Çdo krijues i cili ulet e shkruan një libër për të vërtetat e Kosovës, ai vendos një gur të çmuar për ndriçimin e kujtesës për brezat e tashëm dhe brezat që vijnë për të dëshmuar vetëm të vërtetën, e librit të veprimtares së njohur shqiptare z.Naxhije Doçi me titull "Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999".
Libri “Krimi dhe Përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999” dëshmon një rrëfim autentik që saktësohet me personazhe konkrete. Lexuesi do të ndjejë një dhembje të pafund për fatin e shumë familjeve, nënave dhe bijave, që janë përballur me përdhunimin.
Autorja e mirënjohur Naxhije Doçi ka filluar të mbledhë shënimet në terren gjatë viteve 1997-98, kur edhe bëheshin ofensiva të tmerrshme serbe në tërë Kosovën. Rrëfimet e femrave në këtë libër flasin për ngjarje të tmerrshme reale, që ato i kanë parë dhe i kanë përjetuar mbi vete dhe mbi krijesat më të dashura të tyre. Personazhet femra në këtë libër janë të moshave të ndryshme, ndërsa rastet që ato tregojnë janë rrëqethëse.
Botimi i këtij libri është mbështetur nga Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Ka shkruar tri vepra shkollore dhe një vepër për krimet e luftës në Kosovë me titull “ Shpirti i dërmuar “ - Dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë -1997-1999, botuar më 2002
- Në muajin tetor të vitit 2009 botoi librin voluminoz "Destan Bajraktari - folklorist, letrar dhe atdhetar".
Libri “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”. Prishtinë, 2011, është libri i gjashtë.
Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve "Gjakova", më dt. 21 shtator 2012, me fillim në ora 12,00, në Amfiteatrin e madh të Bibliotekes Kombëtare dhe Universitare te Kosovës, organizohet promovimi i përmbledhjes me poezi "Kohë flakadanësh të lirisë" të autores Naxhije Doçi.
Zonja Naxhije Doçi shkruan herë pas herash poezi, udhëpërshkrime dhe fejtone për gratë në aktivitete kombëtare, etj.
(Flori Bruqi)
-------------------------
Gruaja si shtyllë e familjes dekada me rradhë u përballë me të gjitha peripetitë e kohës; si nga mungesa e lirisë së lëvizjes, mungesa e kushteve elementare për jetë, shkelja sistematike e të drejtave të njeriut, me theks të vecantë të fëmijëve, dhuna mbi anëtarët e familjes, helmimet e nxënësve, mungesa e hapësirave shkollore, mungesa e kujdesit shëndetësorë, largimi nga puna, rrahjet maltretimet, marrjet në biseda informative, arrestimet, burgosjet dhe dënimet nga më të ndryshmet.
Por krimet e rënda që i bëri shteti serb përmes policisë, ushtrisë, paramilitarëve janë të paimagjinueshme. Vrasja e djemve dhe burrave në mënyrë masive duke i zhdukur edhe pa gjurmë, përdhunimi i vajzave dhe grave në prani të fëmijëve dhe të familjarëve, është më shum se një gjenocid mbi popullatën shqiptare.
Zonja Naxhije Doçi, autorja e këtij libri, një intelektuale, profesoreshë dhe veprimtare e dalluar e çështjes kombëtare, e cila që në fëmijërinë e hershme u përball me dhunën policore dhe burgosjet që i bëheshin atë kohë babait të saj, intelektualit, atdhetarit të shquar, shkrimtarit dhe profesorit, Destan Bajraktari, e më vonë së motrës, veprimtares së shquar Znj.Sanije Alijaj, e më pastaj marrja në pyetje dhe biseda informative e vet autores së këtij libri, ishin arësye të forta që jo vetëm të rradhitet në ballë të aktiviteteve e veprimtarive të shumta politike dhe humanitare, por edhe në mbledhjen e dëshmive faktografike në vendin e ngjarjes, duke vizituar familjet e dëmtuara për të ndarë dhembjen me ta, por edhe për të ndriçuar dhe pasqyruar të vërtetën mbi krimet e bëra nga serbët.
Titulli i librit tregon se në brendi përshkruhen ngjarje të tmerrshme, që përjetoi gruaja shqiptare. Këto përshkruhen me një përkushtim duke ruajtur gjithmonë rrëfimin origjinal, por të pasqyruara qartë, me fjali të ndërtuara mirë, me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme, që herë herë të ngjan se bashkëbiseduesit i ke përballë.
Këto rrëfime janë rrënqethëse, të artikuluara dhe thërrasin ndërgjegjen e drejtësisë që të ndëshkohen sa më parë fajtorët.
Vet ballina flet për rrëfimet që gjenden në brendinë e këtij libri, ndërkaq që në kopertinën e pasme është një dokument i shkruar, një faksimil i Nënës Pashke , nga Korenica, e cila dha dëshmi sa ishte gjallë për marrjen peng të djemve të saj, por edhe për krimet mbi popullatën në regjionin e Rekës së Keqe.
Dëshmia dhe faksimili mbetën si dokument, ndërsa Nëna Pashke u flijua, në shenjë proteste për vonesat e zbardhjes së fatit të djemve dhe burrave të zhdukur, por edhe për vonesat në identifikimin e kriminelëve dhe daljen e tyre para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
Personazhet e këtij libri dhe jo vetëm të këtij, por edhe të librit të parë të Naxhije Docit, me këtë tematikë, janë personazhe që paraqesin dëshmi të cilat i kanë parë dhe përjetuar vet, e që janë marrë nga vendet e ndryshme të Kosovës.
Këto janë disa nga mijëra raste, por që kanë mesazhin se dhuna
ka qenë e tmerrshme dhe sistematike.
Duke shpresuar se më në fund, drejtësia do ta thotë fjalën e vet mbi bazën e këtyre dëshmive dhe të tjera, është koha që edhe institucionet e vendit të kenë parasysh që raste të tilla të mbrohen me ligj dhe të kenë status të
veçantë, sepse vetë përjetimi i këtyre krimeve të rënda ua ka bërë më të vështirë jetën individëve dhe familjeve të tyre.
Uroj që ky libër të lexohet, të studiohet, të analizohet dhe të dërgohet në vendin e duhur ku këto dëshmi do të shfrytëzohen për dënimin e personave që kanë kryer krime të të gjitha llojeve.
Autoren e përgëzoj për këtë botim, për durimin e madh dhe përkushtimin që ka pasur për të dëgjuar rrëfimet e dhembshme dhe për kohën që u ka ndenjur pranë viktimave të terrorit dhe krimit serb.
http://prishtinapress.info/libri-i-naxhije-docit-krimi-dhe-perdhunimi-serb-kunder-femres-shqiptare-ne-kosove/
Funksionet në Kuvendin e Kosovës
Grupi Parlamentar i LDK-së
Partia:Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Të dhëna personale:E lindur më 10.12.1945
E martuar, tre fëmijë
Arsimimi:
Fakulteti Filozofik- Gjuhë dhe letërsi shqipe
Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
Anëtare e LDK që nga themelimi
Anëtare e kryesisë së Degës së IV të LDK në Prishtinë, që nga viti 1990 dhe nënkryetare e kësaj Dege prej viti 1992-1997
Anëtare e Kryesisë së Forumit të Gruas të LDK
Sekretare e përgjithshme e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga viti 2000
Anëtare e Kryesisë të Degës II - LDK – Prishtinë, që nga viti 2002.
Kryetare e Degës Dytë të FG –LDK-Prishtinë, që nga viti 2004
Anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK
Anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas të LDK
Shefe për Arsimin Parashkollor dhe për Shkollat Fillore të Komunës së Prishtinës
Anëtare e Grupit të Grave Parlamentare

E ka në përfundim librin tjetër me të njejtën temë
Shruan herë pas herash poezi, udhëpërshkrime dhe fejtone për gratë në aktivitete kombëtare, etj.
Gjuhë tjetër përveç amtares
Serbisht ( me gojë e me shkrim )
Turqisht ( komunikim )
Anglisht ( niveli dytë )

Në të janë përfshirë rrëfime të nënave, grave dhe vajzave shqiptare që janë përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, fakte të dokumentuara për ngjarjet gjatë asaj periudhe.
Libri “Krimi dhe Përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, është një histori e dokumentuar, që pasqyron gjithë tragjedinë dhe vuajtjet gjatë asaj periudhe.
Autorja e mirënjohur Naxhije Doçi ka filluar të mbledhë shënimet në terren gjatë viteve 1997-98, kur edhe bëheshin ofensiva të tmerrshme serbe në tërë Kosovën. Rrëfimet e femrave në këtë libër flasin për ngjarje të tmerrshme reale, që ato i kanë parë dhe i kanë përjetuar mbi vete dhe mbi krijesat më të dashura të tyre. Personazhet femra në këtë libër janë të moshave të ndryshme, ndërsa rastet që ato tregojnë janë rrëqethëse.
Botimi i këtij libri është mbështetur nga Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Ka shkruar tri vepra shkollore dhe një vepër për krimet e luftës në Kosovë me titull “ Shpirti i dërmuar “ - Dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë -1997-1999, botuar më 2002
- Në muajin tetor të vitit 2009 botoi librin voluminoz "Destan Bajraktari - folklorist, letrar dhe atdhetar".
Libri “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”. Prishtinë, 2011, është libri i gjashtë.
Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve "Gjakova", më dt. 21 shtator 2012, me fillim në ora 12,00, në Amfiteatrin e madh të Bibliotekes Kombëtare dhe Universitare te Kosovës, organizohet promovimi i përmbledhjes me poezi "Kohë flakadanësh të lirisë" të autores Naxhije Doçi.
Zonja Naxhije Doçi shkruan herë pas herash poezi, udhëpërshkrime dhe fejtone për gratë në aktivitete kombëtare, etj.
(Flori Bruqi)
-------------------------
Libri i Naxhije Doçit “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë”
Nga: Mevlyde Mezini Saraçi
Vështrim “Çasja e hulumtimit të krimeve të luftës ndaj gruas shqiptare nga okupatori shtetëror serb dhe dëshmitë me fakte
Me rastin e promovimit të librit me titull “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë” të autores Naxhije Doçi
Edhe një dekadë pas luftës në Kosovë ende po kullojnë plagët, të cilat është shumë vështirë të shërohen pa ndëshkimin e kriminelëve serb, të cilët me bekimin e aparatit shtetëror serb ushtruan krime dhe perdhunime në mënyrë sistematike deri në përfundimin e luftës. Krimet dhe përdhunimet që u përdorën si mjet lufte, për realizimin e synimeve të shtetit okupator serb, janë ç’njerëzore, kanibale, të ulëta, të tmerrshme dhe të dënueshme.
Gruaja si shtyllë e familjes dekada me rradhë u përballë me të gjitha peripetitë e kohës; si nga mungesa e lirisë së lëvizjes, mungesa e kushteve elementare për jetë, shkelja sistematike e të drejtave të njeriut, me theks të vecantë të fëmijëve, dhuna mbi anëtarët e familjes, helmimet e nxënësve, mungesa e hapësirave shkollore, mungesa e kujdesit shëndetësorë, largimi nga puna, rrahjet maltretimet, marrjet në biseda informative, arrestimet, burgosjet dhe dënimet nga më të ndryshmet.
Por krimet e rënda që i bëri shteti serb përmes policisë, ushtrisë, paramilitarëve janë të paimagjinueshme. Vrasja e djemve dhe burrave në mënyrë masive duke i zhdukur edhe pa gjurmë, përdhunimi i vajzave dhe grave në prani të fëmijëve dhe të familjarëve, është më shum se një gjenocid mbi popullatën shqiptare.
Zonja Naxhije Doçi, autorja e këtij libri, një intelektuale, profesoreshë dhe veprimtare e dalluar e çështjes kombëtare, e cila që në fëmijërinë e hershme u përball me dhunën policore dhe burgosjet që i bëheshin atë kohë babait të saj, intelektualit, atdhetarit të shquar, shkrimtarit dhe profesorit, Destan Bajraktari, e më vonë së motrës, veprimtares së shquar Znj.Sanije Alijaj, e më pastaj marrja në pyetje dhe biseda informative e vet autores së këtij libri, ishin arësye të forta që jo vetëm të rradhitet në ballë të aktiviteteve e veprimtarive të shumta politike dhe humanitare, por edhe në mbledhjen e dëshmive faktografike në vendin e ngjarjes, duke vizituar familjet e dëmtuara për të ndarë dhembjen me ta, por edhe për të ndriçuar dhe pasqyruar të vërtetën mbi krimet e bëra nga serbët.
Titulli i librit tregon se në brendi përshkruhen ngjarje të tmerrshme, që përjetoi gruaja shqiptare. Këto përshkruhen me një përkushtim duke ruajtur gjithmonë rrëfimin origjinal, por të pasqyruara qartë, me fjali të ndërtuara mirë, me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme, që herë herë të ngjan se bashkëbiseduesit i ke përballë.
Këto rrëfime janë rrënqethëse, të artikuluara dhe thërrasin ndërgjegjen e drejtësisë që të ndëshkohen sa më parë fajtorët.
Vet ballina flet për rrëfimet që gjenden në brendinë e këtij libri, ndërkaq që në kopertinën e pasme është një dokument i shkruar, një faksimil i Nënës Pashke , nga Korenica, e cila dha dëshmi sa ishte gjallë për marrjen peng të djemve të saj, por edhe për krimet mbi popullatën në regjionin e Rekës së Keqe.
Dëshmia dhe faksimili mbetën si dokument, ndërsa Nëna Pashke u flijua, në shenjë proteste për vonesat e zbardhjes së fatit të djemve dhe burrave të zhdukur, por edhe për vonesat në identifikimin e kriminelëve dhe daljen e tyre para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
Personazhet e këtij libri dhe jo vetëm të këtij, por edhe të librit të parë të Naxhije Docit, me këtë tematikë, janë personazhe që paraqesin dëshmi të cilat i kanë parë dhe përjetuar vet, e që janë marrë nga vendet e ndryshme të Kosovës.
Këto janë disa nga mijëra raste, por që kanë mesazhin se dhuna
ka qenë e tmerrshme dhe sistematike.
Duke shpresuar se më në fund, drejtësia do ta thotë fjalën e vet mbi bazën e këtyre dëshmive dhe të tjera, është koha që edhe institucionet e vendit të kenë parasysh që raste të tilla të mbrohen me ligj dhe të kenë status të
veçantë, sepse vetë përjetimi i këtyre krimeve të rënda ua ka bërë më të vështirë jetën individëve dhe familjeve të tyre.
Uroj që ky libër të lexohet, të studiohet, të analizohet dhe të dërgohet në vendin e duhur ku këto dëshmi do të shfrytëzohen për dënimin e personave që kanë kryer krime të të gjitha llojeve.
Autoren e përgëzoj për këtë botim, për durimin e madh dhe përkushtimin që ka pasur për të dëgjuar rrëfimet e dhembshme dhe për kohën që u ka ndenjur pranë viktimave të terrorit dhe krimit serb.
http://prishtinapress.info/libri-i-naxhije-docit-krimi-dhe-perdhunimi-serb-kunder-femres-shqiptare-ne-kosove/
Kush është z.Naxhije Doçi
Funksionet në Kuvendin e Kosovës
Grupi Parlamentar i LDK-së
Partia:Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Të dhëna personale:E lindur më 10.12.1945
E martuar, tre fëmijë
Arsimimi:
Fakulteti Filozofik- Gjuhë dhe letërsi shqipe
Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
Anëtare e LDK që nga themelimi
Anëtare e kryesisë së Degës së IV të LDK në Prishtinë, që nga viti 1990 dhe nënkryetare e kësaj Dege prej viti 1992-1997
Anëtare e Kryesisë së Forumit të Gruas të LDK
Sekretare e përgjithshme e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga viti 2000
Anëtare e Kryesisë të Degës II - LDK – Prishtinë, që nga viti 2002.
Kryetare e Degës Dytë të FG –LDK-Prishtinë, që nga viti 2004
Anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK
Anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas të LDK
Shefe për Arsimin Parashkollor dhe për Shkollat Fillore të Komunës së Prishtinës
Anëtare e Grupit të Grave Parlamentare
Ka shkruar tri vepra shkollore dhe një vepër për krimet e luftës në Kosovë me titull “ Shpirti i dërmuar “ - Dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë -1997-1999, botuar më 2002
E ka në përfundim librin tjetër me të njejtën temë
Shruan herë pas herash poezi, udhëpërshkrime dhe fejtone për gratë në aktivitete kombëtare, etj.
Gjuhë tjetër përveç amtares
Serbisht ( me gojë e me shkrim )
Turqisht ( komunikim )
Anglisht ( niveli dytë )
No comments:
Post a Comment