Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/17

Kosova është këtu dhe Bashkimi Evropian duhet ta përfshijë atë në masat e saja politike dhe ekonomike


Edhe pse ndërkombëtarët janë optimist për fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, dhe që thuhet se ''është një hap kyç për Kosovën dhe i ofron asaj një mundësi për të gjetur rolin e saj në rajon, Evropë dhe në botë, dhe optimizëm mbretëron edhe në Qeverinë e Kosovës, Presidencën, por jo te opozitarët dhe qytetarët e shtetit të Kosovës”.

Ahtisari porosit shumë mirë dhe qartë - Ish-i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari, theksoi rëndësinë për arritjen e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke thënë se ky proces arrihet përmes ndryshimit të sjelljeve dhe qasjes të popujve dhe udhëheqësve të të dyja vendeve. Bashkimi Evropian paraqet një mundësi të mirë për arritjen e paqes, ndërsa e cilësoi të pashmangshëm integrimin e Kosovës në këtë mekanizëm. “Kosova është këtu dhe Bashkimi Evropian duhet ta përfshijë atë në masat e saja politike dhe ekonomike. Nëse nuk bëhet kjo, do të mbetet një problem permanent për themelet e rajonit evropian”, u shpreh ai. Pra, nëse e lexojmë me vëmendje thëniet e Ahtisarit, kjo s'do koment?!

Entuziazëm i tepruar - Qeveria dhe Presidenca e Republikës së Kosovës e para udhëhiqet nga Kryeministri Thaçi e dyta nga Atifete Jahjaga, që më shumë po krenohen me shpalljen e pavarësisë dhe njohjet e shteteve, që mu këta dy lider më së shumti shprehjet e tyre të shpeshta janë këto: ''Që kur shpalli pavarësinë në shkurt të 2008-ës Kosova është njohur nga 22 shtete anëtare të BE-së dhe shumë shtete te botërore, duke harruar, se Spanja, Qiproja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania kanë refuzuar deri më tani ta njohin vendin si subjekt të pavarur në arenën ndërkombëtare, siç disa shtete tjera të përziera në kontinente,siç janë; Rusia, Serbia, Kina dhe aleatët e këtyre tri shteteve e që janë të shumtë. le të kuptoj se me veriun e Mitrovicë, edhe në të ardhmen do të përballemi me sfida marramendëse, kështu tregojnë parashikimet dhe sjelljet politike që po dëshmojnë se ata që janë n'at an Ibrit, zor se do të shuhen.

Shtrirja e sovranitetit dhe sundimi i ligjit mungon në pjesën veriore të Kosovës - Edhe 13 vite pas luftës,në pjesën veriore të Mitrovicës, ende nuk ndihet pushteti i Prishtinës zyrtare. Siç jemi në dijen ne të gjithë po ashtu edhe ndërkombëtarët,se pjesa dërrmuese e serbëve të veriut vazhdon ta refuzojë kategorikisht autoritetin shtetëror të Kosovës duke mbajtur të gjalla strukturat paralele serbe që thuhet se veprojnë nën direktivat e Beogradit. Dhe ky është problemi i veriut që thuhet si nga vendorët po ashtu edhe nga ndërkombëtarët, veriu pritet të jetë temë qendrore e dialogut politik ndërmjet Kosovës e Serbisë që vlerësohet të ketë për qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet palëve drejt integrimit evropian. Kur kemi parasysh edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen ku iu drejtua lidershipit të Prishtinës në përfundim të vizitës së tij në Kosovë,duke e bërë të qartë se problemi i veriut nuk zgjidhet ushtarakisht dhe me dhunë, Rasmusen kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi të gjejnë një zgjidhje politike, e cila nuk mund të ndodh sepse lidershipi i Prishtinës po këmbëngul në Planin e presidentit Ahtisari, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, Beogradi në mbështetjen e strukturave ilegale në veri të Mitrovicës, gjegjësisht, veri të Kosovës, atëherë kemi edhe deklaratat e gjeneralëve të KFOR- it, ku thuhet se pa tërheqjen e strukturave paralele ilegale në veri te Mitrovicës që po dirigjohen nga Beogradi, në atë pjesë nuk ka sovranitet shtetëror po as liri e rahati deri sa Beogradi nuk i largon këto struktura, atëherë çka na mbetet neve shqiptarëve?!

Në veri të Mitrovicë një miniserbi, por me sherr të madh - Megjithatë, aktualisht në Prishtinë nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimit sa i përket problemit të veriut krahasuar me trajtimin që i është bërë këto vitet e fundit.
Pozitë e opozitë në Kosovë thonë se zgjidhja për veriun ekziston në Planin e presidentit Ahtisari, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Por, problemi sipas tyre, është se ky Plan dhe këto ligje nuk po mund të zbatohen në atë pjesë. Por, nuk po mund ta kuptojë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçin ku po bazohet kur deklaroi: “Kryeministri e ka thënë në mënyrë të qartë se nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë status tjetër për veriun e Kosovës dhe se do të ketë vetëm mundësi për zbatimin e Pakos së Ahtisarit, Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe ky është angazhimi ynë. Natyrisht që angazhimi duhet të jetë permanent edhe nga ana e KFOR-it, EULEX-it dhe mekanizmave tjerë vendas e ndërkombëtar. Por, këta po thonë: KFOR-i dhe EULEX-i se 'Beogradi pa i larguar strukturat paralele serbe, atje nuk do të ndodh asgjë. Edhe partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, përveç kritikave që i adreson te qeveria për pasivitet dhe mos trajtim të duhur të problemeve në veri, nuk sheh zgjidhje tjetër përveç asaj që parasheh Plani i presidentit Ahtisari.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri thotë se ndihma më e madhe që mund t’i japë komunitetit ndërkombëtar zgjidhjes në veri, është që ta shtoj trysninë mbi Beogradin që të pushojë së financuari strukturat ilegale, të cilat po pamundësojnë shtrirjen e autoritetit të institucioneve të shtetit të Kosovës në atë pjesë.
“Zgjidhja ekziston në Pakon e Ahtisarit. Ti mund të dialogosh apo bisedosh me dikë se si të zbatohet kjo, por jo a të zbatohet diçka që parashihet me Kushtetutë. Ajo që i duhet Beogradit, kushtimisht thënë, është një presion nga bashkësia ndërkombëtare që të largohet nga përkrahje dhe financimi i strukturave ilegale atje. Kjo është e tëra dhe asnjëherë as ne nuk kemi thënë që atje duhet më forcë ushtarake t’i zgjidhim problemet”, ka theksuar Beqiri.
Veriu i Kosovës ka sfiduar jo vetëm autoritetin e shtetit të Kosovës, i cili për më shumë se katër vjet nuk arriti të shtrijë pushtetin në atë pjesë, por edhe misionet ndërkombëtare të vendosura në Kosovë nga qershori i vitit 1999 e këndej.

Vek për yrnek - Në konstelacionet kosovare, sikur të kujtohet përshtypja se gjithë lufta politike zhvillohet në marrje primat, se cila do të marrë flamurin e të parit, të përvetësimit të ideve me karakter të rëndësishëm në pikëpamjet politike e shtetërore, kur këto bëhen për qëllime madhore në përputhshmëri me proceset politike demokratike e zhvillimore të vendit dhe në vendime të rëndësishme historike, këtu nuk do të duhej të kemi dallime dhe të gjithë të zgjedhurit e popullit e kanë këtë obligim kombëtar dhe askush nuk e ka të drejtën e vetëvendosjes kur kemi parasysh interesat shtetërore, dhe njëherë e përgjithmonë kur fitohej ajo që quhej historike që shënohet me germa të arta dhe nuk ka mundësi të anashkalohet më, sepse ajo veç është futur në historinë kombëtare dhe si e tillë, i gjithë spektri politik i Kosovës deri te ardhja e kësaj marrëveshje, dialogu apo çfarëdo të quhej ajo, duhet të jetë unike dhe e pandarë deri te një realizim i aspiratave shekullore historike kombëtare, të cilët janë zotuar deri në mandatin e tyre të ardhmen, gjithnjë si një komb e jo të ndarë sepse i gjithë kombi shqiptar ka punuar sakrifikuar dhe ma në fund ka realizuar pavarësinë e Kosovës.

Filozofia e tepruar, ta humbë edhe mendjen?! - Por, kjo nuk përfundon me kaq, sepse çështjet, siç janë dëshmuar deri më tani në politikën shqiptare dhe të liderët e tyre me një filozofi të tepruar, që disa kanë filluar edhe të luajnë meç ,dhe ndaras japin deklarata dhe nuk e duan këtë liri që sot e kemi dhe atyre nuk po iu pëlqen edhe kjo mbikëqyrje, e disa lider të subjekteve politike, zë në gojën e tyre kombin, e po harrojnë se është ndërtuar me shekuj se ne tani në viset tjera ku jetojnë shqiptarët e sidomos tani edhe pse të gjithë së bashku punuam, vepruam dhe u sfiduam si komb deri në realizimin e pavarësisë së Kosovës.

Edhe pse thuhet se shqiptarët (aludohet edhe si komb, se jemi popull më optimist në rajon e Ballkan, për realizimin e aspiratave tona, atëherë këtë optimizëm duhet ta forcojmë në këto çaste, gjithnjë si komb se për ndryshe edhe ashtu i gjithë kombi ynë po përballet me shumë sfida, pse atëherë disa analist dhe politikan dalin me propozime se bashkimi kombëtar destabilizon gjendjen në rajon, Ballkan etj, kur tani mbi shqiptarët veprohet ndryshe e ndaj të tjerëve ndryshe. Ne po kënaqemi me vetknaqësi që më pas të gjitha këto do të na hakmerren negativisht siç po ndodh, që nga frika ne vet do të largohemi dhe nuk do ta pranojmë bashkimin kombëtarë, me pretekst se neve po na hidhërohen vëllezërit tanë serb, të trashëguar nga regjimi komunist e që për fakt të keq, këta që po thonë, shkruaj e debatojnë se bashkimi kombëtar rrezikon rajonin dhe botën, ju kanë mbet andej (gardhit) pobratimat e tyre dhe nuk po munden të jetojnë pa Zhika e Mishka, e që me ta me tregti po bashkëpunojnë bile edhe në disa vrasje po na dalin bashkëpunëtor në atë pjesë të veriut, serb e shqiptar.

Për këtë arsye, Serbia, përkatësisht politika hegjemoniste e Beogradit duke qenë në dijeni me mentalitetin tonë se ne mund të gabojmë, siç kemi gabuar edhe më parë me këtë mentalitet, që e kemi, që mu tani kur veriu i Mitrovicës, e që mund edhe Veriu i Kosovës po rrezikohet dhe mund ta përfitojë Serbia, së paku deri më tani kur ne ende nuk po e kuptojmë se çka do të thotë shtet dhe sovranitet, po shfrytëzohet rasti mu në momentin e duhur nga Serbia për ta përfituar veriun e Kosovës dhe bile edhe me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it në rast se i referohemi deklaratave të këtyre misioneve ndërkombëtare që veprojnë në atë anë e që janë të thirrura për mbrojtjen e ligjit dhe sigurimin e qytetarëve në atë pjesë.

Shqiptarët nuk do të shpërblejnë bllokuesit

Ne nisëm seancën e parë të këtij sesioni; ne hapëm sesionin e shtatë të kësaj legjislature. Unë dua t'i uroj nga zemra gjithsecilit, fillim të mbarë të punës. Vjeshta në të cilën po hyjmë është stina më e veçantë e përvjetoreve tona.
Kjo stinë sivjet na bën krenarë, të gjithë. Kjo është stina e bukur e vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Shqiptarët nuk do të shpërblejnë bllokuesit

Çdokush nga ne duhet të ndihet i privilegjuar që është i ulur në këtë sallë ku ne do të përkujtojmë me krenari, të gjithë ata burra dhe gra që kanë dhënë dijen, përkushtimin, dashurinë, pasurinë, jetën në themelimin e shtetit tonë.
Sot, ne duhet të përulemi para të gjithë atyre njerëzve, që me veprën e tyre gati hyjnore i dhanë jetë pavarësisë së vendit. Në veçanti, duhet të përkujtojmë ata njerëz, të cilët sistemi komunist tentoi, por nuk mundi t'ua fshinte emrin nga faqet e historisë.
Ne, sot, akoma dhe më shumë, duhet të inspirohemi nga atdhedashuria, nga puna e madhe, qëllimet e nalta të atyre trimave, të cilët një shekull më parë nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Ne, sot, më shumë se asnjëherë tjetër, duhet të evokojmë vlerat sublime të baballarëve të kombit. Ne, sot, jetojmë në një Shqipëri të ndryshuar rrënjësisht, në një Shqipëri me zhvillim të pandalshëm. Ne, sot, jetojmë në një Shqipëri të lirë dhe demokratike.
Ne, sot, jetojmë në një Shqipëri që rritet e zhvillohet ekonomikisht në çdo cep. Ne, sot, jetojmë në një Shqipëri të bukur, në një vend të mrekullueshëm, por që ende ka punë për të bërë. Kjo Shqipëri, sot, vjen nga njerëz që guxuan, nga njerëz me ide të mëdha. Shqipëria, sot, vjen nga vendimet e mëdha.
Ju kolegë keni miratuar ligjet. Ne, deputetët, kemi votuar vendimet e mëdha. Unë sërish falënderoj çdo deputet që ka bërë punën, që i ka qëndruar betimit, që ka vendosur interesin e madh publik mbi çdo interes tjetër.
Kryefjala e kësaj legjislature ka qenë dhe do të mbetet reforma. Këtë fjalën reformë unë e përdor mjaft shpesh.
Reformë do të thotë ndryshim prandaj i qëndrojmë! Reformë do të thotë përmirësim prandaj e votojmë!
Misioni ynë gjatë këtyre viteve ka qenë t'u japim qytetarëve, të cilët na kanë besuar me votën e tyre të lirë, ndryshimin e jetës, përmirësimin e saj.
Falë këtyre reformave, sot, Shqipëria drejton denjësisht Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës, për herë të parë.
Falë këtyre reformave shqiptarët lëvizin të lirë, pa viza, në vendet e Bashkimit Europian. Falë këtyre reformave, të votuara në këtë sallë, sot, Shqipëria është anëtare e NATO-s. Shqiptarët kanë prapë halle; ka shumë probleme të tjera; ky vend ka shumë për të bërë. Prandaj reforma do të vazhdojë të mbetet axhenda jonë gjatë gjithë kësaj legjislature, por edhe në tjetrën. Në Shqipëri, sot, ka njerëz që luftojnë çdo ditë, në çdo fushë për të rritur ekonominë.
Ka politikanë, që zgjohen në mëngjes me vendosmërinë për të zgjidhur probleme, që disa të tjerë thonë se nuk zgjidhen.
Falë tyre, falë vendimeve të mëdha, falë reformave, projekti i ëndrrës së Ismail Qemalit, sot, është i vërtetë.
Dua të vlerësoj të gjithë deputetët që këtu kanë miratuar fondet për investime në zhvillimin e bujqësisë, ligjet dhe projektet për dixhitalizimin e vendit; ata, që kanë miratuar buxhetin për të bërë rrugët nacionale, për rrugët e komunave, për rrugët në bregdet, për unazat e qyteteve, për unazën e madhe të verilindjes, për tunele, për ujësjellësa, për kanalizime, për shkollat, për infrastrukturën moderne, për rritjen e mbështetjes sociale, për zhvillimin e energjisë së rinovueshme.
Çdo ligj që keni miratuar ka qenë një vendim i rëndësishëm. Vendimet e mëdha janë të vështira, por ato të shpërblejnë.
Vendimet e mëdha të çojnë tek suksesi. E suksesi është zhvillimi i pandalshëm i këtij vendi. Ka shumë njerëz që e duan vendin, ashtu siç ka disa që duan vetëm veten. Të parët shohin vetëm mundësi dhe bëjnë vendimin një histori suksesi. Të dytët sulmojnë suksesin. Ne, të nderuar shqiptarë, kemi përpara një axhendë integrimi dhe reformash. Siç e keni konstatuar në këtë sallë, edhe pse herë të bojkotuar apo të trazuar, një gjë nuk ka ndryshuar - axhenda.
Ajo e ka patur dhe e ka emrin vetëm reformë. Disa nga këto reforma kërkonin dhe votën e opozitës. Për disa, opozita, muajt e fundit ka votuar së bashku me mazhorancën. Por, më 6 gusht, ne mbyllëm sesionin ashtu siç nuk duhej. Nuk u votua një ligj që lidhej me heqjen e privilegjit tonë. Ky ligj, si dhe ai i Gjykatës së Lartë nuk miratohen, nëse opozita nuk voton.
Miratimi i tyre nuk bëhet për t'i bërë as nder, as favor mazhorancës, as edhe qeverisë. Ato i shërbejnë vendit, por kërkohen edhe nga Brukseli.
Në këtë sallë, ne përfaqësojmë qytetarin dhe votojmë për të. Pushteti nuk është i yni, por i shqiptarëve. Ata na kanë besuar përfaqësimin. E nëse thyen besimin, me kushte, pazare apo bllokim, vështirë që sovrani të fal. Unë jam mëse e bindur që shqiptarët, në vjeshtën e 100-vjetorit të Pavarësisë, e meritojnë të kenë një përgjigje pozitive për marrjen e statusit kandidat. Që kjo të ndodhë duhet të jemi të bashkuar. Disa ligje themelore, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, kërkojnë me domosdoshmëri votim me shumicë të cilësuar.
Miratimi i këtyre ligjeve janë detyra, të cilat Bashkimi Europian u ka dhënë ligjvënësve shqiptarë. Në kalendarin e miratuar pak ditë më parë nga Konferenca e Kryetarëve kemi për të shqyrtuar e votuar shumë ligje e marrëveshje. Në këtë kalendar gjenden ligje shumë të rëndësishme, të cilat janë të vendosura me konsensus në marrëveshjen e 14 nëntor 2011.
Për fat jo të mirë disa nga këto ligje nuk mundën të shihnin dritën jeshile gjatë seancës së fundit parlamentare. Pa votën e kolegëve të opozitës këto ligje, të cilat konsiderohen themelore për marrjen e statusit kandidat, nuk mund të miratohen.
Miratimi i këtyre ligjeve (që kërkojnë votë të cilësuar) janë kusht i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pa votën e kolegëve opozitarë disa nga këto kushte nuk mund të përmbushen. Shqiptarët nuk do të shpërblejnë as bojkotuesit, as bllokuesit.
Ëndrra e tyre është më e rëndësishme se ëndrra e çdo politikani, interesi i fëmijëve të tyre është shumë më i madh se pazari i cilitdo politikani tjetër. Detyra jonë morale e politike ndaj bashkëqytetarëve tonë është plotësimi i këtyre kushteve. Për këtë, ne duhet të jemi të bashkuar; Të bashkuar në veprim e jo vetëm fjalë, të bashkuar në votë, pa por e pa hile.
Ne duhet të përmbushim detyrimet tona. Ne duhet të votojmë. Kjo është në dorën tonë. Ne duhet të bëjmë një tjetër hap drejt Europës. Ne mundemi; Ne duhet; Qoftë edhe në shenjë nderimi e borxhi ndaj veprës së Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, e shumë të tjerë burrave të Kuvendit të parë.

MAKINA FLUTURUSE



D.m.th e paskan shpikur makinën fluturuese?
Pronarët e një shtëpie në Britani shpëtuan për fat, ndërsa një makinë u hyri në dhomën e gjumit, ndërkohë që ata po flinin.Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur një Lexus ngjyrë gri u fut në banesën e tyre.Shoferi dhe dy personat e tjerë në makinë shpëtuan me plagë të lehta.Makina Lexus bëri një rrotullim përpara se të godiste një Audi të parkuar përpara shtëpisë dhe të hynte mu në dhomën e gjumit.












Elita serbe ka ndihmuar të dyshuarit për krime lufte


Prokurorët e krimeve të luftës në Beograd do të vënë në dukje rolin e elitës serbe në strehimin e kriminelëve të luftës, si: Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, por përpjekjet e tyre për të ngritur padi ka të ngjarë të hasin në rezistencë.

Deklaratat e prokurorëve pasojnë hetime të gjera në ushtrinë serbe, policinë, shërbimet sekrete dhe Kishën Ortodokse.

Por, në një vend, i cili lëkundet në mes të ndjenjës së fajit dhe viktimizimit, edhe 13 vjet pas fundit të luftërave në Ballkan, skeptikët dyshojnë se ata do të ndjekin nivelet e larta të institucioneve.

Dyshimet janë shumëfishuar pas zgjedhjes së Tomisllav Nikolliqit në postin e presidentit, i cili dikur ishte zyrtar i lartë në Partinë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit. Ky i fundit aktualisht gjykohet për krime nga Tribunali i Hagës. Prokurorët pranojnë se nuk janë të sigurt nëse ndryshimi i valës politike do të ndikojë punën e tyre.

“Ne tashmë kemi identifikuar dhe rikonstruktuar mjetet, me të cilat kanë mbështetur të arratisurit. Kemi gjurmuar lëvizjet e tyre. Kemi identifikuar 11 apartamente në Beograd, ku janë fshehur të arratisurit dhe së shpejti do të dalim me detaje për operimin e rrjetit”.

“Shumë shpejt, ne do të ndjekim penalisht të gjithë ata që i kanë strehuar. Kjo do të ndodhë shpejt sepse i kemi të gjitha informatat e nevojshme”, thotë kryeprokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq.

Karaxhiqi, lider i serbëve të Bosnjës në kohën e luftës, tani në gjykim për gjenocid para Tribunalit të Hagës, i është shmangur kapjes deri në vitin 2008. Ai besohet të jetë ndihmuar nga zyrtarë të inteligjencës serbe.

Mlladiqi, lider i ushtrisë serbe të Bosnjës, gjykimi i të cilit ka nisur muajin e kaluar në Hagë, ka jetuar hapur në kazermat e ushtrisë serbe deri më 2011.

I arratisuri i fundit që është kapur vitin e kaluar, është Goran Haxhiq. Ai thuhet të jetë ndihmuar nga Kisha Ortodokse Serbe, ndërsa ka kaluar disa kohë edhe në Rusi.

Ka disa prova se edhe Karaxhiqi është fshehur për ca kohë në një manastir ortodoks dhe hetuesit e krimeve të luftës konsiderojnë shfrytëzimet e mundshme të financave të kishës për fshehjen e të arratisurve.

Vukçeviq nuk ka dashur të komentojë nëse kisha do të shfaqet në raportin e tij të ardhshëm, ose nëse priftërinjtë do ta gjejnë veten në gjykatë.

Rrjetet mbështetëse janë futur aq thellë në institucionet më të fuqishme të Serbisë, saqë disa dyshojnë se Vukçeviqi do të ndjekë penalisht udhëheqësit e këtyre rrjeteve.

“Ai nuk mund ta bëjë këtë. Ai nuk do që ta bëjë këtë. Çështja e krimeve të luftës përfshin gjithë shoqërinë. Secili, thellë në veten e tij, ndjehet fajtor”, thotë Sërgja Popoviq, avokat i të drejtave të njeriut në Beograd.

Paraardhësi i Nikolliqit në presidencë, Boris Tadiq, ka mbikëqyrur arrestimin e të gjithë serbëve të dyshuar për krime lufte dhe në këmbim ka fituar statusin e kandidatit të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, shpërblimi nuk ishte i mjaftueshëm për ta mbajtur atë në zyrë.

Nikolliqi ka shkuar më larg, duke mohuar krimin serb. Pavarësisht këshillave nga konsulentë perëndimorë, përfshirë ish-diplomatë amerikanë dhe francezë, retorika e tij ka zemëruar Brukselin dhe fqinjët.

Në ditët e para të presidencës, ai ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë.

“Është një thënie në gjuhën tonë, që thotë: “ujku mund të ndërrojë qimen, por jo edhe zakonin” – kjo mund të aplikohet te presidenti i ri. Ai thotë se ka ndryshuar qëndrimet dhe politikën. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse ka ndryshuar vërtet qëndrimet ose jo”, thotë Vukçeviq.

I pyetur nëse rritja e Nikolliqit në pozitë do të ndikojë punën e Zyrës së Prokurorit për Krime Lufte, Vukçeviq deklaron se “është herët të thuhet”, duke vënë në dukje se liderët e mëhershëm nacionalistë kanë bërë përpjekje të mbyllin zyrën e tij.

Prokurorët, megjithatë, këmbëngulin se raporti i tyre për rrjetet mbështetëse të krimeve të luftës nuk do të ketë asnjë vrimë, pavarësisht peizazheve të ndryshuara politike.

“Do të hapim rastet ndaj të gjithë atyre që kemi prova kundër. Këto përfshijnë edhe personalitete të njohura”, thotë zëvendësprokurori Bruno Vekariq.

Prokuroret kanë përfshirë edhe 30 gazetarë në një hetim, duke testuar kësisoj se deri në çfarë mase mund të rrezikojë të drejtën e jetës liria e të shprehurit.

Ky rast pritet të nisë gjatë këtij viti, por e pashmangshme është ndjekja penale e rrjeteve që kanë ndihmuar Karaxhiqin, Mlladiqin dhe të arratisurit e tjerë për më shumë se një dekadë, thotë Vukçeviq.

Hetimi i rolit të mediave serbe në nxitjen e spastrimit etnik në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë nuk pritet të çojë në ndjekje penale për disa muaj, por një raport paraprak ka gjetur se disa raportime gjatë luftës “kanë bërë inkurajim dhe nxitje të tërthortë të krimeve të luftës”.

“Propaganda e mediave në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë ka qenë ndërhyrje në luftën e përgjakshme në Ballkan”, thuhet në raport.

Një banjo në hotel, ku të gjithë të shohin duke e bërë


Një banjo në hotel, ku të gjithë të shohin duke e bërë
Vizitorët që përdorin banjon në katin e 18-të të një hoteli në New York mund të kenë një pamje fantastike përpara, por nuk është kështu për kalimtarët. Ata mund të shohin qartësisht se çfarë bëjnë njerëzit në banjon e klubit Boom Boom Room në hotelin Standard në Manhattan.

Për më tepër mësohet se vetë vizitorët e banjove nuk kanë ndonjë shenjë që u bën me dije se mund të shihen nga poshtë. Ndërkohë kalimtarët kuriozë edhe kanë shkrepur foto.


Hoteli është i njohur dhe përdoret edhe nga personazhe VIP si Leonardo DiCaprio dhe Cameron Diaz. Të shpresojmë që paparacët të mos rrinë në pritje që ata të shkojnë në banjo.






Heshtja në rastin Naser Kelmendi


Heshtja në rastin Kelmendi
Ndonëse figuron në listën e të shumë-kërkuarve në Bosnjë, Mal të Zi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendndodhja e biznesmenit me origjinë kosovare, Naser Kelmendi, nuk u komentua nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.
Gjatë javës që lamë pas, është thënë se Kelmendi ka hyrë në territorin e Kosovës më 10 shtator dhe është parë në disa lokacione, por mekanizmat përgjegjës nuk komentuan këtë çështje.
Kelmendi, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në shumë aktivitete të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, ka kohë që është në arrati, ndërsa vazhdon të mohojë akuzat njëra prej të cilave e apostrofon atë si organizator kryesor në tregtinë me drogë në Ballkan.
Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe ata të EULEX-it, vetëm thanë se “janë të vetëdijshëm për rastin”.
Ajo që dihet është se nuk ekziston ndonjë urdhër-arrest ndërkombëtar për Kelmendin, gjë që thuhet se nuk e obligon policinë kosovare për ta arrestuar atë.
Burime të Radios Evropa e Lirë brenda policisë thanë se edhe në rast të lëshimit të fletë-arrestit ndërkombëtar, Kosova nuk do të obligohej me arrestimin e Kelmendit, meqë “Kosova nuk arreston shtetasit e saj”.
Por, është thënë gjithashtu se Kelmendi, qysh vite më parë, kishte hequr dorë nga shtetësia kosovare, ndërsa që nga viti 1998 është qytetar me të drejta të plota i Bosnjë e Hercegovinës.
Naser Kelmendi - i fuqishmi i Ballkanit në listën e zezë
Kjo e fundit thuhet se po bën gati kërkesën për një “red notice” në Interpol, me të cilën të gjitha mekanizmave të drejtësisë në botë do t’u kërkohej arrestimi i përkohshëm i Kelmendit në pritje të kërkesës për ekstradim.
Po qe se do të ndalohej personi i kërkuar nga Kosova, policia do t’i kishte gjashtë orë në dispozicion për të verifikuar vlefshmërinë e urdhër-arrestit. Nëse se ai urdhër do të ishte i vlefshëm, personi i ndaluar do të arrestohej dhe do të vendosej para gjyqit, ndërsa gjykata do t’ia caktonte deri në 40 ditë paraburgim.
Këto 40 ditë do t’i kishte në dispozicion Ministria e Jashtme apo ajo e Drejtësisë së “shtetit lutës”, për të kërkuar ekstradimin e personit të arrestuar në Kosovë.
Nëse kërkesa zyrtare e shtetit që kërkon ndihmë juridike ndërkombëtare nuk do të paraqitej brenda afatit ligjor para gjykatës, e cila ka shpallur paraburgimin, personi i arrestuar thuhet se do të lëshohej me automatizëm.
Ajo që thuhet se komplikon punët në rastin Kelmendi, është neni 4 i Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale i Republikës së Kosovës, ku theksohet se:
“Shtetasit e Kosovës nuk do të ekstradohen, përveç nëse është paraparë ndryshe me marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe shtetit kërkues, ose me të drejtën ndërkombëtare”.
Ajo që mund të bëjë Bosnja është të kërkojë transferimin e lëndës në Kosovë, gjë që do të “mjaftonte” për ta arrestuar Kelmendin.
Mbetet e paqartë, megjithatë, se a posedon Kelmendi apo jo pasaportë kosovare.
Në “listën e zezë” të presidentit amerikan, Barak Obama, emri Kelmendit radhitet përkrah atij të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah.
I lindur në Pejë në vitin 1958, Naser Kelmendi kërkohet si shtetas i Bosnjë e Hercegovinës.

Prof.dr.Enver Hoxhaj për gazetën arabe: Mosnjohja nga vendet islamike, dëshpëruese për ne


Hoxhaj për gazetën arabe: Mosnjohja nga vendet islamike, dëshpëruese për ne
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një në një intervistë për gazetën më të madhe të Arabisë Saudite “Okaz”, ka thënë se Kosova mbështet të gjitha lëvizjet për dinjitet njerëzor dhe shprehë solidaritetin për viktimat dhe për jetërat e shumë njerëzve që vdiqën në këto lëvizje.
“Sjellja e Assadit është e njejtë sikurse sjellja e Millosheviqit ndaj qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjës, vende ku ka ndodhur gjenocid. Për ne Assadi, Gaddafi, Sadam Huseini dhe të tjerë janë diktatorë dhe përgjegjës për shkelje masive të të drejtave të njeriut sikurse Millosheviqi në Ish-Jugosllavi”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas tij, që kur ka filluar një proces i tillë edhe në Siri, Kosova ka qenë përkrah popullit të Sirisë. “Assadi me brutalitetin e tij dhe me vrasjet masive të qytetarëve të tij ka humbur çdo legjitimitet të pushtetit të tij dhe sa më shpejt duhet të largohet nga regjimi i tij anti-njerëzor”, ka shtuar ai.
Hoxhaj ka thënë se Kosova që kur filloi Pranvera Arabe dhe deri në ditët e sotme i ka dhënë mbështetje të fuqishme publike lëvizjeve të popujve të ndryshëm për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor në të gjitha vendet islame.
“Një gjë të tillë e kanë bërë të gjitha shtetet në Ballkan, Evropë dhe më gjerë që besojnë në vlera të tilla si të drejtat e njeriut dhe demokracia. Kështu unë kam qenë ndër ministrat e parë të Punëve të Jashtme që kam mbështetur aspiratat dhe tranzicionet në demokraci në Tunizi, Libi, Egjipt dhe në shumë shtete të tjera”, ka thënë ai.
Duke folur për procesin e njohjeve në mesin e shteteve arabe, kryediplomati i Kosovës ka thënë se fakti që nga 22 shtete anëtare të Ligës Arabe vetëm 11 e kanë njohur Republikën e Kosovës, si dhe nga 57 vende anëtare te Organizatës për Bashkëpunim Islamik vetëm 27 e kanë njohur Kosovën janë të dhëna dëshpëruese për qytetarët e Kosovës dhe për shumë vende dhe popuj miq në boten arabe dhe myslimane.
“Nga asnjë shtet ne nuk kem pritur që do ta zgjasin njohjen e Republikës së Kosovës. Presim që qytetarët e Kosovës, të cilët në të kaluarën kanë përjetuar vuajtje dhe tragjedi të mëdha si dhe me një besim të pathyeshëm dhe vendosmëri të madhe e kanë arritur idealin e tyre që të jetojnë në një shtet të lirë, sovran dhe te pavarur, të kenë lajme të mira dhe pozitive për pranimin e sakrificës së tyre dhe respektimit të dinjitetit njerëzor përmes njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj, gjatë intervistës për “Okaz”.
Sipas tij, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 janë shkatërruar pothuajse mbi 450 xhami nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, i cili kishte për qellim jo vetëm dëbimin e gjysmës së popullatës, pothuajse mbi 1 milion njerëz jashtë Kosovës, vrasjen e mbi 15000 njerëzve në Kosovë, por synonte edhe shkatërrimin e kujtesës tone historike përmes djegies, granatimit dhe shkatërrimit deri në themel të xhamive.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...