2012-09-19

PSE TOLERON INTERPOLI DHE PROKURORIA SPECIALE KRIMINELIN BAHTIR HAMZA QE SHPIF KUNDER SHQIPTAREVE NGA TORONTO E KANADES?!!


Agjencia e Lajmeve Rugovapress

Thursday, March 27, 2008

Nga Flori Bruqi

 
LEXONI SE ÇFARË SHPIF MANJAKU NGA TORONTO PËR NËNAT,MOTRAT,...HEROJTË E POPULLIT....NDËRSA POLICIA,PROKURORIA E KOSOVES HESHTE!!!DERI KURE!?

JA  Ç'FARË KAM SHKRUAR DHE THËNË...E ËFARË FABRIKON CIGANI DHE ANTIKOMBËTARI BAHTIR HAMZA:

E VËTETA ËSHTË KJO: NËSE ËSHTË NGRENË PITJA TEPSIA KA MBETË O I MJERI BAHTIR KAMZA.


LEXONI-KLIKONI:




LETËR PUBLIKE ZONJËS CARLA DEL PONTE


Shkruan Flori Bruqi

Kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtarë të Hagës për krime lufte, z. Carla del Ponte fsheu dokumentet për krime lufte!!!


Kohë më pare një gazette zagrebase (Jutarnji list ), shkroi se ish prokurori i Tribunalit të Hagës në gjykimin kundër presidentit serb Sllobodan Millosheviq, Goeffrey Nice, pasi qëështë konstatuar se Serbia vetëm në mënyrë indirekte është përgjegjëse për krimet në Srebrenicë, e ka akuzuar Carla del Ponten se në marrëveshje me Beogradin i ka fshehur dokumentet të cilat do të dëshmonin lidhjet e Serbisë me gjenocidin. Edhe një fakt më shumë, tani më nuk është në pyetje vetëm “ paaftësia “ e Carla del Pontes për të detyruar Qeverinë e Beogradit që t’i kapë kriminelët e luftës, por edhe animi i saj skandaloz ndaj liderëve serb!

Kryeprokurorja Carla del Ponte s’ka asnjë sukses rreth kapjes së kriminelëve për krime lufte, të të “ shumëkërkuarëve” Karaxhiq e Mladiq , i zgjatet mandati edhe për disa ditë kësaj figure të dështuar në rolin e saj të ngarkuar kot e kot, për kapjen dhe vënien para drejtësisë ndërkombëtare të disa kryekriminelëve serb! Kjo zgjatje, me gjithë plogështinë e saj zvarritëse që e përcolli gjatë një mandati të tërë, si duket ka të vetmin qëllim që zonja e hekurt Carla del Ponte të mos bëj asgjë, pra të vazhdoj si deri me tani: “ Ngreh e mos këput! ”,siç thotë edhe publicisti ynë i mirënjohur Mehmet Bislimi .
Ajo edhe sot vazhdon rrugën e dështimit, ku fshihet qëllimi i mos realizimit të arrestimit të kriminelëve të luftës në fjalë!
Ndryshe, deri me sot as nga OKB-ja , por as nga vetë kryeprokurorja Carla nuk kemi dëgjuar ndonjë kërkesë a propozim, që Qeverisë së Serbisë t’i vihen sanksione diplomatike, ekonomike, kulturore, apo tek e fundit edhe sportive për derisa nuk i dorëzon të shumëkërkuarit në Tribunalin e Hagës, madje nuk kemi as qëndrim akuzues kundër Beogradit për mos dorëzimin e tyre, nga ana tjetër vet kryeprokurorja Carla, pati akuzuar disa herë UNMIK-un në Kosovë, gjoja për mos bashkëpunim me Tribunalin e Hagës në një kohë kur i kishte në dorë edhe gjenralin e mirënjohur Fatmir Limajn me shokë, po edhe herojin Ramush Haradinajn më vonë, madje të vetdorëzuar vullnetarisht, kundër të cilit ajo nuk ngurroi të përdori gjuhën përbuzëse, fyese dhe denigruese, drejtuar këtij tribunali, me rastin e fillimit të gjykimit të ish Komandantit të Zonës së Dukagjinit- zotit Ramush Haradinaj!

Crala del Ponte ishte vetë gënjeshtare, apo e vetgënjyer, kur në muajin qershor 2007, entuziazmuar nga pritja e ngrohtë e Tadiqit dhe Koshtunicës që iu bë në Beograd, në raportin e saj të rregullt që ia paraqiti Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, tha se “…qëndrimin e Qeverisë së Serbisë e sheh me simpati për shkakun e gatishmërisë së kësaj të fundit për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës”! Madje.zonja e hekurt shkoi edhe më larg, sa shtoi pa hezitim preferencat e saja të pagrimosura se: “Do të ishte mirë që vendimmarrja për statusin e Kosovës të shtyhet për më tej”! Gjithnjë me arsyetimin e saj të paqëndrueshëm se kjo do të ndikonte negativisht në bashkëpunimin e Qeverisë së Beogradit me Tribunalin e Hagës! Nuk e kemi të qartë se tani ( pas pavarësisësë së Kosovës ), zonja Carla del Ponte, si po e fshehë prapë simpatinë për Serbinë e cila as që ka qarë fare kokën për simpatinë e saj absurde! Kështu duke mos e marrë as më të voglin mundim që të arrestojë të shumëkërkuarit, madje kohët e fundit duke i aktualizuar kërcënimet e një pasnjësme kundër të burgosurve shqiptarë në Hagë, dhe atë fare hapur e me një luftë të re-burgim 75 vjeçar për 3 luftëtarë të UÇK-së! . Kjo u dëgjua nga vetë goja e numrit një të Tribunalit të Hagës !!!!

Njajtë thane edhe presidenti Boris Luba Tadiq dhe kryeministri në dorëheqje Vojisllav Koshtunica, në thirrjet e tyre publike për luftë dhe krime të reja mu në zemër të Kosovës!…

Këto figura, tashmë te konsumuara pranë Tribunalit të Hagës ,apo” pashallekut” të Beogradit që në vazhdimësi ju kanë munguar vizionet dhe dëshirat për realizimin e qëllimit final të kapjes së kryekriminelëve të luftës, siç janë Mladiq e Karaxhiq me kompani, në ecjet e tyre të lodhura, që nuk përballuan dot ritmin e zhvillimit të ngjarjeve në kohë, sikur u bë e gjallë që të dalin që të tretë edhe me ndonjë prononcim shterpë dhe provokues apo edhe me ndonjë sihariq të ri për mitologjitë e tyre shterpe për Hagën dhe Beogradin zyrtar. Kufizimi i tyre vetëm brenda kornizës së prononcimeve, dëshmon edhe një herë dështimin e argumentuar të mungesës së guximit për të vënë ligjin në funksion të plotë për ndarjen e drejtësisë nga politika! Stili “heq e mos këput”, ka rezultuar me devijim nga rruga e qëllimit parësorë për t’i dhënë kuptim fuqiplotë nocionit drejtësi, në mos kishte vetë devijimin si qëllim parësor, në mënyrë që nocioni drejtësi të zbehet deri në përçmim?! Askujt nuk i lejohet që të shtrembërojë konceptin në rolin e politikës mbi gjyqësinë dhe drejtësinë, por as të kundërtën, qoftë ajo edhe vetë zonja Carla del Ponte! Parimet e drejtësisë janë universale, unike, të pacenueshme, të plotfuqishme dhe të barasvlershme. Njëanësimi, keqinterpretimi dhe keqkonceptimi i tyre, bënë që besimi në ndarjen e drejtësisë (aq më keq të drejtësisë ndërkombëtare), të zbehet e luhatet keq. Në fakt, gjatë këtyre 9 viteve të sundimit të këtij ligji të UNMIK-ut në Kosovë, ka pasur jo pak luhatje dhe mbresa keqlënëse. Një trend i tillë në rritje, fatkeqësisht po vazhdon edhe sot e gjithë ditën në Kosovën pas pavarësisë , që nuk do të duhej të ngjante kështu nga se atje ku shtrembërohet ligji i ndarjes së drejtësisë, zhgënjimi vret keq. Kjo nuk do duhej të ndodhte. Flamuri i drejtësisë ndërkombëtare sikur ka filluar të skuqet në raport me ndëshkimin e veprave kriminale që aparati ushtarak jugosllavë i ka bërë Kroacisë,Bosnje-Hercegovinës, Kosovës e për habinë tonë dhe të të gjithë opinionit përparimtar ndërkombëtar , shteti serb këto ambicie të sëmura i ka aktualizuar më 17 mars 2008 pa i fshehur fare ambicjet për gllabërimin e tokave arbërore !…

Zonja Karla del Ponte

Dihet se mbi një dekadë Serbia nuk ka patur vullnet t’i dorëzojë kriminelët e luftës e tash kërkohet nga vet zonja del Ponte që të bëhet një padrejtësi kaq e madhe kundër popullit shqiptar të Kosovës! Ajo shpërbleu mirë institucionet e Kosovës, më në fund për bashkëpunimin e tyre me këtë gjykatë, ku 4 luftëtarët dhe mbrojtësit e popullatës së Kosovës i ulën padrejtësisht në bankën e të akuzuarve. Pse ne duhet të presim mbi dhjetë vite fundin e lojës serbe me kriminelët e vërtetë? A jemi ne përgjegjës, apo fajtor që Serbia nuk dorëzon kriminelët e luftës? Përse ne të bartim ndëshkimin që i takon shtetit të Serbisë?!
Dorëzimi i krimineleve të luftës do të duhej të ishte obligim i Beogradit para BE-së, OKB-së dhe të gjitha organizmave tjerë relevantë ndërkombëtarë, për të cilat Serbia është zotuar që nga viti 1992 dhe këtë nuk e ka bërë deri me sot?! Të kuptohemi një herë e përgjithmonë se pavarësia e Kosovës nuk ka patur asgjë të përbashkët me arrestimin e Karaxhiçit dhe Mladiçit. Kjo ishte një absurditet i zonjës del Ponte që shkaktoi një neveri të jashtëzakonshme tek populli ynë, por edhe tek popujt tjerë të cilët kanë pësuar po njëjtë nga Serbia .

Karaxhiç e Mladiç akuzohen për krime lufte në Bosnje. Rrjedhimisht çështja e Bosnjës është e zgjidhur nëse ju e llogarisni si të tillë. Hesapet e kujt duhet t’i lajë Kosova në këtë mes zonja Karla? Në adresën e Kosovës ajo e nisi pagesën e haraçit gjë që më së paku i takon asaj sepse ajo ishte njëra ndër viktimat e po të njëjtit gjenocid dhe politikë shfarosëse që u zbatua në Bosnjë e më gjerë. Çfarë ka të lidhur nyja e kërthizës së Kosovës me krimet e serbëve në Bosnje zonja Karla përveç gjenocidit të të njëjtit lloj dhe prej të të njëjtëve udhëheqës që radhiteshin pas Millosheviqit?! Edhe po të ishte një lidhshmëri e plotë mes dy këtyre gjenocideve që zbatuan serbët në Bosnjë e Kosovë, kush ju pengoi që të arrestonit ata që mbi 13 vite zonja Karla?! A mos dëshironi që të thoni së Kosova të pres edhe 13 vite të tjera deri sa të përmbushën të gjitha ambiciet e Serbisë, apo derisa Karaxhiç e Mladiç të pësojnë ndonjë sulm infarkti dhe të varrosen si heronj të serbëve për atë që bënë mbi popujt e tjerë të Ballkanit?!

Është interesant fakti, se edhe gjatë prezantimit të lëndës tënde kundër Ramush Haradinajt,ju zonja kryeprokurore, nuk mund e fshehe mllefin tend ndaj herojit tone Haradinaj , madje duke e fyer të akuzuarit me terma që nuk i shkojnë përshtati një kryeprokuroreje me reputacion ndërkombëtar siç pretendon të jeshë ! Të paktën fyerje të tilla gjatë paraqitjes suaj në seanca, nuk kemi pasur rastin t’i dëgjojmë as kundër kryekriminelit Sllobadan Millosheviq! Mendoj se është kundërthënës qëndrimi zyrtar me atë shpirtëror tuajin, më çka forcon edhe më shumë dyshimin tim për ndarje të një drejtësie të mirëfilltë. Në një intervistë të mëhershme zonja Del Ponte, pate thënë se: “Isha e mahnitur me qëndrimin dhe aftësinë mbrojtëse të zotit Sllobodan Millosheviq, për mënyrën dhe stilin se si ai i shantazhonte dhe i vinte viktimat dhe dëshmitarët me kurriz për muri !”… Interesant, një kryeprokurore na qenka mahnitur për aftësitë e një krimineli që me makinerinë tij vrasëse vrau popullin slloven, kroat, boshnjak e shqiptar… i cili në sallën e Gjyqit po luante e tallej me viktimat e luftës e për më keq me ju e me Tribunalin e Hagës ! Edhe më shumë është për tu habitur fakti (non shalont) se një kryeprokurore e kësaj Gjykate mahnitej me aftësitë shantazhuese të një kryekrimineli lufte përballë viktimës. Edhe më tej, për të mos thënë më shokant fakti se si nuk paska ndjerë as një fije irritimi kryeprokurorja Del Ponte, ndaj sjelljeve të tilla kaq të ulëta e përçmuese të një kryekrimineli !? Kush mund të më sqarojë se si shpjegohet ndryshe ndjenja e simpatisë për kriminelin që përballej me drejtësinë, kur një kryeprokurore thotë hapur së ishte mahnitur me lojën e Sllobodan Millosheviqit tek po bënte me dëshmitarët viktima, si macja me miun!?…….

Zonja Karla merruni me punë të drejtësisë, se për çështjen e zgjidhjes së pavarësisë së Kosovës vendi ka zot popullin e vet!!!
Pse e prangose gjeneralin Fatmir Limaj. Kush eshte cfarë ka bere ne lufte dhe perse e akuzove. Radiografia e diteve te veshtira dhe nje sere pikpyetjesh qe ngjallin dyshime për Ju zonja Carla!!!

Kur trupa te perforcuara te policise Sllovene, shkuan ti vinin prangat ne duar, njerit perej komandanteve me te rendesishem te UCK, Fatmir Limajt, numrit 2 te Partise Demokratike te Kosoves, kreut te grupit te saj parlamentar dhe kandidadit per kryetar komune te Prishtines, ky ushtarak sikur e kish pritur gjithshka. Aty ne ate stacion te larget skish ne Slloveni, ai nuk kishte paraqitur rezistence. As nuk kishte tentuar te fshihej.

Ate te merkure te 19 shkurtit ndihej i qete. Vetem nje dite me pare kishte pohuar per mediat kosovare se ishte i gatshem te dorezohej, se nje gje e tille nuk duhet te shkaktonte trauma tek te tretet dhe se ne fund te fundit “ai kish ditur te mbronte Kosoven edhe ne momente te tjera, e jo mos qe ne gjendje te mbronte vetveten ne Hage”. Ai e kishte mare vesh jashte Kosoves lajmin e urdherarrestit per te. Ose ndoshta dhe dikush e pat lajmeruar disi me pare. Ndonje nga lidhjet e vjetra qe ish luftetareve u ka mbetur tek nderkombetaret, mund te kete funksionuar ende. Por pak rendesi ka kjo. Fatmir Limaj, deputet i Kuvendit te Kosoves, kishte lene i qete aeroportin e Sllatines, nderkohe qe askush nga trupat e KFOR-it nuk e kish penguar ate. Ne fakt tek eproret e tyre, lajmi kishte mberritur. Mandati i arrestit nga prokurorja e Hages, Karla del Ponte, ishte nenshkruar qe me 24 janar. Me pas del Ponte kishte zbarkuar edhe ne Ballkan. Edhe ne Beograd e Mal te Zi. E prej aty kishte vene kujen. Duke akuzuar KFOR-in dhe UNMNIK-un per bashkepunim. Duke deklaruar se Limaj: “ka arritur te largohet nga Kosova te premten me 14 Shkurt. Ai nuk u arratis, ai nuk fshihej, ai arriti te siguroje nje bilete avioni e me pas te fluturoje ne te dhe kjo eshte skandaloze. Nese nuk vetedorezohet, ai do te gjendet ne listen e gjate te personave te akuzuar nga TPI”.

Por odiseja nuk zgjati shume. Ne te njejten kohe qe Famir, Limaj priste ne nje stacion policie ne Slloveni, tre ish bashkeluftetare te tij, te arestuar brenda kufijve te Kosoves, kishin degjuar te enjten ne Hage, akuzen e ngritur ndaj tyre: Haradin Bala, 45 vjec, Esad Musliu, (32) vjec dhe Agim Murtezi (46) gjendeshin tashme ne te njejten banke te akuzuarish ku ish ulur edhe armiku i tyre me i madh: Sllobodan Milloshevici. Ai dhe bashkepunetoret e tij akuzoheshin per genocid kurse te kater shqiptaret se “kishin planifikuar, urdheruar, nxitur ose kryer, vrasjen, burgosjen ose keqtrajtimin e qytetareve Shqiptare e Serbe. Ngjarjet per te cilat ata akuzoheshin, qene zhvilluar ne veren e vitit 1998, pra ne pikun e luftes mes UCK-se dhe serbeve, ne krahinen e Llapushnikut, atje ku sipas te dhenave te TPI, luftetaret shqiptar kishin ngritur edhe nje burg. Natyrisht te tre shqiptaret e paraqitur tashme ne Hage nuk e kane pranuar akuzen. Te njejten gje pritet te Beje edhe Fatmir Limaj, se paku nese i besohet deklaratave te tij te deritanishme.”…jam shume i sigurt dhe krenar per te gjithe te kaluaren time, per veprimet qe kam kryer deri me sot. Edhe nje milion here ta kisha jetuar jeten qe kam jetuar deri me tani, asnje sekonde dhe asnje milimeter nuk do te ndryshoja, do te beja te njejten gje, sepse jam i bindur se ate qe kam bere e kam bere ne sherbim te vendit tim, popullit tim, duke u sjelle ne kuader te gjitha normave kombetare dhe nderkombetare” i tha ish komandant Celiku nje TV privat ne Prishtine. Duke shuar: “ndoshta ‘krimi me i madh’ qe kam bere une bashke me ushtaret e mi eshte se kemi mbrojtur 85.000 civile, ne teritorin ku kemi vepruar”.

Pikerisht te gjithe ata qe e njohin Fatmir Limajn, e deshmojne nje gje te tille. Ata tregojne sesi ky komandant i UCK ka vene jo pak here ne rrezik jeten e tij. Jo vetem atehere, ne veren e vitit 1998, kur iu fut nje lufte te pabarabarte me serbet, per te mos lejuar shfarosjen e popullsise civile ne Rahovec, por edhe me pare. Edhe kur me 1997, ishte nga te paret pjestare te UCK, te cilet te maskuar shkonin ne zonat me patriotike shqiptare, per te propoganduar se kish ardhur koha e luftes per clirim. Edhe me pas kur gjate debimit te popullsise civile me 1999, beri ceshte e mundur per t’iu gjendur ne krahe rrefugjateve te pare.

Limaj,ky hero i luftes u perballe me drejtesine. Asaj nuk i shpetoje as Limaj . Limaj nuk ishte i fajshem !Nje verdikt qe edhe vete Limaj e ka pranuar. Por problemi duket se nuk ishte aty. Pyetja qe sot shume kosovare shtrojne (përveë disave qe ne menyre sterile angazhohet per bashkepunim me Hagen ne nje kohe qe nuk e pyet askush) eshte tjeter. Eshte meraku se mos me ish komandantet e UCK po behet politike. Ushtarakët e UÇK-së po perdoren si shembull, apo si balancim kundrejt numrit te madh te serbeve qe tashme ndiqen nga TPI. Po ti rikthehesh menyres sesi ata u arrestuan , ky dyshim rritet.

Perse valle duhej te bente aq shume zhurme kryeprokurorja e Hages, Karla del Ponte, e cila nuk priti dot as 24 ore per arrestimin e komandatit shqiptar Limaj , nderkohe qe pret me kot me vite te tera per te arrestuar Mlladicin dhe Karaxhicin. Perse Prokuroria e Gjykates te Hages insistonte disa here te thoshte se i akuzuari Fatmir Limaj nuk eshte dorezuar vullnetarisht, por eshte arrestuar. Mos valle per Shou? Mos valle per nje qellim te tille Florance Hartman zedhenesia e kesaj gjykate u mundua te mos e njohe deklaraten e gjenralit Fatmir Limajt per vete dorrzim, duke perdorur argumentin se ai e ka betre ate, ne media dhe jo prane organeve zyrtare. E me se fundi, pse Fatmir Limaj qe u be vete i gjalle, e tha se do te vetedorzohet, nuk u la te shkonte si qytetar i lire ne Hage, ashtu sikurse eshte bere edhe me te akuzuar te tjere, qe mbajne mbi supe mekate me te renda, po u nxitua te prangosej? Te gjitha keto pikpyetje bejne shumekend te dyshoje ne Kosove. Kjo zonja Carla ishte nje gjueti shtrigash kundrejt ish clirimtareve. Mos ata po perdoren si mjet shpagimi i politikes, ky eshte meraku i atyre mijra njerzve qe manifestuan zemerimin e tyre kundrejt arrestimit spektakolar te gjenrealit Fatmir Limajt. Qe eshte ndjere edhe ne editorialet e te perditshmeve te Prishtines. Ja sec shkruan, ne Koha ditore, opinionisti i kesaj gazete, Ylber Hysa: “Dhe per heren tjeter, ata qe mendojne se mund te dergojne nje kosovar ne Hage, ne menyre kaq te qete dhe dinjitoze, duhet te mendohen me shume pas ketij deshtimi te panevojshem. Ne kete aspekt piket i shkojne vetem Fatmir Limajt dhe qytetareve kosovare, te cilet me dinjitet diten te sillen ne nje moment nga me te veshtiret per ta ne periudhen e pasluftes”. Edhe njehere clirimtaret dhe pasuesit e tyre e treguan veten. Tani ata kane nje merak te vetem. Mos po kerkohet te rishkruahet historia dhe per kete eshte iniciuar nje gjueti shtrigash? Eshte shpejt te jetet pergjigje. Takimi i pare zhvillohet ne Hage….

A e tronditi libri i Carla Del Pontes pushtetin në Serbi?

Pushteti në Serbi është duke u përpjekur më çdo kusht që të ndalë botimin e librit të Carla Del Pontes, ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, shtypja e të cilit tashmë ka filluar në Itali. Në këtë libër, siç bën të ditur gazeta “Blic”, që thirret në burime të sigurta, Del Ponte zbulon planet për arrestimin e dy të shumëkërkuarve të Tribunalit të Hagës, Ratko Mlladiq dhe Ravodan Karaxhiq.

Pasi kanë siguruar dorëshkrimin, të cilin Del Ponte e ka mbajtur në fshehtësi, autoritetet në Beograd frikësohen se ish-prokurorja me botimin e librit do t’i “rrezikojë” përpjekjet e Beogradit për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, punën e ekipit veprues, si dhe, të shërbimeve sekrete serbe.
Del Ponte në librin e saj zbulon të gjitha ato që i kanë thënë asaj zyrtarët serbë dhe shefat e shërbimeve serbe gjatë takimeve zyrtare dhe jozyrtare që ka mbajtur me ta – sikur dhe se çfarë kanë ndërmarrë ata për arrestimin e të kërkuarve të Hagës, para se gjithash të Mlladiqit dhe Karaxhiqit.
Del Ponte, siç thonë këto burime, zbulon se kush janë mbështetësit e tyre. Në këtë libër, që për momentin është duke u shtypur në një shtypshkronjë në Itali, Del Ponte po ashtu zbulon detaje nga arrestimi i gjeneralit Zdravko Tolimir, ish shefit të gjeneralshtabit për siguri të Ushtrisë së Republikës Serbe, dhe njërit nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mlladiqit. Del Ponte ka pohuar se ai megjithatë ishte arrestuar në Beograd dhe më pastaj ishte bartur në Republikën serbe të Bosnjës.

Në përpjekje për të ndalë botimin e detajeve, për të cilat dëshmon Del Ponte – përfshirë këtu edhe urdhrat konkrete që kanë marrë nga shefat e tyre si dhe metodat e punës – ekipi veprues i Serbisë i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-Moon, dhe presidentit e prokurorit të ri të Tribunalit të Hagës, duke kërkuar prej tyre që të shtyhet botimi i këtij libri për një “kohë të përshtatshme”, ka thënë ky burim – i cili thuhet ta ketë lexuar dorëshkrimin e Del Pontes.
Në letrën dërguar këtyre instancave, sipas burimeve të kësaj gazete, autoritetet e Beogradit kanë theksuar se është e papranueshme që t’i lejohet ish-kryeprokurores botimi i librit, vetëm dy muaj pasi ka kryer mandatin e saj, kur kihet parasysh se ajo ka pasur në dispozicion qindra mijëra dokumente të organeve shtetërore e ushtarake të Serbisë, që kanë siglën “Top-Secret”.

Carla Del Ponte: Shqiptaret trafik organesh serbe në 1999


Kryeprokurorja e Hages per luften ne Ish-Jugosllavi shprehet ne librin e saj se ka te dhena per nje trafik organesh serbe gjate luftes se 1999 ne Kosove dhe qe varre masive me serbe mund te ndodhen ne Shqiperi.
Sjellim shkrimin :

JOVANA GEC

March 21, 2008 12:38 PM

BELGRADE, Serbia-Serbia ‘s war crimes prosecutor is looking into reports that dozens of Serbs captured by rebels during the war in Kosovo were killed so their organs could be trafficked, the prosecutor’s office said Friday.
The Serbian prosecutor’s office said it received “informal statements” from investigators at the U.N. tribunal in The Hague, Netherlands, that dozens of Serbs imprisoned by Kosovo Albanian rebels were taken to neighboring Albania in 1999 and killed so their organs could be harvested and sold to international traffickers.

Bruno Vekaric, the Serbian prosecutor’s spokesman, said later on B92 radio that Serbian war crimes investigators have also received their own information about alleged organ trafficking, but not enough for a court case. Vekaric said Serb investigators also received reports suggesting there might be mass graves in Albania containing the bodies of the Serb victims.
Serbian media reported that the issue was brought into the open in a book written by former U.N. war crimes prosecutor Carla Del Ponte that is to be published in Italy on April 3.

According to Serbia’s Beta news agency, which carried parts of the book in Serbian, Del Ponte said her investigators had been informed that some 300 Serbs were killed for organ trafficking.

The Beta report quoted Del Ponte as saying in the book that her investigators were told the imprisoned Serbs were first taken to prison camps in northern Albania where the younger ones were picked out, and their organs were later sold abroad.
Del Ponte was not available for comment. The Yugoslav tribunal’s office in The Hague was closed Friday afternoon. Olga Kavran, a spokeswoman for the tribunal’s prosecutors, said she could not immediately confirm whether the prosecutor’s office was aware of such claims.
Beta reported that Del Ponte says in her book that tribunal investigators looking into alleged war crimes by the rebel Kosovo Liberation Army were not able to complete a case on the organ trafficking claims and bring it to trial.

Hundreds of Serbs and ethnic Albanians are still missing from Kosovo’s 1998-99 war, which erupted when ethnic Albanian separatists launched a rebellion against Serbian rule.

The brutality of Serbia’s response to the rebellion triggered NATO attacks against Serbia in 1999, which forced Belgrade to end the crackdown and withdraw its troops.

Kosovo has been run by the U.N. and NATO since 1999. It declared independence from Serbia last month. (Associated Press)

Pse i harron maskarat Carla del Ponte?

Pse i harruan shpejt këto pamje, tani që na u zemeruan kriminelët e Beogradit?

Shqiptarëve nuk u ka bërë nder askush, por bota e civilizuar shpëtoi fytyren e saj me ndërhyrjen në Kosovë falë luftës heroike të Ushtrisë tone Çlirimtare…

A mos vallë duhët që ne ti kërkojmë falje serbëve të Beogradit , mëqe ishte i vrari dhe jo vrasësi?

Zonja Carla del Ponte , mos vallë pas gjithë këtyre masakrave që i bëri Serbia më soldateskën e sajë në Ballkan, akoma nuk ka dalur asnjë serb që të kërkojë falje për aktet më antinjerëzore që kryen ndaj ballkanasve të tjerë, përfshi këtu edhe shqiptarët e Kosovës !!!
Zonja Carla del Ponte,pse i mbani në burg shqiptarët e Kosovës,kur ata kanë mbrojtur prangun e shtëpisë nga hordhitë e Karpatëve?
Posted by Rugovapress in 11:32:17


  Plakushka plakë Carla del Ponte?
Carla del Ponte
Del Ponte ka patur shumë kritikë
Carla Del Ponte është etiketuar "Gestapo e re", "Bushtra", "Raketa e paorientuar" dhe "Personifikimi i kokëfortësisë".

OKB nuk gjen prova trafikimi organesh


 
Harta e Kosovës
Rusia dhe Serbia kanë kërkuar hetime për rastin
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë, ka thënë ish zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Olga Karvan.
Sipas saj, Zyra e Prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, por nuk kanë gjetur fakte për akuza të tilla dhe, siç tha ajo, nuk ka bazë për vazhdimin e hetimeve.
Akuzat janë bërë nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte në librin e saj të fundit, në të cilin ajo shkruan se shqiptarët e Kosovës kanë vrarë një numër serbësh të cilët i kanë transportuar në veri të Shqipërisë dhe më pas kanë shitur organet e tyre.
Zonja Del Ponte thotë se i bazon informacionet e saj mbi njoftime të ardhura nga gazetarë, sipas saj të besueshëm.
Organizata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka nxitur autoritetet e Kosovës të bëjnë hetime lidhur me akuzat e zonjës del Ponte.
Edhe Rusia e Serbia kanë kërkuar hetime për rastin.
Autoritetet në Kosovë, ndërkaq, i kanë quajtur këto akuza fabrikime me qëllim të njollosjes së luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Plakusha Carla Del Ponte,akuzon pa bazë UÇK-në dhe ish Drejtorin politikë të UÇK-së,z.Hashim Thaçi...



Guardian: 

Carla del Ponte nën hetime




Karla del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, personi që dërgoi pas hekurave të burgut disa nga drejtuesit e luftërave në Ballkan, do të hetohet rreth akuzave se ka lejuar frikësimin dhe dhënien e ryshfeteve për dëshmitarët, si dhe shkatërrimin apo dëmtimin e provave.

Sipas “The Guardian”, gjyqtarët e Kombeve të Bashkuara në Tribunalin për ish-Jugosllavinë kanë urdhëruar hetime të pavarura ndaj praktikave të Del Pontes dhe dy prokurorëve kyç që vazhdojnë të jenë pjesë e këtij sistemi, përkatësisht Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon.

Hetimi ka filluar pas ankesave të dëshmitarëve se janë kërcënuar, paguar, keqtrajtuar dhe provat e tyre janë dëmtuar.

Kjo është hera e parë në 17 vitet e kësaj gjykate ku prokurorët kryesorë përballen me dënime të mundshme për mosrespektim të rregullave të Gjykatës.

Gjatë tetë viteve të saj si kryeprokurore, Del Ponte, e cila shërben aktualisht si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, njihet si një figurë luftarake, por dhe shumë kundërthënëse. Ajo u largua nga detyra në vitin 2007.

Akuzat kundër saj lidhen me shqetësimet rreth praktikave të përdorura nga ekipi i hetuesve të saj në procesin e Vojisllav Sheshelit, një prej drejtuesve më famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi.

“Disa nga dëshmitarët kanë folur për presion dhe kërcënime të bëra nga hetuesit e prokurorisë”, thuhet në një deklaratë nga gjyqtari i rastit të Sheshelit. “Prokuroria ka marrë dëshmi në mënyrë të paligjshme, përmes kërcënimeve, apo blerjes së dëshmitarëve”.

Një dëshmitar serb tha se i është ofruar një punë e paguar mirë në Shtetet e Bashkuara nëse dëshmonte në favor të Prokurorisë.

“Deklarata flet për pagjumësi të detyruar gjatë marrjes në pyetje, presion psikologjik dhe në një fazë dhe për shantazh, kërcënime dhe pagesa të paligjshme”. 

Një hetues i pavarur, që besohet të jetë gjykatës francez, do të raportojë rreth akuzave për gjashtë muaj. Prokuroria në Hagë i ka hedhur poshtë akuzat, por ka premtuar se do të bashkëpunojë.

“Besojmë se ekipi ynë e ka bërë punën në mënyrë profesionale dhe sipas rregullave”, tha Frederik Suinen, këshilltar i posaçëm i Serzh Bramerz, kryeprokurorit aktual, që zëvendësoi Del Ponten.

Gjyqtar Zhan Klod Antoneti, i cili ka urdhëruar hetimin e Del Pontes, e njëherësh drejton gjykimin e Sheshelit, tha se Gjykata i ka marrë shumë seriozisht akuzat dhe hodhi poshtë mundësinë se mund të ketë cenim të të drejtave të të akuzuarit.

"Ne kishim të dhëna se kishte një varr masiv ku kufomat e viktimave ishin varrosur", ka thënë  Carla Del Ponte, ish Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës e cila publikoi librin “Gjuetia” në të cilin fajëson ish UCK-në se ka kryer trafikim me organe të serbëve të zënë rob gjatë luftës së vitit 1998-99.

EuroNews:
Carla Del Ponte, tash ju jeni ambasadore zvicerane në Argjentinë por dikur ishit Kryeprokurore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Ju keni qenë e para qw keni ngritur çështjen e trafikimit të organeve. Por a nuk kishte  një hetim në vitin 2003 që rezultoi me azgjw. Mund të na thoni pse?

Carla Del Ponte:
Ky hetim nuk çoi askund për shkak se Shqipëria nuk do të na lejonte të kryejmë hetimet tona. Ka pasur edhe dëshmitarë që absolutisht nuk pranuan të paraqiten para gjykatës. Një problem tjetër ishte se akuzat shkuan përtej juridiksionit të gjykatës.

EuroNews:
EULEX’i, misioni policor i BE në Kosovë, ka distancuar veten nga raporti i Dick Marty. Megjithatë ata tash janë duke kryer hulumtimet e tyre për trafikimin e organeve brenda Kosovës. A janë ata nën presion?

Del Ponte:
Po, sigurisht se ata janë nën presion për shkak se raporti është një raport nga një organ evropian. Tani ata kanë për të hetuar. Raporti i ka dhënë, në një mënyrë, atyre një mandat për ta bërë këtë.

EuroNews:
A mendoni se ka presion politik për të mbajtur lart hetimin?

Del Ponte:
Nëse është kështu, ne do të shohim atë, sepse duhet hetuar edhe në Shqipëri. Ne kishim të dhëna se kishte një varr masiv ku trupat e viktimave u varrosën.

EuroNews:
Znj Del Ponte, një pyetje të fundit. Dick Marty këmbëngulë në nevojën për të mbrojtur dëshmitarët që të sillet e vërteta. A keni qenë ju të kërcënuar që nga publikimi i librit tuaj?

Del Ponte:
Unë kurrë nuk ka marrë ndonjë kërcënim pas botimit të librit tim, por mbrojtja e dëshmitarëve është shumë e rëndësishme. Ne kemi humbur shumë dëshmitarë tashmë. Në qoftë se ne nuk mund t'i mbrojmë ata dhe nuk mund t’i bindim ata që të japin dëshmi, atëherë do të jetë shumë e vështirë për të nxjerrë  ndonjë provë konkrete.

Kjo intervistë nga gjuha angleze është përkthyer nga Zhurnal dhe e njëjta është marrë nga rrjeti televiziv evropian Euronews.

Hashim Thaçi: Shpifjeve dhe gënjeshtrave të Dick Martyt, do t'u japim përgjigje ligjore e politike


Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media, e ka quajtur shpifje raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për akuzat që i ka bërë ai ndaj UÇK-së dhe ndaj tij. 
“Këto janë shpifje dhe gënjeshtra. Ky raporti është riciklim i propagandës 15 vjeçare të Beogradit. Raporti është njollosës për tërë shqiptarët në rajon. Pretendimet inkriminuese janë hetuar disa herë nga Haga, UNMIK-u dhe EULEX-i”, tha Thaçi. 
Thaçi ka paralajmëruar se do t’i përdor të gjitha rrugët legale dhe politike, për të paraqitur të vërtetën. 

“Të gjithë e dinë kush ishte agresori e kush viktima. Tendenca për të baraspeshuar viktimën me agresorin janë të pamundshme, të pandershme dhe pamoralshme”, theksoi Thaçi.

Dick Marty, një senator zviceran, udhëhoqi një ekip hetuesish në Kosovë dhe në Shqipëri, në vitin 2009, pas akuzave për trafikim organesh nga UÇK-ja, të botuara në një libër nga ish-kryeprokurorja e OKB-së për krime të luftës, Carla Del Ponte, e cila ka deklaruar se i ka marrë informacionet nga gazetarët perëndimorë. 

Hetimi i Martyt thuhet se gjeti se ka një numër të vendeve të paraburgimit në Shqipëri, ku mbaheshin kundërshtarët kosovarë të UÇK-së, serbë dhe shqiptarë. 

Më herët, hetues të BE-së duke hetuar pretendimet për trafik organesh në Shqipërinë e veriut, kanë thënë se nuk gjetën asnjë provë. Gjithashtu EULEX-i, dje bëri thirrje që nëse ka prova, ato të paraqiten.


Pas The Guardian, edhe BBC akuzon Hashim Thaçin si trafikant




Pas publikimit fillestar në gazetën The Guardian, edhe BBC shkruan se ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi rëndojnë “akuza serioze”  në raportin e Këshillit të Evropës, raport ky që pritet të botohet ditën e enjte. 

BBC, në edicionin online të saj shkruan se është vënë në zotërim të një kopje të raportit të përbërë nga 27 faqe. Aty, sipas BBC, përmendet emri i kryeministrit aktual të Kosovës dhe ish-liderit politik të UÇK-së, për trafik organesh njerëzore, trafik droge dhe trafik armësh që kryhej nëpërmjet kalimit të të burgosurve të UÇK-së, si serbë ashtu edhe shqiptarë, për në kufirin me Shqipërinë. I njëjti burim shkruan se në raport paraqiten prova edhe për lidhje me krimin e organizuar edhe në ditët e sotme.

Raporti, sipas BBC, është produkt i punës 2 vjeçare hetuese të Raportuesit Special të Këshillit të Evropës, Dick Marty dhe do të paraqitet para Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës në Strasburg ditën e enjte.

Qeveria e Kosovës përgënjeshtroi lajmin e shpërndarë nëpërmjet The Guardian, duke e cilësuar atë si një gënjeshtër ndaj së cilës do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme politike e juridike.









Dick Marty i paguari i Serbisë akuzon çlirimtarët e Kosovës !!!?

Ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë akuzuar se në vitin 1999 janë organizuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty për rrëmbimin e njerëzve të cilëve në Shqipëri u janë marrë organet për trafikim, raporton gazeta The Guardian e Londrës.

Ish-prokurori shtetëror i Zvicrës, Dik Marty, në projekt-rezolutën për trafikim me organet njerëzore, vë në pah se ekzistojnë shumë dëshmi dhe indikacione që dëshmojnë se serbët dhe shqiptarët ishin në burgjet të fshehta në veri të Shqipërisë, që ishin nën kontrollin e UÇK-së.

Raporti i Martyt do të shqyrtohet të enjten në takimin e Këshillit të Evropës nw Paris. Në këtë raport thuhet se forcat ndërkombëtare nuk kanë bërë asgjë për zgjidhjen e këtij rasti, ndonëse, siç thuhet, kanë pasur dëshmi, ndërsa ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaci është akuzuar drejtpërdrejt nga Marty për trafikim armësh dhe për trafikim me organe njerëzore.

Po sot ndaj tekstit të The Guardian ka reaguar Qeveria e Kosovës. Në reagimin e Qeverisë thuhet se pretendimet e botuara janë hetuar disa herë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, dhe në të gjitha rastet është konstatuar që deklarimet e tilla kanë qenë të pabazuara në fakte dhe të konstruktuara me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kosovës dhe të luftës së UÇK-së.

“Për më tepër, është e papranueshme që shpifjet e nje anëtari të Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Europës të paraqiten si opinione të vet institucionit, i cili nuk ka të bëjë me raportin e cituar. Është e qartë se dikush dëshiron të pengojë kryeministrin Hashim Thaçi pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat qytetarët e Kosovës, në mënyrë të qartë dhe masive i dhanë besimin për të vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen e vendit tonë. Veprimet e tilla të ulta dhe bizare, nga njerëz pa asnjë kredibilitet moral, mund të jenë në shërbim vetëm të qarqeve të caktura që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Opinioni i gjerë vendor dhe ndërkombëtar tashmë e di fare mirë se Dik Marty që nga fillimi, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, ka qenë paragjykues dhe i vendosur që të raportojë në favor të qëndrimeve që ka shprehur bashkëpunëtorja dhe mikja e tij Carla Del Ponte dhe Qeveria e politikanët e Serbisë”.

Por, publikimi i qëndrimeve të tilla paragjykuese dhe denoncuese, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, nuk përkon me etikën profesionale që do të duhej ta kishte gazeta The Guardian.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Hashim Thaçi do të ndërmarrin të gjithë hapat dhe veprimet e nevojshme për të kundërshtuar shpifjet e Dik Martyt, duke përfshirë edhe rrugët ligjore dhe politike.

Paragjykimet e një ish plakusheje-kryeprokuroreje ndërkombëtare



Ajo ka lindur më vitin 1947. Vetë e pranon se viti kur ka lindur ka qenë “dimër i ftohtë” edhe në vendlindjen e saj në Locarno të Zvicrës. Viti 1947, thuhet se ka qenë vit i skamjes për bukë edhe në Kosovë. Të vjetrit e kanë quajtur si “sene të kiametit për një grusht miell”. Që në fëmijërinë e saj, ajo ka pasur hobi gjuajtjen e gjarpinjve në kodrinat përreth shtëpisë së saj. Madje, bashkë me vëllanë e saj që në moshën 10-11 vjeçe ka bërë një lloj “tregtie me gjarpinj”. I nxinte ne male, i fuste në pako prej kartoni dhe me biçikletë apo me tramvaj lokal i sillte deri në qytet për t’ia shitur një firme farmaceutike nga 50 franga për “kokë” të gjarprit.

Mbase ky është përshkrimi më i saktë i karakterit të ish-prokurores së Tribunali Ndërkombëtar për Krime lufte në ish-Jugosllavi, Karla del Pontes, që ajo vetë ia bën vetvetes, që në hyrje të librit të saj “Zonja prokurore” të cilën ajo e botoi pasi la detyrën e kryeprokurores në fund t vitit 2007. Ç‘është e vërteta, mbase pikërisht dëshira e saj fëmijërore për të gjuajtur gjarpinj në male do të jetë frymëzim i saj i jetës e i profesionit t saj prej prokuroreje. Gjuetia ndaj atyre që dyshohen për krime do të jetë pasioni i saj që do ta vazhdojë me tërë qenin e saj si prokurore e Kantonit të Tiçinos, si kryeprokurore e Zvicrës apo si kryeprokurore e Tribunalit.

Karla del Ponte e thotë vetë se ka lindur në kohën e “dimrit të ftohtë” të vitit 1947. Duket se edhe ky do të jetë një fakt që do të përcaktojë karakterin e saj “të ftohtë”, madje edhe në rastet kur do të shohë gjurmët e krimit me sytë e saj. Kështu ajo do të shkruajë se “...nuk më ka zgjuar kurrfarë shqetësimi emocional...” edhe atëherë kur do të jetë prezent në rastin e zhvarrosjes se kufomave të dy civilëve pleq, dy grave dhe një ushtari të UÇK-së, të vrarë nga policia serbe gjatë luftës në Kosovë. Ajo i sheh me sytë e saj kufomat e një varreze masive në Siçevë të Klinës, por thotë se “...përvoja të cilën e ka përjetuar...” gjatë punës së saj e bën të jetë indiferente, e qetë dhe pa kurrfarë “...shqetësimi emocional” para një krimi të tillë të forcave serbe ndaj popullatës civile shqiptare.

“Dyluftimi” i saj me “murin e gomës”

Libri i Karla Del Pontes “Zonja prokurore” në kapitujt e parë të saj ka një përmbajtje të përpjekjeve të saj më faktorin ndërkombëtar për të sjellë para drejtësisë ndërkombëtare të gjithë ata që dyshohen për krime lufte në Kroaci e Bosnje e Hercegovinë e që shumica prej tyre fshiheshin në Serbi. “Luftën” e saj të madhe, për t’i dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen, Karla Del Ponte nuk e zhvillon në terren, ku janë ndodhur të dyshuarit për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Jo, ajo ka një “lojë” tjetër të madhe. E quan lojë me top për “muri të gomës” që sa herë e godet murin, topi i kthehet prapa me të njëjtën fuqi të goditjes. Ky “muri i gomës” për kryeprokuroren e Tribunalit, gjendet në të gjitha selitë e diplomacive ndërkombëtare. Madje edhe në OKB, aty ku ajo ka marrë votën për t’u bërë kryeprokurore e Tribunalit.

Duke e lexuar librin e Del Pontes zbulohen detaje interesante të saj të ballafaqimit të saj me personalitete të fuqive ndërkombëtare, në përpjekjet e saj për të arrestuar kriminelët e luftës në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi. Ashpërsia e saj komunikative e mbase edhe insistimi i saj “agresiv” që drejtësia të mos jetë peng i rrjedhave të politikës ndërkombëtare, shumë qendra të mëdha të vendosjes dhe burrështetas do ta shpallin Del Ponten si “persona non grata”. Një “dënim” të tillë ajo do ta merr nga vetë Pentagoni Amerikan, më vitin 2005, për arsye të insinuatave të saj, paragjykimeve deri në ekstrem dhe akuzave të pabazuara për gjoja mosgatishmërinë e Uashingtonit për të bërë presion mbi qeveritë e Zagrebit, Sarajevës e Beogradit për të dorëzuar të dyshuarit për krime lufte në ish-Jugosllavi. Madje Del Ponte do të jetë vizitorja “me e padëshirueshme” e ish-shefit të CIA-s amerikane Gjorgj Tenet.

“Kokëfortësia” e saj gjatë punës si prokurore do ta detyrojë që edhe vetë shefin e saj Kofi Anan, që t’i shkruajë asaj një letër më 6 mars të vitit 2001 që të mos i fus hundët aty ku nuk e ka vendin dhe që të “...mos i kushtëzojë ndikimet e SHBA-ve me bashkëpunimin me Tribunalin”.

Dëshira e saj për një takim me Milosheviqin...

Ata që kanë pasur rastin të dëgjojnë ose të lexojnë diçka për kryeprokuroren e Tribunalit Ndërkombëtar Karla Del Ponten e mbi të gjitha, të krijojnë një lloj opinioni për del Ponten gjatë deklarimeve të saja, do të zhgënjehen deri në urrejtje, duke i lexuar disa prej inserteve të librit të saj. Në fakt Karla Del Ponte e vërtetë është libri i saj “Zonja prokurore”, ndërkaq kryeprokurorja e Tribunalit Karla Del Ponte është figura artificiale dhe mistike që në brendi fsheh të vërtetën e karakterit të saj. Në disa raste madje ajo është në lajthitje dhe në kundërthënie me vetveten, me karakterin e saj, me rolin e saj si kryeprokurore e Tribunalit Ndërkombëtar.

Për shembull: kush do të besonte se Karla Del Ponte, kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi për një moment do të ndryshojë karakterin dhe misionin e saj dhe do të deklarojë: “Për një moment kam qenë në anën e Milloheviqit”!(faqe 72). Këtë ndjenjë të saj ajo do t’ia shpreh vetëm vetvetes, por do ta zbulojë për opinion në librin e saj, në kohën kur kundër ish-kriminelit të Ballkanit Slobodan Millosheviqit po dëshmonte gjenerali amerikan dhe komandanti i NATO-s Vesli Klark. Gjenerali amerikan po dëshmonte para Tribunalit kundër Millosheviqit për krimet e tij gjatë luftës në Kosovë dhe si komandant i NATO-s, Klark arsyetonte intervenimin e Aleancës për të shpëtuar nga shfarosja një popullatë civile siç ishin shqiptarët e Kosovës më fillim të vitit 1999. Del Ponte shkruan në librin e saj se gjatë dëshmisë së gjeneralit amerikan Vesli Klark, ajo i është afruar avokatit mbrojtës të Milloshevqit me kërkesën që t’ia mundësojë një takim me të akuzuarin për krime lufte, në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen ku mbahej i burgosur krimineli Millosheviq. Dhe që absurdi të jetë më i madh, arsyeja pse Del Ponte kërkonte ta takonte Millosheviqin në burg ishte që të mblidhte dëshmi për bombardimet e NATO-s me qëllim që të ngrite aktakuzë kundër pilotëve dhe oficerëve të NATO-s që kishin kryer operacione luftarake kundër caqeve serbe gjatë fushatës 72 ditësh kundër Serbisë! Pra, këtu zbulohet fytyra e vërtetë apo karakteri kontradiktor i Karla Del Pontes. Pra, ajo është në gjendje që të bisedojë edhe me një kriminel, siç ishte Millosheviqi, madje për një moment të jetë edhe në anën e tij, me të vetmin qëllim që të ngre padi kundër atyre pilotëve dhe oficerëve trima që shpëtuan nga masakra kolektive një popull siç ishte populli shqiptar i Kosovës.
 

"Refuzimi në përputhje me ligjet"

Operacion transplantimi organesh (Arkivë)
Mjekë shqiptarë thonë se është e pamundur të bëhen transplantime në Shqipëri


Prokuroria në Shqipëri ka reaguar pas akuzave te prokurorit serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç, mbi refuzimin e kërkesës serbe për hetim në Rripin e Matit ku sipas serbëve janë keqtrajtuar serbë të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë.
Zëdhënësja e prokurorisë Holta Zhiti bëri me dije se ky refuzim për hetime është në përputhje të plotë me normat ligjore të shtetit shqiptar.

“Refuzimi për hetime serbe nuk ka qenë një veprim i nxituar, por një vendim në përputhje me ligjin, “ bëri të ditur zëdhënësja e Prokurores së Përgjithshme.

Pala serbe nuk ka mbetur e kënaqur nga hetimet e prokurorëve te Hagës dhe atyre shqiptarë të cilët kanë arritur në konkluzionin se nuk ka asgjë të vërtetë rreth shkrimeve të ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, në librin e saj “Gjuetia “se në Shqipëri në kohën e luftës në Kosovë ka ekzistuar një klinikë që trafikonte organet e serbë të rrëmbyer nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Për këto hetime para pak ditësh në Shqipëri mbërriti dhe kryeprokurori serb për Krimet e Luftës.

Në takime pala shqiptare i dha argumentat e mësipërme për mosekzistencën e një klinike të tillë.

Shqipëria kundër akuzave të Carla del Pontes
Del Ponte

 
Shkrimtari Preç Zogaj, reagoi kohë më parë në foltoren e Kuvendit ndaj librit :"Zbulimet e gjahut : Unë dhe kriminelët e luftës",të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte.
Fjala është për pretendimin e ekzistencës së një klinike të improvizuar në Gurrë të Matit ku, sipas zonjës Del Ponte, bëheshin transplante organesh të ushtarëve serbë.
Zogaj kërkoi nga kryeprokurorja, Ina Rama dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi të shprehin qëndrim në lidhje me akuzat që, sipas tij, po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
Ndërkaq, deputeti i PS-së për Matin, Qemal Minxhozi, tha se bashkë me banorët e Gurrës kanë vendosur ta padisin penalisht për shpifje në Gjykatën e Strazburgut ish-kryeprokuroren e Hagës.
Minxhozi tha se në asnjë rrethanë nuk egsiston asnjë fakt i vetëm që të vërtetojë se në zonën e Gurrës ka shkelur këmba e ndonjë ushtari apo civili serb, sipas tij, qoftë edhe i sjellë forcërisht gjatë periudhave të trazirave në Kosovë të vitit 1999.



Gjerësisht lexoni:

http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/5461
http://floart-press.blogspot.com/2009/04/te-gatshem-per-te-nxjerre-ne-drite-te.html

Prishtinë,17 dhjetor 2010

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...