Cikël poetik nga Faik Krasniqi
PRANË MEJE JE
Më merrë me vete
Faik Krasniqi
Ti je jeta ime,
Bota ime je ti
Ti më je besnike
Në përjetësi
Përkulem para Zotit
Se të kam ty
Sepse ti gjithmonë pranë meje je
NË ËNDËRR
Në këtë natë të tmerruar unë rri i zgjuar,
Me sy të lotuar për ty duke menduar,
Ndonjëherë i mbylli sytë dhe ty të kujtoj
A thua e dashur në ëndërr a do të takoj?
TË DUA
Dua të të them të dua
Por ti s’më dëgjon
Dua të tregoj se çfarë
Je për Mua
Por ti nuk e kupton
Dua të kërkoj të falur
Por ti se pranon
S”dua të kërkoj ndarje
Por ti këtë po e kërkon.
TI JE HYJNESHË
Ti je hyjneshë e legjendë,
vetë lexojë për ty shumë
më ka endja.
Ti je mbretëresha e lumturisë,
të gjithë për ty ndjenjë dashuri,
Ti je frymëzim për çdo njeri,
Ti je si ylli në qiell që ndriqon vetëm,
Ti je e bukur si lulet,
që çelin në pranverë……
MENDIMET PËR TY
Sa herë që flas për ty
më pikojnë dy pika lot nga sytë e mi,
Sa herë që më kujtohesh,
më bie ndërmend buzëqeshja jote
Sa herë që emrin tënd e kujtoj,
më kujtohen puthjet e tua
Sa herë që jam i qetë,
me mendime jam vetëm tek ti
PUTHJET TONA
Dua buzën tënde ta kafshoj,
Dua kokën tënde ta ledhatoj,
Dua trupin tënd mbi trupin tim,
Dua që puthjet tona
Kurrë të mos kenë mbarim…
TË DASHUROSH
Të dashurosh nuk do të thotë asgjë
Të biesh në dashuri do të thotë diçka
Të dashurosh dhe të biesh në dashuri
Do të thotë gjthçka…….