Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/18

Filmohet fshehtas nudo Bleona Qereti


Këngëtarja ka deklaruar se nuk do të pozojë kurrë nudo, por vetëm foto artistike pjesërisht e zhveshur. Gjithsesi në këto imazhe, Bleona Qereti është zhveshur për një rreth të caktuar personash. Duke se ajo është pas kuintave në ndonjë koncert duke u bërë gati për t'u veshur. Një video amatore e ka filmuar pabesisht Qeretin dhe më pas pamjet janë hedhur në YouTube dhe sic merret me mend kanë bërë xhiron në web.



00:00
00:00


‘Tingujt’ që rrethojnë Tokën




Sonda RBSP e NASA-s e hedhur në hapësirë për të studiuar fushën elektro-magnetike të Tokës, regjistroi tingujt e asaj që shkencëtarët e quajnë prej kohësh “kori”. Në fakt bëhet fjalë për tingujt e lëshuar nga lëvizjet me shpejtësi marramendëse të mikrotrupave që rrethojnë planetin tonë. Tingujt kanë ngjashmëri me “këngët e zogjve” dhe është hera e parë që regjistrohen në një format të tillë.

Kush vret për gjak do çkishërohet


 
 
 
00:00
 
00:00
 
 
 
 
 
 
 
 
Familje të tëra të ngujuara, fëmijë të pashkolluar, femra që bëjnë rolin e femrës dhe të burrit për të mbijetuar, sy të përlotur, klithma, vuajtje, dëshpërim, njerëz të pa shprese, janë pasoja të gangrenës së gjakmarrjes. Vendimi i Kishës Katolike synon që të ulë tensionet dhe të minimizojë vrasjet në emer të gjakmarrjes, në veri të vendit.

Nënë Tereza, si e kanë nëpërkembur monumentin


Nga: BEN ANDONI


BIishta cigaresh. Mizëri shishesh birre. Mbeturina ngado. Derisa, një erë e lehtë vendos paqen dhe i bash kon të gjitha mbeturinat përreth. “Nënë Tereza” nuk preket edhe kur fëlliqsirat lënë nga dashnorët nokturnë dhe endacakët i përzihen para vetes në një pështjellë të vërtetë ciklonike. Dy djem patinojnë rreth monumentit të saj krijuar nga Thoma Thomaj dhe i shmangen njëri-tjetrit pikërisht aty. Një turist i fikson të gjitha...

Nënë Tereza, si e kanë nëpërkembur monumentin

Në këtë hulli të përditshme është gati për çdo ditë monumenti i Nënë Terezës prej 10 vjetësh. E inauguruan me ngut, sepse në atë vit pritej një takim i presidentëve ballkanas dhe shqiptarët kishin të vetmin element, që nuk mund të ngjallte reaksion mes fqinjëve. Megjithatë ishte një siklet. “Nënë Tereza” me përvuajtjen e saj ishte edhe më e përhumbur në këtë vend të ri, në një nga cepat e Godinës së Universitetit Publik me shpinë nga lindja e diellit dhe drejt një hapësire pakufi në perëndim, sesa mund ta kishte përfytyruar veten ndonjëherë në të gjallë.

“Ajo është një skulpturë intime dhe duhet të komunikojë, por atje ku është vënë nuk thotë asgjë. Më trishton fakti, sepse më thanë që atëherë se do të bëhej diçka por jemi sot e kësaj dite dhe asgjë nuk ka ndryshuar” , thotë Thoma Thomaj, artisti që e ka projektuar. Fjalë në erë sepse askush s’është interesuar më. Një premtim i bërë nga zoti Berisha, që statueta do të vendosej brenda kolonatës së Arkeologjisë dhe Rektoratit, ka rezultuar thjesht premtim në erë. Jo vetëm s’është vendosur, por asaj iu dha pozicioni më i keq që mund të mendohej, në një cep sipër shkallareve të Universitetit shtetëror. “Por, ata që marrin vendime s’duan që ajo të jetë në qendër të sheshit me emrin e saj. E kanë marrë një vendim formal, që duhej bërë, por pa ndjerë rëndësinë e asaj se duhej bërë për të. Dhe kështu vendosja është po aq shumë e pastudiuar ashtu si edhe dekoratat e shumta që jepen…”, thotë studiuesi Aleksandër Meksi. Dhe, nuk ke pse të abstragosh dot. Mjafton të dish vonesat, harresën për të, aktivitetet e stisura në përvjetoret e saj që të kuptosh se nderimi për Nënë Terezën është shumë i palogjikë. Ndodh me sa duket nga të paktat vende si në Shqipëri, ku shpallen konkurset dhe pastaj nuk u gjenden asfare vendet se ku do të vendosen. E fundit ndodhi me monumentin e ri të pavarësisë, i cili u shpall dhe nga autoritetet nuk u tha asgjë për vendin se ku do të vendosej. E tillë ndodhi dhe për figurat e tjera, që nuk u dihet vendi se ku do të vendosen, e që tingëllon qartazi një tallje e qartë me artin dhe artistët. Mjafton të kujtohet busti i Qemal Stafës i lëvizur disa herë apo ai i themeluesit të Tiranës...

“Shtatorja në atë pozicionim duket e nëpërkëmbur nga vetë sheshi që ka emrin e saj. Mund të ishte më normale ndoshta që një nga shtatoret e saj të gjendej në spitalin publik të Tiranës që mban emrin e saj, sepse edhe simbolika atij vendi i shkon më përshtat kuptimit të jetës së vetë Nënë Terezës. E mirëkuptoj indinjatën e heshtur të skulptorit të mirënjohur Thoma Thomai ndaj kësaj sjelljeje me veprën e tij, bashkohem edhe unë me ish profesorin tim të nderuar në këtë indinjatë, por besoj se duhet bërë më shumë nga të gjitha palët që në fillim e jo vetëm kur kuptojmë se kjo gjendje s’mund të zgjasë pa fund”, thotë skulptori Stefan Taçi. E thënë me shumë kujdes, ajo vazhdon dhe mendimin e vetë z.Thomaj, që pretendon se nga autoritetet e bashkisë së Tiranës, i është besuar gjetja e një vend të duhur. Kuptohet, ashtu si iu premtua nga kryetari paraardhës, që edhe vetë ishte artist.

“Fatit të keq të monumenteve tona nuk i ka shpëtuar as ai i N. Terezës pranë Universitetit të Tiranës, që duket sikur është aty përkohësisht dhe nga dita në ditë pritet të hiqet e të vendoset diku tjetër. Monumenti i Nënë Terezës , që është simbol i shpirtit fisnik, që nuk e kurseu gjithë jetën e saj për t’i dhënë jetë të tjerëve nuk ka arsye pse të gjindet diku e fshehur në anë të U.T., në nji vend të tillë që vetëm rastësisht mund ta shohësh”, thotë artisti Genc Mulliqi.

PREMTIMET

Nënë Tereza ka qenë një fat i madh për krenarinë e shqiptarëve por më shumë dinjitetin e nëpërkëmbur të tyre. Figura e saj hyjnore dhe mesazhi i madh që dha me veprën e saj, u bë një strehë jo vetëm e politikanëve por edhe mburojë e popullit të thjeshtë për imazhin e tyre të përfolur në Botë. Ata e përdorën imazhin e saj përballë nëpërkëmbjeve të emigracionit dhe sot është kthyer gati në ikonë mbrojtje e shqiptarëve. Anipse, politikanët e shfrytëzuan në mënyrën më të paskrupullt. 15 vjet më parë në vdekjen e saj, Shqipëria shkoi me një delegacion të ndarë në Funeralin e saj, gjë e cila tregoi jo vetëm hipokrizinë e nderimit por edhe shkallën e ulët të njohjes së protokollit shtetëror. Në fakt, hipokrizia me Nënë Terezën ka nisur që në të gjallë. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Dhe, në një takim sërish do hasej ballë për ballë me një delegacion shqiptar, që u mundua ta anashkalonte duke e shpërfillur publikisht. Por ajo s’u dorëzua dhe ia drejtua direkt Ramiz Alisë, presidentit të Republikës në vitin 1989, të cilit i shkroi se: “ për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, një fakt që provonte përkatësinë e saj shqiptare. Dhe, kur e mori pasaportën shqiptare deklaroi publikisht se: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do të jem vetë aty” . Kurse presidenti Bill Klinton do pohonte më qershorin e vitit 2002 se: “ Nënë Tereza, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. ...
...
Por të kthehemi në temën tonë, edhe ky imazh i figurës së saj apo thëniet e politikanëve shqiptarë nuk mund të mohojnë se nderimi ynë ka qenë shumë i stisur. Dhe, më shumë se kushdo e tregon ky monument i harruar, anash të cilit mblidhen natën bohemët dhe dashmorët nokturnë. Të paktën, nderimi i tyre është më i madh sepse e kanë si pikë takimi Nënën e nëpërhumbur, që i mblodhi shqiptarët dhe u përmirësoi dinjitetin e munguar.

Krimineli nazist, më i kërkuari në të gjithë botën, Laszlo Csatary, jeton në Budapest.

Mediat bëjnë të ditur se autoritetet hungareze kanë konfirmuar se 97-vjeçari polak jeton prej vitesh në Budapest, ndërsa tabloidi “The Sun” ka siguruar edhe një fotografi të tij.
Krimineli më i kërkuar nazist jeton në Budapest
Gjatë Luftës së Dytë Botërore LaszloCsatary ishte oficer i policisë në qytetin e Kassa, Hungari (tani Kosice, Sllovaki). Dokumentet e asaj kohe tregojnë rolin e tij parësor në burgosjen e rreth 12 mijë hebrenjve në një geto, në konfiskimin e pasurisë dhe transferimin e tyre në vitin 1944 në kampin e shfarosjes në Aushvic, nga ku u kthyen vetëm 450 vetë.

Pas luftës ai u dënua me vdekje në mungesë nga një gjykatëÇekosllovake. Por Csatary bënte një jetë të re në Kanada. Puna e tij si një tregtar arti u ndërpre në vitin 1997, kur identiteti i tij i vërtetë u zbulua, dhe shtetësia kanadeze iu hoq.

Por Csatary përsëri humbi gjurmët e tij. Vetëm në vitin 2011 Qendra Wiesenthal (mori duke paguar 25 mijë dollarë një informacion të rëndësishëm: Csatary, krimineli më i kërkuar nazist jetonte i qetë në Budapest. Në lagjen e tij, ai ishte i njohur si “Babi Csatary”. Tashmë ai pritet të përballet me drejtësinë.

Assadi si Millosheviçi

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në një në një intervistë për gazetën më të madhe të Arabisë Saudite “Okaz”, ka thënë se Kosova mbështet të gjitha lëvizjet për dinjitet njerëzor dhe shprehë solidaritetin për viktimat dhe për jetërat e shumë njerëzve që vdiqën në këto lëvizje.

“Sjellja e Assadit është e njëjtë sikurse sjellja e Millosheviqit ndaj qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjës, vende ku ka ndodhur gjenocid. Për ne Assadi, Gaddafi, Sadam Huseini dhe të tjerë janë diktatorë dhe përgjegjës për shkelje masive të të drejtave të njeriut sikurse Millosheviqi në Ish-Jugosllavi”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, që kur ka filluar një proces i tillë edhe në Siri, Kosova ka qenë përkrah popullit të Sirisë. “Assadi me brutalitetin e tij dhe me vrasjet masive të qytetarëve të tij ka humbur çdo legjitimitet të pushtetit të tij dhe sa më shpejt duhet të largohet nga regjimi i tij anti-njerëzor”, ka shtuar ai.

Hoxhaj ka thënë se Kosova që kur filloi Pranvera Arabe dhe deri në ditët e sotme i ka dhënë mbështetje të fuqishme publike lëvizjeve të popujve të ndryshëm për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor në të gjitha vendet islame.

“Një gjë të tillë e kanë bërë të gjitha shtetet në Ballkan, Evropë dhe më gjerë që besojnë në vlera të tilla si të drejtat e njeriut dhe demokracia. Kështu unë kam qenë ndër ministrat e parë të Punëve të Jashtme që kam mbështetur aspiratat dhe tranzicionet në demokraci në Tunizi, Libi, Egjipt dhe në shumë shtete të tjera”, ka thënë ai.

Duke folur për procesin e njohjeve në mesin e shteteve arabe, kryediplomati kosovar ka thënë se fakti që nga 22 shtete anëtare të Ligës Arabe vetëm 11 e kanë njohur Republikën e Kosovës, si dhe nga 57 vende anëtare te Organizatës për Bashkëpunim Islamik vetëm 27 e kanë njohur Kosovën janë të dhëna dëshpëruese për qytetarët e Kosovës dhe për shumë vende dhe popuj miq në boten arabe dhe myslimane.

“Nga asnjë shtet ne nuk kem pritur që do ta zgjasin njohjen e Republikës së Kosovës. Presim që qytetarët e Kosovës, të cilët në të kaluarën kanë përjetuar vuajtje dhe tragjedi të mëdha si dhe me një besim të pathyeshëm dhe vendosmëri të madhe e kanë arritur idealin e tyre që të jetojnë në një shtet të lirë, sovran dhe te pavarur, të kenë lajme të mira dhe pozitive për pranimin e sakrificës së tyre dhe respektimit të dinjitetit njerëzor përmes njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj, gjatë intervistës për “Okaz”.

Sipas tij, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 janë shkatërruar pothuajse mbi 450 xhami nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, i cili kishte për qellim jo vetëm dëbimin e gjysmës së popullatës, pothuajse mbi 1 milion njerëz jashtë Kosovës, vrasjen e mbi 15000 njerëzve në Kosovë, por synonte edhe shkatërrimin e kujtesës tone historike përmes djegies, granatimit dhe shkatërrimit deri në themel të xhamive tona.

Nju Jorku nikoqir i 15 veprave nga Kosova



Pesëmbëdhjetë vepra arti me “kryefjalë”, poetët njujorkezë, Laurie Anderson dhe Lou Reed, do të stacionohen në njërën nga galeritë e New York-ut.


Artisti Lorik Sylejmani është protagonist i ekspozitës që më 18 të këtij muaji do të hapet në galerinë “Chashama”, e cila ka për qëllim afirmimin e artistëve. Ekspozita e parë personale e Sylejmanit në New York përmban frymën rock të viteve ‘70 dhe ‘80.
Untitled
Lorik Sylejmani

Një ditë para se të niset për në New York, Sylejmani ka zbërthyer konceptin e ekspozitës me të cilën do të prezantohet para audiencës njujorkeze.

“Janë gjithsej 15 punime formatesh të mëdha dhe të gjitha këto janë nga tema e rock poezive të dy poetëve njujorkezë, të cilët së bashku me Andy Warhol i kanë dhënë Amerikës dhe botës idenë e konceptin mbi artin e popullarizuar, pop-art”, ka shpjeguar Sylejmani.

Sylejmani po ashtu ka përshkruar teknikën me të cilën ka realizuar punimet që do t’i ekspozojë në New York.

“Këto vepra së pari janë punuar si piktura. Më pas i kam skanuar në slajde, i kam ripërpunuar dhe pak a shumë riformatizuar, derisa në fund janë shtypur”, ka shpjeguar ai.

Ekspozita personale në New York për Sylejmanin është jetësim i një ëndrre, nga e cila po ashtu mund të lindin bashkëpunime të reja.

“New York është qendër e artit bashkëkohor. Është vend i mundësive. Natyrisht kjo ekspozitë për mua është e një rëndësie të madhe. Veçse tashmë më kanë kontaktuar nga atje disa njerëz nga bota e artit dhe shpresoj që do të kemi bashkëpunime në të ardhmen”, ka thënë ai.

Lorik Sylejmani më 2006 ka ekspozuar në “HUN Gallery”, ndërsa muaj më parë ka ekspozuar në “Times Square”. Veç në New York, arti i tij është ekspozuar edhe në Angli, Itali, Francë, Argjentinë, Belgjikë, Shqipëri dhe Rusi.

Galeria “Chashama” është themeluar nga Anita Durst në vitin 1995 dhe deri më tani në të kanë ekspozuar mbi 500 artistë ndërkombëtarë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...