Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/25

MATHIEU AREF 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'



"Grekët nuk kanë egzistuar para shekullit VIII p.e.s. Ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgët. I ashtuquajturi qytetërim Mikenianë (1200/-800 p.e.s) nuk ishte grek por pjesë e civilizimit Pellazgjik. Gjuha, veshjet dhe civilizimi i Greqisë së lashtë janë të përafërt me gjuhën, veshjet dhe kulturën e veriut të Shqipërisë dhe Shqiptarëve nëpërgjithësi, pasaardhës të Pellazgo-ilirëve." - ka thënë historiani ynë i shquar Dr.Mathieu Aref, në Konferencën Shkencore "PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË".

Mathieu Aref kurorëzohet me çmimin “Sami Frashëri” nga populli, me doktoraturë nga Sorbonna

“Pellazgët dhe Greqia e lashtë” ishte emërtuar konferenca që u mbajtë më 03 qershor 2012 në Lion, me rastin e përvjetorit të Shoqërisë" Bashkimi Shqiptar", e cila i mundësoi, komunitetit shqiptar të Francës dhe Zvicrës të nderonte Mathieu Arefin për kontributin e çmuar në ndriçimin e së vërtetës mbi paraardhësit tanë Pellazgë - në zanafillë të civilizimit grek dhe Europian. Në emër të komunitetit të Lionit Shoqëra "Bashkimi Shqiptar" dekoroj Mathieu Aref me çmimin “Sami Frashëri” i cili iu dorëzua solemnisht nga Konsulli i nderit i Shqipërisë Z. Denis di Leonardo. Me këtë kurorëzim Mathieu Aref u nis për në ceremoninë solemne të doktorëve të Sorbonnës, duke bartur mbi supe të vërtetën e historisë sonë të lashtë dhe gdhendur atë në arkivat e diturisë botërore, me besimin se ato s’do të harrohen më kurrë.


Arban Bislimi, Kryetar Shoqërisë Bashkimi Shqiptar.

.....................................................


...............................................

Me rastin e përvjetorit të saj Shoqëria "Bashkimi Shqiptar" kishte vendosur të vazhdonte me traditën e saj që përmes një konference rreth një personaliteti dhe një libri që trajton tema të rëndësishme për kohën të ngritë në debat publik një çështje me rëndësi të veçantë për Kombin. Vitin e kaluar ishte zgjedhur Nusret Pllana dhe libri i tij i mirënjohur për terrorin serb mbi shqiptarët me ç’rast Shoqëria kthente vëmendjën në luftën e UҪK-së dhe masakratë çnjerëzore serbe në një kohë kur makineria serbe dhe mercenarët e saj mundoheshin të harrohej gjenocidin ndaj shqiptarëve, duke tentuar njëherazi të njollosej edhe lufta e UҪK-së. Në 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare - Shoqëria vendosi të vë theksin në kontributin Pellazgë dhënë për civilizimin Europian, pasaardhës të të cilëve janë shqiptarët, trashëgimtarët unik të kulturës më të vjetër Europiane, e cila gjendet ende sot në gjuhë, në toponime por edhe në xhubletën karakteristike me motive Pellazgo-pagane.

Mathieu Arefi, shkrimtar, specialistë i civilizimit të Greqisë së lashtë, gjuhëtar njëherazi edhe mërgimtar i hershëm shqiptar kishte zgjedhur të vije dy ditë më parë, që të takohej edhe me bashkatdhetarët dhe anëtarët e Shoqërisë. Shqiptar me origjinë nga Mati, i lindur në Egjiptë në vitin 1938 në vendin ku ende lulëzonte pushteti i dinastisë së Mehmet Ali Pashës, dëshironte me këtë rast të ndjeh ngrohtësinë e komunitetit dhe të ndajë edhe përvojën e tij prej mërgimtari. Përgjatë pushtetit shqiptar njëqind e pesëdhjetë vjeçar ishte mundësuar në Egjiptë lulëzimi i kolonive shqiptare duke kthyer këto koloni në një Shqipëri të vogla përtej deti ku shqiptarët kishin një peshë të madhe si për nga numri edhe për nga statutit shoqëror. Gjatë takimeve me pjesëtarët e komunitetit në familjet e mëdhaja të Lionit, Mathieu Arefi, ishte nën një presion të madhë pyetjesh nga kurreshtja e bashkatdhetarëve për të ditur jo vetëm mbi paraardhësit tanë të lashtë por edhe mbi jetën e shqiptarëve në Egjiptë, organizimin e tyre dhe jetën e përditshme në Egjiptin e asaj kohe. Dukej sikur sytë i xixëllonin kur Ai fliste për rininë e tij në Egjiptë dhe doket e zakonët e kohës të ruajtura nga tradita e mirëfilltë shqiptare. Para shqiptarëve të Lionit shfaqej pasqyrimi i një bote të shkuar, një historie për një komunitet të madhë dhe të fortë në shoqërinë egjiptiane, i cili zhvillonte artet dhe diturinë, kishte krijuar një copë Shqipërie në secilën koloni të Egjiptit por i cili nuk ishte më.

Mathieu Aref tregonte me një luks. detaje e anekdota çdo çastë nga kujtimët e tij. Ashtu, Ai rrëfente si fliste i Ati me Mbretin Faruk në gjuhën shqipe, tregonte për bisedat dhe problematikat e kohës duke dhënë një pasqyrim për ngritjen, shkëlqimin dhe rënien e komunitetit shqiptar në Egjiptë. Njëherazi, komuniteti mësoj për përjetimin e këtij komuniteti dhe vuajtjet e tij, kur shqiptarët u detyruan të lëshonin Egjiptin mbas rrëzimit të Farukut të II nga Naseri dhe persekutimet ndaj të huajve që pasuan. Pas rrëfimeve të tij, Mati u drejtohej me një emocion të ndjeshëm ndëgjuesve duke u treguar edhe entuziasmin e tij me komunitetin e Lionit. “Êshtë hera e parë që shoh një komunitet aq dinamikë, ku shqiptarët janë aq të afërt dhe bashkëpunojnë aq shumë me njëri tjetrin dhe kjo më kujton Egjiptin e rinisë sime që kam lën para 51 vjete.

Ekipi i “Bicephale Production” nga rajoni i Lausannës në Zvicër na bëri nderin të vijë edhe këtë vitë për të marrë pjesë në konferencën e rastit duke e xhiruar dhe intervistuar personalitetet që të përgatitej një dokumentar destinuar publikut frankofonë. Konferenca u hapë nga historiani i Artit i Qendrës hulumtuese kombëtare franceze (CNRS) Gilbert Gardes, i cili është njëkohësisht Drejtor i promovimit të kulturës në Shoqërinë Bashkimi Shqiptar. Gilbert Gardes i kishte kushtuar Mathieu Arefit një tekstë ku krahasonte ndërmarrjën e tij me zjarrin e Prometeut duke theksuar se “nëse nuk u sjell shqiptarëve zjarrin, Ai u jep zjarrin që të rikthejnë kujtesën e tyre, pra të ekzistojnë në faqen e botës”. Gilbert Gardes duke vërë theksin në historinë tragjike të popullit shqiptar dhe në luftën e tij për ti rezistuar vullnetit shfarosës të egërsirave ballkanike theksoj epërsinë e re që ka marrë gjuha shqipe sot. “Më parë e përçmuar, gjuha shqipe merrë sot një epërsi të re, jo vetëm mbi gjuhën greke apo serbe, por edhe mbi disa klasifikime që prekin edhe gjuhën franceze siç është ajo e ekzistencës së gjuhëve indo-evropiane.”


Një konsultim i organizatorit me referuesit e konferencës shkencore.

...............................................................

Mathieu Arefi i drejtoj një falemderim të theskuar Gilbert Gardes për fjalimin e tij që tronditi publikun aq për nga bukuria sa për nga njohuritë e thella të historianit dhe respektin e tij për gjuhën, historinë dhe civilizimin shqiptar. Konferenca e Mathieu Arefit ktheu publikun shqiptar dhe francezë në kohët e lashta duke ofruar njohuri të reja mbi lashtësinë dhe origjinën e qytetërimit Evropian. Qytetërim i cili gjen zanafillën e tij në kulturën e Greqisë së lashtë dhe qytetërimin romak, posaçërisht në qytetërimin Pellazge dhe atë Etrusk, burimët e njohura të tyre. Me një tonë të qetë por me një saktësi argumentuese prej kirurgu - Mathieu Aref përgjatë më shumë se një ore tregonte për të vërtetat që ka dëshmuar. Grekët nuk kanë egzistuar para shekullit VIII (P.E.S), ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgët. I ashtuquajturi qytetërim Mikenianë (1200/-800 p.e.s) nuk ishte grek por pjesë e civilizimit Pellazgjik. Gjuha, veshjet dhe civilizimi i Greqisë së lashtë janë të përafërt me gjuhën, veshjet dhe kulturën e veriut të Shqipërisë dhe Shqiptarëve në përgjithësi, pasaardhës të Pellazgo-ilirëve. Këto ishin shkurtimisht tezat e Mathieu Arefit të cilave iu pranua karakteri shkencor nga juria e Sorbonës së famshme në janar dhe të cilat mahnitën për dy orë rreshtë publikun e Lionit.

Në përmbyllje të konferencës Arban Bislimi në cilësinë e Kryetarit të Shoqërisë Bashkimi Shqiptar, zbuloj vendimin e Shoqërisë Bashkimi Shqiptar për ti dhën, në emër të komunitetit të Lionit, Mathieu Arefit çmimin “Sami Frashëri”. Ҫmimi simbolizonte mirënjohjen e komunitetit për punën hulumtuese shkencore tridhjetvjeçare në kërkim të së vërtetës mbi Pellazgët dhe shqiptarët dhe për shembëlltyrën shkencore dhe njerëzore të treguar. Me një emocion të veçantë, Konsulli i nderit i Shqipërisë Z. Di Leonardo i dorëzoi Matit këtë çmim nga i cili u prekë aq shumë. “Dua të falemderoj Shoqërinë Bashkimi Shqiptar për punën e shkëlqyeshme që ka bërë, një organizim i tillë është unik në Francë! Kjo Shoqëri i bën nderë gjithë Shqiptarëve prandaj e them me krenari se është nderë për mua të jem sot në mesin tuaj.” u shpreh Mathieu Aref.

Edhe më i emocionuar nga një çmim i tillë u tregua historiani Gilbert Gardes kur mësoi në të njejtin moment me publikun se Shoqëria kishte vendosur ta dekoroj me çmimin Sami Frashëri. Një sekret i tillë ishte mbajtur me xhelozi edhe nga vet anëtari i Kryesisë (Gilbert Gardes), adhurimin e të cilit për vëllëzërit Frashëri e dinim mirë. Gilbert Gardes është autor i jo më pak se 241 botime që nga viti 1967 kur Ai doktoroi në histori të Artit dhe më pas në letërsi. Që tani disa vite ai është në penzion, por vazhdon të shkruan libra mbi tematika dhe vende të ndryshme në lidhje me historinë e Artit. Gilbert Gardes u bë i njohur ndër shqiptarët për publikimin e guidit të parë mbi Shqipërinë pas komunizmit (1995) dhe serinë e artikujve “Lioni dhe Kosova” të publikuara nga gazeta e qytetit të Lionit në mars-qershor 2006 (përkthyer nga Arban Bislimi në shqip në qershor 2006). Ai vazhdon, përkundër moshës së shtyrë, të shkruaj dhe hulumtoj mbi shqiptarët duke përpunuar që tani një vit një enciklopedi të vërtetë mbi trashëgimin kulturore në Kosovë, destinuar publikut frankofonë. Me këtë synim, Ai ka ngritur një grupë të posaçëm në kuadër të Shoqërisë Bashkimi Shqiptar, i cili punon rregullisht në mbështetje të tij me përkthime të veprave shqiptare më të përsosura mbi Kosovën, trojet shqiptare dhe trashëgimin e tyre kulturore, në gjetjen e materialeve dhe lidhjen e kontakteve me figurat akademike shqiptare. Shumë i emocionuar me çmimin “Sami Frashëri” Gilbert Gardes theksoi admirimin e tij të pafund për vëllezërit Frashëri, të cilëve, ua kishte kushtuar edhe një pjesë të bukur në fjalimin e tij. Konsulli i nderit i Shqipërisë i dorëzoj çmimin "Sami Frashëri" duke theksuar admirimin e tij për veprën e një jete, duke i dëshiruar Gilbert Gardes jetë të gjatë, që të vazhdoj edhe shumë gjatë të promovoj aq bukur e bujshëm Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Kryetari i Shoqërisë theksoj se thënia e Sami Frashërit dhe emri i tij për këtë çmim është përzgjedhur pikërisht duke pasur parasysh personalitetin dhe kontributin e dy figurave të ndritura që nderojmë sot. “Ata që kanë parë rreze dritë e kanë për detyrë ta përhapin, ta zgjerojnë” ishte shprehur Sami Frashëri dhe është pikërisht një detyrë që kanë bërë një jetë të tërë dy personalitetet tona Mathieu Aref dhe Gilbert Gardes, u shpreh Arban Bislimi. Për ato tregime të bukura mbi komunitetin e Egjiptit, për kontributin e tij - Kombit dhe Mërgatës shqiptare, Mathieu Aref u nderua edhe me vlerësimin “Anëtar nderi i Shoqërisë”. Të gjitha këto momente të bukura të publikuara ngjallën një interesim të madhë te publiku francezë dhe shqiptar në rrjetët shoqërore fal reportazhit të Shoqërisë filmike “bicephale production” nën titullin “konferenca e Mathieu Arefit “Pellazget, Greqia dhe Pellazgo Shqiptarët” dhe “Mathieu Aref Pélasges et Grèce antique”. Kjo konferencë shkencore për historinë e dhimbshme të Pellazgo-shqiptarëve dhe uzurpimin e tokës dhe kulturës së tyre nga pushtuesit Helen, ndodhur para dhjetra shekuj, siç edhe rrëfimet mbi dëbimin e shqiptarëve të Egjiptit për të cilët na fliste me aq shumë pasion Mathieu Aref, nuk na lanë pa na kujtuar edhe historinë e afërt të hidhur të uzurpimit të revolucionit arvanitas në vitin 1830 dhe gjenocidin dhe dëbimin e kombit shqiptar nga trojet e Ҫamërisë, në këtë përvjetor të gjenocidit çam.

Konferenca e Mathieu Arefit u vlerësua si konferencë me sukses të veçantë dhe si e mahnitshme nga të gjithë pjesëmarrësit por veçanërisht nga konsulli i nderit i Shqipërisë. i cili nuk fshehu gëzimin e tij për këtë pjesëmarrje. Ajo, ashtu sikurse edhe konferenca e Nusret Pllanës më parë, ishte rastë për takim e bashkëpunim të Shqiptarëve të Lionit dhe qytetëve dhe Shoqatave nga Gjeneva, Lausanna dhe Friburgu gjë që i ipte një karakterë ndërkombëtar. Dokumentari i realizuar nga “bicephale production” mundësoi publikut frankofonë, për herë të parë të dëgjonte por edhe të shikoj xhirime nga një konferencë shkencore të Mathieu Arefit. Përveç sukseseve shkencore, propagandistike, institucionale një konferencë e tillë mundësoi edhe një ngjarje të bukur njerëzore, ku përgjatë tri ditëve takimesh e biseda me Mathieu Arefin, dashamirësit takuan një personalitet të afërt me njerëz, modestë por edhe shembull i karakterit të fortë e të vendosmërisë. Ai ishte në mesin e shokëve si ndër më të vjetrit, si në mesin e të rinjëve. Një njeri që bart si nga studimet e tij, si nga jeta dhe përvoja e tij prej mërgimtari në Egjiptë dhe pastaj në Francë, kujtesën e historisë së shqiptarëve në trojet e tyre dhe në mërgatë. Më në fund duke pasur parasysh prezencën e Shqiptarëve nga të gjitha viset dhe bisedat dashamirëse do të mund të huazonim shprehjën e Nusret Pllanës një vjet më parë kur Ai thoshte se: "Shoqëria Bashkimi Shqiptar ka krijuar në Lion “Një Shqipëri Natyrale ashtu siç e ka falur Zoti”.

SHIKONI  VIDEOMATERIALIN NGA KJO KONFERENCË SHKENCORE


......................................

Mathieur Aref - "Pélasges et Grèce antique"


.................................................................

Në vijim lexoni fjalimin përshëndetës të z.Gilbert Gardes, të mbajtur në konferencën shkencore të Mathieu Arefit - mbi temën "Pellazgët dhe Greqia e lashtë":



GILBERT GARDES

MATHIEU AREF OSE MEMORIA SHQIPTARE E RIKTHYER

Nga Gilbert Gardes(*) - E diele, 03 Qershor 2012

Zonja dhe Zotrinjë,


Jemi të lumtur të ju mikpresim që të ndëgjojmë Mathieu Arefin, i ardhur posaçërisht nga Parisi që të ndajë me ne njohuri të reja, të vlerësuara tronditëse nga disa, mbi origjinën e Shqiptarëve dhe gjuhës së tyre. Faleminderit të gjithëve që keni bërë mundin të vini, në këtë të diele ditë pushimi. Nderi më është dhënë t’ju prezentoj këtë hulumtues të pavarur në një tekst të shkurtër që kam titulluar :

Mathieu Aref ose Memoria shqiptare e rikthyer

Personaliteti intelektual i Mathieu Arefit nuk është unik por shumë i rallë ndër njerëzit.

Shqiptar nga Mati nga i vinin prindërit. Ai ka lindur në Egjiptë në 1938 dhe mbiemri i tij Aref shpjegohet me anë të një gabimi në një skribt egjiptian, e në fakt mbiemri i tij është Canameti.

Përfundon studimet e tij në Egjiptë në shkollat franceze ndër të cilat Misioni Laik Francezë, i cili është nën patronatin e Akademisë së Lionit (Lyon), më pas ai ka diplomuar në arkitekturë.

Është pra:

- Një shqiptar egjiptian i rritur në kosmosin francezë, i martuar në Francë ku kanë lindur 4 fëmijët e tij, vend ku më në fund merrë nënshtetësinë franceze në vitin 1975. Çfarë ngre në kulm karrierën e tij është teza e doktoraturës që mbrojti më 03 janar 2012.

Është pra:

- Një kosmopolitë, një qytetar i botës, i cili fletë natyrisht gjuhën shqipe, arabishtën por edhe italishtën dhe anglishtën, i cili do të na ligjëron sot për Pellazgët misterioz.

Na ka bërë nderin të shkruaj librat e tij në mënyrë të natyrshme në gjuhën frenge, gjuhë që nuk themi mjaft, se sa është një fanar ndriçues botërorë mbi horizontin e demokracisë.

Ashtu Mathieu Aref, me profilin e tij ideal, është zotuar me misionin shkencor që të rindërtojë një memorie, memorie e një kombi të tërë përmes gjuhës së tij. Të risjellë origjinat e tyre, aq të lashta sa humbën në ditët e para të njerëzimit, të risjellë gjuhën dhe qytetërimin - një paraardhje mbi shumicën e gjuhëve europiane, që vazhdon të na befasoj.

Prandaj nuk është e çuditshme, që mbas më se 150 vitesh, Ai të rimerr në dorë pishtarin fisnik të Rilindjes Shqiptare e cila arriti kulmin e saj me Lidhjen e Prizrenit në vitet 1870, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe babëgjyshi i tij. Vëllezërit Frashëri, historianë, gjuhëtarë, poliglotë, poetë dhe revolucionarë janë simbolët e saj. Qëllimi i tyre ishte atëherë të risjellnin dhe ti kundërviheshnin me memorien shqiptare armiqëve grek, turk e serb dhe injorancës perëndimore. Ashtu lindi një traditë intelektuale dhe pyetje të reja.

Çështja e origjinës së Shqiptarëve dhe e gjuhës së tyre shtrohet sot me më shumë nxitim se kurrë më parë. Është shndërruar në një kërkim, po aq obseduesë sa ishte ai i Graalit të Percëvalit.

Robert d’Angély, i vdekur në vitin 1966, vepra e të cilit u quajt: “Enigma e zgjidhur, Lashtësia e gjuhës dhe Kombit shqipëtar” është botuar vetëm në vitin 1992, përfaqësonte një gjeneratë të parë të avant-gardës së pavarur. Ai, një jetë të tërë u mundua, përkundër stuhive të dëshmojë se gjuha shqipe ka zanafillën e saj nga Pellazgjishtja, përmes gjuhës Ilire, dhe, siç shkruan Mathieu Arefi «Gjuha shqipe është një fosilë i gjallë i Pellazgjishtes së lashtë ».

Sot, Mathieu Arefi, i mbrojtur si Yllisi nga perendesha Athena në këtë rrugëtim të gjatë, përfaqëson gjeneratën e re, gjeneratë e pasur me hipoteza të reja të hulumtuara ndër shkencat e reja. Mbasi të ketë filluar ti përpunoj studimët mbi këto çështje në vitin 1996, Ai ka publikuar dy libra themelore: në 2003, "Shqipëria apo odiseja e pabesueshme e një populli parahelenik" dhe në 2004, "Greqia, (Mikenianët=Pellazgët), ose zgjidhja e një enigme".

Do të kemi pas pak çastesh kënaqësinë të dëgjojmë Mathieu Aref, ku do të zhvilloj temën në konferencën e tij të quajtur «Péllazgët dhe Greqia e lashtë».

***

Më parë, do dëshiroja të nënvizoj ca ide të cilat tregojnë sa janë të pasura dhe domethënëse në punimet e tij shkencore.

Nuk bëhet hulumtues në historinë e gjuhëve kush të doje. Duhet njohur gjuhë të shumta, ti shkruash nëse jo edhe ti flasësh. Gjë që vlen për gjuhët mesdhetare, të gjalla dhe të vdekura, nga Danubi në Afrikën veriore, nga Italia në Turqi e gjerë aty ku lind India. Që të gjitha janë të lidhura, pak a shumë, me çështjen që na intereson.

Duhet gjithashtu t'i jemi mirënjohës Mathieu Arefit për meritën që të mos jetë mjaftuar me të vetmën linguistik, të ketë shqyrtuar me durim njohuritë nga Arkeologjia, nga fonetika historike, nga etnologjia krahasuese, Antropologjia dhe lëmitë tjetra të shumta shkencore.

Duhet gjihtashtu falenderuar Mathieu Arefin që ka, hulumtuar njohuritë egzistuese me integritet të lartë shkencor, i liruar nga anshmëria dhe pa shtrembërime përkundër asaj që na kanë dhënë shembullin «shkenctarët» serb, viktima të një nacionalizmi ekzagjerues.

Ndërmarrja e tij është pra Herkuleziane ose, më mirë e shprehur, e ngjashme me zjarrin e Prometeut. Mbasi, nëse nuk sjellë shqiptarëve zjarrin, Ai u jep zjarrin që të restaurojnë memorien e tyre, pra të ekzistojnë në faqen e botës, të krenohen me paraardhës të pakapshëm që janë gjithkund, por të dukshëm askund njëherazi. Të lashtët i përshkruajnë Pellazgët si barinjë të veshur me të bardhë, “Të një ndershmërie naive dhe të veshur me pambukë të bardhë” do të shprehej Victor Hugo, sikur veshja e bardhë në pyetje mos të ishte prej leshi!

Kjo nevojë jetike e Shqiptarëve për të njohur origjinën e tyre, shkencërisht, mos vallë të jetë ëndërra e një Kombi të harruar, të injoruar, të qortuar, të masakruar, viktimë e padrejtësive, të cilat nuk shfaqen zhurmshëm por durohen heshturazi?

Më parë e përçmuar, gjuha shqipe merrë sot një epërsi të re, jo vetëm mbi gjuhën greke apo serbe, por edhe mbi disa klasifikime që prekin edhe gjuhën franceze siç është ajo e ekzistencës së gjuhëve indo-europiane.

Librat e Mathieu Arefit na ftojnë në një refleksion mbi kohën dhe përbëjnë një Odise linguistike, gramatikale që kthejnë njeriun në poezi apo ëndërrime.

Shkenca vjetërsohet, poezia mbetet.

*) Gibert Gardes është Historian i artit, ish-sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Kërkimore Kombëtare Shkencore (françeze) dhe Drejtor i Kulturës së Shoqërisë Bashkimi Shqiptar. (Faqen zyrtare të z.Gardes mund ta vizitoni këtu: http://www.gilbert-gardes.fr)

____________________________________

FOTOALBUM NGA KONFERENCA SHKENCORE 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

 

.......................................



........................................


...........................................


...........................................


...................................................


.....................................................

 

.....................................


.....................................................


............................................

Burimi :www.pashtriku.org

_____________________________________

DEMË ALI POZHARI (15.4.1905 - 26.4.1975)- NDERI I KOMBIT


 DEMË ALI POZHARI - NDERI I KOMBIT

Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir TOPI, më 23 korrik 2012, i ka dorëzuar familjes së atdhetarit Demë Ali Pozhari, nga fshati Pozhar, komuna e Deçanit, dekoratën e ndarë në njëqind vjetorin e pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Me dekretin Nr. 7685, të datës 16.7.2012, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir Topi e ka dekoruar Demë Ali Pozharin (Pas Vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit”, me motivacion: “Atdhetarit të shquar, luftëtarit të paepur, që bëri kauzë të jetës çështjen për fitoren e pavarësisë së Kosovës dhe të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, kudo që jetojnë, në trojet e tyre”. Dekorimi i Demë Ali Pozharit është bërë me propozimin e Organizatës Jo-Qeveritare për Hulumtime dhe Ndriçime Historike “ANATEMA”, me seli në Prishtinë, mbështetur nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së për rajonin e Rrafshit të Dukagjinit (Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Organizata e Veteranëve të Luftës), të përfaqësuara nga kolonel Abdyl Mushkolaj, Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës (SHBPK) - Dega në Deçan, Islam Mustafaj, Dr. Selim Daci, ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Dr. Zymer Neziri, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës si dhe nga familja e Demë Ali Pozharit.


---------------------------------------------------------------


DEMË ALI POZHARI

(15.4.1905 - 26.4.1975)

________________________________

Demë Ali Pozhari (i shënuar në dokumentet zyrtare si Adem Ali Pozhari), u lind më 15 prill të vitit 1905, në fshatin Pozhar, komuna e Deçanit, në një familje të njohur atdhetare, e cila në të gjitha periudhat kohore për disa breza me radhë që nga shekulli XIX shquhet për kontribut dhe aktivitet të dendur në lëvizjet përparimtare të vendit në mbarë trojet shqiptare. Në aspektin më të hershëm të rregullimit shoqëror ishin të parët e fisit të Berishës por edhe “odabash” në Bajrakun e Junikut.

Kulla e kësaj familje në Pozhar të Deçanit ishte pikë takimi, ku lidhej besa e merreshin vendime të mëdha për çështjen kombëtare. Aty takoheshin paria e gjithë vendit, si Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Sadik Ramë Gjyrgjeviku, Hasan Feri etj.

Në këtë kullë u mbajtën disa mbledhje dhe kuvende të rëndësishme kombëtare. Për shkak të aktivitetit atdhetar kulla e kësaj familje gjatë shekullit XX është djegur katër herë nga pushtuesit serbo-malazezë:

- Herën e parë u dogj që me pushtimin serb të Kosovës, në fund të vitit 1912, nga njësitë e ushtrisë serbo-malazeze, të udhëhequra nga Stefan Dragoviqi dhe Kostë Peçanci.

- Herën e dytë u dogj më 1918, sërish nga ushtria serbe.

- Herën e tretë u dogj në nëntor të vitit 1944 nga njësitë partizane-çetnike.

- Herën e katërt u dogj nga forcat serbe gjatë luftës së fundit, në shtator të vitit 1998.

Gjatë viteve 1915-1918, me nismën e Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit e patriotëve të tjerë shqiptarë, në fshatrat Pozhar, Irzniq, Junik, Strellc e Drenoc të komunës së Deçanit u hapën shkollat e para shqipe me alfabet latin. Për tri vjet me radhë shkolla e parë shqipe në Pozhar ishte e vendosur në kullën e Ali Mehmetit dhe në mejtepin e fshatit përballë kullës. Aty kanë dhënë mësim mësuesit e njohur gjakovarë Ibrahim Fehmiu dhe Latif Shaqa, të cilët gjatë kësaj kohe kanë qëndruar dhe banuar në këtë familje.

Prandaj, edhe djali i Ali Mehmetit të Pozharit, Dema u rrit në rrethana dhe ambient ku atdhetaria dhe çështja kombëtare ishin mësimi i parë. I ati i Demës, Ali Mehmeti, e vazhdoi veprimtarinë kombëtare aty ku e kishin lënë të parët e tij, të cilët u vranë në beteja për çlirimin kombëtar.

Kjo familje gjatë dy shekujve vazhdimisht ka dhënë dëshmorë në luftë për mbrojtjen e atdheut dhe për çlirim nga pushtuesit e huaj.

Kështu, stërgjyshi i Demë Alisë, Ali Rexha, u vra te Kalaja e Nishit më 1876, duke i mbrojtur trojet shqiptare të Sanxhakut të Nishit nga asimilimi, dëbimi masiv dhe gjenocidi i paparë serb. Atje, Ali Rexha, në cilësinë e njërit ndër prijësit e luftës mbrojtëse, ra heroikisht bashkë me të vëllanë Bekë Rexhën dhe bashkëfshatarë të tjerë nga Pozhari.

Ndërkaq, gjyshi i Demës, Mehmet Alia i Pozharit, një nga prijësit e njohur të kohës, organizoi rezistencë për mbrojtjen e Plavës e Gucisë nga sulmet serbo-malazeze në korrik të vitit 1878, ku iu vranë shumë bashkëluftëtarë në vendin që i thonë “Llogore” afër Plavës. Aty u vra heroikisht luftëtari i dalluar Isuf Hajdari i Pozharit. Për këtë qëndresë heroike në shenjë kujtimi, populli thuri këngë, që janë ndër hartimet më të bukura të folklorit tonë kombëtar. Mehmet Alia, kryetari i fisit të Berishës, u vra pas dy muajsh, më 6 shtator 1878, në Gjakovë, në Luftën e Sarajt, kur u vra Mehmet Ali Pashë Maxharri, i cili e kishte përfaqësuar Portën e Lartë në Kongresin e Berlinit (1878). Mehmet Alia i Pozharit ishte njëri ndër organizatorët kryesorë të këtij rrethimi, sepse Maxharr Pasha kishte ardhur për të bërë pazare me trojet shqiptare.

Në maj të vitit 1912, në kullën e Ali Mehmetit në Pozhar u lidh besa për mobilizimin e popullatës së kësaj ane për kryengritje mbarëshqiptare kundër osmanëve. Besëlidhja e Ali Mehmetit me Hasan Prishtinën e Sadik Ramë Gjyrgjevikun u zbatua me përpikëri.

Rrugën atdhetare të të parëve do t’i vazhdojnë edhe djemtë e nipërit e Alisë: Metë Alia, Rexhë Alia, Isuf Rama, Rizë Rama e më vonë edhe Demë Ali Pozhari, të cilët kurdoherë me udhëzimet e Hasan Prishtinës e të Sadik Ramës, do t’i mobilizojnë çetat kaçake të këtyre anëve për rezistencë të armatosur kundër ushtrive pushtuese serbo-malazeze.

Ali Mehmeti me të vëllanë Sylë Mehmetin, kanë vdekur në vitin 1913 në Malësi të Gjakovës, të përndjekur nga ushtria malazeze. Sylë Mehmeti ishte pjesëmarrës në aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në Vlorë, më 28 Nëntor 1912; vëllai i Demës, Metë Alia, u vra nga organizata famëkeqe serbe “Crna Ruka”, në vitin 1920; djali i mixhës së Demës, Rizë Rama i Pozharit, mori plagë vdekjeprurëse në një betejë që u zhvillua në vitin 1923, në Krumë, kundër forcave të Prend Jakut, të cilat ishin të manipuluara dhe të financuara nga qarqet serbe të kohës. Pak ditë më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra në shtëpinë e Ali Ibër Nezës, ku ishte strehuar sepse e kishte mik shtëpie; vëllai tjetër i Demës, Rexhë Ali Pozhari, një ndër prijësit e njohur të çetave kaçake në Kosovë, u likuidua nga organizata serbe “Crna Ruka” (“Dora e Zezë”), në vitin 1928.

Vlen të ceket se Metë Alia, Rexhë Alia, Rizë Rama ishin prijës të dalluar dhe organizatorë të çetave kaçake, të dalluar si luftëtarë të denjë për çështjen kombëtare. Përfaqësues të kësaj familje morën pjesë aktive dhe kishin ndikim të veçantë gjatë kohës së Kuvendit të Junikut, Junikut Neutral, etj.

Demë Ali Pozhari ishte njëri ndër përgjegjësit kryesorë për organizimin e Luftës për mbrojtjen e Plavës e Gucisë (1941-1944) për rajonet e Rrafshit të Dukagjinit. Në ato beteja mori pjesë aktive katër vjet rresht në vijën e parë të frontit, në krye të vullnetarëve të tij që ishin kryesisht nga rrethinat e Gjakovës. Gjatë kësaj periudhe mbrojti me sukses nga sulmet çetnike e partizane popullatën e Plavës, Gucisë, Rozhajës, Tutinit, Pazarit të Ri (Novi Pazarit) e të Rugovës.

Demë Ali Pozhari ishte gjithëpërfshirës në luftërat për çlirim kombëtar. Ishte njëra ndër figurat qendrore, që luftoi kundër ideve të komunizmit jugosllav dhe njëri ndër ata që punoi pareshtur me përkushtim gjatë tërë jetës së tij për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare, të mbetura padrejtësisht jashtë trungut amë. Koha tregoi se kishte një qasje shumëdimensionale dhe një strategji të pashoqe, duke ndërtuar bashkë me shokë një doktrinë luftarake, rregullat e të cilës u bënë të pathyeshme nga radhët e armikut.

Demë Alia kishte marrë pjesë në ndriçimin e Masakrës së Bihorit, për çka ishte angazhuar nëpërmjet zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve Botore në Qeverinë Shqiptare, Iljaz Agushit, i cili formoi një komision për mbledhjen e të dhënave për këtë masakër. Më 6 janar 1943, ishte bërë masakrimi i më se 3.741 burrave, grave dhe fëmijëve, plagosja e 634 të tjerëve, grabitja e bagëtisë dhe djegia e fshatrave të tërë në krahinën e Bihorit nga njësitë çetnike serbo-malazeze, që numëronin rreth 4 000 ushtarë e oficerë, të cilët sulmuan befas, pa asnjë shkas, popullsinë shqiptare-boshnjake të Sanxhakut. Ata u detyruan të tërhiqeshin nga viset e shkretuara të Bihorit vetëm pas kundërvënies së 800 burrave të Tutinit e të komunave Delimegjë e Suhodoll. Masakra e Bihorit tronditi Kosovën dhe mbarë trojet shqiptare. Komisionin për mbledhjen e të dhënave për këtë masakër, e drejtonte Emrush Myftari nga Peja, Demë Ali Pozhari, atëherë nënprefekt i Rozhajës dhe Bajram Gashi i Istogut. Ky komision i mblodhi katër arka me sy, koka e gjymtyrë njerëzish dhe gjinj të prerë të femrave shqiptare. Këto arka u ekspozuan në Rozhajë e Pejë dhe në Tiranë.

Në periudhën 1941-1944, Demë Ali Pozhari ishte njëri ndër drejtuesit e Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve (“Islihatit”) për rajonin e Dukagjinit.

Gjatë vitit 1944, Demë Ali Pozhari ishte kryetar i komunës së Plavës.

Demë Alia ishte prezent në të gjitha tubimet dhe mbledhjet që kishin karakter kombëtar. Me nismën e Komitetit Ekzekutiv të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kryesuar nga Bedri Pejani, më 16 e 17 mars 1944, në Rogovë të Hasit, u mbajt një konferencë, e cila njihet me emrin “Konferenca e Rogovës”, për organizimin e vullnetarëve për mbrojtjen e Plavës e Gucisë dhe viseve tjera të rrezikuara. Në këtë konferencë që kryesohej nga Bedri Pejani, merrnin pjesë 80 përfaqësues të komiteteve, në mesin e të cilëve Demë Ali Pozhari, Qazim Komoni, Ali Bajraktari i Junikut, Ejup Binaku nga Gjakova, Sherif Voca nga Mitrovica, Asllan Boletini, Adem Deva, Haki Taha e Selmon Riza që e përfaqësonin Lëvizjen Nacional Demokratike dhe përfaqësues të tjerë edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Malësia e Madhe etj.

Në veprimtarinë luftarake të Demë Ali Pozharit, pos luftërave për mbrojtjen e Plavës e Gucisë dhe viseve tjera shqiptare në Mal të Zi, është e njohur edhe Lufta e Junikut apo siç njihet në popull, “Ngujimi i Junikut”, që është njëra ndër epopetë më të mëdha të Rrafshit të Dukagjinit. Qëndresa e organizuar në Junik e Batushë kundër depërtimit të forcave partizano-çetnike serbe në Kosovë, të cilat ishin përzier tashmë edhe me ato të Shqipërisë, zgjati më se tri javë. Që nga 21 tetori deri më 17 nëntor 1944, Juniku dhe Batusha ishin bërë bastion i pakalueshëm. Ngujimi i Junikut, në Rrafshin e Dukagjinit njihet si bastioni më i fortë i ngritur kundër terrorit serbo-çetnik. Pas një rezistence më se tri javëshe, forcat e mbrojtjes kombëtare, nën udhëheqjen e Demë Alisë, të cilat njëherësh ishin edhe shprehje e mospajtimit me politikën hegjemoniste serbe, detyrohen të tërhiqen, mirëpo vetëm pasi erdhën brigadat partizane të Shqipërisë nën udhëheqjen e Shefqet Peçit, për të mos luftuar shqiptarët kundër shqiptarëve.

Që nga kjo periudhë Demë Ali Pozhari me një grup bashkëluftëtarësh del në mal, për ta vazhduar edhe më tutje luftën kundër njësive partizano-çetnike. Pas kësaj organizatat dhe Komitetet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit formuan celulat dhe komitetet e Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSH). Ata do të jenë bartës të të gjitha aktiviteteve të NDSH-së. Në këto lëvizje Demë Ali Pozhari përfaqësonte “Ballin Kombëtar”.

Demë Alia që nga viti 1945 deri më 1948 mbante kontakte të vazhdueshme me Shaban Bashën, themelues i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare në Pejë, i cili njëherësh ishte ndër figurat bosht të Pejës me rrethinë, që ndihmoi organizimin e mbrojtjes së kufijve etnikë. Në këtë kohë Dema mbante lidhje edhe me Avdi Smajlin e Martinajve, Sadri Çakën, Mehmet Agën e Rashkocit, Ukë Sadikun, Ymer Berishën etj.

Forcat e rezistencës kombëtare po përgatiteshin për fillimin e një kryengritje të përgjithshme popullore në pranverë të vitit 1945. Për këtë qëllim në fillim të marsit u mbajt një tubim me forcat e Ballit Kombëtar ku morën pjesë mbi 1 200 vetë. Këtu u bisedua rreth ngujimit në fshatin Strellc i Epërm, komuna e Deçanit. Për këtë qëllim, më 12-13 mars 1945, Demë Ali Pozhari e thirri një takim me krerët e organizatave antikomuniste që vepronin në Pejë, Deçan e Rugovë, por kishte përfaqësues edhe nga Plava dhe Gucia. Mbledhja u mbajt në shtëpinë e Bajram Qerimit të Strellcit. Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin: Rrustë Koleniqi, ish prefekt i Plavës, Mehmet Aga i Rashkocit, Mehmet Agë Berisha, Ahmet Jusaj e Lush Fetahu nga Strellci, Adem Shabani, Bajram Selimi, Bik (Pazari) Boshnjaku, Demush Sadiku. Përfaqësues nga Rugova ishin Mon Belegu e Zhuk Haxhia. Mbledhja ka zgjatur dy ditë. Nga kjo mbledhje kanë dalë vendime të prera kundër partizanëve dhe partisë komuniste jugosllave.

Demë Alia jepte instruksione dhe mbante lidhje me Ymer Berishën, drejtues i organizatës “Besa Kombëtare”.

Në vitin 1946, Demë Alia bashkë me disa shokë ka qëndruar në rajonin e Bellesë, Bjeshkës së Belegut, në Roshkodol e Pllaçicë të Vokshit. Gjatë kësaj kohe, Dema pati organizuar një tubim të forcave ilegale tek “Gllija e Madhe”, ku merrnin pjesë përfaqësues të shumë çetave dhe grupeve që vepronin në ato anë.

Demë Ali Pozhari ka marrë pjesë edhe në Kuvendin e Dobërdolit. Kuvendi u mbajt më 3 e 4 gusht 1945, në Llugë të Dan Pjetrit në fshatin Dobërdol të Klinës, ku u mblodhën 2 000 luftëtarë e prijës të çetave kryengritëse të rajoneve të ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Aty gjendeshin krerët e lëvizjes për çlirimin e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet të përbashkët.

Kuvendi i Dobërdolit, u mbajt me iniciativën e Ymer Berishës. Në kuvend morën pjesë 158 anëtarë dhe udhëheqës të 19 grupeve të rezistencës si dhe 62 mysafirë të shquar gati nga të gjitha trevat e Kosovës, si Ukë Sadiku me të vëllanë Shabanin, Demë Ali Pozhari, Ndue Përlleshi, Zef Gji Doda, Zeqë Sokoli, Qazim Bajraktari, Marije Shllaku, Alush Smajli, Mehmet Agë Rashkoci, A. Shala, N. Alishani, Zhuk Haxhia, Islam Tabaku, Prekë Shyti, B. Bihori, mulla Iljaz Broja-Spahija, R. Gjeli, S. Lutani, Ferat Kotorri, përfaqësuesit e Muharrem Bajraktarit - Kruma e Luma, Pashuk Biba, Shaban Boshnjaku nga Pazari me 800 luftëtarë, Mulla Iljaz Broja, Bajram Çukovci, Rexhep Gjeli nga Drenica, Aziz Zhilivoda nga Artakolli i Vushtrrisë, krerë nga Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Shala e Bajgorës, Ferizaj, Kaçaniku, Rugova, Podguri etj. Aty Ymer Berisha u zgjodh udhëheqës politik i të gjitha grupeve të rezistencës shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit, kurse Ukë Sadiku u caktuar komandant ushtarak. Po ashtu u zgjodhën komisarët e çetave kryengritëse, sipas territoreve dhe e tërë Kosova u nda në 12 sektorë luftarakë dhe për këtë arsye u quajtën “Dymbëdhjetë Këshillat”. U zgjodh edhe kryesia e organizatës “Besa Kombëtare” prej 12 vetash dhe ndërlidhësit për trevat e ndryshme shqiptare. Me këtë detyrë u ngarkuan respektivisht Demë Ali Pozhari për Rrafshin e Dukagjinit, Feriz Bojaj dhe Adem Shala, për Istog, Tutin, Rozhajë dhe Pazarin e Ri, Sadik Lutani për Drenicë, Shemsi Ferri për Plavë e Guci, Shahin Gërdovci për Llap, Bislim Bajgora për Mitrovicë e Shalë, Osman Bunjaku për Vushtrri, kurse Ymer Berisha mbante lidhjet e Kosovës me Shqipërinë e Veriut. Kuvendi aprovoi thirrjen e Shtabit të Adem Gllavicës për mbajtjen e Kongresit të parë të LNDSH.

Pas Kuvendit të Dobërdolit u bënë shumë takime me popullatën e vendit për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës “Besa Kombëtare”. Ukë Sadiku caktoi njerëzit që do që duhej të shkonim në Kuvendin e Mirditës bashkë me Muharrem Bajraktarin. Në atë grup ishin: Ukë Sadiku me të birin Skënderin, Demë Ali Pozhari, Bajram Çukovci, Qazim Bajraktari, Halil Sadria, Ndue Përlleshi, Mehmet Aga i Rashkocit, dhe 16 luftëtarë të tjerë që duhej ta përcillnin këtë delegacion për në Kuvendin e Mirditës.

Në shtator të vitit 1945 u bë një mbledhje e përgjithshme e nacionalistëve në Malin e Zepës (Mirditë), ku morën pjesë: Mark Gjomarkaj, Muharrem Bajraktari, Bilall Kola etj. Në këtë mbledhje u trajtua çështja e organizimit të të gjitha forcave kombëtare dhe e mundësisë së një revolucioni të ardhshëm. U vendos që të bëhej edhe një mbledhje tjetër në muajin tetor, në Çam të Pukës. Në mbledhjen e tetorit, të organizuar nga Muharrem Bajraktari mori pjesë edhe Demë Ali Pozhari (i shënuar në dokumente si Adem Ali Pozhari) me parinë e Gjakovës, paria e Hasit të Thatë, kapiten Mark Malaj, Kolë Mirakaj, etj. Edhe kjo mbledhje pati për qëllim shqyrtimin e mundësive të një kryengritjeje të përgjithshme.

Demë Ali Pozhari mori pjesë edhe në Kuvendin e Plavës.

Nënprefekti i Plavës e i Gucisë, Shemsi Ferri, e dha kushtrimin tek të gjithë burrat e fiseve të Malësisë së Madhe, Dukagjinit e Malësisë së Gjakovës, që të mblidheshin në një kuvend të madh, për të rrokur armët në mbrojtje të tokave shqiptare. Thirrjes së nënprefektit iu përgjigjën më se 42 bajraktarë, me më shumë se 10 mijë burra të armatosur. Në kuvendin që u mbajt në Plavë, folën përfaqësuesit më në zë të bajrakëve të parë të Veriut, siç ishin: Dedë Shabani për Malësinë e Madhe, Shemsi Ferri për Plavën e Gucinë, Demë Ali Pozhari për Malësinë e Gjakovës e rrethet e Pejës dhe Mark Sadiku për Dukagjinin. Në këtë Kuvend u vendos që të falen gjaqet e të pajtohen ngatërresat e vjetra, sepse prej asaj dite Malësisë dhe gjithë Shqipërisë i kërcënohej një armik i madh e i përbashkët që ishin serbo-malazezët, të cilët nën maskën e komunizmit kërkonin të siguronin rishtas tokat shqiptare të shkelura padrejtësisht gjatë Luftës së Parë Botërore.

Njëri ndër luftëtarët e dalluar të çështjes kombëtare, Demë Ali Pozhari, ka hyrë në analet e historisë moderne si njëri ndër kundërshtarët më të mëdhenj të regjimit komunist dhe si njëri ndër luftëtarët më të devotshëm dhe ndër organizatorët e ideologët e lëvizjes kombëtare të kohës, i cili deri në vdekje luftoi për t’ia sjellë lirinë vendit të vet. Demë Ali Pozhari me grupin e tij do ta vazhdojë rezistencën në Kosovë deri në vitin 1948. Është kjo kohë kur maleve kishin mbetur rreth 40 luftëtarë të armatosur e që përfaqësoheshin nga Demë Ali Pozhari, Aziz Zhilivoda, Ndue Përlleshi, Hasan Remniku, Metë Hasani etj. Në këtë kohë organet e UDB-së, OZN-ës në bashkëpunim me pushtetin lokal bënë presion të madh për ta zënë Demë Alinë. Brigadat partizane dhe regjimi komunist u hakmor rëndë kundër familjes së tij. Kështu, Demë Alisë ia vranë dhe likuiduan të tre djemtë që i kishte. Djalin e madh, Miftar Demën, 22-vjeçar, e vrau Organizata e Rinisë Komuniste (SKOJ-istët), ditën e votimeve, më 1 nëntor 1946. Në vitin 1947, OZN-a ia likuidoi edhe dy djemtë e tjerë, Brahimin, 14-vjeçar dhe Afrimin, 12-vjeçar, të cilin e helmuan.

Këso kohe pos që ia dogjën kullën dhe ia konfiskuan tërë pasurinë, gjatë viteve (1946-1948) e tërë familja e Demë Ali Pozharit (20-anëtarëshe) arrestohet dhe tri vjet mbahen të burgosur në burgun e improvizuar në Gjakovë, që ishte i vendosur në “Rrugën e Shkijeve”. Në burg vazhdimisht torturohen nga organet shtetërore. Nga mundimet në burg vdes gruaja e Demë Alisë, Hatmonja. Një vajzë e Ali Metës, foshnje tri-javëshe, vdes nga uria. Ndërsa vajza e Demë Alisë, Zylyhaja 16-vjeçare sëmuret rëndë psiqikisht në burg. Pasojat e kësaj sëmundjeje i vuajti gjatë tërë jetës.

Përkundër pasojave të rënda, populli e mbështeti Demë Alinë dhe bashkëveprimtarët e tij deri në fund. Edhe përkundër torturave, lëçitjeve, burgosjeve, vrasjeve e izolimeve Demë Alinë e mbajtën dhe e strehuan pa hezitim.

Në mars të vitit 1948, Demë Ali Pozhari me një grup nacionalistësh tjerë u arratis nga Kosova dhe doli në Greqi e prej andej në Turqi, ku e kaloi pjesën tjetër të jetës.

I rritur dhe i edukuar në traditën e pastër të kombit, identitet i të cilit është besa, nderi e bujaria, Demë Ali Pozhari paraqet një fizionomi të veçantë e tejet të rrallë të luftëtarit me orë. Ky burrë që kishte mençuri të rrallë natyrore, u rrit dhe veproi në një rreth shoqëror që pat gjithmonë militantë të Lëvizjes Kombëtare, prej nga Dema u pajis me ideale të larta kombëtare për realizimin e të cilave punoi, pa hile, tërë jetën. Kishte një intuitë shumë aktive, një vëmendje e gjykim shumë të mprehtë dhe një aftësi të rrallë organizative e mobilizuese. Imazhi i tij paraqet tiparet dalluese të një burri të përsosur të racës shqiptare, prandaj e donin dhe e respektonin deri në fund popullata e këtyre anëve.

Gjatë gjithë kohës sa qëndroi në emigracion punoi dhe veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare, e veçanërisht çështjes së Kosovës. Gjatë viteve të pesëdhjeta Demë Ali Pozhari nuk kishte pranuar propozimet e aleatëve anglo-amerikanë që të vihet në krye të aksioneve të ndërmarra për rrëzimin e Qeverisë Shqiptare. Kërkesave të tilla ai iu kishte përgjigjur se në Shqipëri nuk mund ta bëj një gjë të tillë, sepse ajo megjithatë është qeveri shqiptare, por nëse është nevoja për ta bërë një gjë të tillë në Jugosllavi jam i gatshëm dhe atë menjëherë.

Gjatë viteve ‘60-të, si dhe gjithnjë deri atëherë, Demë Ali Pozhari ishte ndër punëtorët më aktivë që vepronte për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke e paraqitur gjithnjë Kosovën në arenën ndërkombëtare si pjesë integrale të Shqipërisë. Ky njeri i guximshëm, duke ndjekur format e rezistencës aktive paqësore, kontribuoi si për krijimin e rrethanave të përshtatshme për arritjen e unitetit të kombëtar, gjithnjë me përcaktimin e qartë për pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Ai njihte mirë faktorin e jashtëm, të cilit i jepte rëndësi të duhur, por mbështetej tërësisht në faktorin e brendshëm, në popullin shqiptar, mentalitetin dhe identitetin e të cilit e njihte shumanshëm.

Demë Ali Pozhari me shokë me të gjitha mjetet bën përpjekje për ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të mbetur nën Jugosllavi. Kështu, në Osato të Italisë, prej 16 deri më 18 maj të vitit 1963, ishte mbajtur Kongresi i XIII i Bashkimit Federal të Komiteteve Etnike. Në këtë kongres Lidhja Kosovare arriti ta artikulojë në nivel çështjen e Kosovës si problemi më i ndërlikuar evropian. Lidhur me këtë problem Lidhja Kosovare nuk iu drejtua vetëm kongresit, por edhe ministrave të punëve të jashtme të shteteve të botës perëndimore dhe lindore, të cilëve u dërgoi telegrame. Për të mbështetur çështjen e drejtë të Kosovës, telegrame nga Stambolli kishin dërguar Demë Ali Pozhari, Isa Gjini, Sadik Vokshi (Sadik Elezi) si dhe Hamdi Gashi. Në Osato këtë çështje e kishte përkrahur edhe Abaz Ermenji, në emër të Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipëria e Lirë”, si dhe Hafiz Isuf Azemi, përfaqësues i Lidhjes Shqiptare. Në këtë kongres, Lidhja Kosovare e kishte lëvizur çështjen shqiptare në nivel ndërkombëtar si çështje komplekse, sepse shqiptarë nuk kishte vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoninë Perëndimore, në Mal të Zi, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si pjesë të ashtuquajtura Serbi Jugore. Këtë vit (1963) për herë të parë internacionalizimi i çështjes kosovare do të fitojë dimensionin e plotë. Në anën tjetër diplomacia jugosllave do të mundohet ta amortizojë tërë atë presion me hapjen e shkollave të larta dhe fakulteteve në Prishtinë, kuptohet në gjuhën shqipe.

Në janar të vitit 1968, me rastin e shënimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, 90-të vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe me rastin e 73-vjetorit të lindjes së Shotë Galicës, Demë Ali Pozhari së bashku me nacionalistë tjerë të dëgjuar, për herë të parë ftohen në Shqipëri, pas vitit 1948 kur Shqipëria i kishte dënuar me vdekje në mungesë. Kësaj radhe në Shqipëri kishin ardhur edhe mjaft struktura dhe intelektualë të tjerë nga Kosova dhe viset shqiptare, të cilëve iu bë një pritje madhështore nga ana qeveritare dhe vet Enver Hoxha. Ardhja e tyre në Shqipërinë komuniste, edhe pse ishin kundërshtarë ideologjikë, përkundër të gjitha atyre ngjarjeve të pakëndshme që kishin ndodhur më parë, u bë me qëllim që Shteti Shqiptar ta fillojë një punë intensive rreth përkrahjes së Kosovës dhe bashkimit kombëtar, duke i mbështetur fuqimisht kërkesat e kosovarëve në arenën ndërkombëtare, por edhe me mbështetje tjera si shtet amë.

Demë Alia është ndër personat e parë që më 1968 në emër të disa organizatave të nacionalistëve shqiptarë të emigrantëve, kërkoi nga Enver Hoxha që Shqipëria t’i hapte dyert ndaj Kosovës dhe të bënte gjithçka ishte e mundur që Kosova t’i bashkohej Shqipërisë. Apeloi gjithnjë pranë Presidencës Shqiptare që të ndërmerren veprime konkrete për aktualizimin e çështjes së Kosovës.

Herën e parë që Demë Alia erdhi në Shqipëri (janar 1968) qëndroi një muaj. Ai erdhi sërish në nëntor të atij viti. Duhet theksuar se pas vizitës së parë në Shqipëri dhe marrëveshjeve që arriti emigracioni shqiptar me Qeverinë Shqiptare, në koordinim me grupet ilegale që vepronin brenda në Kosovë, në nëntor të vitit 1968 filloi vala e demonstratave gjithëpopullore, të cilat rezultuan me lejimin e flamurit kombëtar, me një autonomi më të gjerë, me hapjen e Universitetit të Prishtinës, me hapjen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me avancimin e të drejtave kushtetuese (1974) etj.

Për shkak të aktivitetit të tij të vazhdueshëm antijugosllav, sigurimi shtetëror serb – UDB, disa herë organizoi vrasjen e tij, disa herë dërgoi atentatorë në Turqi për ta likuiduar Demë Alinë, por pa sukses.

Demë Ali Pozhari, gjatë vizitave që i bëri në Shqipëri, kishte vendosur që djalin e tij të vetëm, Ibrahimin, që i kishte lindur pas arratisjes në Turqi, ta sjellë në Shqipëri. Ashtu edhe bëri. Sot Ibrahim Demë Pozhari jeton e vepron në Tiranë.

Familja e Demë Ali Pozharit mori pjesë aktivisht edhe në luftën e fundit në Kosovë, të organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1998-1999). Gjatë kësaj lufte nga kjo familje kanë rënë dëshmorë luftëtarët e UÇK-së Kadri Muhamet Berisha dhe Shkëlzen Gani Berisha nga Pozhari si dhe nipi i Demë Alisë, Armend Tafil Kukleci nga Isniqi.

Demë Ali Pozhari ndërroi jetë më 26 prill 1975, në Stamboll, ku edhe është i varrosur.

......................................................


Tiranë, 23 Korrik 2012: Presidenti i Shqipërisë Dr.Bamir Topi, me djalin e Demë Ali Pozharit, Ibrahimin.

.............................................



Tiranë, 23 Korrik 2012: Presidenti i Shqipërisë Dr.Bamir Topi, me familjarët e atdhetarit Demë Ali Pozhari dhe Kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj

"Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek"


Arif Mati (Mathieu Aref) ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna). Shkon në Paris në vitin 1961, për t’i kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-europiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Aref Mati në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: ”Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique”, ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe: ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Mati ka botuar edhe veprën: “Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme,Paris 2004”, teorinë e së cilës në vija të përgjithshme e shpërfaq edhe në këtë vëllim.



Ka rreth 9 muaj ,pra më 03 Janar 2012, në Universitetin e Sorbonës në Paris historiani ynë i shquar Arif Mati mbrojti tezën e doktoraturës me titull: "Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek". Këtë tezë e mbrojti me sukses përpara jurisë prej 3 anëtarëve: 1. Dominique Briquel, Profesor në Universitetin Paris - Sorbon, i cili ishte edhe drejtuesi i temës. 2. Charles Guittard, Profesor në Universitetin Paris - Nanterre (Paris X) dhe 3. Guillaume Bonnet, Profesor në Universitetin e Bourgogne (Dijon).

Në sallë, përveç familjarëve të tij, ishin të pranishëm studiues të gjuhës shqipe në Francë, intelektualë, studentë dhe miq shqiptarë dhe francezë, por për çudi nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues nga ambasada shqiptare në Paris, edhe pse z.Mati ia ka bërë ftesën me kohë.

Arif Mati me këtë rast përmes një materiali studimor prej 13 faqesh, për afro 40 minuta shpalosi rrugën metodike që kishte ndjekur nëpërmjet një gjurmimi të dëshmive të autorëve antik mbi Pellazgët, shkrimet e grekëve antikë të Homerit, Hekate i Miletit, Helanikosi i Lesbos etj., të cilët ta mundësojnë të nxjerrësh disa përfundime, si vijon:

- Para "ardhjes" së helenëve, vendi që u bë Greqi, banohej nga Pellazgët,

- Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji,

- Pellazgët ishin "barbarë" që nuk flisnin greqisht, pra ishin jo grekë, me ta nuk kishin lidhje etnike dhe gjuhësore. Pellazgët nuk ishin stërgjyshërit e grekëve.


Arif Mati ( Mathieu Aref)

............................................

- Pellazgët ju dhanë Helenëve një pjesë të madhe të kulturës së tyre, institucioneve, besimin fetar, dhe një fond gjuhësor (siç dëshmon Herodoti) nëpërmjet Jonianëve që ishin Pellazgë përpara se të bëheshin ata helenë.

- grekët e lashtë nuk e njihnin "qytetrimin Miken", (që është një emërtim i dhënë nga Schliemann mbasi zbuloi Mikenën dhe Trojën)

- Homeri i përcaktonte Pellazgët dhe gjuhën e tyre të shenjtë dhe gjuha greke nuk është folur përpara shk. 6 p.k dhe prandaj nuk ka patur asnjë "qytetrim Miken".

- Linearin B, Ventris dhe Chadwick në mënyrë mekanike e emërtuan "mikenë" dhe gjuhën si "greqishtja e lashtë",

- Pellazgët padrejtësisht janë trajtuar nga historia moderne si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë. Në të kundërt të gjithë autorët antik i kanë trajtuar si populli më i lashtë në vendin që më vonë u bë Greqi dhe banorë të vetëm para-grek.

- Qytetrimi i emërtuar miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emërtim. Qytetrimi i vetëm që ka ekzistuar para ardhjes së grekëve qe ai i Pellazgëve.

Historiani Arif Mati, për mbrojtjen e tezës së tij, ka përdorur burime historike, kulturore, arkeologjike, antropologjike dhe mitologjike dhe nëpërmjet argumenteve shterruese ka arritur në konkluzionet e lartpërmendura. Për më tepër A.Mati lidhjen e gjuhës pellazgo-shqipe e ka trajtuar si rrjedhim logjik të fakteve, dhe si përgjigje për vendosjen e kësaj lidhjeje (të gjuhës shqipe me pellazgjishten), pohon se edhe po të ishte kinez, përsëri do ta bënte këto studim dhe do të nxirrte këto përfundime.

Teza e tij është një studim prej 798 faqesh, dhe për këtë punë kolosale shkencore ka shfrytëzuar 338 autorë, duke punuar për 3 vjet rresht nga 15 orë në ditë. Sipas Arif Matit, ky studim mbi Pellazgët na bën të mendojmë dhe të reflektojmë thellë mbi origjinën e Greqisë dhe të grekëve, historisë, kulturës dhe të gjuhës së tyre. Nëpërmjet autorëve të lashtë ne mund të zbulojmë një histori komplekse të Greqisë që nuk kufizohet vetëm me Helenët - ka thënë Arif Mati - dhe nëpërmjet këtyre autorëve, në fakt, mund të zbulohen kontradiktat, mospërputhjet kohore dhe manipulime të tjera që do të na lejojnë të krijojmë një këndvështrim të rinovuar të historisë së Greqisë.

Në përfundim të mbrojtjes së kësaj teze, juria dha vlerësimin e duhur për seriozitetin dhe rrugën e ndjekur shkencore dhe pas konsultimit të tyre, vendosën që Arif Matit ti jepet titulli i merituar: "Doktor në shkencën e historisë së antikitetit (Greqia antike) të Universitetit Paris-Sorbon".

Për fund të themi se, në Universitetin e Sorbonës, i cili shtrihet në krahun e majtë të lumit Sena në Kuartierin Latin, kanë kaluar emra të shquar si Marie dhe Piere Kyri (që kishin marrë çmimin Nobel për fizikë), teologu i famshëm Erasmo da Rotterdam, pastaj filozofi dhe shkrimtari Jean - Pol Sartre dhe shumë figura të tjera të shquara...

ARIF MATI NË UNIVERSITETIN E SORBONËS












CIKËL POETIK NGA POETI SKENDER BERISHA





Skender Berisha
NGA SKENDER BERISHA


Prof. Skënder Berisha, u lind më 10.10.1959 ,në Prizren. Në qytetin e lindjes mbaroi shkollimin fillor në shkollën ‘’Lidhja e Prizrenit’’ në vitin 1974. Në vitin shkollor 1974/75 nisi mësimet në gjimnazin ‘’Gjon Buzuku’’ në Prizren dhe i mbaroi në vitin 1978/79 .Studimet për letërsi i nisi në vitin 1979 në Universitetin e Prishtinës, ku diplomoi me 1983. Në vitin 1981, mori pjesë aktive në demonstratat e përgjakshme që përvijuan udhën e kërkesës së ligjshme për Republikën e Kosovës.Pas mbarimit të studimeve në vitin 1982/83, nisi punën e mësimdhënësit të Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në fshatin Piranë dhe Reçan të Malësisë së Prizrenit.Në vitin 1989, më saktë më 28 mars 1989, u arrestua dhe u dërgua në Burgun e Leskovcit dhe të Prokuples. Pas masës së izolimit, u dënua për veprimtari armiqësore me 1,5 vjet burg. Pas lirimit vazhdoi punën e mësimdhënësit të cilën e kryen edhe sot.Pas çlirimit të Kosovës u inkuadrua në jetën politike të Prizrenit dhe të Kosovës së çliruar. Ai shpejt bëhet anëtar i PPDK-së, më vonë PDK dhe zgjidhet kryetar i degës së saj në Prizren. Në vitin 2000, në kuvendin e PDK-së, u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues dhe u propozua për anëtar kryesie.Gjatë periudhës 10 vjeçare, në dy mandate 2000/2008, ka qenë këshilltar në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Deri sot, tri herë ka qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.Prej vitit 1975 merret me krijimtari letrare. Këto krijime i ka publikuar në gazeta dhe revista të Kosovës. Vazhdon të merret me krijimtari letrare.Aktualisht punon si mësimdhënës në gjimnazin ‘’Loyola’’ dhe në shkollën e mesme teknike ‘’Gani Çavderbasha’’në Prizren.Është i martuar dhe ka një fëmijë


LIRIA

Qielli i paskaj me zogj plot
tokë që më nuk rrënkon
zemër që s'ndal rrahjet
bimë që rritesh e s'të zë

ujë që rrjedh e njom brigjet
pyll që nuk pritesh natë e ditë
plak i mirë t'i numron vitet
nënë që ndjell vem rritë

shpirt i qetësuar që nuk digjesh
sy i kthjelltë më nuk vritesh
pjergull e plotë but i mbushur
sofër e shtruar nuk përmbysesh

derë e bekuar ti nuk mbyllesh
myshk e bar nuk mbështillesh
punë e këngë e valle të hidhet
gazit mbarë Pashtriku t'dridhet

20 shtator 2012,Prizren

KUR TË MERR MALLI PËR MUA

Dil e shih detin e kaltër
lag shputat e bardha
bregut vala-vala
mund t'i gjesh
gjurmët që lash

do ta prekësh rërën
që piqet me valët e qanë
a do të qash edhe ti
nuk e di

dil e shih pishat
që ulin kokën
kthyer kah deti

do të kthehesh në shtëpi
dhe do t'i prekësh sendet një nga një
mobiljet do të duken
trungje të hedhura në shkretëtirë
ku do të ndeshësh me pahir

skutat e zbrazura
zymtësi në lulet që s'i ujit më
si përpara

do të presësh telefonin memec
mos në çast do të cingërrojë
a do të hesht si ti...

dil e shih dil e shih
si gëzohen valët
si këndon porti
se po vi te ti

20 shtator 2012,Prizren

VJESHTA PO VONON

Po vonon prap
jo ti vjeshta erëmira
ftonjtë në pritje
mollat skuqur si ti

e më shkon lëng gojës
kur e di se një ditë
do të jesh aty
edhe mollët

ani pse vonon
si shiu sivjet
unë e ti
vapë do ta kemi krejt

s'do numërojmë më vitet
muajt edhe ditët
unë këtu ti këtu
s'na ndan gjë

po vonon
po do të vijë vjeshta
sikur që do të vish ti

23 shtator 2012,prizren


SHI

Erdhe më në fund
në krahët e këtij mëngjesi
shtator prap po endet
shpirtit tim e të Pashtrikut

sa i prajshëm plot edukatë
shkollë më e lashta
e vendit tim
e Kikës Pshtrikut
tash po bjen

e njomë buzëshkrumin
e lisave të mi
që djegur më flasin
me atë gjuhë bjeshke

ujë tokës more
m'i jep m'i jep edhe
e shtohen djepat
pëkundet liria
o në ta në ta

20 shtator 2012,Prizren


U THAVA

Mbrëmjes së qetë që s'ndërron lëkurë
rri e të pres e s'të shoh larg as afër
lëvrin diçka e jotja përreth si erë e njohur
e pres t'ma kaplojë trupin pa u ftohur

si me rend edhe blinjtë e udhës sime
sikur përgatiten për takimin e pritur
rrokullisen kanaqet dhe qeset fluturojnë
rrihet blerimi i vonuar nga pluhuri i trajnuar

te flokët e mia bien tufëza drite të trembura
farfurinë lumë i lodhur ndër valle ndotjeje
aromë e rëndë vjen te hundët e shembura

kolovajzë letrash të dyndura pullazeve
flenë porositë e lëna me të kuq buzësh
puthjet e zjarrta të kuqe të lëna udhëve

19 shtator 2012,Prizren

DERA

Tash kuis trishtueshëm
natën edhe ditën ma therr
ma mbush vaj me qerre
s'e di a qanë për ty
a tallet keq me mua

mbyll veshët era kur e pahit
me dorë nuk e qas
as ta mbyll as ta hap

e rrjedhin ditët edhe netët
mbushur kuisje të ndryshkur
sjell vjeshta gjethin e vyshkur

s'je ta fshish pak këtë monotoni
me të cilën egër po grindem
s'e di agimit si do t'i avitem

gjumit ia harrova portretin
nga zemërimi shita krevatin
kurrë ëndërr s'e shoh vetin

19 shtator 2012,Prizren

PAS PAK

Mbrëmjes i jep ujë në bisht të lugës
e kthen kah unë se i bën leqe udhës
gjethet sa po dridhen në hallin e vet
edhe sonte ti zemrës moj foli drejt

e hidhe hapin urës me sa më shpejt
të pret natë e sertë veshur dritëhije
sa shkëlqen sonte gdhendur bukurie
ta pijmë këtë kupë vere me ka krejt

si kokrra e rrushit je me të vërtetë
e bardhë e ëmbël moj e pak e sertë
pres ta di a do t'më shtrohesh lehtë

do të rri edhe shumë do të të pres
po eja më shpejt ta ndiej hapin
ç'e hidhke bukur moj pa asnjë ves

18 shtator 2012,Prizren


ERDHI

Mbi xhamat e dritares
përshkllihet drita
dhe rrëshqet mbi fytyrën
e bukur më se rrezja

e zgjohen lulet e ballkonit
sogjojnë mbi ty
kur do ta hapësh atë sy

heret të zgjohet gjithçka
veç pëllumbave që fjuruan për ujë
dhe veturave që i nguc kolli
e u trazohen mushkëritë e djegura

u tremb diçka brenda teje
dhe doli si drithmë e zvargur
një titërrimë deri te qepallat
e brofi përpjetë gjiri i ardhur

17 shtator 2012,Prizren


PAK NATË...

Sonte më ngushllon
vetëm pak natë
e mbushur me ty
një copë re
që endet
aty pranë

një çast i yt gazi
dhe gjtithçka ndërron
qesh limoni

një kuqëlim perëndimi
që bie mbi Pashtrik
pa asnjë trik
bie pelimi

e të them
e më thua
te e vona
të dua
të dua

25shtator 2012,Prizren


KUR MU DESHTE

Sa padiktueshëm erdhe
e sfidove vapën
kulloshtër e shpirtit
moti të munduar
bredhacak i moçëm
i udhëve që s'i shkeli kush

veç ti hyre në mua
deri te ky shpirt
që nuk dyndet kund
ani se nuk zë vend

tash fol e ecë e luaj vendi
mos më mbaj mëni
nuk jemi më fëmijë
kur putheshim tinëz e s'e theshim

edhe vet kur të mbes
edhe vet kur të mbesim
menjëherë nuk vdesim

kemi për të vuajtur
për njëri -tjetrin

24 shtator 2012,Prizren

SHUHET A S'SHUHET

Zjarri me zjarr shuhet
jo me ujë
as me fjalë moj
ah sa mirë e di ti
e s'e thua
ti mirë e di
si shuhet

si bëhet trupi akull
e mërdhijnë buzët
e nxijnë
pas pickimit të gjatë

ani ani mos e thuaj
se hyn therrë e huaj
e na marrin vesh

e mbushet lagjia
me blegërima
që s'prajnë as në muzg
as krye jave

zjarri me zjarr shuhet
edhe ndizet prap

24 shtator 2012,Prizren

PËR NATËN E MIRË

Prizren natën ma bëj të mirë
ende rri nën shelnjen e re
nën atë flokëkaçurelen
e po të lag pakëz me raki

po dua të të them
bëfsh gjumë të ëmbël
edhe me një gotë
por të të lë
zemra nuk m'bën dot

tashmë ikën të gjithë
ngadalë ikin edhe dritat
shkoi edhe shoku Mitat

po dua të të lë pa e marrur vesh
sikur dal për ujë atje në shesh
them do t'ma zësh tradhëri
e shpejt hedh një gllënkë raki

bëj të ngritem
po këmbët s'më bëjnë
as zemra s'e do
të të them natën e mirë

22 shtator 2012,Prizren





E Ç'BËN TASH

E tash rri e luaje derën
s'të mbeti të besh gjë tjetër
s'më dëgjove të thash mos e humb verën
në daç nisja prap me avazin e vjetër

klith bërtit deri në kupë të qiellit
më dhimbsesh po s'kam ç'të të bëj
të thirra qyqe vetëm kur ishe
e të nxorra ku vlonte jetë në kokërrdiellit

ti mbaje huj me mua dhe theje gishtërinjtë
kokëulur e vërenjtur si re e rënduar
sikur mbaje dert për qypin me flotinjtë
s'të mbaj inat prap edhe pse të kam ftuar

sa herë trokon rëndë me vapë vera
unë prap moj e vrenjtur të bie kah dera
dil e pritmë moj sikur në kohëra tjera
harrojmë zgripcet e zbulojmë lojëra të reja

22 shtator 2012,Prizren





ZGJOHU

Dielli ka rënë tashmë
mbi petkat tua tutël
mbi ninëzat e ndera
zgjohu se shkoi vera

ëmbël të prekin rrezet
mbi flokët e shprishur
edhe gjurmët e veprës
trupit tënd të stisur

gjethi i rrëxuar molle
po bredh nëpër ty
ngritu moj e hollë
çilma atë sy

lodhur n'prita të mia
dritare e hapur
shumë m'je përgjumur
mbasi më je tundur

21 shtator 2012,Prizren





SA E BUKUR MË VJEN

Bregut të shpirtit ç'po më troket
si uji i ftohtë i gurrës së moçme
zemrës së gurit i akulluar
sa pa ardhur agimi i kuqëluar

sa ëndshëm m'i lag damarët e lodhur
e pak më lart sytë e pafjetur
sa idhnak të jam e ti nuk prishesh me mua
diçka e re prej fundesh sakaq u gjallërua

ti rri e më duron me të përqafuar
vjen e rritet sa me të gufuar
mallë i imi i vjetër që ngjallet papërtuar

edhe pak e më shumë do të nis të të dua
se të kam të vetmen moj shpirtkë
të kam kaq afër nuk të gjej në asnjë krua

21 shtator 2012,Prizren





DALIM
Nga kati i pestë edhe
ngjitemi në të pesëmbëdhjetin
te pishat e Cylenit
dhe mbushemi frymë zemër
krejt si atëherë

botë pa dritare pa kontejnerë
sa afër qiellit e tokës
nadja e mirë zogj të lumtur
këtu do t'u falemi deri në muzg

pijmë e na pihen dhëmbët
në kroin e parë edhe të dytë
ku shpërlajmë sytë e turbullt
ende të përgjumur

e nisim e rritemi me barin
me pishat e mbjellura në aksion
kujtojmë kallot e duarve të njoma
dhe duhemi shumë e shumë

të dua krejt afër kreshtave
aty ku mbiu mundi ynë
ku hapnim boça gështenjash
ku deheshim me një frymë

17 shtator 2012,Prizren

2012/09/24

Pse përkthehet Ismail Kadare

Shkrimtarët  shqiptar Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj, Behar Gjoka pohojnë se letërsia shqipe ka arritur nivel artistik evropian.

Besnik Mustafaj është aq zemërgjerë ndaj meje, saqë edhe romanin tim Vdekja më vjen prej syve të tillë e shpall roman të nivelit artistik evropian. Por, mua nuk më duhet ky kompliment i tij i pavërtetë.

 As romani Vdekja më vjen prej syve të tillë, as romanet e mi të tjerë, që vetë mendoj se janë më të mirë se ai, nuk kanë vlerë letrare artistike të nivelit evropian. Jo.

Nivelet letrare artistike evropiane, nivelet shkencore dhe filozofike evropiane, besoj se i njoh pak a shumë. Gjithë jetën kam punuar që t'i njoh. Niveli letrar evropian, fjala vjen, është niveli, që kanë caktuar Eskili, Dante, Servantesi, Shekspiri, Monteskie, Volteri, Didroja, Rusoi, Rasini, Molieri, Gëteja, Shileri, Shatobriani, Manconi, Balzaku, Hygoja, Dikensi, Floberi, Bodleri, Tolstoji, Dostojevski, Prusti, Xhojsi, Kafka, Niçeja, Herman Brohu, Muzili.

 Niveli letrar evropian është njëkohësisht niveli që sot caktojnë Kamyja, Tomas Mani, Sartri, Margarit Jursenar, Gynter Grasi, Umberto Eko, Hoze Saramago, Salman Rushdi, Mishel Furnie, Zhan d'Ormeson... Kënaqësinë e jashtëzakonshme që më sjell leximi i veprave të tyre vazhdimisht ma përcjell një shqetësim i madh: sa modeste janë veprat e mia në krahasim me ato të tyre!

 Sa modeste është letërsia shqipe në krahasim me letërsinë që kanë krijuar dhe krijojnë ata!

Njohësi i letërsive të mëdha evropiane dhe i letërsisë shqipe do të mund të thoshte: të krahasosh, për nga vëllimi dhe për nga cilësia letërsinë shqipe me letërsinë franceze, gjermane, angleze, italiane është si të krahasosh, për nga madhësia dhe për nga vlera arkitekturore, Librazhdin me Londrën, si të krahasosh Lipjanin me Parisin!

Por, për Besnik Mustafajn, Diana Çulin, Ylljet Aliçkajn dhe Behar Gjokën nuk është ashtu. Prej reagimit të tyre del se për ta Librazhdi është si Londra, kurse Lipjani si Parisi. Dhe, le të kënaqen me të vërtetën e tyre: se Librazhdi dhe Lipjani janë si Londra dhe Parisi. Ajo është kënaqësia e tyre dhe ajo është shija e tyre.


Aliçkaj dhe diferenca me shkrimtarët e Ballkanit


Si dëshmi se letërsia shqipe paska arritur nivelin artistik evropian, që kanë përcaktuar krijuesit e mëdhenj të popujve të mëdhenj të Evropës, si Eskili, Dante, Shekspiri, Gëte reaguesit ndaj ligjëratës sime marrin shembull përkthimet e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Fatos Kongolit, Bashkim Shehut dhe të dy poetëve. Dhe, kështu karshi nivelit të Eskilit, Dantes, Shekspirit dhe Gëtes qëndron niveli i Ismail Kadaresë, i Dritëro Agollit, i Bashkim Shehut dhe i Fatos Kongolit!

Bukur!

Prozatori dhe diplomati Ylljet Aliçkaj thotë se "shkrimtarët shqiptarë janë më të përkthyer e të pëlqyer se shkrimtarët maqedonas, serbë e boshnjakë, domethënë se shkrimtarët e Ballkanit në Francë, gjë të cilën unë e di mirë". 

Megjithëse, siç shihet, Ylljet Aliçkaj e zbret një çikë më poshtë nivelin e letërsisë shqipe, prapë nuk mund të thuhet se thotë gjithë të vërtetën. Ballkanin e përbëjnë edhe grekët, turqit, bullgarët, rumunët, malazeztë dhe kroatët, të cilët hidhërohen pa masë kur u thuhet se i takojnë Ballkanit!

Po të dinte, vërtet, se kush përkthehet e kush lexohet në Francë dhe në Evropë nga shkrimtarët e Ballkanit, Ylljet Aliçkaj do të na jepte disa të dhëna të tjera...

. ...Dhe, do të na thoshte, fjala vjen, se letërsia greke, letërsia rumune, letërsia bullgare, letërsia serbe, letërsia kroate janë shumë shumë, më të përkthyera se letërsia shqipe në Evropë, ndonjëra prej tyre tridhjetë, ndonjëra njëqind e ndonjëra, ndoshta, treqind për qind më të përkthyera se letërsia shqipe. Le të kërkojë informata në internet!

Do t'i gjejë. Dhe, pse të mos jenë më të përkthyera? Janë më të pasura, kanë tradita më të gjata, në përgjithësi janë më të zhvilluara se letërsia jonë. Në Serbi e në Kroaci sot ka shumë shkrimtarë të cilëve çdo roman që botojnë në gjuhën kombëtare u përkthehet shpejt në disa gjuhë evropiane.

Drama të autorëve serbë e kroatë shfaqen në teatrot e Francës, të Austrisë, të Gjermanisë. Regjisorë serbë e kroatë, madje, edhe regjisore kroate, përgatisin shfaqje në teatrot e disa vendeve evropiane.

Prania e letërsive serbe e kroate dhe e krijuesve serbë e kroatë në Evropë iu detyrohet jo vetëm lidhjeve të trashëguara e të reja të vetë krijuesve serbë e kroatë, po edhe shteteve të tyre.

Kështu, për shembull, ambasada e Serbisë në Paris boton revistë mujore në gjuhën franceze me shkrime letrare e shkencore të autorëve serbë. Ministria e Kulturës e Serbisë ka komisionin e përbërë prej shkrimtarëve, studiuesve të letërsisë dhe historianëve të cilët bëjnë përzgjedhjen e veprave letrare e shkencore të cilat do të përkthehen në gjuhë të huaja, natyrisht të financuara prej asaj Ministrie.

 Ç'bëjnë ministritë tona të kulturës? Ministria e Kulturës e Kosovës financon botimin e kiçit zbavitës muzikor dhe festivalet e kiç miseve, por jo përkthimin e veprave letrare e shkencore që meritojnë të përkthehen!


Diana Çuli dhe harta e përkthimit


Nuk mund ta përfundoj këtë përgjigje në reagimet e Besnik Mustafajt, Diana Çulit, Ylljet Aliçkajt dhe të Behar Gjokës pa e cituar një mendim të Diana Çulit për kriteret "që diçka me vlerë letrare të quhet vlerë evropiane".

 Ja ç'thotë ajo: "Kriteri më i përhapur, më popullor dhe më i pranuar është ai i çmimeve prestigjioze që jepen nga juritë e ndryshme në Evropë, si dhe kriteri i përkthimeve në sa më shumë gjuhë që fliten në kontinentin evropian".

Mos do të thotë kjo se përkthimet në gjuhët e popujve të Azisë dhe të Afrikës nuk mund ta përcaktojnë vlerën e veprave letrare! Nuk dua ta supozoj përgjigjen e Diana Çulit!

Ç'thotë Diana Çuli më tej? Thotë: "Një vlerë tjetër e pranuar gjerësisht është kontributi që një letërsi e një vendi të caktuar i jep në përgjithësi zhvillimit kulturor të Evropës (si letërsia franceze, angleze etj.), që ngre ura komunikimi midis popujve, që shpie përpara procesin e integrimit kulturor, që shpalos ide të reja përparuese për njerëzimin".

Po, t'i lëmë anash formulat socrealiste, që vazhdojnë të jetojnë edhe njëzet vjet pas rënies së komunizmit në kokën letrare dhe politike të koleges sime, Diana Çulit, dhe jo vetëm të Diana Çulit e të shohim ç'flasin për ne kriteret e saj.

Mjerimi i provincializmit

Prej këtyre kritere të Diana Çuli dhe të bashkëreaguesve të saj duhet të nxjerrim përfundimin se një vepër letrare, një vepër shkencore a një vepër filozofike, e shkruar në gjuhën shqipe, ka vlerë letrare, shkencore a filozofike kombëtare dhe evropiane vetëm në qoftë se të tjerët e çmojnë si vlerë, e përkthejnë dhe e shpërblejnë me çmime, medalje, dekorata, tituj të ndryshëm autorin e saj! Sipas kësaj logjike nuk është e rëndësishme çka mendon ti vetë për ato vepra dhe për krijuesit e tyre; e rëndësishme është çka mendojnë dhe çka thonë ata, të tjerët, ata prej të cilëve varet edhe shumëçka në shtetin tënd! Provincializmi nuk ka brirë!

Mjerimi i provincializmit më së qarti tregohet e përcaktohet kur ti për veten mendon vetëm si mendojnë ata, të tjerët, për ty! Ti do të çmosh veten vetëm nëse do të çmojnë ata! Mjerimin e provincializmit e tregojnë po aq qartë edhe: lutjet për të marrë çmime; edhe këngët që shoqërojnë marrjen e këtyre çmimeve; edhe vajtimet kur nuk të jepen çmimet me gjithë lutjet. Dhe, kjo komedi po ndodh shpesh në jetën tonë! A ka nevojë të thuhet se ky provincializëm është tepër fyes për kulturën në të cilën ngjet kjo.

Historia i përgënjeshtron keq kriteret që kanë frymëzuar Diana Çulin, Besnik Mustafaj, Ylljet Aliçkajn dhe Behar Gjokën të reagojnë ndaj mendimit tim se letërsia shqipe nuk e ka arritur ende nivelin artistik të letërsisë evropiane. Historia e përgënjeshtron fort edhe pohimin e tyre se vlerat artistike janë përcaktuese të përkthimit të një letërsie në gjuhë të tjera. Autorët më të përkthyer e më të lexuar sot në botë janë autorët e romaneve pornografike, erotike, kriminalistike, politike, dhe të asaj që quhet letërsi triviale. Kush nuk e di tashmë se shkrimtarët e letërsive të vogla, kryesisht, nuk përkthehen në letërsitë e mëdha për shkak të vlerës së tyre artistike, por për arsye të tjera. Ato duan prej nesh vlera të tjera: "vlera" politike, "vlera" ideologjike; "vlera" fetare. Dhe, do "vlera" të tjera.

Pse përkthehet Ismail Kadare

Reaguesit ndaj ligjëratës sime, Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka si shembull me të cilin do të donin të mohonin pohimin tim në ligjëratën e mbajtur përmendin Ismail Kadarenë. Unë nuk mund ta di a mendojnë ata, vërtet, ashtu siç flasin për arsyet e përkthimit të veprave të Ismail Kadaresë në disa gjuhë. Unë mund të them vetëm çka mua më obligojnë të them kriteret e mia letrare artistike dhe përgjegjësia ime shkencore dhe morale historiko-letrare. Dhe, e para që mund të them për këtë çështje është kjo: nuk është vlera artistike e veprave të Ismail Kadaresë arsyeja kryesore që përkthehen ato.

Shumica e veprave të tij janë vepra me frymëzime politike dhe ideologjike, prandaj edhe me vlerë artistike shumë më modeste se ç'na është dukur dikur. Më tej: veprat e tij janë vepra të shkruara në mënyrë anakronike dhe i takojnë, si botëkuptim dhe teknikë krijuese, realizmit socialist - disa dhe realizmit tradicional - disa të tjera. Ato janë rrëfime për njerëz a ngjarje historike e jo vizion i botës dhe analizë e jetës - çka thuhet se është letërsia moderne. Domethënë: arsyeja fillestare dhe e vazhduar e përkthimit të veprave të tij ishte politike dhe ideologjike. Dhe, kjo arsye ishte e atyre që i botonin të përkthyera dhe i atyre që donin që të përktheheshin.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...