Vladimir Vukqeviq
“Grupi i Gjilanit”, siç i ka cilësuar Policia e Serbisë shqiptarët e Luginës që morën pjesë në luftën e tyre çlirimtare, nga gjyqësia serbe ngarkohet për krime kundër civilëve serbë gjoja të kryera nga muaji qershor dhe deri në fund të muajit dhjetor të vitit 1999, në Gjilan.
Ata akuzohen se kanë keqtrajtuar deri në vdekje 80 civilë, prej të cilëve, sipas Prokurorisë së shteti të Serbisë, 34 ende figurojnë në listat e të zhdukurve.
Në bankën e të akuzuarve janë Shemsi Nuhiu, Nazif e Ahmet Hasani, Faton, Samet e Ferat Hajdari, Kaimberly Ahiti, Selimon Sadiku, Agush Memishi e Burim Fazliu.
Më parë në mungesë janë dënuar Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Shefket Musliu, Sadik Aliu, Idriz Aliu dhe Ramadan Halimi.
Gjykata e Apelit në Beograd në dhjetor të vitit 2011 kishte shfuqizuar vendimin e shkallës së parë me të cilin nëntë pjesëtarë të UÇK-së ishin dënuar më 101 vjet burgim dhe lëndën ia kishte kthyer gjykatës së shkallës së parë për rigjykim.
Njëmbëdhjetë pjesëtarë të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” janë dënuar sot në Beograd me 116 vjet burg për shkak të “krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999”, raporton B92. Pesë të dyshimtë janë liruar.
Aktgjykimi u s shpall Gjykatës supreme për krime lufte.
Prokuroria për krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë të UÇK-së, se i kanë “maltretuar deri në vdekje së paku 80 persona, ku 34 prej tyre rezultojnë të zhdukur, kurse se paku 153 janë marrë në pyetje, janë torturuar e më pas janë liruar”.
Në fjalën përfundimtar të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar të lirohen duhet theksuar se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur “Bozhur 50” nuk është e vërtetë.
“Nuk dihet numri i saktë i civilëve të vrarë, e as identiteti i tyre, nuk dihen as kryerësit, vendi, koha dhe mënyra e vrasjeve”, ka thënë mbrojtja.
Gjykimi i “Grupit të Gjilanit” nga të cilët shtatë janë në “arrati”, është unifikuar me vendimin e gjykatës në mars të këtij viti.
Aktakuza e prokurorisë e 11 gushtit të vitit 2009 i ngarkon Shemsi Nuhium, Nazif dhe Ahmet Hasanin, Faton, Samet dhe Ferat Hajdarin, Kamber Sahitin Selim Sadikun, Agush Memishin dhe Burim Fazliun, se nga qershori deri në dhjetor të vitit 1999 “i kanë torturuar deri në vdekje 80 persona”.
Procedura në mungese zhvillohet kundër: Fazli Hajdarit, Rexhep Alisë, Shaqir Shaqirit, Shefket Musliu, Sadik Alijat, Idriz Alijat dhe Ramadan Halimit.