Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/18

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, do të qëndrojë javën e parë të tetorit në Kosovë.

Më 4 tetor 2012,Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, do të qëndrojë javën e parë të tetorit në Kosovë,e cila do të takojë krerët e vendit dhe do të marrë pjesë në një konferencë për fuqizimin e rolit të gruas. Vizita e sekretares Clinton përkon me kohën kur planifikohet të caktohen temat e takimit në procesin e rifillimit të bisedimeve me Serbinë.
Hillary Clinton
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, raporton Radio Kosova, ka konfirmuar se Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, pritet t’i japë mbështetje fillimit të bisedimeve me Serbinë gjatë vizitës që do t’i bëjë Kosovës. Ajo do të qëndrojë më 4 tetor në Kosovë dhe do të t’i takojë krerët e shtetit.

Sekretarja Clinton pritet të flasë gjithashtu edhe në një konferencë për rolin e grave, e cila organizohet nga presidentja Atifete Jahjaga.

Zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se gra të ndryshme të botës do të jenë pjesëmarrëse, por nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e sekretares amerikane.

Ndërkohë në Qeveri është konfirmuar se së bashku me sekretaren Clinton do të jetë edhe ish-sekretarja e Shtetit, Madline Albrait.

Vizita e Clinton vjen pas pak ditësh kur presidenti Obama do të mbledh në një darkë, javën e ardhshme, diplomatët perëndimorë, në mesin e së cilëve do të jetë edhe presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

Shtysa për dialogun e presidentëve të Serbisë dhe Kosovës pritet të marrin edhe në takimet, që do të bëhen gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila do të fillojë po ashtu javën e parë të tetorit.

Ndërkohë që tashmë nga Brukseli gjithnjë e më tepër janë intensifikuar kërkesat për rifillim të dialogut. Këtë herë pritet që dialogu të përfshijë nivele të larta të udhëheqjes në Kosovë dhe Serbi .

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...