Ne nisëm seancën e parë të këtij sesioni; ne hapëm sesionin e shtatë të kësaj legjislature. Unë dua t'i uroj nga zemra gjithsecilit, fillim të mbarë të punës. Vjeshta në të cilën po hyjmë është stina më e veçantë e përvjetoreve tona.
Kjo stinë sivjet na bën krenarë, të gjithë. Kjo është stina e bukur e vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Çdokush nga ne duhet të ndihet i privilegjuar që është i ulur në këtë sallë ku ne do të përkujtojmë me krenari, të gjithë ata burra dhe gra që kanë dhënë dijen, përkushtimin, dashurinë, pasurinë, jetën në themelimin e shtetit tonë.
Sot, ne duhet të përulemi para të gjithë atyre njerëzve, që me veprën e tyre gati hyjnore i dhanë jetë pavarësisë së vendit. Në veçanti, duhet të përkujtojmë ata njerëz, të cilët sistemi komunist tentoi, por nuk mundi t'ua fshinte emrin nga faqet e historisë.
Ne, sot, akoma dhe më shumë, duhet të inspirohemi nga atdhedashuria, nga puna e madhe, qëllimet e nalta të atyre trimave, të cilët një shekull më parë nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Ne, sot, më shumë se asnjëherë tjetër, duhet të evokojmë vlerat sublime të baballarëve të kombit. Ne, sot, jetojmë në një Shqipëri të ndryshuar rrënjësisht, në një Shqipëri me zhvillim të pandalshëm. Ne, sot, jetojmë në një Shqipëri të lirë dhe demokratike.
Ne, sot, jetojmë në një Shqipëri që rritet e zhvillohet ekonomikisht në çdo cep. Ne, sot, jetojmë në një Shqipëri të bukur, në një vend të mrekullueshëm, por që ende ka punë për të bërë. Kjo Shqipëri, sot, vjen nga njerëz që guxuan, nga njerëz me ide të mëdha. Shqipëria, sot, vjen nga vendimet e mëdha.
Ju kolegë keni miratuar ligjet. Ne, deputetët, kemi votuar vendimet e mëdha. Unë sërish falënderoj çdo deputet që ka bërë punën, që i ka qëndruar betimit, që ka vendosur interesin e madh publik mbi çdo interes tjetër.
Kryefjala e kësaj legjislature ka qenë dhe do të mbetet reforma. Këtë fjalën reformë unë e përdor mjaft shpesh.
Reformë do të thotë ndryshim prandaj i qëndrojmë! Reformë do të thotë përmirësim prandaj e votojmë!
Misioni ynë gjatë këtyre viteve ka qenë t'u japim qytetarëve, të cilët na kanë besuar me votën e tyre të lirë, ndryshimin e jetës, përmirësimin e saj.
Falë këtyre reformave, sot, Shqipëria drejton denjësisht Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës, për herë të parë.
Falë këtyre reformave shqiptarët lëvizin të lirë, pa viza, në vendet e Bashkimit Europian. Falë këtyre reformave, të votuara në këtë sallë, sot, Shqipëria është anëtare e NATO-s. Shqiptarët kanë prapë halle; ka shumë probleme të tjera; ky vend ka shumë për të bërë. Prandaj reforma do të vazhdojë të mbetet axhenda jonë gjatë gjithë kësaj legjislature, por edhe në tjetrën. Në Shqipëri, sot, ka njerëz që luftojnë çdo ditë, në çdo fushë për të rritur ekonominë.
Ka politikanë, që zgjohen në mëngjes me vendosmërinë për të zgjidhur probleme, që disa të tjerë thonë se nuk zgjidhen.
Falë tyre, falë vendimeve të mëdha, falë reformave, projekti i ëndrrës së Ismail Qemalit, sot, është i vërtetë.
Dua të vlerësoj të gjithë deputetët që këtu kanë miratuar fondet për investime në zhvillimin e bujqësisë, ligjet dhe projektet për dixhitalizimin e vendit; ata, që kanë miratuar buxhetin për të bërë rrugët nacionale, për rrugët e komunave, për rrugët në bregdet, për unazat e qyteteve, për unazën e madhe të verilindjes, për tunele, për ujësjellësa, për kanalizime, për shkollat, për infrastrukturën moderne, për rritjen e mbështetjes sociale, për zhvillimin e energjisë së rinovueshme.
Çdo ligj që keni miratuar ka qenë një vendim i rëndësishëm. Vendimet e mëdha janë të vështira, por ato të shpërblejnë.
Vendimet e mëdha të çojnë tek suksesi. E suksesi është zhvillimi i pandalshëm i këtij vendi. Ka shumë njerëz që e duan vendin, ashtu siç ka disa që duan vetëm veten. Të parët shohin vetëm mundësi dhe bëjnë vendimin një histori suksesi. Të dytët sulmojnë suksesin. Ne, të nderuar shqiptarë, kemi përpara një axhendë integrimi dhe reformash. Siç e keni konstatuar në këtë sallë, edhe pse herë të bojkotuar apo të trazuar, një gjë nuk ka ndryshuar - axhenda.
Ajo e ka patur dhe e ka emrin vetëm reformë. Disa nga këto reforma kërkonin dhe votën e opozitës. Për disa, opozita, muajt e fundit ka votuar së bashku me mazhorancën. Por, më 6 gusht, ne mbyllëm sesionin ashtu siç nuk duhej. Nuk u votua një ligj që lidhej me heqjen e privilegjit tonë. Ky ligj, si dhe ai i Gjykatës së Lartë nuk miratohen, nëse opozita nuk voton.
Miratimi i tyre nuk bëhet për t'i bërë as nder, as favor mazhorancës, as edhe qeverisë. Ato i shërbejnë vendit, por kërkohen edhe nga Brukseli.
Në këtë sallë, ne përfaqësojmë qytetarin dhe votojmë për të. Pushteti nuk është i yni, por i shqiptarëve. Ata na kanë besuar përfaqësimin. E nëse thyen besimin, me kushte, pazare apo bllokim, vështirë që sovrani të fal. Unë jam mëse e bindur që shqiptarët, në vjeshtën e 100-vjetorit të Pavarësisë, e meritojnë të kenë një përgjigje pozitive për marrjen e statusit kandidat. Që kjo të ndodhë duhet të jemi të bashkuar. Disa ligje themelore, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, kërkojnë me domosdoshmëri votim me shumicë të cilësuar.
Miratimi i këtyre ligjeve janë detyra, të cilat Bashkimi Europian u ka dhënë ligjvënësve shqiptarë. Në kalendarin e miratuar pak ditë më parë nga Konferenca e Kryetarëve kemi për të shqyrtuar e votuar shumë ligje e marrëveshje. Në këtë kalendar gjenden ligje shumë të rëndësishme, të cilat janë të vendosura me konsensus në marrëveshjen e 14 nëntor 2011.
Për fat jo të mirë disa nga këto ligje nuk mundën të shihnin dritën jeshile gjatë seancës së fundit parlamentare. Pa votën e kolegëve të opozitës këto ligje, të cilat konsiderohen themelore për marrjen e statusit kandidat, nuk mund të miratohen.
Miratimi i këtyre ligjeve (që kërkojnë votë të cilësuar) janë kusht i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pa votën e kolegëve opozitarë disa nga këto kushte nuk mund të përmbushen. Shqiptarët nuk do të shpërblejnë as bojkotuesit, as bllokuesit.
Ëndrra e tyre është më e rëndësishme se ëndrra e çdo politikani, interesi i fëmijëve të tyre është shumë më i madh se pazari i cilitdo politikani tjetër. Detyra jonë morale e politike ndaj bashkëqytetarëve tonë është plotësimi i këtyre kushteve. Për këtë, ne duhet të jemi të bashkuar; Të bashkuar në veprim e jo vetëm fjalë, të bashkuar në votë, pa por e pa hile.
Ne duhet të përmbushim detyrimet tona. Ne duhet të votojmë. Kjo është në dorën tonë. Ne duhet të bëjmë një tjetër hap drejt Europës. Ne mundemi; Ne duhet; Qoftë edhe në shenjë nderimi e borxhi ndaj veprës së Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, e shumë të tjerë burrave të Kuvendit të parë.

No comments:
Post a Comment