Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/22

Nga prof.dr.Eshref Ymeri:Të gjithë ata që shpifin kundër jush dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë armiq të betuar të kombit shqiptar

Shumë i dashur dhe i respektuar miku im Flori,


Jam shumë i revoltuar për shpifjet e hedhura në qarkullim kundër jush dhe familjes suaj të nderuar. Të gjithë ata që shpifin kundër jush dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë armiq të betuar të kombit shqiptar. Unë e kam thënë publikisht në publicistikën time se ju përfaqësoni një figurë të shquar të kulturës shqiptare. Mbarë krijimtaria juaj në shërbim të kombit shqiptar, e organizuar në shumë fusha të dijes, dëshmon pa mëdyshjen më të vogëlo se ju përfaqësoni një enciklopedi të mendimit shqiptar. Pikërisht figura të tilla të kompletuara të kombit shqiptar i kanë halë në sy armiqtë tanë shekullor në trekëndëshin Athinë-Moskë-Beograd.
Tani, pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare nga Kosova, e cila përfundoi më 08 shator 2012, armiqtë tanë të trekëndëshit të lartpërmendur, kanë hedhur në veprim llojlloj tradhtarësh të maskuar, me të vetmin qëllim që të denigrohet epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo fushatë e fëlliqur që kanë ndërmarrë përsipër tradhtarër e paguar për hedhjen baltë mbi figurat atdhetare dhe mbi veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, financohet me shumë kujdes nga Athina, Moska dhe Beogradi. Sesi dinë të financojnë të tre këndet e këtij trekëndëshi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës, gjithkush e pa qartë në nxitjen që ata i bënë Karla del Pontes dhe senatorit Dik Marti për të hedhur në tregun mediatik shpifje të fëlliqura kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky njeriu ish-ushtarak me emrin Spiro Butka pse nuk shkruan për bashkëpunimin e ngushtë të kriminelëve grekë kundër popullit të pafajshëm boshnjak? Pse nuk hulumton ky ish-ushtarak për krimet e banditëve grekë në Srebrenicë, të cilët, në bashkëpunim  me bishat fashiste të Millosheviçit, masakruan 8 mijë qytetarë boshnjakë dhe i groposën në varre masive? Gazetarja e talentuar holandeze, zonja Ingeborg Beugel, ka shkruar se mercenarë grekë morën pjesë në masakrën e Srebrenicës. Ajo deklaron:
"Mercenarët grekë që morën pjesë në vrasjet e Srebrenicës njihen se kush janë, por nuk janë çuar para drejtësisë" (Citohet sipas: Greqia, kjo bishë e Ballkanit". Marrë nga faqja e internetit. 08 prill 2008. Përgatiti:Albert Hitoaliaj)
Ky ish-ushtaraku Spiro Butka pse nuk merret pikërisht me hulumtimin e këtyre krimeve që kanë kryer banditët grekë në Srebrenicë? Jo, ai nuk merret me zbulimin e krimeve greke në Srebrenicë, sepse ai është rekruturar nga Athina, Moska dhe Beogradi për të njollosur luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër bishës tjetër të Ballkanit, me emrin Serbi. Pikërisht për këtë vepër tradhtare që ai po kryen kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai duhet demaskuar publikisht, ndërsa ju, i nderuar zoti Flori, duhet të ngrini edhe padi kundër tij për shpifjet në adresën tuaj.
Nderim dhe respekt të veçantë për ju.
Eshref Ymeri
San Francisko, Kaliforni
21 shtator 2012


2012/09/21

Morrat e mbytur...


Sulejman Abazi

  • I NDERUAR MIK. E LEXOVA PERCJELLJEN TUAJ. Spiro Butka, shoku i nje fare gafurr Adili, eshte pjese e strategjise se karrieristeve te deshtuar, te cilet koha i hodhi ne kosh dhe smerret me fare me ta. Te shash sot Raimonden, eshte nje turp, eshte nje krim, eshte nje tradheti ndaj sakrifices dhe gjakut te Deshmoreve te Luftes. Ky eshte ideatori i operacionit te famshem "Shigjeta - 2" ne Pashtrik, qe per ate operacion, me kohe, ky Dilaver Goxhaj, Kudisi Lama dhe disa te tjere duhet te kishin dale me kohe ne gjyq. Ata djem dhe vajza te mira te UCK qe u masakruan ne ate operacion te "famshem", invalidet, familjet e te vrareve, sot duhet te kerkojne llogari, pikerisht ketyre emrave per vrasjen e femijeve te tyre. Te mos shkoj me tej i nderuar mik, por deshiroj te them se, koha ka mbuluar shume gjera, por jane vete keta morrat e hidhur qe trazojme, dhe mire bejne, se e bejne per te keqen e tyre, pasi jane mezuar vetem te kerkojne lekure dhe burime gjaku, ndryshe vdesin. keta kerkojne dhe e kane hak vdekjen e tyre morale. Por nuk kane faj, fajin e kemi ne, e kane shume te tjere, qe heshtin dhe nuk flasin, qe mbajne akoma brenda vetes te vettetat per shume ngjarje qe na kane kushtuar shume. te falenderoj dhe te mbeshtes ne kete goditje qe mendon se duhet bere kunder ketij, por mos harro, e meritojne kete dhe shume te tjere. Kerkoj ndjese se ndoshta te lodha pak me keto marrezite e mija. Faleminderit. TUNG.

S’ka nevojë për panik në Kosovë


Virusi i Nilit Perëndimor: S’ka nevojë për panik
Virusi i Nilit Perëndimor, jo vetëm që ka arritur në Kosovë, por tashmë ka marrë jetën e një personi.
Siç kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore, një grua 50-vjeçare të mërkurën ka humbur jetë, si pasojë e pickimit nga mushkonja.
Ndërsa, për dy raste të tjera që ishte dyshuar të jenë prekur me virusin e Nilit Perëndimor, që kanë qenë të hospitalizuara në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas marrjes së mostrave adekuate, është rezultuar se nuk janë prekur nga ky virus.
Këtë e ka konfirmuar për Radion e Evropa e Lirë, Teuta Doda- Ejupi, zëvendësdrejtoreshë në Klinikën Infektive.
“Ajo ka vdekur pasi është konstatuar se është prekur nga virusi i Nilit, ndërsa tashmë në klinikë nuk kemi asnjë rast të prekur nga ky virus”, ka thënë Doda-Ejupi.
Virusi i Nilit Perëndimor, përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri.
Mushkonjat e infektuara janë ato që rriten dhe shtohen sidomos në vendet ku ka pellgje me ujëra amull.
Naser Ramadani, nga Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik, ka treguar se virusi mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me flamën, por në raste ekstreme mund të rezultojë me temperaturë, gjendje kome e simptoma të tjera.
Sëmundja mund të shfaqet te njerëzit e secilës moshë, ka thënë Ramadani, mirëpo njerëzit mbi moshën 50-vjeçare dhe personat me imunitet të dobët janë në rrezik të madh që të sëmuren rëndë pas infektimit me këtë virus.
“Infektimi me virusin e Nilit Perëndimor mund të jetë asimptomatik, pa simptoma, te rreth 80 për qind të njerëzit të infektuar. Ose mund të çojë në ethe të Nilit Perëndimor ose në sëmundje të rënda të Nilit Perëndimor”.
“Nga këto raste, vetëm te 20 për qind e njerëzve të infektuar mund të zhvillohen simptoma klinike , e këto simptoma pastaj ndahen me temperaturë, me dhembje koke, lodhje, dhembje trupi, nganjëherë me të përziera, vjellje, skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike. Pra, më shumë i ngjajnë gjendjes gripoze”, ka shpjeguar Ramadani.
Naser Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes, edhe pse nuk ka vend për panik. Instituti Kombëtar, ka thënë ai, në vazhdimësi është në kontakt me Klinikën Infektive dhe është mobilizuar në tërë territorin e vendit, ku ka shtuar masat parandaluese.
“Ne kemi marrë masa adekuate që më shumë janë porosi edukative dhe që fokusohen në zvogëlimin e rrezikut ndaj bartjes përmes mushkonjave”.
“Angazhimi për parandalim të transmisioneve pas saj, fokusohet së pari në mbrojtje personale, do të thotë në përdorimin e rrjetave, të refelenteve të rrobave të lehta me mëngë të gjata, në shmangiet e aktiviteteve të jashtme në kohën e pickimit në mbrëmje, sidomos herët në mëngjes”, ka theksuar Ramadani.
Virusi Nili Perëndimor (NP) së pari ishte zbuluar në Ugandë në vitin 1937. Ai bartet nga zogjtë dhe te njerëzit përhapet nga mushkonjat.

Regjistrimi i popullsisë ofron një pasqyrë reale të gjendjes në Kosovë


Tahiri: Regjistrimi i popullsisë ofron një pasqyrë reale të gjendjes në Kosovë
Zëvendëskryeministres Edita Tahiri,merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “ Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë 2011 – Rezultatet përfundimtare ku ndër të tjera ajo tha:Është një kënaqësi e veçantë për mua, që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’iu dëshirojë mirëseardhje në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare për shpalljen zyrtare të rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që u mbajt në vitin 2011.
Për shtetin tonë ri kjo është një ngjarje historike sepse pas tridhjetë vitesh, Republika e Kosovës tashmë ka prodhuar të dhënat zyrtare për popullsinë e sajë, ekonomitë familjare dhe banesat, duke krijuar kështu një pasqyrë gjithëpërfshirëse për numrin dhe kushtet shoqërore e jetësore të popullsisë sonë.
Qeveria e Kosovës e konsideron këtë regjistrim si projekt me rëndësi kapitale, si një faktor esencial në planifikimin e politikave zhvillimore dhe marrjen e vendimeve të drejta për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë dhe qytetarët e sajë.
Rëndësia e këtyre të dhënave është shumëdimensionale; ato do të kenë ndikime pozitive në shumë fusha të zhvillimit, në ekonomi, arsim, demografi, studime shkencore, zhvillimin e komunave e fusha tjera, sepse mundësojnë analiza dhe planifikime të bazuara në shifra të sakta socio-ekonomike, që i kanë munguar shtetit tonë për një kohë të gjatë,thuhet në komunikat.
Rezultatet finale të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, që do të publikohen sot, janë fryt i një pune dhe procesi shumëvjeçarë, në të cilën kanë punuar me përkushtim e kompetencë shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Qëllimi jonë si Qeveri e Kosovës ka qenë që projekti i regjistrimit të realizohet me profesionalizëm të lartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare, të jetë i kredibil në aspektin nacional dhe ndërkombëtar, dhe këtë qëllim e kemi arritur me sukses.
Andaj, dua të falënderoj të gjitha institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, që kanë kontribuar në realizimin e suksesshëm të këtij projekti. Në veçanti vlerësojmë punën e ASK-së dhe të Zyrës për Regjistrim si bartëse të këtij projekti e cila me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë realizoi punën e vet. Po ashtu, dua ta falënderoj Organizatën Ndërkombëtare për Monitorim (IMO) dhe veçanërisht zotin Pieter Everaers të cilët i dhanë një mbështetje të fuqishme këtij procesi. Falënderojmë zyrën Bashkimit Evropiane në Kosovë, EUROSTAT-in, donatorët me të cilët së bashku krijuan fondin e mirëbesimit, Komisionin Europian, Suedinë/SIDA, Mbretërinë e Bashkuar/DFID, Zvicrën/Swiss Development, Danimarkën/Danida and Luksemburgun, si edhe UNOPS-in, EUCEP-in dhe gjithë stafin vendor dhe ndërkombëtar, që ishin së bashku me ne në këtë rrugëtim shumëvjeçar për arritjen e këtij qëllimi madhor.
Regjistrimi i Popullsisë ka matur realitetin dhe ofron një pasqyrë reale të gjendjes së përgjithshme në Kosovë. Ekzistimi i këtyre të dhënave do të ofrojë mundësi për neve si Qeveri, por edhe për organizatat e tjera për një planifikim shumë më të drejt për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.
Rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë ofrojnë një pasqyrë më të saktë për nivelin dhe profilin e arsimimit të popullatës, shkallën e integrimit digjital të shoqërisë, që do të na ndihmon në një planifikim të koordinuar me nevojat e ekonomisë së Kosovës, duke rezultuar në rritjen ekonomike dhe rritjen e mundësive për punësim.
Po ashtu, të dhënat që kanë të bëjnë me energjinë, ambientin, ujin, apo telekomunikacionin do të ndihmojnë që të krijojmë prioritetet qeveritare për investim në këto fusha.
Të dhënat për banimin dhe numrin e popullsisë do t’u ndihmojnë komunave në planifikimin, përpilimin dhe zbatimin e politikave adekuate publike dhe të planeve të tyre urbanistike.
Këto të dhëna do të jenë një ndihmë e vërtetë edhe për joshjen e investimeve të huaja dhe për donatorët e ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët në vendimet e tyre marrin për bazë shifrat socio-ekonomik, të cilat sigurohen vetëm me një regjistrim të besueshëm, çfarë është edhe Regjistrimi ynë.
Me fjalë të tjera, të dhënat e dala nga Regjistrimi i Popullsisë janë një thesar shumë i çmueshëm për Kosovën dhe duhet të trajtohen si të tilla.
Duhet të them, se fakti që këto të dhëna janë pranuar si të sakta nga të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, mua dhe Qeverinë e Kosovës na bën që të ndihemi edhe më krenar për finalizimin e suksesshëm të këtij procesi.
Tahiri tha"Ne krenohemi edhe më shumë, duke marrë parasysh se ky proces, i finalizuar me sukses, e afron Kosovën edhe një hap më afër integrimeve evropiane dhe është një faktor i rëndësishëm në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian".

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli lobon për integrimin


KiE, Topalli lobon për integrimin
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka shfrytëzuar punimet e Konferencës Europiane të Presidentëve të Parlamenteve, në Këshillin e Europës për të lobuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zonja Topalli ka biseduar me një sërë zyrtarësh të lartë të vendeve anëtare të BE-së, mes të cilëve homologët e Italisë, Gjermanisë, Britanisë etj, duke i ftuar ta mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. Në shoqërim të këtij apeli kërkese zonja Topalli i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke vënë thekisn tek reformat e arritura, por edhe me faktin se, pavarësisht krizës globale Shqipëria nuk ra në recesion. Një takim të veçantë gjatë qëndrimit në Strasburg, Topalli zhvilloi me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, të cilin gjithashtu e njohu me përpjekjet e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat këtë vjeshtë. Kreu i parlamentit finlandez shprehu mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë duke shpresuar, siç u shpreh ai, që në të ardhmen ta shohë atë në BE, si diçka që do ishte në të mirë të të gjithëve.

Shkruan : Miranda HAXHIA :Ato të Sharlatanit



Ato të Sharlatanit
Në fshatin tim, ka jetuar një burrë, që gjithë ditën shante pas gardhit. Shante këdo që kalonte udhës, këdo që ndalte dhe i hidhte një vështrim, apo çdo vajzë që ulte sytë poshtë bishtave të shamisë, kur kalonte nën vrundullin e sharjeve të atij burrit.
Pse shante? Çfarë thoshte? Po ja, ...pse lopa e Sabriut bënte viç çdo vit dhe ai mbeti me dy dhi zgjebse; dhëntë e Isait pjellin nga dy qengja, kurse Hanëmka e tij shtatë çupa e asnjë djalë për be'...; shante qiellin dhe dheun, natën dhe ditën...ky burri zevzek. As punonte, as mendonte, vetëm dërdëlliste pa pushim. Derisa një ditë, filloi të lëshonte pordhët pa i përmbajtur dot sa fillonte të shante e të mallkonte dhe gjithë fshati tallej e qeshej me të. Qysh kur kuptoi se nuk i mbante dot, u fut në katua dhe e qelbi derisa muret e saj u kalbën nga era e keqe dhe u shembën, duke e zënë brenda.
Kjo histori më kujtohet sa herë dëgjoj që flet Sharlatani i Aleancës Kuq e Zi. Aq shumë ngjajnë të dy, sa ndonjëherë pyes veten: mos është rimishërimi i atij burrit ky? Nuk ka gjasë, se bashkëfshatari për të cilin unë tregoj, nuk i kishte flokët kaçurrela dhe as vishte kostum. Ai qyqari ishte fukara dhe dembel. Kurse ky Kreshniku është i pasur dhe punëtor, shumë punëtor! Hall tjetër kishte ai, hall tjetër ka ky "Aleanca".
Spahiu i kohës sonë kërkon atdheun, fshatin, rreket të mendojë si do jetë pema gjenealogjike e tij, por këtë nuk mund ta bëjë pa hedhur ca spica për të tjerë që sipas tij i kanë zënë vendin.
Sepse u mor e po merret gjerë e gjatë me atdheun e tjetërkujt, pa njohur atdheun e vet. Në gjithë klithjet e tij patetike, nuk kam arritur të gjej një fjali ku flitet për një ide, për një program, për një ëndërr, për një të ardhme të një vendi që gjendet në hartë me emrin Shqipëri. Vendi që ka rrugë dhe ka shkolla, vendi që ka drita dhe ka ujë, vendi që përpiqet dhe lufton dita-ditës të bindë njerëzit se nuk është koha e spahinjve, por e Bashkimit Europian nuk gjendet gjëkundi për kryetarin e spahinjve. Vendi që punon me energji dhe shpresë për të përmbushur ato objektiva për të cilat e votuan shumica e qytetarëve të vetë nuk ka asnjë vend në hartën e atdheut të Kreshnikut.
E pra, për këtë vend, që i bie të ishte atdheu edhe i Kreshnikut të spahinjve që mbinë nga boshi i madh i urrejtjes dhe i mllefit, nuk ka gjasë të flasë vetë soji i kësaj rrokopuje pa pikë dashurie, por që e shet dhe e fyen si të jenë mesazhe në FB e gjashtëmbëdhjetë vjeçarëve.
Është marrë gjerë e gjatë me pigmente nostalgjie, duke e sulmuar Kryeministrin për gjithë atë që ai dëshiron në makthet e veta politike-lavdinë, thurjen e historisë së tij.
Ndoshta ka menduar se, historia për të do të fillojë qysh në vegjëli, ndërsa mjafton të kujtohet historia e dashurisë dhe marketingu me tezat e juridikut, që ky zotëria u mësoi studentëve të drejtësisë. Shqipëria që ai kërkon ta gjejë si një mungesë të madhe në profilin e Kryeministrit, nuk ka si të jetë para syve të këtij patetiku me fjalë dhe timbre kaçurrele.
Nëse mendon se, votat do t'i marrë duke mbjellë urrejtje dhe duke lëshuar parrulla pionierësh, atëherë do të kenë punë këshilltarët e tij, pasi do të rreken ta ulin të shikojë filmin soc-realist "Partizani i vogël Velo", që i la delet dhe ...shkoi të çlirojë Shqipërinë! Edhe kjo nuk mjafton për oratorinë plot sharje të Kreshnik Spahiut, pasi kur të gjithë të qeshin dhe tallen me fjalimet e tij, do të fillojë të qelbet erë, si ai burri i fshatit tim. Në cilën katua do futet pastaj, nuk di ta them, se atdheu që ai e përçmon aq shumë nuk ka vend të mbajë erën e tij.
Dikush mund të mendojë se kam sajuar historinë e pordhës dhe katoit të Spahiut, njësoj si Markezi. Por ju betohem që është e vërtetë, ja shikoni Sharlatanin Spahiu dhe më thoni, a nuk ngjan me atë burrin e fshatit tim?

Kosovë: Numri i banorëve është 1. 739.825


Kosovë: Numri i banorëve është 1. 739.825

Sipas rezultateve përfundimtare, 1.739.825 është numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, duke përjashtuar komunën e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesën veriore të Kosovës.

Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kishte filluar më 1 prill të vitit të kaluar dhe në disa komuna pat zgjatur më shumë se 15 ditë.

Regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, ishte mbajtur më 1981.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.

Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëbotë nga shqiptarët, Kosova kishte 1.956.196 banorë


Statistikat e Popullsisë

PublikimetData e Afishimit

Rendit sipas : Emrit | Datës Më e shkarkuara [ Rendit A-Z ]
Statistikat e Lindjeve 2011Statistikat e Lindjeve 201106/18/2012Shkarkime: 221
Gratë dhe Burrat në Kosovë 2010Gratë dhe Burrat në Kosovë 201011/08/2011Shkarkime: 1577
Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2010Statistikat e Lindjeve në Kosovë 201008/08/2011Shkarkime: 1616
Shkaqet e Vdkjeve në Kosovë 2008-2009Shkaqet e Vdkjeve në Kosovë 2008-200908/02/2011Shkarkime: 1157
Statistikat e Vdekjeve  në Kosovë 2010Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 201007/08/2011Shkarkime: 1257
Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2009Statistikat e Lindjeve në Kosovë 200909/06/2010Shkarkime: 2211
Statistikat e Vdekjeve 2009Statistikat e Vdekjeve 200908/27/2010Shkarkime: 2143
Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet  2008Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet 200807/24/2009Shkarkime: 2797
Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 2008Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 200807/07/2009Shkarkime: 2713
Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2008Statistikat e Lindjeve në Kosovë 200806/21/2009Shkarkime: 3105
Gratë dhe Burrat në Kosovë 200904/09/2009Shkarkime: 2388



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...