantuar në një moment e pyeta se a ishte mirë kur lije këtë botë Natën e Kadrit si edhe Arbëri bëri... Ma lehtësoi shpirtin me fjalët e tij. Pastaj diku nga fundi i ceremonisë turma e njerëzve na ndau...Dhe ja që gjërat thjesht ndodhin. Jemi thjesht një damar gjaku dhe historie.

Fustani i Zonjës së Parë të SHBA-së çmend amerikanet


image
Pothuajse të gjitha femrat amerikane janë çmendur pas fustanit ngjyrë rozë të Zonjës së Parë të SHBA-së, veshje të cilën kjo e fundit e mbante gjatë hapjes së Konventës së Demokratëve. Menjëherë pas shfaqjes dhe fjalimit të saj në mbështetje të Barack Obamës, femrat amerikane janë drejtuar për në dyqane për të gjetur të njëjtin fustan si ai i Michelle.
Stilistja që e realizoi këtë fustan të thjeshtë posaçërisht për Zonjën e Parë, Tracy Reese deklaroi se nisur nga kërkesat e shumta do të nxjerrë në treg një seri të këtij modeli, i cili nuk do të kushtojë më shumë se 500 dollarë.
Si transmeton Noa, Michelle është kthyer në një ikonë mode kohët e fundit dhe po përjeton fushatën e dytë elektorale, ku me veshje të ndryshme lobon për bashkëshortin e saj.
Në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008 veshja e saj linte për të dëshiruar, por me kalimin e viteve ajo ka ndryshuar stilin e veshjeve, i cili preferohet shumë nga femrat amerikane.

Përfaqësuesja e Shqipërisë: Kina e bleu titullin e Miss World


image
Floriana Garo, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss World”, në një intervistë për GSH pohon se në atë konkurs kishte shumë favorizime gjeopolitike. Sipas saj ishte lehtësisht e kuptueshme që Kina kishte paguar shuma të mëdha parash dhe fituesja dihej.
“Kështu dukej. Vajzës që përfaqësonte Kinën i jepnin përparësi gjithë kohën. Në çdo fotografi që bënim ne, atë e poziciononin në qendër pranë miss-it të vitit të kaluar. Gjatë qëndrimit atje shumë vajza festuan ditëlindjet dhe organizatorët i bënin nga një tortë të vogël. Ndërsa fitueses i bënë një tortë të stërmadhe. Ajo këndonte bukur dhe vazhdimisht e ftonin për të kënduar”, pohon ajo.
Bukuroshja shqiptare rrëfen më tej se pamja e saj ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Ajo tregon se asnjëherë nuk është konsideruar e bukur.
“Kam pasur ca flokë të shkurtra, lëkurë shumë të errët. Kurse në adoleshencë rreth moshës 16-17 vjeç kam qenë e shëndoshë”.
Ajo pohon se një femër e bukur është e avantazhuar qoftë në punë apo ambiente të ndryshme dhe kjo gjë e ka ndihmuar dukshëm gjatë qëndrimit të saj në New York.
“Të prisnin më me lehtësi, të fusnin pa radhë, në lokale të ndryshme nuk paguaje, qerasnin. Për ta ishte plus për imazhin e ambientit kur frekuentohej nga një femër e bukur. Atje një femër e bukur vlerësohet. Edhe në Tiranë ndodh, por është më pak e theksuar”, tregon Floriana.
Miss-i tregon se arsyeja e kthimit të saj nga Amerika ishte i fejuari i saj, me të cilin pohon se dhe martesa nuk do të jetë e largët, pasi kanë vendosur të mos presin gjatë.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...